×
Hyrja
Profili

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

· 160 · 74900

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#25 ne: 28-10-2006, 13:34:27
Elvana e lidhur me Getoarin?!

Një tjetër imazh të Elvana Gjatës ka njohur publiku shqiptar në videoklipin e saj të fundit, që shoqëron këngën “Nuk jam vetëm” lançuar në disa prej televizioneve shqiptare. E bukur, rrëzëllitëse, por edhe seksi njëkohësisht. Bukuroshja shqiptare e cila guxoi të hynte në botën e muzikës në moshë shumë të re këtë radhë në bashkëpunim me grupin kosovar “Tingulli 3” ka zbuluar anë të reja, jo vetëm në karakterin e saj, por edhe në pamjen e jashtme dhe mënyrën se si është prezantuar tek publiku. Imazhi prej një vajze të drojtur dhe deri diku larg ekstravagantes është zëvendësuar me pamjen e një zonjushe joshëse, që përveç zërit tepër të veçantë di të nxjerrë në pah edhe hiret femërore, dhuratë e natyrës. Ndoshta të gjithë ata që ishin mësuar të shihnin tek Elvana një gjimnaziste ende të pasigurt në hapat që hidhte, tashmë duhet të mësohen me studenten e regjisurës që gjithmonë e më tepër po fiton terren në botën e këngës. Pas bashkëpunimit me radio NRG dhe turneut veror të këtij grupi pjesë e të cilit ishte edhe Elvana, duhet pranuar, që edhe kënga e saj me grupin kosovar ka rezultuar vërtet e suksesshme në publik. Por kohët e fundit në rrethet e këngëtarëve e sidomos atyre kosovarë ka nisur të qarkullojë një thashethem për të cilin burimet tona, që e marrin fillesën në Kosovë betohen se është më se i saktë: në marrëdhënin e Elvanës me “Tingulli” 3 ka diçka më tepër se një lidhje artistike. Bukuroshja shqiptare kohët e fundit është lidhur edhe shpirtërisht me liderin e grupit, Getoarin dhe për këtë arsye ka filluar të qëndrojë ca më gjatë në Kosovë duke udhëtuar shpesh nga Tirana drejt Prishtinës. Është një marrëdhënie, që momentalisht flitet se po shkon shumë mirë, ndonëse është në fillesa dhe pavarësisht faktit, që Getoari është përfolur vazhdimisht në mediat shqiptare për lidhjet e tij me këngëtaret Nora Istrefi e Çiljeta Xhilaga dhe është njohur si natyrë e paqëndrueshme në këtë drejtim. Ndërsa Elvana bukuroshe gjithmonë është treguar diskrete dhe e kujdesshme kur bie çështja për të folur për jetën private.

Anxhela Peristeri ndahet nga i dashuri

Anxhela Persiteri është vetëm. Në rrethet e artistëve dhe mikeshave të Anxhelës ka nisur të pëshpëritet se këngëtarja është ndarë përfundimisht nga i dashuri. Një lidhje e gjatë, e përfolur jashtëzakonisht shumë në mediat shqiptare duket se ka marrë fund dhe këtë radhë pa kthim pas. Flitet se shkaku në këtë rast është vetë Anxhela, e cila është e ndjerë e lodhur nga pritjet e gjata dhe mijëra kilometrat, që e ndajnë nga Enea. Ndoshta shprehja larg syve, larg zemrës edhe në këtë rast aktualizohet. Prej kohësh i dashuri i Anxhela Peristerit, Enea jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht për shkak të largësisë disa herë është shkruar se Anxhela dhe Enea ishin ndarë, por vetë këngëtarja pak kohë më parë e kishte mohuar këtë fakt, duke shtuar madje, se për të kishte rëndësi, që ishte e lidhur me Enean pavarësisht se ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë edhe ajo do të shkonte atje. Por, nga sa thuhet një vendim i prerë dhe i pakthyeshëm nga ana e Anxhelës i ka rrëzuar të gjitha planet e së shkuarës e madje ka zhvlerësuar edhe kuptimin e thellë të këngës “Mos më harro”, të cilën këngëtarja ia kishte dedikuar të dashurit të saj. Pak kohë më parë në një intervistë për gazetën “Panorama”, Anxhela Peristeri ka deklaruar se gjithçka mes saj dhe Eneas shkonte më së miri dhe zërat, që flisnin për ndarje mes tyre nuk ishin gjë tjetër, veçse thashetheme apo shkrime tendencioze të personave të caktuar. “Megjithatë unë kam një të dashur që më beson shumë”, është shprehur Anxhela atëherë. Por, ndoshta vetëm besimi qenka i pamjaftueshëm për të zhdukur kilometrat që ndajnë dy njerëz dhe Anxhela e ka provuar këtë fat. Në prag të arritjeve të reja në fushën profesionale dhe projektit për të qenë pjesë e spektaklit muzikor “Fame Story” në Greqi, jeta e saj private ka marrë një drejtim tjetër. Le të shpresojmë që këto tronditje shpirtërore nuk do të ndikojnë në karrierën artistike të këngëtares. Shpresojmë gjithashtu, që fansat e saj të mos e shqetësojnë në telefon, apo me oferta për kafe siç bëjnë sa here, që lexojnë se Anxhela është vetëm.

Rikthimi i Rovena Dilos me videoklip

Flitet se rikthimi i Rovena Dilos në botën e muzikës do të jetë i spikatur. Ajo sapo ka përfunduar një videoklip të ri, i cili shumë shpejt do të shfaqet në kanalet muzikore shqiptare. Videoklipi është xhiruar në Itali dhe mendohet se ka kushtuar rreth 10 mijë euro. Këngëtarja e cila për një periudhë të gjatë i ka munguar skenave shqiptare dhe tregut muzikor ka vendosur me sa duket të rikthehet sërish për publikun dhe natyrisht në mënyrë dinjitoze me një klip jo vetëm të kushtueshëm, por nga sa thuhet edhe profesional. Momentalisht e ndodhur në Francë për disa ditë Rovena do të ndalet në qytetin e Milanos në 28 tetor ku është e ftuar në një koncert dhe më pas pritet të jetë në Shqipëri për të sjellë me vete edhe DVD-në me klipin e regjistruar. Duke pasur parasysh faktin, që për një kohë të gjatë Rovena Dilo është shkëputur nga tregu muzikor në Shqipëri dhe sidomos nuk është bërë pjesë e muzikës komerciale që po krijohet sot duke u impenjuar më tepër me lokalin e saj në bllok, këtë dalje të re të saj mund ta quajmë pa frikë një rikthim të dytë të këngëtares. Në fakt kishim menduar se ndoshta Rovena kishte hequr dorë përfundimisht nga kënga dhe daljet e saj si këngëtare ishin rezervuar vetëm për ndonjë aktivitet të përmasave të mëdha, por me sa duket ajo paska të tjera surpriza skenike. Le të shpresojmë në suksesin e Rovenës dhe të klipit të kushtueshëm.

Jonida, gjyq me bankën. I ka përdorur imazhin

Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq njërën prej bankave shqiptare, sepse ka përdorur imazhin e saj pa kërkuar të drejtën e autorit. Procesi gjyqësor ka nisur dje në gjykatën e Tiranës, ndërkohë që këngëtarja Maliqi nuk ka qenë e pranishme aty, por është përfaqësuar nga avokati i saj. Në seancën e parë avokati i Jonidës ka ngritur pretendimet e klientes së tij, e cila në radhë të parë kërkon nga banka njohjen e së drejtës së autorit. Bëhet fjalë për një foto të këngëtares, realizuar kohë më parë dhe që është përdorur nga banka për krijimin e një kartoline. Në seancën e parë gjyqësore, ku në emër të Jonidës avokati i saj ka kërkuar të drejtën e autorit për këtë shërbim fotografik ka qenë i pranishëm edhe fotografi, i cili ndodhej në pozicionin e dëshmitarit. Sipas palës akuzuese fotografia ishte realizuar në funksion të intervistës që këngëtarja kishte dhënë kohë më parë në njërën prej revistave shqiptare. Gjatë kësaj seance avokati i Jonida Maliqit nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë shuma që klientja e tij do të kërkojë si dëmshpërblim nga banka.

Marre nga Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#26 ne: 11-11-2006, 16:56:48
Shumë urime për Sonin!

Edhe një vit më shumë për Sonin. Mbrëmjen e sa enjtes këngëtarja Soni Malaj ka mbledhur miqtë më të afërt në një festë të vërtetë në lokalin “Pentagram”. Në fakt, nga mësojmë e vogla Soni, që tashmë është rritur edhe një vit më shumë ka festuar një mbrëmje surprizë, që flitet se e ka dhuratë nga këngëtarja dhe mikesha e saj Rozana Radi me rastin e 25-vjetorit. Lule, dhurata dhe urime. Mbrëmja e 9 nëntorit tek “Pentagram” ka qenë tërësisht e dedikuar për Sonin. Në një rreth artistësh dhe këngëtarësh, ku protagonizmi është në natyrën e secilit Soni ka qenë e vetmja e fokusuar dhe e vendosur në qendër të vëmendjes. Veç muzikës live, e përcjellë nga këngëtarët miq të Sonit, e veçanta dhe surpriza e mbrëmjes ka qenë edhe performanca e balerinave të ftuara nga Rozana si dhuratë për mikeshën e saj. Në festë kanë qenë të pranishëm edhe një pjesë e stafit të BBF televizion. Në një festë, që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit Soni Malaj është ndjerë e përkëdhelur, por edhe më e rritur.

Çiljeta rikthim tek i dashuri

“Ishte kohë për dashuri”. Është ky titulli i filmit në të cilin Çiljeta Xhilagën e kemi parë të performojë përpara disa vitesh. Ndoshta mund të jetë ky edhe titulli i romancës që këngëtarja po rijeton sërish. E përfolur si një vajzë xheloze dhe që përpara disa ditësh i kishte dhënë fund lidhjes me njeriun e zemrës, duket se Çiljeta Xhilaga nuk është aspak e tillë, ose edhe nëse midis çiftit ka pasur ndonjë kontradiktë të vogël tashmë gjithçka ka kaluar dhe është ezauruar. Çiljeta është rikthyer tek dashuria dhe gjithçka midis të dyve shkon si më parë. Këngëtarja dhe i dashuri i saj janë parë kohët e fundit të shoqërohen përsëri së bashku e madje të shfaqen edhe në publik të përqafuar. Duket se asgjë nuk e trazon tashmë qetësinë e tyre, madje as notat e xhelozisë, që flitet se kishin pushtuar mendjen e Çilit. Nëse ka pasur diçka, tashmë ajo i përket së shkuarës. Çiljeta dhe djali i zemrës së saj, për të cilin thuhet se është shoqërues i një biznesmeni në kryeqytet janë të lidhur prej kohësh dhe pëshpëritet se kjo është një dashuri e vërtetë për këngëtaren.

Greta Koçi dhe Fatime Kosumi, infermiere në videoklipet e tyre

Kur këngëtaret Greta Koçi dhe Fatime Kosumi zgjodhën të vishnin uniformën e infermieres në videoklipet e tyre, ndoshta ato nuk e dinin që kjo veshje mbartte në vetvete një thirrje shumë të fortë seksuale. Në fakt e para që është shfaqur në ekranet shqiptare me uniformën e infermieres dhe në një videoklip të realizuar në spital ka qenë këngëtarja kosovare, Fatime Kosumi, ndërkohë që të njëjtin stil gjejmë edhe te Greta Koçi në këngën “Dashuri pa shije” e publikuar disa muaj më parë. Në të vërteta ideja e Gretës në këtë videoklip ka ardhur me synimin për të sjellë diçka ndryshe dhe mesazhin e një dashurie të sëmurë, e cila shkon drejt fundit, pa e ditur që uniforma e infermieres do të përcillte edhe një mesazh tjetër. Atë të profesionit më eksitues në botë. Por çuditërisht një vend kryesor në listën e shitjeve të veshjeve eksituese mban edhe kostumi i murgeshës. A thua ta kenë kuptuar këtë fakt vajzat e ish-grupit “Spirit Voice” shumë vite më parë kur lançuan videoklipin e këngës “Fuoristrada”?

Anxhela ikën përgjithmonë nga Shqipëria

Këngëtarja Anxhela Peristeri e ka lënë Shqipërinë përgjithmonë. Por jo për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç mund të mendohet. Ajo është nisur drejt Greqisë dhe flitet se qëndrimi atje do të jetë i gjatë. Mësojmë se Anxhela ka vendosur të jetojë tashmë në shtetin fqinjë dhe fillimisht do të këndojë në disa prej lokaleve dhe buzukëve grekë, për t'u bërë më pas pjesë e show-t televiziv “Fame story”. Kështu, me këto projekte në kokë dhe në zbatim, disa ditë më parë bukuroshja e ka lënë përfundimisht Tiranën në kërkim të një jetë të re. Mësojmë se në ndihmë Anxhelës i ka ardhur një prej miqve të saj shqiptarë, që jeton në Greqi dhe momentalisht gjithçka është e programuar më së miri. Sigurisht edhe në këtë kërkim të ri të Anxhela Peristerit muzika është ajo që do të dominojë jetën e saj dhe për më tepër do të jetë i vetmi burim jetese për këngëtaren. Nga ana tjetër edhe familja e Anxhelës, e cila disa vite më parë kur ajo ishte ende adoleshente për hirë të së bijës u shpërngul në kryeqytet, është rikthyer sërish në Korçë. Në këtë mënyrë prindërit do të vazhdojnë të jenë përsëri pranë saj. Kohët e fundit, ndër të tjera këngëtarja u përfol shumë edhe për jetën private. Lidhja e saj me Enean, një djalë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë shpesh objekt i faqeve rozë të mediave shqiptare. U fol që kjo marrëdhënie po shkonte drejt fundit, herë për shkak të Eneas e herë për shkak të Anxhelës, por që shkaktare e vërtetë duket se ishte largësia mes të dyve.
Dhe në këtë klimë aspak të këndshme e krijuar në Shqipëri, Anxhela vendosi të largohet përfundimisht nga vendi, vetëm pak kohë pas daljes së këngës së saj “Mos më harro”. Eshtë ky mesazhi që këngëtarja përcillte për të dashurin e saj përmes tekstit të këngës, dedikuar pikërisht atij. Por tashmë, nëse Anxhela do të vazhdojë të jetë me Enean pas disa problemeve që prekën sërish marrëdhënien e tyre, ajo do të duhet që mesazhet t'ia përcjellë në gjuhën greke. Le të shpresojmë që jeta artistike e Anxhelës në shtetin helen do të rezultojë më e suksesshme për të dhe natyrisht aty do të jetë më e qetë nga syri kureshtar i gazetarëve.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#27 ne: 14-11-2006, 09:10:44
Alketa Vejsiu me ne fund shtatzene

Tani nuk është më thjesht një thashethem. Alketa Vejsiu nuk mund të vazhdojë më me lojën e përgënjeshtrimit të lajmit: ajo është shtatzënë.


