×

News - Flash per Vipat e huaj

News - Flash per Vipat e huaj

· 156 · 15626

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#100 ne: 17-11-2010, 23:47:08
14.000,000 here princit dhe nuses se tij. Njerezit s'kane 1 lek ne xhep, kta konkurrojne kush me shtrenjte.  :P

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#101 ne: 19-11-2010, 11:45:13
Longoria ndahet nga Tony Parker

Eva Longoria ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Tony Parker. Interpretuesja e “Shtëpiake të dëshpëruara” ka paraqitur zyrtarisht kërkesën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.
Motivimi, sipas dokumenteve, është për “dallime të papërputhshme” edhe pse aktorja ka shpjeguar më pas se ka zbuluar qindra sms në celularin e të shoqit, të dërguar nga një tjetër grua.

Longoria ka shtuar më pas se Parker kishte marrëdhënie me një tjetër grua në FB.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#102 ne: 20-11-2010, 11:44:32
Parker, i ndërgjegjshëm për vendimin e Evës

Tony Parker nuk është habitur me vendimin e së shoqes Eva Longoria për t'u ndarë.

Privatisht ai ka folur më parë me yllin e "Desperate Housewives", për këtë vendim të sajin, duke qenë se gjërat mes ciftit prej kohësh nuk shkonin mirë.

"Unë dhe Eva kemi diskutuar shpesh për situatën tonë dhe unë e dija që ajo do të kërkonte divorcin", thotë basketbollisti i njohur.

Parker nuk thotë asnjë fjalë lidhur me tradhëtinë me gruan e shokut të skuadrës, por thotë se kjo është një periudhë shumë delikate për të, ndaj kërkon që të përqendrohet vetëm te ndeshjet që e presin ditët në vazhdim.

Longoria ka vendosur të ndahet me të shoqin më 17 nëntor. Në profilin e saj në Twitter, ajo ka shkruar: Me trishtim të madh, unë dhe Tony pas 7 vitesh bashkë kemi vendosur që të ndahemi. Duhemi shumë dhe lutemi për lumturinë e njëri-tjetrit". Megjithatë Eva duket shumë e lënduar nga tradhëtia e të shoqit.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#103 ne: 25-11-2010, 14:57:15
Drejt fundit martesa mes Katie dhe Tom?

Në Hollywood thashethemet përhapen shpejt dhe është e paevitueshme që gazetarët të qëndrojnë larg tyre. Kështu duket se kriza mes Katie Holmes dhe Tom Cruise është mëse e pranishme.
Katie dhe Tom jetojnë në shtepi të ndara, pasi Holmes ka dashur më shumë privatësi.

Sipas revistës angleze 'Grazia', që citon disa burime pranë ciftit, mësohet se Katie kërkon një hapësirë ku mund të jetojë vetëm ose me Surin, të ketë një jetë më normale dhe më private. Duket se aktorja ka caktuar stafin e saj të afërt, ku asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me Scientology-n.

Cilatdo qofshin motivet, Katie po qëndron gjithnjë e më shumë kohë larg Tomit, i cili shpesh është kritikuar për posesivitet në cift.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#104 ne: 11-01-2011, 00:45:25
Zgjerohet familja Beckham

David dhe Victoria Beckham po presin fëmijën e tyre të katërt… dhe Victoria shpreson që të jetë vajzë.

Futbollisti i famshëm anglez dhe ish-këngëtarja e grupit “Spice Girls” njoftuan lajmin ditën e djeshme.

Foshnja pritet të lindë në verë dhe Victoria shpreson që djemtë e saj, Brooklyn, Romeo dhe Cruz, të bëhen me një motër.

Beckham postoi në profilin e tij në FB: “Kam lajme të mira. Unë dhe Victoria po presim fëmijën tonë të katërt. Djemtë janë shumë të lumtur që do të kenë një vëlla ose motër tjetër.”

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#105 ne: 11-01-2011, 09:10:16
Marion Cotillard dhe Natalie Portman jane shtatzene.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#106 ne: 11-01-2011, 09:15:22
Falimenton restoranti i Eva Longorias.


