×

Laureta Meçi: Vajza e aksionit në filmat amerikanë

· 10 · 4931

Laureta Meçi: Vajza e aksionit në filmat amerikanë

· 10 · 4931

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 09-06-2005, 03:51:03


Laureta Meçi, vajza shqiptare që emigroi para shtatë vitesh në Amerikë realizon ëndrrën e saj në botën e filmit; për pak kohë bëhet ikona e produkteve të flokëve në të gjithë Amerikën, derisa arrin të hyjë si një aktore e vlerësuar e aksionit në serialet e filmave "Shadow kill", "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda" etj.

Para shtatë vitesh kur shkoi në Amerikë nisi ta kërkonte fatin te rastësia. Laureta Meçi, sot një aktore e kërkuar, fillimisht iu desh të bënte "headshots" me shpresën që një ditë do t'i hapeshin dyert.

"M'u desh mundim, sakrificë dhe sigurisht disa vjet që të hidhja hapat e para në rrugën e artit", kujton Laureta, imazhi i së cilës u bë ikonë e një serie produktesh të flokëve në të gjithë Amerikën. Fotografitë dhe posterat e saj shoqëronin produktin nëpër dyqane dhe vitrinat e tyre, duke zënë dhe faqet e para të revistave, si Billboards. Kur vajza e bukur u vu për herë të parë në çakun e filmit amerikan. Tani nuk bëhej më fjalë për ëndrra, por për një realitet të prekur. Ambicja, përgjegjshmëria, janë armët që i dhanë shpirtin e aventurës Lauretës. Ndërsa në auditore të ndryshëm të Manhatanit, iu dha mundësia të jepte prova për filmin e saj të parë "Shadow kill". Në Florida, filmi ku ajo interpreton rrëmben çmimin e parë në një festival filmi. Media dhe kritika lëshojnë një sërë vlerësimesh dhe për aktoren e bukur shqiptare. Më pas vijnë serialet e filmave "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", që përbëjnë rezymenë e deritanishme të vajzës shqiptare që u ul para 7 vitesh në tokën e premtuar, në Amerikë.
« Editimi i fundit: 20-08-2011, 00:59:57 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 09-06-2005, 03:53:59
Interviste me Laureta Meci




Kush është Laureta Meçi, sot në botën amerikane të kinematografisë?

Por, as shumë e as pak, po mundohem të ec dhe të vazhdoj rrugën të cilën më kanë lënë që nga më të mëdhenjtë e skenës dhe ekranit të vendit tim si: i madhi Kadri Roshi dhe Sandër Prosi, duke vazhduar te gjigandët e skenës evropiane dhe asaj botërore: si Aleksandër Moisiu, Stan Dragoti, vëllezerit Belushi e me radhë...

Si u "zbuluat" në botën e filmit?

Mund t'ju them se një sërë faktorësh kanë ndikuar për zbulimin në botën e filmit. Mund të përmend këmbënguljen, dëshirën dhe pasionin tim për artin, mund të them rastësia dhe fati dhe siç është dhe thënia amerikane "In the right place at the right time", "Në vendin e duhur dhe kohën e duhur", kanë ndikuar paksa për hyrjen time në botën e filmit. Po është e ditur se isha unë që kërkova rastësinë dhe fatin, e nuk erdhi ai tek unë. Unë jetoj këtu që prej 7 vjetësh dhe në vitet e para kisha filluar të dërgoj fotoportrete (headshots) në destinacione të ndryshme, me shpresën që një ditë mund të arrija diçka në botën e artit. Por u desh mundim, sakrificë dhe sigurisht disa vjet që të hidhja hapat e para në rrugën e artit, duke filluar atje ku u zgjodha si modelja kryesore për një seri produktesh të flokëve në të gjithë Amerikën, dhe fotografitë e posterat e mi shoqëronin produktin nëpër dyqane dhe vitrinat e tyre, në revistën "Billboards" dhe reklama të ndryshme.

Pavarësisht se isha dhe jam e apasionuar me artin në përgjithësi, kisha shumë dëshirë filmat "aksion".

