×

Masiela Lusha, Shqiptarja e Hollivudit vjen në Tiranë !

· 4 · 2044

Masiela Lusha, Shqiptarja e Hollivudit vjen në Tiranë !

· 4 · 2044

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 14-04-2007, 07:58:55


E quajnë vajza shqiptare e Hollivudit. Masiela Lusha nuk është më shumë se 22 vjeç, por është ndër aktoret e reja më të preferuara të momentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kulmi i saj ishte një serial televiziv i George Lopez, realizuar në vitin 2002, i renditur në listën e më të ndjekurve në Amerikë në kanalin ABC. Por kësaj here ka vendosur të vizitojë Shqipërinë, jo më kot. Regjisori Fatmir Koçi i ka ofruar një rol të veçantë në filmin e tij më të ri, “A dark year”, xhirimet e të cilit i nisi rreth një vit më parë. Do të jetë në Shqipëri në fund të muajit maj, kur edhe regjisori do të rinisë sërish xhirimet e filmit. Lusha do të interpretojë në rolin e Shën Agnes në filmin “A dark year”, të bazuar në novelën “Viti i mbrapshte” të shkrimtarit Ismail Kadare.
Përshtatja në skenar është bërë po nga Fatmir Koçi dhe Pierre Gautard. “A dark year” është një prodhim shqiptaro (Koçi productions) - belgo (Entre Chien et Loup) - francez (Cine-Sud Promotion. Por Masiela nuk do të jetë e vetmja shqiptare nga Hollivudi, që do të marrë pjesë në kastën e xhirimeve të këtij filmi. Edhe Aldo Shllaku, kompozitor i mjaft filmave dhe serialeve televizivë në Amerikë do të kujdeset për muzikën e filmit. Masiela ka luajtur një varg filmash, duke u kthyer befas në qendër të vëmendjes, më e preferuara, që rri në krah të aktorëve, regjisorëve e skenaristëve më në zë. Gjithçka ka ndodhur shpejt dhe befas për vajzën e vogël shqiptare, e cila ka një histori tepër të veçantë.
E lindur në Tiranë në 1985, e është vajza e vetme e Maksit dhe Danielës. Pas Eliza Dushkut, Masiela Lusha është e dyta shqiptare e njohur në Hollivud që vjen në Shqipëri. Emri dhe imazhi i saj janë tashmë të njohur në kinemanë hollivudiane, duke i siguruar aktores një pozicion komod.
Por natyrisht, loja në filmin “A dark year” do të jetë një përgjegjësi e rëndësishme për aktoren e njohur shqiptare, po të kemi parasysh edhe kërkesat e regjisorit Koçit, si dhe novelën mbi të cilën bazohet ngjarja.

G.Panorama
« Editimi i fundit: 20-08-2011, 01:06:35 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 20-08-2011, 01:06:01
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 20-08-2011, 01:07:00
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 20-08-2011, 01:07:14
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super