×

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

· 159 · 74320

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#100 ne: 28-04-2007, 14:29:54
Ingridi Gjoni zyrtarisht e fejuar


Në fund të dhjetorit Ingrid Gjoni, bëri bè e rrufe se as që kishte ndërmend të zyrtarizonte fejesën e saj me Enean, djaloshin që prej më shumë se një viti i ka rrëmbyer zemrën. Por, nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë bukuroshen Gjoni që ta bënte edhe këtë herë “jek e jek”.

Ngjarja është kremtuar mes miqsh dhe të afërm, të cilët janë argëtuar nën ritmet e muzikës deri në agim, ku mes zhurmës, nuk kanë munguar as zënkat mes të ftuarve. Ingridi ndryshe nga herët e tjera ka preferuar të vishet me një fustan të zi, tejet serioz nga ato që jemi mësuar ta shohim në ekran apo koncerte. Pas zyrtarizimit të fejesës pritet që nga fundi i muajit, çifti i ri të udhëtojë drejt Italisë për të festuar lidhjen e tyre, por edhe për të qëndruar
më pranë njeri-tjetrit.
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 14:53:11 nga M A X »

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#101 ne: 29-04-2007, 13:41:55
Kenga e Federik Ndocit e fundit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në "Eurovision", i cili mbahet më 12-14 maj në Finlandë, Frederik Ndoci, me këngën "Hear My Plea" është i fundit sipas renditjes së basteve në faqen e internetit për bastet e garës evropiane të këngës. Ndoci është në fund të listës, sipas gjasave për ta fituar  "Eurovisionin", dhe kuota e tij është 200 - 1. Vendi i parafundit, Portugalia, e ka kuotën 150-1. Ndoci, i cili në momentin e fundit vendosi që këngën ta këndojë në gjuhën angleze "Hear My Plea", është përfaqësuesi i katërt në garën evropiane të këngës. Së pari Shqipëria u paraqit në "Eurovision" në vitin 2004, kur Anjeza Shahini u rendit e 7-ta dhe i siguroi pjesëmarrjen direkt në finale pasardhëses Lejdina Çelo, por ajo, me gjithë prezantimin e mirë, nuk arriti që sipas rregullit të "Eurovisionit" t'ia
sigurojë një vend direkt në finale përfaqësuesit tjetër, Luiz Ejllit, me këngën "Zjarr e ftohtë". Në vitin e katërt të pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë garë, Ndoci do të këndojë në gjysmëfinale më 12 maj, ndërsa deri tash shanset e tij për t'u plasuar në finalen e "Eurovisionit" janë
shumë të vogla. Ndër favoritët e sivjetshëm, sipas basteve të vendosura, është Zvicra me përfaqësuesin e saj, DJ Bobo, pastaj Suedia dhe Serbia. Tri vendet e fundit, përveç Shqipërisë, janë Mali i Zi, Portugalia dhe Lituania.

Lajm

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#102 ne: 19-05-2007, 08:14:40
Ardit Gjebrea vendos të dehë shqiptarët me birra

Ka vendosur t’i dehë shqiptarët me birra. Eshtë kjo iniciativa e re e kantautorit dhe prezantuesit të njohur Ardit Gjebrea në bashkëpunim me agjencinë “Even”, që këtë radhë lidhet sa me spektaklin, aq edhe me biznesin. Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet Festa e Birrës. Një festë tashmë e konsoliduar në disa vende të Evropës dhe sidomos në Gjermani, ku zhvillohet në muajin tetor dhe njihet me emrin “October Fest”. Ndonëse vetë kantautori preferon të mos flasë për këtë iniciativë, të paktën për momentin, kemi arritur të mësojmë, që në datat 7, 8 dhe 9 qershor në kodrat e Liqenit, për herë të parë Shqipëria do të organizojë Festën e Birrës. Janë pikërisht kompanitë më të mëdha të prodhimit të birrës në vend si birra “Korça”,” Stela”, birra “Tirana” dhe “Kaon”, ato që përgjatë tri ditëve e tri netëve do të promovojnë produktet e tyre për qytetarët e Tiranës. Mësojmë se kanë qenë vetë pronarët e fabrikave më të mëdha të birrës në vend ata, që kanë menduar zhvillimin e një feste të tillë, që krijon një impakt shumë pozitiv për promovimin e birrës vendase dhe cilësinë e saj. 4000 metra katrorë tokë do të transformohen sipas traditave të festave evropiane dhe sidomos është ndjekur modeli i “October fest” që zhvillohet në Mynih, por i përshtatur sipas stileve shqiptare. Duke u bazuar në këtë model birra do të shoqërohet edhe me prodhime të zgarës, të ofruara nga dy kompanitë e prodhimit të sallameve në vend, si “Hako” dhe “EHW”. Por, ndërsa do të kenë mundësinë të blejnë birrën me një çmim simbolik dhe shumë më të lirë se zakonisht, qytetarët që do të marrin pjesë në këtë festë do të kenë gjithashtu mundësinë edhe të shijojnë muzikën që do të dhurohet nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare. Përgjatë tri netëve kodrat e liqenit do të shndërrohen në një panair të hapur dhe në një vend koncertesh, ku hyrja do të jetë e lirë.

Ledina me gjoks zbuluar para publikut

Ishte faji i fustanit apo i lëvizjeve të shumta të Ledinës?! Cilado qoftë arsyeja, këngëtarja nuk ka mundur t’i shpëtojë një incidenti të vockël me fustanin, që ndoshta i ka humbur vëmendjes së të pranishmëve në atë mbrëmje, por absolutisht nuk ka mundur t’i shpëtojë objektivit të fotografit tonë. Ndërsa ka qenë duke kënduar në skenën e improvizuar përpara piramidës, në prani të publikut, që ndiqte me kureshtje performancën e saj si gjithmonë energjike dhe në lëvizje, Ledina Çelo është bërë protagoniste edhe e një incidenti jo të panjohur për skenat. Gjatë lëvizjeve në këngën “Fantasy”, krahu i majtë i fustanit të këngëtares ka rrëshkitur duke lënë të zbuluar pjesën më të madhe të gjoksit të saj. Por me sa duket, këngëtarja e cila nuk e ka vënë re këtë fakt ka vazhduar të këndojë e qetë, duke mos i shpëtuar syrit të fotografit tonë, por madje as imazhit, që është shfaqur në projektorin e vendosur pas shpinës së saj. Më tej Ledina e ka parë se ç’ka ndodhur dhe ka arritur të mbulohet, por pasi gjithçka ishte regjistruar në kamera dhe aparate. Nuk duam të hyjmë në detaje për “vërtetësinë” e gjoksit të këngëtares, ndonëse ajo është përfolur si një prej emrave të njohur të muzikës, që nuk ka mundur t’i shpëtojë tundimit të silikonit. Megjithatë duke pasur parasysh videoklipin e fundit të këngëtares, që është cilësuar shumë hot, ndoshta për Ledinën ky incident nuk mund të konsiderohet shumë “fatal”, po të kujtojmë edhe faktin se shfaqja e hireve femërore është një pjesë e rëndësishme e marketingut muzikor në vendin tonë e më gjerë. Dhe vërtet, pavarësisht se këngët me të cilat Ledina performoi në sfilatën e mikut dhe stilistit të saj Joni Peçi, ishin në playback pamja intriguese e këngëtares dhe sidomos lëvizjet provokuese të saj në skenë, nuk kanë mundur të mos tërheqin vëmendjen e të pranishmëve. Kjo na bën të mendojmë, që gjithmonë e më shumë Ledina Çelo, e vetëdijshme për imazhin e saj femëror, po e shfrytëzon shumë mirë këtë aspekt, si në videoklipe ashtu edhe në koncertet jashtë vendit apo edhe në sfilata. Me siguri, fustani i zi me të cilin e pamë të performonte të premten në mbrëmje ka qenë gjithashtu një ide e Joni Peçit stilistit, që prej kohësh vesh këngëtaren, pasi ajo u largua nga atelieja e Enada Atnikollës, me të cilën ishin mikesha.

g.panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#103 ne: 02-06-2007, 17:18:34
Gjyste Vulaj, pa të brendshme në skenë

Gjithçka ia ka lënë imazhit të jashtëm dhe ka vendosur që të brendshmet t’i lërë mënjanë. Të paktën këtë përshtypje na ka krijuar këngëtarja Gjyste Vulaj, ndërsa është ngjitur në skenën e buzukut “Zippo” për të përshëndetur spektaklin “Netët e klipit shqiptar”. E veshur me një fustan tejet të shkurtër dhe të ngushtë pas trupit, duke qëndruar mbi një palë taka të larta, që e rrisnin gjatësinë e saj prej 170 cm, këngëtarja ka arritur të fitojë tërësisht vëmendjen e të pranishmëve, femra e meshkuj. E njohur gjithmonë për veshjet ekstravagante dhe pamjen provokuese, duket se edhe këtë radhë Gjystja nuk i ka shpëtuar dëshirës për të tunduar. E ndërsa këndonte dhe performonte në skenë, nuk harronte që herë pas here vështrimet t’i dërgonte drejt tavolinës ku qëndronte i ulur bashkëshorti i saj, Sokoli, që thuajse gjithmonë e shoqëron në aktivitetet e saj artistike. Por duke pasur parasysh fustanin e ngushtë dhe elegant, që këngëtarja kishte veshur atë mbrëmje, kuptuam që poshtëë rripave të tij nuk gjendeshin rripat e reçipetave. Duke përfituar nga fakti që natyra është treguar bujare me Gjysten, edhe pse “ndër 5 motrat ka gjoksin më të vogël”, ajo ka preferuar që linjat e saj perfekte dhe përmasat e gjoksit të mos i fshehë nën rripat e reçipetave. Por, ndërsa ka prezantuar këngën e saj të re, e veshur me fustanin ekstravagant që i rrinte pas trupit, këngëtarja, në fakt, krejt pa dashur, ndoshta ka arritur të zbulojë më shumë nga sa duhet në këtë foto. Për më tepër, nën fustan nuk dalloheshin as rripat e të mbathurave...

Kristi, koncert kundër korrupsionit

Eshtë një koncert, që në thelb mban mesazhin e luftës kundër korrupsionit. Me ide të Kristit dhe Robert Budinës, turneu i koncerteve të zhvilluara në Berat, Vlorë e Lezhë mbyllet nesër në orën 20 e 30, në sheshin përpara Piramidës. Janë këngëtarë të rinj, artistë të lirë, të cilët flasin dhe shprehin artin e tyre pa tendenca, pa agresivitet dhe pa ngjyra politike, por duke gjetur një mënyrë paqësore për të luftuar korrupsionin, si fenomen. Po kështu edhe tematika e këngëve që do të këndohen është e mbështetur mbi luftën kundër korrupsionit. Kristi, Mr.Elvis, Roni, Eltina, Eri dhe Drini Nosi janë këngëtarët që, pasi kanë kënduar në disa qytete të Shqipërisë, vijnë të këndojnë edhe në Tiranë, ndërsa prezantuese do të jetë Ina Gjonçi. Sipas Kristit, ideuesit të këtij koncerti të financuar nga USAID, kjo është një mënyrë paqësore për të protestuar kundër korrupsionit, por që nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe për më tepër aktivitete të tilla në botë janë të shumta.

g.panorama
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 14:49:02 nga M A X »

  • Postime: 824
  • Gjinia: Femer
Amy
#104 ne: 04-06-2007, 04:42:56
Besa shkelqen live

Megjithëse festivalet dhe evenimentet kulturore ne Shqipëri janë te shumte, pak këngëtare kishim dëgjuar te kendonin live. Aq sa na është krijuar pershtypja se pjesa me e madhe e tyre janë një fals. Të premten ne "Star Academy", këngëtarja Besa Kokedhima provoi se jo vetëm di te kendoje live, por di edhe te interpretoje me shumë profesionalizem. Kënga e zgjedhur prej saj ishte një prej me te veshtirave nga repertori i kengetares se madhe amerikane Anastasia, por kjo nuk e zbehu aspak interpretimin e shkelqyer te Beses.