Në rrjedhën e rrëmujshme të njerëzve që lëviznin nga njëra stendë në tjetrën, në Panairin e Librit, të hapur vetëm pak ditë më parë në odeonin e madh të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e vetme, e veshur e tëra në të zeza dhe e maskuar me një palë syze të mëdha (të zeza gjithashtu), ka qenë edhe Alketa Vejsiu. Lajmi sigurisht që nuk është ky. Asgjë të çuditshme nuk ka nëse Alketa Vejsiu hyn në një panair dhe blen ndonjë libër. Për kaq gjë paparaci i "Bluetooth" sigurisht që nuk do t'i vihej nga pas për ta fokusuar në aparatin e tij. Por nuk ka qenë vetëm kaq.

Nën xhupin e trashë dhe të zi, shtatzënia e saj këtë herë ka qenë mjaft e dukshme. E megjithëse Vejsiu ka vazhduar me kokëfortësi dhe me një sjellje të çuditshme, gati-gati arrogante, përpjekjen e saj për të mos e shfaqur publikisht këtë shtatzëni, "Bluetooth" ka arritur më në fund të sigurojë disa fotografi. Të parat që tregojnë qartë se Alketa Vejsiu është me të vërtetë shtatzënë.

Përballë këtyre fotografive, Vejsiu zor se do të mund të kërkojë përsëri mohimin e këtij informacioni mediatik, të cilin në gjithë këto kohë ajo e ka quajtur të gabuar. Dhe për ta bërë sa më të besueshme të kundërtën e asaj që thuhej, do të bënte të pamundurën që ta fshinte barkun që rritej pak e nga pak. Ndërsa do t'i duhej detyrimisht të shfaqej në media, për promovimin e një klipi të realizuar me Miriam Canin.

Alketa guxoi të shfaqej publikisht para të gjitha kamerave, vetëm pasi ishte siguruar se e kishte mbuluar sa kishte mundur barkun paksa të fryrë. Në atë konferencë ajo u shfaq me uniformën e vetme që mbante në ato kohë: një xhemeli që i rrinte krejt lirshëm në trup. Dhe nuk ka qarkulluar lirshëm nëpër gazetarë, siç do të bënte nëse nuk do kishte asgjë për të fshehur.

Përpjekjen për ta fshehur këtë shtatzëni e ka bërë dhe në ditët e dasmës së saj. Që në fillim tek "Geraldina Sposa", do të kërkonte një fustan që të mos ia tregonte barkun e rritur e për të qenë e sigurt, ka kërkuar që të bëhet ndonjë sajesë mbi fustan, që edhe nëse binte në sy ndonjë fryrje, ajo të mendohej më shumë si pjesë e fustanit sesa si pjesë e trupit të saj. Megjithatë s'do të ketë qenë e sigurt deri në fund, përderisa nuk ka pranuar asnjë fotograf të depërtojë në dasmën e saj, duke e mbajtur kështu edhe për pak kohë të sekret të vërtetën e saj.

Por kjo nuk mund ta zgjaste pafundësisht. Ndoshta do të kishte zgjatur edhe për ca kohë të tjera, nëse Alketa nuk do të kishte bërë një gabim: të shfaqej në vendin dhe në kohën kur probabiliteti për t'u kapur nga gazetarët dhe paparacët ishte shumë i madh. Një panari libri është githmonë shumë i rrezikshëm. Por mesa duket, Vejsiu nuk e ka menduar dhe aq terren të minosur për të. Ndaj dhe është gjendur si e zënë në grackë kur ka ndjerë blicin e aparatit t'i shkrepet aty pranë. Ka tentuar edhe këtë here, siç ka bërë zakonisht- ta vërë situatën nën kontroll, që të bëhej ashtu siç donte ajo, pra që fotot të mos botoheshin. Gabimi i dytë ky i vajzës së spektakleve, që e ka harruar për një moment se gjendej në një vend publik ,ku fotografët kanë të drejtën të fotografojnë gjithçka ndodh dhe lëviz brenda dhe jashtë atij panairi. Madje edhe Alketa Vejsiun shtatzënë, nëse është gjendur aty mes vizitorëve të shumtë të librit.

"Bluetooth"

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#28 ne: 14-11-2006, 09:18:50
Një mesazh nga Ledina

Historisë disavjeçare me të dashurin e saj, Redin, mesa duket Ledina Çelo i ka dhënë fund. Nuk janë vetëm zërat që kanë filluar të qarkullojnë në këto ditë kur ajo është kthyer sërish në jetën e Tiranës. Është dhe një deklarim i saj në një intervistë dhënë vetëm pak ditë më parë, që të bën të besosh se ka ndodhur vërtetë kështu. Ledina e ka pranuar se tashmë është vetëm. Ndërsa shumëkush e di mirë se ajo ka qenë e shoqëruar prej vitesh me Redonin, me të cilin pak vite më parë do të hapnin së bashku një boutique jo shumë larg ATSH-së. Të jenë ndarë përfundimisht këtë herë? "Të ndjej të huaj", titullohet kënga e saj e re, me të cilën Çelo po prezantohet në festivalin "Kënga magjike". Të jetë thjesht kjo një rastësi, apo një tekst i zgjedhur me kujdes ndër poezitë e Timo Fllokos, për t'i dërguar një mesazh indirekt mikut të saj!

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#29 ne: 15-11-2006, 15:09:35
Ingridi dhe Anjeza këndojnë së bashku

Prej pak kohësh Ingrit Gjoni dhe Anjeza kanë filluar të jenë së bashku në lokalet e natës në kryeqytet. Pavarësisht karakterit të ndryshëm që prekin përgjithësisht këngët e tyre, të dyja vajzat janë të pranishme së bashku çdo fundjavë në pub-et e Tiranës dhe gjithashtu në posterat lançues emrat dhe fotot e tyre prezantohen së bashku. Dy javë më parë Anjeza dhe Ingriti kanë kënduar tek pub “Havana”, ndërkohë që fundjavën e shkuar kanë qenë të “Rozafa”. Sigurisht me një performancë feminile shumë të arrirë, emrat dhe imazhet e tyre kanë mundur të tërheqin adhuruesit në pub-et e kryeqytetit megjithëse ende nuk e dimë motivin e këtij bashkëpunimi. Një zgjedhje e të dyja këngëtareve apo një propozim i atyre që i ftojnë për të kënduar. Gjithsesi le të shpresojmë që ky bashkëpunim të ketë rezultuar i suksesshëm e pse jo të jetë edhe afatgjatë. Mos ndoshta një ditë Ingritin dhe Anjezën do i shohim në duet? Asnjëherë nuk i dihet..

Zanfina dhe videoklipi i saj i ri

Rrëzëllitëse dhe impulsive. E tillë ka ardhur gjithmonë Zanfina Ismaili në videoklipet e saj. Këngëtarja kosovare, ka prezantuar së fundi në kanalet muzikore shqiptare edhe këngën e saj më të re që mban titullin “As i fundit dhe as i pari” shoqëruar nga videoklipi përkatës. Në këtë klip Zanfina prezantohet me një pamje shumë ekstravagante dhe deri diku ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë. Shumë i rafinuar vjen look-u i saj në këtë klip, që natyrisht përputhet edhe me natyrën e këngës që prezanton dhe ku këngëtarja ka ditur të nxjerrë në pah edhe hiret e saj femërore të ndërthurura me një intrigë joshëse. Deri pak kohë më parë e njohur nga të gjithë si “motra e Adelinës”, Zanfina Ismaili ka arritur sot të krijojë karakterin e saj artistik. Madje tashmë ka guxuar të pranojë se është e pavarur nga Adelina.

Zaimina dhe Kastro vazhdojnë të jenë miq

Nuk është e vërtetë, që Zaimina dhe Kastro Zizo janë grindur ashpër me njëri-tjetrin. Ose edhe nëse janë grindur ata vazhdojnë të jenë shokë e të mos i mbajnë inat njëri-tjetrit. Pas debutimit të saj në fushën e muzikës me këngën “Bonito” u fol, se Zaimina Vasjari ishte grindur keq me bashkëpunëtorin e saj në këtë këngë, Kastro Zizo dhe se gjërat kishin arritur në një pikë shumë kritikë aq sa ata të dy, as nuk e përshëndesnin njëri-tjetrin duke u shndërruar në armiq të përbetuar. Dhe sipas fjalëve grindja mes
tyre nuk kishte ardhur as për motive financiare siç ndodh rëndom në bashkëpunime të tilla dhe as për të ndarë meritat dhe suksesin e secilit, por për arsye thjesht personale dhe që nuk kishin të bënin me punën e tyre. Çuditërisht në aktivitetet e fundit muzikore Kastro dhe Zaimina, jo vetëm që janë përshëndetur ngrohtësisht me njëri-tjetrin, por madje edhe janë fotografuar së bashku duke u përqafuar. Ndoshta tani Zai dhe Kastro nuk janë miq të ngushtë si në fillim dhe nuk bashkëpunojnë në kërkim të suksesit, por të paktën nuk janë as armiq sikurse është shkruar dikur. Edhe nëse ka pasur ndonjë inat të vjetër ata kanë ditur ta flakin tej me modesti.

“Xhuxhi” rrezikon ta dërgojë Tunën në gjyq

Tuna rrezikon të përfundojë në dyert e gjykatave pikërisht për shkak të këngës së saj “Xhuxhi”. Shoqata “Njerëzit shtatshkurtër të Kosovës” me qendër në Mitrovicë është ndjerë e fyer nga përmbajtja e kësaj kënge, në të cilën këngëtarja shpreh neveri për djemtë e vegjël të kohëve moderne. Kryetarja e shoqatës Hilminjeta Apuk, që ka kërcënuar se do ta dërgojë në gjyq këngëtaren nga Shkupi ka deklaruar se teksti i këngës drejtpërdrejt diskriminon dhe fyen krenarinë e njerëzve të vegjël dhe njëkohësisht fyen të drejtat elementare të tyre. Kënga “Xhuxhi” e lançuar nga Altuna Sejdiu pak kohë më parë është e shoqëruar edhe me një videoklip të xhiruar në ambientet e Universitetit “New York” të Shkupit, aty ku ajo studion. Që në momentet e para të daljes dhe publikimit të videoklipit kënga u cilësua disi e çuditshme, megjithatë deri më sot askush nuk e kishte menduar, që do të bëhej shkak që këngëtarja të ndiqej penalisht. Momentalisht nuk dihet me saktësi se mbi kë do të bien pasojat e gjyqit duke menduar, që autore e tekstit i cilësuar me përmbajtje fyese është Aida Baraku. E pranishme shpesh në kryeqytetin shqiptar dhe në lokalet e natës ku ka qenë e ftuar për të kënduar, bukuroshja nga Shkupi është bërë pjesë edhe e kronikave rozë në media për shkak të lidhjes së saj me një këngëtar kosovar, emrin e të cilit gjithsesi nuk e ka publikuar. Kohët e fundit madje, u shkrua se edhe kjo lidhje e Tunës kishte marrë fund. Në intervistat e ndryshme për mediat shqiptare ndër të tjera Altuna Sejdiu ka theksuar marrëdhëniet e mira që ajo ka ndërtuar me prindërit dhe faktin, që ata dinë gjithccka në lidhje me jetën private të vajzës së tyre e janë aq të hapur, sa që e lejojnë të udhëtojë e vetme me makinën e saj nga Shkupi në Tiranë, sa herë që i bëhen oferta interesante në Shqipëri.

Inis Gjoni, e trembur nga gazetarët mendon të heqë dorë nga projekti

Inis Gjoni vendos të shkëputet nga skena publike. Ka vendosur që tashmë të heqë dorë edhe nga projekti që kishte për t'iu rikthyer sërish jetës skenike dhe profesionit. Dhe telashet s'kanë të sosur. Ndoshta kjo mund të jetë e vetmja shprehje që mund t'i përshtatet aktualisht bukuroshes Gjoni. Pikërisht kur u duk se një jetë e re kishte filluar për Inisin, gazetarët dhe shkrimet e tyre bezdisëse nisën të shfaqen sërish në horizontin e saj. Atëherë kur vajza e njohur e spektakleve kishte filluar t'i harronte ditët e vështira të skandalit që pushtoi faqet e para të gazetave për t'u kthyer në ekran me projekte të reja dhe ambicioze, gazetarët penguan përsëri rrugën e saj. Inisi mendoi se tashmë do t'ia niste nga e para, me një projekt të ri dhe tepër ambicioz në televizionin “Alsat”, ku do të ishte në profesionin e saj si regjisore dhe moderatore e një emisioni të ri, përmbajtjen e të cilit e kishte disi sekret. Por pikërisht në këtë moment, një tjetër akuzë për falsifikim dokumentesh dhe që e kishte burimin tek udhëtimi i Inisit rreth një muaj më parë në Greqi, do të kishte për protagoniste bukuroshen Gjoni. Sërish itinerari i gjykatave, akuzave dhe mbi të gjitha i shkrimeve në faqen e parë. Për të gjithë këto motive, Inis Gjoni tani e lodhur ka vendosur të heqë dorë nga projekti ambicioz dhe të mos shfaqet në ekranin televiziv, ashtu siç e kishte planifikuar në këtë sezon të ri.

Aida, ish velina e Fiksit i rikthehet skenave

Aida i rikthehet jetës skenike. Është velina e parë brune e emisionit televiziv “Fiks fare”, që për një kohë të gjatë ishte shkëputur nga jeta publike dhe artistike. Ndoshta të paktë janë ata, që e mbajnë mend imazhin e saj në “Fiks fare” dhe shumë më pak duhet të jenë ata, që e kujtojnë Aidën si një balerinë bukuroshe e cila ka nisur të vallëzojë qysh në fëmijëri.
U duk se me aq, karriera artistike e brunes bukuroshe kishte marrë fund dhe të gjithë do e kujtonin thjesht si “balerina e fiksit”, por pikërisht në këto momente Aida rikthehet në skenë. Pas drejtimit të festivalit “Mikrofoni i artë”, (ndoshta Aida nuk është bindur se mund të japë shumë në këtë drejtim), ajo vendos të provojë edhe në botën e muzikës.
Albumi i saj që ka dalë këto ditë në treg në fakt nuk është përvoja e parë muzikore e Aidës duke kujtuar këtu këngën e lançuar së bashku me shoqen e saj Edën gjatë emisionit ku ato kërcenin. Le të shpresojmë, që ky rikthim skenik i Aida Hanit do të rezultojë më jetëgjatë.
« Editimi i fundit: 03-12-2006, 15:10:17 nga M A X »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#30 ne: 15-11-2006, 15:13:54
Çiljeta tashmë me një videoklip provokues

Çiljeta Xhilaga tenton sërish në botën e muzikës. Shumë shpejt ajo do të shfaqet në ekranet shqiptare me një single dhe një videoklip të ri, i realizuar me një prej modelëve më të njohur shqiptarë që jeton në Australi, Afrim Alia. Bëhet fjalë për një videoklip provokues dhe të nxehtë, që pritet të shfaqet së shpejti dhe që do të shoqërojë këngën e re të Çiljeta Xhilagës. Megjithatë në këtë drejtim, vetë këngëtarja kërkon të mos zbulojë shumë, duke dashur që gjithçka të mbetet si një surprizë befasuese për publikun. Por kemi dëgjuar se këtë radhë Çili ka vendosur të godasë fort, jo vetëm me muzikën, por edhe me performancën, që përgjithësisht nuk i ka munguar, ndoshta edhe falë ndihmës së natyrës që është treguar bujare me bukuroshen. Mësojmë se videoklipi është ende duke u punuar, ndërkohë që Çiljeta mes preokupimeve të tjera gjen kohë edhe për të kënduar në lokalet e natës në kryeqytet. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar për të performuar tek “Glamour”. Kur Çiljeta Xhilaga nisi të shfaqej edhe si këngëtare, ndoshta të paktë qenë ata që besonin se do t'ia dilte mbanë në këtë fushë. Deri atëherë ishim mësuar ta shihnim dhe ta vlerësonim Çilin, thjesht si një vajzë të bukur me të cilën natyra ishte treguar shumë bujare duke i falur një fizik për t'u admiruar. Dhe kështu pas kopertinave të revistave dhe imazheve në linjat e nxehta, duket se Çili vendosi të hyjë me forcë në botën e muzikës. Nuk duam të diskutojmë këtu faktin nëse e ka bërë për komericalitet apo jo dhe as të flasim për cilësinë e këngëve, por duam thjesht të vemë në dukje, se me këngën Çiljeta po synon një marrëdhënie solide.

