×
Hyrja
Profili

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

· 160 · 74899

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#125 ne: 24-10-2007, 08:16:48
Ingrid Gjoni 2 ore ne Polici

Patrullat e Përgjithshme të Policisë shoqërojnë te pub “Kanon” këngëtaren Ingrit Gjoni dhe e procedojnë për fyerje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »

Çiljeta Xhilaga Me muzikën fitoj më shumë se kryeministri

E njohur gjithmonë si një femër seksi dhe e përfolur veçanërisht për këtë fakt, Çiljeta Xhilaga duket se nuk e ka aspak ndërmend të ndryshojë stil.Sepse, kjo është natyra e saj e vërtetë. Këngëtarja duket se ka ditur t’i shfrytëzojë më së miri hiret e saj në funksion të karrierës dhe ekranit. Momentalisht e fokusuar në muzikë, ajo nuk e përjashton aspak politikën si një projekt të së ardhmes, ndonëse pohon se me muzikën fiton edhe më shumë se një kryeministër. Ndërkohë me Romeon është duke jetuar ditët më të mira.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »

Elton Deda në Nju Jork me idealin e rock-ut

Ai shfaqet në portën e madhe të hekurt të Shqup-it, ashtu si është larguar. Energjik, i qeshur dhe me bishtin e flokëve të gjata pas kokës. Përshëndet rojen e shërbimit dhe bën se nuk ka ikur kurrë nga ky vend.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »

Çiljeta dhe Ingriti dy mikeshat rivale !

E kanë kuptuar se në art ësht mirë të kesh shumë miq. Dhe pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Puçi, puçi”, që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe me një videoklip Çiljeta dhe Ingriti kanë filluar të shoqërohen më shumë së bashku, duke shfaqur vlerësim reciprok për njëratjetrën.

Ndonëse në këngën që kanë realizuar së bashku dy vajzat shfaqen si rivale dashurie, që përfundojnë në ring për mashkullin e preferuar, realisht ato janë shoqe shumë të mira. Të dyja janë fotografuar mbrëmjen e së enjtes, pak momente përpara realizimit të xhirmeve përkatëse, duke qenë se edhe radha e tyre ishte në fillim për Ingritin e më pas për Çiljetën. Ajo që bie në sy tek të dyja vajzat është pamja e´tyre. Janë të dyja më kaçurela, ndonëse njëra bionde dhe tjetra brune. E ndërsa Ingriti ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari tepër të kushtueshme, Çiljeta ka veshur një fustan jeshil që e vë në dukje edhe më tepër,ngjyrën e syve të saj.

Panoramaplus

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#126 ne: 24-10-2007, 08:21:27
Altin Goci klipet shqiptare mund të krahasohen me pornografinë…

Së shpejti me një klip të ri, ku do ketë një sinkronizim mes këngës dhe xhirimeve.Muzika për kantautorin Altin Goci nuk është një fragment i shkëputur kuturu, por ajri që ka ushqyer me profesionalizëm vitet e karrierës së tij artistike. Megjithëse tregun muzikor e cilëson “zeher” dhe të çorientuar pa limit, përsëri ai ka ndërtuar ca parime me veten, karshi të dashurës muzikë. Ruajtja nga mospërfshirja në komercializmin e shëmtuar të turmës. Secili prej nesh është i ndërgjegjshëm, pasi dëgjon me kënaqësi këngët e tij, të cilat vlerësohen për profesionalizëm. Në këtë intervistë Goci shpalos pjesëmarrjen në MIA 2007, si dhe nostalgjitë dhe projektet e tij me të fundit në lidhje me muzikën…

Lexo pjesen tjeter te shkrimit »

Gjithcka e re nga fronti i Aureles

Eshte kthyer serish ne Tirane. Kete here me ca projekte te qarta ne mendje. Te cilat mund t’i realizoje vetem ketu. Ndaj dhe i duhet te qendroje shume me gjate se dy heret e para. Puna sapo ka filluar. Per cfare konkretisht? Duket se nuk behet fjale vetem festivalin “Kenga Magjike”. Aurela Gace na zbulon pak detaje nga projektet e saj

Lexo pjesen tjeter te shkrimit »

Zajmina Vasjari Me Turin dhënder do jem një nuse seksi

Dëshiron të jetë gjithmonë e veçantë, duke dashur të vijë në sytë e publikut si një femër plot shije dhe ekstravagancë.Prej 9 muajsh është shumë e lumtur me të dashurin e zemrës Arturin, me të cilin shprehet se po përjeton një lidhje shumë të qëndrueshme. Zajmina Vasjari, tregon për njohjen, dashurinë dhe detajet e lidhjes me Arturin, djalin që jeton mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Lexo pjesen tjeter te shkrimit »

MAGAZINA KOSOVARJA
#127 ne: 06-11-2007, 21:41:47
***********BLERO JO VETEM KENGETAR POR EDHE HEROJ********

ESHTE ZBULUAR NJE TALENT I RI TEK YLLI SHQIPETAR BLERO.
NE NJE KLUB NATE NE NEW YORK PERDERISA ISHTE BLERO ME SHOQERIN E TI E KA VEREJTUR SE SI NJE PERSON ME REVOLE NE DOR E MALTRETONTE NJE VAJZ TE RE,FILLIMISHT BLERO I ESHTE AFRUAR TEK TAVOLINA DHE ESHTE MUNDUAR QE ME FJAL TE MIRA TA BIND QE TA LESHOJ ARMEN POR AJ KA REFUZUAR DHE GJUAJTU BLERON ME GOT POR FATMIRESISHT NUK E KA GODITUR,DHE BLERO I NERVOZUA TEJ MASE PA AS PAK FRIG NGA REVOLJA QE KISHE PERSONI I EHTE AFRUAR DHE E KA RRAHUR AQ FORT SA QE E KA BERE PER SPITAL,DHE PASI KA ARDHUR NDIHMA E SHPEJT PER TA DERGUAR PERSONIN NE SPITA BLERO I ESHTE OFRUAR DHE NE GJUHEN ANGLEZE I KA THENE "MOS AXHIT MOS LUJ ME ARME SE LENDOHESH".
TE GJITH TE PRANISHMIT KAN MBETUR TE HABITUR SE SI KA MUNDUR  TA BEJ PER NE SPITAL NJE PERSON TE ARMATOSUA E VET TE MOS LENDOHET ASPAK.POR KJO NUK ESHTE E TERA, GJEJA QE ME SE SHUMTI I KA HABITUR TE PRANISHMIT KA QENE SJELLJA E POLICEVE ME BLERON,NJERI NGA TE PRANISHMIT ESHTE SHPREHUR ME KETO FJAL:KUR NE JETEN TIME NUK KA PARE POLICIA TE SILLET AQE MIR ME NJE PERSON SI DURET BLERO E PASKA GJITH POLICIN E NEW YORK-KUT  NE DUAR.PAS PAK ZBULUAM NGA TE PRENISHMIT SE PERSONIN QE E KA RAHU BLERO QUHEJ TOM I NJOHUR SI "KING OFF BRONX"(MBRETI I BRONKSIT).DHE PAS KETI SHOW QE E BERI BLERO TE GJITH SHQIPETARET QE ISHIN TE PRANISHEM DOLEN NGA KLUBI ME KOKEN PRPJET DHE KRENAR ME ATE QE KISHTE BERE BLERO .GJEJA QE TASH E PRESIN ESHTE INCIZIMIN E KAMERES TE KLUBIT,SHPRESOJM SE PREJ DUAVE TE POLICIS DO TE BJEN NE DUAR TONA,DHE TA SHIKOJM TE GJITH ATE SHOW QE E KA BERE BLERO.  :)

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#128 ne: 10-12-2007, 04:09:20
Rovena Stefa dhe Shpat Kasapi-nje album dhe video se bashku

 Rovena Stefa dhe Shpat Kasapi jane duke punuar per te publikuar nje album se bashku. Behet fjale per nje album me muzike popullore i cili do te publikohet diku nga mezi apo fundi i ketij muaji, se bashku me nje videoklip.Mesaduket suksesi i turneut ne Amerike ka sjelle idene edhe per albumin i cili per nga ideimi eshte dicka e re per tregun muzikor shqiptar.A do jete i suksesshem? Padyshim! Si Rovena ashtu edhe Shpati kane mjaft fansa dhe albumet e tyre gjithmone kane realizuar te suksesshem,se paku ne shitje.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#129 ne: 29-12-2007, 15:52:33
Ornela Bregu posesive në dashuri