Jonida bëhet prezantuese

Jonida Maliqin e njohim si këngëtare, por duket se ajo është dhe një prezantuese mjaft e zonja. Megjithatë kjo mbetet ende për t'u provuar. Ajo është zgjedhur se bashku me Bledi Strakoshen për te prezantuar një eveniment kulturor kushtuar "Pallatit te Pioniereve". Të dy ish-pionieret me rastin e 60-vjetorit te ndërtimit te Pallati te Pionierit, do të marrin rolin e prezantuesit ne datat 6, 7 dhe 8 qershor.
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 14:50:19 nga M A X »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#105 ne: 09-06-2007, 08:20:35
Orinda Huta gjen dashurinë me Turin e Produkt 28

Orinda ka një të dashur të ri. Për të gjithë ata që emri Turjan Huska nuk u thotë ndonjë gjë të veçantë,
një info plus: djali në fjalë është solisti i grupit “Product 28”. I njëjti djalë që drejton një emision te “Vizion Plus”. Për të gjithë moshatarët e tij, një djalë i lezeçëm, me humor dhe batuda dhe që herë pas here ia del të bëjë ndonjë këngë nga ato që t’i kap veshi menjëherë e që bëhen të kërkuara në radio. Një shans ndoshta i mirë edhe për karrierën e Orindës, e cila i është larguar këto
kohë zonës së nxehtë të hiteve.
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 14:52:00 nga M A X »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#106 ne: 09-06-2007, 16:18:06
Rozana Radi del nga zija dhe i rikthehet muzikës

I është rikthyer sërish muzikës, pas ditëve të zisë për humbjen e nënës së saj, këngëtarja Rozana Radi. Nëna e këngëtares u nda nga jeta rreth një muaj e gjysmë më parë, ndërkohë që përpara disa vitesh Rozana ka humbur edhe babain, aktorin e njohur Ferdinand Radi. Pikërisht për shkak të kësaj fatkeqësie në familje, prej më tepër se një muaji Rozanën nuk e kemi parë të shfaqet në koncerte apo aktivitete të ndryshme të jetës së spektaklit në vend. Madje asaj iu desh të shkëputej edhe nga seriali musicall, që nisi të prezantonte në festivalin shqiptar të klipit. Duket paksa e çuditshme pasiguria e vet Rozanës për vazhdimësinë e këtij cikli, që në fillimet e tij. Ndonëse kishte punuar me këtë projekt, këngëtarja nuk pranoi të jepte asnjë detaj për serinë musicall, që do të prezantonte pa e nisur atë. Duket sikur kishte parandierë diçka të poazakontë. Por vetëm një javë më parë, mësuam se Rozana Radi i është rikthyer skenës dhe koncerteve, kur dëgjuam të përmendej emri i saj në një koncert, që u zhvillua për shqiptarët në Greqi më 3 qershor dhe ku merrnin pjesë edhe këngëtarë të tjerë nga Shqipëria si Erion Korini, Sabiani, etj. Sigurisht pas kësaj humbjeje të thellë për këngëtaren nuk ka qenë aspak e thjeshtë të jetë përsëri në skenë, megjithatë kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e profesionit të artistit.

Anila Mimani provokon në skenë

Ka qenë veçse provokuese veshja e këngëtares Anila Mimani të shtunën e shkuar në ambientet e buzukut Zippo, ku zhvillohet spektakli “Netët e Klipit Shqiptar”. Videoklipi i fundit i Anila Mimanit, i publikuar vetëm pak javë më parë në ekranet muzikore shqiptare ka qenë gjithashtu një prej videove në konkurrim dhe kjo ishte arsyeja, që këngëtarja ashtu si disa nga kolegët e saj, ka qenë e ftuar atë mbrëmje. Një mbrëmje, ku në fakt nuk kanë munguar performancat provokuese femërore. E veshur me një fustan të zi, më shumë se të shkurtër, Anila i ka hapur jo pak punë fotografëve dhe kameramanëve të pranishëm duke i detyruar të fokusohen më shumë tek këmbët, sesa tek imazhi i saj. Natyrisht duke qenë se jemi mësuar tashmë me imazhet më shumë se të zhveshura të konkurrenteve tona ky fakt po na bëhet gjithmonë e më i zakonshëm. Por si të mos mjaftonte dekolteja dhe fustani i shkurtër në performancën e saj skenike, këngëtarja nuk ngurronte, që herë pas herë të lëvizte e të rrotullohej në skenë, duke bërë që vëmendja e të pranishmëve të përqendrohej më shumë nën fustanin e saj.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#107 ne: 20-06-2007, 08:05:24
Këngëtarja Jeta Faqolli gjobitet për dëftesë false

Këngëtarja Jeta Faqolli dënohet me 900 mijë lekë gjobë, për falsifikimin e dëftesës së pjekurisë. Është ky vendimi që i ka komunikuar dje Gjykata e Tiranës 28 vjeçares nga Librazhdi. Një javë më parë vetë këngëtarja e ka pranuar akuzën e falsifikimit të dëftesës së shkollës së mesme, dhe ka kërkuar nga gjykata gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që ditën e djeshme togat e zeza pranë këtij institucioni shpallën vendimin përfundimtar për këngëtaren, duke e dënuar atë me 900 mijë lekë të vjetra gjobë. Këngëtarja, e cila është bërë e njohur në tregun muzikor tre vitet e fundit, u përball me drejtësinë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe vënien në përdorim të tyre. Sipas prokurorisë, falsifikuesi i dëftesës është ish-pedagogu i Universitetit Bujqësor në Tiranë, Lulëzim Sinani.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#108 ne: 23-06-2007, 16:32:05
Reperi zvicerian Bligg dhe Miram Cani, të dashuruar
 
Hera e fundit që Miriam Cani vizitoi Shqipërinë, ishte kur ajo interpretoi në mjuzikolin "Çikago". Pikërisht gjatë këtij qëndrimi të Miriamit në Tiranë, u përfol për lidhjen e saj me një këngëtar shqiptar. Fjalë këto, që zor se mund të ishin të vërteta duke lexuar atë që revista gjermane "Sontagg Blick" shkruan për lidhjen e saj një-vjeçare me reperin e njohur zvicerian Bligg. Një lidhje, të cilën për një vit ata e kanë mbajtur sekret, por mesa duket ka ardhur koha që i dashuri i saj Bligg dëshiron ta ndajë me botën mbarë atë që ai ndien për vajzën shqiptare me zë të ngrohtë, për vajzën që në një e-mail ai e konsideron "më të bukur se Monica Belluci dhe Angelina Jolie së bashku". Janë njohur fillimisht në internet, për t'u takuar vetëm një javë më pas në Zyrih, nga ku do të fillonte një histori e dashurie.
Njohja
Sy të zjarrtë, trup mahnitës dhe një zë i ëmbël. Kështu e përshkruan revista "Sonntag Blic" Miriam Canin. Të njëjtën gjë ka menduar dhe i dashuri i saj, reperi i famshëm zvicerian, Bligg për revistën. Ylli zvicerian dhe këngëtarja e popit shqiptare me banim në Gjermani, Miriam Cani janë njohur nëpërmjet internetit në "MySpace" një vit më parë. Aty Bligg fillimisht ka parë vetëm fotot e Miriamit pa e ditur se kush ishte ajo. "nuk e dija se ajo ishte një këngëtare e famshme në Gjermani", është shprehur ai. Ai dinte vetëm se kishte mbetur i mahnitur pas kësaj vajze, së cilës do t'i shkruante në e-mail: "Ti je më e bukur se Monica Belluci dhe Angelina Jolie së bashku".
Bligg dhe Miriam, të dashuruar
Ata u takuan në Zyrih, një javë pas njohjes virtuale në internet.
"Ishte si një rrufe në qiell të kaltër. Kur e pashë për herë të parë më dukej sikur zemra do të më dilte nga kraharori", rrëfen Bligg për revistën "Sonntag Blick". Kjo ishte ajo çfarë ndodhi para një viti, duke qenë se për një vit rresht ata të dy e kanë mbajtur sekret lidhjen e tyre. Po tani? Sipas Bligg, ndjenjat e tij vazhdojnë të jenë të njëjta. "Miriam është inteligjente, lozonjare, plot jetë dhe energji. Dhe këmbët e saj janë aq vogla e delikate", thotë ai. Është Bligg ai që ka vendosur t'i tregojë botës mbarë atë që ndien për Miriam Canin. Por sigurisht që ajo ndan të njëjtat ndjenja më të dashurin e saj prej pothuajse një viti. "Sontagg Blick" shkruan se këngëtarja e "Preluders" ka rrëfyer se fillimisht ka mbetur e mahnitur nga sytë e tij misteriozë. Më pas ndjenjave u shtohet pasioni i përbashkët për muzikën dhe interesi po i përbashkët për të udhëtuar në vende të reja. Në gjithë këtë panoramë gëzimi e dashurie ekziston vetëm një pengesë. Kilometrat që ndajnë dy qytetet e vendet, ku ata jetojnë.
Jeta mes dy qyteteve
Miriami jeton në Munih në Gjermani, ku dhe ushtron profesionin e saj si këngëtare, ndërsa Bligg në Zyrih të Zvicrës, ku njihet si një yll i hip hopit. "Jam tallur gjithmonë me kolegët e miqtë e mi që kanë krijuar lidhje me partnerë që i kishin larg. Por, ja që e paskam pasur gabim. Me Miriamin kam kuptuar se dashuria nuk varet distanca që i ndan dy njerëz që duhen". Gjithashtu dhe diferenca 9-vjeçare mes Canit 22 vjeç dhe Bligg 31 vjeç, nuk duket se është problem. "Miriami është shumë e pjekur ndërsa unë herë-herë jam si fëmijë. Dhe këtu vjen natyrshëm pika e takimit", ka deklaruar Bligg.

Tiranaobserver

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#109 ne: 25-06-2007, 09:55:37
Pushimet e ‘nxehta’ për Vip-at

Adelina Ismaili
Nga informacionet e fundit që kemi patur për Adelinën
kemi mësuar se po i rikthehet botës muzikore pas sëmundjes që kaloi në fyt. Ajo po përgatit albumin e ri për të cilin po punon mjaft duke menduar ta realizojë atë ndryshe dhe jo në Kosovë me kompozitorët apo muzikantët që ka patur deri më sot bashkëpunime, por në Zvicër. Pikërisht këtu Adelina do të qëndrojë edhe për pushime ku për disa ditë do të bashkohet me të edhe e motra Zanfina.

Joni Peci & Tuna
Kanë vendosur që pushimet t’i kalojnë bashkë, por pa u shkëputur edhe nga puna. Stilisti i mirënjohur Joni Peci dhe këngëtarja nga Maqedonia Tuna do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara. Duke qënë se Tuna është në përgatitje të albumit të saj të ri ka menduar që fotografitë e tij ti realizojë në Amerikë. Për këtë do të bashkëpunojë si gjithmonë dhe me personin që ka besim të plotë, stilistin e saj Jonin. Për katër ditë do të qëndrojnë në New York duke vijuar më tej në Los Angelos.

Jonida Maliqi
Është ndër të vetmet që i ka nisur pushimet që në Qershor. Pasi mbylli aktivitetin e saj më të fundit, për herë të parë si prezantuese me rastin e 60-vjetorit të krijimit të qëndrës kulturore për fëmijë, prej 5 ditësh ajo ndodhet në Qipron Greke. Ka shkuar atje për të vizituar dhe për t’i qëndruar pranë motrës e cila është shtatzënë por njëkohësisht edhe për të kaluar disa ditë pushimi në vendin fqinj.

