×

Julian Deda, ndjej keqardhje për “Portokallinë”!

· 1 · 629

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 01-11-2010, 13:49:41
Juli dhe “Apartamenti 2xL”. Formula, ardhja e regjisorit Bejko, kënga për Fatos Nanon dhe dëshirën për të pasur kryeministrin Berisha në shtëpizën e tyre.
“ShBLSh” – Sekreti që na mban të bashkuar
Në një bisedë me Jul Dedën nuk mund të rrish pa qeshur. Batutat nuk mungojnë dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe me këtë personazh që improvizimin përveç se e ka në gjak tashmë e ka dhe detyrë.
Çunat e grupit “ShBLSh” tashmë nuk mund t’i shohësh të ndarë nga njeri-tjetri, ata së bashku bëjnë një të tërë. Ne jemi të suksesshëm, thotë Juli, se jemi ndryshe.

Asnjëri nga ne nuk ka një të përbashkët me tjetrin, kjo na bën më të pavarur me kompakte dhe eliminon xhelozinë, pohon Deda. Ky është sezoni i dytë që ata kanë vënë në jetë “Apartamentin 2xL” dhe duket se po iu ecën mirë, kjo gjë reflektohet në optimizmin që kanë.

Kur e pyesin Julin për “Portokallinë”, ai thotë se nuk e shikon atë si konkurrente, por vetëm si një alternative ndryshe për të dielën mbrëma, duke shtuar se i vjen keq që ai spektakël është katandisur aq keq, se dhe vetë ka qenë pjesë e tij.

Në këtë intervistë për “Sh2″-in, ai tregon më shumë për këtë formulë, për ftesën e Fatos Nanos dhe dëshirën për të pasur kryeministrin Sali Berisha në “Apartament…” dhe pse jo, të lunte më ta një lojë futbolli ?.

Para fillimit të apartamentit u përfol për shumë risi… ku janë këto risi?
Gjëja e re aty është skenografia, është një shtëpi komplet e re. Kemi regjisorin që është i ri edhe ai që është Gent Bejko. Janë dy personazhe të rinj që futen herë pas here, të cilët edhe mund të jenë edhe mund të mos jenë. Formula nuk ndryshon, ajo është e njëjtë. Është një formulë që aplikohet në mbi 20 shtete të botës.
Është e njëjtë gjithandej, pavarësisht se ndryshojnë personazhet, mënyra e trajtimit, ndryshon dhe ambienti, ne e kemi pak më shqiptarçe, kurse, Gjermanët, nga pamundësia për ta bërë më shqiptarçe, e kanë bërë me gjermançe (qesh). Aty ka çdo javë tema të reja.

Temat janë nga aktualiteti i javës?
Kryesisht nga ato gjatë javës. Janë po ato tema të përditshme në ngjarjet e javës për të qenë sa më aktual. Aktualiteti është gjithmonë i freskët dhe si të thuash, publiku atë do të shohë, se si ne e përcjellim më anë të humorit atë çka ka ndodhur gjatë javës. Plus ka edhe situata të tjera, jo pensionet, jo korrupsioni etj. Po këto nuk janë histori javore, këto janë histori tashmë 20-vjeçare në Shqipëri.

Ju vazhdoni të mbështetni në improvizime apo keni vënë në punë skenarin?
“Apartamenti” e ka një lloj “skice” lë ta quajmë, por pjesa dërrmuese është improvizim. Ka numra që bëhen me pika, ka urdhra që janë vetëm urdhra, ka dhe materiale që kanë batutat e gatshme.
Po Gent Bejko si erdhi tek ju, e kërkuat…?
Gent Bejko tani është në fushën e vet, sepse Genti është shkolluar për regjisor, janë arsyet e veta personale se pse ai u shkëput dhe erdhi tek neve. Ne me të vërtetë kishim nevojë për një regjisor që e njeh humorin, e njeh kabaretin, ai ka vite që punon në këtë punë. Absolutisht është një nga regjisorët e moshës së tij më i suksesshmi në treg.
Them se nuk kemi bërë gabim që kemi marrë Gentin, na ka bërë mirë, sepse regjisori duhet të pastrojë gjërat, të shohë idenë e shfaqjes. Genti është edhe gjysmë ide-dhënësi, sepse ai e njeh shumë mirë këtë punë.

Ikja nga “Portokallia” u duk sikur ju çorientoi disi, mendoni se e keni marrë veten?
Ikja nga “Portokallia” erdhi pak si papritur dhe ne na u desh pak kohë të merrnim sërish veten. Tentuam për të bërë diçka në televizionin “Klan”, e cila nuk funksionoi, ashtu siç duhet, më pas i dhamë fund, si çdo projekt që merr fund.
Pastaj ndodhi që na u puqën idetë diku tjetër. Ideja e ime dhe e Gentit u puq me idenë e Turit që është producent i spektaklit. Në fakt, këtë ide ne e kishim prej kohësh, ndërkohë nga ana tjetër edhe Turi pa e ditur ne e kishte edhe ai prej kohësh, edhe ramë në një emërues të përbashkët dhe u bë “Apartamenti”.
U thirr edhe Ermali, edhe për të ishte një rikthim. Kështu që treshja u puq përsëri me njëri-tjetrin, kështu që pak a shumë nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin, po ta shihni hollë-hollë edhe nga ana profesionale ne jemi shumë mirë bashkë.

