×

Nina Mula (Odjankova)

· 4 · 526

Nina Mula (Odjankova)

· 4 · 526

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 24-11-2011, 15:48:03
Entela Resuli /Jorida Pasku

“Ju dua shumë. Ju falenderoj për dashurinë që më keni dhënë përpara 60 vjetësh. Kjo dashuri u shtua ditë për ditë. Sot jam më e lumtur si asnjëherë”. Ishin fjalitë e vetme që tha sopranoja Nina Mula në 80-vjetorin e lindjes në hollin e katit të dytë të Teatrit të Operës dhe Baletit në prani të bashkëshortit Avni Mula, së bijës Adelina, miqve, dashamirësve të artit dhe kulturës, natyrisht edhe politikanëve. Ata që munguan u duk se u justifikuan me buqetat me lule, ku siparin e hapën lulet e kryetares së kuvendit. Mungoi një bisedë e çlirët nga ana e gruas për jetën, për humbjen e hershme të vëllait dhe motrave, nënës e babait, për ikjen nga Rusia e saj, ardhjen në Shqipërinë e izoluar në kohën kur në vendin e saj po frynte një erë liberalizmi, për jetën në Akademinë e Arteve, përgatitjen e brezit të ri dhe edukimin e të bijave.

Këto kujtime nuk do lejonin përvjetorin e saj të binte në rutinën që bien shpesh ceremonitë e datëlindjeve. Kur artistët flasin më tepër për veten se për veprën e njeriut që kujtojnë, kur humbasin në histori me simite e peshk që kanë ngrënë në shtëpinë e nuses së Shkodrës-histori kjo e treguar nga Agim Doçi-apo fjalimet që flasin për artisten “e jashtëzakonshme”, “e madhe”, “e shquar”, pa harruar titujt “Mjeshtre e madhe” dhe “Artiste e Merituar”. Në kurthin e së kaluarës bien pothuaj të gjithë, mallëngjehen më tepër sesa sjellin përjetime, harrohen në patriotizma dhe biseda të thëna me qindra herë dhe nuk arrijnë të shpjegojnë peshën e artistit në kohën që jeton, si e mbush atë, çfarë i lë brezave. Kjo ndodhi ngaqë Nina e pamundur nuk mundi t’i jepte zë kujtimeve të saj. Kush e njeh nga afër bashkëshortin e saj, Avniun, që këtë vit mbushi 83 vjeç, kujton sesi i vidhej kafeneve dhe takimeve me shokët në Teatrin e Operës dhe Baletit vetëm për t’i qenë afër gruas në shtëpinë ku kanë jetuar tërë jetën, te sheshi “Avni Rustemi”. Sot derës së hyrjes në katin e katërt të pallatit parafabrikat i është vënë kyçi. Nina dhe Avniu jetojnë me të bijën, pianisten Adelina Mula. Inva që tani përgatitet për provat gjenerale në Operën e Avinjonit dhe këtë herë i vuri veshin leksioneve të së ëmës që shpesh i ka thënë: “profesioni mbi të gjitha”.

Inva arriti t’i përshëndeste të pranishmit nëpërjet një ekrani të instaluar enkas për këtë rast. Ajo kujtoi se në çdo tavolinë e ëma ka kënduar Brindisin e Traviatës dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ta uruar. Më tej të gjithë u rrëmbyen në ritmet e Kalinklas e këngëve të tjera ruse dhe “Valsit të Lumturisë” që sopranoja u përpoq ta këndonte me bashkëshortin dhe korin e drejtuar nga Dritan Lumshi. Këndi më i bukur i aktivitetit ishte rregulluar në hollin e katit të parë. Një seri fotosh të Ninës mes miqsh dhe një ekspoze e roleve më të arrira. Nuk duhet humbur ajo galeri e pasur rolesh, mbi 20, ku e shohim heroinë të denjë të salloneve mondane dhe mike të mirë në ambientet shqiptare. Asgjë nuk ka ndryshuar në siluetën e hollë, po aq fine sa kur hipi herën e parë në skenë.