Ardit Gjebrea
Pushime përrallore për këngëtarin e mirënjohur Ardit Gjebrea. Një sheik e ka ftuar familjarisht të kalojë disa ditë të paharruara në Dubai. Kështu, Arditi sëbashku me bashkëshorten Anila dhe me djalin e tij Joni do të prekin hotelin më luksoz në botë, atë me 7 yje ku do të takohen me sheikun zemërgjërë dhe me familjen e tij.

Inva Mula & Pirro Çako
Sopranoja me famë botërore pritet të kthehet në gji
rin e familjes bashkë me bashkëshortin. Ata do t’i kalojnë pushimet në Shqipëri me fëmijën e tyre. Bregdeti shqiptar duket se e ka tërhequr më shumë çiftin, duke zgjedhur detin Jon për t’u relaksuar.

Ledina Çelo
Edhe Ledina për sezonin e verës ka preferuar të kthehet në vendin e lindjes. Pasi ka patur një periudhë shumë të ngjeshur aktivitetesh, do të vijë në Shqipëri për të qëndruar disa ditë në plazhin e Dhërmiut. Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja ka qënë në Londër në një audicion që zgjati për disa ditë me rradhë dhe më pas u nis menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vijuar axhendën e koncerteve.

Ciljeta Xhilaga
Ka zgjedhur Sarandën për të pushuar. Pas koncerteve të shumta që ka këtë verë, do të shkojë me të dashurin e saj Romeon në Sarandë, vendin ku ajo ka njohur njeriun e zemrës, për të pushuar por njëkohësisht edhe për të festuar dy vjetorin e lidhjes. Saranda do të mbetet kështu për këngëtaren dhe ‘gjiri i dashurisë’.

Redon Makashi
Koncertet verore janë një mënyrë mjaft e mirë, që Redoni i shfrytëzon edhe për pushimet e tij. Ndërsa pritet të nisë turin e koncerteve në qytetet bregdetare të vendit, ai ka menduar të qëndrojë më gjatë në koncertin, që do të ketë në Vlorë, për të pushuar dhe marrë rreze dielli.

Stine
Turqia do të jetë vendi i preferuar këtë verë edhe për këngëtarin Stine. Është në përfundim të albumit të tij të ri ku do të ketë shumë bashkëpunime dhe larmi rrymëë. Pas lodhjes të shkaktuar nga puna intensive e çdo ditë do të udhëtojë për disa ditë në plazhet e Turqisë.

Ingrid Gjoni
Një periudhë e ngjeshur koncertesh për të. Do t’i japë fund turit në të gjithë Shqipërinë por edhe në shumë vende të Europës. Deri në përfundim të 30 Korrikut ajo do të ketë zhvilluar koncertet në Zvicër, Greqi dhe Itali. Pas kësaj date këngëtarja do të mundet t’i kushtojë pak kohë vetes ndërkohë që me familjen do të udhëtojë drejt Dhërmiut në datën 15 Gusht.

Bluetooth
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 14:56:17 nga M A X »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#110 ne: 25-06-2007, 09:58:32
Greta Koci, për herë të parë një koncert bamirësie

Ka zgjedhur të bëjë diçka ndryshe nga këngëtarët e tjerë. Një koncert, të ardhurat e të cilit do të shkojnë tërësisht për bamirësi në ndihmë të fëmijëve. Këngëtarja Greta Koçi do të jetë kështu sot në një kocert të orgazniuar në Teatrin Migjeni në Shkodër në vijim të turit të saj në të gjithë Shqipërinë. Ajo do të performojë disa nga sukseset e saj që mbajnë firmën e kompozitorit Genti Lako shoqëruar dhe nga Trupa e Baletit të Albi Nako Dance. Nën mbështetjen e Bashkisë Shkodër të ftuar të këngëtares Greta Koçi janë : Zef Deda, Indrit Mlika, Violeta Zefi, Adnan Bala, Eduart Jubani. Tre ditë para koncertit vetë Greta Koçi shkoi për të vizituar fëmijët në shtëpinë e fëmijës së Shkodrës.

WSF: Rruga jonë kalon nga USA

I kanë nisur turnetë e verës nga një vend që të gjithë do ta dëshironin. Grupi i djemve “West Side Family” ka qenë gjatë kësaj jave, në një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë qenë në Neë York, Detroit, etj. Kështu e kanë nisur mbarë këtë verë, që ashtu si për shumë këngëtarë të tjerë edhe për ta do të jetë mjaft impenjative me koncerte verore gati në gjithë bregdetin shqiptar. Sipas Landit së shpejti do të vijë një tjetër bashkëpunim i tyre ku të tre djemtë do të mblidhen bashkë për të punuar intensivisht.

Të gjithë të cmendur pas Armend Ramadanit

Të gjithë këngëtarët çmenden pas stilistit shqiptar nga Maqedonia, Armend Ramadani. Mjaft të shkosh në klubet e natës në Shkup që të shikosh djaloshin e talentuar të rrethuar nga disa artiste, si Zanfina Ismajli, Big Mama, Leonora Poloska e shumë të tjera. Armendi ka stiluar rroba për shumë këngëtarë, ku spikasin veshjet e Rovena Stefës. Krahas eksperiencës së tij 6-vjeçare të punës në rregullimin e make up-it dhe flokëve, ish-modeli Ramadani, i cili këtë zanat e ka mësuar dhe praktikuar në Turqi, së fundi ka filluar të merret edhe me fotografi. Ai ka realizuar shumefotografi me këngëtaret dhe modelet e famshme, si dhe ka edituar disa albume të këngëtarëve shqiptare dhe maqedonas.

Rezarta Shkurta, një klip në Maqedoni

Sapo ka përfunduar këngën e saj më të fundit në studion muzikore të kompozitorit Genti Lako. Thuhet se kjo këngë përbëhet nga ritme që do ta bëjnë atë menjëherë hit, por gjithsesi këngëtarja ka menduar ta sjellë në formë më të kompletuar. Së shpejti do të realizojë klipin e këngës dhe vendi që ka zgjedhur për të bërë xhirimet është Maqedonia. Kënga pritet të lançohet përgjatë kësaj vere ndërkohë që Rezarta shprehet e sigurt se publiku do ta pëlqejë menjëherë.

Bluetooth
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 14:59:29 nga M A X »

  • Postime: 824
  • Gjinia: Femer
Amy
#111 ne: 25-06-2007, 13:08:45
Besa duke pergatitur albumi e ri ne Rumani

Disa vite me pare,te gjithe e shikonin Besen thjesht si vajza e nje biznesmeni te njohur ne Shqiperi qe deshironte te behej kengetare e famshme.Ne pergatitje te albumit te dyte,ajo i ka provuar te gjitheve te kunderten. Ka fituar disa cmime ne festivale dhe ka prezantuar gjate ketyre dy viteve vec hite, me i fundit “Unik” me te cilin u nderua si “Best Pop/Rock “ ne TopFest 2007. Prej saj, mesuam se po realizon nje album dyte qe do te jete disi me ndryshe se ai debutues,te cilin po e regjistron ne Rumani.Se shpejti ajo do te publikoj nje kenge te re,shoqeruar edhe ne video e cila do te jete po e stilit pop-rock.

Albaniac

  • Postime: 182
turi
#112 ne: 05-07-2007, 21:41:25
PIRRU MIRE HAET
PO NUK IA VLEN SHUME TE FLASESH PER KENGETARET SHQIPTARE SE ATA MIRE QE JANE TE PAAFTE SIDOMOS KETA TE LODHURIT QE DALIN TE BBF POJANE DHE SHUME TE DEGJKENERUAR. NJOF CA EKNGETARE UNE QE JANE OK FARE. NEJSE MUZIKA E KA PAK TE VESHTIRE TANI QE CDO GJE ESHTE KOMERCIALE
GRETA KOCI, KA SHUME SUKSES PO PER MUA KUR E DEGJOVA LIVE NE FESTIVALIN E DHJETORIT ME IKU TRURI DESH IU MOR FRYMA
ME PAK FJALE KENGETARE KOTI, DHE UNE KENDOJ  ME SHOQERINE ME KITARE LIVE TE PAKTEN 30 MIN AJO SKENDON DOT 3 MIN MOS U MERZIT GRETA. SUKSESI I TYRE ESHTE QE E SHESIN SAPUNIN PER DJATHE DHE JU LUMTE XHEPAT I KANE PLOT
VELRA FAR E

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#113 ne: 16-07-2007, 10:31:20
Rezarta, maturantja që të intrigon

Na tha se së shpejti do
të dilte me një video seksi.
Por nuk është klipi i
këngës “Matura”, që kemi
parë të shfaqet këto ditë në
ekranin e televizionit “Supersonic”.
Matura është
kënga e parë që Rezarta
Shkurta prezanton me
videoklip, përpara daljes
së albumit të saj të parë “Je
vetëm ti”. E ndërsa albumi
është përgatitur dhe pritet
të jetë shumë shpejt në
treg, këngëtarja ka prezantuar
këto ditë këngën “Matura”,
një kompozim i Genti
Lakos, që sjell ritme të
ngrohta vere, nën petkun
intrigues të maturanteve të
sapodiplomuara. E atëherë
kur shkolla ka përfunduar
vajzat ndjehen të çliruara
nga çdo preokupim dhe
ftojnë njëra-tjetrën, të shkojnë
në diskotekë për të
festuar deri në orët e para
të mëngjesit. Dhe vajzat e
veshura me fustanet e
kuqe të shkurtra janë
vërtet provokuese në këtë
ftesë që bëjnë.
Por shumë shpejt, pritet
që Rezarta të nxjerrë edhe
klipin e saj të dytë, që gjithashtu
përmban një këngë
të albumit. “Je vetëm ti”.
Është kënga që i ka dhënë
Rezarta, maturantja që të intrigon
Albumi i shumëpritur do
të jetë në treg së shpejti. Eranda
Libohova është duke përfunduar
punën për daljen e
tij, megjithatë vetë këngëtarja
duket se është supersticioze
në këtë drejtim dhe
nuk dëshiron të flasë përpara
kohe. “Album për 4
stinë”. Është ky titulli i albumit
muzikor, që Eranda ka
parashikuar të nxjerrë në
tregu në fund të këtij muaji.
Që në titull kuptojmë, që
Eranda do të na shoqërojë
gjatë gjithë vitit, sepse këngët
e saj janë të menduara për të
qenë prezente në çdo stinë të
vitit. Dhe jo vetëm kaq. Por
duket se puna e bërë për daljen
e këtij albumi i përmbledh
të katër stinët. Është
një punë që ka nisur prej më
shumë se një viti dhe natyrisht
me bashkëpunimin e krijuesve
të njohur të muzikës,
Adi Hilës, Flori Mumajesit,
etj, besojmë se do të jetë i suksesshëm.
Do të ketë rryma të
ndryshme dhe surpriza të
këndshme. Vetë Eranda nuk
dëshiron të zbulojë shumë
detaje rreth këtij albumi duke
dashur që gjithçka të ketë kohën
e vet. Megjithatë mësojmë
se kjo përmbledhje
muzikore do të ketë 10 këngë,
6 prej të cilave janë krijime të
4 stinët e Eranda Libohovës
Sonila Meço përgatitet për
pushime në Turqi
edhe titullin albumit, e kompozuar
nga Flori Muamjesi
dhe me tekst të Turian
Hyskës. Ndryshe nga i
pari, klipi i dytë mendohet
se do të jetë seksi, si në
veshje ashtu edhe në përmbajtje.
Do të jetë pasqyrimi
i imazhit bebi- seksi, të
një vajze të brishtë dhe të
bukur që vuan nga dashuria.

