×

News - Flash per Vipat e huaj

News - Flash per Vipat e huaj

· 156 · 15623

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#75 ne: 04-01-2009, 13:22:00
Fati lendon rende aktorin John Travolta dhe bashkeshorten e tij Kelly Preston. Vdekja u mer djalin  16-vjecar  Jett.
Familja Travolta ishte me pushime ne Bahamas. Djali u gjet pa ndjenja ne dhomen e hotelit dhe vdes gjate rruges per ne spital.
Lajmi i pare u be publik nga CNN.
Avokati i familjes shpjegon se akoma nuk eshte gjetur shkaku i vertete e vdekjes.
Megjithate kushdo qe te jete shkaku, ai djale iku duke lene pas nje plage te madhe, te hapur ne shpirtin e prinderve dhe motres se tij tetevjecare Ella.
Ngushellime.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#76 ne: 04-01-2009, 22:51:27
.. Gjynahhhhh shuuume me erdhi ... :(

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#77 ne: 13-02-2009, 16:36:50
..Sic po shkruajne revistat dhe gazetat dje dhe sot..
..Kengetarja e grupit "Pussycat Dolls" Nicole Scherzinger eshte fejuar me shoferin e Formula1 te Anglise Lewis Hamilton(22vjec)..

..Cift i mire dhe shkojne bashke...ende nuk e kane komfirmuar fejesen e tyre..

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#78 ne: 25-11-2009, 21:59:24
Flitet se artistja e mrekullueshme e Hollywoodit Meg Ryan eshte e lidhur me australianin Julian McMahon i cili sic e dime eshte i njohur me  rolet e tij  ne "Nip/Tuck" dhe "Charmed"



 
Per Meg Ryan kjo eshte lidhje e pare pas dhjete vitesh, pas ndarjeve nga Dennis Quaid dhe me pas  Russell Crowe.

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#79 ne: 12-01-2010, 19:55:47
 Pas dy vjet lidhje, Asi i Formula 1, Lewis Hamilton ndahet nga Nicole Scherzinger, kengetare e "Pussycat Doll"
Kujtojme qe Hamilton eshte 25 vjec ndersa Nicole 31 vjece.
Sipas zerave, cifti eshte ndare miqesisht. Koncentrimi ne karriere njihet si motivi i ndarjes.

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#80 ne: 16-01-2010, 14:38:18
R&B-Star Beyonce Knowles dhe Musikproduzent Jay-Z jane cifti me i pasur ne USA. Vitin e kaluar ata kane fituar se bashku 122 milion Dollare.
Perballe tyre jane Angelina Jolie dhe Brad Pitt
gjithcka eshte publikuar ne revisten ekonomike amerikane "Forbes"

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#81 ne: 17-01-2010, 17:40:53
Nicolas Cage nuk ka ndermend te vazhdoje konfliktet me shtetin, duke vendosur te paguaje deri ne qindarken e fundit detyrimet.

Aktori vendosi te shese nje pjese te madhe te pasurive te tij te paluajtshme per te lare borxhet me shetin, te cilat arrijne deri ne 14 milione dollare.

“Gjate gjithe jetes time kam paguar 70 milione dollare taksa por duhet te paguaj akoma edhe 14 te tjera. Do paguaj te gjithe ate qe kam detyrim”, shprehet Cage ne nje interviste dhene per revisten “People”.  TCH

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#82 ne: 12-05-2010, 09:11:20
“Fëmijët ngelen prioritet”

Shkëlqeu si muzikante, si aktore dhe si ikonë e bukurisë por për disa kohë u tërhoq nga bota e spektaklit për t’iu përkushtuar familjes.

Jennifer Lopez, mamaja e dy binjakëve tashmë kërkon të rikthehet në maja edhe pse familja qëndron në plan të parë. “Fëmijët e mi janë ende një prioritet”, shprehet ajo në një intervistë për “Vogue”.

Ndërkohë, kengëtarja latine përgatitet të hedhë në treg këtë verë albumin e saj, këtë herë pa logon e kompanisë Sony. “Objekti i ardhshëm është të këndoj live sa më shumë që të jetë e mundur. Dua të kujtohem si një këngëtare e shkëlqyer”, përfundon Lopez. TCH

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#83 ne: 12-05-2010, 09:13:26
Johansonn: Dua të impenjohem me shumë në kinema

Fytyrë ëngjëllore, sharm dhe sensualitet. Bëhet fjalë për aktoren Scarlett Johansonn e cika ka pozuar për revistën “V Magazine”.

