×
Hyrja
Profili

News - Flash per Vipat e huaj

News - Flash per Vipat e huaj

· 158 · 16227

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#25 ne: 30-12-2006, 17:57:32
Xhulia Roberts pas lindjes se dy binjakeve ..pret nje tjeter bebe e cila ose (i) do te lind ne vere  :D

  • Postime: 1580
sorelina
#26 ne: 14-01-2007, 21:55:42
Janë personazhe VIP. Janë të pasura. Kanë vëmendjen e gjithë fansave, mediave, paparacëve, etj. Megjithatë veshja e tyre nuk është gjithmonë e përkryer. Për të mos mjaftuar vetëm kjo, mund të ndodhë, që të
vishen dhe keq. Aq sa të shpallen dhe si personazhet e veshura më keq gjatë vitit 2006

Cilat janë personazhet VIP të ve shura më keq gjatë vitit 2006?
Padyshim Britney Spears dhe pasanikja Paris Hilton. Dy mikeshat e netëve të gjata, janë bashkuar edhe në një tjetër pikë. Pikërisht në klasifikimin, që bën ish stilistja e Blackwell çdo vit. Të dyja Spears dhe Hilton janë kritikuar për veshjet e tyre si “jashtë stili dhe larg modës”. Në fakt duke u nisur nga veshjet e tyre, ato mund të klasifikoheshin edhe si më keq të zhveshurat...
Në fakt arsyeja që e ka bindur Blackwell për të shpallur si fituese Spears, ka qenë pikërisht mënyra e të veshurit ose më saktë, le të themi e të zhveshurit, me të cilën është prezantuar këngëtarja gjatë vitit 2006. Dhe në fakt, si mund të harrojmë ato fotografi, që e shfaqnin bukuroshen Britney pa veshje intime. Një pikë, ku ish stilistja nuk mundet kurrësesi ta injorojë është pikërisht të falë një gabim të tillë.
Por jo vetëm Britney dhe Paris...
Edhe bashkëshortja e princit Karl të Anglisë, Camilla, apo aktorja e re Lindsay Lohan dhe këngëtarja Christina Aguilera janë mbërthyer në rrjetën e personazheve të veshur më keq. Në klasifikimin e 47-ë, që bën stilistja Blackwell, Camilla Parker-Bowles, gruaja e mbretit të ardhshëm të Britanisë së Madhe ka zënë vendin e dytë me epitetin “dukesha e rënies” dhe “një falimentim i vërtetë”. Blackwell ka përzgjedhur më pas në vend të tretë aktoren simpatike Lindsay Lohan. Ndërkohë, që Christina Aguilera dhe Mariah Carey janë vendosur në pozicion të katërt dhe të pestë. Këngëtarja Paula Abdul, aktorja Sharon Stone, Tori Spelling dhe Sandra Oh janë kritikuar sidomos për zgjedhjet e tyre, në mënyrën e të kombinuarit të veshjeve me aksesorët e tjerë. “Të veshura aq keq, sa të vjen të qeshësh”? Më keq. Blackwell ka thënë se gardëroba e Meryl Streep sa e sheh të bën menjëherë të qash me lot. Mund të duket e çuditshme. Por ja që është më se e vërtetë. Edhe atyre u bëhen vërejtje për mënyrën sesi vishen. Të jesh e suksesshme në muzikë, kinematografi, etj nuk do të thotë se ke shije në veshje...
Ilda Lumani

  • Postime: 1580
sorelina
#27 ne: 14-01-2007, 22:07:31
Ashtu si shumë këngëtarë të tjerë, që pasi kanë gjetur suksesin në muzikë janë përpjekur të jenë të tillë edhe në kinematografi, edhe këngëtari Puff Daddy po tenton të hyjë në këtë fushë. Pas suksesit të fundit në bashkëpunim me këngëtaren Christina Aguilera, reperi me ngjyrë ka vendosur të provojë dhe aktrimin. E në fakt përpara se të testojë veten me një film artistik, ai e ka provuar këtë gjë me një film me metrazh të shkurtër. Filmi në të cilin do të interpretojë këngëtari paraqet jetën e një muzikanti. Kështu që nuk ka për të qenë shumë e vështirë për P.Daddy të paraqitet nën lëkurën e këtij roli, që është i njëjtë me profesionin e tij.
bluetooth

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#28 ne: 17-01-2007, 12:10:00
Aktorja Chaterine Zeta-Jones, tani një kuzhiniere…

Aktorja e bukur Catherine Zeta-Jones ka punuar si kuzhiniere në një restorant të Nju Jorkut për të mësuar për filmin e saj të ardhshëm, siç informonte gazeta britanike The Sun. 37 vjeçarja do të interpretojë një shefe kuzhine në filmin e saj No reservations, që do të shfaqet në 2007. Për të mishëruar këtë rol Zeta-Jones ka punuar fshehurazi në një restorant njujorkez, duke pranuar se arti i kulinarisë i kishte shkaktuar edhe shqetësime. "Kam patur disa klientë të besdisshëm dhe realisht arrogantë", ka komentuar aktorja, fituese e Oscar për filmin Chicago (2000). Ndonëse Zeta-Jones u mundua të mos kujdesej për imazhin e saj për të mos ngjallur dyshime, disa klientë kanë komentuar se ajo i ngjante yllit të Hollivudit. Sipas artistes, ngadalësia e saj në kuzhinë u zbulua një ditë kur po gatuante për burrin e saj, Michael Douglas…, ndoshta e nxitur edhe nga dëshira për ta kënaqur…!

