×

Robert Ndrenika!

· 2 · 1090

Robert Ndrenika!

· 2 · 1090

  • Postime: 1580
sorelina
ne: 30-12-2006, 19:11:18
Ndrenika: Ndihem i larguar nga teatri

Nuk mund të rrinte duarkryq në këtë ditë, kur të gjithë do të mund të shprehnin keqardhjen e tyre për Teatrin Kombëtar. Aktori i mirënjohur i një mori rolesh, Robert Ndrenika, është shprehur i shqetësuar dje, për fatin e këtij institucioni në të cilin ka ndërtuar jetën e tij. “Kam shumë kohë që nuk kam pasur fare aktivitet në teatër. Jam ndjerë keq dhe si i larguar gjatë gjithë këtij viti. Dhe ajo që po ndiej vazhdimisht, pavarësisht se këto kohë e shoh nga larg, nga jashtë, është se të gjithë duket sikur janë të prirur të marrin vetëm rrogën dhe ta mbyllin me kaq. Por kjo nuk shkon”, shton aktori. Sipas tij, tashmë duket se çdo gjë po kryhet mekanikisht. “Më duket se teatri është kthyer si punë servili dhe jo në një teatër të mirëfilltë siç ka qenë. Unë kohët e fundit kam pasur vetëm një bashkëpunim me teatrin e Durrësit, pavarësisht se m’u premtuan në fillim të vitit katër shfaqje”, shprehet Robert Ndrenika.

Mare nga Panorama.
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 07-08-2011, 21:47:25
Robert Ndrenika, Jeta e artistit të madh të skenës



Robert Ndrenika lindi në Vuno të Vlorës, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar : “Besa” e S. Frasherit, “Ura” e M. Jeros, “Prefekti” i B. Levonjës, “Familja e peshkatarit” e S. Pitarkës, “Bashkë me agimin” e K. Jakovës, “Midis dy njerëzve” e K. Blushit, “Skënderbeu” i L Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të I. Kadaresë, “Lumi i vdekur” i J. Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të D. Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të R. Pulahës.

Nga dramaturgjia e huaj mund të përmendim “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miller” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të V. Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plakë” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis të cilëve mund të përmendim “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin 1936″, “Bolero” etj.

Ka punuar me regjisorë teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shilaku, Piro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, të De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936″.
Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë të Arteve.

Filmografia

Tifozët – (2004) komedi
Ishte koha për dashuri – (2004)
Njerëz dhe fate – (2002-2003) Serial Televiziv
Tirana, viti zero – (2001)
Parullat – (2001)
Bolero – (1997)
Botë e padukshme – (1987)
Përrallë nga e Kaluara – (1987)
Vrasje në gjueti – (1987)
Dhe vjen një ditë – (1986)
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njërëz me guna – (1985)
Shirat e vjeshtës – (1984)
Kohë e largët – (1983)
Besa e kuqe – (1982)
Era e ngrohtë e thellësive – (1982)
Nëntori i dytë – (1982)
Vëllezër dhe shokë – (1982)
Një shoqe nga fshati – (1980)
Ditët që sollën pranverën – (1979)
Mësonjtorja – (1979)
Në shtepinë tonë – (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978)
Shëmbja e idhujve – (1977)
Emblema e dikurshme – (1976)
Duke kërkuar pesë-orëshin – (1974)
Rrugë të bardha – (1974)
Shtigje lufte – (1974)
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972) si Oficeri
Horizonte të hapura – (1968)
Oshëtime në bregdet – (1966)

 


“Dobësia ime, nipi dhe mbesa”

Është padiskutim një ndër emrat më të mëdhenj të artit shqiptar. Robert Ndrenika, ikona e artit tonë skenik në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për një të përditshme shqiptare ka zbuluar disa anë të panjohura nga jeta e tij, të cilat ne po i risjellim edhe një herë sot.

Keni më shume miq apo armiq?

Miq pa dyshim. Kam miq të shumtë të vjetër e të rinj në moshë. Eshtë një nga pasuritë e jetës sime.

Cila është familja e Ndrenikës?

Gruaja dhe 2 vajzat. Në familje na ka karakterizuar një harmoni dhe mirëkuptim i thellë.

Një ditë e zakonshme e Ndrenikës?

Zyrtarisht kam dalë në pension, por ende punoj me dëshirë shumë të madhe kur më ofrohen role që më përshtaten e pëlqejnë. Jashtë skenës, qëndroj pranë familjes. Preferoj të shëtis me time shoqe për rreth dy orë në ditë në kodrat e Liqenit Artificial.

Një ditë e jashtëzakonshme?

Njëra prej vajzave të mia jeton në Gjermani. Kur ajo, së bashku me familjen e saj vjen në Shqipëri, ne mblidhemi të gjithë së bashku dhe përjetojmë çaste të lumtura. Këto jane vërtet ditë të jashtëzakonshme.

Një gjë përballë së cilës ndiheni i pafuqishëm?

T’u kundërshtoj nipit dhe mbesës.

Çfarë ju lodh më shumë?

Humbja e kohës.

Çfarë urreni më shumë?

Demagogjinë.

Çfarë doni më shumë?

Energjinë pozitive; harmoninë midis popujve dhe njerëzve.

Nga kush merrni më shumë urime?

Nga ime shoqe.

Nga kush merrni më shumë kritika?

Përsëri nga ime shoqe. Besoj se është adhuruesja dhe kritikja më e përkushtuar që unë kam.

Frika më e madhe e Ndrenikës?

Nga njeriu i keq.

http://vipat.info/robert-ndrenika-jeta-e-artistit-te-madh-te-skenes/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super