Ami tre vjet ngelëse në një provim

Keni dëgjuar për balerinën drejtuese të komentohet për jetën e saj në shkollë...?! Diskutimet për të kanë qenë ose për pamjen e këndshme, ose për lidhjen me Ermalin, ose për faktin nëse do të jetë ajo, apo Ornela Bregu drejtuese në edicionin e fundit të “Portokallisë” … oseeee… Për shkollën nuk kemi mundur ta përflasim, pasi ajo nuk na është dukur si pjesë interesante. Pa interes ky moment na është dukur ne, se për Amin (e cila kalon një pjesë të mirë të kohës dhe të investimit) nuk është pa interes, aq më tepër kur bëhet fjalë për një provim që ka tre vjet që çdo vjeshtë e vendos në provë nëse e merr, apo nuk e merr. Në këta tre vjet si studente e shkencave politike, ajo nuk ka mundur ta marrë këtë provim ... A thua të mos jetë aq e mençur bukuroshja jonë, që të mos qëllojë në asnjë vit?! … Apo gjithmonë kjo periudhë është kaq e ngjeshur me punë, pushime e turne saqë nuk i del koha për të lexuar?! … Sido që të jetë e vërteta, edhe në këtë vjeshtë Ami e përsëriti ritualin e saj që tashmë i është kthyer në ankth. Përgjigjja merret këto ditë, por nëse edhe këtë herë ajo nuk e merr, patjetër që sezoni që do të vijë duhet të ketë një strategji shumë herë më të studiuar se e viteve që kaluan. Flitet se lëndën mbetëse ia jep një femër dhe refuzimi që ajo po i bën sistematikisht përgatitjes së Amit tregon se me femrat është e vështirë të gjesh rrugën e komunikimit. Nëse do të kishte qenë profesor, patjetër që Ami nuk kishte për ta kaluar këtë stres.

Gjyste Vulaj si Madona

Edhe Gjysten e kemi pasur disa herë në materialet tona në cilësinë e këngëtares dhe personazhit. Gjithmonë ajo është komentuar si një vajzë me shije dhe menaxhim perfekt, ndërsa në këtë material Gjystja na shfaqet si një këngëtare pa fantazi, gjë që dikur e kemi hedhur poshtëë, pasi suksesi i saj tregonte se Gjystja bënte plane të detajuara, si dhe publicitet të suksesshëm, duke i siguruar edhe suksesin. Në koncertin e saj të fundit që ajo organizoi në Pallatin e Kongreseve, të binte në sy fotografia e saj, e vendosur në krye të skenës. Një fotografi e guximshme, pasi pozicioni i dorës së Gjystes ishte vendosur në një vend mjaft intim dhe provokues, të paktën për tregun dhe audiencën e këtyre koncerteve. Por pas fotografisë që ju do të shihni, kuptohet lehtësisht se kjo nuk na qenka thjesht një gjetje e saj për të thithur meshkujt që tundohen lehtësisht nga fotografi të tilla provokuese, por kopjim i eksperiencës së një nga femrave më të përfolura në tregun muzikor botëror, Madona. Dihet nga të gjithë se Gjystja në klipet e saj preferon të shfaqet sa më e zhveshur dhe provokuese ... por kjo fotografi i kalonte kufijtë e normales. Kur thamë se është e dukshme kopjimi i idesë së kësaj fotografie, duke iu referuar stilit dhe metodës së punës së këngëtares Madona, nuk do të thotë se në këtë fotografi nuk ka edhe krijim. Për shembull në foton e Madonës ajo ka preferuar që veshja e saj të ketë ngjyrën e çiklaminit, ndërsa Gjystja ka preferuar të kaltrën, rripi i yllit të popit është në vishnjën e errët, ndërsa e Gjystes është e bardhë, dora e Madonës është brenda veshjes intime, ndërsa e Gjystes jashtë saj. Një tjetër ndryshim me foton është edhe faktin se gjoksi i bëshëm i Gjystes është më evident se sa ai i Madonës ... pra Gjystja është treguar disi e kujdesshme për të mos qenë 100% si Madona, por të jetë diku tek 90%-shi... Madona është këngëtarja, e cila e ka përdorur shumë foton skandaloze dhe fotografia që ne po ju servirim nuk do të konsiderohej si e tillë, pasi ajo ka realizuar edhe më të guximshme se kjo që ne po ju servirim. Le të shpresojmë që këngëtarja jonë në albumin që do të na sjellë të ketë aplikuar një tjetër alternativë fotografie shumë herë më të guximshme se sa kjo që po komentojmë sot, pasi edhe sytë e lexuesve tashmë janë më të mësuar se më parë, falë meritës së saj, por edhe të ndonjë këngëtareje tjetër për të publikuar e eksperimentuar alternativa dhe versione edhe me të guximshme se sa këto që ne po shohim...
Ps.. Sa të publikohet ky material, i lutemi këngëtares së popit të kthejë versionin e saj të kopjuar, për t'i dhënë autorësinë e gjetjes së detajit.
 
Adelina Ismaili, me dy brinjë mangut

Ndryshimet e çuditshme në trupin e saj


Ja edhe lajmi i fundit për të treguar se deri ku shkojnë sakrificat e këngëtareve tona për të qenë sa më të holla dhe elegante në sytë e adhuruesve të fizikut të tyre. Së fundi po komentohet mes kolegësh se këngëtarja kosovare, Adelina Ismaili, për të qenë sa më e hollë në bel, ka realizuar me operacion heqjen e dy brinjëve, të cilat i rezultonin të tepërta. Adelina kishte konstatuar me kohë që beli i saj nuk ishte në perfeksionin e dëshiruar dhe pas shumë konsultash me mjek të ndryshëm vendosi të realizonte këtë ndërhyrje, që i solli perfeksionin e dëshiruar në zonën e belit, të cilën ajo e ekspozonte shpesh. Tani nuk kanë më shkak për të dyshuar se cila nga këngëtaret është më e mirë dhe më e klikuar në internet... Nora Istrefi, Leonora Jakupi, Gjyste Volaj.. apo .... Adelina, që si shumë këngëtare të tjera ka bërë sakrificën e radhës, duke bërë kështu që t'u mbyllë gojën shumë kolegëve të saj, të cilët po komentonin se gjoja Adelina tani nuk na qenka shumë mirë fizikisht ... përkundrazi tani ajo është më mirë se kurrë, me dy brinjë mangët... por ama brinjë janë .. fundja ç'i hynin në punë, dy brinjë më shumë, apo dy brinjë më pak, vetëm sa i rrisnin trashësinë belin të saj, duke u bërë kështu shpeshherë pjesë e komenteve dashakeqe të vëzhguesve të kujdesshëm, që arrinin në përfundimet se "ajo nuk na qenka në formë" ... Tani që kjo vogëlsi u bë publike, mendojmë se Adelinës nuk ka për t'i ardhur shumë mirë, sepse (përveç mjekut dhe familjarëve) këtë perfeksion të bisturisë e servir si bukuri natyrale... po fundja këto të dhëna po publikohen në Shqipëri e jo në Kosovë dhe deri sa të shkojë lajmi deri atje.... Adelina do të ketë hequr edhe ndonjë gjë tjetër, që i del tepër..

Soni me një tjetër lidhje, një brun në krahët e saj

Pas komenteve të shumta që i është bërë Sonit për lidhjen me vëllain e madh Lloga (Florin, të cilin jemi duke e parë së fundmi në videoklipin me titullin "Vajzat", ka të reja të tjera natyrisht në sektorin afektiv se ai profesional ka zhvillime shumë pozitive. Natyrisht që pozicioni i drejtoreshës në spektaklit "Mikrofoni i artë", si dhe puna e madhe me përfundimin e albumit të sajë të fundit "Mesdhe" ka bërë që të ketë nevojën e një relaksi afektiv të zjartë dhe këtë nuk mund t'ia jepte më djali që jeton në Amerikë Flori pasi shumë nga koleget e saj kanë komentuar lidhjet e shumta afektive që këngëtarja jonë ka patur në kohën që është shoqëruar me Florin. Për këtë fakt Soni ka vendosur që të gjitha koleget që kanë komentuar jetën e saj private te pretendenti për kunat, Argjendi, t'i çojë në sallën e gjyqit pasi lidhja e saj me Florin ka mbaruar vetëm në sajë të këtyre komenteve. Kështu ka nisur faza e të marrurit në pyetjeve të gjitha këngëtareve të cilat kanë përdhosur emrin e mirë të këngëtares sonë. Por tashmë po qarkullojnë fjalë të tjera se Soni është me një lidhje të re. Në studiot e ndryshme të regjistrimit Soni ka kohë që po shfaqet me një djalosh nga diaspora (të cilët kanë vite që janë të preferuar për të) dhe me sa thonë, ky djalë nuk ka fare lidhje me profesionin e sajë, as me kompozimet, as me koncertet.... ajo që dihet dhe shihet është fakti se ai po e ndjek të dashurën e tij të re në proçeset e lodhshme të punëve të saj duke ia lehtësuar ato ashtu siç do të bënte çdo i sapo dashuruar. Flitet se miku i ri i Sonit është më i vogël se këngëtaria jonë...Kaq dimë për momentin....

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#31 ne: 15-11-2006, 15:14:57
Klajdi Musabelliu këtë vit student gazetarie

Klajdi Musabelli ka nisur studimet e larta për Gazetari në një prej universiteteve private të kryeqytetit. Në të vërtetë dukej se edhe këtë vit ai kishte hequr dorë nga synimi për të vazhduar fakultetin, por mesa duket gjithçka është vendosur momentin e fundit. Pas impenjimeve serioze në një studio muzikore të vetën, Klajdi ishte shprehur se kishte shumë pak shpresa për të fituar konkursin në degën e tij të preferuar, Regjizurë, sepse vetë i kishte lënë pas dore përgatitjet për t'u pranuar në shkollë, megjithëse ishte regjistruar në konkurs. Por duke mos dashur të humbasë kohë më tej ai ka vendosur të investojë ca më shumë në këtë drejtim dhe i ka hyrë gazetarisë. Ndërkohë flitet që punët në studion e tij muzikore nuk po shkojnë dhe aq mbarë, siç ishte parashikuar, por tashmë Klajdi ka një impenjim shumë më serioz. Kjo nuk do të thotë aspak që ka vendosur të heqë dorë nga muzika dhe të kënduarit dhe këtë e vërtetoi edhe me pjesëmarrjen në “Mikrofoni i artë”, por këtë vit primare do të jetë shkolla. Mos ndoshta ka ndikuar në këtë mes edhe vajza bukuroshe me të cilën pak kohë më parë na tha se ishte dashuruar? Cilado qoftë arsyeja, i urojmë suksese Klajdit.

Greta Koçi me një videoklip të ri

Edhe pse në moshë shumë të re hyri në botën e muzikës, Greta Koçi tregoi se di edhe të fitojë aty. Pas suksesit në festivalin “Mikrofoni i artë” 16-vjeçarja ka të tjera projekte muzikore. Momentalisht është duke përfunduar videoklipin e këngës së saj të re, kompozuar nga Adrian Hila dhe që shumë shpejt do të dalë në kanalin televiziv muzikor shqiptar BBF. Nga sa mësojmë këngëtarja dhe ideuesit e klipit të saj nuk kanë dalë jashtë studios për të xhiruar, megjithatë gjithçka do të vijë e përpunuar me synimin për të përcjellë një klip tërheqës dhe intrigues njëkohësisht, në përputhje me shijet e të rinjve, që dëgjojnë muzikën e Gretës. Njëkohësisht Greta është duke projektuar me kujdes edhe pjesëmarrjen në festivalin e fundvitit në Radiotelevizionin Shqiptar, ku synon të paraqitet sa më denjësisht e pse jo edhe të kërkojë çmim. Evenimenti që sapo la pas ishte një stimul më shumë për bukuroshen, që pavarësisht moshës së re, nuk spikat vetëm në zërin dhe mënyrën e të kënduarit, por edhe për fizikun tepër tërheqës.

Zgjedhjet e Rozanës mes artit dhe biznesit

Mes artit dhe biznesit duket se Rozana Radi e ka të qartë që preferon të qëndrojë në profesion. Ja përse vendosi që lokalin e hapur pak kohë më parë në zonën e Bllokut në kryeqytet ta lëshojë me qira dhe t'i dedikohet tërësisht artit. Megjithatë bukuroshja Radi, përveç vlerave në aktrim dhe muzikë ka treguar se di të bëjë art fitimprurës edhe në biznes. Mësojmë se, me personin që ka zgjedhur të marrë me qira lokalin e Rozit, ajo ka siguruar një kontratë 10-vjeçare dhe me një shumë të konsiderueshme në muaj që sigurisht do ta ndihmojë Rozanën të ketë më shumë dorë të lirë në rrugën e artit, aq më tepër po të kemi parasysh prirjet ekstravagante të aktores si në veshje, ashtu edhe në elementë të tjerë të pamjes së jashtme, që kërkojnë domosdoshmërisht një portofol të mbushur mirë.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#32 ne: 15-11-2006, 15:16:57
Miku i Valbona Memës, një ndërtues i fuqishëm

Edhe Valbona Mema më në fund e ka sistemuar jetën e saj private, pasi flitet se është në krahët e një djali me shumë para. Megjithëse thonë se paraja shkon te paraja, ky lajm i fundit mundi ta vërtetojë këtë thënie. Valbona është nga këngëtaret e shumëkërkuara në koncerte dhe dasma, por për të dëgjuar zërin e saj në një natë të gëzuar siç është ajo e martesës, duhet të paguash shumë. Kështu që edhe talenti i saj ka mundur të konvertohet në shumë kursime e të holla, për t'i hedhur më pas një pjesë të mirë për albume, klipe .. por në rastet më të shpeshta te parukierja, apo ndonjë dyqan veshjesh .. Dhe pikërisht kjo e shpjegon faktin se sot e shohim Valbonën më në formë se kurrë dhe gjithmonë me surpriza në lukun e saj. Flitet se ky djalë dikur ka qenë miku i një këngëtareje tjetër, të cilën për hir të faktit që e kemi në këtë rubrikë edhe kësaj radhe, nuk po ia përmendim emrin, duke e lënë si surprizë një herë tjetër për ta pasur si personazh në faqen tonë.