 

  • Postime: 1580
sorelina
#29 ne: 20-01-2007, 20:13:44
Penelope Cruz lezbike? Nuk është shaka. Aktorja spanjolle u ka dhënë fund zërave që e hidhnin në krahët e koleges së saj, Salma Hayek. Fjalët lindën pikërisht pas një seri fotosh publicitare në të cilat Penelope prekte fundin e shpinës së Salma-ës në mënyrë provokuese. Cruz, mysafire e “David Letterman Show”, ka qeshur dhe ka mohuar këto zëra, duke thënë se “Ne të dyja jemi si dy motra dhe kemi shumë sens humori. Më vjen keq, por nuk jemi homoseksuale, nuk është rast i yni...”

bluetooth

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#30 ne: 26-01-2007, 13:48:11
Qarkullojne zera se Pamela Anderson dhe George Clooney kane nje lidhje mes tyre.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#31 ne: 29-01-2007, 16:32:52
Viktoria Beckham do te realizoje nje film reth jetes se vete.

  • Postime: 1580
sorelina
#32 ne: 29-01-2007, 22:53:55
Di Caprio serish solo. E braktis e dashura.


George Clooney kundershton thashemein rreth lidhjes me ikonen e silikonit Pamela Anderson.   Asgje nuk eshte e vertete - thote Clooney.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#33 ne: 07-02-2007, 21:06:54
Jolie dhe Pitt duan te blejne mje shtepine Berlin. Momentalisht kane nje me qera midis Alexanderplatz dhe. Torstraße

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#34 ne: 07-02-2007, 21:08:42
Kristina Aguilera cdo te shtune ben xhiro mbi kale, lakuriq.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#35 ne: 08-02-2007, 21:10:29


Norah Jones do të luaj ne filmin "My Blueberry Nights" , por me pare duhet te dobesohet dhe pak.

  • Postime: 1610
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#36 ne: 08-02-2007, 23:24:28
Anna Nicole Smith ka dhen shpirt sot ne dhomen e hotelit, akoma nuk dihet shkaku i kesoj tragjedie por thojn qe Anna Nicole Smith kishte disa dite qe nuk ishte ndjere mire.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#37 ne: 10-02-2007, 14:56:33
Anna Nicole Smith ka dhen shpirt sot ne dhomen e hotelit, akoma nuk dihet shkaku i kesoj tragjedie por thojn qe Anna Nicole Smith kishte disa ditë qe nuk ishte ndjere mirë.
Diku lexova se kishte mare mbidoze droge.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#38 ne: 10-02-2007, 14:58:39
Ish i dashurii i Britney Spears ka bere publike thashetheme te reja per Britney. Ai shrehet se ajo eshte me te vertete lesbike  dhe shume e dhene pas pornos.

  • Postime: 1580
sorelina
#39 ne: 12-02-2007, 11:28:13
Diku lexova se kishte mare mbidoze droge.

Po, ne fillim astu mendohej por dhe kjo eshte hedhur poshte.

Vdekja e saj verte eshte mister.

Me vjen keq se kjo modele ka kaluar kohet e fundit  plot fatkeqsira.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#40 ne: 23-02-2007, 21:02:18
Madona eshte nje nene teper e ngurte. Ajo nuk e le vajzen e saj te luaj me djemte deri sa ajo te mbushe 18 vjet.