Protagonistja e “Iron Man 2” flet për jetën e saj private, për dashurinë për kinemanë dhe atë për muzikën rock. Ajo ka pozuar për objektivin e Inez van Lamsweerde e Vinoodh Matadin e veshur me firmën Yves Saint Laurent.

“Tashmë nuk jam më një fëmijë. Jeta dhe karriera ime janë ndryshe krahasuar me të shkuarën. Kam bërë goxha rrugë por tashmë dua të bej një lloj kinemaje më impenjative”, shprehet bukuroshja bionde.

Në lidhje me miqësinë me të venë e Kurt Cobain, Courtney Love, ajo shton: “Jam një fanse e madhe e saj sepse ka një talent të madh por nuk di asgjë për një projekt filmi. Më pëlqen ideja të luaj për një film rreth Cobain por duhet vlerësuar me shumë kujdes”, shton Johansonn.  Top Channel



  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#84 ne: 12-05-2010, 09:13:48
Blanchett: Do të doja të isha Liz Taylor

Nuk do kryejë asnjëherë kirurgji plastike, ndërsa idhulli i saj është Liz Taylor.

Cate Blanchett që po përgatitet të hapë Festivalin e Kanës në rolin e Lady Marian tek filmi i Ridley Scott, "Robin Hood", flet për jetën e saj në revistën "Tu Style". “Frikë nga plakja? Të gjithë i frikësohemi vdekjes. Kur ankohem për ndonjë rrudhë, burri më kërcënon: Nëse provon kirurgjinë plastike do kërkoj divorcin”, shprehet aktorja.

Më tej ajo flet për idhullin e saj në fushën profesionale. “Nëse nuk do të isha Cate, do të doja të isha Liz Taylor. Më pëlqejnë të gjithë filmat që ka bërë edhe ata që kanë pasur më pak sukses”, shton Blanchet.  Top CHannel

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#85 ne: 23-05-2010, 13:46:24
Monica Belluci mam per here te dyte

Monica Bellucci eshte bere sot mama per here te dyte: ka lindur Leonie, brune dhe simpatike.
Lajmin e ka bere te ditur faqja e internetit Vanity Fair.
Ishte nje lindje natyrale qe ka zgjatur dy ore dhe 30 minuta.
Leonie peshon 3 kilograme e 220 grame dhe eshte e gjate 53 centimetra.
Monica Bellucci, 45 vjece, eshte e martuar prej 1999 me aktorin francez Vincent Cassel, 43 vjec.
Aktorja eshte mama edhe e Deva-s, 5 vjece.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#86 ne: 27-05-2010, 14:35:07
John Travolta dhe bashkeshortja e tij presin binjake

Pas dramës gëzimi. Aktori John Travolta dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston do të kenë shumë shpejt binjakë.
Disa ditë më parë Travolta kishte konfirmuar shtatzëninë e gruas së tij 47 vjeçare, por tani e përjavshmja “Star” bën të ditur lajmin për një shatzëni të dyfishtë.

Çifti ka tashmë një vajzë 10 vjeçare, Ella Blue.

Ndërkohë që vitin e shkuar, në janar, aktori dhe gruaja e tij humben fëmijën e tyre të parë, Jett, gjatë pushimeve me familjen në Bahamas.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#87 ne: 03-06-2010, 16:38:52
Kevin Costner baba për herë të shtatë


Kevin Costner është bërë baba për herë të shtatë. Lajmin e ka bërë të ditur “People”, sipas së cilës aktori 55 vjeçar dhe bashkëshortja e tij Christine Baumgartner, 36 vjeç, kanë pasur një fëmijë.
Grace Avery Costner ka lindur në orën 5:46 të mërkurën në një spital në Kaliforni.

Vogëlushja është vajza e tretë e çiftit të martuar prej 2004-ës.

