×

Margarita Xhepa

Margarita Xhepa

· 2 · 516

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 01-09-2011, 16:15:18
Margarita Xhepa, Hekuba dhe në të tjerat

Miranda Haxhia

Refleksion pas tragjedisë "Trojanet"

Përse Hekuba

Në mitologjinë greke, gruaja e Priamit të Trojës, nëna e 19 prej 50 fëmijëve, mes të cilëve luftëtarët e mëdhenj trojanë, Hektor e Parisi. Vajzat e saj, duke përjashtuar Kasandra, e destinuar për të mos qenë e besueshme dhe Polikseni, e dashura e heroit grek, Akilit. Ajo u kap nga grekët pas rënies së Trojës për heroin Uliks, që e mori me vete si skllave.

Historia e saj u dramatizua nga Euripidi. Tragjedia bashkon sakrificën e vajzave të Hekubës, mes të tjerave edhe të vajzës së saj, Polikseni, shpirtin e Akilit dhe djalit, Neoptolemus; vdekja e saj u përdor për të garantuar erëra të mbara për nisjen e flotave.

Kjo figurë shpreh njëherësh aq shumë mendime të fuqishme që vijnë nga thellësia e lashtësisë për t'i folur të sotmes dhe të ardhmes. Figura e Hekubës është aq domethënëse me përjetimet e saj si grua, si nënë, si atdhetare e flaktë. Mesazhet e saj janë aq prekëse, kudo në botë, në çdo kohë, në çdo gjuhë. Dhimbja e saj për zhdukjen e Trojës është aq madhore sa prek çdo pjesëz të mendimit njerëzor… të ndijimit njerëzor.

Përse Margarita Xhepa

Nga një Elektra, së cilës i kanë prerë gjuhën, nuk mund të flasë e oshtimës ngjethëse që shtegtoi përmes publikut grek, deri te Hekuba, gruaja që mbart mbi vete tragjedinë e madhe të rënies së Trojës dhe vdekjes së bijve të saj. Me rolin e Hekubës te tragjedia e Euripidit, Margarita Xhepa ka prekur ëndrrën që ka çdo aktor për të rol të fuqishëm.

Ka qenë shumë e vjetër koha kur mjeshtërit Kujtim Spahivogli e Mihallaq Luarasi, donin të sillnin në teatrin tonë një vepër klasike greke. Duhej të kalonte kohë e gjatë, dekada që tragjedia greke të vihej në skenën shqiptare.

Margarita Xhepa luan rolin e Hekubes. Këtë herë ajo është në kulmin e interpretimit. Gra në çastin ekstrem të tragjedisë. Gratë e Trojës dorëzojnë trupat e burrave të vdekur, në pritje të fitores. Dhimbje, heroizëm dhe dashuri. Të gjitha këto vijnë në skenën e Teatrit Shqipëria është vendi i duhur për mesazhin e Euripidit që mes njerëzve dhe popujve të ketë paqe. Ashtu si historia e Trojës dhe shkatërrimi i saj mblodhi gratë e njohura të historisë, edhe kjo vepër mblodhi ajkën e aktorëve që të gjithë së bashku i dhanë fuqinë e duhur kësaj tragjedie në Tiranë. RD