×

News - Flash per Vipat e huaj

News - Flash per Vipat e huaj

· 156 · 15624

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#125 ne: 25-01-2011, 13:33:50
Patrick Nou shqiptari në jurinë e “DSDS”

Edhe pse jo shumë i njohur për opinionin kosovar, Patrick Nou do të jetë njëri nga tre anëtarët e jurisë së emisionit të talentëve gjermanë, i ngjashëm si “American Idol” në SHBA, “Deutschland Sucht Den SuperStar”.

Shqiptari i lindur në Zvicër, Patrick Nou, i cili ka prejardhje nga Gjakova, gëzon famë të jashtëzakonshme në Evropën e Mesme, ndërsa tani do të jetë përkrah legjendës gjermane Dieter Bohlen dhe këngëtares tjetër Fernanda Bardao në spektaklin e televizionit gjerman RTL, i cili transmetohet çdo të shtunë dhe të mërkure.

Nou është bërë i njohur me hitet e tij “5 Days” dhe “Beautiful”, ndërsa nuk e ka lënë pas as modelimin, ku ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Ai ishte i martuar me yllin hollivudian, Mally Schade.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#126 ne: 25-01-2011, 13:48:32
Kidman pagoi 110 mijë euro për vajzën.


Nicole Kidman dhe Keith Urban habitën publikun kur bënë të ditur se janë bërë prindër edhe të një vajze, Faith Margaret, e cila lindi nga nëna surrogat, dhe tani është bërë e ditur shuma e parave për këtë shërbim.

Ky çift i njohur për lindjen e vajzës i pagoi 110 mijë euro agjencisë në Los Angeles, e cila punëson nënat surrogat, njoftojnë mediet amerikane.
Nga e njëjta agjenci, një nënë surrogat i ka lindur djalë edhe këngëtarit të njohur Elton John dhe partnerit të tij, David Furnish. Nga kjo agjenci kanë deklaruar se nuk guxojnë të flasin për gjithë procedurën, ndërsa e vetmja gjë që mund të zbulojnë është se lindja e fëmijës në agjencinë e tyre kushton deri 110 mijë euro.
Përndryshe, aktorja e njohur, Nicole Kidman, ka lindur vajzë më 2008, dhe ka dy fëmijë të adaptuar nga martesa me Tom Cruise.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#127 ne: 25-01-2011, 13:50:09
Elton John, larg VIP-ave

Sir Elton John ka vendosur që në shenjë proteste për jetën amorale të cilën, sipas tij, e bëjnë shumica e njerëzve në botën e muzikës të heqë dorë nga shoqërimi me shumicën prej tyre.

Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia “Associated Press” duke cituar njërin prej shokëve të John. “Ai është i lodhur nga gjithë ato që janë folur për të dhe bashkëshorten e tij sidomos pasi ata janë bërë prindër”,citohet t’i ketë thënë gazetës shoku i John. Ndërkohë vetë John i ka thënë agjencisë se “nuk i ka punët mirë me këtë klasë të shoqërisë” dhe se nuk është larg të marrë një vendim të tillë. “Na duhet dialog. Jo të flasim për jetën private. Na duhet më shumë respekt për ata që kanë bërë gjithë këtë karrierë”, ka thënë John.
Ndërkohë as gazetat e tjera amerikane nuk kanë hezituar që ta quajnë John tashmë një “qytetar të klasës së dytë”.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#128 ne: 25-01-2011, 13:52:49
Ashley Cole ndahet nga “sex-symbol”-i

Futbollisti i kombëtares angleze, Ashley Cole, është ndarë prej të dashurës së tij “sex-symbol”, bëri të ditur e përditshmja rozë “The Sun”.


Të pranishëm në festën e fejesës së një miku të tyre, Kayla Collins dhe Ashley u bënë protagonistë të një sherri dhe vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre të shkurtër.

Kayla konsiderohet si një seks symbol në Britaninë e Madhe, status që e ka fituar nëpërmjet pjesëmarrjes në disa filma erotikë dhe me koopertinat e revistave si PlayBoy.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#129 ne: 25-01-2011, 13:54:16
Victoria në versionin e saj “zombie”

Victoria Beckham dukej tërësisht jashtë forme, ndërsa u fotografua një natë më parë pas një darke në Londër, së bashku me bashkëshortin e saj David Beckham.