Bujar Qamili: “Erdha se e kam mik!”

“Unë nuk këndoj kurrë në dasma” ..Ky është një nga prononcimet që këngëtari shumë popullor nga qyteti i Shkodrës, Bujar Qamili, e thotë shpesh në tavolina publike... Por e vërteta është se ai jo vetëm që shkon në të tilla ambiente fitimprurëse, por edhe i planifikon ato prej disa kohësh. Tani ai është i preferuari i dasmave tiranase, pasi shkodranët ia kanë hequr vizën me kohë. Jo se nuk e pëlqejnë, por thonë se Bujari në një dasmë shkodrane ka më shumë qejf të hajë e të pijë, sesa të këndojë. Dihet se për këngëtarët e njohur, të pranosh faktin se ti këndon në dasma, merret si ofendim, pasi ata janë këngëtarë të një cilësie të tillë që nuk mund të pranojnë se këndojnë në gëzime kaq të ngushta publike.. Dhe mesa duket kjo ka bërë që Bujari të ketë një tjetër alternativë mbrojtëse përpara miqve artistë, apo gazetarë, duke e mohuar kategorikisht këtë fakt. Por kur ai kapet me mikrofon në dorë në ambiente të tilla gëzimi, mbrohet me batutën “Nuk mund t'ia prishja se e kisha shumë mik”. Kohët e fundit këngëtari Qamili nuk para ka qenë shumë i preferuar dhe audienca e tij ka shkuar te këngëtaret e tjera komerciale, të cilat e sfidojnë mikun tonë vetëm me pamjen e tyre të zhveshur, sesa për vokalin zor t'i dalë njeri përpara. Së fundi do ju japim një këshillë, nëse e shihni Bujarin duke kënduar në një nga dasmat e tij, bëni sikur nuk e njihni, ose patjetër që do të dëgjoni batutën e tij “ ... erdha se e kam mik”..

Flor Mumajesi i dashuruar

Është nga djemtë më të komentuar në “NRG radio”, pasi talenti, pamja si dhe interesi që shumë këngëtare të reja kanë për të, bën që ky djalë të komentohet duke e përfolur kryesisht në faqet e kronikave të shumta rozë që kohët e fundit kanë pushtuar pothuajse të gjithë tregun e mediave të shkruara e vizive. Ajo që dihet është se Flori e ka pranuar faktin se është mirë me të dashurën e tij të fundit pasi i ka kalur koha për aventura të shumta dhe se vajza e cila shoqërohet me Florin është personifikimi i femrës ideale, sepse ajo plotëson të gjitha kushtet për të qenë një partnere e denjë e një djali jo vetëm të talentuar, por edhe të kërkuar nga vajzat. Fillimet me sa po shihet janë të mira… Le të kemi durimin dhe të shohim zhvillimet e lidhjes së tyre, gjithmonë me shpresën se fillimet janë një start i mirë për të gjithë.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#33 ne: 20-11-2006, 07:56:06
Soni i dashuruar

Që Soni kishte nisur një histori dashurie, kjo nuk ishte e vështirë të kuptohej pas botimit që i bëmë në “Bluetooth” kësaj fotografie që paparaci ynë e bëri në një prej lokaleve të natës, ndërsa ata dëfrenin shfrenuar të dy. Por kjo nuk paska qenë një histori thjesht e momentit. Soni është i dashuruar marrëzisht pas kësaj vajze. E ka pranuar në një intervistë dhënë një të përditshmeje, ku ka bërë dhe prezantimin e të dashurës së tij të re. Ajo është 18 vjeç. Është nga Elbasani. Quhet Arsa Gashi. Ka lënë qytetin e saj të lindjes vetëm e vetëm për të qenë sa më pranë djaloshit që i ka rrëmbyer zemrën.

Çiljeta në çmendurinë e radhës

Nëse një vit më parë kënga e Çiljeta Xhilagës dhe e “Tingullit 3” nuk do të pranohej në “Kënga magjike”, sepse ishte jashtë të gjitha rregullave të një festivali serioz, këtë vit mesa duket Ardit Gjebrea është treguar më tolerant me Çiljetën që kërkon vetëm të çudisë. Duke e lejuar të sjellë në skenë me balerinët e Albi Nakos, një numër koreografik ku do të dominojnë lëvizjet erotike dhe shumë provokuese. Gjithsesi gjatë provave të festivalit Gjebrea është treguar shumë i kujdesshëm për të eliminuar elementet që nuk duhen. Kështu për shembull, nuk ka pranuar që fustani i Çiljetës të jetë me tepër transparent nga ç’duhet në një festival të tillë.

Elsa zbulon Amerikën

Prezantimin e saj të parë në Amerikë, andej nga nëntori i 2003-shit, Elsa Lila çuditërisht nuk do ta bënte si këngëtare, por si modele. E ftuar prej fotografit Fadil Berisha, për të realizuar në studion e tij, fotot për albumin e saj të parë, Lila do të provonte atje një eksperiencë krejt të re, atë të modeles për katalogun e “Jovanni Fashion”. E kjo do të ishte dhe hera e parë që ajo do të mund të fitonte ca para si modele. Ndërsa një tjetër fotografi e saj do të zgjidhej në të njëjtën kohë si logo për radion e shqiptarëve në Amerikë. Tani, në nëntorin e tre viteve më pas, Lila duket se ka vendosur të shkojë sërish në Amerikë. Këtë herë për një tur të gjatë muzikor. Thuhet se koncertet e saj do të bëhen me rastin e festave të nëntorit. Ka gjetur kohën më të mirë Elsa Lila, për të pushtuar Amerikën.

Eshtë koha e Gretës

Hyri pa u ndjerë në tregun muzikor, për të shpërthyer shumë shpejt. Aq sa në këto kohë gjithkund flitet vetëm për Greta Koçin. Gjithkund nëpër koncerte dhe emisione muzikore ftohet Greta Koçi. Dhe jo më vetëm pse është një vajzë e bukur, që me performancat e saj di të tërheqë vëmendjen. Tashmë këngëtarja bukuroshe ka shumë më shumë se kaq për të ofruar. Sepse dhe ambiciet e saj kanë shkuar përtej një look-u të bukur. Pas fitores në festivalin “Mikrofoni i Artë” ajo po pretendon dhe një çmim në festivalin e madh të Radio Televizionit Shqiptar, ku interpretimi do të jetë ‘live’. Ndërsa është gati të hedhë në treg një album dhe një klip të ri. E nuk do të jete aspak çudi nëse kënga e këtij klipi të bëhet hit sa hap e mbyll sytë.

Vajza e Alketës

Bebi i Alketa Vejsiut është vajzë. Pasi zbuluam në një prej ditëve të panairit të librit në Tiranë shtatzëninë e shumëpërfolur në gjithë këto kohë të show-girl-it, zbuluam dhe ca detaje të tjera më shumë. Se Alketa tashmë ka mbërritur në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe se fëmija i saj i parë do të jetë një vajzë, së cilës nuk dihet ende nëse mami Alketa ia ka gjetur emrin. Gjithsesi, ka kohë për të gjetur emrin më të bukur në botë për të voglën e saj, që nëse do t’i ngjajë mamit, do të jetë patjetër një vajzë e bukur.

bluetooth

  • Postime: 1580
sorelina
#34 ne: 20-11-2006, 14:58:22
Adelina pervec dy brinjeve ka dhe dy derraza ne koke mangut :)

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#35 ne: 23-11-2006, 15:50:59
EDONA LLALLOSHI NDAHET NGA BURRRI

Tani ka nje kohe te gjate qe Edona Llalloshi eshte prezente me zerin e saj te bukur ne skenen e Estrades Shqiptare. Ajo, gjate ketyre viteve, me stilin e saj te paraqitjes ne skene, ne media, koncerte dhe festivale te ndryshme, s'ka dyshim se ka perfituar shume adherues shqiptare.

Perkunder zerit te bukur dhe kenget e saj qe te joshin shpirtin, sikurse edhe bukuria magjepse e saj, Edona Llalloshi nuk ndoqi rrugen e disa kengetareve tjera shqiptare qe te jete Celebrety me njoftime kontraverze dhe incidente nga jeta e saj private. Ajo i mbeti besnike dashurise se saj te pare dhe diten e marteses e konsideronte si nje dite me te lumtur te jetes se saj. Ndoshta kjo e bente Edona Llaoshin nje kengetare serioze qe fitonte adheruesit ne te gjitha meridianet e botes shqiptare. Ajo ishte nje shembull i mire per vlere kombetare dhe antipod i vlerave snob te disa VIP-ve tjera ne Kosove.

Te gjithe e mbajme mend dasmen e saj, sikurse mbahet mend cdo dasem qe sjell risi te organizimit ne shoqerine shqiptare. Kurse dasma e saj i ngjate tradites, melosit dhe bukurise shqiptare me shume musafire. S'do mend se ajo dite ishte edhe dita me e lumtur per Edona Llalloshin.

Pas nje viti, si duket endrrat e saj, nuk jane me te njejtat, sidomos pas lajmit te saj ne gazeten Express:"Me nje keqardhje te sinqerte dhe me nje dhembje te madhe pranoj ndarrjen nga burri... Jam munduar ta mbaj martesen, por nuk na ka shkuar, edhe kam vendosur per t'u ndare... Fati im ka qene keshtu dhe per momentin nuk mund te flase me shume..."

Shkaqet e verteta te ndarjes mbeten sekrete personale dhe pune private te Edona Llalloshit dhe te ish-burrit te saj, ose, sic thote nje fjale e urte popullore: "Askush nuk mund te dij te vertetat mes burrit dhe gruas".

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#36 ne: 25-11-2006, 16:10:31
Vajza e kantautorit Gjergj Jorgaqi midis violinës dhe këngës

Xhesi në rrugën e artit, por jo me imazhin e Lolitës


Edhe pse sapo i ka kaluar të 15-at, duket se Xhesi Jorgaqi e ka të qartë rrugën që do të ndjekë në të ardhmen. E lidhur me muzikën qysh në fëmijëri, atëherë kur i ati e ushqente me frymën e artit, ajo do të regjistrohej në Liceun Artistik për violinë, ku vazhdon të studiojë edhe sot, ndërkohë që një tjetër marrëdhënie ka krijuar kohët e fundit me këngën. E shtyrë nga babai, por edhe nga miqtë e tij artistë e këngëtarë, të cilët i flisnin se kishte një zë të bukur dhe të përshtatshëm për të kënduar, një vit më parë Xhesi konkurroi në festivalin “Mikrofoni i artë”, ku u vlerësua me çmimin e këngëtares më të mirë debutuese. Natyrisht ky çmim do të ishte një stimul më tepër për 14-vjeçaren, e cila sapo kishte nisur të provonte edhe në botën e muzikës. Dhe kjo provë e parë do të rezultonte bindëse e do të ishte një përvojë interesante për Xhesin, e cila larg imazhit të një lolite ëndërrimtare dhe joshëse, synon të jetë një artiste e vërtetë, e vlerësuar për zërin dhe të kënduarit, e jo për pamjen e truket që mund të dhurojë në skenë.
Eshtë pikërisht kjo arsyeja për të cilën Xhesi dëshiron që edhe studimet e larta t’i kryejë në një shtet perëndimor. “Mendoj që jashtë Shqipërisë do të kem mundësinë të krijoj një karakter më të plotë artistik, edhe pse këtu kam mbështetjen e babit”, tregon ajo. Midis këngës dhe instrumentit 15-vjeçarja duket se ka gjetur një balancë shpirtërore, ndonëse mendon që profesioni i saj i vërtetë do të jetë instrumenti, ndërkohë që kënga për të është një dhuratë e natyrës, të cilën gjithsesi nuk dëshiron aspak ta lërë pas dore. Krahas ushtrimit në violinë, që është primare në jetën e Xhesit, ajo gjen vend edhe për këngën. Koha e saj e lirë i dedikohet plotësisht të kënduarit dhe ushtrimit të zërit. Momentalisht ajo është duke punuar edhe për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në treg vetëm atëherë kur gjithçka të jetë punuar me kujdes. Deri tani Xhesi ka regjistruar vetëm 5 këngë dhe pasi të regjistrojë të gjitha këngët për albumin, mendon të shfaqet edhe me një videoklip. Njëkohësisht me një krijim të Gjergj Jorgaqit, Xhesi pritet të jetë edhe një prej konkurrueseve në Festivalin e Këngës në RTSH. m. b

Lindita Theodhori: “Tani do të jem më gjatë në Shqipëri”

Një rikthim emocionues dhe tepër special ka qenë ai i Lindita Theodhorit në festivalin “Kënga magjike”. Për vetë faktin se këngëtarja është një prej atyre emrave që kanë përcjellë emocione të gjalla dhe të pakrahasueshme në skenat shqiptare në vite, por që kaq gjatë i kanë munguar publikut. Pasi ka lënë larg të ftohtin dhe mjegullën londineze, këngëtarja është prezantuar sërish te spektatori me mall dhe nostalgji. Pikërisht tani që ka arritur të pajiset me dokumente ajo pohon se do të jetë më shpesh e pranishme në Shqipëri, ndonëse do t’i duhet të vazhdojë fluturimet drejt Londrës, atje ku jetojnë dy djemtë e saj.
Cila është arsyeja e rikthimit tuaj në Tiranë?
Arsyeja është malli i madh që kam pasur për vendin tim. U bënë kaq vite jashtë Shqipërisë, por falë Zotit mund të jem sërish këtu.
Eshtë një ardhje e programuar, apo e nxitur nga ftesa për të qenë në festivalin “Kënga magjike”?
Eshtë një ardhje e programuar, e lidhur me dëshirën dhe mallin, por duke qenë se do të isha këtu, pranova me kënaqësi ftesën për të qenë sërish në skenë.
Ju kishte marrë malli për skenën dhe a keni provuar të këndoni në Londër, atje ku keni jetuar për kaq kohë?
Skena më ka munguar deri në dhimbje. Kam provuar disa herë në Londër të këndoj për shqiptarët në Angli, por kushtet nuk kanë qenë të favorshme. Ky rikthim i imi te skena dhe publiku, me një këngë të cilën e kam kënduar 34 vjet më parë, ishte si ëndërr për mua.
Momentalisht jeni për pak kohë në Shqipëri apo do të qëndroni gjatë?
Besoj se tani nuk ka më kufij. Rëndësi ka që do të kem mundësi të lëviz, por në çdo moment do të jem në Shqipëri. m.b

Ermiona: “Si ma vodhën fuoristradën 30 mijë euro”

Kishte menduar një qëndrim të gjatë në Shqipëri, por mesa duket punët nuk kanë shkuar aspak mbarë për këngëtaren Ermiona Lekbello. Vetëm dy javë më parë, një të mërkurë në mbrëmje, këngëtarja është bërë pre e një sulmi agresiv, nga disa persona të maskuar, të cilët i kanë rrëmbyer fuoristradën e saj luksoze. Kishte kaluar mesnata, kur Ermiona ndërsa ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj në rrugën “Myslym Shyri”, u sulmua nga disa persona të panjohur, të cilët i kanë vjedhur fuoristradën me të cilën lëvizte. Kjo ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar ka krijuar panik jo vetëm te këngëtarja, por edhe te banorët e zonës përreth që e kanë dëgjuar. Pas një karriere disavjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ermiona Lekbello kishte vendosur të kthehej tashmë në Shqipëri dhe ta riniste jetën pikërisht në kryeqytet, ku pak kohë më parë hapi edhe një agjenci mode e spektakli. Por kjo ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar ka bërë që këngëtarja të humbasë besimin dhe të mendojë përsëri për t’u larguar nga vendi, ndonëse ende shpreson që makina e saj të gjendet nga policia. Pas daljes së albumit, që është parashikuar të jetë në treg më 1 dhjetor, Ermiona do të realizojë disa turne në Zvicër, ku do të kalojë edhe festat e fundvitit për t’u rikthyer përsëri në Amerikë së bashku me vajzën e saj. “Gjithçka që bëj këtu është sekondare, tregon këngëtarja. Në një farë mënyre ndjehem e zhgënjyer nga Shqipëria. Jo nga arti që bëj këtu, por nga realiteti që ofrohet. Po qëndroj vetëm sepse kam disa kontrata të firmosura më parë, por do të isha larguar menjëherë pas incidentit. Primare për mua është Amerika”. Ndërkohë në lidhje me jetën e saj private Ermiona pohon se vazhdon të jetë vetëm. “Nuk kam kohë për të pasur lidhje, pohon ajo. Nuk janë të vërteta as fjalët që qarkullojnë për marrëdhënien time me një të huaj. Tani më duhet të shkëputem paksa nga realiteti shqiptar dhe fillimi i janarit më gjen përsëri në Amerikë”. m.b

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#37 ne: 25-11-2006, 16:15:31
Soni Malaj dhe Flori Mumajesi miq apo të dashuruar?