Siç edhe e përmenda, se duke shkuar nëpër auditore të ndryshëm në Manhatan, m'u dha mundësia dhe që të jepja provë për filmin e parë amerikan që luajta, me titull "Shadow kill". Por kryesore dhe vendimtare nga faktorët ka qenë ajo ëndërr, që filloi ashtu si një ëndërr fëminore qysh në moshën 7-vjeçare, në të mesmen, kur mësuesit, prindërit, shokët e miqtë e prindërve e kishin fiksuar portretin tim, por mbi të gjitha ata kishin fiksuar shpirtin tim për artin. Por do të duheshin komente me të vërtetë profesioniste, që të fokusonin portretin dhe shpirtin tim për art. Dhe ajo ëndërr, që filloi si ëndërr fëminore, arriti të shndërrohej nga një ëndërr e madhe, të kthehej në realitet, vetëm këtu në "Perëndimin e largët", në SHBA.

Si e keni parë vetveten deri tani në rrugën e kinematografisë amerikane?

E shoh veten si në botën e çudirave, sepse që kur isha ende fëmijë 7 vjeç, siç e thashë dhe më lart, e ëndërroja këtë botë të çudirave, derisa sot e shijoj dhe e prek këtë botë. Sigurisht që ky udhëtim në botën e artit që kam filluar do të vazhdojë edhe më tej, edhe pse ëndërroj dhe mendoj se kjo i kushtohet dhe vendit tim të lindjes, Kuçovës, ku unë kalova një pjesë të konsiderueshme të jetës time.

Shkele në Amerikë gjithnjë me një ëndërr të fshehtë në mendje dhe që e preke si realitet, filmin. Cili është ky sekret i juaji që ju bëri ta ndryshonit jetën?

Janë një sërë faktorësh, por më të rëndësishmit dhe të qenësishmit janë: ambicja, (duhet të dish se çfarë kërkon nga vetvetja), këmbëngulja, (ndonëse në momente të zbehta kurrë nuk duhet të dorëzohesh). Përgjegjësia, për mendimin tim është ndryshimi midis suksesit dhe humbjes, dhe më së fundi shansi kur të jepet shfrytëzohet në maksimum, me të gjitha aftësitë.

A kishte përputhje kjo e gjitha me ëndrrën tuaj?

Qysh e vogël, siç e përmenda më sipër, që në moshën 7 vjeçe, ishte tepër e çuditshme, sepse me të njëjtën ëndërr kam jetuar që përpara 20 vjetësh, ëndërroja që të dilja e të flisja përpara mikrofonit të radios, të dilja përpara kameras së televizionit, përpara kameras së operatorit të filmit dhe përpara ekranit të televizionit. Më pëlqenin shumë filmat aksion, por që mund të mbaja dhe unë një pistoletë në dorë një ditë, nuk e kapte imagjinata ime në atë kohë. Në fëmijërinë time kënga ka qenë dashuria ime e parë, duke u pasuar me filmat aksion, kërcimin dhe sigurisht pozimin.

çfarë ndryshimi mendon se ka pësuar jeta juaj nga Kuçova në Amerikë?

Si në Kuçovë e deri këtu në Amerikë, për të mos marrë rolin e modestes, në përgjithësi, unë rrjedh nga një familje e thjesht dhe modeste. Edhe pse rasti më ka dhënë të bisedoj e të punoj me njerëz të artit, gjithnjë mundohem të bëj një jetë modeste dhe të thjeshtë.

çfarë ju tërheq më shumë këtu?

Këtu ka shumë gjëra që më pëlqejnë. Por mbi të gjitha më pëlqen Amerika, është vendi i mundësirave dhe hapësirave, dhe mbi të gjitha këtu jo vetëm arti, kultura dhe sporti që me të vërtet vlerëson virtuozët, por këtu edhe puna më e rëndomtë shpërblehet dhe vlerësohet.

A mund të na thoni cila është kritika që ke marrë nga specialistët e filmit, publiku dhe gazetarët?