4 stinët e Eranda Libohovës

Albumi i shumëpritur do
të jetë në treg së shpejti. Eranda
Libohova është duke përfunduar
punën për daljen e
tij, megjithatë vetë këngëtarja
duket se është supersticioze
në këtë drejtim dhe
nuk dëshiron të flasë përpara
kohe. “Album për 4
stinë”. Është ky titulli i albumit
muzikor, që Eranda ka
parashikuar të nxjerrë në
tregu në fund të këtij muaji.
Që në titull kuptojmë, që
Eranda do të na shoqërojë
gjatë gjithë vitit, sepse këngët
e saj janë të menduara për të
qenë prezente në çdo stinë të
vitit. Dhe jo vetëm kaq. Por
duket se puna e bërë për daljen
e këtij albumi i përmbledh
të katër stinët. Është
një punë që ka nisur prej më
shumë se një viti dhe natyrisht
me bashkëpunimin e krijuesve
të njohur të muzikës,
Adi Hilës, Flori Mumajesit,
etj, besojmë se do të jetë i suksesshëm.
Do të ketë rryma të
ndryshme dhe surpriza të
këndshme. Vetë Eranda nuk
dëshiron të zbulojë shumë
detaje rreth këtij albumi duke
dashur që gjithçka të ketë kohën
e vet. Megjithatë mësojmë
se kjo përmbledhje
muzikore do të ketë 10 këngë,
6 prej të cilave janë krijime të
4 stinët e Eranda Libohovës
Sonila Meço përgatitet për
pushime në Turqi
edhe titullin albumit, e kompozuar
nga Flori Muamjesi
dhe me tekst të Turian
Hyskës. Ndryshe nga i
pari, klipi i dytë mendohet
se do të jetë seksi, si në
veshje ashtu edhe në përmbajtje.
Do të jetë pasqyrimi
i imazhit bebi- seksi, të
një vajze të brishtë dhe të
bukur që vuan nga dashuria.
Këto ditë niset në pushime. Folësja e
lajmeve Sonila Meço dhe i fejuari i saj
Drini, këtë vit kanë zgjedhur Turqinë për
të kaluar ditët e nxehta të verës.
Në fakt, plazhet turke janë ndër vendet
e preferuara të çiftit, që ndonëse
pëlqen të lëvizë herë pas herë në qytete
të ndryshme të Evropës Perëndimore, i rikthehet
orientit. Duket se impenjimet e
këtij viti kanë qenë të lodhshme për
Sonilën, që përveç edicionit të lajmeve e
pamë të shfaqet në ekranin e “Vizion
plus” edhe me një emision, “Logos” që
natyrisht ka kërkuar përkushtimin dhe
vëmendjen e saj gjatë gjithë sezonit. Mësojmë
se pushimet i kanë zgjedhur në fund
të korrikut, si momenti më i volitshëm për
të dy, duke qenë se kjo ishte edhe periudha
më e mirë për t’u shkëputur nga impenjimet
që ka secili. Ndërkohë të dy vazhdojnë
të jenë në kërkim të apartamentit,
ku mendojnë që shumë shpejt të provojnë
bashkëjetesën, një mënyrë për të testuar
edhe më shumë lidhjen e tyre disa vjeçare.
Por duke qenë se apartamentet që kanë
parë deri tani ende nuk i kanë plotësuar
shijet e tyre, ndoshta Sonila dhe Drini
duhet të presin edhe pak.
Të paktën sa të kthehen nga
pushimet.
një ide e këngëtares, që
gjithë miqtë e saj VIP, t’i
ketë të ftuar si protagonistë
në emisionin e saj, që do të
jetë në një format krejt ndryshe
nga emisionet e deritanishme.
Të gjithë duhet
të lenë mënjanë kostumet
dhe veshjet klasike të
skenës për të veshur rrobat
e banjës e për t’u shndërruar
në protagonistë të
lojërave të Rozanës. Por për
këtë duhet të presin edhe
pak. Ndërkohë, duket se
gjërat nuk po shkojnë
shumë mirë në jetën private
të këngëtares. Pas ndarjes
nga i dashuri disa muaj më
parë ajo vazhdon të jetë
vetëm, ndonëse është shprehur
se nuk e vuan këtë fakt.
reja, 2 janë të përpunuara,
ndërsa dy këngë janë krijime
të viteve të fundit. Sigurisht
besojmë se ndonjëra prej
këngëve do të shoqërohet
edhe me videoklip, por për
këtë ndoshta duhet të presim
edhe pak.

Anjeza Branka vendos të
na prezantojë “Bebin” e saj


Në fillim u shpreh se
nuk dëshironte ta prezantonte
vogëlushin e saj në
publik, sepse ishte supersticioze,
duhej të kalonin të
paktën 40 ditë. Por edhe
pse kaluan 40 ditët e para
Anjeza Branka nuk pranoi
përsëri të pozonte në një
foto së bashku me të voglin
Leanzo.
Sepse me sa duket e
kishte menduar ndryshe.
Të hënën, kur albumi i ri i
këngëtares të dalë në treg,
së bashku me këngët do të
prezantohet edhe imazhi i
vogëlushit. Sepse Anjeza,
bashkangjitur me këngët,
ka edhe një album fotografish
të djalit, nga një
për secilën këngë. A thua të
ketë qenë ky një sekret i
vogël i Anjezës? Ndoshta
ka pasur frikë se mos
dikush tjetër i vidhte idenë
dhe e ka mbajtur të fshehtë
këtë mendim, deri në daljen
e albumit. Dhe jo vetëm
kaq. E dini cili është titulli i
albumit? “Bebi”. Eshtë i
gjithi një dedikim për
vogëlushin Leanzo, që ka
ardhur në jetë gjatë kohës
që Anjeza punonte për këtë
album. Momentalisht Leanzo
disa muajsh rritet me
gjyshen, duke qenë se
këngëtarja vazhdon të jetë
e impenjuar me koncerte
në qytetin e Durrësit dhe
zona të tjera bregdetare.
Pak ditë më parë, Anjeza
ka marrë edhe diplomën
në degën e Aktrimit.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#114 ne: 16-07-2007, 10:39:23
INGRID GJONI Ndahet nga i fejuari

Pas dy vitesh bashkëjetësë ka vendosur t’i japë fund lidhjes


Po është e vërtetë që jemi ndarë. Nuk përputheshim në
karaktere”, shprehet Ingriti, që nuk pranon të japë më
shumë detaje rreth këtij fundi, por duke shtuar njëkohësisht
se ky ishte një vendim tërësisht i saji dhe ka qenë ajo që ka vendosur të mbyllë këtë marrëdhënie. Është përpjekur
madje ta kalojë gjithçka në heshtje dhe të
vazhdojë jetën normalisht, por edhe këtë radhë
nuk iu ka shpëtuar faqeve rozë madje e
“tradhtuar” nga një prej mikeshave të saj, e cila
na bën të ditur lajmin.

Ja çfarë nuk di Blero

“S’e di”. Është ky titulli i
këngës së re, që Blero ka
prezantuar me videoklip,
këto ditë në televizionin Supersonic.
Edhe kjo këngë,
bën pjesë në albumin “Falma”,
që këngëtari e ka prezantuar
pak kohë më parë.
Klipi i këngës “S’e di”, prezantohet
në ekranet shqiptare
vetëm pak kohë pas
daljes së një tjetër klipi të
këngëtari në bashkëpunim
me këngëtarin De Kamarda.
Kjo këngë, pjesë e albumit,
që Blero ka nxjerrë në
treg është ndryshe nga ritmet
me të cilat ai është
shfaqur zakonisht në
skenën muzikore. Këngëtari
kosovar që jeton në Suedi,
kohët e fundit është përfolur
edhe për probleme në
lidhjen e tij me Norën, vajzën
kosovare me të cilën
është i fejuar prej kohësh.
Vetë këngëtari në një intervistë
të dhënë për një
gazetë shqiptare është
shprehur se gjërat e tyre në
çift nuk po shkojnë shumë
mirë dhe se mes tij e Norës
ka pasur grindje, gjithsesi
me shpresën që gjithçka do
të kalonte. E megjithatë ky
fakt nuk e ka penguar
Zaimina provon sërish me Kastron
Sërish një duet i Zaiminës
me Kastro Zizon. Me sa
duket bashkëpunimi i parë
i tyre në këngën “Bonito” ka
rezultuar i suksesshëm për
këngëtarët dhe Kastro me
Zaiminën kanë përfunduar
një tjetër duet. Është një
këngë, që nga sa mësojmë u
përket ritmeve verore dhe
është realizuar në studion e
Kastros ndërkohë, që së
shpejti thuhet se dy
këngëtarët do të fillojnë
edhe xhirimet për
videoklipin që do të realizohet
në Maqedoni. Po të
kemi parasysh performancat
e nxehta të Zaiminës dhe
natyrën ekzibicioniste të
Kastros, besojmë se edhe
kjo këngë do të ketë shumë
elementë për të diskutuar.
Thuhet se këngëtarja sapo
është kthyer nga pushimet
dhe tani gjithë vëmendja
është përqendruar tek realizimi
i klipit të këngës, që
pritet të jetë në ekrane këtë
verë. Besohet se do të jetë
një këngë e nxehtë dhe një
klip po aq provokues. Ditët
e fundit, Zaimina Vasjari
është përfolur edhe për
jetën e saj private. Prej disa
kohësh ajo është duke jetuar
një lidhje konstante me
një djalë, identitetin e të cilit
gjithsesi kërkon ta lërë
anonim. Është ky njeriu me
të cilin Zai pak muaj më
parë ka vendosur të bashkëjetojë
duke dhënë edhe një
tjetër provë për lidhjen e saj.
Dhe jo vetëm kaq. Pushimet
e këtij viti të dy i kanë kaluar
në Dhërmi, ku kanë qëndruar
rreth një javë, sepse
Zaimina do të fillojë xhirimet
për klipin. Nuk dimë
nëse i dashuri do e shoqërojë
edhe në Maqedoni.
Duket se daljet e saj skenike kanë qenë gjithmonë
të menduara me kujdes. Dhe kështu është. Eneda Tarifa
është nga ato këngëtare që kërkon një ekuilibër mes
profesionit të saj në impenjimet jashtë skenës dhe muzikës.
Për këtë arsye nuk është nga ato këngëtare që e
shohim shpesh dhe dendur në skena, megjithatë duhet
të pranojmë që daljet e saj janë të gjetura. Enuk ka
si të ndodhë ndryshe edhe në këtë stinë të nxehtë vere.
Atëherë kur shumë prej kolegëve janë të zënë në koncerte
pse jo edhe të paguara mirë, Eneda është treguar
e kursyer në këtë drejtim. Sigurisht do të jetë në disa
aktivitete jashtë dhe brenda Shqipërisë, por në data të
rezervuara. Pjesa tjetër e verës do të jetë me impenjime
të tjera artistike, kryesisht me Këngët e Shekullit,
ku ajo do të jetë protagonistë në këtë edicion të dytë.
Është një program shumë impenjues për këngëtarët
dhe i suksesshëm në edicionin e tij të parë, ndaj edhe
Eneda, e merr me seriozitet. Gjithsesi pavarësisht këtyre
impenjimeve ka menduar edhe për disa ditë pushimi,
por pa vendosur ende se ku do të jetë.
Një verë impenjuese
për Eneda Tarifën
Kriza politike që ka prekur
vendin, duket se nuk e ka
privuar Blendi Klosin nga
dëshira e tij për spektaklet.
Sigurisht nuk mund të jetë
aspak e rastësishme pjesëmarrja
e tij, thuajse në të gjitha
aktivitetet kulturore apo koncertet
që zhvillohen në
kryeqytet. Ai dhe bashkëshortja
e tij simpatike Nora
kanë qenë shpesh protagonistë
në faqet tona, si spektatorët
më të vëmendshëm të
evenimenteve kulturore në
vend. Por prezenca e tyre në
radhët e para të sallës së Pallatit
të Kongreseve gjatë zhvillimit
të spektaklit “Miss
Albania” duket se nuk e ka
burimin vetëm tek preferencat
për këto evenimente, apo
tek fakti, që Blendi dikur ka
qenë ministër i Kulturës. Mes
Norës dhe Vera Grabockës ka
edhe një lidhje tjetër. Prej kohësh
ato kanë punuar së
bashku në TVA, ku Nora me
shumë dëshirë ka preferuar
të jetë koordinatore në projektet
e Grabockës. E vetmja gjë
që bukuroshja nuk ka pranuar,
ka qenë oferta për t’u
ngjitur në skenë, qoftë si prezantuese
apo qoftë si
konkurrente në miss. Duket
se dëshira e Norës për të qenë
gjithmonë e panjohur në
fakt nuk ka arritur të realizohet
deri në fund. Edhe pse
Blendi ende gjen kohë për kulturën
në programet e ndryshme
televizive ka qëndruar gjithmonë
pas kuintave ajo nuk
mundi t’i shpëtonte dot
gazetave dhe njohjes publike
të imazhit, në momentin
që pranoi të ishte bashkëshortja
e një politikani. E
kështu, Nora nuk mundi të
ruante sekret as martesën e
saj, që pushtoi faqet e para
të gjitha gazetave. Megjithatë
edhe tani që të gjithë e
njohin, ajo vazhdon të
punojë ende pas kuintave
dhe të jetë një prej mikeshave
të Vera Grabockës duke ndjekur
spektaklet e saj.
Ja çfarë nuk di Blero
këngëtarin, të vazhdojë të
punojë me muzikën dhe realizimin
e klipeve të reja.
Albumi, këngët e të cilit,
Blero vazhdon t’i prezantojë
në ekranet shqiptare ka
dalë edhe në gjuhën angleze
dhe është hedhur në
treg në disa vende të
Evropës.