Në ambientet artistike flitet se Soni Malaj dhe Flori Mumajesi, dy këngëtarë mjaft të njohur, po shoqërohen me njëri tjetrin më shumë se më parë. Dy këngëtarët po përgatisin së bashku një këngë e cila mund të shoqërohet edhe me klip dhe mbase kjo do të jetë arsyeja që ata rrinë më gjatë bashkë, ndërkohë që ka zëra që pohojnë se ata janë më shumë se miq dhe kolegë pune. Ne nuk e dimë të sigurtë se çfarë po ndodh me ta, por ama paparaci ynë po i forografon përherë e më shpesh në shoqë rinë e njëri tjetrit. Edhe kur Soni Malaj bashkëpunoi me Sinan Hoxhën, gjëja e parë për të cilën ata u komentuan, nuk ishte kënga “Shukarie” që kishin realizuar bashkë, por mundësia e ekzistencës së një lidhjeje sentimentale mes tyre.
Edhe për Florin, djalin bukurosh që nuk mund të qahet për vemendjen e femrave, thashethemet nuk kanë qenë të pakta. Pak muaj më parë ai është përfolur për ndarjen nga ish e dashura e tij me të cilën shihej shpesh në baret afër “Klanit”. Madje ai nuk i kursente as puthjet e shumta që i dhuronte asaj pa e vrarë mendjen se është i njohur në publik. Të shohim se çfarë do ndodhë më pas...

Bobo sa është dobësuar Ledina!

Me të vërtetë kënga e festivalit të sivjetshëm i Ledina Çelos ishte e vështirë pasi kishte nota mjaft të larta që vetëm një këngëtare profesioniste si Çelo mund t’i arrijë, por nga sforcimi duket edhe më qartë se sa është dobësuar Ledina. Në fytyrë, krahë dhe dekolte nuk i ka mbetur më asnjë gram mish, vetëm kockat dhe lëkura. Të jetë vallë efekti i ndonjë diete drastike për tu bërë super e dobët (pasi Ledia e dobët ka qenë gjithmonë), apo e gjitha kjo mund të jetë pasojë e ndonjë vuajtjeje shpirtërore? Thuhet se Ledina kohët e fundit i ka dhënë fund një lidhje dashurie edhe pse ajo nuk e pranon kurrsesi këtë fakt. Nejse, cilido të ketë qenë shkaku, kur teprohet me elegancën, rrezikon të humbasësh edhe pak sharm.

Soni dhe Arsa, së shpejti të fejuar

Kanë zgjedhur 13 dhjetorin për ta bërë publike lidhjen e tyre dhe jo më kot. Sepse pikërisht në këtë datë Soni mbush 26 vjeç. Në fakt, marrëdhënia e ish-anëtarit të grupit “The Dreams” me Arsën, një vajzë e njohur e botës së spektaklit në Shqipëri, ka vetëm 4 muaj që ka nisur, por me sa duket kjo kohë ka qenë e mjaftueshme për ta njohur njëri-tjetrin dhe për të qenë të bindur për ndjenjat e tyre. Në “Club Viva” në orën 20:00 të mbrëmjes së 13 dhjetorit, Arsa dhe Soni në prani të miqve dhe kolegëve të tyre, që në pjesën më të madhe i përkasin fushës së spektaklit, do të bëjnë publike fejesën. Janë njohur krejt rastësisht, përmes një mikeshës së tyre dhe ndjenja e dashurisë erdhi si fryt i një miqësie të vjetër dhe afatgjatë. Dalëngadalë të dy nisën të kalonin më shumë kohë së bashku e madje të dilnin pa drojë edhe në publik, duke e bërë gjithmonë e më të dukshme marrëdhënien e tyre. Për të gjithë ata që ndoshta nuk e kujtojnë shumë mirë imazhin e Arsës, vajzës që për një kohë të gjatë ka punuar si modele në një prej revistave shqiptare, mjafton të kujtojmë emisionin e ndjekur nga të rinjtë “Top Select” dhe prezantuesen e suksesshme të tij, e cila shumë shpejt arriti të firmoste kontratën njëvjeçare prej 6 mijë eurosh me Top-Channel. Momentalisht Arsa është duke punuar për një projekt televiziv, ndërsa Soni vazhdon të jetë i angazhuar tek radio NRG.

Ernis Çili humbet përfundimisht gazetaren e tij

Duket se edhe ndjenja e fortë mes Ernis Çilit dhe vajzës me të cilën ishte dashuruar prej më tepër se një viti tashmë është shuar përfundimisht. Ose edhe nëse tek njëri prej tyre ka mbetur diçka, flitet se është e pamjaftueshme për t’i rikthyer së bashku. Mes Ernisit dhe të dashurës së tij gjithçka ka marrë fund. Ata janë ndarë dhe në horizont nuk duket asnjë shpresë për t’u rikthyer. Nuk dimë motivet e kësaj ndarjeje, megjithatë miqtë e afërt të këngëtarit tregojnë se kjo është vërtet një ndarje nga ato që cilësohen pa kthim. Pikërisht atëherë kur dukej se gjërat po shkonin mirë në jetën e Ernisit dhe pak kohë pas publikimit të albumit të tij të parë, këngëtari sjell të reja negative nga jeta e tij private. I lidhur me një vajzë, e cila nga sa kemi mësuar merrej me gazetari, flitej se Ernisi ndjehej mirë nga kjo lidhje, e madje kjo marrëdhënie kishte marrë konfirmimin edhe në familjen e tij. Por tani mësojmë që Ernisi është përsëri vetëm. Cila të jetë arsyeja? Mos ndoshta xhelozia?

Anjeza zëvendëson Anxhelën në “Sillo Club”

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Anjeza Branka ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare për të kënduar në një prej lokaleve të natës në kryeqytet dhe konkretisht tek “Sillo Club”. Pas largimit të Anxhela Peristerit, e cila prej kohësh këndonte në këtë lokal Anjeza është menduar si një tjetër zgjedhje për të përcjellë muzikën live në këtë ambient. Në këtë mënyrë Anjeza u ka dhënë lamtumirën pub-eve të kryeqytetit dhe dyshes me Inrid Gjonin, me të cilin ishte parë të këndonte shpesh kohët e fundit. Të gjithë ata që pëlqejnë muzikën dhe rrymën e Anjeza Brankës, tashmë mund ta shohin të këndojë vetëm në “Sillo club”. Nuk dimë se sa është shuma me të cilën është firmosur kjo kontratë, por natyrisht që duhet të ketë qenë joshëse, përderisa Anjeza ka pranuar të heqë dorë nga e drejta për të kënduar në lokale të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë të ardhura fikse.

Kastro dhe Rezarta në çaste romantike

Kastro është martuar dhe para pak javësh është bërë baba. Tashmë këto të reja dihen nga të gjithë ata që e njohin dhe e pëlqejnë muzikën e tij. Megjithatë Kastro nuk heq dorë nga xhentilesa mashkullore kur ka afër seksin e dobët. Ja shikojeni në këtë foto, për të patur vemendjen e bukuroshesh Rezarta Shkurta, ai adopton një metodë të vjetër por efikase, i dhuron asaj një trëndafil. Natyrisht e gjitha kjo është thjesht një lojë mes kolegësh, asgjë më shumë...

Orinda, “sexy baby”, tani në timon

Ka deklaruar që e ndjen veten të rritur dhe Orinda Huta po e dëshmon këtë fakt në të gjitha aspektet. Kohët kur thërritej “sexy baby” janë të largëta, sepse Orinda tani nuk është më e vogël. Madje për ta vërtetuar këtë dhe për të fituar pavarësinë e vërtetë të një zonjushe, këngëtarja bukuroshe ka hequr dorë nga lëvizjet me taksi dhe ka vendosur të hipë në timonin e një makine. Marka e zgjedhur është një “Ford” i vogël K4, të cilin momentalisht këngëtarja e përdor pa targa, vetëm me një sigël të TV Klan. Por nga sa kemi vënë re, në timon Orinda nuk duket aq e zonja sa në skenë, e madje ndonjëherë e gjen veten në situata jo shumë të këndshme në trafikun e rrëmujshëm të kryeqytetit, ndaj i duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe të ecë ngadalë. Të paktën tani në fillim.

Marre nga GazetaPanorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#38 ne: 27-11-2006, 14:46:38
Eneida ndryshe

Si gjithmonë, edhe këtë herë Eneida Tarifa ka ardhur ndryshe në skenë. Tek “Kënga magjike”, metamorfoza e saj ka qenë edhe më e fuqishme. Sepse nuk kishte të bënte thjesht me look-un siç ka qenë të gjitha herët, por edhe me kompozitorin. Ndryshim ky që nuk e kishte bërë në gjithë këto vitet e fundit. Por ja që për festivalin “Kënga magjike” Eneida e kishte vendosur ta zëvendësonte bashkëpunëtorin- që është dhe i dashuri i saj- Erion Zaloshnja me Shpëtim Saraçin. Dhe nuk i doli keq.

Arditi, në prag të një operacioni

Në ditët parapërgatitore për “Këngën magjike 2006”, më shumë se për festivalin, njerëzit do të bëheshin kuriozë për shëndetin e Ardit Gjebreas. U fol shumë për një sëmundje që mund të rrezikonte dhe zhvillimin e edicionit të këtij viti. Në fakt, Gjebreas i është dashur të marrë shumë mjekime dhe ta spostojë në kohë nisjen e festivalit, derisa të ndjente se mund të qëndronte mbi këmbët e tij. Por kjo nuk do të thotë aspak se ai është shëruar përfundimisht. Me mbarimin e festivalit, thuhet se Arditi do të niset në Vjenë, për të bërë një vizitë të plotë dhe ndoshta për t’iu nënshtruar ndonjë operacioni.

Blero humbet dashurinë e tij

E reja e fundit që na ka mbërritur nga jeta private e Bleros, është se ai është ndarë nga e fejuara e tij. Shkak për këtë thuhet se është bërë fama dhe suksesi i tij i menjëhershëm në Shqipëri, që ia ka rritur ndjeshëm numrin e fanseve të çmendura. Nuk dihet nëse këngëtari është marrosur prej ndonjërës prej tyre, por diçka duhet të ketë ndodhur vërtetë në marrëdhënien e tij. Kot nuk thonë, ku ka zë nuk është pa gjë. Prej Bleros vetë nuk ka dalë ende ndonjë deklaratë mediatike që të na e konfirmojë këtë ndarje. Ndaj na mbetet të presim të rejat që do të dëgjojmë në lidhje me këtë histori.

Përsëri Flori

Pas një heshtjeje të gjatë, Florian Mumajesi është gati të kthehet sërish në ekran. Bujshëm, sigurisht. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Djaloshi, që në gjithë këto kohë ka hedhur në treg, përmes këngëtarëve të ndryshëm, këngë që janë bërë hite sa hap e mbyll sytë, ka ruajtur diçka pikante edhe për veten. Ndonëse i ka hyrë kokë e këmbë kompozimit, Flori zor se mund të heqë dorë nga të kënduarit. Dhe ja ku është, sërish në prag të një klipi të ri, që thuhet se do të jetë shumë provokues. Besohet lehtë kjo, pasi dëgjon se Flori nuk do të jetë i vetëm në këtë klip. Bashkë me të është dhe Getoari i famshëm të “Tingullit 3”. E ç’mund të presësh nga një bashkëpunim i tillë, veçse ndonjë tjetër klip të çuditshëm që vjen nën titullin “Një herë në jetë”. Edhe titulli duket mjaft intrigues…

Genta & Miloti, Për dashurinë dhe biznesin

Shumë ndryshime kanë ndodhur në jetën e Genta Ismajlit, që nga ajo koha kur do të mbërrinte për herë të parë në ekranet e televizioneve të Tiranës. Nga një vajzë anonime që do t’u fiksohej njerëzve vetëm pse dinte të tundej bukur, do të shndërrohej në një këngëtare të suksesshme dhe mjaft e shitur. Do të shndërrohej mbi të gjitha në artisten, e cila kudo që shfaqej, do të rrëmbente çmimet e mëdha. Fillimisht, në “Kënga magjike” 2005, pak muaj më pas në festivalin e Klipit Shqiptar, pak kohë më pas në Festivalin Evropian të Klipit që Grabocka realizoi në Tiranë… e kështu me radhë.
Për të pasur gjithë këto suksese, Genta Ismajlit do t’i duhej të ndryshonte rrymat muzikore që kishte preferuar në fillim. Do t’i duhej të ndryshonte bashkëpunëtorët, kompozitorët apo dhe autorët e teksteve. Në emër të famës dhe karrierës, nuk hezioti aspak të hiqte dorë nga gjithçka kishte të bënte me të shkuarën e saj. Por diçka mbeti e pandryshuar në jetën e saj gjithsesi: lidhjen me të dashurin e saj nuk do ta cenonte asgjë. Ajo vazhdon të jetë po aq e dashuruar me djaloshin kosovar, Milotin që përveçse miku, është dhe menaxheri i saj. Ashtu si dhe në ato prezantimet e saj të para edhe sot e kësaj dite, sa herë që vjen në Tiranë, Genta Ismajli do të jetë pa diskutim e shoqëruar nga djaloshi imcak, pas së cilit thuhet se Genta është me të vërtetë e dashuruar marrëzisht.
***
Në fillim, shumë zëra thanë se ai ishte një kosovar i kamur e se Genta e kishte zgjedhur pikërisht për paratë që kishte. Por shpejt, këta zëra u zëvendësuan me ca të tjerë që flisnin për të kundërtën e kësaj: se Miloti nuk trashëgon ndonjë pasuri të madhe, por thjesht ka arritur të sigurojë ca të ardhura të kënaqshme prej një lokali nate që ka hapur në Prishtinë, ku është njohur dhe me vajzën e bukur nga Gjilani që kishte zbritur në Kosovë, shumë vite pasi ishte larguar bashkë me familjen në Amerikë.
Shumëkush do të kishte bërë be se historia e tyre nuk do të mund të zgjaste shumë. Por ja që tani, 24-vjeçari imcak dhe shtatshkurtër numëron më shumë se tre vjet histori dashurie dhe bashkëjetese me bukuroshen e Gjilanit. Një histori që nuk ka zgjatur dhe aq prej pasurisë, sesa prej aftësive të tij menaxhuese. Ata që e njohin në Prishtinë, thonë se më shumë se para, Miloti ka një mendje të ndritur për të ndërtuar strategji si e si për të fituar sa më shumë para. Eshtë pikërisht ajo ç’ka i është dashur në gjithë këto kohë Genta Ismajlit. Duket qartë se strategjitë e saj për të fituar famë dhe para në Shqipëri, kanë qenë shumë të sakta. Të jetë vërtet meritë e Milotit të saj kjo? Përgjigjen e gjejmë nëse u referohemi intervistave të shumta që ajo ka dhënë në gjithë ardhjet e saj në Tiranë. Në të gjitha kontaktet me gazetarët, më shumë se për të dashurin e saj Milot, ka folur për menaxherin e saj Milot. “Ai është gjithmonë përkrah meje dhe unë besoj se sukseset e tij janë edhe të miat, pasi ai është superbashkëpunëtori im”, - është formula që ajo përsërit pothuajse në çdo intervistë. Ku nuk ka nguruar të flasë edhe për ndonjë martesë të shpejtë. Mund të pritet vërtetë. Në “Kënga Magjike”, Genta dhe Miloti janë shfaqur më të dashuruar se kurrë më parë me njëri-tjetrin.

