×
Hyrja
Profili

Lajme flash nga vipat shqiptare

Lajme flash nga vipat shqiptare

· 6 · 449

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-01-2020, 00:57:10
Lajmet me te fundit nga bota e skenes, vipave dhe estrades shqiptare.
« Editimi i fundit: 18-02-2020, 07:52:18 nga M A X »

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-05-2020, 23:44:43
Gjatë ditës së djeshme Labinot Tahiri bëri bujë me deklaratën e tij mbi anulimin e dasmave.

Të shumtë ishin ata që përkrahën këngëtarin për qëndrimin e tij se dasmat nuk duhet anuluar dhe artistët duhet mbështetur, mirëpo të tjerë u pozicionuan kundër.



  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 19-05-2020, 10:06:53
 

Konfirmohet bashkëp[unimi me Encës dhe Rinës. Teksa ka promovuar albumin e ri në bashkëpunim me Sin Boy, i cili titullohet “MM” dhe përmban 20 këngë, reperja ka pasur edhe një surprizë.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se ajo dhe Enca kanë menduar për një duet.Megjithatë, Rina ende nuk ka dhënë një datë kontrete dhe detaje për projektin e ri./lapsi.al

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 22-05-2020, 11:51:29
Reperi i njohur kosovar, Gent Fatali ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ me emisionin e pasdites ‘Ftesë ne 5’ në ‘Top Channel’. Ai ka treguar se si i ka kaluar muajt e karantinës duke pohuar se këtë periudhë e ka shfrytëzuar për t’u marrë me bizneset e tij personale, por dhe të sjellë projekte të reja në muzikë.

Megjithatë Fatali nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth jetës private nga Bieta, e cila i është drejtuar nëse është në një lidhje dashurie me motrën e reperes së njohur, Loredanës, Rozafën, duke qenë se Genti ka ndarë foto të ndryshme pranë saj, por ka zgjedhur t’i lërë ndjekësit në pikëpyetje.

Fatali pohoi publikisht se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me Rozafën, ndërsa lidhur me raportin me kunatën e tij, preferoi të mos komentojë asnjë detaj./revistawho.com

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 09-06-2020, 17:13:54
 

Çifti Rina-Sin Boy kanë publikuar albumin e tyre të parë me plot 20 këngë, në të cilat reperët flasin shqip po ashtu dhe në gjihën greke. Të dy ata kanë sjellë për publikun një zhaner ndryshe nga çfrë fansat e tyre janë mësuar të dëgjojnë nga ata. Nga fotografitë e Rinës të publikuara në Instastory” duket se albumi i tyre ka arritur të jetë i dyti më i shituri në Greqi duke vulosur një sukses./lapsi.al

  • Postime: 21558
InfoZ
#5 ne: 10-06-2020, 19:14:44
Dy vajzat e “Përputhen”, Edona dhe Antoneta ishin të ftuara në emisionin “Shqipëria Live”. Ato kanë folur rreth raportit mes tyre, duke treguar hapur çfarë mendojnë për njëra-tjetrën.

Edona është shprehur se Antoneta flet prapa krahëve dhe ka tendencë t’i ulë të tjerët në çdo fjalë që thotë. Antoneta ka reaguar menjëherë duke i mohuar fjalët e saj.

“Thjesht ideja meqë ne jemi të treja këtu dhe diskutojmë pëlqimet tona është më mirë se sa të flasësh mbrapa krahëve. Antoneta ta jep përshtypjen se është një vajzë shumë pozitive, shumë e këndshme ama duket sikur çdo fjalë e thotë me tendencë paski të ngrejë veten dhe të ulë të tjerët”, u shpreh Edona.

“Gjithmonë tendenca ka qenë prej teje, që unë e ndjej. Ndoshta jam unë gabuar, këtë e gjykojnë në mënyrë më të ftohtë personat që na shohin. Unë nuk kam thënë asgjë për të të ofenduar”, iu kthye Antoneta./tirananews.al
 

lajme nga maqedonia

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:50:09
nga InfoZ
lajme nga bota

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:47:17
nga InfoZ
lajme flesh nga shqiperia

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 19:57:56
nga InfoZ
Bujqësia Shqiptare - Lajme dhe Informacione

Nisur nga M A XRubrika Leku

Postimi i fundit 11-05-2020, 14:20:59
nga M A X
Lorena Peposhi (Lajme, Info, Foto, Video)

Nisur nga M A XRubrika Influencer

Postimi i fundit 22-04-2020, 11:56:43
nga M A X