Deri tani të them të drejtën kam qenë tepër e mirëpritur si nga publiku dhe nga gazetarët amerikanë. Para disa muajve isha në Florida në Megacon, një festival tepër i madh i filmave. Media e Floridës si dhe publiku e priti mjaft mirë ekipin tonë, u përkëdhela nga vlerësimi që më bënë. Sigurisht që kjo më jep kurojo si mua dhe stafit, pasi jemi duke xhiruar një pjesë të filmit në këto momente. Gjithashtu, filmi ka fituar disa çmime të para dhe është nominuar në shumë festivale të tjerë. Kjo është jo vetëm kënaqësi dhe vlerësim i punës tonë, por është privilegj dhe krenari që kritikët e filmave të na vlerësojnë me çmim të parë. Dhe kjo është tepër me rëndësi jo vetëm për mua, por edhe për regjisorin, rezymeja e të cilit përfshin serialet sci-fi "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", etj.

Mirëpo, çfarë të pëlqen më shumë rreth qytetit ku po jeton e punon?

Më pelqejnë shumë gjëra, por e veçanta është se këtu bëhet një jetë e vrullshme, e larmishme dhe plot aktivitete. Për mua, Nju-Jorku është qyteti i ëndrrave, i artit dhe i emigrantëve. Ke mundësi të komunikosh me njerëz nga të gjitha vendet e Botës, të mësosh dhe të informohesh me jetën dhe kulturën e tyre.

Ndërkaq, çfarë mendimi keni për artistët, filmin dhe kinematografinë sot në Shqipëri?

Mund të flas me superlativa më të larta, që vij nga një vend si Shqipëria, me një histori ku ke për çfarë të flasësh. Në përgjithësi, artistët, filmi, kinematografia në Shqipëri janë për t'u inkurajuar dhe vlerësuar me notat më të larta, por inkurajimi dhe vlerësimi më i madh që artistëve, filmit, kinematografisë shqiptare, është që duhet një mbështetje totale financiare, mjete teknike e profesionale dhe akademira kualitative për përgatitjen e artistëve për përzgjidhjen dhe kualifikimin e tyre.

Dhe së fundi, çfarë mesazhi do t'u jepnit të rinjve, të cilët kanë ëndrra sikurse ju?

Të gjithë të rinjve dhe të rejave u jap kurajo që të vrapojnë pas ëndrrave të tyre, sepse realiteti nuk është shumë larg nesh. Dhe Shqipërinë ta shikoj në standardet më të larta.

Intervistoi: Beqir Sina G.Metropol

« Editimi i fundit: 20-08-2011, 01:02:04 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 09-06-2005, 03:59:29
Disa foto nga Laureta Meci





  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 09-06-2005, 04:13:22






  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2355
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#4 ne: 09-06-2005, 08:06:14
Bravo ! Të urojm suksese të mëtejme....action !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 09-06-2005, 08:17:46
Ketu: http://www.shadowkill.tv/Movie_High_WMP.wmv mund te shihni kete filmin, ku ajo eshte protagoniste!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 18-03-2006, 12:13:59
Jeteshkrimi

1977: Lindi në Kuçovë, ku dhe jetoi deri në vitin 1995, kur u largua në Greqi me familjen
1998: Mbërriti në Nju Jork
Ka marrë mësime aktrimi në shkollën "The Stella Adler School of Acting"
Luan rolin e një agjenteje në filmin "Shadow kill"
Ka qenë balerinë në videon muzikore të Moby "Lift me up"
Sapo ka mbaruar së incizuari këngën "Respekt me"
Ka qenë modele për shumë reklama si "American Culture", "Kara Janx Fashion Collection", ""Angelic" Gallery Piece" etj.