G.Panorama
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 15:00:35 nga M A X »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#115 ne: 16-07-2007, 10:47:54
“Produkt 28”,
shumë shpejt albumi


Grupi Produkt 28 i përbërë nga tre djemtë, shumë shpejt nxjerr në treg albumin e tyre. Kanë qenë mjaft aktiv kohët e fundit, duke u bërë të pran ishëm në shumë aktivitete dhe koncerte të organizuara ndërkohë që nuk kanë
rreshtur së punuari për albumin. Ky i fundit do të përmbajë këngë të rrymave të ndryshme dhe një bashkëpunim të vetëm, me këngëtaren e mirënjohur Rovena Dilo. E duke qëndruar tek rrymat, qeleshja e vendour në kokën e njërit prej tyre paralajmëron se në përmbledhjen muzikore nuk mungojnë dhe motivet folklorike shqiptare.

Adelina dhe Zanfina ‘i besojnë’ Florit

Lajmin që Adelina Is
majli i është kthyer
sërish këngës e
kemi mësuar prej disa kohëshm
por që do të vinte
në Tiranë për të regjistruar
një të tillë nuk e kishim
menduar. Në fakt kështu
është. Adelina sëbashku
me motrën e saj Zanfinën
do të bëjnë, secila nga një
këngë më vete tek studio e
Florian Mumajesit. Kujtojmë
se Adelina këto kohë
po përgatitet për të nxjerrë
edhe albumin e saj të
rradhës për të cilin ka punuar
për një kohë të gjatë në
Zvicër.

Bluetoth

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#116 ne: 22-07-2007, 03:07:02
Ledina Celo kercen ne BBC

Kengetare-Po,Modele-Po,Kercimtare?Ku i dihet!Kengetarja ka konkuruar ne "DanceX" nje emision tip,konkurs-kercimi ne kanalin BBC te U.K ne te cilin nuk eshte kualifikuar per ne finale.Me poshte keni lajmin e plote,pergatitur nga Muhamed Veliu.

Ledina Çelo nuk heq dorë nga aventura e saj londineze. Disa vite më parë me shumë guxim ju fut botës së modelimit duke bërë modelen. Megjithëse mundi të sigurojë një kontratë për reklaminin e veshjeve të brëndëshme për gra ajo përsëri tentoi diçka ndryshe. E fokusuar tek kënga,vioklipet hot me ndërthurje erotike temë dite në faqet e gazetave me lajme rozë në Tiranë, Çelo kësaj here përsëri tenton të realizojë diçka ndryshe. Aventura e saj e re e mbajtur sekret i ka kapur të gjithë në befasi. Në veçanti emigrantët shqiptarë të cilët janë shtangur kur në valët e BBC1 gjatë fundjavës kanë parë këngëtaren në një audicion të konkursit "DanceX". Ky është një reality show ku karrin pjësë shumë konkurentë nga ku zgjidhen gjashtë më të mirët të cilët u ipet e drejta të formojnë një grup vallëzimi i quajtur "Dance Super Group". Shqiptarja që preku Eurovizionin tre vjet më parë ka mundur të hy në 20 çen më të mirë në këtë konkurim ku morën pjesë 2 mijë vetë. Që në fillim ajo ka habitur producentët e këtij reality show shumë të ndjekur kur ka thënë se origjina e saj ishte Shqipëria. Vlerësimet kanë qënë nga më maksimalet për zerin si këngëtare madje juria është habitur që ajo vinte nga fusha e muzikës për të provuar vetën si balerinë. Si gjithmonë konfidente në skenë Ledina në këtë audicion kërceu përpara një jurijë e përbërë nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli. Ky i fundit i ka dhënë pikët maksimale në vallzimin e stilit të lirë. Ndërsa interpretimi i një korografije të përzgjedhur nga ata për të cilën duhet një kërcim tepër strikt ka qënë prova të cilën ajo nuk e ka mundur ta kalojë. Kur ka mbaruar interpretimin e kësaj korografije me elemëntë të vështirë dhe priste që të kualifikohej për turin tjetër lajmi nuk ka qënë aspak i mire. Megjithatë Ledina gjatë një interviste eksluzive për Shqip thotë se nga ky konkurim nuk ka dalë aspak e humbur. "Konkurova pa asnjë lloj ambicje.Ju futa konkurimit thjesht për eksperiencë. Si gjithmonë eksperiencat e reja në skenë apo ato televizive si në këtë rast në Londër, janë të bukura. Nuk është aspakt e lehtë në një konkurs me 20,000 vetë të mbërrish në finalen e 20 më të mirëve." Kjo eksperiencë e re në BBC nuk ka kaluar pa u vënë re nga producentët britanik të shfaqjeve muzikale. Ajo thotë se gjatë marrjes pjesë në provat e "DanceX" është takuar me shumë njerëz të intresuar të bashkëpunojnë me të në produksione të ndryshme. Çelo tregon se ajo ka filmuar një videoklip të ri me muzikë pop. "Kanë qënë muaj të mbushur me punë intensive duke provuar shumë gjëra në fushën e artit. Kam mbaruar xhirimet e një video klipi me muzikë pop ku unë jam protagoniste. Këndoj sëbashku me një tjetër këngëtare. Është pëlqyer nga ata që e kanë parë. Shpresoj të bëhet hit në Angli. Nuk dua të zbuloj detajet e tij. Së shpejti del në stacionet muzikore angleze. Çelo e cila ka disa muaj që i është rikthyer së jetuarit në Londër, po bën të gjitha përpjekjet që të jetë pjesë e jetës artistike në një metropol ku ambicjet e miljona artistëve bëhen gjithnjë e më të vështira për tu realizuar. Megjithatë ajo është e bindur të shkëlqejë duke thënë "Kam shumë plane për tëcilat po punoj shumë" pa dashur të bëj publike asnjë prej tyre. Tani këngëtarja shqiptare ka filluar të marrë leksione private kantoje nga një petagoge e njohur britanike. Përpara se të vinte në Londër duke marrë një risk të madh mbi vete Çelo që po i afrohet të 30-tave luajti me seksualitetin e saj. Videoklipi i fundit "Po vij tek ty" ku këngëtarja lëshon klithma eksitimi rezultonte si një përpjekje e sukseshme. Madje ky video klip është cilësuar si videot me te nxehta te prodhuara ndonjëherë në Shqipëri. Në faqen YouTube kjo video është shikuar nga 22,000 veta.
Nga Londra: Muhamed Veliu

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#117 ne: 06-08-2007, 14:49:48
Soni Malaj dhe Flor Mumajesi në orët e vona te pub-i "Rio Palace"

Ndoshta ende të pavendosur
për të pushuar këtë
verë ndoshta edhe të impenjuar
me koncertet e stinës së
nxehtë, Flori Mumajesi dhe
e dashuri e tij Soni Malaj,
kanë vendosur të kalojnë
disa mbrëmje ndryshe, jashtë
Tiranës. ata janë parë
drakën e së mërkurës në
diskon verore "Rio Palace"
në plazhion e Golemit. çifti
ka mbëritur aty diku rreth
orës 22 e 30 të mbrëmjes, me
makinën e Florit dhe kanë
qëndruar deri në orët e para
të mëngjesit, tërësisht për
kënaqësinë e tyre dhe pa u
shqetësuar edhe nga vështrimet
kureshtare të të pranishmëve.
së bashku me ta
kanë qenë edhe dy djem, të
tjerë të cilët nuk janë njerëz
të skenës dhe ekranit. që
nga koha, kur marrëdhnëia
e tyre u bë e njohur në publik,
disa muaj më parë Soni
dhe Flori nuk i kanë kufizuar
daljet e tyre së bashku
pa u rezervuar mdje edhe në
publik. megjithatë prej
muajsh, edhe pse në gazeta
Soni Malaj dhe Flor Mumajesi në
orët e vona te pub-i "Rio Palace"
Në këto ditë të nxehta
vere, të gjithë nxitojnë të jenë
sa më afër detit dhe freskisë
që ai të dhuron. Në Durrës,
këtë verë ka një dyndje të
madhe njerëzish sidomos
nga Kosova, por nuk mungojnë
edhe të rinjtë e Tiranës
të cilët popullojnë diskot e
bregdetit të Durrësit jo
vetëm në fundjavë, por edhe
gjatë netëve të tjera të javës.
Tropikal është një nga diskot
e qytetit bregdetar i cili
numëron disa mijëra pushues
të cilët zbaviten nën tingujt
e muzikës së zgjedhur
nga dixheit më të njohur.
Frekuentues të rregullt të
diskos janë edhe mjaft emra
të njohur të muzikës shqiptare
si Inva Mula, Blero,
Shpat Kasapi etj. Para orës
nëntë të darkës, ambientet
e diskos shërbejnë si
restorant ku bëhen edhe
promovime të pijeve të
ndryshme. Pikërisht në një
nga këto darka paparaci yni
ka fotografuar njërin nga
emrat më të njohur të politikës
së majtë, Arben Isara-
Edhe pse i hapur kohët
e fundit, “Caramel” ka
mundur të bëhet shumë i
pëlqyer për të rinjtë e
kryeqytetit dhe sidomos
të femrave. Gjëja që të
bie në sy dhe që është
krejt ndryshe nga lokalet
e tjera të natës, është
se ai lokal frekuentohet
më së shumti nga femrat
duke u kthyer në një
paradë bukuroshesh të
cilat nuk ngurrojnë të
nxjerrin në pah hiret e
tyre. Këtë të enjtë ishte
një natë e veçantë e
pagëzuar si nata e femrave
dhe për çdo femër
që do frekuentonte barin,
kishte një koktej
falas. Specialistët e
muzikës kanë menduar
që tingujt aty të jenë relaksues,
kryesisht latine, me
rimte te qeta, ku të gjithë të
mund të pijnë një gotë dhe
të çlodhen. Paparaci ynë gjeti
këtë të enjtë aty balerinat
e Fiksit, dj Cherrin i
cili është kujdesur
për muzikën aty si
dhe Sobnin, këngëtarin
e grupit “The
Dreams”. Darka atje
vazhdon deri rreth
orës dy të natës, ku
më pas shumë prej
frekuentuesve tashmë
të nxehur nga
koktejet dhe muzika,
ikin në pube dhe
në disko për të vijuar
zbavitjen deri në orët
e para të mengjesit.
Është intersant fakti
se edhe në këto ditë
të nxehta vere, lokalet
e natës së Tiranës,
përfshi këtu
edhe “Caramel”
nuk janë aq të boshatisura
siç mund të
imagjinohej.
Arben Isaraj,
fundjavë në Tropikal
flitet për këtë lidhjem vetë
protagonistët e saj nuk kanë
preferuar të flasin e të japin
detaje rreeth kësaj
marrëdhënieje.kohët e fundit
madje në rrethjet artistike
qarkullon thashethemi
se marrëdhënia e Florit dhe
Sonit është bërë zyrtare në
fmailje, megjithëse të dy
këngëtarët nuk kanë preferuar
të flasin as për këtë fakt.
nuk dimë gjithahtu nëse
FLori dhe Soni kanë vendosur
të pushojnë këtë verë
apo do të mjaftohen me
udhëtime të shkurtra në
bregdetin e Durrësit.