Restoranti i Eva Longorias në Las Vegas, “Beso”, është detyruar të bankrotojë për të paguar borxhin prej 5.7 milionë dollarësh dhe detyrimet tjera.
Ylli i serialit “Desperate Housewives” është pronare e 32 % e restorantit, i cili ka të ngjitur një klub nate të quajtur “Eve”, ashtu që është përfshirë në dokumentacione për të paguar një pjesë të borxhit.

Përkundër se lokali “Beso” kishte fitime prej 14.6 milionë dollarësh në vit, dokumentet e paraqitura në Gjykatën e bankrotimit në Las Vegas tregojnë se humbja kishte qenë më e madhe se fitimi.

/Telegrafi/

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#107 ne: 11-01-2011, 09:18:06
Rihanna të banojë me Minaj?
 

Nicki dhe Rihanna janë duke planifikuar për t’u zhvendosur së bashku, përderisa kjo e fundit theu rekord në top listat britanike me këngën “What’s My Name”.
Krijuesja e hitit “Only Girl” ka shprehur dëshirën për të jetuar me mikeshën e saj, në një seri mesazhesh në Twitter edhe pse gjithçka kaloi në tonet e shakasë.

Vlen të përmendet se Rihanna ka arritur të qëndrojë për herë të dytë me radhë në pozitën e parë në top listat britanike. Ajo po ashtu ka arritur që me albumin e ri “Loud” të shesë më shumë kopje se çdo artist tjetër.

 /Telegrafi/

« Editimi i fundit: 19-05-2020, 20:18:11 nga M A X »

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#108 ne: 11-01-2011, 09:19:56
Johnny Depp urren jetën moderne.

Johnny Depp urren teknologjinë moderne dhe mendon se kjo humb individualitetin te njerëzit.

Aktori i filmit “The Tourist”, i cili ka fëmijët Lily-Rose, 11-vjeçare, dhe shtatëvjeçarin Jack me partneren e tij të kamotshme Vanessa Paradis, beson se zhvillimet në teknologji dhe ndryshimet në mënyrat e argëtimit, kanë bërë që njerëzit të humbin shijen për veten.

“Ndonjëherë do të më pëlqente të ik duke bërtitur nga bota jonë e obsesionuar me teknologjinë, mediat pushtuese, çmenduria e emisioneve ‘reality shou’ në televizione. Ne kemi humbur prekjen me gjërat e thjeshta në jetë. Ne po humbim individualitetin”, ka thënë Depp.
 

/Telegrafi/

« Editimi i fundit: 19-05-2020, 20:17:54 nga M A X »

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#109 ne: 11-01-2011, 09:28:24
Shqiptarja nga Mali i Zi shumë e kërkuar në Hollywood
 

Antonieta Nikprelaj, bukuroshja 24 vjeçare me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, ka filluar të bëhet shumë e kërkuar nga regjisorë të ndryshëm të Hollywoodit. Me bukurinë e saj magjepsëse dhe shumë ekzotike, ajo ka bindur edhe regjisorin e pjesës së katër të filmit të popullarizuar “Pirates of the Caribean: On Stranger Tides”, i cili ia ka besuar asaj një rol tejet të veçantë, atë të sirenës së detit, e cila sfidon edhe karakterin kryesor të këtij filmi, kapitenin Jack Sparrou, i cili luhet nga Johnny Depp.
 

« Editimi i fundit: 19-05-2020, 20:17:40 nga M A X »

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#110 ne: 11-01-2011, 09:34:15
Pet Shop Boys me album të ri
 

ShareNë muajin mars, bendi Pet Shop Boys do të lansoj albumin më të ri. Bëhet fjalë për albumin e dyfishtë të emëruar ‘The Most Incredible Thing’, i cili në treg zyrtarisht do të del më 7 mars. Në këtë album do të përfshihën 14 këngë të reja, njëherit edhe sountrack për baletin me të njejtin emër i cili në repertoarin e teatrit ‘Sadler’s Wells’ në Londër do të jetë nga 17 marsi. Albumin ‘The Most Incredible Thing’, Pet Shop Boys e kanë paralajmëruar disa muaj. Albumi i tyre i fundit ‘Yes’, është lansuar dy vite më parë.