Një aktore dhe këngëtare në Nju Jork

Amerika do të shërbente si "hajmali" për të. E dinte që më parë ndaj dhe vendosi të largohej nga Greqia ku jetonte me prindërit e saj, drejt Nju Jorkut ku mundi të realizonte ëndrrën e saj për t'u bërë aktore. Për Laureta Mecin, vajzën nga Kuçova nuk ka qenë e lehtë të arrijë këtu ku është. Por bindja se puna dhe këmbëngulja bëjnë mrekullira i kanë shërbyer vajzës me paraqitje mesdhetare të realizojë "ëndrrën amerikane". Ka qenë fytyra e produkteve të "American Culture", sapo ka mbaruar së incizuari këngën "Respekt me", ka qenë pjesë e videos së këngës së Moby "Lift me up", ka debutuar në filmin "Legacy of Sith" si dhe po vazhdon xhirimet për filmin "Shadow Kill" ku luan rolin e një superluftëtareje. Në një intervistë për "Tirana Observer", Laureta Meci rrëfen si hyri në rrugën e kinematografisë, projektet për të cilat po punon dhe planet e saj muzikore.
Laureta, na tregoni se si u futët fillimisht në rrugën e kinematografisë. Si ndodhi që nga fillimi kur vajtët në SHBA?
Së pari, dua të them se ideja për aktrim në film më ka lindur që nga fëmijëria. I kam dëshiruar edhe si e vogël mjaft filmat e posaçërisht ata të aksionit. Një ndjenjë e tillë dashurie ndaj filmit më ka përcjellë tërë kohën edhe kur isha me familje në Greqi. Janë të pa përshkruara mundimet rreth sigurimit të vizës për studim si dhe jeta vetanake e një femre në metropol, pa njohur njeri dhe me njohuri jo të mira të anglishtes në fillim. Pra, së pari, u mora me gjuhën gjersa gjatë studimit aktrova edhe në një dramë në teatrin e fakultetit, e cila u mirëprit dhe kolegët me inkurajonin se unë duhet të ndiqja aktrimin. Pasi mbarova studimet, atëherë isha pak më e lirë, dhe fillova të provoja të ndjek ëndrrat. Së pari vajta tek një fotograf dhe bëra disa portrete bardh e zi dhe i dërgova nëpër agjenci të ndryshme. Mbas disa ditësh mora një telefonatë nga një agjenci që kërkonte t'iu dërgoj edhe dhjetë foto të tjera. Dhe mbas disa kohësh mundësia e parë mu dha që të reklamoj dhe të pozoj për një kompani me produkte flokësh që quhej "American Culture". Unë për ta do të isha vajza në posterat e produktit anë e mbanë Amerikës.
Kush ishte personi i parë që vuri re talentin tuaj dhe ju ndihmoi në këtë drejtim?
Fati deshi dhe u lidha me një producent të kanalit televiziv "Sci-fi" Usa Networks, producenti i filmit John Bailey. Vazhdova të paraqitem në audicione dhe më bënte përshtypje që më thërrisnin, por rëndomtë më kualifikonin se jam etnikisht e përqendruar dhe mund të më jepej rol i ndonjë të huaje, por jo amerikane. Një ditë kur u lajmërova nga një agjenci më bënë të ditur se duhej së pari të kryej ndonjë shkollë për aktrim, sepse, sipas tyre, kisha paraqitje që më mundëson karrierë në film. Fillova studimet në shkollën e aktrimit në Nju Jork (Stella Adler School of Acting), të cilat i kreva me sukses.
Në çfarë projektesh jeni e impenjuar aktualisht?
Tani sapo kam mbaruar së incizuari këngën "Respect me", dhe jam në përfundim të videoklipit. Kënga është një pop-dance, të cilën e këndoj e shoqëruar me dy përcjellës meshkuj (rap) Sydefex and Know One dhe grupin e kërcimtarëve. Producenti im në këtë Brian Rund njëkohësisht miksimin e "The preshow" të këngëtarit Usher në koncertin e tij live në Puerto Rico si dhe është fitues i disa çmimeve. Ekipi dhe unë personalisht presim mjaft. Videoklipi do të jetë diçka fantastike, jemi duke përfunduar post production. Kemi përzgjedhur një garderobë jo të zakonshme, kemi punuar shumë dhe shpresoj se kjo nismë do të jetë e mbarë, pasi jam në incizimin e këngës së dytë. Kënga dhe videoklipi do të dalin në treg në maj të këtij viti. Gjithashtu jemi duke përfunduar filmin "Shadow Kill 2" me co-star Tom Spackman. Ngjarjet e këtij filmi zhvillohen përafërsisht në vitin 2100 ku dy superfuqitë botërore SHBA-ja dhe Evropa e bashkuar luftojnë për dominim. Ushtria e kloneve në të njëjtën kohë mundohet të fitojë pavarësinë nga shteti amerikan dhe karakteri im përveç misioneve të ndryshme gjithashtu udhëheq klonet drejt pavarësisë së tyre.
Sa e vështirë ka qenë për ju të ecnit përpara drejt realizimit të ëndrrës suaj?
Në Kuçovë në vendin tim të lindjes nuk m'u dha asnjë mundësi për artin, pasi unë u largova mbas shkollës së mesme. Vajtja në Greqi ka qenë e mundimshme dhe e dhimbshme sikurse e çdo emigranti tjetër. Atje jetova me babanë, Janaqin, nënën Natashën si dhe dy motrat Eldën dhe Katjonën. Kemi jetuar një jetë normale dhe të gjithë punonim. Në shpirt dhe zemër gjithnjë kisha një dëshirë që fatin ta kërkoja në "Vendin e Premtuar". Këtu u deshën vite me mundime, sakrifica dhe këmbëngulje tepër të mëdha që të arrija diçka. Familja ime është tepër e lumtur për suksesin tim. Pa kurajon dhe dashurinë për artin që më kanë dhuruar, unë nuk do t'ia kisha dalë mbanë.
Ku jetoni aktualisht?
Unë jam e vendosur në Long Island, Nju York. Në Manhatan kam studion dhe ekipin.
A keni në plan ta vizitoni Shqipërinë së afërmi?
Do të dëshiroja që t'i bëj një vizitë Shqipërisë dhe dua që kjo të ndodhë sa më parë. Kam shumë dëshirë të vizitoj qytetin tim të lindjes, Kuçovën, të cilin e kam braktisur prej 10 vjetësh, Zagorinë, tek gjyshërit, ku kaloja pushimet e verës. Jetoj me ëndrrën që edhe atje të bëj diçka, të jap kontributin tim, qoftë në film, muzikë, art apo në ndihmë njerëzve të mi, popullit tim me të cilin krenohem.

