×
Hyrja
Profili

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

· 160 · 74894

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#50 ne: 08-01-2007, 15:06:46
Alma Bektashi, këtë herë me djalë

Në herën e fundit kur do të gjendej në qendër të vëmendjes mediatike në Tiranë (pse ishte zonja Kapulet në musicalin “Romeo dhe Zhuljeta”), Alma Bektashi nuk do të jepte asnjë shenjë, në asnjë intervistë apo bisedë të lirë, për shtatzëninë e saj. Sepse në fakt nuk e dinte as vetë. Lajmin e bukur ajo do ta mësonte pas përfundimit të “Romeos dhe Zhuljetës”, në ditët e para të mbërritjes në Prishtinë. Kështu, këngëtarja kosovare do të bëhet nënë për herë të dytë. Pas vajzës, këtë herë Alma do të sjellë në jetë një djalë.

Imazhi i ri i Adrianit

Pritej një ditë e tillë kur Adrian Gaxha të shfaqej në ekrane edhe si model. Dhe ja ku ndodhi, në ditën e Krishtlindjeve. Këngëtari nga Maqedonia ishte pjesë e një spoti publicitar, përmes së cilës kompania celulare AMC përcillte urimet për festat tek klientët e saj. Korrieri i urimeve këtë herë ishte zgjedhur pikërisht ai. Nuk dihet nëse do të jetë për më shumë se kaq ikonë e kësaj kompanie. Kontratat mes AMC dhe personazheve që zgjidhen për imazh zgjasin shumë. Me Adrian Gaxhën nuk duket se do të funksionojë kështu.

Bluetooth

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#51 ne: 13-01-2007, 15:44:28
Valbona Halili: Më solli fat kënga “Hall me burrë e hall pa burrë”

Për këngëtaren Valbona Halili, e cila është një ndër të votuarat e publikut në kategorinë e këngëve të Shqipërisë së mesme, ky është një vlerësim shumë domethënës dhe njëkohësisht vlerësues.
“Për mua ky është një vlerësim shumë domethënës, sepse pas një pune intensive për albumin tim të tretë ‘Hall me burrë dhe hall pa burrë’, i prisja të gjitha këto dhe natyrisht, kjo është një sfidë, që mua do të më japë shumë satisfaksion”. Ndër të tjera Valbona shton se muzika popullore është zgjedhje tërësisht e saj e që i përshtatet shumë timbrit të zërit. “Për më tepër nuk më pëlqen kurrsesi të huazoj këngë apo të këndoj këngë të vjedhura”, përfundon ajo.

Këngëtaret shqiptare, me vello nusërie

Fustani i bardhë. I dëshiruar nga shumë femra si simbol i një dite dhe momenti të veçantë që është martesa. Por, kohët e fundit këtë element e kemi gjetur në disa nga videoklipet e këngëtareve tona. Gjetje e suksesshme për lançimin e këngës, një mënyre interesante për të shfaqur këtë aspekt femëror, apo thjesht element komercial i sugjeruar nga producentët e klipeve? Cilado qoftë arsyeja e këtyre zgjedhjeve, duket se këngëtaret tona kanë goditur në shenjë, secila sipas mënyrës së saj.

Silva Gunbardhi, rikthim tek origjina

I është rikthyer sërish origjinës së saj vlonjate. Ka provuar me muzikën e lehtë, por edhe me muzikën popullore të përpunuar. Dhe duket se Silva Gunbardhi ndjehet mirë në të dyja këto rryma. Vetëm disa ditë më parë, këngëtarja ka nxjerrë dy videoklipe të reja. Në njërin prej tyre shfaqet e veshur nuse, ndonëse në realitet ende nuk e ka provuar këtë ndjesi. Bëhet fjalë për këngën “Trak e truk” të mbështetur tërësisht në motivet popullore të këngës vlonjate dhe duke qenë se përmbajtja e këngës lidhet pikërisht me vajzën dhe largimin e saj nga shtëpia e prindërve, duket se fustani i nusërisë ka qenë një gjetje e realizuar në klipin e Silvës.