Aq shokuese ishte pamja e 36-vjeçares, sa që “Daily Mail” e cilësoi si Morticia Adams, personazhi i filmit horror të familjes Adams.
David dhe këngëtarja e grupit “Spice Girls” shkuan për sushi në një restorant japonez, edhe pse grave shtatzanë nuk u këshillohet që të hanë ushqime deti.

Mesa duket, sushi dha një kontribut të rëndësishëm për ta bërë Victoria-n që të dukej aq keq. Ajo ishte paraqitur veçanërisht e zbehtë pak ditë më parë, menjëherë pasi shpalli lajmin e shtatzanisë.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#130 ne: 25-01-2011, 13:56:15
Donald Trump, gjysh për të tretën herë

Ivanka Trump eshte shtatezene me femijen e saj te pare me bashkeshortin Jared Kushner.

Vajza e pasanikut Donald Tramp keshtu do t'i dhuroje atij nipin e trete, pasi vellau i saj Donald Trump Jr. tashme ka dy femije.

Lajmin e lumtur e ka dhene vete Ivanka, nepermjet rrjetit social ''Twitter'':
''Kam pritur per te ndare kete lajm te mrekullueshem me ju... Jam shtatezene! Jared dhe une s'mund te jemi me te lumtur se kaq'',ka shkruar 29 vjeçarja.

Me heret, Ivanka ka zbuluar se do te deshironte te behej nene dhe se pelqente jeten familjare te vellaut te saj.

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#131 ne: 26-01-2011, 21:10:42
Victoria në versionin e saj “zombie”

Victoria Beckham dukej tërësisht jashtë forme, ndërsa u fotografua një natë më parë pas një darke në Londër, së bashku me bashkëshortin e saj David Beckham.

Aq shokuese ishte pamja e 36-vjeçares, sa që “Daily Mail” e cilësoi si Morticia Adams, personazhi i filmit horror të familjes Adams.
David dhe këngëtarja e grupit “Spice Girls” shkuan për sushi në një restorant japonez, edhe pse grave shtatzanë nuk u këshillohet që të hanë ushqime deti.

Mesa duket, sushi dha një kontribut të rëndësishëm për ta bërë Victoria-n që të dukej aq keq. Ajo ishte paraqitur veçanërisht e zbehtë pak ditë më parë, menjëherë pasi shpalli lajmin e shtatzanisë.


Kurre nuk me ka pelqyr kjo mua

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#132 ne: 27-01-2011, 08:27:17
Kurre nuk me ka pelqyr kjo mua

edhe mua, po te mos ishte martuar me David kjo do kish perfunduar si ato te tjerat, mua me duket shume egoiste dhe mendoj qe kete punen e femijeve e ka si strategji per te mbajtur burrin sa me gjate e sapo mund te filloje ndonje krize ajo fap ben nje femije tjeter e uola iken kriza... e hidhur dreqja, "e shkathet"...

te pershendes erlehta :perqafim

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#133 ne: 02-02-2011, 14:05:10
Fëmija i parë i Penelope Cruz dhe Javier Barden është djalë

MADRID- Aktorët spanjollë Penelope Cruz dhe Javier Bardem janë bërë prindër, duke u gëzuar kështu fëmijës së tyre të parë i cili është një djalë. Gazeta "El Pais" në faqen e saj të internetit, shkruan se ai lindi dje më datë 25 janar në spitalin e njohur Cedars Sinai të Los Anxhelos Që të dy si fëmija dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë, sipas burimeve të afërta me familjen.

Penelope Cruz, 36 vjeçe, dhe Javier Bardem, 41 vjeç, janë njohur gjatë xhirimit të filmit "Jamón, Jamón" të Bigas Luna në vitin 1992, dhe më pas kanë luajtur së bashku në vitin 2008 në një film të Woody Allen "Vicky Cristina Barcelona", pas të cilit aktorja një vit më pas mori çmimin Oscar si aktorja më e mirë jo protagoniste.

Javier Bardem, i nominuar për çmimet Oscar në vitin 2001 në kategorinë si aktori më i mirë për rolin në filmin "Para natës" (Avant la nuit - 2000), e ka fituar një çmim Oscar në vitin 2007 për rolin e tij në film "No country for old men" të vëllezërve Coen.