Imazhi i saj prej një femre të butë dhe të brishtë duket se këtë radhë ka marrë nota më posesive. Prej vitesh e larguar nga skena muzikore Ornela Bregu i është rikthyer sërish këngës, por në një mënyrë tjetër. Jo në skenë, por në ekran. Pak ditë më parë në kanalin muzikor BBF është shfaqur klipi i ri këngëtares dhe kënga “Dashuri me patjetër”. Me një luk tepër ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht, Ornela Bregu vjen me një këngë që e prezanton posesive edhe me ndjenjë.Nuk dimë nëse kjo është natyra e Ornelës, apo e autorit të tekstit, megjithatë ky është një imazh, të cilin publiku deri më sot nuk e ka njohur deri tani. Përveç veshjeve, një pjesë të të cilave i kemi parë edhe tek “Tirana Fashion Week”, nuk mund të themi nëse kjo dalje muzikore e Ornela Bregut do të shoqërohet edhe me të tjera performanca apo ndoshta ky rikthim në muzikë ishte thjesht një pasion. E shkëputur nga skena dhe ekrani prej një kohe të gjatë, Ornela Bregu është impenjuar momentalisht me punën e saj në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Pak kohë më parë ajo u rishfaq edhe si prezantuese në “Tirana Fashion Week”, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë impenjim tjetër artistik më serioz.

PanoramaPlus

Vesa Luma ndryshon stil

Vajza e ëmbël bionde, që është bërë e njohur në Shqipëri falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Ethet…” duket se ka vendosur të ndryshojë stil. Dhe jo vetëm në mënyrën e saj të prezantimit në skenë, por edhe në pamje. Ndonëse gjithmonë, që nga dalja e saj e parë ka qenë me flokët e verdha këtë radhë Vesa Luma e ka errësuar paksa ngjyrën e tyre, gjë që realisht ka egërsuar disi edhe portretin e saj. E megjithatë duke qenë se ekrani kërkon vazhdimisht ndryshime gjithçka është e pranueshme. Por përveç pamjes, siç e thamë kohët e fundit Vesa ka ndryshuar edhe mënyrën e të kënduarit. Baladat e qeta apo këngët e gëzueshme, tashmë ia kanë lënë vendin këngëve ritmike,në të cilat Vesa, tashmë´si një zonjushë e pjekur nuk ngurron të nxjerrë në pah edhe hiret e saj
femërore.Eshtë pak a shumë e tillë edhe kënga esaj e fundit e prezantuar në kanalet muzikore dhe e shoqëruar edhe me një videoklip tepër interesant.Me imazhin e saj të ri këngëtarja është prezantuar këtë vit edhe në festivalin e këngës në RTSH. Ndonëse Vesa ka tashmë shumë fansa në Shqipëri dhe çdo pjesëmarrje e saj në aktivitetet tona muzikore ka rezultuar e suksesshme, këtë radhë ndodhi ndryshe. Këngëtarja kosovare me përvojë edhe në ekran, këtë radhë nuk mundi të hynte as në natën finale. E megjithatë ky fakt, jo vetëm që nuk i zbeh vlerat e saj vokale, por nuk i largon as fansat e këngëtares.

PanoramaPlus

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#130 ne: 15-01-2008, 11:22:42
Nora Istrefi së shpejti në një klip të nxehtë

Zëra të ndryshëm pohojnë se këngëtarja seksi Nora Istrefi po përgatit një klip të ri. Po nga këto burime është bërë e ditur se nuk është e sigurt se cila këngë do të jetë, por për një gjë jemi të bindur: Klipi do të jetë shumë i nxehtë, për të thënë më saktë se do të jetë akoma më shumë se videoklipet që ka realizuar gjer më sot. Sensualitetit të këngëtares kosovare do t’i shtohet edhe një luk ekstravagant, të cilin ajo e ka kuruar me shumë kujdes. Por një gjë nuk jemi ende të sigurt, se sa të nxehta do të jenë temperaturat? Flitet se këngëtarja ka provuar shumë në këtë fushë. Korrieri

Zajmina Vasjari nje tjeter klip “Hot”

Këngëtarja seksi, Zajmina Vasjari, po përgatitet për një tjetër klip të nxehtë, që do të çmendë fansat e saj kudo që ata janë. Me një pamje prej lolite të vërtetë, tepër sensuale,Zaji ka menduar që të hedhë bombën e radhës.Klipi do të xhirohet sërish jashtë Shqipërisë, me producentët më të mirë maqedonas, me të cilët këngëtarja e njohur ka bashkëpunuar edhe për këngën “Chupa-chupa”. Korrieri

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#131 ne: 29-01-2008, 13:58:10
Adrian Gaxha, dashuron nje vajze nga Tirana

Ka vendosur të rikthehet pas një periudhe pauze dhe një mungese të gjatë në skenën shqiptare Adrian Gaxha. Sërish me një baladë të titulluar “Vetveten e mashtroj”, por kësaj here fabula e këngës së re duket se ka një emër real, që gjallon çdo ditë e më shumë në zemrën e Gaxhës.

Pikërisht kjo është arsyeja nga lindi ideja e këngës së re që sapo është lançuar, edhe pse nuk ka një videoklip. Kësisoj, këngëtari maqedonas na sjell një krijim muzikor njëqind për qind real. Një gjë të tillë e pohon vetë Gaxha në një prononcim për gazetën “Korrieri”. “Kam pak kohë që simpatizoj një vajzë nga Tirana, e cila nuk është e njohur, por mua më pëlqen. Prej këtej më lindi ideja që të shkruaja baladën të cilën,sapo e kam promovuar”.

Për detaje të mëtejshme lidhur me simpatinë e rastësishme rreth vajzës nga Tirana dhe aludimit të një lidhjeje intime mes tyre, Adriani lëviz kapelën dhe shpjegon: “Nuk kam pasur kontakte me atë vajzë. Thjesht më ka ngelur në memorien time si një kujtim i bukur, pasi nuk kam as numrin e telefonit”.

Ndërkaq, për ndikimin e madh që pati vajza e panjohur në krijimtarinë e tij, ai shprehet se nëse nuk ia përkushton dikujt këngë të tillë, atëherë nuk ia vlen t’i bësh këngë të tilla. Për mos lënë vend për thashetheme të mëtejshme, Adriani shpjegon se ka ardhur në Tiranë për të performuar në një klubet e kryeqytetit dhe për promovimin paraprak të këngës dhe jo për arsye të tjera.

Gjithnjë me një kapele të re, ai pohon se nuk mund të rrijë pa një të tillë, pasi i duket vetja si lakuriq. Ndërkaq, përveç baladës romantike, po përgatit edhe një këngë tjetër të titulluar “Luaj, luaj, luaj”, që do të jetë me ritme të muzikës moderne të momentit.

Adrian Gaxha

Big Mama, “Nuk perdor droge”

Ne nje gazete te perditshme shqiptare po qarkullon nje foto e kengetares maqedonase Big Mama, ku ajo se bashku me nje mikun e saj jane kapur ne nje moment qe te le pershtypjen se ata po marrin kokaine. Qe kengetarja eshte nje nga ato vajzat e thekura pas jetes se nates, kete nuk e kemi vene kurre ne dyshim, aq sa shpesh nga konsumi i tepert i alkoolit ajo ben gjeste aspak te hijshme, por deri tek droga jo. Edhe vete Bigu eshte shprehur e habitur nga ky perfundim i medias se ketushme, duke shtuar se ai moment i fiksuar nga fotografet nuk ka lidhje me drogen, “pasi une nuk perdor kurre droge”, ka perfunduar ajo.