GENTA ISMAILI E shndërruar në bionde rebele i këndon
Ramush Haradinajt


Eshtë shndërruar
në një bionde rebele
Genta Ismajli,
në këngën që ka
lançuar pak ditë
më parë në ekranin
muzikor “Supersonic”.
Bëhet
fjalë për këngën
“Krejt e din”, në
të cilën këngëtarja
kosovare, që në
fakt prej kohësh
nuk po e shihnim
të dilte me këngë
të re, shfaqet me
një pamje më
egër dhe me
imazh të ndryshuar.
Por nëse
në këngët e mëparshme
Gentën
energjike e kemi
parë të këndojë në
përgjithësi për
dashurinë dhe ndjenjat,
këtë radhë
tematika e saj është
zhvendosur diku
tjetër. Në një bashkëpunim
me Getin
(Getoarin e grupit
“Tingulli 3”), kënga
“Krejt e din” vjen si
një dedikim për politikanin
Ramush Haradinaj,
ish-kryeministri
kosovar, që sot ndodhet
në Hagë. “Ishte një
iniciativë e jona që të
bënim një këngë, ku
me stilin dhe muzikën
tonë do të kontribuonim
për heroin tonë
i cili gjendet në Hagë”, tregon
këngëtarja për
gazetën. Por në klipin, që
Genta Ismajli ka prezantuar
këto ditë, përveç veshjes
shumë sportive bien në sy
dukshëm edhe flokët e saj,
që këtë herë ka provuar t’i
bëjë të verdhë. E kështu
këngëtarja kosovare vjen
me një imazh tërësisht të
transformuar, ndoshta një
mënyrë kjo edhe për të justifikuar
mungesën e gjatë
në skenë dhe ekran, të paktën
këtu në Shqipëri.
Ka qenë gjithmonë e
gjallë dhe potente në performancat
e saj. E tillë
shfaqet edhe në këtë klip,
por duke hequr dorë disi
nga joshja provokuese, që
ka ditur të transmetojë në
skenë. Dhe jo vetëm kaq.
Nëse në ekran së pari bie
në sy pamja, nuk duhet të
harrojmë, që gjithçka është
në funksion të këngës.
Dhe këtë radhë, ritmet që
Genta na sjell kanë ndryshuar
tërësisht. “Krejt e
din” është një bashkëpunim
i Gentës me Getoarin
dhe ndoshta këto
tendenca muzikore hiphop,
që shfaqen në këtë
këngë janë ndikim i Getit,
i cili njihet jo vetëm si
këngëtar, por edhe si një
krijues ekzibicionist.
Ndërkohë Genta pohon
se shumë shpejt në
ekrane do të shfaqen
edhe dy këngë të
reja të saj, të cilat
janë regjistruar në
shqip dhe anglisht.
E pyetur nga gazeta
“Panorama” për planet
e saj për këtë verë,
ajo pohon se vera do të
jetë e tëra me impenjime
pune, në koncerte
të ndryshme. Sa për
pushimet, ajo së bashku
me të fejuarin, Milotin
kanë menduar që në fillim
të shatatorit të pushojnë
në disa vende të Europës.

Greta Koçit i dështojnë xhirimet në Maqedoni
“Aleksandri nuk është profesionist, tani çdo gjë në duart e Leonard Bombajt”


Mbase e mbani mend
numrin e kaluar kur ne
folëm tek “Panorama plus”
për xhirimet e klipit më të
fundit të Greta Koçit në
Ohër, material të cilin iu a
servirëm edhe me fotot eksluzive
gjatë xhirimeve.
Para dy ditësh informohemi
se Greta ka ndërprerë
xhirimet pasi cilësia me të
cilin po bëhej klipi linte
shumë për të dëshiruar si
nga fabula ashtu edhe për
nga elementët e tjera.
Regjizori i klipit quhet Aleksandër
dhe ai është ideatori
i të gjithë klipeve që
këngëtarët tanë të të gjitha
trevave shqiptare, bëjnë në
Maqedoni, ndërkohë që
prindërve të Gretës dhe
vetë asaj, gjithçka i është
dukur pa nivel dhe pa profesionalizëm.
Të zhgënjyer,
ata kanë ndërprerë
menjëherë xhirimet për të
kërkuar specialistë në Shqipëri.
Aleksandri, i vetëquajtur
“Princi i Maqedonisë”
ka mbetur i habitur nga reagimi
i tyre duke thënë se
askush nuk kishte guxuar
t’i vinte në diskutim profesionalizmin.
“Aty gjithçka
bëhej shumë avash dhe pa
asnjë detaj artistik që të na
pëlqente” - tregon Greta e
cila nga zhgënjimi ka
shpërthyer në lot. “Kënga
duhej të ishte e gëzueshme
pasi ishte një këngë vere
dhe ritmike, ndërkohë që
fabula nuk kishte lidhje
fare me atë ç’ka unë duhej
të shprehja” - tregon ajo.
I ati i Gretës shumë i revoltuar
spjegon se dëmi
nuk ishte vetëm moral dhe
një humbje e madhe kohe,
por edhe material pasi
paratë e xhirimeve nuk iu
kthyen nga Aleksandri. Më
pas ata janë kthyer në Shqipëri
në kërkim të një stafi
tjetër që të realizonte një
klip ashtu siç e mendonin
ata. Kanë lënë gjithçka në
duart e regjizorit të njohur
Leonard Bombaj i cili ka
punuar me një staf të improvizuar
dhe deri tani
Koçi tregon se është shumë
i kënaqur nga puna e tyre.
Kanë xhiruar në Tiranë,
pranë Galerisë së Arteve, në
Velipojë dhe në Vlorë dhe
tregojnë se janë shumë në
ankth, sepse kënga duhet
të dalë shpejt pasi është një
këngë verore dhe i përshtatet
këti sezoni. I ati i
Gretës dëshiron t’i bëjë thirrje
të gjithë këngëtarëve që
klipet e tyre t’i realizojnë
në Shqipëri dhe jo jashtë,
pasi këtu ka specialistë
shumë më të përgatitur
sesa në Maqedoni. Mendohet
që xhirimet të zgjasin
vetëm tre ditë dhe gjithçka
të jetë gati për transmetim
në një kohë rekord sapo klipi
të dalë nga studiot e montazhit.
Sa për materialet e
xhiruara në Maqedoni,
mendohet që të mos përdoret
asgjë duke u cilësua te një niveli profesional.

BBF mërzitet me Ponin dhe nuk ia transmeton këngët

Mbase shumë prej jush
e mbani mend puntatën e
fundit për këtë sezon të
programit “Zonë e lirë” ku
ndër shumë të ftuar, ishte
edhe këngëtarja vlonjate,
Poni. Gjatë intervistës, ajo
pohon se suksesin e saj ia
dedikon Top Channel dhe
Vizion plus, duke nënkuptuar
se kanali i parë i dha
mundësinë të merrte pjesë
në Top fest me një këngë
që i dha sukeses, ndërsa i
dyti i kishte bërë ftesë tek
“Zonë e lirë”, një emission
shumë i ndjekur. Më pas
këngët e Ponit nuk janë
parë më tek kanali BBF.
Nga kontakti me drejtorinë
artistike tek BBF, mësuam
atë që ne dyshonim, qejfmbetjen
ndaj Ponit e cila
në fakt u lançua tek BBF.
“Të gjithë e dinë se Poni
bëri emër falë televizionit
tonë” – na tha një nga pjestarët
e këtij televizioni i
cili nuk dëshiroi të përmendej
me emër. Më pas
Greta Koçit i dështojnë xhirimet në Maqedoni
“Aleksandri nuk është profesionist, tani çdo gjë në duart e Leonard Bombajt”
Mbase e mbani mend
numrin e kaluar kur ne
folëm tek “Panorama plus”
për xhirimet e klipit më të
fundit të Greta Koçit në
Ohër, material të cilin iu a
servirëm edhe me fotot eksluzive
gjatë xhirimeve.
Para dy ditësh informohemi
se Greta ka ndërprerë
xhirimet pasi cilësia me të
cilin po bëhej klipi linte
shumë për të dëshiruar si
nga fabula ashtu edhe për
nga elementët e tjera.
Regjizori i klipit quhet Aleksandër
dhe ai është ideatori
i të gjithë klipeve që
këngëtarët tanë të të gjitha
trevave shqiptare, bëjnë në
Maqedoni, ndërkohë që
prindërve të Gretës dhe
vetë asaj, gjithçka i është
dukur pa nivel dhe pa profesionalizëm.
Të zhgënjyer,
ata kanë ndërprerë
menjëherë xhirimet për të
kërkuar specialistë në Shqipëri.
Aleksandri, i vetëquajtur
“Princi i Maqedonisë”
ka mbetur i habitur nga reagimi
i tyre duke thënë se
askush nuk kishte guxuar
t’i vinte në diskutim profesionalizmin.
“Aty gjithçka
bëhej shumë avash dhe pa
asnjë detaj artistik që të na
pëlqente” - tregon Greta e
cila nga zhgënjimi ka
shpërthyer në lot. “Kënga
duhej të ishte e gëzueshme
pasi ishte një këngë vere
dhe ritmike, ndërkohë që
fabula nuk kishte lidhje
fare me atë ç’ka unë duhej
të shprehja” - tregon ajo.
I ati i Gretës shumë i revoltuar
spjegon se dëmi
nuk ishte vetëm moral dhe
një humbje e madhe kohe,
por edhe material pasi
paratë e xhirimeve nuk iu
kthyen nga Aleksandri. Më
pas ata janë kthyer në Shqipëri
në kërkim të një stafi
tjetër që të realizonte një
klip ashtu siç e mendonin
ata. Kanë lënë gjithçka në
duart e regjizorit të njohur
Leonard Bombaj i cili ka
punuar me një staf të improvizuar
dhe deri tani
Koçi tregon se është shumë
i kënaqur nga puna e tyre.
Kanë xhiruar në Tiranë,
pranë Galerisë së Arteve, në
Velipojë dhe në Vlorë dhe
tregojnë se janë shumë në
ankth, sepse kënga duhet
të dalë shpejt pasi është një
këngë verore dhe i përshtatet
këti sezoni. I ati i
Gretës dëshiron t’i bëjë thirrje
të gjithë këngëtarëve që
klipet e tyre t’i realizojnë
në Shqipëri dhe jo jashtë,
pasi këtu ka specialistë
shumë më të përgatitur
sesa në Maqedoni. Mendohet
që xhirimet të zgjasin
vetëm tre ditë dhe gjithçka
të jetë gati për transmetim
në një kohë rekord sapo klipi
të dalë nga studiot e montazhit.
Sa për materialet e
xhiruara në Maqedoni,
mendohet që të mos përdoret
asgjë duke u cilësuar
të një niveli jo profesional.
Aleksandri, i vetëquajtur “Princi i
Maqedonisë” ka mbetur i habitur nga
reagimi i tyre duke thënë se askush
nuk kishte guxuar t’i vinte në diskutim
profesionalizmin. “Aty gjithçka bëhej
shumë avash dhe pa asnjë
detaj artistik që të na
pëlqente” - tregon Greta e
cila nga zhgënjimi ka
shpërthyer në lot.
Qejfmbetje pasi këngëtarja lavdëroi televizionet e tjera
BBF mërzitet me Ponin dhe
nuk ia transmeton këngët
nga kontakti me Ponin,
mësuam se ajo nuk e konsideron
aspak të prishur
marrdhënien e saj me BBF.
“Thjesht ishte një pakujdesi
fakti që nuk përmenda
BBF-në në atë intervistë
se në fakt nëse duhet
të përmend emrat që më
ndihmuan të bëhem e famshme,
ata janë shumë” –
thotë këngëtarja. “Megjithatë
unë jam e bindur se asgjë
nuk ka ndodhur dhe ne
do të vijojmë të bashkëpunojmë.
Mendoj se
këngët e mia nuk po transmetohen
sepse ato janë
këngë dimri, ndërkohë që
BBF po lançon hitet e verës”
– përfundon ajo.