Në vitin 2010, ai mori çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin e Kanës për interpretimin në film "Beautiful" të regjizorit meksikan Alejandro González Inarritu. Pikërisht për këtë rol ai u nominua dje edhe për çmimet Oscar, ceremonia e të cilave do të zhvillohet më 27 shkurt.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#134 ne: 20-02-2011, 22:32:06
Jessica Alba sërish shtatzënë
Aktorja e bukur, Jessica Alba, ka zbuluar se është sërish shtatzënë dhe se do të lindë fëmijën e dytë me burrin Cash Warren. Ajo e konfirmoi shtatzëninë e saj në Facebook, kur la mesazhin se ishte shtatzënë.

Ajo shkroi se ka vlerësuar gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e fansave gjatë shtatzënisë së parë dhe se do ta rivlerësojë këtë, transmetojnë mediet amerikane.

Alba dhe Cash janë martuar në maj 2008, dhe një muaj pas dasmës, Alba lindi vajzën Honor Marie Warren.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#135 ne: 18-03-2011, 11:41:42
Sandra Bullock, 1 milionë $ për Japoninë

Sandra Bullock i ka dhururar 1 milionë $ Kryqit të Kuq në ndihmë të Japonisë, vendit që u godit nga një tërmet 8.9 ballësh javën e kaluar.
Të ardhurat e aktores për vitin 2010 shkuan deri në 22 milionë $ dhe pritet që edhe këtë vit fitimet për Bullock të jenë të mëdha duke marrë parasysh se do të interpretojë në 9 filma të rinj.

“Kryqi i Kuq amerikan i është shumë mirënjohës Sandra Bullock dhe familjes së saj për këtë donacion bujar. Ky kontribut është shumë i rëndësishëm për nevojat urgjente të shumë njerëzve në Japoni”, lexohej në komunikatën e organizatës.

Vitin e shkuar, aktorja 46-vjeçare dhuroi edhe 1 milon $ të tjerë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Haiti.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#136 ne: 18-03-2011, 22:45:06
Lohan rrezikon burgun: Pi një çaj alkoolik

Lindsay Lohan, e cila përballet me një betejë juridike pas kamerave që e filmuan duke vjedhur një varëse në një argjendari, mund të përfundojë në burg përpara se kjo çështje të zgjidhet prej çajit që ajo pi. Aktorja 24-vjeçare u lirua pas katër muajsh burgosje në një qendër rehabilitimi në janar, me kushtin që të mos konsumonte më alkool për të paktën një vit. Megjithatë, “vajza e keqe” konsumon vazhdimisht një lloj çaji të quajtur “Kombuchea”, i cili përmban më pak se 0,5% alkool. Kjo provohet edhe nga disa fotografi, të cilën e kanë kapur “në flagrancë” duke pirë çaj. Pavarësisht se tingëllon qesharake, Lohan mund të përfundojë përsëri në qendrën e rehabilitimit, pasi në marrëveshjen e saj të lirimit shkruhej qartësisht se ajo nuk duhet të konsumojë asnjë përqindje alkooli.

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#137 ne: 21-03-2011, 09:50:30
Shakira eshte lidhur me futbollistin Pique.

Scarlett Johannson eshte lidhur me Sean Penn.

Ashley Greene eshte ndare nga Joe Jonas, i grupit Jonas Brothers.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel ndahen pas 4 vitesh lidhje.

Olivia Wilde ndahet nga i shoqi dhe lidhet me Ryan Gossling.

Renee Zellqeger ndahet nga i shoqi, Bradley Cooper.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#138 ne: 01-04-2011, 13:31:01
Martohet Michael Buble
01/04/2011 09:10

Këngëtari Michael Buble dhe e fejuara e tij argjentinase Luisana Lopilato janë martuar në një zyrë të gjendjes civile të Buenos Aires ditën e djeshme.
Ceremonia civile ka qenë vetëm fillimi i një serie festimesh që do të mbyllen të shtunën me një martesë në kishë dhe një festë të madhe për familjarët dhe miqtë e çiftit.

Buble dhe Lopilato nuk do të kalojnë një muaj mjalti të zakonshëm, por do të udhëtojnë në kontinentin afrikan për të ndihmuar me vepra bamirësie në rritjen e cilësisë së jetës së fëmijëve të Afrikës.

Cifti është njohur në vitin 2008 pas një koncerti të kanadezit në Buenos Aires.