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#88 ne: 20-07-2010, 13:25:47
Ne rolin e tij si "Mister Bean" eshte  Rowan Atkinson shume skuril dhe  "i vjeter" ne ne jeten e perditshme. Ndersa ne realitetin e momentin ai ka probleme serioze me komshijte. Aktori ka deshire te ndertoje nje shtepi  te madhe moderne por mesaduket per komshijte kjo eshte dicka negative.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#89 ne: 24-07-2010, 18:12:51
Penelope Cruz shtatzënë

Në fillim të korrikut në sekret të plotë u zhvillua dasma sekrete në Bahames, ndërsa tani vjen një tjetër lajm i mirë: Penelope Cruz është shtatzënë 4 muajsh.
Kështu bën të ditur e përditshmja spanjolle 'El Mundo', sipas së cilës aktorja 36 vjecare dhe bashkëshorti i saj Javier Bardem 41 do të kenë një fëmijë brenda vitit 2010.

Për Spanjën pas fitores së botërorit lajmi për ardhjen në jetë të një fëmijë nga cifti popullor është më i shumëprituri i vitit.Cifti njihet prej 20 vitesh, por vetëm prej pak kohësh ata janë bashkë.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#90 ne: 19-09-2010, 23:48:55
Dashnorja e Ashton-it: “Kemi bërë seks në divan”

Brittney Jones është vajza e cila thotë se ka pasur marrëdhënie seksuale me aktorin Ashton Kutcher. Bukuroshja 21-vjeçe i ka thënë tabloidit “The Sun” se numrin e saj të telefonit ia ka dhënë në fshehtësi aktorit të Hollivudit, i cili është në martesë me aktoren Demi Moore.

Ajo ia kishte dhënë numrin derisa ai me Demin ishte duke luajtur me birila.
Ajo thotë se Ashton e kishte thirrur disa ditë më vonë dhe ajo kishte shkuar në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Atje ata kishin bërë seks në divan, derisa Demi ishte në xhirime.

“Kemi bërë seks në divan. Ashton është dashnor i mrekullueshëm, tejet i kujdesshëm, i butë dhe i ëmbël”, ka thënë Jones. Avokati i aktorit e ka mohuar këtë, duke thënë se është vetëm një gënjeshtër.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#91 ne: 12-10-2010, 11:20:10
Ndahen Courteney Cox dhe David Arquette

Courteney Cox-Arquette and David Arquette konfirmuan ndarjen e tyre.Aktorët kanë qenë të martuar për 11 vjet me radhë, por tashmë duket se rrugët e tyrë nuk shkojnë në të njëjtin drejtim.
Courteney dhe Arquette njoftuan se prej kohësh ata kanë jetuar të ndarë.

Cox, 46 vjec dhe Arquette, 39 vjec u takuan në vitin 1996, ndërsa po xhironin filmin 'Scream' dhe u martuan tre vite më vonë në San Francisco. Vajza e tyre Coco, tani është 6 vjec.

Cox dhe Arquette thanë se ndarja mund t'i ndihmojë që të kuptojnë veten dhe marrëdhënien e tyre, ndërsa theksuan se e duan njëri tjetrin shumë. Deklarata vijon me sqarimin se: "Ndarja do të na shërbejë për të kuptuar edhe cilësitë që duam nga partneri dhe martesa jonë. Ne do të jemi miq shumë të mirë, prindër të përgjegjshëm për vajzën tonë dhe do ta duam njëri-tjetrin shumë".

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#92 ne: 13-10-2010, 13:46:44
Aguilera- Bratman ndahen pas 5 viteve martesë

Kohë divorcesh në Los Angeles. Pas Courtney Cox e David Arquette edhe Christina Aguilera e Jordan Bratman kanë vendosur të ndahen.
Cifti i martuar 5 vjet më parë ka një djalë të quajtur Max. “Gjatë kohëve të fundit ishin më shumë miq se sa bashkëshortë”, shprehet një mik i tyre.

Aguilera dhe producenti muzikor do jetojnë disa muaj të ndarë para se të marrin një vendim përfundimtar për divorcin.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#93 ne: 15-10-2010, 11:48:11
S'po ma zene syte mua, apo s'ka ndonje shkrim per daljen nga burgu te George Michael? :D

Pardje doli nga burgu si perfundim. Kaloi ne burg vetem gjysmen e diteve qe i ishin caktuar nga gjykata.
Shume spekullime kishte ne lidhje me "favoret" dhe "trajtimet extra" qe ju bene nga burg, gje qe nuk jane vertetuar.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#94 ne: 15-10-2010, 11:52:00
Aguilera- Bratman ndahen pas 5 viteve martesë

Kohë divorcesh në Los Angeles. Pas Courtney Cox e David Arquette edhe Christina Aguilera e Jordan Bratman kanë vendosur të ndahen.
Cifti i martuar 5 vjet më parë ka një djalë të quajtur Max. “Gjatë kohëve të fundit ishin më shumë miq se sa bashkëshortë”, shprehet një mik i tyre.