« Editimi i fundit: 19-05-2020, 20:17:19 nga M A X »

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#111 ne: 11-01-2011, 09:37:39
Jeta e Marylin Monroe, zbulohen sekretet e jetes se saj
 

Marylin Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë? Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy. Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio. “Tirana Observer” sjell sot një speciale me 50 fakte nga jeta e modeles së famshme Marylin Monro.

1. Marilyn Monroe, emri në art i Norma Jeane Baker. Ajo ka lindur në Los Angeles, 1 qershor 1926 dhe vdiq në Los Angeles, 5 gusht 1962.

2. Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë.

3. Filmi si saj i parë titullohet “The Shocking Miss Pilgrim” i realizuar në vitin 1947.

4. Një video e fshehtë, superseksi e Merilin Monrosë ka dalë nga arkivat e FBI-së. Videoja, dikur “pronë” e shefit të gjithëpushtetshëm të agjencisë amerikane të hetimit, Edgar Hoover, është e rrallë për aktoren e famshme dhe të pafat.

5. Ajo përmban një skenë prej 15 minutash, bardh e zi dhe pa audio, në të cilën Monro i kushton “vëmendje” të veçantë një mashkulli të panjohur. Ajo që Hoover shpresonte të gjente në këtë filmim, ishte një lidhje mes Monrosë dhe vëllezërve Kenedi, një aferë të tipit “Levinski”, ndoshta që do ta ndihmonte atë të rrëzonte nga pushteti të dy liderët amerikanë.

6. Dyshohej se John dhe Bobby Kenedi kishin lidhje me vajzën e mrekullueshme të Los Angelosit. Por kjo nuk u vërtetua, sepse falë nishanit të saj të pangatërrueshëm në faqen e majtë, nuk ka asnjë element që të mund të tregojë diçka më shumë për të dashurin e saj, që nuk paraqitet kurrë me fytyrë.

7. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një prej vëllezërve Kenedi, sepse filmimi është bërë në fillim të viteve ´50, para se Norma Jean Baker të bëhej Marilin Monro dhe të niste të frekuentonte meshkujt e Shtëpisë së Bardhë.

8. Ndaj, kopja e filmimit, të panevojshëm politikisht, ra në duart e një funksionari më të ulët të FBI-së dhe pas vdekjes së tij, në duart e të birit që sapo e ka shitur atë për 1.5 milionë dollarë.

9 Sidoqoftë, kopja origjinale e tij ndodhet ende në arkivat e FBI-së, sepse në epokën e Hooverit, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme.

10. Veshjet e Merlyne Monro përfshinin të gjitha koloritet. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.

11. Aktorët e preferuar të sa ishin: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Poëer and Richard Widmark.

12. Ndërsa aktorët dhe artistët e preferuar të saj ishin Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Marie Dressler and Olivia DeHavilland, Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo and Botticelli

13. Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marlyn Monroe veçonte Frank Sinatrwn, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald.

14. Marlyne Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaw and Thomas Wolfe.

15. Parfumi i preferuar i Merlyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.

16. Në vitin 1945 Andre de Dienes punësoi 19-vjeçaren Marlyn Monro si modele të parë. Por vetëm pas 5 javësh Monro udhëtoi drejt Kalifornisë, Nevadës dhe New Mexiko. Fotografitë e realizuara në këto udhëtime u publikuan në revistat e të gjithë botës.

17. Marlin vazhdoi të punonte me Denies deri në vitin 1953. fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga fansat dhe admiruesit e Marline Monro në të gjithë botën.

18. Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd mori disa fotografi të Marlyne Monro me kostum banje pranë një pishine. Këto foto nuk u publikuan deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara nga fansat e saj.

19. Gorge Barris ishte duke bashkëpunuan me Marlyn Monro për një katalog, kohën kur ajo ndërroi jetë. Ai e kishte fotografuar gjerësisht atë, dhe për disa ato janë fotot e fundit që Marlyn ka bërë deri në çastin që ajo vdiq.