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#139 ne: 01-04-2011, 13:51:29
vdes per zerin e ketij :) eshte fantastik dreqi

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#140 ne: 02-05-2011, 09:31:19
Mariah Carey lind binjakët

ArkivMariah Carey dhe Nick Cannon festuan përvjetorin e tretë të martesës si prindër.
Zëdhënësja e këngëtares, Cindi Berger, bëri të ditur lajmin e lindjes së dy binjakëve: një djalë dhe një vajzë.

Zëdhënësja theksoi se vajza lindi e para dhe më pas lindi djali. Cifti Carey-Cannon ende nuk ka vendosur për emrat e fëmijëve.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#141 ne: 18-05-2011, 08:25:35
Schwarzenegger ka një fëmijë sekret

Vetëm disa ditë më parë, Arnold Schwarzenegger dhe bashkëshortja e tij, Maria Shriver, njoftuan me anë të një komunikate vendimin për t'u ndarë pas 25 vitesh martesë.
Por tani gazeta "Los Angeles Time", publikon një tjetër lajm që i vë vulën fundit të historisë së dashurisë së ish-guvernatorit të Kalifornisë me gruan e tij.

Arnoldi ka një fëmijë sekret, fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore 10 vite më parë. Aktori e ka pranuar atësinë dhe kjo ka qenë arsyeja që Maria Shriver, gazetare televizive, mbesë e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka ikur nga shtëpia në fillim të këtij viti, menjëherë sapo mori vesh ngjarjen.

"Pasi e mbylla me politikën, i shpjegova gruas sime atë që ndodhi. E kuptoj hidhërimin dhe dhimbjen që ndjejnë familjarët e mi. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për gjendjen që kam krijuar. I kërkoj falje Marias dhe fëmijëve të mi, më vjen vërtet shumë keq", thotë ish-guvernatori.

Schwarzenegger u bën thirrje mediave që të respektojnë gruan dhe fëmijët e tij, në këtë moment të vështirë.

Ende nuk ka asnjë koment nga Maria Shriver, ndërsa "Times" nuk ka publikuar identitetin e gruas dhe fëmijës se ish-aktorit. Gruaja per te cilen behet fjale ka punuar për 20 vjet si shërbyese në familjen Schwarzenegger dhe u pushua në janar.

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#142 ne: 18-05-2011, 08:48:53
Leo Di Caprio ndahet nga Bar Refaeli dhe flitet qe eshte lidhur me Blake Lively, te serialit Gossip Girl.

Sienna Miller eshte lidhur me aktorin britanik TOm Sturridge.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#143 ne: 22-05-2011, 11:15:20
Schwarzenegger ka një fëmijë sekret

Vetëm disa ditë më parë, Arnold Schwarzenegger dhe bashkëshortja e tij, Maria Shriver, njoftuan me anë të një komunikate vendimin për t'u ndarë pas 25 vitesh martesë.
Por tani gazeta "Los Angeles Time", publikon një tjetër lajm që i vë vulën fundit të historisë së dashurisë së ish-guvernatorit të Kalifornisë me gruan e tij.

Arnoldi ka një fëmijë sekret, fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore 10 vite më parë. Aktori e ka pranuar atësinë dhe kjo ka qenë arsyeja që Maria Shriver, gazetare televizive, mbesë e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka ikur nga shtëpia në fillim të këtij viti, menjëherë sapo mori vesh ngjarjen.

"Pasi e mbylla me politikën, i shpjegova gruas sime atë që ndodhi. E kuptoj hidhërimin dhe dhimbjen që ndjejnë familjarët e mi. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për gjendjen që kam krijuar. I kërkoj falje Marias dhe fëmijëve të mi, më vjen vërtet shumë keq", thotë ish-guvernatori.

Schwarzenegger u bën thirrje mediave që të respektojnë gruan dhe fëmijët e tij, në këtë moment të vështirë.

Ende nuk ka asnjë koment nga Maria Shriver, ndërsa "Times" nuk ka publikuar identitetin e gruas dhe fëmijës se ish-aktorit. Gruaja per te cilen behet fjale ka punuar për 20 vjet si shërbyese në familjen Schwarzenegger dhe u pushua në janar.

..apo si ishte, kopjeee e te jatit :D

  • Postime: 266
the king
#144 ne: 20-01-2013, 22:08:31
Krushke po George Lukas ?

Ka nje goxha ville ketu  afer  kush eshte ?
Ma ka vilen plot me telekamera dhe kur erdhi kishte 50 =60 vete

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#145 ne: 28-07-2013, 19:07:32
megjithe entuziazmin dhe zhurumen qe ben Holliwoodi, skenaret e kinemase Evropiane dhe aktoret jane shume me serioze,konrete dhe te vertete. Jo vetem se Evropa, sadopak, eshte nen kujdesin e superalienit, ''zoti?" por edhe sepse ai di te zgjedhe.