Aguilera dhe producenti muzikor do jetojnë disa muaj të ndarë para se të marrin një vendim përfundimtar për divorcin.


Pardje lexova ne faqet e para te gazetave, se nje nga arsyet kryesore ne ndarjen e tyre ishte se Aguilera ishte "atracted" to woman :D gje qe e kishte pranuar edhe vete.
Tashti a e ben thjesht per buje apo eshte e vertete...who knows.. :D

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#95 ne: 16-11-2010, 13:19:05
Talking about Christina :D

Dje u nderua me "Yllin" nen emrin e saj ne te famshmen "Rugen e Hollywood"
Renditet perkrah Frank Sinatra, Audrey Hepburn, Johnny Depp, Marilyn Monroe.....

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#96 ne: 16-11-2010, 17:38:56
Ahh harrova.. :D
Edhe Jesica Simpson po martohet perseri. :D

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#97 ne: 17-11-2010, 08:42:00
Princi William i jep fund beqarisë :D

Marrin fund të gjitha spekulimet se kur Princi William do të martohet me të dashurën e tij Kate Middleton. Clarence House, selia e Princit të Uellsit babait të Princit William, paraditen e sotme ka shpërndarë lajmin se cifti do të martohet vitin e ardhshëm.”
Princi i Uellsit është i lumtur të anoncojë lajmin e martesës mes princit William dhe zonjushës Catherine Middleton” thuhet në njoftimin për shtyp.

Dasma do të zhvillohet në Londër gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.

Princi William 28 vjeç, i dyti në fron për të udhëhequr monarkinë britanike pas një lidhjeje disa vjeçare u fejua me Kate Middleton në muajin tetor 2010  gjatë kohës kur ata ishin me pushime në Kenia.

Ai ka njoftuar gjyshen, Mbretëreshën Elisabeta II për martesësn pasi ka marrë pëlqimin e babait të vajzës.

Princi William sëbashku  me Kate Middleton, e cila mbante në gisht një unazë me diamantë blu të cilën e kishte mbajtur Princesha Diana,  kanë dalë përpara medias duke treguar se sa të lumtur dhe të gëzuar ishin.
“Koha e përshtatshme ishte tani.Të dy ne jemi shumë të gëzuar” ka deklaruar princi.
Ndërsa Kate e pyetur se kur William i propozoi tha:
“Ishim me pushime në Kenia në një vend shumë të qetë. Ishte një moment shumë romantik kur William më propozoi”.
Pas martesës çifti do jetojë në veri të Uellsit ku princi William do të vazhdojë së shërbyeri në “Forcën Ajrore Mbretërore".

Zonjusha Middleton e cila mbush 28 vjeç në muajin Janar, pas martesës do të marrë titullin e princeshës.

Menjëherë pas bërjes publik të këtij lajmi kryeministri David Cameron ka uruar çiftin.

Kate Middleton  ka lindur në zonën Berkshire dhe vjen nga një familje e rangut të mesëm

Me princin William ajo do niste historinë e dashurisë në vitin 2001 kur ata studionin së bashku në universitetin St Andrews.

Dasma pritet të tërheqë një vëmendje të madhe të medias botërore të njëjtë me atë të martes së nënës së tij Princeshës Diana, e cila u nda nga jeta gjatë një aksidenti në Francë

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#98 ne: 17-11-2010, 17:27:39
Ehhh ja pe unazen me zefir Kate-t?? :D

Shume shkojne te dy, e mbi te gjitha "Love is in the air" :D :D

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#99 ne: 17-11-2010, 23:14:27
Mu me duket i shpif ky Wili..i ka ngja babes krejt kuku... :S

Sic flitet per dasmen do paguaj gjyshja e Wilit..afer £14.000.000 can u believe.. ^o)
 

news 24 albania live

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:33:21
nga InfoZ
News.arkiva.de

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 16-04-2020, 23:01:46
nga M A X
Shqip-news.ch

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 15-04-2020, 14:39:09
nga M A X
Real-news.tv

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 14-04-2020, 23:59:55
nga M A X
News 24 lajme

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:34:43
nga InfoZ