×
Hyrja
Profili

News - Flash per Vipat e huaj

News - Flash per Vipat e huaj

· 158 · 16215

  • Postime: 1580
sorelina
ne: 23-11-2006, 18:53:26
Renée Zellweger dhe Bruce Willis!

Yjet e Hollivudit jane pare sebashku kohet e fundit. Mendohet qe midis tyre te kete nisur nje lidhje romantike.

Rene, me pare ka qene e martuar me Kenny Chesney.
Brusce Willis ka qene bashkshorti i Demi Moore, me te cilen ka tre vajza.
« Editimi i fundit: 11-05-2020, 13:12:18 nga M A X »

  • Postime: 1580
sorelina
#1 ne: 23-11-2006, 18:58:44
Pamela Anderson eshte shume e shqetesuar se i ka humbur qeni. Eshte per te qeshur por ja qe ndodh.
Me shume eshte e shqetesuar per qenin sesa per ndarjen nga Tommy Lee.

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer
kengaime
#2 ne: 23-11-2006, 19:13:53
Qeni eshte me besnik se Tommy Lee  :D

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 24-11-2006, 18:17:39
Qeni është me besnik se Tommy Lee  :D

Ma ke mare mendimin moj :D :D

  • Postime: 1580
sorelina
#4 ne: 24-11-2006, 18:44:48
Janet Jackson!

E ftuar ne nje Talkshow eshte pyetur se -Cili ka qene vendi me i cmendur qe ajo ka ber dashuri?
Janet Jackon me gjithe fines i pegjigjet -Ne tualetin e nje avioni pasagjeresh.

  • Postime: 1580
sorelina
#5 ne: 24-11-2006, 18:50:08
Trashegimtarja e shume hoteleve Paris Hilton perfundon ne spital.
Shkaktaret: Festat e shumta dhe konsumi pa kufi i alkolit.


  • Postime: 1580
sorelina
#6 ne: 27-11-2006, 21:32:35
Xhenifer Lopez ka bere nerva te ftuarit e  dasmen  Cruis. Gjithcka ka ndodhur ne avion, ku ylllatin i ka dhene nje te uleritur asistentit te saj, per ti rezervuar vendin me te mire.

  • Postime: 1580
sorelina
#7 ne: 27-11-2006, 21:39:18
Mariah Carey prononcon . Ujin dua me shume se cdo gje tjeter!

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 28-11-2006, 08:34:43
ROBERTS, ME E BUKURA ME SYZE

Nëse do të mbante syze Xhulia Roberts do të ishte gruaja më e bukur në botë. Kjo vlen si një këshillë për Roberts apo si?! Absolutisht jo. Lexuesit e revistës “In Touch” në një sondazh, ku kanë votuar për të zgjedhurën femrën më të bukur mes yjeve të kinemasë dhe muzikës, ndër ato që mbajnë syze në jetën e përditshme apo edhe gjatë xhirimeve, pikërisht kanë zgjedhur atë. Xhulia Roberts, e cila është renditur e para me 40 për qind të votave të lexuesve. Ndërkohë që ajo është ndjekur nga aktorja Felicity Huffman dhe e treta këngëtarja Alicia Keys. Kështu tashmë mbajtja e syzeve si mbrojtje nga rrezet e diellit, apo tendencë mode mund të kthehet në një konkurs, ku merr dhe kënaqësinë e të parës, siç i ka ndodhur aktores Roberts.

SURPrIZA E FUNDIT E PAMELES

Pamela Anderson nuk rresht asnjëherë së suprizuari. Seks bomba, ka rrëfyer se si mund të kalosh disa mbrëmje mondane duke u zhveshur dhe duke bërë fotografi. Ish “Baywatch”, e sapo martuar me këngëtarin Kid Rock, i pëlqen që nëpër festa të zhvishet dalë nga dalë deri sa të shfaqet ashtu si nëna e ka bërë. Pamela ka treguar se: “Kur shkoj në Hollywood filloj që nga Chateau Marmont (një hotel luksoz në Los Angeles) dhe përfundoj nudo në studion e David LaChapelle, që më mbyt me shkrepjet e aparatit fotografik”. “Për mua është gjë shumë e zakonshme të kaloj netët në të tillë mënyrë” rrëfen Anderson.