Edhe Poni provon me një vello të bardhë

Jemi mësuar, që tek këngët e saj të shohim ndërthurjen e popullores me modernen. Dhe ky element shihet edhe në veshjet e Ponit. Gjithmonë një gërshetim i stilit modern me motivin popullor. Dhe duket se me këtë stil dhe natyrën e saj të vendosur edhe në të kënduar, Poni ia ka arritur të qëllojë në shenjë. Por në këngën e saj të fundit “Pritëm-ooo”, e publikuar pak ditë më parë së bashku me një videoklip shoqërues, një element tepër pikant është edhe një vello e bardhë me të cilën këngëtarja shfaqet në fund të këngës. Një gjetje, që qëndron përsëri midis vellos së nusërisë dhe shamisë tipike labe, por që sjell njëkohësisht një imazh tepër të spikatur të këngëtares.

Valbona Mema vesh edhe një herë fustanin e bardhë

Me sa duket fustani i nusërisë rezulton i suksesshëm për Valbona Memën. Është hera e dytë, që në videoklipin e saj, këngëtarja zgjedh fustanin e bardhë si aksesor. “Kënga e Rexhës” e publikuar pak kohë më parë në stacionet muzikore shqiptare, e sjell Valbona Memën edhe një herë me fustanin e bardhë të nusërisë. Në këtë videoklip, që shoqëron një këngë popullore natyrisht në motivet e Shqipërisë së mesme dhe brenda stilit të këngëve të Valbona Memës shfaqet edhe aktorja e njohur e ekranit shqiptar, Tinka Kurti.

GazetaPanorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#52 ne: 15-01-2007, 13:39:59
Skënderaj, tur në Amerikë

Përpjekja e fundit e Alban Skënderajt është që të sigurojë një vizë pune për në Amerikë. Qëllimi? E kanë ftuar për një tur të gjatë koncertesh në Shtete të Bashkuara të Amerikës që një grup këngëtarësh kosovarë do të nisin së shpejti. E ku ai do të jete i vetmi artist nga Tirana. Skënderaj nuk do të donte ta humbiste kurrsesi një rast të tillë, vetëm prej mungesës së një vize.

Klipi i ri (jo vetëm) i Ermalit

Ndërsa klipi i ri që Ermal Mamaqi ka realizuar vetëm pak ditë më parë në Maqedoni nuk është shfaqur ende nëpër ekranet televizive, të gjithë kanë filluar të flasin vetëm për të. Thuhet se është një prej klipeve më të mira shqiptare që janë realizuar në këto kohë. Është një klip ku edhe vetë Ermali shfaqet krejt ndryshe nga të gjitha herët e tjera. Sepse nuk bëhet më fjalë thjesht për një klip që hidhet në treg për t’u shitur, por për një klip që do të shoqërojë fushatën elektorale të Sokol Olldashit.

Bluetooth

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#53 ne: 17-01-2007, 12:54:16
Bleona Qereti, së shpejti e martuar

Për lidhjen e Bleonës është përfolur shumë, por ajo asnjëherë nuk ka pranuar të prononcohet për lidhjen e saj.   
Ata të dy janë njohur në një festë në bar “Piazza”, dhe kjo do të ishte nata e lindjes së një aventure dashurie. Po kjo nuk ka vazhduar me kaq: Gani Bardha me Bleonën kanë vendosur të martohen. Fjalët janë hapur nga pakujdesia e saj, edhe pse ka dashur që çdo gjë ta kalojë në fshehtësi dhe jashtë thashethemeve të medias. Në fillim ata janë parë së bashku nga shqiptarët e Detroidit, të cilët kanë konfirmuar lidhjen e tyre, dhe më pas filluan të dilnin edhe në lokalet e Tiranës, ku nuk mund të vazhdonin pa u vënë re. 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#54 ne: 19-01-2007, 14:37:47
Fejesa e Soni Malajt me Florin

