×

Mariana Kondi, ne skene dhe ne jete

Mariana Kondi, ne skene dhe ne jete

· 2 · 853

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-12-2009, 21:02:56
Prej dy vjet e gjysme eshte aktore e Tetarit Kombetar, edhe pse prej vitesh ajo eshte njohur si aktore popullore e gjinise se humorit, me energji dhe interpetim te spikatur.

Eshte perzgjedhur per te qene ne kasten e aktoreve me ne ze per pjesen e re “Elektra” te Sofokliut qe pritet te vihet ne skene nga regjisori Adonis Filipi.

Duket se ne kete menyre endrra e saj dhe deshira e fshehur po behet realitet per te luajtur ne skenen e shenjte te ketij teatri.

E ka nisur karrieren ne estraden e shtetit me aktore te njohur te kesaj trupe. Me premiera te njepasnjeshme, per gati 22 vjet ajo mundi te fitoje zemren e publikut. Por Teatri Kombetar per te ishte si “maja e Olimpit”, ne dyert e se cilit nuk rreshti se trokituri.

Roli i nje gruaje serbe tek “Pesha e fajit”, duket sikur i solli kthesen e madhe per te ndryshuar  strategjine  dhe per te qene aktore e ketij institucioni.

Filmi i Dhimiter Anagnositit “Gjoleka, djali i Abazit” i xhiruar tre vjet me pare, duket se vertetoi ate qe mendohej per Marjanen.

Roza Anagnosti, aktore e mirenjohur, me te cilen Marjana kaloi kete eksperience te forte, kujton menyren sesi e njohu Marjanen ne sheshin e xhirimit.

“Ajo jo vetem qe beri nje rol shume te mire, por ka momente qe i ka brilante. Ajo ka paur nje plastik fytyre, nje ekspresion dhe kete e ka treguar gjithnje nepermjet ekranit”, thote Roza.

Por koleget e saj mendojne se perfshirja e Marjanes ne Trupen e Teatrit Kombetar eshte i vonuar. Bujar Asqeriu, me te cilin Marjana ka intepretuar tek pjesa “Kengetarja tullace” thote se ajo shquhet per indvidualitetin krijues te personazhit.

“Mariana ne konfiguracionin e saj, krijoi nje aktore me nuanca te spikatura individuale. Eshte shume e rendesishme qe te konsolidosh nje individualitet tendin”, shprehet Asqeriu.

Por ne galerine e personazheve qe Marjana ka krijuar, roli me i dashur i saj eshte ai tek “Komedia Venecia” i Spiro Dunit. Pronarja e nje shtepie publike qe kthehet tek dashuria e pare, “realizmi magjik” mesa duket e ka mrekulluar.

Optimiste e lindur, per Asqeriun, Marjana ne jeten e perditshme njihet ne kete menyre: “Kaq e kendshme sa eshte ne skene, eshte edhe ne jete”, thote Bujari.

Ndersa Roza Anagnosti ne kete fund-viti percjelle kete urim: “I uroj Marianes cdo te mire dhe kam besim se ajo do te krijoje figura artiske ne te ardhmen”, shprehet Roza. /top channel/

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 14-01-2010, 18:05:50
Me pelqen shume  si aktore.
Dhe dybekun e tundte mire qenja :D