Blerina CARA Tiranaobserver
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 25
  • Gjinia: Femer
xhemile
#7 ne: 27-05-2006, 17:13:00
ca ylli qe qenka bravo i qofte :P :P :P

« Editimi i fundit: 20-08-2011, 01:03:14 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 23-03-2007, 04:41:37
INTERVISTA EKSKLUZIVE ME YLLIN SHQIPTARO AMERIKAN LAURETA MECI

NE ZEMER DHE SHPIRT E KAM SHQIPERINE



Ne kontaktuam përmes chatit me artisten amerikane me origjinë shqiptare Laureta Meci, e cila përmes filmit “Shadow Kill” dhe këngës “Respect” sukseshëm është ka ngjitet drejt shtigjeve të jetës së show biznisit në Amerikë, të jetë yll i njohur në mbarë botën. Tim Shkupi përmes agjentit të saj arriti të kontaktojë me Lauretën dhe të zhvillojë një bisedë të lirë.

Tim Shkupi: Laureta, në fillim mund të më tregoni profilin e juaj. Kush është Laureta Meci? Kush është shqiptarja qe po pushton Amerikën me muzikë dhe aktrim?

Laureta Meci: (qesh ëmbël përsëri)… Pasi keni vizituar web faqen time, ju tani mendoni se quhem Laureta Meci, por jo, mbiemri im është Meçi, e ju siç me thërrasin në New York Meci. Kam lindur dhe u rrita në qytetin e Kucovës në Shqipëri. Shkollën fillore të muzikës dhe gjimnazin e pergjithshëm e kam kryer në Kucovë. Ne vitin 1995, pak para rrëmujave, emigruam me prindërit në Greqi dhe pas tre vjetëve vajta në SHBA për të ndjekur studimet universitare. Pastaj më janë bashkuar edhe prindërit dhe sot jetojmë në New York.