SIMPSON, NE KRAHET E DASHURISE SE VJETER

Jessica Simpson i rikthehet dashurisë së vjetër me John Mayer. Kështu çifti është ribashkuar për t’i thënë edhe një herë një shans lidhjes së tyre, e cila deri para pak muajsh u cilësua nga vetë këngëtarja amerikane si e dështuar. Lajmi është publikuar nga revista “People” për të cilën Simpson ka deklaruar se ndjehet mirë në praninë e John dhe është shprehur se po kalon momente të bukura me të. Vetëm pak ditë më parë çifti është fotografuar në një zonë të Los Angeles duke u dhënë kështu shkas mediave të viheshin në lëvizje dhe të zbulonin se çfarë po ndodhte me lidhjen e tyre, e cila ndoshta këtë radhë do të funksionojë vërtet..

LOPEZ DHE BECKHAM, LINJE VESHJESH INTIME

Jehona e martesës së Tom Cruise dhe Katie Holmes mbërtheu gjithë globin, ndërkohë që shërbeu edhe për takime mes VIP-ve apo dhe zënie miqësie mes tyre. Kështu gjatë dasmës dy këngëtare, që kanë hobe dhe linjat e veshjeve apo parfumeve janë takuar aty dhe kanë diskutuar për ca plane, që kanë lindur krejt papritmas. Këngëtarja portorikane Jennifer Lopez dhe ish Spice Girl, Vitoria Beckham përveç mundësisë për tu njohur më nga afër me njëra tjetrën kanë biseduar dhe kanë vendosur të krijojnë të dyja së bashku një linjë veshjesh intime. Të dyja këngëtaret ndodhen në treg me linjat e tyre ndërkohë, Jopez me “Sweetface” dhe Beckham me linjën “Rock and Republic”.

Bluetooth

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 01-12-2006, 21:03:00
Xhenifer Lopez do te behet shtatezane me ane te shkences.

  • Postime: 1580
sorelina
#10 ne: 05-12-2006, 18:33:49
Hilton ka mare nje cmim si me e parregullta e vitit 2006 :D

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#11 ne: 06-12-2006, 10:26:56
George Clooney është shpallur Mashkulli me Seksi nga ata qe jetojne (Sexiest Man Alive) nga revista People për vitin 2006. Kjo nuk është hera e pare për Clooney; ai u zgjodh fitues edhe ne vitin 1997.

Deri tani, te vetmit qe e kishin marrë këtë titull dy herë ishin Brad Pitt (1995, 2000) dhe Richard Gere (ky i fundit me 1999 dhe, se bashku me Cindy Crawford si Cifti me Seksi, me 1993).

Clooney dhe Pitt aktualisht janë ne sheshin e xhirimeve te filmit "Ocean's Thirteen". Ne një intervistë për People, Clooney tha me humor se tani Brad s'do të ketë me c'të mburret.

  • Postime: 1580
sorelina
#12 ne: 07-12-2006, 21:25:52
Modelia Katie Price është e lumtur, pas deshtimit te një fëmijë ajo është sërish shtatezan. Price është e martuar me këngëtarin Peter Andre dhe kanë dy djem, Harvey 4-vjeç dhe Junior 6-vjeç.

  • Postime: 1580
sorelina
#13 ne: 07-12-2006, 21:28:02
Jay-Z dhe Beyonce Knowles do të martohen këtë fundjave por shkembimi i unazave do të bëhet ne një Yaht ne Karaibe.

  • Postime: 1580
sorelina
#14 ne: 07-12-2006, 21:39:31
Jenifer Aniston dhe Vinche Vaughn i japin fund lidhjes se tyre intime.
Ndarja eshte bere thjesht miqesore, nuk ka shkaqe. Ata serish do te qendrojne miq.

  • Postime: 1580
sorelina
#15 ne: 09-12-2006, 14:53:23
Hilton deshiron  te bëhet "mami"

  • Postime: 1610
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#16 ne: 12-12-2006, 21:48:41
Te henen ne mengjes, Nicole Richie u arrestua per shkak se kishte shkel ligjin. Ajo kishte konsemuar alkol dhe po ngiste makine.

  • Postime: 1580
sorelina
#17 ne: 18-12-2006, 18:54:57
Pa kaluar një muaj nga ndarja me bashkëshortin Kevin, Federline, Britney Spears duket se e ka gjetur dashurinë e re. Ajo ka kaluar një mbrëmje me producentin muzikor Jonathan Rotem, i cili është me origjinë afrikanojugore. Ajo është parë duke ecur me të rrugëve të Hollivudit, pasi kanë ngrënë në restorant dhe më pas kanë rënë pre e puthjeve të nxehta që i kanë dhënë njëri-tjetrit. Pas mesnate ata kanë shkuar në shtëpinë e producentit ku këngëtarja është parë të dalë në mëngjesin e ditës tjetër. Spears është takuar dhe madje ka punuar në vitin 2000 me Jonathan.