Korrieri

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#132 ne: 16-02-2008, 13:29:59
Bojken Lako dhe dashuria e tij me dentisten



Duke njohur shijet e holla artistike dhe përgjithësisht stilin e tij, do ta kishim vështirë të besonim që Bojken Lako të dashurohej me një femër, që nuk ka lidhje me botën e artit. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një njeri të rritur në një familje artistësh. Por nëse thonë, që dashuria nuk njeh moshë këtë radhë duhet të përdorim shprehjen “dashuria nuk njeh profesion”. Dhe profesionet e ndryshme, nuk e pengojnë aspak Bojkenin dhe të dashurën e tij për të qenë një çift, që kuptohen mjaft mirë. Ajo është një bionde simpatike dhe ka një profesion krejt ndryshe nga ai i Bojkenit. Olesia është dentistja që gjithmonë e më dendur ka nisur të shfaqet në krah të muzikantit të talentuar. Ata janë shfaqur së bashku edhe mbrëmjen e 14 shkurtit, në ambientet e “Loli pop”, ku ndonëse në prani të kolegëve të Bojkenit nuk i kanë kursyer as puthjet. Mësojmë se dashuria mes Olesias dhe Bojkenit ka nisur rreth dy vjet më parë, pas një njohjeje krejt rastësore gjatë një feste datëlindjeje. Gati një vit më parë ata kanë bërë edhe fejesën, ndërsa për një dasmë të ardhshme ende nuk kanë menduar seriozisht. Nëse në përgjithësi edhe gjatë intervistave Bojken Lako ka preferuar të mos flasë shumë në lidhje me jetën e tij private dhe me atë ç’ka ndodh jashtë ekranit ku punon, këtë radhë më shumë se sa mund të fliste Bojkeni, kanë folur fotot. Ai dhe Olesia janë fotografuar nga paparaci ynë, në momente intime dhe të veçanta.
Ndoshta edhe Bojkeni kuptoi, që nuk kishte arsye përse të kujdesej kaq shumë për të mos përfunduar në faqet rozë të gazetave. Kohët e fundit lajmet rreth Bojken Lakos kanë qenë më tepër të lidhura me aktivitetin e tij profesional, siç ishte veçanërisht festivali “Top-Fest” dhe prania e tij në spektaklin “Ethet”. Shpresojmë të paktën, që Bojkeni të mos ndjehet keq, që këtë radhë bëhet protagonist i lajmeve rozë nga jeta e tij private.


Dashuria 7-vjeçare e Arbana Osmanit

Bojken Lako   

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#133 ne: 21-02-2008, 07:42:38
"Skillz" me album dhe videoklip te ri

Grupi kosovar "Skillz" promovuan albumin me 17 kenge te rrymes rep, si dhe videoklipin me te ri.




"Albumi permban shtatembedhjete kenge. Eshte bere nje pune e madhe per kete album dhe fale shokeve dhe miqve tane, ky album ka pare driten", thote frontmeni i "Skillz", Ledri Vula, per gazeten "Korrieri". Ne kete album "Skillz" ka bashkepunuar me disa kengetare te njohur te skenes muzikore shqiptare, si Getoar Selimin e "Tingullit 3nt", kengetaren shkupjane Tuna etj.

"Pervec bashkepunimeve me Tunen, Getin dhe "Real 1", ne tekste dhe kompozime kemi bashkepunuar edhe me Flori Mumajesin, kengetarin dhe kompozitorin nga Tirana", thote kengetari Vula. Ndersa kolegu i tij, Visar Shala, rrefen se fale punes se palodhshme te producenteve te albumit te tyre, Dardan Belegut dhe Getoar Selimit, ata kane arritur te realizojne nje album, ashtu sic kane pasur deshire ata, pra nje album tamam qe frymon ne kulturen e hip-hopit. Ndryshe, per tekstet e kengeve te ketij albumi, i pari ne karrieren e "Skillz" eshte perkujdesur Ledri Vula, i cili i ka te gatshem edhe rreth 150 tekste te tjera per kenget e ardhshme te ketij grupi repi. "Po, eshte e vertete qe kam 150 tekste. Ka raste kur frymezohem edhe ne oren 3 pas mesnate dhe shkruaj. Tekstet ne albumin e ri trajtojne temat nga me te ndryshmet: ka dashuri, tema sociale etj", thote ai.

Ne anen tjeter, koleget e "Skillz" mendojne se keta repere kane realizuar nje album mjaft cilesor, me kenge qe frymojne tamam ne muziken e hip-hopit.

"Skillz" jane nje grup i vecante repi.

Korrieri

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#134 ne: 21-02-2008, 08:16:03
SË SHPEJTI KLIPI I RI I MARIZËS



Pasi ka kaluar disa ditë në Bolonjë të Italisë, ku ishte e ftuar për koncerte me rastin e ditës së të dashuruarve,këngëtarja Mariza Ikonomi menjëherë i është përveshur punës. “Pas pak javësh do të nxjerr klipin tim të ri muzikor, që do të jetë diçka krejt e veçantë dhe e ndryshme nga të gjitha këngët e tjera që kam realizuar deri tani. Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit tim të ri, për të cilin po punojnjëkohësisht”, pohon ajo. Edhe këtë herë këngëtarja ka zgjedhur që të bashkëpunojë me një studio muzikore të njohur, ndërsa dhe videoja mendohet që të jetë diçka vërtet speciale.Na mbetet vetëm të presim…

Foto Mariza Ikonomi

Rrofte Vellai



Arta Bajrami ka qenë gjithnjë një nga femrat më “hot” dhe më të suksesshme në muzikën shqiptare. Hitet e saj janë ndër më të preferuarat e rinisë, që dëgjohen në çdo kohë e në çdo vend. Por gjithë ky sukses duket se nuk i faturohet vetëm asaj, por edhe të vëllait, Don Arbas, një reper tepër i njohur ky në Kosovë.Kësisoj,Arta ka menduar që për albumin e ri të bashkëpunojë me të, për realizimin e këngës së re dhe komplet compilation-it. Jo pak herë Don Arbas ndërhyn në videot e së motrës, madje shpesh preferon edhe që të dalë bashkë me të. Dhe suksesi në kësi rastesh vlen të ndahet në dysh, pasi jo gjithçka është meritë vetëm e Artës.

Foto nga Arta Bajrami

Korrieri

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#135 ne: 13-03-2008, 10:07:40
Tingulli 3nt me album të ri



Albumi i pestë me radhë nga Tingulli 3nt, pritet të dalë në fund të majit ose në fillim të qershorit. Dhe, ky album do t`i ketë 11 këngë të reja. Në një prononcim për gazetën kosovare Infopress, Getoar Selimi beson se ky album do të jetë krejtësisht ndryshe nga albumet e tij të mëparshme. Gjithashtu, sipas tij, do të ketë shumë risi brenda albumit. Përndryshe, Geti si zakonisht që preferon surpriza rreth mysafi rëve të tij, edhe kësaj here ka preferuar të njëjtën gjë. Mirëpo, ’mysafirët’ e albumit të tij të ri, ai preferon t’i mbajë sekret, për t’i befasuar kështu fansat e tij. Ndërkaq, për tekstet e këngëve brenda këtij albumi po ashtu është përkujdesur vetë Getoar Selimi. Ndërkaq, “producent kryesor do të jetë, si zakonisht Enis Presheva”, thekson Geti, duke sqaruar se këngët janë të realizuara nga kompozitor të ndryshëm.

TINGULLI 3

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#136 ne: 15-04-2008, 17:14:58
Nora Istrefi dhe Blero gjobiten nga Policia

Nora Istrefi dhe Blero janë gjobitur nga policia vetëm para pak ditësh duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse Nora ka tentuar të evitojë procedurat e gjata duke shlyer menjëherë gjobën pasi ka kontaktuar me drejtues të lartë të policisë ende nuk dihet se ç’është bërë më Bleron. Kështu Nora ka evituar menjëherë bllokimin e makinës nga policia, duke e harruar këtë ngjarje aspak të këndshme për të.

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj se shpejti me nje kenge

Vetëm para disa kohësh Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë  bërë subjekt i medias rozë për një hamendësim lidhjeje midis tyre. Vera e kaluar të një viti më parë ata janë parë duke kaluar pushimet në plazhin e Dhërmisë. Megjithatë ata vijnë sërish përballë publikut duke gjysmë deklaruar një lidhje të mundshme mes tyre, edhe pse shpesh herë përpiqen ta fshehin, është parë sërish që Albani është larguar për në Gjermani, atje ku Miriami jeton prej disa vitesh, për të qenë më pranë saj dhe për të realizuar një projekt muzikor që do e startojnë së bashku.

Elsa Lila

Në 28 prill këngëtarja Elsa Lila do të jetë protagonistja kryesore në premierën e musicalit, një sfidë e madhe për këngëtaren që shfaqet pas prezantimit në festivalin e fundvitit në një formë të re estetike. Moulin Rouge do të jetë në shqip, ku Elsa ka bërë një punë titanike në përkthimin e gjithë teksteve të këngëve të këtij spektakli, i cili që do të jetë një dallim nga musical të tjerë jo vetëm me këngë por edhe me aktrim. Skena përpara pallatit të kulturës do të përshkohet nga një mulli i kuq në lëvizje. Elsa do të aktrojë edhe rolin e Satinës kurtizanes së klasit të lartë që këndon dhe kërcen.