Marre nga GazetaShqiptare

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#39 ne: 02-12-2006, 16:03:23
Dhjetori, muaji i suksesshëm i albumeve
 
Janë të shumtë këngëtarët që tashmë i kanë përfunduar albumet e tyre dhe presin vetëm ditët e para të dhjetorit për t’i promovuar. Supersticion, paramendim apo rastësi? Në fakt nuk duket të jetë dhe kaq e rastësishme pritja e disa këngëtarëve të muzikës shqiptare për t’i lançuar albumet e tyre pikërisht në dhjetor. Ka përfunduar prej kohësh albumin, e madje edhe 2 videoklipe për ta shoqëruar, këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Megjithatë albumi i saj do të jetë në treg vetëm më 1 dhjetor. Nuk ka aspak lidhje me ditën botërore të luftës kundër AIDS-it, por është një zgjedhje e përcaktuar nga vetë Çili. Ervin Bushati vjen me albumin e tij të katërt. I suksesshëm në tre albumet e tjera, edhe Ervini ka menduar që ky prezantim muzikor të bëhet në dhjetor. “Le të jetë një dhuratë për festat e fundvitit dhe sidomos për të gjithë emigrantët që do të vijnë në Shqipëri”, tregon këngëtari. Për Greta Koçin, albumi që shumë shpejt do të jetë në treg është i pari. Fillimisht Greta kishte menduar që ky album të promovohej në nëntor, por mesa duket hoqi dorë nga ky mendim dhe e ka lënë për muajin dhjetor. Ndërkohë në ekranet muzikore shqiptare ka filluar të shfaqet videoklipi që paraprin daljen e albumit, të cilin këngëtarja do ta promovojë ditën e hënë në pub “Honey”. Të pajustifikueshme e ka cilësuar Rovena Dilo heshtjen 5-vjeçare që ndan dy albumet e saj. Ajo ka vendosur të rikthehet. Me një album profesional dhe me një videoklip paraprijës, të realizuar në Evropë. E ndërsa videoklipi është shfaqur tashmë në televizionet shqiptare, duket se edhe albumi i Rovenës, i përfunduar, pret vetëm dhjetorin. Një dhjetor i suksesshëm albumesh. 

Kaltrina, një karrierë e re pa “Hana band”

Dikur identiteti i saj ishte shkrirë në emrin e grupit ku bënte pjesë, “Hana band”. Por ndoshta problemet serioze dhe metaforike në tekstet e këngëve të këtij grupi u shndërruan në reale dhe të vërteta për ekzistencën e tij. Dhe një ditë, solistja e grupit Kaltrina Selimi do të shihej të këndonte e vetme, ndërsa djemtë do të përfshinin në grup një vajzë tjetër. Ndoshta ata që dëgjonin emrin e saj e kishin të vështirë ta lidhnin me vajzën e dikurshme të “Hana band” dhe vetëm portreti i ëmbël i Kaltrinës do t’i ndihmonte ta identifikonin. Por mesa duket fundi i “Hana Band” do të shënonte një fillim të ri për Kaltrina Selimin. Me besim tek vetja dhe te profesioni i saj, shumë shpejt këngëtarja do të nxjerrë në treg albumin e parë muzikor, për të cilin shpreson të jetë i suksesshëm. “Momentalisht jam duke punuar për albumin tim të parë që mendoj se do të jetë në treg në fillim të vitit të ardhshëm, rreth muajit mars”, tregon këngëtarja nga Prishtina, studente në vitin e fundit të Akademisë së Arteve, për muzikë. “Plane afatgjata nuk kam menduar. Ndoshta do të shoh mundësinë e pjesëmarrjes në ndonjë festival të ardhshëm muzikor, përsëri këtu në Shqipëri”. Ndërkohë e pyetur në lidhje me largimin e saj nga grupi ku u afirmua, Kaltrina shprehet: “Eshtë vetëm një shkelje e kontratës nga ana e djemve të grupit”. Një vajzë e bukur dhe e dashuruar fort me muzikën që është edhe profesioni i saj, këngëtarja nga Prishtina pranon se është e dashuruar edhe me një djalë, që ia ka pushtuar zemrën plotësisht. Familja e saj është në dijeni të lidhjes, megjithatë të tjerat do të zbulohen me kalimin e kohës, ndaj edhe Kaltrina nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij. Ka ende kohë.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#40 ne: 04-12-2006, 10:54:44
Fiksimi i Shpatit… një modele durrsake

Shpat Kasapi ka ardhur i pashoqëruar në këtë festë, sepse e ka ditur mirë se vajza pas së cilës është marrosur në këto kohë do të gjendej padiskutim aty. Ashtu ka ndodhur vërtetë. Mikesha më e mirë e Rezartës nuk kishte si të mungonte në këtë ditëlindje.
Kështu gjatë gjithë mbrëmjes (duke përjashtuar vetëm momentet kur është ngjitur në pistën e vogël për të kënduar) Shpat Kasapi nuk i është ndarë Vitës (vajza në foto) së cilës po synon shumë që t’ia fitojë zemrën. Edhe pse shumë vajza të Tiranës ç’nuk do të jepnin për të ndenjur me Shpatin, ai ka zgjedhur Vitën.

Puthjet e Ingridit

Nuk do të jetë aspak çudi nëse një ditë prej ditësh edhe Ingrid Gjoni të organizojë një ceremoni të tillë për të shpallur fejesën me Enean.Përderisa e kanë pranuar se bashkëjetojnë në shtëpinë e re të Ingridit e përderisa nuk ngurojnë të shfaqen edhe kështu duke u puthur përpara aparatëve të fotografëve do të thotë se ata nuk kanë më asgjë për të fshehur. E se mund të hedhin shumë shpejt një hap të dytë. Nëse nuk kanë lidhur ndonjë pakt me njëri-tjetrin për ta shijuar, sa të mund të zgjasë një lidhje të tillë.

Sëmundja e Adelinës

I është shkaktuar nga lodhja dhe mbingarkesa e madhe që ka pasur në këto kohë. Duke ndjerë probleme serioze me zërin, Adelina Ismajli i është nënshtruar një vizite të plotë tek mjeku, i cili i ka rekomanduar këngëtares një pushim të gjatë dhe krejt pasiv. Ky nuk është një thashethem, por një lajm i vërtetë që e ka pranuar dhe e motra e saj Zanfina. E pyetur nga “albaniac”, ajo ka pohuar se Adelina nuk do të këndojë për një farë kohe. Nëse nuk do t’i bindej kësaj këshille, Adelina mund të rrezikonte keq këtë herë. Por në kësi rastesh, ajo nuk e bën kurrë kryeneçen. Ka nisur kështu pushimet, nuk dihet se ku. Deri më tash dihet vetëm që ajo është larguar prej Kosoves.

Çiljeta me patentë

Makinës i ka dhënë prej kohësh dhe shumë mirë madje. Por ka qenë pa patentë në xhep. Duke u mjaftuar me ndonjë të shkelur të syrit policëve, të cilët janë bërë gati ta ndalojnë ndonjëherë, Çiljeta e ka shtyrë në gjithë këto kohë marrjen e patentës. Derisa ka kuptuar se nuk mund të vazhdohej më kështu. U regjistrua më në fund në një autoshkollë, ku megjithatë nuk kishte nevojë të bënte shumë praktikë. Ishte bërë ndërkaq një shofere e përkryer. Ndaj dhe nuk e ka pasur aspak të vështirë ta fitojë provimin e të sigurojë më në fund patentën e munguar në gjithë këto kohë.

Operacioni i Arditit

Kishte kohë që përflitej se Ardit Gjebrea me mbarimin e festivalit “Kënga magjike” do t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në Vjenë, për këmbën e sëmurë. Operacioni tashmë është kryer me të vërtetë dhe me shumë sukses madje. Ndoshta këtë herë, shoëman-i është çliruar njeherë e mirë nga shqetësimi që i solli bllokimi I këmbës, në ato ditët kur ai nisi pregatitjet për festivalin. Miqtë e tij thonë se Gjebrea tashmë është shumë mirë e se të dielën do të kthehet në Tiranë.

Rovena Dilo perseri vetem

Një bashkëpunim i suksesshëm me “Produkt 28” që do t’i jepte çmimin “The best hip- hop” edhe pse për herë të parë eksperimentonte me një rrymë të tillë. Një klip perfekt si askush s’ka mundur ta bëjë dot më parë. E së shpejti do të vijë në treg dhe me një album që mendohet se do të sjellë hite të reja të muzikës shqiptare. Por të rejat që vijnë nga fronti i Rovena Dilos në këto kohë nuk mbarojnë me kaq. Pritej që të kishim lajmin për një dasëm të shpejtë me të fejuarin e saj, ish konsullin në ambasadën shqiptare në Milano, Dritan Hila. Por në fakt na ka mbërritur një tjetër lajm: ai i ndarjes

Duket sikur është në momentin e saj më të mirë: me linja perfekte, si kurrë ndonjëherë, me një prezantim shumë dinjitoz në festivalin “Kënga magjike” (ishte e vetmja këngëtare e veshur me një kostum serioz që këndonte pa stonuar aspak një këngë hip- hop), me një tjetër këngë të re titulluar “Dorëzohu” që tashmë e ka shfaqur nëpër ekranet e ndryshme televizive përmes një klipi mjaft interesant të cilin e ka realizuar në Milano.
Kaq do të mjaftonte që të gjithë të kthenin sytë nga Rovena Dilo e që nëpër kafenetë e Tiranës të flitej gjithkund për të. Por komentet për të, të ndezura prej këtij kthimi të bujshëm në skenë nuk do të njihnin limite.
Ndërsa flitej për klipin, për xhirimet që ishin bërë në Milano, shumëkush do të kujtohej se kohë më parë do të mësohej se Rovena Dilo kishte krijuar një lidhje pikërisht atje në Milano, me konsullin e ambasadës shqiptare, Dritan Hila (i cili tashmë është kthyer në Tiranë, në Ministrinë e Jashtme).
Ndërsa në këto ditë mësuan se kjo histori kishte kohë që nuk vazhdonte më. Nëpër qarqet e artistëve ky lajm kishte kohë që ishte përhapur, por do të duhej që Rovena Dilo të shfaqej për të sfiduar shumëkënd me projektet e saj që thashethemnaja të përhapej me një shpejtësi skëterrë dhe jo krejt ashtu rastësisht. Jo më kot lajmit se Dilo është ndarë nga i fejuari i saj do t’i shtohej dhe ndonjë histori tjetër të sajuar, siç është dhe ajo e një lidhjeje të re që Dilo mund të ketë në këto kohë. Por që nuk mund ta besojmë dhe aq përderisa Dilo në gjithë këto kohë, në intervistat e shumta që ka dhënë për bashkëpunimin me “Produkt 28” dhe për klipin e saj të ri ka pohuar se tani është single, pra është sërish vetëm. Kjo deklaratë na bën të besojmë thashethemin e ndarjes së saj. Por asgjë më shumë se kaq. Nëse do të kishte diçka të vërtetë në këto historitë e tjera të sajuara Dilo do ta kishte pranuar. Këngëtarja e ka treguar në kohë dhe në situata të ndryshme se nuk heziton aspak ta pranojë se cila është e vërteta e jetës së saj. Ajo ka qenë gjithmonë shumë e hapur me gazetarët. Edhe atëherë kur do të ndahej me Artan Imamin, pas shtatë vitesh bashkëjetesë, (e kur kishte vendosur së bashku me të një pakt për të mos thënë askund asgjë), Rovena Dilo e pranoi publikisht atë që kishte ndodhur. Ashtu siç po pohon dhe tani me shumë delikatëse se është përsëri vetëm dhe se ndjehet mirë megjithatë.

Marre nga GazetaShqiptare

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#41 ne: 09-12-2006, 15:15:10
Ami dhe Ermali, tani të fejuar

Tani nuk janë më të dashuruar, por të fejuar. Është ky lajmi, që vjen nga çifti i shumëpërfolur, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Nga miqtë e dy protagonistëve të spektaklit “Portokalli” mësojmë se Ami dhe Ermali kanë shpallur fejesën duke e bërë më në fund publike lidhjen e tyre, që megjithatë nuk i kishte shpëtuar vëmendjes së gazetarëve. Në fakt studentja bukuroshe e psikologjisë asnjëherë nuk ka pëlqyer të flasë për këtë marrëdhënie që nisi pikërisht në studiot e “Portokalli”. Në intervistat kur është pyetur rreth kësaj lidhjeje Ami gjithmonë e ka anashkaluar temën, duke lënë të kuptohet që është e dashuruar, por pa e përmendur asnjëherë emrin e Ermalit. E megjithatë tani ka ardhur koha, që Ami të flasë hapur edhe për jetën
e saj private dhe të deklarojë të fejuarin i cili natyrisht
është Ermal Mamaqi.