Personazhet e fotografive të fusin në botën e bukur të maskave, parukeve, makijazhit, që sot e shohim edhe më pak në portretet e solistëve.

 

 

Një ruse në Tiranë

Nina Mula (Odjankova) u lind më 23 nëntor të vitit 1931 në Izhevsk të Rusisë, në perëndim të Uraleve. U rrit në një familje të madhe, me 7 motra dhe vëllezër të tjerë. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve u larguan nga jeta 3 fëmijë, 2 binjakë motër e vëlla jetuan nga 1 vit dhe një motër iku 3 vjeçe. Vuajtjet dhe mundimet nuk i zbehën vullnetin dhe dëshirën për të studiuar në mënyrë autodidakte e për të ndjekur mësimet në shkollën pedagogjike në qytetin e lindjes. Në 50-ën filloi studimet e larta për kanto pranë konservatorit Çajkovski deri në vitin 1955. Aty njohu baritonin Avni Mula, që vendosi ta ndiqte deri në Shkodrën e tij në vitin 1957. Në atë kohë në Teatrin e Operës kishte filluar të angazhohej një grup artistësh të shkolluar në perëndim. Aty u emërua soliste dhe punoi deri në daljen në pension në vitin 1976. Opera e parë ishte “Jolanda” e Çajkovskit. Kolegia Marie Kraja e ndihmoi me artikulimin, sopranoja e re nuk kishte mësuar ende shqip. U vlerësua nga kolegët dhe drejtuesit e operës për vokalin dhe mjeshtërinë në interpretim, teknikën e rrallë, inteligjencën. Në atë kohë në TKOB ishin në repertor vetëm 3 opera: “Mrika”, “Halili dhe Hajria” dhe “Detashmenti i Kuq i Grave”. Nina bashkë me të tjerë solistë do njihnin ditët më të këqija të operës-sidomos në rastin e Traviatës së 1964-ës ku u dënuan shumë artistë-por edhe ditët më të mira, duke u bërë protagoniste në mbi 20 role. Në vitin 1965 filloi punën si pedagoge e jashtme pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në klasën e saj janë diplomuar më shumë se 33 studentë. Studentja më e mirë ngelet e bija, Inva, me role të para në skenat botërore. Nina Mula ka marrë pjesë edhe në një sërë koncertesh jashtë Shqipërisë, në Çekosllavaki, Rusi, Lituani, Ukrahinë, Letoni, etj.

 

Nina ka interpretuar në operat: “Berberi i Seviljes”, “Eugjen Onjegin”,  “Rigoleto”, “Karmen”, “Paliaçi”, “La Boheme”. Nga të gjithë këto role të gjithë e kujtojnë me Violetën e Verdit, e interpretuar më 1964 dhe 1972. Në operat shqiptare te“Mrika”, “Skënderbeu”, “Pranvera”, “Lulja e Kujtimit” etj.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 22-12-2011, 18:27:51
 Sopranoja e dhjetëra roleve në operën shqiptare, Nina Mula është ndarë sot nga jeta, në moshën 80-vjeçare.

Vajza bukuroshe nga Izhevski i Rusise, e talentuar dhe e apasionuar pas muzikës, nuk e mendonte kurrë se do të behej e njohur në një vend të vogël e të largët si Shqipëria. Nina Mula ka lindur në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. E rritur në një familje punëtore por të varfër , Nina, të cilën prindërt e lanë jetime në moshë të re, i kushtoi të gjithë rininë familjes, deri në ditën kur mësuesja e saj insistoi të takohej me artisten e njohur ruse Irina Maslenikova.

Ishte insistimi kësaj të fundit që e beri Ninën 18 vjeçare të korte suksesin e parë në jetë, duke fituar konservatorin e Moskës. Pikërisht në këtë konservator ajo do të njihej me një student shqiptar, Avni Mula, dashuria për të cilin do të bënte ta ndiqte pas drejt një vendi të vogël, që nga harta iu duk porsi një pikë në oqean.
Talenti i saj u dallua qartazi mes të tjerëve dhe sopranoja Nina Mula, do të emërohej soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976.