Edhe pse ata nuk kanë kohë të gjatë bashkë, kanë vendosur që lidhjen e tyre ta zyrtarizojnë me një fejesë.   
Kështu ka vepruar Soni, këngëtarja me një zë potent, që është identifikuar për herë të parë me grupin e vajzave “Spirit Voice”. Është e vetmja prej vajzave të grupit që arriti të bëjë karrierë. Ajo u njoh me Florin në përgatitjen e këngëve të saj, në një album të ri. Fillimi ishte thjesht kontakte pune, dhe më pas ata janë shoqëruar vazhdimisht, përderisa menduan se ishin bërë për njëri-tjetrin, dhe vendosën që ta lidhin jetën bashkë. Ata janë të dy këngëtarë të suksesshëm; më pas do të shohim frytet e punës, kur të bashkohen në grup.
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#55 ne: 20-01-2007, 16:19:36
Çiljeta së shpejti një videoklip

Kishte vendosur, që albumi i saj të dilte në 1 dhjetor, por më pas Çiljeta ka hequr dorë nga ky mendim. Nuk dimë nëse Çili është trembur nga numri i madh i albumeve që shumë këngëtarë kishin vendosur të lançonin muajin e fundit të vitit 2006, apo ndoshta diçka nuk shkoi siç ishte menduar me ecurinë e albumit të saj. E megjithatë, për të mos qëndruar e heshtur Çiljeta ka vendosur që shumë shpejt të nxjerrë një videoklip të ri, që ndoshta do të jetë në ekranet shqiptare ditën e të dashuruarve dhe shumë shpejt pritet të nisë xhirimet. Ndërkohë, albumin ka vendosur ta nxjerrë në treg në praneverë. Por, në pritje të klipit, që këngëtarja do të xhirojë këto ditë ndoshta shumë nga fansat e saj mund të pyesin edhe për videoklipin tjetër të shumëpërfolur të Çiljetës me modelin shqiptar, që jeton në Australi Afrim Aliaj. Disa muaj më parë u fol se Çiljeta kishte xhiruar një klip shumë interesant dhe shumë sensual për një nga këngët e saj, por ende nuk e kemi parë të shfaqet. Mos ndoshta Çili e mendon me kujdes çdo lëvizje, përpara se të jetë tek fansat e saj, apo ndoshta impenjimet me shkollën nuk i kanë lënë shumë kohë për jetën skenike?!

Alban Skënderaj, këtë vit nuk do të jetë në “Top Fest”

U lançua në Top-fest dhe ishte fitues i këtij fetivali në dy edicione rresht. Dikush mund ta quajë të suskesshëm, një tjetër me fat. Megjithatë pavarësisht çmimeve, që natyrisht janë inkurajuese për këdo mësuam se Alban Skënderaj nuk do të jetë pjesëmarrës në edicionin e këtij viti të festivalit Top –fest, që pritet të fillojë së shpejti. E ndërsa këngëtarët, që do të garojnë këtë vit në këtë festival rinor tashmë janë regjistruar dhe pritet të fillojnë konkurrimin, fituesi i dy festivaleve të fundit Alban Skënderaj nuk do të jetë pjesë e kësaj gare. Pas konkurrimit të tij në festivalin e këngës në RTVSH dhe impenjimeve me koncerte të ndryshme gjatë festave të fundvitit, Albani është rithyer sërish në Tiranë për disa ditë, e më pas për t’u nisur sërish drejt Italisë. Kemi mësuar se në fillim të muajit shkurt këngëtari do të jetë përsëri me impenjime muzikore në kryeqytet dhe kjo është arsyeja, për të cilën ka vendosur të mos marrë pjesë në Top-fest.