20. Suksesi i Marlyn Monro në Niagara erdhi nga bashkëpunimi në disa role tek “Gentlemen Prefer Blondes” (Zotërinjtë preferojnë biondet) dhe “How to Marry a Millionaire” (Si të martohesh me një milioner).

21. Revista “Photoplay” e votoi Marlyne Monro në vitin 1953 si Best New Actress, dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollywood-it.

22. Fatkeqësisht fama e Marlyn Monro dhe imazhi i saj seksual u bë një temë e cila e vrau martesën e tyre. Nëntë muaj më vonë në 27 tetor 1954 Marlyn dhe Joe u divorcuan. Ata u ndanë për “konflikt profesioni” dhe mbetën miq të ngushtë.

23. Në 29 korrik 1956 Marlyn Monro u martua me Arthur Miller çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marlyn Monro.

24. Fatkeqësisht martesa e Marlin Monro dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

25. Në vitin 1962 Golden Globe e quajti Merlin Monro si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale.

26. Fatkeqësisht gjatë një kthesë plot ngjarje shokuese, mëngjesin e 5 gushtit 1962, 36-vjeçarja Marlyn Monro vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Brentwood, California.

27. Vdekja e Marlyn Monro ishte një tronditje e madhe për të gjithë botën. Shpirti i saj i gjallë dhe bukuria e saj e bënin të pamundur për t’u besuar, faktin se ajo kishte ndërruar jetë.

28. Në 8 gusht 1962, trupi i Marlyn Monro u mbyll për të pushuar në korridorin e kujtimeve, në parkun Memorial Westwood, në Los Angeles, California.

29. Gjatë karrierës së saj Marlyn Monro realizoi 30 filma dhe nuk mund të përfundonte vetëm një, realizimet e të cilit kishin filluar, të titulluar Something’s Got to Give.

30. Marlyn Monro ishte më shumë se një yll i kinematografisë dhe një mbretëreshë e lavdishme. Ajo përshkoi një ndjesi të re të përbotshme në jetën e saj të shkurtër. Popullarititeti i Marlyn Monro-së e çoi atë tej një ylli, në një ikonë.

31. Sot emri “Marlin Monro” është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë. Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet.

32. Overdoza tragjike e vitit 1962…. Dy kabinete që mbajnë shumë prej sekreteve të saj: çelësat e misterit që ishte Marilyn Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe.

33. Një prej avokatëve të saj, Milton “Mickey” Rudin erdhi dhe filloi të merrej me telefonat. Arthur Jacobs, publicisti i saj, u thirr të kthehej nga “Hollywood Bowl”, ku ai dhe gruaja e tij e ardhshme, Natalie Trundy, po ndiqnin një koncert. E më pas ishte pamja e kurioze e Eunice Murray, gruaja e shërbimit që kishte zbuluar trupin, duke larë çarçafët në mes të natës.

34. Aktori Peter Lawford, kunati i presidentit Kennedy, nuk ishte aty, por ai ishte tronditur nga gjendja në të cilën i ishte dukur Monroe në telefonatën e tyre të fundit. “Thuaji lamtumirë Pat-it (Lawford). Thuaji lamtumirë presidentit. Dhe lamtumirë ty sepse je një djalë i mirë”.

35. Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

36. Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

37. Vdekja e Marlyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe Di Maggio.

38. Melson kishte detyrën të kujdesej për nënën skizofrenike të Monroe, të cilën asaj s’i pëlqente ta vizitonte, por Melson u kujdes për të si të ishte nëna e saj. Kështu, Marilyn u bë si të ishte vajza e Melson, e cila kishte një marrëdhënie të trazuar me vajzën e saj, Emmy Lou. Gjithashtu kishte dhe dy kabinete me dosje, një gri dhe një ngjyrë kafe.

39. Frank Sinatra e kishte këshilluar Monroe që të kishte kujdes për të ruajtur privatësinë. Sepse jeta e saj ishte e gjitha në ato dosje. Letrat, të dhënat financiare, fotografitë e saj të preferuara etj. Tashmë ishte Melson ajo që kishte kontroll mbi to.