Eliza Hoxha

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha shumë shpejt do të lançojë në tregun muzikor një përmbledhje me këngë të rrymave dance dhe pop. Këngëtarja pasi ka mbaruar suksesshëm specializimin për degën e arkitekturës, për të cilën edhe ka studiuar, shprehet se rikthimi në këngë e bën atë të ndihet mjaft mirë edhe pse muzika dhe profesioni që ajo ushtron janë dy fusha krejt të ndryshme.

Revista Shqip

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#137 ne: 13-06-2008, 07:30:34
Çiljeta dhe Ingridi, boks në Dhërmi



Më në fund kanë përfunduar xhirimet e klipit aq të përfolur “Puçi, puçi”, këngëtaret Ingrid Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga. Sapo janë kthyer nga xhirimet në Dhërmi, të vieoklipit me regji të Inis Gjonit, dhe pas pak ditësh pritet ta lançojnë për publikun. Një ring i improvizuar në bregdetin e Dhërmiut, ku dy vajzat zihen për një djalë, është menduar si gjetje nga vetë këngëtaret, të cilat për momentin janë mike shumë të ngushta. Sipas fabulës së këngës, ato dashurojnë të njëjtin djalë, por që ai njëherë përkëdhel njërën, e pastaj tjetrën. Në fund ato i vënë shkelmin të dyja.Klipi me muzikë të Flori Mumajesit, ka shumë ritëm veror, me të cilin ato do kenë mundësi të prezantohen sërish bashkë në koncerte të ndryshme. Po përse kjo miqësi mes tyre? Mesa duket i lidhin bashkëpunimet, duetet në këngë, koncertet e përbashkëta. Daljen në skenë të dyja, ato e kanë parë të sukseshëm, gjë që ka bërë ta thellojnë miqësinë si shoqe për kokë.

Rezarta Shkurta, stilistja e Orinda Hutes



Këngët nuk i lë asnjëherë pasi po përgatit disa klipe për verë. Por Rezarta Shkurta ka një pasion të veçantë që shumë pak miq të saj e dinë, atë të stilimit të veshjeve, konceptimit të fotografisë, modelimit të flokëve dhe make up-it të artistëve.Të gjitha këto, i ka realizuar me Orinda Hutën, në paraqitjen skenike të saj një klipin e ri, fabula e të cilit ëshë një histori tradhtie. Rezarta ka ideuar kësaj here një Orindë ndryshe, në klipin e ri të ritmit R and B, që përfundoi xhirimet pak ditë më parë. Ajo është kujdesur për gjithçka, që nga stilimi i veshjeve, modelimi i flokëve, grimi, deri tek ideimi i fotografive gjatë xhirimeve. Por si do të jetë Orinda, sipas shijes dhe idesë së Rezartës ? “Bjonde sërish, por e veshur kryesisht sportive, pasi ky stili të veshurit është në tipin e saj, por që gjithmonë e ka fshehur në skenë”, tha Rezarta.“Të punoj për paraqitjen skenike të këngëtarëve është pasion i imi, të cilin dua ta ushtroj, tha ajo për “Panorama Plus”. I pëlqen të zbulojë tipin e vërtetë të këngëtarit, dhe këtë gjë beson se e ka arritur fillimisht me Orindën. Mbetet vetëm ta shohim.

PanoramaPlus

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#138 ne: 13-06-2008, 14:46:24
Ermal Fejzullahu duet me Elvana Gjaten



Këngëtari Ermal Fejzullahu, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe kolegët e tij, pritet që të hedhë në tregun muzikor albumin e tij më të ri, të shoqëruar edhe me një videoklip, i cili do të realizohet në Maqedoni. Por miq të afër konfirmojnë se surpriza e këtij albumi pritet të jetë një bashkëpunim, i cili nuk ka pikë dyshimi që do të jetë mjaft i rëndësishëm, pikërisht një duet me këngëtaren enjohur shqiptare Elvana Gjata, me të cilën u përfol para dy muajsh, se ata do të prezantoheshin me këtë këngë edhe në edicionin e fundit të “Top Fest”. Albumi pritet që të hidhet në treg gjatë muajit korrik, atëherë, madje pritet edhe një turne i Ermalit në vendet bregdetare

Fotografi nga Ermal Fejzullahu 

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#139 ne: 16-06-2008, 14:21:19
Djali i Xenit promovon album
 


Këngëtari Korab Jetishi, i cili duket se ka ndjekur rrugën e babait të tij për të qenë këngëtar do të promovoj albumin e tij më 17 qershor në Prishtinë.
Krahas albumit të tij ai do të promovoj edhe dy videoklipe.
Albumi i Korabit quhet “Xhepi...”, dhe këngëtari ende nuk ka dhënë ndonjë arsye se pse e ka quajtur kështu albumin e tij muzikor.

Skillz me klip të ri



Rap-grupi Skillz, pas një sërë çmimesh në Kosovë dhe jashtë saj, ka xhiruar edhe një video-klip, i cili pritet të dalë sw shpejti në tregun shqiptar.
Titulli i këngës ende nuk është bërë i ditur, por mësohet se kënga do të jetë në bashkëpunim me këngëtarë të “Baba Records”.
Skillz fituan në “Top Fest 5” çmimin për këngën më të mirë hip-hop, me këngën “Pimpex”, kurse në Kosovë fituan çmimin për videoklipin e këngës më të mirë në “Video-festi muzikor 2008”.

Elvana prapë bashkëpunon me kosovarët


 
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, pas divorcit (edhe pse të pa martuar) nga Getoar Selimi, do të bëjë një këngë me këngëtarin tjetër, po ashtu të njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu.
Mirëpo, ky lajm ende nuk është konfirmuar nga vet këngëtarët, përderisa ai është transmetuar nëpër gazeta të ndryshme në Shqipëri.
Gjata, më parë kishte bashkëpunuar në disa këngë me Getoar Selimin, themeluesin e Baba Records. Mirëpo, ata ishin ndarë pas një vit lidhje me njëri tjetrin, ndërkaq sivjet Geti kishte lëshuar kritikat të ashpra ndaj Elvanës gjatë “Videofestit muzikor 2008”.

Çika e DioGuardit një kantautore e suksesshme



Edhe një talente shqiptare ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është Kara DioGuardi, vajza e kongresistit të njohur Joseph DioGuardi, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë.
Këngëtarja e cila është intervistuar nga “Gazeta Shqiptare” ka thënë se në kohën kur ishte e vogël nuk ka pasur shumë informacione për Shqipërinë, përderisa thotë se babai i saj zakonisht i kishte folur për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare.
“Do të doja shumë ta vizitoja Shqipërinë dhe këtë kam për ta realizuar një ditë. Kam takuar shumë shqiptarë gjatë këtyre viteve dhe do të më pëlqente të bashkëpunoja me ta edhe në fushën e muzikës”, ka thënë këngëtarja.
Këngëtarja kryesisht ka realizuar kolona zanore të filmave të Hollywoodit.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#140 ne: 25-06-2008, 09:31:44
Ermal Fejzullahu, blen një vilë 300 mijë euro



Tani që edhe kanë nisur të dëgjohen të parat thashetheme për një lidhje dashurore, Ermal Fejzullahu ka vendosur që të jetojë i pavarur. Miq të tij të afërt kanë konfirmuar se nga kursimet e tij, të mbledhura nga koncertet, ai ka blerë një shtëpi të re, në zonën më të pasur të Prishtinës. Por kjo nuk është aspak për t’u marrë në konsideratë, pasi vlera e shtëpisë është marramendëse. Plot 300 mijë euro për një apartament që duket se është edhe shtëpia e ëndrrave të Ermalit, për të jetuar i pavarur dhe larg familjes së tij, e cila deri më tash është kujdesur kaq shumë për Ermalin.Shtëpia e re e Ermalit ndodhet në fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, i cili po ndërtohet në Veternik, një zonë ku prej kohësh kanë prenotuar banesat e tyre, disa nga njerëzit më të pasur të Kosovës. Shtëpia është një vilë e vërtetë, por duke iu referuar çmimit, nuk ka pikë dyshimi që për blerjen e pronës së re të Ermalit ka kontribuar edhe i ati, këngëtari Sabri Fejzullahu. Blerja e shtëpisë vjen menjëherë pas xhirimeve të fundit për videoklipin e tij më të ri, i cili u realizua në Maqedoni dhe pritet që të shfaqet këto ditë fillimisht në televizionet kosovare dhe më pas në Shqipëri. Miqtë e tij të afërt konfirmojnë se këto të ardhura kanë ardhur nga një pjesë e fitimeve që ka siguruar nga shitja e këngës dhe klipit të tij të fundit. Pas suksesit të albumit të vitit të shkuar i cili solli të ardhura të mjaftueshme për këngëtarin, ky i fundit duket se këtë verë ka vendosur që të menaxhojë veten akoma më mirë, duke shitur të drejtat e këngës së re, me shifra disa herë më të larta se këngët e mëparshme. Vetëm para pak ditëshErmali u përfol në shtypin rozë për një histori të re dashurie mes tij dhe një vajzë bukuroshe nga Prishtina, e cila quhet Adriana. Ndoshta me blerjen e shtëpisë së re, Ermali ka vendosur të realizojë atë që gjithmonë e ka thënë nëpër intervista, që sapo të njohë vajzën e jetës, do e prezantojë me familjen dhe do fejohet menjëherë.

