×

Shuhet Vasillaq Vangjeli

Shuhet Vasillaq Vangjeli

· 2 · 421

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-09-2011, 00:11:39
Shuhet aktori i mirënjohur Vasillaq Vangjeli

Aktori i njohur i humorit Vasillaq Vangjeli ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare mbrëmë në spitalin Ushtarak pasi vuante nga sëmundja e diabetit. Ka 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Kush nuk do e kujtonte lojën brilante të artistit në komedinë \\\'Zonja nga Qytetit\\\'. ku mbeti në kujtesën e brezave si Koci. Aktori Vangjeli do te mbahet mend ne rolet e tij si dhëndri Koçi tek “Zonja nga qyteti”, xhaxhi Vaso tek ‘Shoku ynë Tili’, apo tek shumë filma të tjerë ‘Dashi pa brirë’, ‘Gjuetia e fundit’, etj. (e.m/BalkanWeb)

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 28-09-2011, 16:00:25
Vasillaq Vangjeli, Ai iku, ndërsa fizarmonika është ende aty
Lokalit modest pranë Medresesë, strehëzës ku ai birrte ditën qysh kur e nxorën jashtë dyerve të Estradës, ndërsa i binte fizarmonikës dhe shijonte herë gotën e birrës e herë gotën e rakisë, i është vënë dryni. Aktori Vasillaq Vangjeli tani na “qesh” nga lart. Ai iku ashtu duke qeshur, siç dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës. Humori, thonë, është dhunti e njerëzve të zgjuar. Jo gjithkush mund të bëjë humor. E, ai ia doli të ishte mjeshtër i parodisë. Edhe pse ishte “programuar” për t’u bërë mjek, ai zgjodhi Teatrin. Sipas “programimit” (i ati e cyste të bëhej mjek), mbaroi fillimisht Politeknikumin ku u diplomua si ndihmësmjek, madje hyri dhe në Fakultetin e Mjekësisë ku harxhoi dy vite atje, por shpirtin e kishte te Teatri. Dhe jo te teatri i komedisë, përkundrazi pengu i jetës së tij mbeti teatri dramatik. “Më ka ngelur peng gjithë jetën. Unë isha më shumë aktor i dramës, sesa i komedisë. Aksidentalisht kalova në komedi. Më ka pëlqyer tërë jetën drama dhe tërë jetën e kam parë veten mes teatrit dramatik dhe komedisë. Gjithmonë më ka tërhequr drama. Është e çuditshme, unë jam aktor i humorit, por temën e diplomës e kam mbrojtur me dramë dhe kam marrë notën 10 me rolin e xha Jonuzit te “Familja e peshkatarit” - ishte rrëfimi i tij kur e larguan nga Estrada në vitin 2005-së dhe mbeti i papunë. Prandaj la Mjekësinë dhe hyri në Institutin e Arteve (vitet ‘73-‘75). Pas diplomimit e dërguan për të bërë stazhin në teatër, por të tjerët nuk e shihnin aspak si aktor dramatik, prandaj e transferuan nga Teatri Popullor në Estradën e Shtetit me profesionin: aktor humori. Roli i tij i parë ishte në Teatër: Ai ishte shoferi hokatar në dramën “Lezia”, shkruar nga Kiço Blushi, me regji të Pirro Manit…Pastaj erdhën njëri pas tjetrin role të tjera, që nga Koçi te “Zonja nga qyteti”, ai i koreografit te komedia Mirela etj. Ka interpretuar në teatër, kinema dhe në televizion. Me rolet e tij ka spikatur në kinokomeditë “Të gjallë apo të vdekur”, “Një ditë pa pune”, “Oreksi i madh”, “Çanta e zeze”, “Përralla e Trimit” “Qejflinjtë”; dhe në kinematografi te: “Toka e përgjakur”, “Pylli i Lirisë”, “Shoku ynë Tili”, “Kur ndahesh nga shokët”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Radiostacioni”, “Yjet mbi Drin”, “Ëndërr për një karrige”, “Dasma e shtyrë”, “Ne vinin nga lufta “, “Rrethimi i vogël” etj. Për 30 vjet rresht ai interpretoi mbi 100 role në skeçe, parodi, kuplete, recitime, pantomimë, komedi etj. Është dekoruar dhe me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të parë. Roli i tij i fundit në skenë ishte në shfaqjen “Harvey”, me regji nga Hervin Çuli… Qëndroi në Estradë që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005, kohë kur skena e humorit u mbyll dhe atij i komunikuan se kishte ardhur koha që humori të dilte në pension... E ngriti zërin ashtu si dhe shumë kolegë të tij, protestoi, nënshkroi peticione… etj. … etj., por në fund u detyrua t’i dorëzohej fatit…Kishte ardhur koha t’i thoshte lamtumirë skenës. Ngriti një biznes të vogël për të mbajtur familjen gruan dhe dy fëmijët…shtëpinë e ktheu në lokal, ku rreth tij dhe fizarmonikës, dashuria e tij e parë që se tradhtoi kurrë, mblidheshin çdo natë kolegë, artistë dhe miq, të cilët këndonin dhe bënin humor si dikur në Estrardë… Kështu birrte ditët e tij “të pensionit” deri mbrëmjen e së hënës, kur në moshën 63-vjeçare sëmundja me të cilën bashkëjetonte prej vitesh e mposhti…Ai iku, ndërsa fizarmonika dhe gota e rakisë janë ende aty… MAPO.al
Aida Tuci