Greta Koçi largohet përfundimisht nga prindërit

Greta Koçi ka vendosur të largohet përfundimisht nga prindërit. Por vetëm në aspektin artistik, sepse në jetë ajo vazhdon të jetë ende vajza që nuk shkëputet dot nga familja. Pas daljes së albumit të saj të parë “Mos shiko tjetër”, këngëtarja 15-vjeçare ka vendosur të heqë dorë nga vetëmanaxhimi. Duke synuar ndoshta edhe skenat botërore, Greta Koçi ka kaluar nën menaxhimin e “Eurocord”. Kjo do të thotë që tashmë për jetën e saj artistike, e madje edhe për intervistat nuk do të prgjigjen më mami me babin, por manaxherët e saj. “Jam rritur në famë dhe tashmë kam shumë kërkesa, të cilat nuk mund t’i përballoj dot vetë”, tregon Greta. Shumë e lumtur është shprehur këngëtarja që kolegët e kanë respektuar duke mos munguar në promovimin e albumit të saj. “Mos shiko tjetër”, prej disa ditësh është në tregun shqiptar, por edhe jashtë tij, nën kujdesin e “Eursostar”. Emra të njohur të krijimtarisë sonë muzikore, si Adi Hila, Genti Lako, Flori Mumajesi, Gjergj Jorgaqi etj, kanë krijuar këngët e këtij albumi, ndërkohë që fotot përfaqësuese janë realizuar nga studio “Horus”.

Të ftuarit në promovimin e albumit të Greta Koçit

Pa dyshim, që në festën e organizuar për promovimin e albumit të Greta Koçit, dominonin këngëtarët, por nuk kanë munguar as aktorët dhe natyrisht mediat, tek të cilat Greta është shprehur se po jep intervistën e fundit, të pakten për këtë vit. Por edhe më pas daljet e saj do të jenë shumë të menduara. Interesant është fakti, që në festën e promovimit, ka pasur një përzierje këngëtarësh, të muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Nuk kanë munguar aty Rozana Radi, Pirro Çako, Rezarta Shkurta me të fejuarin Ermal Hoxha, Ingrid Gjoni me të dashurin Enean, Anjeza Branka me Leonardon, Besmir Metani me të dashurën, Poni, Sabiani me të dashurën, Klajdi Musabelli, Erion Korini, Valbona Mema, Valbona Halili, Gena etj. Interesante ishte pjesëmarrja e aktorëve Xhevdet Ferri, Naun Shundi, por edhe e djemve të grupit “SHBLSH”, të cilëve iu ka munguar vetëm Ermali.

Vajzat e “mira” të Petri Bozos

Vetëm pak kohë më parë u shpreh se kalendari i tij këtë vit do të ishte me vajza të veshura dhe kjo për shkak të mentalitetit. Megjithatë edhe me veshje, bukuroshet e Petri Bozos, ditën të joshin dhe të përcjellin emocion. Regjisori i njohur dhe Miss-et e tij kanë prezantuar javën e shkuar kalendarin e vitit 2007, në të cilin ashtu siç ishte paralajmëruar kanë munguar trupat e zhveshur dhe sensualë për t’u zëvendësuar nga pamje më reale, një pjesë e të cilave realizuara në natyrë. Në një ambient të ngrohtë, me disa të ftuar specialë, është bërë edhe promovimi i këtij kalendari, pjesë e punës së përvitshme të “Deliart Association”.

Aulona dhe Bledi, miq të vërtetë

Aulona Minga dhe Bledi Strakosha, nuk janë vetëm kolegë. Ata vazhdojnë të mbeten miq edhe jashtë vilës së sekreteve. Tani që të ftuarit e tyre i treguan të gjitha sekretet, Aulona dhe Bledi, ndoshta ndjehen më të qetë, për të shijuar një gotë verë në promovimin e kalendarit të mikut të tyre Petri Bozo. Pak më vonë, aty do të vijë edhe Huejda e cila pasi i përshëndet, vazhdon të takohet me të tjerët.

Ingridi, këtë radhë pa Enean

Kohët e fundit ka qenë gjithmonë e shoqëruar me Enean, të dashurin e saj, e madje duke dhuruar edhe foto interesante për fotografët. Por në ceremoninë modeste të organizuar nga regjisori Bozo, Ingrit Gjoni ka ardhur pa Enean, e shoqëruar vetëm nga një mikeshë e cila është përzierë me të tjerët, ndërsa Ingriti ka gjetur pak momente për të përshëndetur Petrin.

Autografe për të ftuarit

Natyrisht protagonistet e kalendarit kanë qenë edhe protagoniste të mbrëmjes promovuese. Shpesh, vajzave iu është dashur të nënshkruajnë autografe për kalendarët e të ftuarve.

Rikthimi i Ornela Bregut

Largimi nga “Portokalli” duket sikur e kishte larguar Ornela Bregun edhe nga një sërë aktivitetesh artistike të jetës në kryeqytet. Duke u marrë me impenjimet e saj të përditshme dhe natyrisht me familjen e saj, Ornela na kishte krijuar idenë se kishte vendosur të qëndronte disi larg jetës së spektaklit, megjithatë ajo nuk i ka humbur kurrsesi kontaktet me miqtë.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#42 ne: 11-12-2006, 12:17:02
Soni & Flori, Një tjetër histori dashurie

Në fillim ishin vizitat shumë të shpeshta, që Soni Malaj po bënte në këto kohët e fundit në TV Klan, ato që ndezën së pari diskutimet se ç’kërkonte ajo nga ato anë. Arsyeja u gjend shpejt. Destinacioni i vizitave të Sonit ishte kati i fundit i godinës, ku gjenden palestra e grupit të baletit dhe shumë zyra të tjera të televizionit Klanit, pra Radio Energy. Deri këtu nuk kishte asgjë për t’u komentuar.
Janë të shumta këngëtaret, që i referohen studios muzikore të Andy DJ dhe Florit për të realizuar një këngë, dy, tre ose dhe një album të tërë. Soni mund të ishte njëra prej tyre. Ajo që po bënte përshtypje ishte fakti se askush më shumë se ajo nuk shkonte aq shpesh e nuk qëndronte aq gjatë në studion e Florit.
Ky po që ishte një tjetër argument që do të ndizte të tjera debate. Por që për një farë kohe do të mbeteshin gjithsesi brenda rrethinave të Klanit. Derisa një ditë prej ditësh Soni dhe Flori do të shfaqeshin së bashku në “Kënga magjike 2006”, jo në skenë por të ulur në sallë, si dy spektatorë më shumë të festivalit. Aparatet fotografike do të fokusoheshin menjëherë tek ata. Komentet do të bëheshin edhe më konkrete pas kësaj dalje publike, për ndonjë lidhje të mundshme mes tyre. Ndërkaq gazetarë të ndryshëm do të nisnin t’i ngacmonin dy protagonistët përmes telefonit. Pyetje provokuese secili prej tyre u është përgjigjur me formulën e gatshme: “Jemi thjesht bashkëpunëtore. Asgjë më shumë se kaq nuk ka në mes nesh”.
Një variant krejt të kundërt me këtë u kanë thënë miqve të tyre. Këta të fundit janë pikërisht ata që kanë nisur t’ua zbulojnë sekretin Sonit dhe Florit. Ndoshta sepse nuk janë ndjerë aspak të detyruar të ruajnë një sekret, që askush nuk ua ka kërkuar ta ruajnë. Në fakt as Soni me Florin vetë nuk kanë bërë ndonjë përpjekje të madhe për ta fshehur këtë histori. Jo vetëm pse janë shfaqur së bashku pas “Këngës magjike” edhe nëpër lokalet e natës, por edhe sepse nuk kanë nguruar të thonë të vërtetën e tyre vend e pa vend. Ndoshta kjo mund të jetë një lloj strategjie që ata kanë ndërtuar të dy së bashku për të tërhequr më shumë vëmendjen. Ose, ose janë aq shumë të dashuruar me njëri- tjetrin sa nuk arrijnë të mbajnë situatën nën kontroll. Sido që të jetë, historia e dashurisë së tyre përbën vërtet një lajm interesant. Nëse kanë pasur vërtet qëllimin për të bërë zhurmë, ia kanë arritur me të parë. Janë pa diskutim çifti më i komentuar i gjithë këtyre ditëve. Janë bërë pa diskutim kryefjala e çdo diskutimi nëpër kafenetë e Tiranës, ku është dëgjuar dhe thashetheme, se nuk do të jetë çudi që këtë herë historia e Florit të përfundojë në fejesë. Ç’ka mund të besohet nëse i referohemi të shkuarës së tij, kur nuk i është fiksuar kaq fort asnjë histori dashurie.

G.Shqiptare

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#43 ne: 15-12-2006, 14:03:22
Anxhela Peristeri në një buzuk te njohur në Greqi

Gjithçka ka nisur nga adhurimi i një menaxheri grek, i cili thonë se qe mahnitur nga zëri i biondes, teksa kjo këndonte një këngë greke te Sillo Club.

Ka qenë pikërisht greku që i ka bërë Anxhelës një ofertë të parefuzueshme, mesa duket, për të kënduar në një buzuk të njohur grek, emri i të cilit nuk dihet.

Nëse prisnit ndonjë album të ri të biondes korçare, nuk do ta keni për ca kohë, deri sa atë ta marrë malli për publikun shqiptar.

Gazeta e Tiranes/ G.S.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#44 ne: 26-12-2006, 10:41:41
Bleona, Një imazh i ri

Kishte ditë që përflitej se Bleona Qereti do të realizonte një këngë për Bexhet Pacollin dhe partinë e tij të re, Aleanca Kosova e Re. U mësua se kënga po realizohet në Itali, e se do të jetë si një këngë himn e tipi “We are the world”. Kur lajmi do të merrte dhenë, shumë zëra të tjerë nisën ta përgënjeshtrojnë. Cilin nga variantet duhet të besojmë? Ndoshta atë variantin e parë.
Sepse nëse shfletojmë kalendarin e ri të Bleona Qeretit, shohim se ai është i sponsorizuar nga “Mabetex Group” i Bexhet Pacollit dhe nga logoja “Ju vendosni!… ta ndryshojmë Kosovën” e partisë së tij. Çka do të thotë se Pacolli ka zgjedhur si imazh Bleona Qeretin.
Në fakt qëllimi i realizimit të këtij kalendari nuk ka qenë aspak ky, për Bleona Qeretin. Ajo kishte nisur kohë më parë punën me fotografin Fadil Berisha, për të sjellë në këtë fundvit kalendarin e saj të 2007-ës. Një takim i rastësishëm me mikun e saj të vjetër, Pacolli, do t’i ndryshonte rrjedhën e punës. Që nuk do të ishte ndonjë ndryshim i madh gjithsesi.
Fotot kishin pothuajse katër muaj që ishin realizuar, në Amerikë, Prishtinë dhe këtu në Shqipëri, me stile veshjesh dhe make up-i të ndryshme, që e sjellin imazhin e këngëtares kryekëput të tjetërsuar. Krejt ndryshe nga ai imazh që ajo do të sillte këtu e gjashtë vjet më parë, në të parin kalendar të sajin ku do të përmblidhte foto të realizuara në Prishtinë. Ndërsa ky është krejt ndryshe. Për këtë kalendar të dytë, Bleona ka shpenzuar jo pak. Mjafton t’u hedhësh një sy veshjeve dhe bizhuve të përdorura për çdo muaj të vitit dhe kupton se shifra e shpenzimeve mund të ketë qenë e madhe. Por ia ka vlejtur. Jo pse do të mund të nxjerrë ndonjë fitim prej këtij kalendari (ndonëse ai është shtypur në 10 mijë kopje), por sepse është e bindur se ka lëshuar në duart e fansave të saj një kalendar shumë të mirë.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#45 ne: 26-12-2006, 10:52:42
Rishfaqet Inisi
Ata që janë gjendur paraditen e së mërkurës që shkoi tek pastiçeria e kullave binjake, duhet ta kenë vënë re Inis Gjonin, të veshur me kostum të bardhë. Kanë kaluar kohë - që prej atyre ditëve kur do të plaste skandali i qarkullimit të videos së saj, që Gjoni nuk është shfaqur në lokale kaq të zhurmshme. Por mesa duket, e ka kapërcyer atë situatën e vështirë dhe nuk e ndjen më sikletin e përballjes me të tjerët. Ndaj dhe ka nisur të rishfaqet. Pse jo për të nisur sërish me projektet artistike, prej të cilave do të shkëputej detyrimisht prej zhurmës së madhe që shkaktoi videoja.

Sinani ne Amerike
Kohët e mbara vazhdojnë për Sinan Hoxhën. Pas koncertesh të shumta që ka dhënë nëpër vendet e ndryshme të rajonit dhe të Evropës, tani ai do të kapërcejë dhe shumë më larg se kaq. Për festat e fundvitit e kanë ftuar në Amerikë. Sigurisht, edhe këtë herë ftesa i ka mbërritur në derë nga komuniteti shqiptar, nga ata që s’njohin dhe s’duan gjë tjetër veç atyre këngëve popullore alla Sinan. Por tek e fundit, një ftesë e tillë i duhet atij. E për aq kohë sa numri i njerëzve që adhurojnë muzikën e tij rritet, edhe suksesi i tij do të jetë gjithnjë e më i madh.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#46 ne: 01-01-2007, 22:30:12
Anjeza, pret një bebush

Të njohur si këngëtare do ta bënte kënga “Baby”. Ndërsa në këto ditë është bërë personazh i thashethemeve prej një baby tjetër që është shfaqur në horizont. Nuk është më fjala për ndonjë të dashur që ajo e quan me përkëdheli baby, por për një fëmijë të vërtetë. Shumë zëra thonë se Anjeza Branka është shtatzënë. Nuk është e vështirë për ta besuar. Vetëm pak kohë më parë, ajo e ka bërë publike lidhjen dhe bashkëjetesën me Leonardin, djaloshin që u dashurua që në ditët e para të kthimit të tij në Tiranë, pas 14 vjetësh emigrim në Greqi e Angli. Dhe as njëri e as tjetri nuk e kanë mohuar se do ta prisnin me qejf të madh një fëmijë. Ndoshta momenti ka ardhur.

Një klik tek Simaku

Ndërkohë që në gjithë këto ditë, ndërsa në Tiranë organizohej festivali i 45-të i RTSH-së, emri i Parashqevi Simakut është përmendur pafundësisht për kontributin që ajo i ka dhënë muzikës së lehtë shqiptare, prej Amerikës (ose më mirë të themi prej albanic-ut) na vijnë të tjera lajme prej saj. Sapo ka hedhur në faqen e saj të internetit dhjetë këngë, që bëhen publike në versionin e tyre të plotë, për herë të parë për gjithë fansat e saj. Të cilët mund t’i dëgjojnë e t’i shijojnë me një të klikuar në www.myspace.com/simaku. “Never New”, “Të dua”, “Only With You”, “Time”... janë disa nga këngët që janë hedhur në këtë site. Ndërkohë që albumi i saj “Jehonë nga Iliria” po udhëton edhe në Japoni, Rusi, Gjermani, Angli e Suedi.

Krastes i vjedhin celularin

Që prej natës së fundit të festivalit, Adi Krasta është bërë i pakapshëm në celular. Shërbimi i kërkuar nuk i ofrohet më numrit të tij. Por kjo nuk ka qenë aspak zgjidhja e tij, për të ndenjur larg ngacmimeve të gazetarëve, apo për të qenë ca ditë i qetë, pas gjithë atij angazhimi të lodhshëm. Çështja është shumë më e ndërlikuar se kaq. Pikërisht në atë natën e fundit të festivalit, në paskuintat e Pallatit të Kongreseve, Adi Krastës ia kanë vjedhur celularin, të cilin e ka mbajtur vazhdimisht në xhepin e xhaketës së tij. Pa menduar se xhepistët qarkullokan edhe në mes të artistëve.