Nora Istrefi, pushime në Ohër



Zhvendosja e radhës e Nora Istrefit në Maqedoni, ka zgjatur pak më shumë jo vetëm për arsyet e videoklipit të saj të ri, por edhe për pak ditë pushime. Ajo gjendet në Ohër të Maqedonisë me të fejuarin e saj prej disa ditësh, ndërkohë që ka lënë në pauzë realizimin e videoklipit, i cili është duke u realizuar nga një prej regjisorëve më të mirë serbë. Këngëtarja pritet që të hedhë në tregun muzikor klipin e saj më të ri, ndërkohë që në vjeshtë, ka planifikuar që të lançojë edhe albumin e saj të ri, i cili vjen dy vjet pas albumit “Opium”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. Ajo zyrtarizoi në maj lidhjen e saj dashurore prej më shumë se dy vjetësh me Robertin, një artist i njohur nga Kosova.

Genta Ismaili, bezdiset nga fansat



Këngëtarja Genta Ismaili është kthyer në Kosovë pasi ka mbajtur një turne të gjatë koncertesh në Amerikë.Bukuroshja ka qenë e pranishme në sfilatën “Dita e Modës së Prishtinës”, e cila u mbajt në kryeqytet. Por ajo nuk është ndier aspak rehat nga fansat e saj, të cilët i kanë kërkuar gjatë gjithë kohës autografe dhe dëshironin të bënin foto me të. Kjo e ka detyruar këngëtaren që të lërë gjithçka në mes dhe të largohet, pas një ore qëndrimi në evenimentin më të rëndësishëm të modës kosovare. Flitet se gjatë qëndrimit në Amerikë ajo ka lidhur edhe kontratë me MTV për një këngë, që do ta publikojë së afërmi në gjuhën angleze.

Gazeta Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#141 ne: 03-07-2008, 15:49:12
Adrian Gaxha ndahet nga Velina e Fiksit



Adrian Gaxha është ndare nga dashuria e tij e zgjarrte me velinen brune te Fiks Fare.Ka qenë një dashuri qe e ka sjell shumë shpesh ne Tiranë simpatikun nga Shkupi, i cili tashmë do të duket me rrallë nga këto anë.

Zajmina Vasjari, me te dashur me te shkurter



Zajmina është pare se fundmi ne xhiro me te dashurin e saj të ri, pronarin e një klubi te fasmshem te bllokut... thonë se ai është shumë i shkurter se ajo... imagjinoni kur Zajmina mban taka.

Labi nuk i do Festivalet



Këngëtari i njohur Labinot Tahiri (Labi) nuk i pëlqen qe te marrë pjesë ne festivale të ndryshme muzikore, për shkak se, sipas tij nuk janë shumë te pelqyera."Nuk me pelqejn festivalet përderisa jam shumë i kënaqur me shitjen e albumeve te mia", ka thënë Labi ne një intervist te tij për gazeten "Lajm".Pervec se është solist, Labi është i njohur edhe për bashkepunimet e tij me kengetaret te ndryshëm te estrades.Kenget e tij me Greta Kocin e Leonora Polosken kanë qenë hite ne Shqipëri e Kosovë.

Shpat Kasapi ish luftetar i "UCK" ??



Lajmi i fundit qe po qarkullon ne Tiranë është se Shpati nuk është gay, madje është shumë mashkull dhe së fundi po bashkejeton me Rovena Stefen ne Shkup.... Burime te pakonfirmuara thonë se Rovena bashkejeton me te dashurin e saj, i cili ka qenë luftetar i UÇK-së... Kjo hedh poshte hipotezen se ato bashkejetojn, por ekziston dhe hipoteza tjetër qe Shpati ka qenë luftetar i UÇK-së.

Gazeta Tema

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#142 ne: 07-07-2008, 11:16:24
Getoari feston ditëlindjen live në TV

Mes shumë kritikash, të cilat kanë ardhur fill pas publikimit të albumit të tij të fundit, Getoar Selimi, ka gjetur pak kohë që të festojë ditëlindjen e tij, pikërisht 26-vjetorin. Ai ka festuar 26-vjetorin e tij në një nga lokalet e kryeqytetit të Kosovës, mes një rrethi të ngushtë miqsh dhe larg vëmendjes së medias, madje mes tyre nuk ka munguar as e dashura e tij Hana, vajza e njohur e ekranit të televizionit RTK. Por surprizat për Getoarin nuk kanë mbaruar me kaq. Një tjetër surprizë që i është bërë Getit ka qenë live teksa ishte ftuar të merrte pjesë në një emision televiziv, ku drejtuesi i solli në studio një tortë me qirinj, të cilën reperi i njohur e fiku publikisht, por nuk tha me zë të lartë dëshirën e tij. Ndërkohë që kënga dhe videoklipi "Pika për vesh", i sapopublikuar i grupit "Tingulli 3nt", ka pasur shumë polemika, sidomos një prej grupeve rivale që quhet "TBA".

Çiljeta & Ingriti "Puci-puci" në Kosovë

Tani që të gjithë e mësuan të vërtetën e "përleshjes" në ring
mes Ingridit dhe Çiljetës, të dyja vajzat superseksi kanë preferuar që të ndajnë së bashku edhe frytet e suksesit të tyre. Pas koncerteve në Tiranë, ato do të zhvendosen drejt Kosovës, ku i presin disa ditë të zjarrta "grushtimesh", këtë herë në skenë. Arsyeja që vajzat janë ftuar në Kosovë, nuk ka pikë dyshimi që është suksesi i tyre i fundit me këngën "Puç-puçi", me të cilën pritet që të "djegin" një nga sallat më prestigjioze të koncerteve në Kosovë me qindra të ftuar, të cilët po presin me ankth udhëtimin e dy bukurosheve drejt Prishtinës. Nga burime tejet konfidenciale, mësuam se të dyja artistet do të marrin plot 1 500 euro secila për çdo koncert, një shumë kjo e cila nuk është as më pak, as më shumë veçse fryti i bashkëpunimit të tyre të fundit. Më pas pritet që të dyja vajzat të kenë të prenotuar një udhëtim akoma më të paguar drejt një skenë shqiptare në SHBA.