40. Pas shumë vitesh që ishte kujdesur për nënë e Marilyn pa marrë asgjë në këmbim, kishte ardhur koha që ajo të bëhej një person i rëndësishëm në jetën e pasvdekjes së Marilyn Monroe.

41. 4.6 milionë dollarë për varrin mbi Marilyn Monro. Varri i vendosur mbi atë të aktores amerikane Marilyn Monro është shitur për hiq më pak se 4.6 milionë dollarë.

42. Varri është shitur nëpërmes faqes së hapur për shitje online eBay në ankandin i cili është hapur më 14 gusht, derisa çmimi fillestar ishte 500.000 dollarë. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur.

43. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur para 23 vitesh, i cili vendin për varrim në varrezën Westwood Village Memorial Park e kishte blerë në vitin 1954 nga ish bashkëshorti i Monroes, lojtarit të bejsbollit Joe DiMaggio.

44. Një prej ikonave më famëkeqe të historisë moderne, aktorja Merlin Monro është një prej atyre fëmijëve që quhen të paligjshëm dhe që ia doli mbanë në jetë, edhe pse nuk jetoi gjatë. Nuk është e qartë se kush ishte babai i vërtetë i aktores, ndërkoha që mamaja e saj u mbyll në një çmendinë.

45. Merlin, modelja e parë e revistës “Playboy”, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta

46. Legjenda e Hollivudit, Merlin Monro, ka zënë pozitën e parë në një listë të lepurushave të revistës më të njohur erotike “Playboy”, e përpiluar nga ueb-faqja e figurave të famshme, ‘StarPulse.com’. Merlin, modelja e parë e kësaj reviste, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta.

47. Në vazhdën e traditës së ndyrë të videove seksuale të figurave të famshme, një i tillë tani vjen edhe nga ish-legjenda e filmit, seks-ikonës së ndjerë, Merlin Monro. Porno-filmi privat i Merlinit, kohë më parë, ka dalë në treg, për të gjetur një kolektor i cili do të paguante një shumë të madhe parash, për t’u kënaqur me lakuriqësinë e Merlinit.

48. Në të vërtetë, videoxhirimi bardhezi i skenës së seksit, e paraqet bukuroshen Merlin të gjunjëzuar para një mashkulli të panjohur, i cili fytyrën e ka jashtë kuadrit të kamerës, sikur ta dinte se është duke u xhiruar, kështu që me qëllim, për asnjë çast nuk ka shikuar në objektiv.

49. E njëjta është edhe me Merlinin. Bëhet fjalë për një xhirim nga viti 1950, derisa kasetën për herë të parë e ka gjetur dhe shikuar drejtori i FBI-së, J. Edgar Huver në vitin 1960, i cili atëherë kishte kaluar dy javë duke u munduar të gjej dëshmi se si partneri i Merlinit në videoxhirim, është ose Xhon F. Kenedi apo Robert F. Kenedi. Videoxhirimi sërish është gjetur gjatë kohës së xhirimit të filmit dokumentar rreth jetës së biondes së famshme.

50. Marilyn Monroe, vazhdon të jetë akoma simbol i shkëlqimit hollivudian dhe paraqitja e saj vazhdon të hijeshojë produkte dhe reklama nga më të ndryshmet dhe më fitimprurëset njëkohësisht. 50 Vdekja, jo vetëm e ka përjetësuar imazhin e saj, por i ka sjellë edhe më shumë fitime emrit të saj, të cilat shkojnë në favor të të afërmve të tyre më me fat.

