×

Ema Andrea lidhje dashurie me regjizorin

Ema Andrea lidhje dashurie me regjizorin

· 2 · 1386

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-05-2010, 12:54:12
    
Ema Andrea është një nga aktoret e suk sesshme të ditëve tona. Këtë herë në fakt Ema vjen në “Bluetooth” me jetën e saj private. Aktorja Ema Andrea është në lidhje dashurie me një regjisor të ri, jo vetëm në karrierë, por edhe në moshë. Ai është 31 vjeçari Ergys Lubonja, që aktualisht punon në një emision në një nga televizionet e kryeqytetit. Ajo që tërheq jo pak në këtë raport është mosha e aktores 9 vjet më e madhe se regjisori, por këtu bashkohemi me aksiomën e pavdekshme, që “dashuria nuk njeh moshë”. Çifti i lidhur prej disa muajsh shihet shpesh e më shpesh së bashku, e jo vetëm kaq, por Ergysi çdo ditë shkon e merr pas mësimit Emën në Akademinë e Arteve. Ai e pret me makinën e tij xhip nga hyrja në krah të majtë të Akademisë, aty ku është fokusuar edhe nga paparaci ynë. Ndërkaq aktorja Andrea ka hedhur pas krahëve një martesë, prej së cilës ka edhe një vajzë 16 vjeçare. (Bluetooth)

  • Postime: 6730
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 11-05-2010, 20:45:33
waaaaaaaawwwwww filluan lidhje te tilla dhe ne Shqiperi .....

Ema me ka pelqyer shume tek filmi "Nje vajze dhe nje djale" luante rolin e nje balerine.