Tim Shkupi: Çka e shtyri vajzën simpatike Laureta Meci të vazhdojë studimet në SHBA?

Laureta Meci: FLM për komplimentin që me quani simpatike.

Tim Shkupi: (i ndërhyjëë në bisedë) …kemi parë fotot e juaja në internet. Unë mendoj që janë foto të mrekullueshme ku tregohet bukuria e vajzave shqiptare. Vërtetë unë jam fascinuAar nga galeria juaj në internet.

Laureta Meci: Me vjen mirë. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja e vetme që unë sot të jem në New York. Ka qenë ëndërr dhe dëshirë e imja që nga koha kur isha në shkollën e muzikës në Kucovë. Të jem ajo që jam sot. Ndaj unë shfrytëzova rastin që nga Greqia të shpërngulem në SHBA dhe të vazhdojë studimet në një Kolegj aktrimi të njohur në New York ku edhe i kam mbaruar me sukses dhe afat rekord

Tim Shkupi: Cili ka qenë Kolegji që ju keni ndjekur studimet e aktrimit?

Laureta Meci: “Stella Adler” është një shkollë aktrimi në Manhattan dhe shumë e njohur këtu në SHBA dhe më gjërë. Kjo shkollë ka nxjerr shumë aktor të njohur që sot janë në Hollywood. Unë do e permendi vetëm aktorin e njohur Robert De Niro. Sa kam qenë studente në këtë shkollë kam qenë tepër e pasionuar pas aktiviteteve të lira. Një nga këto aktivitete bashkë me aktrimin ka qenë edhe muzika, pasi këtë e kam pasur pasion qysh kur kam qenë në Shqipëri.

Tim Shkupi: Laureta, ne patëm rastin të shohim edhe filmin e juaj të parë “Shadow Kill” ku ju luani rolin kryesor me co star Tom Spackman, që njëherit është edhe zëri i MSNBC. A mund të na tregoni se si është pritur ky film nga publiku amerikan?

Laureta Meci: Filmi “Shadow Kill” është pritur shumë mirë. Eshtë një film që bënë pjesë në filmat science fixtion dhe ky film ku unë luaj rolin kryesor mundohet të parashikoj të ardhmen dhe betejat që mund të zhvillohen mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve për sferat e influenceës në planet. Eshtë një film më tepër për adheruesit e filmave FIXTION. Filmi ka pasur sukses dhe ka marr disa shpërblime. Premiera e parë e filmit u shfaq në “Mango Sound Studios” Time Square në Manhattan. Filmi ka marrë pjesë në festivalin më të madh “Mega Con” në Fllorida dhe është nominuar si film më i mirë. Gjithashtu filmi është fitues i disa awardeve në SHBA.

Tim Shkupi: Tani keni ndonjë angazhim tjetër në botën e filmit?

Laureta Meci: Po. Jemi ka e punojmë pjesen e dytë të filmit Shadow Kill. Dhe duhet sivjet të përfundojë xhirimi i tij. Kjo ka bërë që kohëve të fundit të jem me kohë shumë e zënur pasi jam e angazhuar edhe me një projekt tjetër, jam ka e përgatis edhe albumin tim të parë muzikor me këngë Hip Hop në anglisht.

Tim Shkupi: Laureta unë kam dëgjuar këngën e juaj Respect dhe tash një jave videoklipi i juaj është shija e vetme e AlbaNurit. Vërtetë, gjithçka në videoklipin e juaj, performanca, muzika, teksti dhe vete Laureta është shumë e pëlqyer nga visitorët e AlbaNurit. A mund te na tregoni se me kend bashkëpunon Laureta Meci në New York?

Laureta Meci: Unë bashkëpunoj me njerëz të njohur të jetës së show biznesit në New York. Menagjer dhe producent e kam John Bailey. Kompozimin e kenges RESPECT e ka bërë Brian Rund, i cili është fitues i disa cmimeve dhe njëherit ka bërë “Mix Preshown” të këngëtarit Usher në Puerto Rico. Kurse tekstin e ka shkruar Lisa Tan.

