×

News - Flash per Vipat e huaj

News - Flash per Vipat e huaj

· 156 · 15613

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#150 ne: 01-05-2020, 01:01:00
 

Gigi Hadid raportohet se pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik dhe e ka fshehur barkun e saj për muaj me radhë në të gjithë botën.

Sipas TMZ, supermodelja 25-vjeçare është 20 javë shtatzënë – gjë që do të thotë se ajo do të sjellë fëmijën e saj të parë kah mesi i shtatorit.

Çifti kishin ndarje të shumta gjatë viteve të lidhjes së tyre, dyshja ishin rikthyer së bashku në dhjetor të vitit 2019 – menjëherë rreth kohës kur Gigi do të mbetej shtatzënë.

Pavarësisht se fshehu shtatzëninë e saj për më shumë se pesë muaj, ikona e modës nuk është ngadalësuar dhe u shfaq në shfaqje të shumta të pistës këtë vit.

Në paraqitjet e saja publike, supermodelja kujdesej që gjithnjë të vishte rroba të gjëra që mbulonin trupin e saj. /standard.al

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#151 ne: 01-05-2020, 01:04:04
Irrfan Khan ka ndërruar jetë në një spital në qytetin përëndimor të Mumbait ka deklaruar agjensia e tij.

Ishte vetë aktori që në vitin 2018 me anë të një postimi në Twitter tregoi se ishte diagnostikuar me tumor endokrin.

Ai më vonë i’u nënshtrua një mjekimi në Londër.

Dy muaj pasi ka bërë publike dignozën që ka, ai pati shkruar një letër të hapur për përvojën e tij gjatë trajtimit me kancer, duke reflektuar në “intensitetin” e dhimbjes dhe “paqartësitë” e jetës.

Më 2013, Khan pati fituar Çmimin Kombëtar për Film në Indi, për rolin e tij në filmin, Paan Singh Tomar, përkatësisht portretizimin e një atleti që bëhet më vonë bandit./standard.al

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#152 ne: 06-05-2020, 21:51:05
Këngëtarja e famshme Ariana Grande pak javë më parë ka konfirmuar bashkëpunimin më të ri me Justin Bieber i quajtur “Suck With U”.

Dyshja të cilët prej vitesh kanë ruajtur raporte shumë të mira miqsore premtojnë një hit të vërtetë nga kjo prurje dhe fansat nuk po durojnë dot më.

Ariana ka postuar një foto tjetër në rrjetet e saj sociale ku shfaqet në një studio dhe i kujton fansave se më 8 maj do të publikohet ky projekt muzikor i shumëpritur.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#153 ne: 06-05-2020, 21:51:35
Surpriza të reja nga çifti i njohur Gigi Hadid dhe Zayn Malik. Nëse menduat se pas lajmit të shtatzënisë së modeles, gjithçka do të mbaronte aty, e keni menduar gabim.

“Cosmopolitan” shkruan se Gigi dhe Zayn kanë hedhur një hap tjetër në marrëdhënien e tyre dhe e ka fjalën pikërisht për hapin më të rëndësishëm siç është martesa

Ka qenë Zayn që ngjalli këtë diskutim dhe këto dyshime. Këngëtari i njohur i “Pillowtalk” ka bërë në krahun e tij një tatuazh të ri dhe nuk është aspak një tatuazh i zakonshëm. Ai ka gdhendur në trupin e tij poemën e martesës së Kahlil Gibran, një poemë e cila lexohet shpesh në ceremonitë e martesave.

“Ne kemi lindur bashkë dhe bashkë do të jemi gjithmonë”, thuhet në poemën e famshme të martesës, e cila tashmë është tatuazhi më i ri i Zayn Malik.

  • Postime: 21103
InfoZ
#154 ne: 28-05-2020, 23:38:08
 

Justin dhe Hailey Bieber do të ndërmarrin veprime ligjore kundër një kirurgu plastik, pas pretendimeve të këtij të fundit në lidhje me ndërhyrjet që Hailey mund të ketë bërë në fytyrë.

Në një letër të siguruar nga E! News, avokatët e çiftit Bieber akuzojnë Dr. Daniel Barret për “përdorim të emrit, imazhit dhe famës” për të “reklamuar në mënyrë komerciale praktikën e kirurgjisë së tij plastike dhe për të përhapur pretendime të rreme”. Ai akuzohet gjithashtu se ka përdorur “pjesë të mbrojtura nga e drejta e autorit” referuar këngës “Sorry” të Justin Bieber në videon e tij. Dr. Barret tregon dy foto të Hailey-t dhe pretendon se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në hundë. Përpos rinoplastikës, ai thotë se Hailey ka konturuar nofullën, mollëzat dhe buzët./lapsi

  • Postime: 21103
InfoZ
#155 ne: 05-06-2020, 23:10:16
“Unë gjithmonë do të jem panseksuale”/ Ja çfarë thotë modelja 27-vjeçare pas ndarjes nga e dashura
 

Delevingne u shpreh se ishte krenare që foli hapur në lidhje me seksualitetin e saj.

“Krenaria është diçka që unë nuk e kam pasur kur isha fëmijë. Ndjenja e krenarisë është si ndjenja e përkatësisë. Një vend ku nuk keni nevojë të kërkoni falje ose ndiheni të turpëruar. Unë ndihesha sikur nuk i përkisja trupit tim. Ndihesha e humbur,”– tha modelja.

Megjithatë, të folurit hapur ndryshuan gjërat për mirë tek Cara.

“Kur fillova të flisja për seksualitetin tim, nuk po fshihja më asgjë. Dhe personit që po ia fshihja më së shumti ishte vetja me”– përfundoi ajo.

Cara Delevingne pak kohë më parë i dha fund lidhjes me aktoren Ashley Benson dhe i doli në mbrojtje dukë i kërkuar ndjekësve të saj ta linin rehat.

Modelja e njohur me anë të një postimi në Instagram mbrojti aktoren pasi ajo u fotografua me reperin G-Eazy pas ndarjes së tyre.

“Tani është e rëndësishme të shpërndajmë dashuri dhe jo urrejtje,”- shkroi 27-vjeçarja. “Të gjithë ju që e urreni Ashley Benson ju lutem ndaloni. Ju nuk e dini të vërtetën, vetëm ajo dhe unë e dimë, dhe pikërisht kështu duhet të mbetet.”

Lajmet që Delevingne dhe Benson ishin ndarë pas dy vitesh lidhje u përhapën në fillim të këtij muaji.

Ata e mbajtën për shumë kohë lidhjen private, derisa modelja e konfirmoi në qershor të vitit 2019.

Sipas burimeve, çifti kishin pasur uljet dhe ngritjet e tyre në marrëdhënien por në prill mori fund./standard.al
 

news 24 albania live

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:33:21
nga InfoZ
News.arkiva.de

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 16-04-2020, 23:01:46
nga M A X
Shqip-news.ch

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 15-04-2020, 14:39:09
nga M A X
Real-news.tv

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 14-04-2020, 23:59:55
nga M A X
News 24 lajme

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:34:43
nga InfoZ