/shqip/
« Editimi i fundit: 19-05-2020, 20:17:06 nga M A X »

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#112 ne: 11-01-2011, 10:34:18
David and Vic. Beckham presin femijen e katert. :D

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#113 ne: 11-01-2011, 11:56:46
Shakira ndahet nga i dashuri

Los Angeles, 11 janar - Këngëtarja kolumbiane Shakira është ndarë nga i dashuri argjentinas, Antonio de la Ruo, pas 11 vjetëve sa ishin në lidhje.
Çifti p vendosi se duhen të ndahen. Megjithatë, të dytë pohojnë se kjo është vetëm përkohësisht.
Shakara kishte deklaruar më parë në disa intervista se është e gatshme të ketë fëmijë me Antonion, i cili për publikun është i njohur si ish djali i presidentit argjentinas, shkruajnë mediet amerikane.
Këngëtaren për një kohë e kanë lidhur edhe me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, ndërsa në gusht mediet spanjolle kishin shkruar për dashurinë e tyre, pasi i kishin xhiruar së bashku para një hoteli, ku thuhet se kishin kaluar dy net.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#114 ne: 11-01-2011, 11:58:48
Lady Gaga dizajnon syzet me kamera.

Los Angeles, 10 janar - Lady Gaga ka dizajnuar syze dielli me kamerë të integruar.
Kompania “Polaroid”, në të cilën Gaga është dizajnere dhe menaxhere kreative, e ka prodhuar këtë shpikje të re e të pazakonshme të këngëtares së njohur.
Ylli i popit është sigurisht njëra nga femrat më të fotografuara në botë. Por, duket se asaj nuk i ka mjaftuar të qëndrojë para fotoaparateve, duke vendosur t’i prodhojë.
Ylli i popit ka 10 milionë fansa në “Facebook”, 6 milionë në “Twitter”, ndërsa rruga e saj drejt famës studiohet në Universitetin e Karolinës Jugore në kuadër të kursit “Lady Gaga dhe sociologjia e famës”.
 


  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#115 ne: 11-01-2011, 21:40:43
Owen Wilson dhe zemrushja e tij  Jade Duell, presin beben e pare  :)

Shakira ndahet pas 11 vjet maredheniesh nga Antonio de la Rua

Hollywood- Star Michael Douglas shpeton nga kanceri. Tashme totalisht i sheruar.
Sandra Bullock dhe Ryan Reynolds tashme sebashku. Duken vertet nje cift i bukur keta  :D Ryan  exi i Scarlett Johansson :D

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#116 ne: 13-01-2011, 17:36:10
 :D

Depp sulmohet nga bulldogu i Pitt

Kur Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë nevojë për dikë që t’i ruajë qenin thërrasin… Johnny Depp.
Aktori pranoi që të rrinte për disa kohë me qenin Jaques në mënyrë që çifti të dilte për një darkë romantike, në kohën e filmimeve të filmit ‘The Tourist’ në të cilin interpretojnë Angelina Jolie dhe Johnyy Depp.

Por, kur Depp mbeti vetëm me Jaques, qeni e sulmoi.

Johnny tha: “Ishte budallallëk që pranova të rrija me qenin sepse ai është një bulldog i madh. Në fillim isha i tmerruar dhe qeni mbante një erë shumë të keqe. Pastaj mendova se nuk është ndonjë gjë e madhe dhe se një natë kalon shpejt.”

“Kur u ula në krevat qeni mu hodh në kurriz. Ai nuk është i vogël, Jaques peshon rreth 80 kg. Bërtita për ndihmë dhe fatmirësisht erdhi dikush që e largoi qenin”, tregoi Depp.

Gjithsesi, nga fotografia duket se qeni nuk është aq i madh sa pretendon Johnny.

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#117 ne: 15-01-2011, 21:35:07
Shqiptarja nga Mali i Zi shumë e kërkuar në Hollywood

Antonieta Nikprelaj, bukuroshja 24 vjeçare me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, ka filluar të bëhet shumë e kërkuar nga regjisorë të ndryshëm të Hollywoodit. Me bukurinë e saj magjepsëse dhe shumë ekzotike, ajo ka bindur edhe regjisorin e pjesës së katër të filmit të popullarizuar “Pirates of the Caribean: On Stranger Tides”, i cili ia ka besuar asaj një rol tejet të veçantë, atë të sirenës së detit, e cila sfidon edhe karakterin kryesor të këtij filmi, kapitenin Jack Sparrou, i cili luhet nga Johnny Depp.