Soni i NRG, rikthim në zanatin e vjetër. Tani edhe dj

I është rikhyer sërish zanatit të vjetër. Në fakt lidhja e tij e parë me botën e spektaklit ka qenë përmes muzikës dhe Soni nuk e ka harruar këtë fakt. Ndonëse tashmë është bërë pjesë e radio NRG dhe përveç muzikës ka krijuar një marrëdhënie të mirë edhe me batutat, ish-anëtari i grupit “The Dreams” nuk e ka harruar “dashurinë e parë”. Si për të kujtuar kohët e vjetra, e pse jo edhe për kënaqësinë e tij, Soni ka nisur të bëjë punën e dj, që në fakt jo vetëm i pëlqen sepse lidhet me muzikën, por edhe e sheh si diçka fitimprurëse. E kështu si një studio lëvizëse, me të gjitha aparaturat që ka një dj profesionist, Soni ka filluar ta ushtrojë këtë profesion edhe në dasma, festa e gëzime të tjera. Mos ndoshta është duke i shpallur konkurrencë të hapur ish-anëtarit të grupit Ermal Mamaqi, që gjithashtu jashtë orarit të “Portokalli” bën një punë të tillë?

Ermali, në kërkim të qytetit

Ka vetëm pak ditë që në ekranet muzkore shqiptare është shfaqur videoklipi i fundit i Ermal Mamaqit. Ndërsa sot në mbrëmje, ai do të bëjë promovimin e këngës në ambientet e club “Venue”. Është pikërisht kënga e tij e shumëpërfolur “Kthema qytetin”, e prezantuar edhe si himn i fushatës elektorale të Sokol Olldashit, ajo që në këto ditë të nxehta ta garës për bashkinë e kryeqytetit, e shohim të shoqëruar me një videoklip. Me kitarën në dorë, duke pasur si partnere një vajzë të quajtur Olsa, Ermal Mamaqi është në kërkim të qytetit të dikurshëm, Tiranës, që aq shumë ka ndryshuar dhe ku dy të rinjtë nuk janë në gjendje të gjejnë stolin e tyre të dashurisë. Në sfond pamjet e kryeqytetit, që sjellin një imazh të trishtë, nj qytet të lodhur dhe të tjetërsuar, që pamje pas pamjeje nis të zbehet. Me siguri edhe dalja e këtij videoklipi, tani në prag të zgjedhjeve lokale, është pjesë e strategjisë, që Ermal Mamaqi si organizator artistik i fushatës së kushëririt të tij Sokol Olldashi, po përdor për të rrëmbyer votat e banorëve të kryeqytetit. Duke ditur, që Ermali ka të tjera strategji në këtë drejtim me siguri ditët në vijim do të na sjellin surpriza të reja, po të mos harrojmë faktin që ai është edhe militant i Partisë Demokratike.

Zjarri që djeg zemrën e Silva Gunbardhit

Një zemër e madhe, që digjet. Më tej në skenë e ndriçuar nga neonë të vendosur nën një sipërfaqe prej xhami. Dhe sipër xhamit një femër e bukur, që shpalos hiret e saj. Eshtë kjo pak a shumë skena, në të cilën Silva Gunbardhi është duke xhiruar videoklipin e saj të ri, që pritet të dalë në ekranet shqiptare në prag të Shën Valentinit. Eshtë një këngë, që gjithashtu shoqëron albumin “Trak e truk”, por që ndryshe nga dy këngët e prezantuara deri tani nuk i përket motiveve popullore, por rrymëës hip-hop. Bëhet fjalë për këngën “Dije se të dua”, në të cilën Silva performon së bashku me Niku-T (ish-anëtari i grupit Rino Ritëm.) Një tekst dashurie, që do të shkojë shumë mirë për ditën e të dashuruarve. Në funksion të tekstit dhe ditës së të dashuruarve janë vendosur gjithë elementët e videoklipit, si dhe zemra e madhe prej zjarri në sfond. Nga sa mësuam, për të realizuar këtë efekt, Silvës i është dashur edhe ndihma e prestigjatorit Fatos Roshi. E lançuar për herë të parë në muzikën e lehtë, në një prej festivaleve të këngës në RTSH, këngëtarja nga Vlora do të lëvronte më pas edhe muzikën popullore, duke i gërshetuar shpesh në albumet e saj. Edhe albumi “Trak e truke”, që ka dalë në treg pak ditë më parë është gjithashtu një gërshetim i të dyja këtyre rrymave. Ndonëse ka zgjedhur muzikën, si të parin impenjim në jetën e saj, Silva Gunbardhi është një nga ato këngëtare që nuk preferon lokalet e natës dhe koncertet në diasporë, por që aktivitetin e saj muzikor e ka përqendruar më shumë në Shqipëri. Shumë shpejt, këngëtarja do të realizojë edhe një videoklip të katërt, që gjithashtu do të prezantojë një tjetër këngë të albumit të saj. Me sa duket, Silva e ka marrë vërtet seriozisht këtë radhë. Ndërkohë kemi vënë re, që në videoklipet e saj të fundit, këngëtarja vjen me një luk të rinovuar dhe të përshtatur me videoklipin.