Nora Istrefi, fsheh të fejuarin nga xhelozia

Edhe pse ka promovuar videoklipin e saj të ri pak ditë më parë, Nora Istrefi nuk ka dashur që të shfaqet përkrah të fejuarit të saj Robert Berisha. Klipi i saj i ri duket se ka konfirmuar faktin
se këngëtarja pas fejesës po përjeton një "botë tjetër". Madje, kështu e ka titulluar edhe videoklipin e saj më të fundit këngëtarja sharmante nga Kosova, e cila është kthyer pas gati një viti në tregun muzikor, me imazhe plot adrenalinë dhe me ritme të stinës. Këngëtarja, ka vazhduar të mbetet enigmatike për jetën e saj private, madje aq sa shumica kanë dyshuar se gjithçka mes tyre mund të ketë mbaruar. E ftuar në një nga emisionet e mëngjesit, Nora ka evituar të gjitha pyetjet rreth fejesës së saj, madje nuk ka preferuar që ky argument të jetë pjesë e bisedës.Ka qenë mjaft i çuditshëm fakti që, Nora nuk ka folur
fare për të fejuarin e saj, por ka përmendur gjatë intervistës
emrin e një reperi amerikan, çka edhe ka ngritur shumë dyshime mbi lidhjen e saj dashurore me Robert Berishën, me të cilin u fejua zyrtarisht, plot 3 muaj më parë. Megjithatë, një gjë vijon të mbajë gjallë faktin se lidhja mesa tyre funksionon, pasi Nora ka falënderuar Sinan Vllasaliun, me të cilin ka realizuar një duet, që njëkohësisht është mik i ngushtë i të fejuarit të saj.
FEJESA SEKRETE
Edhe pse ka qenë momenti kur duhej të ishte shfaqur përkrah të fejuarit të saj zyrtar, këngëtarja Nora Istrefi, përsëri nuk ka preferuar që të flasë për jetën e saj private. Madje, ajo ka preferuar që të shfaqet në publik e vetme. Nora u fejua me Robert
Berishën në muajin maj dhe para ceremonisë gjithë lidhja e tyre ka qenë tejet sekrete dhe e distancuar nga media. Edhe pse mediat kanë këmbëngulur që ajo të rrëfejë më shumë për jetën e saj private, ajo ka theksuar se "në marrëdhëniet me gazetarët
parapëlqen të flasë vetëm për punën e saj, por nuk do t'u përgjigjet asnjë pyetje tjetër, që ka të bëjë me jetën private". Në këtë mënyrë këngëtarja ka theksuar se nuk dëshiron që çështjet e saj private të bëhen pjesë e thashethemeve mediatike. Por duket se këtë ultimatum, këngëtarja e ka dhënë edhe kur ishte e ftuar në një emision mjaft popullor në Prishtinë, duke i ka kërkuar moderatorit, se në rast se do ta pyeste për jetën private do të largohej nga studioja. Nga informacionet e publikuara tashmë në media, i fejuari i Norës, quhet Robert Berisha, një instrumentist i talentuar dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit Sinan Vllasaliu. Çifti është fejuar zyrtarisht në një lokal në periferi të Prishtinës më 22 maj, por që prej mëse 3 muajsh, ata nuk kanë dhënë ende asnjë detaj të ceremonisë së tyre private.
VIDEOKLIPI
Videoklipi i ri është realizuar me shumë mjeshtëri në Maqedoni, ndërsa muzika dhe orkestrimi i këngës ka për autor Enis Preshevën. Premierë e këngës dhe videoklipit u shfaq fillimisht
në televizionet kryesore të Kosovës dhe më pas u paraqit edhe në Tiranë.Ndërkohë, këngëtarja ka deklaruar se shumë shpejt do të përfundojë albumin e saj më të ri, i cili do të dalë në treg me emrin e vet këngëtares, pra do të titullohet "Nora". Vetëm dy vjet më parë këngëtarja hodhi në treg albumin e saj të parë me titull "Opium", i cili pati një sukses të paparashikueshëm në atë periudhë, ndoshta edhe për faktin se asokohe, emri i këngëtares u lakua shumë për ndarjen, që ajo pati me liderin e grupit "Tingulli 3nt". Por duket se këtë herë, ajo po synon që të sjellë diçka krejt ndryshe, edhe pse ajo që po përflitet më shumë është fakti se, këngëtarja po përpiqet që të evitojë kontaktet me median për fejesën e saj, ndërsa nuk kanë reshtur kritikat rreth muzikës që ajo lëvron, e cila ka ngjyrime të dukshme orientale.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#143 ne: 08-07-2008, 16:37:07
Zajmina Vasjari, se shpejti me foto Nudo



Zajmina është duke realizuar disa foto nudo dhe se shpejti priten qe te dalin ne treg... Thuhet se do jenë një tronditje e vërtetë për publikun.

Gazeta Tema

Genta Ismaili ndahet nga Miloti, lidhet me Bleron ??

Genta Ismaili le Milotin (ish burrin e saj) për Bleron... Mediat ne Kosovë kanë disa kohe qe po merret për te zbuluar vertetesine e këtij lajmi... Thuhet se Genta e ka braktisur Milotin, sepse ky i fundit nuk ka lënë kurrë asnjë rast pa e tradhetuar, dhe nuk është se ka preferuar qe gjithmonë ne publik te jetë përkrah Gentes.



Gazeta Tema

Misioni i Zanfinës, një organizatë në mbrojtje të kafshëve



Zanfina Ismajli është një ndër artistet që ka pasione krejt të veçanta. Ajo ka deklaruar se i do fort kafshët dhe tregon një kujdes të veçantë për to. Këngëtarja flet gjithmonë me pasion për dashurinë e saj ndaj qenit Aksi. "Në një të ardhme do të kisha shumë dëshirë të punoja për organizatën PETA, e cila lufton për
të drejtat e kafshëve në botë. Do të doja shumë që pas disa vjetësh të marr një iniciativë për të hapur një organizatë të tillë edhe në Kosovë, sepse njerëzit këtu duhet të fillojnë të kujdesen më shumë për kafshët", shprehu dëshirën e saj këngëtarja Ismajli. Në fakt lirshmëria e këngëtares në lidhje me marrëdhëniet e saj me kafshët ka qenë shpesh aq i diskutueshëm, sa
para pak kohësh, kur e pyetën se cila ishte dashuria e jetës së saj, ajo përmendi emrin e qenit të saj, fakt që i la të gjithë pa gojë.Megjithatë Zanfina përveçse po tregohet shumë e ndjeshme ndaj kafshëve me pellush dhe do që të hapë një shoqatë në mbrojtje të kafshëve, nuk heq dorë nga lëkura e tyre.Ndryshe nga artistët e tjerë amerikanë që janë shprehur pro mbrojtjes së kafshëve dhe shfrytëzimit të tyre për veshje, këngëtarja
kosovare përdor gëzofin e tyre për t'u veshur.Duke iu referuar një pjesë të gardërobës së saj duke qartë se ajo preferon lëkurën. Ndoshta pas kësaj deklarate, Zanfina do të heqë dorë
përfundimisht nga përdorimi i gëzofit të kafshëve për veshjet e saj.
PUSHIMET DHE MUZIKA
Para pak ditësh teksa i ka dhënë dorën efundit përgatitjeve për provimet e diplomimit, Zanfina ka udhëtuar për të parin koncert në Ulqin. Por duket se ndryshe nga vitet e tjera, ajo sivjet do të fokusohet më shumë te pushimet sesa puna e saj. E ftuar në
një emision, këngëtarja ka pranuar se do të shfrytëzojë të gjitha udhëtimet e koncertet për të pushuar, ndërkohë që nuk të marrë
asnjë iniciativë tjetër për të realizuar ndonjë këngë apo videoklip të ri. Sipas saj, të gjitha këto projekte ajo i ka parashikuar për në shtator. "Nga rrafshi profesional jam duke
menduar të realizoj një këngë, punën rreth së cilës do e filloj shumë shpejt. Megjithatë projekte më serioze priten të realizohen nga shtatori e tutje", është shprehur këngëtarja.Për një kohë të gjatë që nga fillimi i muajit qershor Zanfina pothuajse u ngujua në shtëpi, duke lënë çdo aktivitet muzikor për shkak të provimeve. Kjo bëri që fansat e saj të dyshonin, por pas kësaj, të afërmit e këngëtares nxorën në dritë gjithë të vërtetën.
"Zanfina nuk ka asnjë problem. Nuk ka problem me të dashurin, as me ndonjë sëmundje. Thjesht dëshiron të mësojë sa më shumë për të diplomuar dhe mandej të merret me karrierën e saj", ka thënë një burim pranë këngëtares. Pritet që Zanfina gjatë stinës së nxehtë të udhëtojë në disa qytete bregdetare ku do të mbajë disa koncerte për fansat e saj dhe pas kësaj motra e tretë e familjes Ismaili do të hedhë në treg albumin më të fundit.