Sa mire, me behet qejfi qe ndihemi per te mire  :)

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#118 ne: 17-01-2011, 10:51:08
Owen Wilson bëhet baba
Aktori amerikan Owen Wilson është bërë baba.
Partnerja e tij, Jade Duell, lindi djalin në Hawai, në shtëpinë e aktorit.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Wilson.

Vetëm para pak ditësh aktori bëri të ditur lajmin e shtatzanisë së partneres së tij.

Wilson (42 vjeç) dhe Duell (28 vjeç) janë bashkë që prej një viti.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#119 ne: 17-01-2011, 11:15:57
Rick Fox dhe Eliza Dushku plane për martesë

Ethe martesë në Hollivud. Pas fejesës 2 vjecare cifti Rick Fox dhe aktorja Eliza Dushku planifikojne martesën. I pyetur nëse kishte në plan këtë gjë në një shoë në Las Vegas, basketbollisti 41 vjecar tha se së bashku me Elizën kanë biseduar gjatë dhe ndërshmërisht pohon se martesa ka qënë pjesë e bisedimeve të tyre.

Pas divorcit të parë në vitin 2004 me aktoren Vanessa Williams Rick thotë se pasi dështoi me martesën e parë prej shumë kohësh nuk e conte në mend martesën, por tani me Elizën 30 vjecare bisedon gjatë sesi e mendon ajo martesën, nëse do të bëhen nënë, nëse do të bëjë gjera të tjera. Por, Rick thotë se që tani ai me Elizën ndjehen si një familje e vërtetë. “Kujdesi që ajo tregon për 2 fëmijët e mi nga martesa e parë gjatë pushimeve kur vijnë tek unë, nuk mund të dëshiroja asgjë më shumë nga ajo. Ne vërtet që nuk jemi ende të martuar, por I kam thënë Elizës se ajo është tamam si një nënë për ta”.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#120 ne: 19-01-2011, 08:10:56
Sir Elton John: Babai jam unë :D

Një Sër Elton John krenar pranoi për herë të parë në një revistë rozë, se djali i lindur nga një nënë e panjohur është ngjizur me materjalin e tij gjenetik.

Këngëtari dhe partneri i tij David Furnish u shndërruan në prindër në ditën e Krishlindjeve, pasi foshnja Zachary Jackson Levon Furnish-John lindi në një maternitet në Los Anxhelos.

Fillimisht nuk ishte e gjatë se cili prej dy partnerëve ishte babai biologjik i fëmijës. 63-vjeçari Sër Elton deklaroi në revistën “OK” se ekzistojnë plane për një fëmijë të dytë, që do të ketë si baba biologjik 48-vjeçarin Furnish.

Sër John dhe David u martuan në vitin 2005, pas 12 vitesh bashkëjetese. Ata tentuan të bëheshin prindër disa vjet më parë, duke kërkuar të adoptonin një fëmijë ukrainas të prekur nga HIV-i, por ligjet e vendit e ndalonin mundësinë e adoptimit nga çiftet homoseksuale.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#121 ne: 22-01-2011, 20:45:16
Beyonce aktron në filmin “Ylli ka lindur”

Në versionin e ri të filmit “Ylli ka lindur”, që do të fillojë të xhirohet së shpejti, do të aktrojë R&B këngëtarja amerikane Beyonce.

Në versionet e mëparshme të këtij filmikanë aktruar Barbara Streisend, pastaj Judi Garland, kurse para saj edhe Genet Geinor. Regjinë e versionit më të ri të këtij filmi do ta bëjë Clint Istwood (80).
Versioni i parë i filmit me këtë titull është xhiruar që në vitin e largët 1937, kurse ngjarja flet për vajzën e re Ester Blugdet, e cila nga një qytezë e vogël arrin në Holiwood për të realizuar ëndrrën dhe famën. Aty njoftohet dhe dashurohet në Norman Main, një alkoolist dhe idol i dikurshëm i të rinjve, i cili e dërgon drejt yjeve, dhe gjatë kësaj kupton se karriera e tij është duke perënduar.

Istwood ende nuk ka vendosur kujt do t’ia besojë rolin e Robert Mainit, kurse thuhet se momentalisht është në dilema ndërmjet Robert Downey jr. Dhe Rusel Crow.