Vetëm gjashtë muaj pasi kishte ardhur në TKOB, Ninës iu besua roli i Jolantës në veprën me të njëjtin titull të Çajkovskit. Një shfaqje kjo që e afirmoi duke marrë më pas shumë kryerole deri në mesin e viteve ’70. Në vitin ’58, me partner bashkëshortin, Nina interpretoi rolin e Rozinës në operën “Berberi i Seviljes” me pas interpretoi në “Pranverën” e Tish Daisë.

Role e saj që nuk do të harohen në opera janë “Evgeni Onjegini” , “Madam Batërflaj”, “Dasma e Figaros” e më pas, i trokiti fati të luante pikërisht ajo Mikaelën në operën “Karmen”. Pak vite më vonë pati rolin e Mrikës në veprën me të njëjtin titull të Jakovës dhe atë të Donikës në premierën e operës “Skënderbeu”.
Një muaj më parë, me rasti e 80-vjetorit të saj, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit organizoi një ceremoni festive të mbushur me kujtime dhe interpretime të disa prej roleve të saj. Një surprizë e bukur për të ishte dhe lidhja përmes videokonferencës me vajzën e saj nga Parisi, sopranon e njohur Inva Mula.
Ajo u largua nga skena në moshën 45-vjeçare, ndërkohë që ishte shprehur do të kishte dashur të qëndronte më gjatë për të realizuar të tjera role. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

(d.b/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 23-12-2011, 15:59:54
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi kanë zhvilluanr sot në mesditë homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit për artisten e mirënjohur të skenës operistike shqiptare, Nina Mula. Kreu i shtetit ka vendorur një kurorë me lule duke nderuar një nga artistet më të mira të skenës shqiptare, e cila u nda dje nga jeta.

Topi vlerësoi për mediat artisten me origjinë ruse, që i dha kaq shumë artit shqiptar:

“Sot përcjellim për në Parajsë, do të thoja, një figurë të ndritur të artit skenik, lirik, operistik shqiptar, një zë brilant, sikurse ishte zëri i Nina Mulës. Unë do të specifikoja jo vetëm individualitetin e lartë artistik, por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Mula, sepse të gjithë së bashku; e ndjera Nina Mula, bashkëshorti Avni Mula, por edhe produkti i tyre, Inva Mula i kanë dhënë një emër të veçantë Shqipërisë jo vetëm në artin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar”, tha Topi.

Ai u shpreh se ndarja e saj nga jeta është një humbje jo vetëm për familjen por edhe për artin dhe skenën shqiptrare.

“Unë i shpreh me këtë rast ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë trupës së këtij Teatri ku ajo prehet përpara se të shkojë në banesën e fundit që ta kujtojë këtë figurë të shndritshme dhe besoj se kjo figurë do të jetë si pikë referimi edhe për brezat e rinj që do të frekuentojnë botën artistike shqiptare”, u shpreh kreu i shtetit.

a.k/NOA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 23-12-2011, 16:00:04
Kanë nisur parditen e sotme, në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit homazhet në nder të sopranos Nina Mula, e cila u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm pas një një sëmundje të rëndë. Homazhet kanë nisur në orën 11.00, në hollin e TOB.

Artistë të njohur të skenës shqiptare, bashkëpunëtorë të Nina Mulës, të afërm të familjes, por edhe politikanë dhe drejtues të lartë të shtetit kanë zhvillura homazhe në ndër të sopranes së njohur.

Nina Mula lindi në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Në moshën 18 vjeçare Nina fitoi konservatorin e Moskës. Gjatë viteve të shkollës në Rusi, u njoh me atë që më pas u bë shoku i jetës, Avni Mula. Në vitin 1957, Nina se bashku me Avniun vjen në Shqipëri dhe nis punën në si soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku vuri ne skene shume role e u nderua për talentin e saj.

Nina Mula ka marrë Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

a.k/NOA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super