  • Postime: 1580
sorelina
#41 ne: 24-02-2007, 20:54:29
Penelope Cruz
“Jemi miq të mirë”, duket se është shprehja që përdoret më së shumti për të mohuar thashethemet, që lindin për raportet intime të VIP-ave me kolegë të tyre. Ndoshta në fillim lidhjet intime kanë lindur mes miqsh, dhe kjo nuk është aspak çudi. Më pas zërat kanë rrëfyer se ka më tepër miqësi mes tyre. Dhe kjo quhet një lidhje dashurie. Këtë gjë kanë bërë Penelope Cruz dhe Oliver Martinez. Aktorja spanjolle është fotografuar një natë vonë jashtë hotelit “Chateau Marmont”, në Los Angeles. Ajo ishte duke u përshëndetur me Oliver Martinez shumë “miqësisht”. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur vetëm 12 orë pasi Oliver ishte ndarë përfundimisht nga e fejuara e tij, Kylie Minogue (i cili është shprehur se ka mbetur mik me këtë të fundit). Penelope është shprehur rreth këtij takimi të vonë se: “Oliver dhe unë jemi miq të mirë qysh prej shtatë vjetësh. Jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin”. Cruz më pas ka thënë se për Oliver, ajo është një shpatull ku ai shpesh edhe mund të qajë: “Për atë tani është një moment i vështirë, dhe unë jam pranë tij në këto momente, për ta ndihmuar të kalojë këtë situatë të vështirë të jetës së tij “.
Pra, mos bëhet vallë për një takim të pafajshëm mes të dyve? “Është e këndshme ta takosh atë çdo ditë, ai është një djalë mjaft i mirë, por mes nesh nuk ka ndodhur asnjë gjë”. Por do të jetë koha që do të tregojë nëse ajo ka thënë të vërtetën, apo këto janë vetëm ca gënjeshtra...
Cameron Diaz
Edhe ylli Cameron Diaz ka frenuar zërat që flasin për një lidhje të mundshme të saj me Kelly Slater, një mik i saj i rinisë ky. Vetëm pak ditë pasi ajo ishte ndarë nga Justin Timberlake, aktorja është fotografuar në ishujt Hawai në shoqërinë e kampionit të surf-it.
Meg Ryan
Mes të tjerëve edhe Meg Ryan, biondja simpatike, 45 vjeçe, thuhet se ka një lidhje me një ish-mik të sajin. Pikërisht këtyre ditëve të fundit, vjen lajmi se ajo është lidhur me 37 vjeçarin Matthew Perry, një nga protagonistët e serisë së suksesshme “Friends”. Perry është parë të hyjë në shtëpinë e Meg të shtunë në mbrëmje nga ora 20:30. “Për atë dera është gjithmonë e hapur”, - dihet se ka thënë aktorja. Të dy bashkë ata kanë kënduar në “The Brentwood Restaurant” në Los Angeles. Kështu që nuk është keq që nga shok të bëhesh i dashur i Meg.
Ndërkohë, edhe aktorja Scarlett Johansson mohon flirtin e saj me Justin Timberlake

Mare nga bluetooth

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#42 ne: 26-02-2007, 17:20:36
Nicole Kidman dhe bashkshorti i saj  Keith Urban kerkojne nje jete me te qete. Ata kerkojne te blejne nje ferme ne Nashville, qe sipas tyre eshte vendi me i qete e me ideal per ta.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#43 ne: 10-03-2007, 18:53:29
Aktorja meksikane Salma Hayek eshte 40 vjece dhe ne te njejten kohe shtetezane.
Babai i bebit eshte François-Henri Pinault (44) shef prane "Gucci"

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#44 ne: 14-03-2007, 00:50:01
Aktorja meksikane Salma Hayek është 40 vjeçe dhe ne te njëjtën kohe shtetezane.
Babai i bebit është François-Henri Pinault (44) shef pranë "Gucci"

je e sigurt për këtë ?


  • Postime: 1580
sorelina
#45 ne: 12-05-2007, 14:16:30
Pushimet ‘gay’ te Ricky Martin
Është përfolur prej kohësh për një histori ‘gey’ të tyre por më në fund pasi u kapën nga paparazzët gjithçka është tepër e dukshme. Këngëtari i mirënjohur Ricky Martin shfaqet në një plazh në një gadishull të Francës pikërisht në vendin e quajtur ‘Saint Barth’ ku sëbashku me mikun e tij kanë kaluar disa ditë pushimi. Të dy siç shihet edhe nga këto foto ekskluzive të një reviste franceze janë veshur me rroba-banjo të tipit ‘Bayëatch’ duke marrë rrezet e diellit si dhe duke luajtur. Gjithsesi miku i Ricky Martinit mbetet ende misterioz.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#46 ne: 15-05-2007, 14:18:38
Paris Hilton ka filluar kursin e karatese per tu mbrojtur.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#47 ne: 22-05-2007, 05:55:08
Topmodel Heidi Klum. i ka vene gjokseve te saj emra.
 "Hans" dhe "Franz"

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#48 ne: 24-05-2007, 05:32:10
Victoria Beckham  tashme si "Desperate Housewife"

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#49 ne: 24-05-2007, 05:35:25
Britney Spears ka zbritur nga aeroplane (me te cilin per diku ishte nisur) sepse nuk i pelqyen mbulesat e sediljeve.
 

news 24 albania live

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:33:21
nga InfoZ
News.arkiva.de

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 16-04-2020, 23:01:46
nga M A X
Shqip-news.ch

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 15-04-2020, 14:39:09
nga M A X
Real-news.tv

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 14-04-2020, 23:59:55
nga M A X
News 24 lajme

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:34:43
nga InfoZ