Tim Shkupi: Kur do të kemi rastin të shohim në shitje edhe albumin e juaj?

Laureta Meci: Vonesa e mos daljes së albumit është dëshira ime qe në album ta kem një këngë në gjuhën shqipe. Kohëve të fundit jam ka interesohem se ku është muzika zbavitëse shqiptare. Ky interesim më ka mundësuar që të gjej web faqen AlbaNur në google dhe sado pak të kem njohuri se çka është aktuale në botën e muzikës shqiptare?

Tim Shkupi: (gaboj dhe e thirr zemër) … mirë zemër… mos po ju pengon që ju thirra zemër?

Laureta Meci: (qesh ëmbël dhe pak ca më duket seksi) …jo, jo… ne u takorduam që të jemi të lirë në bisedë dhe të më thërrasish zemër është vetëm një kompliment për mua. E kam parë zemrën në fllashin e juaj në AlbaNur (ndalet pak) si ishte “OHHH KUKU BREE, TY TE KAM ZEMER DHE SHPIRT, TIM SHKUPI. ALBANUR” Më ka pëlqyer shumë edhe pse në Kucovë nuk e përdorim fjalën Bree… por tani interneti dhe bashkimi i shqipeve nga të gjitha trojet tona në internet luan rol të rendësishëm për një integrim të gjithmbarshëm kombëtar.

Tim Shkupi: Mirë Laureta, mirë zemër, pasi tash marr frymë pak më lirisht… (qesh ajo dhe qeshi unë) Çka mban mend nga bota e muzikës në shqiptari Laureta? Cilët këngëtarë i preferon t’i dëgjojë Laureta?

Laureta Meci: Nga te vjetrit mbaj mend Parashqevi Simakun dhe Merita Halilin. Kam pasur rastin të dëgjoj këtu në New York, në një mbrëmje edhe doajenin e muzikës zbavitëse nga Kosova, Sabri Fejzullahun. Më kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë këngët e tij. Kurse nga të rejat nuk diskutohet është Adelina Ismaili. Unë mendoj se Adelina Ismaili është një këngëtare e kompletuar me të gjitha dhe Unique në mbarë shqiptarinë. Këtë nuk e them vetëm unë, këtë ma kanë thenë, kur kanë vizituar web faqen AlbaNur, edhe bashkëpunëtorët e mi në New York, që njohin muzikën dhe janë producent të njohur. Ata menjëherë kanë dalluar Adelinën, por Adelina është me të gjithat e kompletuar dhe kam kuptuar se ajo gati më tepër se 20 vjet mirret me këtë profesion.

Tim Shkupi: Mirë zemër, ju përmendet Sabri Fejzullahun, por nuk e dij se a keni pasur rastin ta dëgjoni Ermalin, djalin e Sabri Fejzullahut. Ne festivalin “Kënga Magjike 2006” Ermali rrembeu edhe çmimin e internetit edhe çmimin e publikut?

Laureta Meci: E kam dëgjuar Ermalin dhe me pëlqejnë këngët e tij Gocë nga Tirana dhe Qika e Prishtinës. Vertete ka zë të mrekullueshem. Por nuk e kam ditur se është djali i Sabri Fejzullahut. Pra, gjeni DNI i Sabriut qenka transformuar mirë në të birin e tij Ermalin.

Tim Shkupi: Keni pasur rast të dëgjoni ndonjë tjetër nga këngetarët meshkuj?

Laureta Meci: Jo edhe aq shumë. Kohëve të fundit motra ime më ka dërguar disa këngë të Bleros dhe disa videoklipe të Shpat Kasapit. I pëlqej shumë këngët e Bleros, Shpatin e pëlqej edhe me këngë edhe me performance dhe mendoj që bashkë me Ermalin mund të arrijnë shumë ne karrierat e tyre.