Gazeta Panorama

(arsyeja - pasi Zanfina eshte motra e 3 jo e dyta ) :D
« Editimi i fundit: 11-07-2008, 19:50:35 nga BabyDance »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#144 ne: 11-07-2008, 16:05:25
Elvana Gjata përgatit një këngë në anglisht



Edhe pse kanë kaluar fare pak ditë që kur ka lançuar këngën e saj më të re, pritet që Elvana të materializojë një tjetër projekt, i cili synon tregun ndërkombëtar muzikor.Bëhet fjalë për një këngë të re në anglisht, të cilën Elvana është duke e punuar dhe synon që të prezantohet edhe në ekranet më prestigjioze muzikore."Po punohet për një këngë në anglisht, që do të jetë në albumin e ardhshëm, kaq mund të them për momentin", ka thënë këngëtarja, duke mbajtur surprizë gjithë projektin e saj. Ndërkohë, ajo ka mohuar të gjitha zërat se mes saj dhe Ermal Fejzullahut do të ketë një duet të mundshëm, madje ka theksuar se gjëja e fundit që ka dëgjuar për të ishte se po flitej se ishte i dashuruar seriozisht me një vajzë, por nuk e di nëse lajmi është i vërtetë.

Hera e dytë e Mirsa Kërçelit



Këngëtarja Mirsa Kërçeli, ka promovuar ditët e fundit një album krejt ndryshe si dhe dy videoklipe të reja. Janë plot 12 këngë, kryesisht të stilit R'n'B, disa këngëve ritmike, por në album është e përfshirë edhe një baladë. Mirsa ka pohuar se i ka qëndruar besnike stilit të saj, duke mos specifikuar që të ketë ndonjë ndryshim apo ndonjë surprizë për fansat e saj. Pjesa më e madhe e këngëve janë krijime të reperit, Genc Prelvukaj, ndërkohë Kërçeli do të udhëtojë për në Ulqin pas disa ditësh, ku do të mbajë disa koncerte gjatë stinës së verës. Këngëtarja është zbuluar si talent në spektaklin "Ethet e së premtes mbrëma", dhe u bë shumë e dashur për publikun, sidomos për të rinjtë, kjo falë hireve të saj, por edhe muzikës të veçantë që bën.

Gazeta Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#145 ne: 16-07-2008, 08:17:16
Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi "Produkt 28"



Sensuale, e brishte, provokuese dhe e suksesshme. Te tille e kemi njohur deri tani kengetaren Orinda Huta. Por kete radhe, bjondia sykalter na surprizon edhe me nje ane tjeter te panjohur me pare. Orinda nuk ka vetem cilesi pozitive. Duhet ta besoni. Ajo eshte edhe shkaktare divorcesh. Nuk e kemi fjalen per divorce ne cift, por per divorce muzikore. Duket se ajo eshte motivi i ndarjes se grupit "Produkt 28. Dhe cuditerisht kete fakt, kengetarja e pranon vete. Pas realizimit te kenges "Tradhtia", Orinda ka ndertuar nje marredhenie shume te ngushte me Albanin, nderkohe qe mes djemve ka lindur nje kontradikte. Dhe duket se marredheniet jane komplikuar disi ne kete situate, qe ka cuar ne ndarjen e grupit. Ndoshta ne kete moment fansat e "Produkt 28" do te fillojne "ta urrejne" Orinden per ate, qe ka ndodhur. Por le te shpresojme, se sinqeriteti i kengetares do ta zbuse disi zemerimin e djemve dhe ku i dihet, i ben te ndryshojne mendje. Ndonese ky duket nje mision i veshtire.

Orinda, meqe Albani nuk pranoi te jape shume detaje, mund te na tregosh cfare ndodhi me djemte e grupit?

E di, qe fansat e tyre do me marrin shume inat, por tashme kjo eshte dicka, qe ndodhi. Ishte realizimi i kenges "Tradhtia", qe krijoi nje konflikt mes cunave dhe si perfundim, kengen e realizuam vetem une dhe Albani, duke qene se ai ishte kompozitori.

Nuk te vjen keq qe ke hyre mes tyre?

Kjo ka ndodhur pa deshiren time.

Pra, ti kendon per tradhtine dhe duket se ne kete mes ka nje tradhti, apo jo?

Pak a shume, por nuk jam une tradhtarja. Me mire per kete duhet te flasin vete cunat.

Nderkohe si eshte pritur kenga dhe klipi, qe ke realizuar me Albanin?

Ka vetem pak dite, qe klipi eshte shfaqur megjithate eshte pritur mjaft mire. Edhe koleget tane, qe e njohin muziken e kane vleresuar.

Ne video ka edhe disa skena sensuale le te themi, ku Orinda i zberthen kemishen dhe perkedhelet me Albanin...

Ne jemi perpjekur te behemi edhe aktore ne kete video. Sepse ajo eshte realizuar si e tille ne perputhje me tekstin e kenges. Flitet per tradhtine e nje mashkulli ndaj partneres se vet. Atehere vajza maskohet si dikush tjeter dhe e tundon, derisa e con djalin ne vendet ku ata ruajne shume kujtime. Aty i zbulon identitetin e vertete dhe i ve flaken vendit. Pjese e ketij teksti jane edhe skenat sensuale, qe ne i kemi realizuar me shume natyrshmeri dhe i kemi perjetuar me humor. Besoj kemi arritur te finalizojme me sukses idene e realizuesve te klipit, Bledar Linza dhe Altin Ago.

Ka qene e veshtire, qe Orinda te transformohet nga nje vajze bionde, ne nje brune?

Ndoshta duhet te pyesni mikeshen time, Rezarta Shkurta per kete, sepse ajo eshte marre me grimin.

Albani: "Keshtu ndodh kur hyjne femrat ne mes"

Anetari i dikurshem i grupit, Albani, nuk pranon te jape shume komente rreth marredhenieve te tanishme te "Produkt 28". Megjithate, ai pohon se problemet mes djmeve kane lindur, ne momentin, qe Orinda eshte futur ne mes. "Keshtu ndodh kur hyjne femrat", eshte shprehur ai.

Si lindi bashkepunimi me Orinden per kengen "Tradhtia", qe ju keni nxjerre keto dite me videoklip?

Bashkepunimi ka lindur gati nje vit me pare. Atehere grupi sapo kishte perfunduar kengen dhe po kerkonim nje kengetare femer. Duhej te kishte pak a shume moshen tone, te kishte nje ze te bukur dhe nje reputacion te qendrueshem. Duke qene, se kenga ishte R&B menduam se Orinda ishte e duhura. Dhe ne fakt rezultoi me shume se e duhura. (qesh)

Si ta kuptoj kete? Perse kengen e kenduat vetem ju te dy dhe jo i gjithe grupi, cfare ndodhi me tej?

Ketu lindi edhe konflikti, sepse kur futen femrat ne mes... Nuk do te doja ta komentoja shume kete pjese, megjithate tashme fakti eshte, qe kenga vjen vetem nga une dhe Orinda, me tekst nga Turi dhe orkestrim te Shpetim Saracit. Pra djemte nuk jane ne kete bashkepunim.

Vazhdon te komunikosh me ta?

No coment.

Drejt Kosoves me nje kenge te re

Bashkepunimi me Albanin eshte i dyti per Orinda Huten, pas kenges me "Nrg Band". Megjithate, kengetarja pohon se kjo eshte thjesht nje rastesi dhe nuk ka qene qellim ne vetvete. "Bashkepunimet nuk jane nje strategji per mua. Kenga me "Nrg Band" ishte realizuar thuajse nje vit me pare, por kane qene vonesat e mia ne realizmin e klipit, qe nuk mundesuan daljen e tij me pare". Sidoqofte Orinda shprehet se ne kengen e radhes do te jete vetem. "Eshte nje kenge e realizuar serish nga "Produkt 28" dhe me te cilen une do te prezantohem ne festivalin "Celesi muzikor" ne Kosove", shprehet ajo.

