×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 05-11-2019, 15:53:30 »

 Ne Sevilla, Spanje është zhvilluar MTV Award e Loradana ishte shpallur artistja më e mire Zvicerane.
Ka takuar e Ronaldon 😁
Ndersa cifti nga Uellsi është ankuar , si ka mundësi të vlerësohet me cmim nje kriminele 🤔
Postuar nga: Charlie
« ne: 30-10-2019, 19:44:45 »

Eh more "XIKI" :D, kesaj i thojne "Das Blaue vom Himmel versprechen" :D
Postuar nga: M A X
« ne: 20-10-2019, 17:16:47 »

 

Pas deklaratës së Loredanës për ndarjen e tyre, e cila ishte e para që theu heshtjen pas shumë dyshimeve rreth marrëdhënies që kishin, situata u bë akoma dhe më e qartë.

Dukshëm të dy kanë ecur para, këngëtarja me turin e saj dhe Mozzik me muzikën e tij.

Ai ka zbuluar se do të publikohet shumë shpejt projekti i fundit, i titulluar “Dhelpër dinake”.

Këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në Instagram, në të cilin shkruan: “Dhelpër Dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë, veç unë di”.

Nisur nga titulli, kënga të jep idenë se është një dedikim për ish-partneren e tij, por na mbetet të presim derisa të publikohet, për ta kuptuar edhe më mirë. Standard.al
Postuar nga: M A X
« ne: 13-10-2019, 00:22:32 »

Në një status të gjatë në Instagram, Loredana pranoi se i kishte dhënë fund me Mozzik, ndaj tashmë i duhej të punonte fort pasi ishte një nënë beqare. Për më tepër, Loredana tregoi se do ta realizonte e vetme turin e vitit 2020, i cili ishte parashikuar të bëhej së bashku me partnerin, Mozzik.

https://www.instagram.com/p/B3eUne5olak/
Postuar nga: M A X
« ne: 08-10-2019, 00:53:59 »


 

Loredana dhe Mozzik me shumë gjasa i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pavarësisht se ende nuk kanë pranuar asgjë publikisht.

Ata kanë disa kohë që nuk janë parë bashkë dhe ditëlindjet i festuan të ndarë.

Madje, Loredana dhe Mozzik as nuk e uruan njëri-tjetrin në rrjetet sociale.


Në fillim ata nuk reaguan fare lidhur me lajmet, megjithatë postimet e fundit që po bëjnë në rrjetet sociale, kanë ngjallur shumë dyshime.

Duket se këngëtarët po hedhin kunja për njëri-tjetrin dhe e fundit është Loredana.

Reperja ka publikuar në Instastory dy foto dhe në secilën prej tyre ka shkruar dedikime që mund të jenë për Mozzik.

Tek fotoja e parë ajo shfaqet para një pasqyrë dhe në të shkruan: “Unë ta thyej zemrën aq sa ti të mos e ndjesh më”.


Ndërsa në foton tjetër ajo i drejtohet një ish të dashuri.

“Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është special”, shkruan Loredana.


Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë fshirë nga Instagram-i fotot ku shfaqeshin bashkë dhe kanë lënë vetëm ato të koncerteve. Gjithashtu ata nuk ndiqen as në rrjetet sociale. Lapsi.al
Postuar nga: M A X
« ne: 17-09-2019, 19:05:59 »

 


Ka zera se lidhja mes Loredanes dhe Mozzik ka pesuar carje serioze dhe se jane drejte ndarjes. Se fundi ne prezantimin zyrtar te albumit "King Lori" ajo ka falenderuar vetem producentet e saj, por jo bashkeshortin qe ishte mu aty ngjitur me ta. Por cfare e ben me shume te mundshme krisjen e lidhjes se tyre, jane disa vargje nga teksti i kenges se saj me te re "Genick", ku ajo thote:

«Ich dachte, es gibt immer nur uns beide. Aber was machst du da wieder für eine Schei**e». (Une mendoja se jemi vetem ne te dy, por cfare m*tin je duke bere perseri?)
Si dhe: «Ich zähl’ mein’ Cash jetzt ganz allein.» (Tani une po i numeroj parate vetem fillikat)

Loredana po korr sukses te jashtezakonshem. Albumi i saj i fundit eshte ne vend te pare ne tre vendet gjermanishtfolese (Gjermani, Austri, Zvicer), por nuk duhet harruar se suksesi i saj erdhi vetem nga lidhja me Mozzik, i cili i hapi rruget, sepse ne fund te fundit ajo u be e njohur sepse shqiptaret qe jetojne me shumice ne keto vende u njohen me te pikerisht me ane te Mozzik-it.

https://youtu.be/ihWshIvmqLo