Beyonce është e n jodur për publikun si këngëtare me mundësi të jashtëzakonshme të zërit, me joshje të madhe fizike, e cila ka arritur të dëshmojë talentin prej aktores në filmin Dreamgirls në vitin 2006.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#122 ne: 23-01-2011, 11:57:52
Beyonce: Jay-Z, mashkulli im i vetëm
Këngëtarja e famshme Beyonce, ka lënë të kuptohet se ka humbur virgjërinë me Jay-Z, bashkëshortin e saj.

Gjatë adoleshencës këngëtarja ka pasur një të dashur, nga mosha 12 deri në 17 vjeç, por nuk e ka thelluar marrëdhënien në të gjitha kuptimet.

“Nuk kemi jetuar bashkë, nuk kemi bërë… kupton?”, shpjegoi Beyonce.

Gjithsesi, këngëtarja ka kujtime të bukura nga ajo eksperiencë dhe nuk është penduar, por është krenare që është treguar besnike.

“Ka qenë eksperienca ime e vetme me një djalë dhe që nga ajo kohë kam pasur të bëj vetëm me Jay-Z”, përfundoi Beyonce.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#123 ne: 25-01-2011, 13:17:36
Jennifer Aniston, një nga aktoret më të këqija më 2010

Aktorja Jennifer Aniston është nominuar për aktoren më të keqe më 2010, dhe “Mjedrën e Artë”, për arritje të dobët, mund të marrë edhe Ashton Kutcher.

Një ditë para dhënies së Oskarit, më 26 shkurt, për herën e 31-të do të ndahet “Mjedra e Artë”, çmimi i themeluar më 1980 nga John Wilson. Ky çmim i jepet aktorëve, të cilët me gjithë arkëtimet e mira nga filmat, luajtën shumë dobët, ndërsa çmimi jepet edhe për arritjet më të këqija filmike, skenarin më të keq dhe aktorët më të këqij mbështetës.
Përveç Jennifer Anistonit, për aktoren më të keqe janë nominuar edhe Miley Cyrus për rolin në filmin "The Last Song", pastaj katër vajzat nga filmi "Sex and the City" - Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon dhe atë pikërisht për vazhdimin e këtij filmi dhe Kristen Stewart për rolin në "Twilight Saga: Eclipse".
Për aktorin më të keq janë nominuar Ashton Kutcher për rolin në filmat “Killers" dhe "Valentine's Day", pastaj Gerard Butler për rolin në filmin "The Bounty Hunter”, Jack Black për rolin në "Gulliver's Travels", Robert Pattinson për rolin në "The Twilight Saga: Eclipse" e dramën "Remember Me" dhe Taylor Lautner për rolin në filmin "The Twilight Saga: Eclipse".
Për filmin më të keq më 2010 janë nominuar "Twilight Saga: Eclipse", "The Last Airbender", "The Bounty Hunter", "Sex and The City 2" dhe "Vampires Suck".

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#124 ne: 25-01-2011, 13:30:47
Scarlett Johansson bën operacion plastik?

Ky është lajmi që ditët e fundit është përfolur shumë nga ueb sajtet e ndryshme botërore. Aktorja amerikane është parë ditët e fundit të dalë nga një spital i kirurgjisë plastike e mbuluar me shall, ku nuk i duket asnjë pjesë e fytyrës. Dhe nga ky fakt kanë filluar thashetheme se ajo mund të ketë kryer një operacion plastik në fytyrë. Këtë gjë mund ta zbulojmë në ditët në vazhdim kur ajo të shfaqet publikisht.
 

« Editimi i fundit: 19-05-2020, 20:16:27 nga M A X »
 

news 24 albania live

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:33:21
nga InfoZ
News.arkiva.de

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 16-04-2020, 23:01:46
nga M A X
Shqip-news.ch

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 15-04-2020, 14:39:09
nga M A X
Real-news.tv

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 14-04-2020, 23:59:55
nga M A X
News 24 lajme

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:34:43
nga InfoZ