×
Hyrja
Profili

Tayna drejte suksesit pertej kufijve shqiptare

Tayna drejte suksesit pertej kufijve shqiptare

· 6 · 1165

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-10-2019, 12:04:44
 

Mesa duket fama e këngëtares ka kaluar kufijtë shqiptarë pasi emri i saj është bërë i njohur tashmë edhe në një shtet tjetër. Ditën e sotme, reperja ka publikuar një prej sukseseve të saj të fundit. Ajo ka treguar se ka dalë në faqe të parë të një prej revistave më të njohura në Gjermani. Bëhet fjalë për revistën “Live”, e cila ka zgjedhur këngëtaren shqiptare si imazh kryesor në kopertinë.

Dukshëm reperja po ecën me hapa të mëdhenj drejt famës ndërkombëtare. lapsi.al

  • Postime: 4261

#1 ne: 16-10-2019, 15:19:27
Dhe ta imagjinosh qe ka diplomuar ne shkenca kompjuterike :D

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-10-2019, 15:22:25
Jo per juridik?
Mqs ra llafi, me 16 nentor vjen ktu ku jam dhe kam rezervu tavoline vip 😅

 
« Editimi i fundit: 28-10-2019, 22:27:09 nga M A X »

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 16-10-2019, 15:25:19
Duhet te them se nuk kam pas ndonje konsiderate te mire per Doruntinen 😁por qekur e pashe nje here te Xing me Ermalin nderrova mendim, sepse duket qe ka talent.

  • Postime: 4261

#4 ne: 16-10-2019, 15:32:50
Jo jo, dhe qe ta dish eshte teper e zgjuar si person. Une pervete kam qef me shume tekstin e kengeve t'ja degjoj :D

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 28-10-2019, 22:25:07
 

Vinicius Junior, përmes rrjetit social Instagram ka treguar se është duke e pëlqyer këngën më të re të këngëtares shqiptare, Tayna. “Sicko” titullohet kënga e re e Taynas, të cilën e publikoi Juniori n story-n e tij për tetë milionë ndjekësit e tij në Instagram.

 Publikimin e futbollistit brazilian e shpërndau edhe vetë këngëtarja kosovare. “Sicko” u publikua javën e shkuar dhe deri tani ka arritur në gati 6 milionë klikime. Ndërkaq ylli i Realit dhe këngëtarja kosovare sot kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Temat e fundit