  • Postime: 1580
sorelina
#18 ne: 18-12-2006, 18:55:58
Agjenti i ri 007, Daniel Craig vlerësohet nga gratë britanike si mashkulli më seksi në botë. Sipas një sondazhi, ku janë pyetur 4 mijë gra, aktori 38 vjeçar ka kryesuar listën, duke lënë pas Aktorët Clive Owen dhe Jude Law. Steve Jones është renditur i katërti, ndërkohë që aktori më seksi për amerikanët George Clooney është i pesti për gratë britanike. Më pas vijnë emra si; Johnny Depp, David Beckham, Robbie Ëilliams, Orlando Bloom etj. Brad Pitt ka mbetur jashtë 10-shes duke u renditur në vendin e 12-ë.
bluetooth

  • Postime: 1580
sorelina
#19 ne: 18-12-2006, 18:58:42
Edhe pse ishte planifikuar të zhvillohej në muajin nëntor, martesa e Beyonce Knolwes dhe Jaz-Z nuk duket të jetë në sfond. Megjithatë çifti nuk është aspak i shqetësuar për faktin se celebrimi para altarit është zëvendësuar me një festë 3 milion dollarësh, që këngëtarja organizoi për të fejuarin e saj. Pas xhirimeve të filmit “Dreamgirls”, Beyonce ka fluturuar me avion drejt ishujve Karaibe, ku e prisnin një grup shoqëror prej 20 vetash bashkë me të fejuarin e saj, Jay-Z, për të kaluar një nga netët më luksoze. Në dispozicion të miqve dhe çiftit janë vënë dy helikopterë, një jaht dhe një grup i madh organizatorësh. Gjatë tre ditëve të festës shpenzimet kanë shkuar 3 milionë, por për Byonce më shumë ka rëndësi lumturia e Jay-Z, sesa dollarët.
bluetooth

  • Postime: 1580
sorelina
#20 ne: 18-12-2006, 19:00:55
Janë dy motra vërtet të tmerrshme, Paris e Nicky Hilton, dhe më e keqja është se është pikërisht motra më e madhe, Paris (25 vjeç), ajo që i mëson ‘mëkatet’ më të voglës (23 vjeç). Për të qenë “lajmi i botës” ato kanë publikuar disa firi për revistën “Playboy” në pozicione vërtet delikate. Qëndrime vërtet provokuese, përqafime, ledhatime dhe geta rrjet dominojnë në këto foto, që i paraqet dy pasaniket si dy lesbike të dashuruara. Eshte kjo ndoshta mënyra që Paris ka zgjedhur për tu mbyllur gojën zërave, që e e quanin të bashkuar me Britney Spears në një miqësi mjaft intime, madje sipas shumë zërave, lezbo? Nëse Paris i trajton mikeshat siç trajton motrën e saj, nuk është ndonjë gjë për ta pasur zili...

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#21 ne: 18-12-2006, 21:52:11
Paris Hilton do te martohet me Stavros Niarchos

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#22 ne: 20-12-2006, 15:58:54
Viktoria Bekam ne nje film ku do te jete aliene per Tom Kruiz

Viktoria Bekam do te jete aliene per Tom Kruiz

Tom Kruiz e Viktoria Bekam do te jene partnere ne nje film te titulluar "The Thetan”.

Viktoria do te jete bashkeshortja e Tomit qe do te jete ne rolin e nje alieni i cili ka brenda vetes nje shpirt mese njerezor.

Viktoria eshte shprehur mjaft e kenaqur per rolin qe i eshte ofruar pasi sipas saj do te kete mundesine te tregoje qe eshte nje aktore e talentuar.

Per ish kengetaren kjo do te jete hera e dyte qe do te jete protagoniste ne nje film.

Ajo eshte shume e lumtur te hyje ne boten e Hollivudit dhe sidomois perkrah nje aktori si Tom Kruiz.

A.P

  • Postime: 1610
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#23 ne: 21-12-2006, 17:33:09
12/19/06: Britney Spears dhe tatuazhi i saj "ylli"

  • Postime: 1610
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#24 ne: 21-12-2006, 18:47:03
Sean "Diddy" Combs sot ne mengjes u be baba i dy vajzave binjake me te dashuren e tij, supermodele Kim Porter.
 

news 24 albania live

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:33:21
nga InfoZ
News.arkiva.de

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 16-04-2020, 23:01:46
nga M A X
Shqip-news.ch

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 15-04-2020, 14:39:09
nga M A X
Real-news.tv

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 14-04-2020, 23:59:55
nga M A X
News 24 lajme

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:34:43
nga InfoZ