×
Hyrja
Profili

Elvis Pupa

Elvis Pupa

· 1 · 831

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-10-2011, 00:01:40
Elvis Pupa, filmi dhe jeta e re

Elvis Pupa, aktori që u bë i famshëm për publikun shqiptar me personazhet e tij në ‘Portokalli’, foli rreth filmit të tij të parë dhe për jetën e tij të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

32-vjeçari theksoi se zgjodhi Avdiun si personazhin e filmit “Legjenda e Fundit” pas një sondazhi të bërë në Facebook me fansat e tij.

“Unë kam bërë një sondazh në Facebook për personazhet e mi. Pyeta se kë doni të jetë pjesë e këtij produksioni dhe shumica zgjodhi Avdiun”, u shpreh Pupa në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

“Nuk është e vërtetë që jam frymëzuar tek filmi “Borat” për filmin tim. “Borat” merret me sistemin dhe ironizon stilin e jetesës, ndërsa filmi im është një historia e një emigranti që përballet me një realitet ku mundohet të përshtatet”, shpjegon aktori.

Më tej, Pupa foli për kastin e filmit të tij të parë: “Personazhet e filmit nuk janë aktorë profesionistë, por të instruktuar. Njerëzit atje janë të çiltër. Edhe pse nuk mund të interpretojnë personazhe të caktuara, veten e tyre e luajnë mirë në film.”

Duke folur rreth jetës së tij private, Elvis Pupa zbuloi se ka ndërmend që të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jetoj në Michigan dhe në Amerikë do të rris familjen time. Atje si çdo emigrant nuk e ndjen dallimin racial apo diskriminimin. Jam munduar të ambjentohem pa lënë pas dore profesionin. Në Amerikë mund t’i bësh të gjitha po e ndave mirë kohën. Ishte e vështirë, por atje mund të punosh i qetë, pa stres. Bashkëshortja ime Belina është një mbështetje shumë e mirë për mua sepse më jep qetësi në aspektin familjar dhe jo vetëm. Më ka ndihmuar shumë edhe me njohjet për filmin, kontratat etj.”, theksoi Pupa. /top channel
« Editimi i fundit: 22-09-2020, 12:56:19 nga M A X »
 

Elvis Presley - The King

Nisur nga M A XRubrika Te Tjerat...

Postimi i fundit 29-09-2011, 12:14:42
nga M A X
Elvis Pupa në SHBA, protagonist i “America dreamin’big”

Nisur nga Vip NewsRubrika Mix

Postimi i fundit 04-10-2010, 13:50:06
nga Vip News
Si u bënë Jackson, Elvis dhe Diana shenjtorët e kohëve moderne

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 20-06-2010, 21:17:23
nga M A X
Ditelindja e Elvis Presly

Nisur nga M A XRubrika Muzika

Postimi i fundit 09-01-2010, 00:38:12
nga BabyGirlⓋⓛⓅ
A është Elvis Presley ende gjallë?

Nisur nga Tetova08Rubrika Muzika

Postimi i fundit 20-12-2009, 20:42:24
nga SocialNetwork