Po ia merrni frytet kësaj lloje ideje dhe këtij suksesi?
Tani, frytet po ia marrim, po si çdo gjë në Shqipëri që konsumohet shumë shpejt, sepse publiku jonë është i vogël, çdo gjë vjen si risi, zhvillohet dhe më pas humbet edhe atë freskinë. Deri më tani, “Apartamenti” nuk e ka humbur atë freskinë, por është futur në treg mirë.
Tani është futur në një normalitet, e mira është që, si apartamenti të hapeshin dhe një tre katër të tjera, jo më këtë formulë po një spektakël humori lë ta quajmë. Do të ishte shumë mirë, sepse do të kishte më diversitet dhe publiku do të shohë atë që do.

Mendoni se këtë sukses e keni për shkak të freskisë?
Edhe për shkak të freskisë. Por, unë mendoj që “Apartamenti” është i suksesshëm, sepse është një spektakël që ka shumëzuar më zero murin e katërt. Që do të thotë, siç jam unë pjesë e lojës edhe spektatori është pjesë e lojës, ai që është në sallë.

Ju, gjatë transmetimit të “Apartamentit” e kaloni ndonjëherë kanalin e televizorit të “Portokallia”?
Kur ka reklama tek “Apartamenti”, shoh ato dy minuta të “Portokalli”, nuk më pëlqen dhe e çoj përsëri tek “Apartamenti”. Më vjen keq që “Portokallia” ka shkuar në atë gradë, sepse jam edhe unë pjesë e krijimit të saj.

E ndjeni konkurrencën me ta?
Joo. Unë, personalisht, jo. Nuk është konkurrencë kjo, kjo është dy mundësi, që do të thotë ditën e diel në darkë përveç një ndeshje futbolli janë edhe dy spektakle humori që është “Apartamenti 2Xl” dhe “Portokallia”, ku njerëzit mund të shohin kë të duan dhe të kënaqen me kë të duan.

Keni marrë komente për këtë fillim sezoni?
Kam marrë shumë komente që janë shumë pro “Apartamentit” dhe shumë pro “Portokallisë”, po kjo është audienca që duhet pranuar ashtu siç është. Unë i shoh si dy spektakle që operojnë secili për interesa të veta, dhe për çfarë konkurrence mund të flas?
Konkurrencë në kuptimin që shumica e publikut mund të shohë “Portokallinë”?
Nuk më rezulton kështu kohët e fundit.
Po familja juaj sa ju ndjek, sidomos fëmijët?
Po më ndjekin sigurisht, si vajza ashtu edhe djali që është pak më i vogël. E shohin me shumë vëmendje madje, se i njohin çunat. Edhe bashkëshortja e shikon, shumë rrallë në skenë se rri më fëmijët në shtëpi, me jep edhe vërejtje, pse jo, më bën dhe komplimente. Për shembull, puntata e fundit nuk i kishte pëlqyer shumë.

Ajo ka lidhje me artin?
Jo, nuk ka lidhje fare me artin, është biologe.

Ku bashkoheni ju të dy?
Shkodra, jemi nga i njëjti qytet.

Babai juaj, Zef Deda, do të realizojë një shou humori së shpejti. Kur do të vijë radha që do të ketë Jul Deda shou?
Jul Deda shou nuk do të ketë edhe për 20 vjet. Po, “ShBLSh Shou” do të jetë shumë shpjet.

Ka qejf mbetje në grupin tuaj?
Jo, kjo është e bukura që në grupin tonë nuk ka asnjë lloj xhelozie për një arsye të vetme që ne jemi të tre të ndryshëm dhe kemi të tre tiparet tona personale dhe na i pëlqen publiku në mënyrë të veçuar nga njeri-tjetri.
Unë nuk kam pse të kem xhelozi që Ermali bën ashtu, Genti nuk ka pse të ketë xhelozi që unë bëjë kështu dhe ne të dy nuk kemi pse kemi xhelozi që Genti është ashtu. Sepse në të tre plotësojmë njëri-tjetrin. Unë kam nevojë për ata, siç edhe ata të dy kanë nevojë për mua.

Mes jush është edhe një vajzë, Lisa, cili është roli i saj “Apartament”?
Lisa ka një rol shumë të vështirë. Duke punuar me ne, ajo ka një rol të vështirë që po e përballon më sukses. Sepse ne kemi më shumë eksperiencë se Lisa, ne llapim më shumë se Lisa edhe kur ia fusim kot. Lisa po operon në një fushë që për femrat është shumë e vështirë, që është humori.
Në përgjithësi në Shqipëri shumë pak femra janë të mira në humor në raport me meshkujt dhe mendoj që Lisa po ia del me shumë sukses kësaj gjeje dhe po përshtatet shumë mirë. Ajo është njësoj si ne të tre, pavarësisht se hynë më pak si kohë fizikë në skenë. Ne kur e kemi nis këtë projekt e kemi nis bashkë me të. Ishim të katërt që dolëm për herë të parë.

