×

Roza Anagnosti

Roza Anagnosti

· 3 · 463

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-12-2011, 18:24:05
Roza Anagnosti: Maria Hosefan e vizatova tamam si ai piktori që vizaton figurën
SHKRUAN: Aida Tuci  11-12-2011 10:57
Premiera e dramës “Shtëpia e Bernarda Albës” që u shfaq këtë fundjavë në Teatrin Metropol, ka rikthyer në skenë aktoren Roza Anagnosti në rolin e një gruaje plake, braktisur edhe nga e bija

Një dhomë shumë e bardhë në brendësi të shtëpisë. Mure të trasha. Dyer të harkuara me perde prej pëlhure të lirtë që në fund kanë pala dhe xhufka. Karrige të thurura. Piktura me peizazhe jo reale, me nimfa dhe mbretër legjendarë. Është verë. Një heshtje e thellë, e turbullt mbush skenën. Kur ngrihet perdja skena është bosh. Dëgjohen kambanat që bien. Nga fundi i skenës, gratë vajtuese fillojnë të hyjnë dy e nga dy. Kanë veshur funde të zinj voluminozë, shami dhe mbajnë erashka të zeza...Bernarda vjen me pesë vajzat e saj. Jemi në shtëpinë e Bernarda Albës... Premiera e shfaqjes në sallën ‘Shekspir’ të Teatrit Metropol e dramës “Shtëpia e Bernarda Albës”, shkruar nga Frederiko Garsia Lorka, në këndvështrimin e regjisorit Kiço Londo është një vepër që i drejtohet shpirtit dhe t’i drejtohesh shpirtit është shumë e vështirë, por publiku që është shumë afër me ato 8 femra të veshura të gjitha në të zeza e ndjen klithmën e tyre, por do ta ndjente edhe sikur të mos ishte aq afër. Në harkun kohor në të cilën regjisori Londo ka zbërthyer veprën e Lorkës, spektatori ndjen pasionin erotik të ndrydhur të atyre 6 vajzave të reja. Përpiqet të kuptojë, e në një farë mënyrë edhe të justifikojë obsesionin e Bernardës, që për hir të nderit dhe traditës është mbyllur brenda mureve të trasha të shtëpisë. (Me sa duket, aktorja Luiza Xhuvani në rolin e Brenandës, së fundmi këtë ka vendosur të bëjë dhe në jetën e përditshme, ku këto kohë ka shmangur çdo kontakt me mediat). Krejt pa e kuptuar, spektatori kalon nga një ndjesi në tjetrën sa herë hyjnë dhe dalin gratë e shtëpisë së Bernarda Albës, në një moment gëzon për dashurinë e fshehur të Adelës për Pepe Romanon, pak më pas e kaplon dhimbja teksa sheh Maria Hosefan (nënën e Bernarda Albës) të burgosur nga e bija. Pikërisht në këtë moment dëgjohen disa zëra, në skenë hyn një grua plakë, me kokën dhe gjoksin të zbukuruar me lule. Ajo është Roza Anagnosti, e veshur me rolin e Maria Hosefa-s. Një rol që hyn dhe del shumë shpejt, me një dialog të shkurtër, si për t’i dhënë ndoshta skalitjen e fundit figurës së Bernarda Albës, një grua e sertë dhe me autoritet të plotë në atë shtëpi. Një rol që edhe pse episodik, zbërthen në një farë mënyre gjithë psikologjinë e Bernarda Albës e asaj që ndodh brenda mureve të shtëpisë. “Artisti gjithmonë i ka dëshirë sfidat. Dhe ky rol ishte një sfidë për mua, aq më tepër në një skenë ku unë ngjitem për herë të parë”, - thotë Roza Anagnosti, që ishte ndjerë si kurrë më parë e afërt me publikun e sallës “Shekspir” në Metropol. “Mbrëmë ishte premiera, por për artistin ka gjithmonë vazhdimësi, artisti korrigjohet nga një shfaqje në tjetrën sepse në këtë skenë ndjen edhe frymën e publikut, në këtë skenë spektatori është pjesë përbërëse e personazhit”. Në fakt nuk ka qenë dhe aq insistimi i regjisorit Kiço Londo që e ka bindur aktoren Roza Anagnosti t’i bashkohet trupës së Teatrit Metropol. “Insistimi ishte i Kiços, por të them të drejtën më kanë shtyrë më shumë vajzat (aktoret e reja) sepse ato donin që unë të isha aty. Unë kam punuar me Dean e Elektrën dhe kam dhënë dhe kam marrë nga aktoret e reja. Kur i shoh ato, mendoj se arti i teatrit do të ketë vazhdimësi”, - thotë Anagnosti. Edhe gjashtë aktoret e reja që interpretojnë në dramën e Lorkës, Erjona Kakeli, Mirela Naska, Ermira Hysa, Esela Pysqyli dhe Taulantia Jupi gjithashtu shprehen se ka qenë profesoreshë Anagnosti që i ka ndihmuar për të skalitur rolet për të hyrë në psikologjinë e personazheve të Lorkës.

“Ndërsa për rolin tim është vërtet një çudi, por artisti gjithmonë kërkon sfida me rolet e tij dhe për mua kështu ishte. Karakteri që unë interpretova ishte tepër i veçantë, si në një botë ireale e duhej të ishe shumë i besueshëm. Me këtë rol interpretimi ishte teatër- film, ndryshe nuk arrihet realizimi i tij. Nëse nuk beson fort në atë që bën, por ama aktori nuk mund të luajë për veten, duhet ta transmetojë dhe kur të dyja këto bashkohen, roli është realizuar Personazhi që unë luaj është një personazh i viteve ’36 dhe mua me duket se Lorka sheh veten tek ky personazh, ka diçka nga bota e brendshme e tij. Unë kam ecur ngadalë për të hyrë në psikologjikën e Maria Hosefas, tamam si ai piktori që vizaton figurën, kështu e kam pikturuar dhe unë personazhin tim”, - thotë pas premierës aktorja Roza Anagnosti. /mapo.al

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 11-12-2011, 22:28:41
Qe nga "Mesonjetorja" ne mos gaboj e mbaj mend Roza Anagnosti. :) Ka qene dhe e bukur. :)

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 13-12-2011, 21:11:35
Dhe mua me ka pelqyer shume kjo aktore