G.Panorama
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 15:01:41 nga M A X »

  • Postime: 94
  • Gjinia: Femer
Elated
#118 ne: 09-08-2007, 11:42:24
Keni ndonje lajm interesant...si prsh, grupi djemt e detit??

Nga behen keto :S, ndonje foto, do rikthehen perseri?

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#119 ne: 20-08-2007, 12:41:25
Luari, zbulimi i ri i Flori Mumajesit

Sërish ka eksperimentuar
në muzikën e tij, por
duke qenë i sigurt. Një
tjetër këngëtare lançohet
në muzikën shqiptare, me
suportin e plotë të Flori
Mumajesit. Bëhet fjalë për
Luarin, një vajzë të cilën
Flori e njeh prej kohësh
dhe që më në fund mendoi
se erdhi koha për ta
lançuar në muzikë. Luari
dhe Flori kanë publikuar
këto ditë në ekranin e Supersonic
TV, këngën
“Gjithmonë”. Bëhet fjalë
për një këngë “easy”, siç
e quan vetë Flori, që nuk
ka asnjë lidhje me komercin
dhe që vjen e shoqëruar
me një videoklip
shumë të ngrohtë, i realizuar
në Maqedoni. Flori
tregon se momentalisht
është duke punuar për albumin
e Luarit, duke
qenë i sigurt në aftësitë e
saj vokalistike dhe duke
e konsideruar atë si një
zbulim.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#120 ne: 20-08-2007, 12:44:02
Genti Lako sërish në tregun botëror, këtë radhë me Nertila Vreton

Kompozitori Genti Lako
hyn sërish në tregun botëror.
Pas suksesit të 9 marsit, ku
kënga “Kërcim dashurie” e
kënduar nga Greta Koçi arriti
të merrte miratimin e shtëpisë
diskografike “Radio
Ventures inc.”, për t’u transmetuar
nga radiot prestigjioze
në të gjithë botën
Genti Lako shpërndan sërish
muzikën shqiptare, këtë
radhë përmes zërit të
këngëtares Nertila Vreto.
Bëhet fjalë për këngën
“Rreze hëne”, e cila ka arritur
të marrë miratimin për të
qenë pjesë e CD-së me këngët
e përzgjedhura nga “Radio
Ventures inc”, për t’u prezantuar
në të gjithë globin. E
lançuar vetëm pak kohë më
parë edhe në ekranet muzikore
shqiptare, si pjesë e albumit
me të njëjtin titull të
këngëtares Nertila Vreto,
“Rreze hëne” duket se
shumë shpejt është bërë e
njohur për publikun. Ndërkohë,
kompozitori Genti Lako
ka dërguar në shtëpinë e njohur
diskografike “Radio
Ventures inc.”, disa nga krijimet
e tij të kohëve të fundit
dhe “Rrëze Hëne” ka marrë
miratimin për t’u botuar
Një tjetër lajm vjen
për modelen shqiptare,
e suksesshme në Shtetet
e Bashkuara të
Amerikës. Ndoshta nostalgjia
për të afërmit dhe
origjinën e saj e kanë
bërë Emina Cunmulajn
të vendosë, që të ndërtojë
një shtëpi në Ulqin,
pikërisht në qytetin e të
afërmve të saj. Lajmi
është bërë i njohur në
faqet e revistës albaniac,
në të cilën thuhet se
supermodelja këtë verë
ka qenë në Malin e Zi
dhe së bashku me
familjen e saj kanë vizituar
gjithë të afërmit
dhe miqtë, që kanë aty.
Pak kohë më parë bukuroshja
23-vjeçare kishte
deklaruar se së shpejti do të
niste një udhëtim për të vizituar
edhe Shqipërinë. Emina Cunmulaj
është lindur në Miçigan, nga
prindër shqiptarë dhe në moshën
4-vjeçare shkoi në Malin e Zi. Si
rezultat i këtyre lëvizjeve, ajo flet
shumë mirë shqip, serbisht dhe
anglisht. Emina u zbulua nga
“Elite Model Management” pasi
u shpall gjysmë finaliste në
konkursin “Elite Model Look
Yugoslavia 2001”. “Elite Model
Management”, vazhdon të jetë
edhe sot agjencia, që menaxhon
supermodelen shqiptare, e cila
jetoi në Malin e Zi deri në
moshën 17-vjeçare për t’u rikthyer
sërish në SHBA. Që nga
momenti kur u zbulua ajo ka pozuar
për emra të njohur si
“Dolce & Gabbana”, “Dooney
& Bourke”, “Enzo Angiolini”,
“H&M” dhe “Just Cavalli” një
linjë më pak e kushtueshme e
lançuar nga Roberto Cavalli.
spektaklispektaklis pektaklispektaklisp ektakli
Së shpejti spektakli do të startojë në televizionin Klan
Së shpejti “Këngët e shekullit”
do të rikthehen në ekran me emra
të rinj këngëtarësh. Suksesi i edicionit
të parë të këtij spektakli, që
ringjalli këngët e kompozuara
nga krijuesit shqiptarë në vite, i
bindi ideuesit e tij për vazhdimësinë
e një cikli të dytë. Ndonëse organizatorët
e këtij cikli muzikor
Bledi Laço, Pandi Laço dhe Adi
Hila ende nuk kanë dhënë detaje
zyrtarisht në lidhje me këtë event,
nga këngëtarët pjesëmarrës mësojmë,
se përgatitjet janë shumë
pranë startimit të ciklit të dytë të
këtij spektakli muzikor. Duke u
rikthyer në muzikën e krijuar nga
emra të njohur kompozitorësh në
Shqipëri, në një gjetje të veçantë
dhe përpunim tepër bashkëkohor
të këngëve organizatorët e këtij
eventi arritën, që për javë me radhë
të mbajnë të mbërthyer përpara
ekranit një numër të madh
teleshikuesish, ndërkohë që
shumë të tjerë me dëshirë shkonin
ta ndiqnin këtë event live. Dhe sigurisht,
emocionet, nostalgjia dhe
tingujt e një muzike të
përzgjedhur arritën të sjellin sukses
të pamohueshëm. E të gjitha
këto i kanë bindur ideuesit e këtij
eventi për të prezantuar ciklin e
dytë të tij. Bëhet fjalë për këngë të
tjera, të papërfshira në ciklin e
parë por, që janë po aq të bukura e
të njohura sa të parat. Nga sa mësojmë
deri në këto momente, përgatitjet
kanë filluar prej kohësh
dhe shumë shpejt spektakli do të
shfaqet në ekran. Por nëse ka pasur
një përzgjedhje mes këngëve,
Momentalisht janë
konfirmuar emrat e
Redon Makashit dhe
Eneda Tarifës,
ndërsa mbeten
surprizë edhe 6
këngëtarë të tjerë, të
cilët do të zbulohen
dalëngadalë. Sigurisht
bëhet fjalë për emra
profesionistësh, të
cilët për disa javë me
radhë do të këndojnë
live disa nga perlat e
muzikës sonë të lehtë.
që do të prezantohen të ripunuara,
organizatorët kanë realizuar
edhe një përzgjedhje të
këngëtarëve pjesëmarrës. Nga
grupi i këngëtarëve protagonistë
në edicionin e parë të spektaklit
kanë mbetur vetëm dy, Sidrit Bejleri
dhe Eranda Libohova, ndërsa
të tjerët janë zëvendësuar me
këngëtarë po aq të njohur e të suksesshëm,
por që i përkasin një
brezi më vonë. Kështu momentalisht
janë konfirmuar emrat e Redon
Makashit dhe Eneda Tarifës,
ndërsa mbeten surprizë edhe 6
këngëtarë të tjerë, të cilët do të zbulohen
dalëngadalë. Sigurisht
bëhet fjalë për emra profesionistësh,
të cilët për disa javë me
radhë do të këndojnë live disa nga
perlat e muzikës sonë të lehtë.
dhe publikuar nga kjo kompani.
Në sitin e distributorit
amerikan kemi parë, që në
përmbledhjet muzikore që ata
realizojnë ndodhen emra big
të muzikës botërore si: B.
Spears, Ch. Aguilera, Eminem,
Metallica, Beyonce, U2 etj.

G.Panorama

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#121 ne: 27-08-2007, 18:58:39
Sekretet e verës së nxehtë të Ingrid Gjonit

E ndërsa temperaturat e larta ka mundur t'i shmangë fare mirë, falë pushimeve në jug të vendit, duket se bukuroshja Gjoni nuk ka mundur të shmangë vëmendjen e paparacit tonë, i cili ka arritur ta fotografojë, ndërsa ajo ka qenë duke shijuar rrezet dhe relaksin e një pasditeje të këndshme, në
shoqërinë e mbesës së saj Ana, në një prej hoteleve luksoze përgjatë bregdetit shqiptar. E ndërsa prisnim që në praninë e këngëtares të shihnim ndonjë djalë simpatik, në ndjekjen e tij përgjatë jugut të vendit, paparaci ynë e ka gjetur Ingritin vetëm në shoqërinë e familjes, duke preferuar në këtë mënyrë pushime të qeta nën rrezet e diellit e duke shfletuar kohë pas kohe ndonjë revistë apo libër. Këngëtarja është vendosur prej disa ditësh në qytetin jugor të Sarandës, ku po qëndron së bashku me nënën dhe motrat e saj, por njëkohësisht këtë periudhë e ka shfrytëzuar mjaft mirë edhe për koncerte, që kohët e fundit kanë qenë të shumta, duke e renditur ndër këngëtaret më të kërkuara të kësaj vere. Pas koncerteve, që ka realizuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, kryesisht në Kosovë e Maqedoni, ku ka qenë gjithmonë e më e kërkuar Ingrit Gjoni ka gjetur kohë edhe për pushimet, duke i alternuar hera-herës edhe me punën. E ndoshta kjo është një arsye më shumë, që e ka mbajtur ende në Shqipëri dhe nuk e ka lejuar të largohet për të pushuar jashtë kufijve.