Jeni në dijeni për urdhrat që ju jep Turi gjatë spektaklit?
Urdhrat në vete nuk i dimë asnjëherë si fjali. E dimë për çfarë do të bëhet fjalë po si urdhër në masën 60 për qind nuk e dimë se si do ta formulojë ai. Për shembull, e di që do të luaj një situatë ashensori, por se si do të ma japi urdhrin nuk e di.
Por, këto raste janë shumë më simpatike, sepse janë spontane dhe ty të vihet në punë direkt imagjinata për të dalë nga situata. Janë momente shumë të bukura, them se sa më shumë momente të tilla ka spektakli, aq më sportiv dhe i freskët del.
Në përgjithësi, ne jemi spontan si natyra.
Ju i bëtë thirrje Fatos Nanos sezonin e kaluar që të ishte pjesë e apartamentit tuaj.

U fol sikur ai do të vinte puntatën e fundit po nuk erdhi, pse i bëni thirrje sërish?
Jo, ai na mori vetë në telefon në një emision mëngjesi dhe tha që; po do të vi, tani nuk e dimë pse nuk na erdhi zoti Nano, megjithatë ne do të vazhdojmë ta ftojmë deri sa të vijë, do t’ia plasim buzën (qesh).

Pse pikërisht atë?
Ne vendosëm që në fillim të turisnim Fatos Nanon, sepse ishte një figurë që ishte shkëputur nga skena politike por edhe nga Shqipëria, ai është figurë karizmatike në përgjithësi, me aq sa e njohim neve është një burrë me një burrë me një humor shumë pozitivë. Për faktin se ai u shkëput nga skena politike, dikë mund ta ketë marrë malli për atë, ku më mirë mund ta shihte, në “Apartamentin 2xL” krejt ndryshe.
Duam ta shohim aty dhe ta shohim se si do të sillet. Unë mendoj që do të vijë këtë sezon, po se kur… nuk e di.

Cili është personazh tjetër, përveç Fatos Nanos që do të donit ta ftonit në “2xL”?
Sali Berishën.
Keni tentuar?
Jo.

Do të tentoni?
Edhe po tentojmë kam përshtypjen se ai nuk vjen, po do të doja shumë që ta kisha në “Apartament”.

Në çfarë pozitash do ta vendosnit?
Në radhë të parë me figura të tilla çdo gjë para flitet se nuk mund ta vesh në lojë, kryeministrin apo edhe ish-kryeministrin, sepse edhe ata kanë një integritet dhe figurë për të ruajtur. Ndoshta me Berishën do të krijonim një situatë futbolli që mendoj se ai nuk ia ka idenë futbollit.

Po, angazhoheni me diçka tjetër tani, përveç “Apartamentit”?
Jam aktor në një pjesë në një projekt nga Ministria e Kulturës, plus po angazhohem me recitalin e Zefit (babit).
E keni pasur babanë tek “Apartamenti” dhe te “Portokallia”, si jeni ndjerë?
Shumë mirë, e kam ftuar më shumë qejf, është tip që përshtatet ai, edhe në këtë moshë që është shumë energjik.

Familja si telespektatore kritike!
Bashkëshortja është një ndër kritiket kryesore të Julit, edhe pse nuk ka përfunduar Akademinë e Arteve, ajo ka jo vetëm fjalë të mira, por edhe kritika për të.
Juli tregon se Armanda vjen shumë rrallë për të parë shfaqjen e çunave live, por të dielën në darkë ekrani i televizorit është miku më i mirë i familjes Deda, Armanda për të parë bashkëshortin dhe fëmijët për të parë babin. Koha që Deda kalon me familjen varet nga intensiteti i punës, por, sigurisht, koha e tij e lirë i kalon vetëm familjes.

Juli dhe “Apartamenti 2xL”. Formula, ardhja e regjisorit Bejko, kënga për Fatos Nanon dhe dëshirën për të pasur kryeministrin Berisha në shtëpizën e tyre.
“ShBLSh” – Sekreti që na mban të bashkuar

Në një bisedë me Jul Dedën nuk mund të rrish pa qeshur. Batutat nuk mungojnë dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe me këtë personazh që improvizimin përveç se e ka në gjak tashmë e ka dhe detyrë. Çunat e grupit “ShBLSh” tashmë nuk mund t’i shohësh të ndarë nga njeri-tjetri, ata së bashku bëjnë një të tërë. Ne jemi të suksesshëm, thotë Juli, se jemi ndryshe.

Juli tregon se Armanda vjen shumë rrallë për të parë shfaqjen e çunave live, por të dielën në darkë ekrani i televizorit është miku më i mirë i familjes Deda, Armanda për të parë bashkëshortin dhe fëmijët për të parë babin. Koha që Deda kalon me familjen varet nga intensiteti i punës, por, sigurisht, koha e tij e lirë i kalon vetëm familjes./shekulli/