×

Rimi Cerloj, muratori që u bë balerin

· 1 · 652

Rimi Cerloj, muratori që u bë balerin

· 1 · 652

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 11-02-2010, 20:35:30
EKSKLUZIVE/Intervista/ Flet nga Italia balerini shqiptar, Burim Cerloj

Cerloj: Nuk e heq as në prova, banderolën me flamurin kuqezi që mbaj në dorë


I qeshur dhe çapkën, me sytë që flasin me mijëra fjalë në një sekondë të vetëm. I mbështjellë nga nostalgjia e fëmijërisë që ka kaluar në Durrës, Burim (Rimi) Cerloj, balerini i famshëm shqiptar në Itali, rrëfen jetën dhe suksesin që ka arritur. Ai nuk i ka harruar momentet e vështira që ka kaluar në fillimet e tija në mërgim, ka punuar për katër vite me radhe si murator, madje tregon se herën e parë që është kthyer në Shqipëri ka menduar që ta lërë përgjithmonë Italinë. Cerloj në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", tregon se sot është një tjetër, i rritur profesionalisht dhe me besim se karriera e tij do të ketë gjithmonë sukses. Aktualisht është ndër balerinët kryesorë në programin "Domenica in" te RAI. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer", Rimi Cerloj, tregon se së shpejti do të luajë një rol tek "Romeo dhe Zhulieta" në një tur botëror, gjithashtu shprehet se ëndërron që një ditë të jetë ai në rolin kryesor. Krenarinë prej shqiptari e tregon gjithmonë, madje shprehet se nuk e heq nga dora një rrethore me flamurin kuq e zi.

Si ka nisur karriera e Rimit?
Kur erdha ne Itali (si klandestin), hyra ne punë si murator dhe kam vazhduar këtë punë për 4 vjet, deri sa bëra dokumentet. Gjatë këtyre viteve fillova të punoja nëpër diskoteka si kubist. Një natë isha duke kërcyer në kub, më pa një balerin profesionist që kishte ardhur në Padova për punë me koreografin Mauro Astolfi, i cili është mësues në një shkollë profesionale të Romës. Kur zbrita nga kubi, Mauro Astolfi më ndaloi, më bëri komplimentet dhe mbas një diskutimi të gjatë, më kërkoi të zbrisja të studioja në Romë pasi kisha talent. I shpjegova se nuk kisha studiuar kurrë por ai këmbënguli. Në moshën 23-vjeçare lashë gjithçka që kisha krijuar në Padova për të realizuar një ëndërr, për të studiuar dhe për tu bërë balerin profesionist në Itali.
Karriera ime? Më vjen në mendje provimi im i parë për balerin. Kur koreografi dhe regjisori më famë botërore Micha Van Hoecke, më zgjodhi edhe mua në mes të 5 balerinëve që kërkonte ndër 100 që u prezantuam për të bërë provën. Pas provës isha pjesë e koncertit të vitit të ri që u zhvillua në teatro "La Fenice" të Venecias për tu transmetuar në Eurovision dhe Rai. Ai ishte fillimi i karrierës time dhe suksesi im i parë. Që nga ajo ditë bashkëpunojmë së bashku shpesh herë në spektaklet e tij në Itali dhe jashtë saj.
Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë karrierës suaj?
Momenti më i vështirë është gjithmonë fillimi. Kur zbrita në Romë nuk njihja njeri dhe nuk njihja as baletin. Kur bëja leksione pikëllohesha shpesh se nuk arrija qëllimet e mia përnjëherësh. Por e kuptova më vonë se gjithë ajo sakrificë vlejti për diçka. Siç dihet, rezultatet vijnë duke studiuar me kalimin e kohës.
A keni besuar se do të arrinit të bënit karrierë?
Të them të drejtën unë jam një tip shumë këmbëngulës dhe kokëfortë. Kam shumë besim tek vetja. Këto veti më shtynin të ecja para. Mos të kisha besuar se do bëja karrierë nuk do lija gjithçka që kisha krijuar në Padova për tu transferuar në Romë.
Kujt ja dedikoni suksesin e arritur?
Suksesin e arritur ia dedikoj këmbënguljes time dhe gjithë atyre që kanë besuar tek Burim (Rimi) Cerloj.
Sa për qind ndiheni i realizuar?
Asnjëherë mjaftueshëm, gjithmonë pikësynoj nivele më të larta. Më vjen në mendje kur flas me mamin tim për këto gjera në telefon, më thotë gjithmonë. Forca Burim, lart e më lart me shpresë se një ditë do të arrish atë që në të vërtetë do.
Kë cilësoni si kulmin e suksesit tuaj?
Shpresoj që të mos ketë ardhur akoma. Kur ta arrij do të bëjmë një intervistë tjetër bashkë (qesh).
Çfarë po bën aktualisht Rimi?
Aktualisht jam balerin tek "Domenica in" në Rai dhe merrem gjithashtu me aktivitet të tjera në të gjithë Italinë. Tani jam pjesë e një turi që do të bëjmë në shtetet kryesore të botës.
Nëse do të ktheheshit pas, çfarë do të ndryshonit në jetën tuaj?
Sigurisht do të kisha mbaruar shkollën e baletit në Tirane. Për këtë jam pak i penduar që nuk kam bërë në Shqipëri hapat e para të studimit. Ndërsa në karrierë jam munduar të bëj zgjedhjet më të mira, kështu që do të ribëja sërish ato që kam bërë.
A mendoni të bëni një libër për jetën tuaj?
Të them të drejtën, është një ide shumë e mirë. Ti po ma sjell në mendje këtë ide. Shpresoj në të ardhmen, pse jo, do të ishte diçka shumë e bukur.
Sa e ndien Rimi të qenit larg nga vendlindja?
E ndiej shumë, ndoshta nuk do ta besoni, por është një lidhje e brendshme, një lidhje unike që nuk shprehet dot me fjalë. Unë edhe në prova në "Domenica in", nuk e heq nga dora banderolën me flamurin shqiptar, e dua vendin tim.
Çfarë të mungon nga Shqipëria?
Më mungon jashtë mase deti i Durrësit, qytetit ku kam lindur. Më mungon shoqëria e vjetër dhe çdo kujtim i jetës së kaluar aty.
Perverse kërcimit, kush janë hobet e Rimit?
Hobet e Rimit janë futbolli, që nuk luaj dot se kam frikë mos vritem, dhe një hob që kam zbuluar tani është edhe koreografia. Ka nja 1 vit që jam docent në shkolla private dhe në fiera baleti të ndryshme në të gjithë Italinë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super