E kështu javën e shkuar, asaj i është dashur të udhëtojë nga Saranda drejt Himarës, për të qenë e pranishme në një koncert të madh të zhvilluar në këtë qytet bregdetar. Paparaci ynë ka realizuar këto foto në hotel "Panorama", ku Ingriti është akomoduar së bashku me Anën, vajzën e motrës së madhe Ilda, pak orë përpara nisjes së koncertit. Jo vetëm kaq. Ingriti duket në formë të mrekullueshme, fizike dhe nga sa shihet është duke e shijuar këtë periudhë pushimi, në këto ditë të fundit të verës, ndërkohë që gjithçka rreth së kaluarës me sa duket e ka hedhur tej. Me një shall të bardhë të lidhur te flokët dhe lëkurën e bronztë nga dielli, ndërsa e shohim në foto na sjell ndër mend femrat orientale. Këngëtarja dhe familja e saj janë vendosur në një hotel të qetë në periferi të qytetit të Sarandës, duke dëshiruar që ta mbajnë larg edhe vëmendjen apo sytë kureshtarë të personave që i njohin. E ndërsa vitet e shkuara Ingriti ka preferuar Dhërmiun për të pushuar, këtë verë ndalesa e familjes Gjoni ka qenë Saranda, ndoshta me dëshirën për të shijuar ndonjëherë edhe jetën e natës që ofron ky qytet. Sa për mbesën e saj Ana, të cilën e shohim edhe në foto, protagoniste gjithashtu në klipin "Barbie silicon", thuhet se është shoqëruesja më e mirë e Ingritit gjatë koncerteve të saj. Mësojmë se pushimet e familjes Gjoni do të përfundojnë në fillim të javës së ardhshme dhe atëherë Ingriti do të kthehet në kryeqytet.
« Editimi i fundit: 25-10-2007, 14:45:20 nga M A X »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#122 ne: 10-09-2007, 15:58:28
Dieta e linjave perfekte të Inis Gjonit

Ka vetëm pak ditë, që është kthyer nga pushimet dhe ka rinisur jetën e saj të përditshme në kryeqytet. Ndonëse gjithmonë është përpjekur ta mbajë larg vëmendjen e mediave dhe fotografëve, Inis Gjoni nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit
të vëmendshëm të paparacit tonë, që e ka ndjekur mesditën e së enjtes, ndërsa ajo pasi ka parkuar makinën e saj tip “BMW” është ndalur në njërin prej dyqaneve në rrugën “Myslym Shyri”. Pikërisht aty, paparaci ynë ka arritur t’i realizojë disa foto show-girlit, që duke qenë më tepër e përqendruar në veshjet e dyqanit, nuk e ka vënë re praninë e tij. Por në momentin që Inisi ka qenë
duke dalë nga dyqani, krejt e vetme ashtu si edhe
kishte hyrë aty, duke tërhequr jo pak vëmendjen
e kalimtarëve, që kthenin kokën dhe e ndiqnin me
sy, ajo ka parë edhe paparacin tonë prej të cilit
është ndjerë e bezdisur dhe i ka bërë më shenjë të
ndalojë. Por tepër vonë. Fotot e realizuara kanë mjaftuar, jo vetëm për të treguar që Inisi nuk “i paragjykon” dyqanet në Shqipëri, por edhe për të vërejtur linjat perfekte të
saj. Gjithmonë është dalluar për formën fizike, por
ndoshta këtë radhë mund të themi me bindje se Inisi ka arritur linja, që shumë vajza në kryeqytet do ta kishin zili. E veshur me një palë pantallona xhins, që nxirrnin më në pah format e saj dhe me një kanatiere të zezë e me çizme të kuqe, imazhi i Inisit tërhiqte që larg vëmendjen e kalimtarëve. Ndonëse nuk ka humbur kilogramë në mënyrë të ndjeshme, ajo ka arritur të jetë në një peshë të qëndrueshme, që në fakt na bëri kureshtarë të mësojmë, nëse vjen vetëm si efekt i palestrës, të cilën dimë që Inisi e
praktikon prej vitesh, apo edhe i ndonjë diete specifike.
Pasi kontaktuam me vetë Inisin, për të mësuar diçka më shumë, jo vetëm në lidhje me linjat, por edhe me angazhimet e saj aktuale, mësuam vetëm faktin, që ajo nuk dëshiron
të flasë me mediat. Atëherë u përpoqëm, që disa gjëra
t’i mësojmë në mënyrë “ilegale”. Dhe siç ndodh gjithmonë,
miqtë janë të parët që hera-herës nuk ngurrojnë të nxjerrin ndonjë sekret. Forma e qëndrueshme dhe linjat elegante
të Inis Gjonit janë jo vetëm pasojë e kujdesit të
saj të veçantë në këtë drejtim, përgjithësisht nga
palestra, por edhe pasojë e një diete korrekte, e
mbështetur te drithërat “Corn flakes”, mishi i pulës, peshku dhe frutat. Eshtë ky sekreti i dietës perfekte për të pasur linjat perfekte. Ndërkohë, të pandryshuar në portretin e Inisit kanë mbetur flokët e gjatë kaçurrelë, me të cilët asaj nuk i pëlqen të luajë. Madje jo vetëm kaq,
kujdeset vetë për to dhe nuk i pëlqen të shkojë shpesh te parukierja. Fotot http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-169.html

  • Postime: 6
zana87
#123 ne: 16-09-2007, 16:45:16
ETNO KRASNIQI?

.. si do qoft nese e kan ne plan, emeri po i pershtatet perfekt, hahah shaka! Etno Engjujt ka futur ne treg albumin e tyre ma te re, te quajtur 10'she. Sa keng i ka albumin mos na pyetni, se nuk i kemi kontrolluar, vetem ato qe ishin - mjaftojn! Arsyja pse titulli e kishte emerin "Etno Krasniqi" eshte sepse ne ket album ka shum keng me vokalistin Hekuran Krasniqi. Nje zgjidhje e mire, ma ndryshe por e sukseshme kjo zgjidhje. Perveq qe kan bashkpunim me H. Krasniqin, emra siq Bleona Qereti, Besniq Qaka (NRG Band), Lorical Son dhe disa vokalista tjer jan ne list.



Kenget njeri me tjetren na duket qe kan shum ngjashmeri, si muzika ashtu edhe tekstet, edhe pse tekstet kan temat e ndryshe, pram njejta fjal po perseritet. Por qka eshte më me rëndësi ështe se kënga dhe teksti - po rimon, te disponon - e ket e kerkon publiku! Deri me tani Etno Engjujt kan 3 videoclipe te reja nga albumi me i ri: Etno Engjujt ft. Bleona Qereti - Mandarin, Etno Engjujt ft. Besnik Qaka - Nany dhe Etno Engjujt ft. Hekuran Krasniqi - Tezja. Kenga e fundit e ka nje spot shum amaterski, sedi pse e kan ber ket zgjidhje vetem definitivisht kan gabu !!



Kenga "Mandarin" ne bashkpunim me B. Qereti eshte nje hit, kenga dhe spoti i mire, Bleona pak me nje look ma te ndryshem - na ngjan mallin pak si Barbie ne ket spot. Por Bleona Qereti gjithmon na befason per te mire. Nuk na pelqen te gjith kenget e Etno Engjujt, per arsyje se perdorin shum fjal banale, diqka qe bjen ne minus por prap se prap dikujt i pelqen edhe ashtu! Ka koh qe skemi ndegjuar nga Etno Egjujt, kshtu qe mire qe na kan fresku me nje album te ri!

Psst. Kerkojm falje qe fotot jan me kvalitet aq te dobt, po per fat te keq skishum asnje foto nga videoclipet "nany" dhe "mandarin". Faleminderojm per mirekuptim : )



Bleona Qereti eshte momentalisht ne nje turne  Kosove - Shqiperi - Maqedoni , per te promovuar albumin e saj me te ri - mandarin. Kjo eshte turneu e 7 me radh per Bleonen. Fillimisht ne Prishtin e promovoj albumin, ndersa radhen e ka tash me Tirana dhe Shkupi. Ne nje intervist e Bleona Qereti, ajo shprehet se eshte mjaft e kënaqur me rezultatin e albumit e saj me te ri. Thot se eshte nje album qe nuk i vije turp te i tregoj tjerve - "nje projekt difinitivisht i sukseshum".  Mundemi te ju informojm se tash me tutje me rall do te shihemi Bleonen ne Kosove se si jemi te mesuar. Tash me ajo jeton ne Amerik, dhe ne ne nje intervist me topRTK Bleona e shfrytzoj rastin me i pershendet publikun e saj, dhe premton qe do te vjen perseri, por jo ma shpesh si perpara. Tregon se deri me tani ka perdorur më shum kohë ne Kosove se ne Tiranë.



Per kengen e re - mandarin, ajo thot se kan zgjedhur fjalen mandarin per arsyje se eshte nje fjal pa konsumuar, fjal e let per te u mbajt ne mend, dhe shum i lezetshum. Sa per albumin, Bleona tregon se kenget jan ne nje zhander me i moderuar, jan më tepër hiphop. Sa per pyetjen cila keng nga albumi do te jet hit, ajo u shpreh se kenga mandarin u bër hit, por pret qe edhe kenga "Qefin gruajes mos ja prish" te jet e pelqyer nga publiku. Per ket keng ka vendosur gjithashtu të ja bëj nje videoclip.

Para disa vite Bleona Qereti e ka pasur nje album anglisht. Perseri po perflitet qe ka krijuar lidhje ne Amerik. Kto informata i konfirmon Bleona Qereti, dhe tregon se kur te shkon ne Amerik, do te punon me albumin anglisht. Deri me tani Bleona ka qen ma shum e angazhuar me albumin e saj shqip, qe tash me ka dalur ne treg.

Eshte perfolur per jeten private te Bleona Qereti, disa thojn eshte martuar, tjeret thojn se e ka shtyer dasmen per shkak te albumit. Bleona tregon se me letra, dmth ka bër kunor, por ceromonin e ka shtyer per shkak te angazhimet e mëdhaja. Tregon se së shpejti do te bëj një darsum per familjen dhe shoqërin më te ngusht.

Per promovimin e albumit te Bleones ishin shum prezent, nder ata ishin Genc Prelvukaj, Hekuran Krasniqi, Blero etj. Te pranishum ne promovimin e albumit te Bleones thojn qe ky projekt eshte me i sukseshmi i karieres t'Bleones.

www.DardanaLady.Page.TL

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#124 ne: 06-10-2007, 16:34:42
Saimir Çili dhe Suela Kalaja tani kanë një vajzë

Vajza e tyre ka ardhur në jetë më 13 shtator dhe prindërit e kanë pagëzuar me emrin Isea. Kantautori Saimir Çili dhe bashkëshortja e tij Suela, prej pak ditësh janë duke shijuar
kënaqësinë, që të sjell ardhja e një vogëlusheje në jetë, që i ka mrekulluar të dy prindërit e saj. Vajza ka lindur me një peshë prej 2,8 kg dhe gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që edhe nëna e saj është shumë mirë. Çifti së bashku me vizitat e shumta të të afërmve në familje po përjeton me emocion edhe çdo moment apo reagim të vogëlushes. “Jemi shumë të lumtur tregon Saimiri”, duke shtuar se dëshira e tij ishte vërtet për të pasur një vajzë. Nga ana tjetër Suela shton se ndonjëherë, si prindër të rinj që janë përjetojnë edhe frikë pa vend, apo shqetësime të kota. “Sidomos kur e laj kam shumë frikë”, tregon ajo duke shtuar megjithatë se dalëngadalë po mësohen me çdo detaj të vogëlushes së tyre Isea.

Panorama
 

Banesa tipike shqiptare e kohes se komunizmit

Nisur nga M A XRubrika Shtepia ime

Postimi i fundit 05-06-2020, 12:44:43
nga M A X
Sa para do të humbin këngëtarët shqiptarë këtë verë

Nisur nga InfoZRubrika VIP

Postimi i fundit 01-06-2020, 22:29:08
nga InfoZ
Studim mbi lajmet e rreme në mediat shqiptare

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 01-06-2020, 20:50:50
nga InfoZ
Modelet e preferuara të flokëve për vitin 2020

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 28-05-2020, 23:35:54
nga InfoZ
aktoret e filmave shqiptare

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:47:15
nga InfoZ