Shtatzënia e palodhur e Gentiana Ramadanit

Ndonëse është në muajin e katërt të shtatzënisë, Gentiana Ramadani nuk mungon në kësi festash. Kjo është më e pakta që mund të bëjë, ndërkohë që ditën, gjithnjëe ngarkuar me punët e shumta që ka në shoqatën e grave që ka krijuar pak vjet më parë.
Dhe nuk ndjehet aspak e lodhur. Gentiana është mësuar t’i kalojë kështu në aktivitet të plotë shtatzënitë e saj. Kur priste të sillte në jetë vajzën e saj të pare, Gedin, krahas provimeve në shkollë ndiqte dhe punën. E njëjta gjë duket se po i ndodh edhe tani, deri në fundin e prillit kur pritet që të lindë dhe bebushi që ka brenda saj, që do të jetë përsëri vajzë.

Përsëri Libohovat

Irma dhe Eranda Libohova janë bërë përsëri bashkë, për të kënduar çdo të mërkurë në “Bulevard”. Eshtë ngjizja që ka funksionuar mjaft mirë, në çdo kohë kur ka ndodhur. Aq më shumë kur mund të ketë kaluar një periudhë e gjatë pa u shfaqur krah njëra-tjetrës. Dy motrat e dinë mirë këtë, ndaj dhe shkëputen e pastaj rishfaqen sërish bashkë, atëherë kur mund të shkaktojnë sërish një shkëndijë, të cilën tani e kanë lëshuar në “Bulevard”. Sidomos në festën e revistës “Jeta”, personazhe të së cilës kanë qenë jo pak herë përgjatë këtij viti.

Marre nga Bluetooth

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#47 ne: 03-01-2007, 15:28:43
Adelina në serinë e skandaleve

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismajli, është përsëri në qendër të vëmendje.

 
Këtë radhë ajo nuk është për lukun apo zërin, por për një situatë tejet të rëndë që ka ndodhur në Swiss Casino, në Prishtinë. Në këtë ngjarje janë plagosur katër persona, ndërsa ajo më e rënda është se një person ka qëlluar për vdekje një polic të Shërbimit Policor të Kosovës. Personi që ka qëlluar është një nga emrat më të përfolur në Kosovë. Ndërkohë, ai ka qenë i shoqëruar me këngëtaren Adelina Ismajli. Ajo nuk ka marrë asnjë plagë nga të shtënat e shumta që ka pasur dhe është arrestuar nga policia. Asgjë nuk dihet se sa ka qëndruar Adelina në dhomat e paraburgimit. Kjo është gjithçka që përfshihet në skandalin “Adelina”.
 
 
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#48 ne: 05-01-2007, 20:18:37
Kosova dhe diaspora, skenat më të preferuara për këtë vit

Në harenë tipike festive të fundvitit muzika ka qenë një prej përbërësve kryesorë. Këtë e vërteton më së miri “sasia” e muzikës së kënduar e dëgjuar natën e Vitit të Ri, duke vërtetuar si gjithnjë postulatin se “muzika është ushqim për shpirtin”. Këngëtarët shqiptarë natën e ndërrimit të viteve e kanë kaluar në një skenë me mikrofon në dorë duke kënduar për të pranishmit në Shqipëri, Kosovë apo diasporë. Një pjesë e madhe e këngëtarëve kanë zgjedhur skenat e Kosovës, si Irma Libohova e Bleona Qerreti, një pjesë tjetër skenat e diasporës si në rastin e Vesa Lumës e disa të tjerë sheshin “Skënderbej”. Ka dhe ndonjë që ka zgjedhur të bëjë pushim, larg prej zhurmës e rrëmujës, e në vend që të këndojë ta kalojë çastin e ndërrimit të viteve duke dëgjuar muzikë të qetë e me një trokitje të gotave të shampanjës. Të paktën kjo është ajo çka këngëtarja Jonida Maliqi ka preferuar të bëjë këtë vit në Monako.
Këngëtarët
Nëse një pjesë njerëzish mezi i presin festat e fundvitit edhe për pushimet që vijnë bashkë me to, kjo s’mund të thuhet për këngëtarët. Këto festa sjellin një numër të madh impenjimesh dhe klasifikohen në periudhat më intensive të vitit. Kështu të paktën shprehen këngëtarët shqiptarë. Irma Libohova në momentin e ndërrimit të viteve ndodhej në një skenë në Pejë duke kënduar. Po kështu, Manjola Nallbani ka vendosur që datën 31 dhjetor ta kalojë po duke kënduar, në një koncert në qytetin Ferizaj në Kosovë ku kanë qenë të pranishëm ndër të tjerë dhe Eliza Hoxha e Selami Kolonja. Bleona Qerreti shprehet se asnjë vit të ri s’e ka bërë pushim, por gjithnjë ka qenë e ftuar në koncerte. Këtë vit ajo ka qenë në Prishtinë ku ka kënduar më datë 31 dhjetor e deri në ditët e para të Vitit të Ri 2007. Edhe Rovena Stefa ka preferuar që 31 dhjetorin ta kalojë duke kënduar në Prishtinë. Ndërsa Vesa Luma ka qenë e ftuar në Zvicër, në një mbrëmje rinore për të kënduar. Zajmina Vasjari ka preferuar që të këndojë në koncertin tradicional të mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Viti i Ri ndryshe
Jonida Maliqi ka preferuar që këtë Vit të Ri të mos këndojë, por të dëgjojë muzikë. Për këtë arsye ajo shprehet se së bashku me të fejuarin e saj, Gentin, është nisur me disa miq të tyre drejt Monakos. “Është hera e parë që e festoj Vitin e Ri jashtë Shqipërisë dhe ishte ndryshe nga çdo vit”. Atje nën tingujt e muzikës ajo ka trokitur gotat me të afërmit e saj duke uruar për një vit të mbarë.

1. Irma Libohova natën e Vitit të Ri ka qenë në një koncert në Pejë. Aty ajo ka kënduar më datë 31 dhjetor dhe më 1 janar.

2. Bleona Qerreti shprehet se dje ishte dita e parë e pushimeve për të pas një morie koncertesh. Natën e ndërrimit të viteve e ka kaluar duke kënduar në një koncert në Prishtinë.

3. Vesa Luma natën e Vitit të Ri ka zgjedhur ta kalojë në Zvicër, sigurisht duke kënduar në një mbrëmje rinore ku ka qenë e ftuar.

4. Manjola Nallbani momentin e ndërrimit të viteve ka qenë e pranishme në Ferizaj duke kënduar në një koncert, ku kanë qenë të ftuar dhe shumë këngëtarë të tjerë.

5. Këngëtarja Rovena Stefa ka festuar duke kënduar. Ditën e fundit të vitit që lamë pas ajo ka qenë duke kënduar në një koncert në Prishtinë.

6. Zajmina Vasjari ka zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve të jetë e pranishme në koncertin tradicional në sheshin “Skënderbej”.

Jonida Maliqi
Ka qenë një vit i ri ndryshe për Jonida Maliqin. Këtë fundviti ajo ka zgjedhur që të bëjë pushim absolut. Me të fejuarin e saj dhe një grup miqsh e të afërmish prej 25-30 vetë është nisur drejt Monakos. “Ka qenë një Vit i Ri ndryshe nga herët e tjera, duke qenë se kjo ishte hera e parë që këtë natë e kaloja në një vend jashtë Shqipërisë”, shprehet ajo. Një atmosferë ndryshe siç ishte ajo e Monakos ka qenë ajo çka këngëtarja ka preferuar dhe shijuar këtë vit.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#49 ne: 06-01-2007, 19:55:18
Dr. Flori bëhet baba. Vajzën e pagëzon me emrin Kaltrina

Vetëm një javë më parë, anëtari i grupit West Side Family, Dr. Flori ka provuar një nga ndjesitë më të bukura të njeriut. Është bërë baba. Vajza e tij ka ardhur në jetë pikërisht paraditen e së shtunës dhe së bashku me nënën kanë qëndruar atë ditë në maternitetin e kryeqytetit, për të shkuar të nesërmen në shtëpi. Flitet se doktori, siç e thërrasin miqtë e tij po i përjeton me shumë emocione, këto momente të para në shoqërinë e vajzës të sapolindur. Si fëmija edhe nëna janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe tashmë këngëtari i WSF është duke shijuar lumturinë e një anëtari të ri në familje. Natyrisht gjatë kësaj jave, në shtëpi nuk kanë munguar vizitat, si nga kolegët, miqtë ashtu edhe nga të afërmit e çiftit. Tashmë Flori ka zgjedhur dhe emrin për vajzën e tij. E ka quajtur Kaltrina. Nuk dimë nëse i ati do ta ushqejë vogëlushen me dashurinë për muzikën dhe do ta drejtojë në rrugën e artit, apo Kaltrina do të bëjë të tjera zgjedhje në jetë. Ndoshta është herët, që Flori të mendojë për këtë çështje, aq më tepër, që tani është ende në emocionet e para të atësisë.

Anxhela: “Ka shumë djem që më vijnë rrotull në Greqi”

U largua drejt Greqisë në një moment kur jeta e saj private kishte nisur të përflitej gjerësisht. Ndarje-bashkime, të vërteta dhe trillime në lidhjen e Anxhela Peristerit dhe të dashurit të saj Endri. Vetëm pak kohë më parë, gazeta publikoi edhe fundin e vërtetë të kësaj marrëdhënieje disavjeçare, ndërkohë që Anxhela vendosi ta lërë përgjithmonë Shqipërinë për të udhëtuar drejt shtetit fqinj. Dhe ndoshta shumë nga fansat e saj mund të mendojnë që Anxhela e mori këtë vendim për të shëruar plagët që i shkaktoi ndarja nga Endri, djalit të cilit ajo i këndoi edhe vargje. Por në fakt e vërteta është ndryshe. Duket se Anxhela Peristeri nuk po e vuan aspak këtë ndarje, e madje përkundrazi po shijon e qetë ditët e saj në Greqi, e përkëdhelur edhe nga duartrokitjet e shqiptarëve dhe grekëve në buzukët ku këndon. Dhe jo vetëm kaq. Ashtu si në Shqipëri, ku fansat nuk e linin të qetë sapo mësonin se këngëtarja ishte ndarë nga i dashuri, edhe në Greqi Anxhela po përjeton të njëjtin fenomen. Ka shumë djem që i vijnë rrotull dhe kërkojnë të njihen me të. Tashmë ajo ka nisur një jetë të re për të mos e kthyer më kokën pas. Ndaj nuk është çudi që shumë shpejt të dëgjojmë për një lidhje të re dhe për një tjetër djalë në jetën e saj.

Rovena Stefa pas zhgënjimit në festival iu rikthehet koncerteve

Rovena Stefa është rikthyer sërish në koncerte e në lokalet e natës. Mbrëmja e djeshme ka qenë e rezervuar për qytetin e Durrësit. Këngëtarja ka pranuar ofertën për të qenë protagoniste, në një prej lokaleve në zonën e plazhit duke llogaritur edhe faktin, që nuk do i është dashur të udhëtojë shumë kilometra larg kryeqytetit. E rikthyer në Festivalin e Këngës në Radiotelevizion duke e cilësuar si evenimentin muzikor, që e bëri të njohur emrin e saj duket se Rovena është ndjerë e zhgënjyer nga kjo pjesëmarrje. Jo vetëm për mënyrën se si u u votuan këngëtarët, por edhe për mosvlerësimin e merituar ndaj këngës së saj. Por megjithatë, ky fakt nuk e ka demoralizuar aspak për të vazhduar të këndojë e natyrisht edhe të fitojë. Pas Durrësit ajo do të udhëtojë drejt Prishtinës, një treg fitimprurës për këngëtarët shqiptarë.

Eli Fara
Nuk më shkon ndër mend të martohem


Është rishfaqur në kryeqytet pak ditë përpara festave të fundvitit. Ndërkohë vazhdon të jetë e pavendosur për vendin ku do të jetojë. E larguar për disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se këngëtarja e njohur e muzikës sonë popullore Eli Fara kishte menduar të kthehej përfundimisht në Tiranë, por në fakt ajo vazhdon të jetojë në Shqipëri duke udhëtuar vazhdimisht nga një shtet në tjetrin, për të qenë e pranishme në koncerte të ndryshme organizuar për shqiptarët. E kështu e ka gjetur edhe fillimi i vitit 2007 këngëtaren korçare. Pas koncertit të Vitit të Ri në Athinë, i është dashur të udhëtojë drejt veriut të Shqipërisë për të qenë në një tjetër koncert në Prishtinë ndërkohë, që vajza e saj, e mësuar tashmë me mungesat e vazhdueshme të së ëmës qëndron shpesh tek të afërmit në Korçë. Dikur ishte shprehur se kishte zgjedhur Amerikën pikërisht për shkak të vajzës dhe studimeve të saj, por tashmë Eli Fara ndodhet përpara një dileme, të cilën as ardhja e mikeshës së ngushtë Aurela Gaçe, të cilën e ka shoqëruar deri në skenën e festivalit nuk e ka ndihmuar t’i japë një zgjidhje. “Nuk e di akoma se ku do të jetoj”, është shprehur këngëtarja, e cila ashtu si edhe shumë nga kolegët e saj është mësuar tashmë me jetën impulsive dhe të lëvizshme të koncerteve. Edhe ditët e saj në Shqipëri janë vërtet të ngarkuara dhe kjo është një arsye më tepër, që Eli të mos e ketë shumë të lehtë një vendim final, aq më tepër, që njerëzit e saj të afërm e ndihmojnë më vajzën kur këngëtares i duhet të udhëtojë shpesh. “Momentalisht në Shqipëri jam duke punuar për një album të ri, shprehet këngëtarja. Por nuk mund të them saktësisht se kur do të jetë në treg. Njëkohësisht vazhdoj edhe me koncertet jashtë vendit për emigrantët në diasporë”. E divorcuar nga bashkëshorti shumë vite më parë, Eli Fara tashmë e ka lidhur jetën me vajzën, me të cilën thotë se ka një marrëdhënie të mirë jo vetëm në prizmin biologjik nënë-bijë, por shpesh e shohin njëra-tjetrën edhe si shoqe. Mos ndoshta pikërisht kjo është arsyeja, që këngëtarja ka vendosur të mos martohet më?! Duket se jo. Sepse ajo beson që vajza e cila, tashmë nuk është më një vogëlushe do ta kuptonte shumë mirë të ëmën edhe në një vendim të tillë, por në fakt është vetë Eli ajo, që ka bërë këtë zgjedhje. Sidomos pas kthimit të saj në Shqipëri, Eli Fara është bërë shpesh objekt i kronikave rozë të gazetave, e madje edhe përfolur për një tjetër lidhje në jetën e saj, që pritej të përfundonte në martesë. Por ajo vetë e mohon këtë fakt: “Nuk më ka shkuar ndër mend të bëj martesë tjetër. Dhe madje as nuk më shkon”. Sepse këngëtarja nuk ka gjetur një njeri që të hyjë në zemrën e saj.

GazetaPanorama