  • Postime: 10
looking
#146 ne: 01-01-2020, 21:35:31
Vipat me fame boterore





« Editimi i fundit: 18-02-2020, 07:56:25 nga M A X »

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#147 ne: 30-04-2020, 17:10:37
 

Nëse ju kujtohet, në 2019-n Kylie Jenner u përpoq të markonte emrin e vajzës së saj, Stormi, në mënyrë që të mos përdorej nëpër kompani, nga veshjet, lodrat e deri te produktet sanitare. Mesa duket, situata me emrin e të bijës nuk ka qenë fort e lehtë.Sipas TMZ (via Cosmopolitan), Kylie Jenner ka ngritur një padi ligjore kundër një kompanie të quajtur Business Moves Consulting sepse një muaj pas ardhjes në jetë të Stormi-t, u përpoq të regjistronte kompaninë Stormi Couture. Pra, sipas Kylie-t, kompania u përpoq të përfitonte nga emri i vogëlushes.

Nga ana tjetër, Business Moves thuhet se paditi Kylie-n për shkelje të së drejtës së tyre tregtare në lidhje me përdorimin e emrit Stormi. Ndërkohë avokatët e Kylie-t thonë se BMC “është mashtruese”. “Emri Stormi është i njohur, unik dhe padyshim i lidhur me emrin Stormi Webster,” shkruajnë përfaqësuesit e Kylie-t./lapsi

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#148 ne: 30-04-2020, 17:11:14
Ed Sheeran është përgëzuar për gjestin dashamirës që ka bërë kundrejt stafit të klubit të tij në Notting Hill, Londër.

Ai ka vendosur ta mbajë të mbyllur klubin duke i thënë të gjithë pjesëtarëve të stafit që të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur veten dhe familjarët nga Koronavirusi.
29-vjeçari nuk i ka kërkuar shtetit të dëmshpërblejë punëtorët e tij me pagë lufte si shumë personazhe të tjerë të njohur që kanë biznese private por ka vendosur t’i paguajë ata nga xhepi.

Sheeran i ka siguruar stafit rrogën e plotë për sa kohë që do të jenë në izolim ku minimalja kap shifrën prej 2500 paund.

Nga ata tjetër është Victoria Beckham me një pasuri prej 355 milion paund së bashku me David u ka kërkuar stafit të saj që të dalin në punë ndërkohë që po mundohet t’i marrë shtetit pagën e luftës duke mos pranuar t’i paguajë vetë. Ndryshe nga Ed Sheeran, Victoria ka marrë kritika të ashpra nga publiku. /lapsi.al

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#149 ne: 30-04-2020, 17:15:08
 

Emily Ratajkowski po kalon një periudhë të vèshtirë emocionalisht dhe mendërisht gjatë izolimit për shkak të koronavirusit. Modelja 28-vjeçare po qëndron në shtëpi me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard në mes të pandemisë globale, por ka thënë se qëndrimi në shtëpi ka qenë shumë i vèshtirë për të. Duke folur për “A Zoom of One’s Own” të Vogue, ajo tha:

“Për mua, është më shumë një betejë emocionale dhe mendore për të mbajtur humorin lart dhe për të qëndruar e zënë me punë”. Gjatë izolimit të saj, Emily është e vendosur të përfshihet më shumë në drejtësinë sociale duke u dalë në mbrojtje atyre njerëzve që nuk kanë avokatë në krizën aktuale. “Unë po planifikoj të bëj shumë më tepër në hapësirën e drejtësisë sociale sepse kjo është shumë e rëndësishme tani. Por gjithashtu, sepse Bernie Sanders ra, unë gjithashtu kam nevojë për një lloj shprese … dhe mbrojtja e njerëzve që nuk kanë avokatë në këto situata, më bën të ndjehem mirë”. /lapsi.al
 

news 24 albania live

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:33:21
nga InfoZ
News.arkiva.de

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 16-04-2020, 23:01:46
nga M A X
Shqip-news.ch

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 15-04-2020, 14:39:09
nga M A X
Real-news.tv

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 14-04-2020, 23:59:55
nga M A X
News 24 lajme

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:34:43
nga InfoZ