Tim Shkupi: Nëse Laureta duhet të zgjedh të pergatit një këngë shqip në duet, cilin këngetarë do të kishit preferuar…

Laureta Meci: Pyetje e vështirë... më pëlqejnë shumë dhe vështirë t’i vecoj pasi ne kemi shumë këngetarë të talentuar. Mendoj qe zgjedhja ime do të jetë Adelina, Parashqevia , por edhe Ermali dhe Shpati nuk do të më pengojnë…

Tim Shkupi: Ka kohe Laureta për argëtim, për Show?

Laureta Meci: Pak shumë, shumë pak. Ndonjëherë për mua kohë e lirë bëhet angazhimi im para fotografistëve të njohur amerikan. Një pjesë të kohës së lirë ma marrin angazhimet e mia në studio para aparateve dhe kamerave. Jam e përfshirë edhe në reklamat e produkteve të flokëve. Kam qenë fytyra e produkteve në American Culture, që mund ta gjeni nëpër sallone të ndryshme dhe në “Essentials Stores” anembanë amerikës, gjithashtu jam e angazhuar edhe me videoklipe promocionale të evenimenteve tjera.

Tim Shkupi: Ku ku zemër… (e provokojë pakë) ti nuk paske kohe për dashuri fare…

Laureta Meci: (qesh sërish ëmbël, por kësaj radhe edhe lezetshëm) … Tim Shkupi im, zemra ime, Laureta nuk e perzien atë që quhet PLEASURE me biznesin. Jeta profesionale mbetet ne sferen e biznesit, kurse ajo PLEASURE dhe dashuri është krejtësisht tjetër. Ndaj kësaj të fundit i kushtoj rendësi të posacme, por ajo mbetet vetëm për mua, mbetet sekrete.

Tim Shkupi: (prapë e provokoj) … pra Laureta ka princin e saj që ajo gjenë kënaqësi në dashuri?

Laureta Meci: Hmmmm… (ishte në fillim përgjigjja e saj) Tim Shkupi, a mund ta shfrytëzoje të drjetën time, siç u morëm vesh në fillim?

Tim Shkupi: Po, po, pa problem, zemër…

Laureta Meci: Le të mbete kënaqësia dhe dashuria për mua, kurse për ty dëshira për të thirr peshkun në séanceën e ferkatarit, por ja që peshku është thellë dikund në detin e dashurisë…

Tim Shkupi: (sakaq ja pres) … nuk e marr vesh këtë…

Laureta Meci: (qesh me zë seksi, ma ndryshon temën, sikur që dëshiron sekretin e dashurisë ta mbaj jashtë sferës së jetës profesionale)

Tim Shkupi: Mirë zemër, mirë. Do t’i iki kësaj teme. Kjo ishte vetëm një përpjekje e imja, si puna e sizifit, por kot, quaje punë gazetarësh që dëshirojnë të dijnë gjithçka…

Laureta Meci: Po, po, në rregull. Unë e shfrytëzova vetëm të drejtën time.

Tim Shkupi: Laureta, zemër, përvec kësaj të drejtë, ju keni edhe një të drejtë tjetër, ju mund ta shfrytëzoni të drejtën për ta vizituar Kosovën, Prishtinën një ditë. Unë besoj se tani keni adhërues atje dhe do të ju presin mirë. Mendoj njëjtë si në Kucovë, në Shqipëri. Keni në plan…

Laureta Meci: (ma ndërpret fjalën, pak sa e emocionuar) Po si, patjetër. Me origjinë jam nga Zagoria dhe ne kemi në gjak vendin tonë. Këndojmë me mall për çdo gjë të bukur në Shqipëri, i këndojmë Zagorisë së Cajupit. Kurse Cajupi nga Misiri këndonte “do të vdesë, le të vdesë, vetëm të mos vdes në dhe të huaj” Unë aq sa e dua Kucovën, Zagorin, po aq e dua Shqipërinë dhe Kosovën. Ndaj një nga planet e mia është të vizitojë një ditë Kosovën dhe Prishtinën.
Urime dhe gjithë shqiptarise me pergezime dhe suksese në vitin 2007.

Marrë nga Albanur.net
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 20-08-2011, 01:04:19
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super