Koha Jone

Fotografi nga Orinda Huta

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#146 ne: 17-07-2008, 15:48:18
Tuna nxjerr “inatin” e Eurovizionit



Pas sezonit të trishtë që kaloi, duke mos u kualifikuar për në Eurovizion, Altuna Sejdiu, ka lënë pas gjithë mëritë dhe ka realizuar videoklipin e këngës, me të cilën nuk fitoi dot përballë Adrijan Gaxhës.Madje, si për të treguar se ka hedhur gjithçka pas, ajo ka përshtatur në gjuhën shqipe këngën, që titullohet “Inati”, për të treguar se përpos përplasjeve dhe pakënaqësive që pati nga skualifikimi sipas saj i qëllimshëm, nxjerr inatin për qejfin e vet dhe fansat e saj. Videoklipi mban firmën e disa bashkëpunëtorëve më të mirë, mes të cilëve regjisori serb Dejan Milicevic, ndërsa teksti i këngës ka si autore Aida Barakun. Skualifikimi i Tunës në festivalin maqedonas, pati shumë debate, kjo për shkakun se gjatë interpretimit të saj pati disa defekte në foni, çka u mendua se e gjithë situata ishte e stisur dhe dashakeqe ndaj këngëtares, me qëllim që mos shkonte në Eurovizion. Përpos hatërmbetjeve dhe deklaratave, ajo heshti, për të treguar se sfida nuk ishte mes tre shqiptarëve Big Mamës, Adrian Gaxhës dhe saj, por mes 15 artistëve të tjerë maqedonas. Dhe vërtet për të nxjerrë inatin e saj, këngëtarja premton se pas një muaji do të promovojë një tjetër këngë të re, paralelisht me faqen e saj zyrtare, ku premton se do tëofrojë shumë informacione për karrierën e saj dhe axhendën koncertore.
DASHURIA
Në fillim ka rrëfyer se babai i të dashurit të saj gatuan enkas
për të dhe më pas kur historia e saj intime kishte qenë në kulm,
Tuna pranoi të deklaronte se djaloshi që dashuronte, ishte Ledri, lideri i grupit “Skillz”.Çifti ka bërë publike lidhjen e tyre jo vetëm për të treguar se nuk mund të fshinin gjë, por edhe për arsyen se ata bashkëpunuan në një këngë, ku Tuna ndihej vërtet si e zonja e shtëpisë. Por nuk zgjati shumë dhe kur historia u bë aq publike sa të gjithë drejtuan sytë drejt tyre, dolën thashetheme se mes Ledrit dhe Tunës, kishte filluar kriza e parë. Nëse do të ishte vërtet kështu, Tuna e para nuk do të kishte dashur që të përgjigjej, për të rrëfyer se asgjë çka shkruhej nuk ishte e vërtetë, madje ata kishin planifikuar gjatë verës edhe disa pushime të nxehta në Karaibe. Përveç muzikës, Tuna vijon aktualisht edhe studimet e larta. “Në planin privat doja të thosha se para pak kohësh mbarova vitin shkollor dhe u transferova në Selanik, ku do t’i ndjek studimet për vitin e fundit. Do të jem tre ditë në javë atje dhe ditët tjera duke udhëtuar më shumë në Shkup dhe Prishtinë”, ka thënë këngëtarja, ndërkohë që në planet e saj nuk janë përjashtuar asnjëherë koncertet.

Jehona Sopi vjen me “Marramendje”



Jehona Sopi pritet që të lançojë këto ditë singëllin e saj më të ri “Marramendja”.Vargjet e këngës janë shkruar nga Aida Baraku, ndërsa muzika me orkestrim të Darko Dimitrov. Kënga ka për temë
dashurinë, është ritmike dhe i takon stilit pop, ka bërë të ditur këngëtarja. Ajo ka thënë të ndihet e kënaqur për këtë rikthim,
prandaj dhe e cilëson atë një hap përpara në karrierën e saj. Videoklipi i këngës është xhiruar në Shkup dhe pritet që të ketë imazhe tejet profesionale.Jehona ka bërë të ditur se për fansat e
saj do të jetë e pranishme në koncerte të ndryshme në të gjitha plazhet, ndërsa në fund të këtij muaji do të udhëtojë me pushime, ende nuk e ka vendosur ku, por do ta vendosë në momentin e fundit.

Arta Bajrami provokon me imazhe seksi



Nuk mund të vinte kurrsesi ndryshe, edhe këtë herë këngëtarja Arta
Bajrami. Ajo ka pushtuar qytetin e Prishtinës me postera gjigantë që promovojnë më shumë hiret, sesa videoklipin dhe singëllin e saj më të ri. Promovimi i këtij klipi pritet të bëhet se shpejti dhe sipas një burimi, ajo pritet që këtë ta bëjë jo vetëm në
Prishtinë, por edhe nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, duke filluar kështu një turne në të gjitha trevat ku flitet shqip. Këngëtarja sjell sërish imazhe shumë provokuese me trupin e saj, ndoshta më shumë për të treguar se nuk zhvishet për arsye të stinës, por sepse kështu e ka zakon, pasi media e ka komentuar
gjithmonë se zhvishet së tepërmi. Në videoklipin e fundit Bajrami
ka pasur shumë komente për pozat pothuajse erotike në një shtrat, ndaj të cilave këngëtarja reagoi duke thënë se, nuk e fsheh bukurinë e saj, për asnjë arsye, qoftë edhe ndaj kritikave.

Gazeta Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#147 ne: 18-07-2008, 09:23:24
ERMALI romancë me ish të dashurën e SHPATIT.. ?





Lidhjet dashurore në showbizz, kanë gjithmonë të papritura. Një javë më parë u fol në media se Ermal Fejzullahu ishte lidhur me një vajzë e cila quhej Ariana, por ajo që nuk pritej ndodhi. Flitet se vajza që shoqëroi pinjollin e familjes Fejzullahu në natën e ndarjes së çmimeve “Video Fest”, ka qenë e lidhur më parë me Shpat Kasapin. Nëse e gjitha mund të duket si një telenovelë, romanca të tilla ndodhin rëndomë mes VIP-ash.Thashethemi ka pak ditë që po qarkullon në faqet e internetit, por duket se asnjëra nga palët, nuk ka dhënë asnjë prononcim. Kurioziteti është rritur ndjeshëm vetëm pak ditë kur Ermali u shfaq në krah të një vajze misterioze, emri i së cilës ishte Ariana dhe më pas asnjë detaj tjetër për jetën e saj dhe sidomos për të shkuarën. Në këtë moment të gjithë nisën të gërmonin më shumë sesa duhet në jetën e Arianës, derisa zbuluan se ajo kohë më parë ka qenë edhe në krahët e një tjetër djaloshi po kaq të njohur sa i dashuri i saj aktual. Më së paku Ermali, nuk ka dhënë asnjë detaj, kjo ndoshta për faktin, se ai kishte pohuar se kur të gjente vajzën ideale, do ta prezantonte atë me familjen e tij dhe më pas do të fejoheshin. Por nëse e vërteta ende nuk është zbuluar totalisht, Ermali duhet të mendohet për këtë. Nga ana tjetër nuk ka sesi të ndodhë ndryshe me Shpatin, i cili për momentin po hesht. Këngëtari shqiptar i adhuruar nga femrat aktualisht është duke përjetuar historinë më të bukur të dashurisë, në krahët e modeles së njohur Afërdita Dreshaj. Ajo që duhet realisht të zbardhë gjithë të vërtetën e kësaj historie, deri tani ka qenë në heshtje, ndoshta për të mos humbur të dashurin e saj të ri, duke qenë pjesë e gazetave skandalistike, të cilat së fundmi kanë qenë shumë të interesuara për të mësuar më shumë rreth jetës së saj private.Shumë pak foto të saj qarkullojnë në internet dhe po kaq pak informacione për njohjen e re me Ermalin.

Gazeta Panorama

  • Postime: 17
wendi NDRYSHE
#148 ne: 22-07-2008, 22:18:11
Meda martohet në gusht
Shumë pak kohë na ndajnë nga martesa e këngëtarit më të njohur të muzikës tallava në Kosovë, Meda.

Sipas një familjarit të tij, Meda do të martohet në gusht, në qendër të Prishtinës, në hotelin Grand, mirëpo për shkak të kërkesës së këtij familjari, telegrafi.com nuk do të bëjë të ditur datën e martesës së këngëtarit.

Mësohet se në dasmën e këngëtarit do të marrin pjesë pothuajse e tërë estrada kosovare, me përjashtim të atyre këngëtarëve që ia kanë inati Medës, kurse muzikën dhe atmosferën do të mbaj Afrim Muçiqi.

Meda i cili me këngët e tij ka famë vetëm në vendet rurale të Kosovës dhe në diasporë, ku muzika tallava është shumë e zhvilluar, flitet se fiton deri në 300.000 euro në vit, por asnjë para prej këtij tatimi ai nuk i investon në buxhetin e Kosovës.

Por, njihet si humanitar pasi që i ka ndërtuar tri shtëpi familjeve të dëshmorëve nëpër Kosovë.

  • Postime: 91
  • Gjinia: Femer
Dallga
#149 ne: 22-07-2008, 22:48:59
Epo shyqyr qe e gjeti nusen edhe ky, tashme do te na kendoje kenge per dashuri, e jo me per zemren e copetuar lol.

Jete te lumtur e iu prifte e mbara.