Erion Korini dhe enigma e një femre të zhveshur pas shpinës së tij

“Sëmundje dashurie”. Eshtë ky titulli i njërës prej këngëve të albumit të Erion Korinit, që ka dalë këto ditë në tregun shqiptar. Dhe është kjo kënga, të cilën Erioni ka vendosur ta shoqërojë edhe me një videoklip. Disi larg muzikës alegro dhe ritmike, që gjithashtu ka gjetur vend në këtë album, “Sëmundje dashurie” është një baladë vajtimi. Por tepër i spikatur paraqitet edhe klipi që shoqëron këtë këngë. Nuk duhet një sy i vëmendshëm, për të kapur në videoklipin e ri të Erion Korinit trupin e zhveshur të një femre, e cila qëndron në një sfond të errët, ndërkohë që në planin e parë shfaqet këngëtari i ulur përpara një pianoje. Por çuditërisht vajza e zhveshur, që ka pranuar të ekspozojë më shumë se normalisht nga hiret e saj femërore nuk shfaq fytyrën në këtë videoklip. Ajo mbetet një imazh mister, por edhe një element i veçantë në klipin e Erionit, që këtë radhë vjen në një stil tjetër. Ishim mësuar ta shikonim zakonisht në këngë ritmike dhe të gëzueshme, ndërkohë që në duetin me Greta Koçin këngëtari provoi edhe në rrymat e qeta, për të sjellë më pas këtë album të ri, në të cilin gërshetohen të dy stilet. Gjithsesi për të promovuar albumin, Erion Korini ka zgjedhur një baladë.

Klipi i Ledina Çelos, kopje e Christina Aguileres

A mund të jenë të rastësishme ngjashmëritë thuajse identike, që ekzistojnë mes videoklipit të fundit të Ledina Çelos dhe videoklipit të Kristina Aguilerës? Edhe një sy joprofesionist në këtë drejtim është në gjendje të kuptojë që videoklipi i këngës “Të ndiej të huaj” është thuajse i njëjtë me videoklipin e këngës “The voice within” të Kristina Agilerës. Mund të duket e pabesueshme, se si është e mundur që një këngëtare me pretendime dhe profesioniste si Ledina të arrijë deri këtu. Por kur gjërat duken hapur dhe janë lehtësisht të krahasueshme, është e vështirë të mohohen. Një këngë e suksesshme, e kënduar me profesionalizëm dhe e vlerësuar me çmimin e dytë në festivalin “Kënga magjike” pak kohë më parë, “Të ndiej të huaj” shfaqet edhe me një videoklip. Një plan i afërt i këngëtares, e cila këndon e ulur në karrige. Më pas plani largohet, këngëtarja çohet nga karrigia ku qëndronte e ulur dhe nis të vrapojë midis disa rrugicash të ngushta. I njëjti sfond, të njëjtat imazhe e madje çuditërisht edhe të njëjtat lëvizje të dorës, si tek Ledina edhe Kristina. Por me një ndryshim: në momentin që ngre dorën, tek Ledina dalin pak mbathjet, ndërsa tek rebelja Kristinë ky element nuk shfaqet. Por nuk duhet shumë vëmendje për të kuptuar, që edhe fustani që Ledina ka veshur në klipin e saj është pothuajse identik me fustanin e Kristina Agilerës. I shkurtër, me rripa. Ecim më tej. Kristina e zbathur. Ledina po ashtu. Por megjithëse ka imituar krejtësisht videoklipin e Kristina Agilerës, këngëtarja shqiptare ka lënë dy elementë origjinalë: Kristina është me flokë të zeza, kurse Ledina bionde; e ndërsa videoklipi i këngëtares amerikane është punuar krejtësisht bardh e zi, Ledina dhe producentët e saj nuk kanë ngurruar të fusin disa ngjyra. Një tjetër ndryshim mes dy këngëtareve është koha. “The voice within” është prezantuar për publikun në janar të vitit 2006, kurse videoklipi i këngës “Të ndiej të huaj” shfaqet në fund të këtij viti. Kohë e mjaftueshme për t’i marrë elementët në detaje. Dhe nëse të gjitha këto duken të dyshimta, atëherë fansat e Ledinës apo të Kristinës do ta kenë shumë të lehtë ta bëjnë vetë krahasimin duke kërkuar në internet nën titullin “The voice within”, ku mund të shohin on line videoklipin e ekzibicionistes Kristina Agilera, ndërkohë që në stacionet muzikore shqiptare kanë mundësi të shohin performancën e Ledinës.

GazetaPanorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#56 ne: 23-01-2007, 08:26:14
Ermali, më i preferuari i adoleshentëve

Ermal Fejzullahu është një nga më të kërkuarit e lokaleve apo pub-ve me muzikë live.   
Të gjithë të rinjtë preferojnë të këndojnë nën ritmet e këngëve të tij, që kudo që shkon e ndezin sallën. Këtë fundjavë ai ka kënduar në “Calvin”, ku të gjitha femrat janë afruar pranë tij, duke fotografuar me telefona apo aparate gjithçka ka ndodhur, dhe duke dalë në foto me këngëtarin. Për rininë shqiptare ai është i suksesshëm. Kjo duket nga numri i ftesave që vijnë në vit nga klubet shqiptare, për të kënduar fundjavave. Përveç zërit, melodisë së këngëve të tij, ai është edhe tepër simpatik. Kjo ka bërë që të lakmohet nga të gjitha vajzat, por nuk përjashtohet fakti që ka fansa edhe djem.
 
Zajmina, e pasionuar pas qenëve

Zajmina, përveç dëshirës së madhe për të qenë këngëtare modele dhe një femër tepër seksi, ka edhe një pasion tjetër.   
Ky pasion është të shëtisë me qenin e vet çdo ditë. Por, në shumicën e rasteve, qentë i kanë ngordhur dhe për të është një fatkeqësi, sidomos për nënën e saj, e cila fillon të qajë, sa herë që një nga qentë nuk është më. Njërin nga qentë ia ka shtypur makina, tjetri ka humbur në rrugë, e të gjithë, sipas rastit që ka ardhur. Zajmina tashmë ka marrë një qen të ri, që shëtit rrugëve të ish–Bllokut. Kjo është edhe një tendencë e re e femrave, për të rënë në sy të të tjerëve.
 
Rozana, me një lidhje të re

Rozana Radi sapo ka përfunduar një lidhje dhe është rilidhur përsëri me dikë tjetër.   
Interesant është se ai është një njeri i thjeshtë dhe nuk hyn në rangun e VIP-ave. Ajo ishte shprehur, në një nga emisionet televizive, se personi që dashuronte fillimin e germës së parë të emrit e kishte me “Ç”; të gjitha mediat që dëshironin ta merrnin vesh duhet të investigonin. Mesa duket, kjo histori ka marrë fund dhe një diell tjetër ka lindur për Rozanën. Ajo është bërë e njohur me klipet e saj, edhe pse e ka pranuar vetë se nuk është një këngëtare e mirëfilltë, por këndon për emër dhe për pasion.
 
Ingrid Gjoni, një fejesë e papritur

Ka mbaruar për regjisurë, por këndon dhe njëkohësisht sfilon në pasarelat e modës.   
Kjo është Ingrid Gjoni, që u ka dhënë fund shumë thashethemeve, duke zyrtarizuar fejesën e saj. Të gjithë që e njohin pohojnë se nuk u kishte shkuar në mendje se kjo lidhje do të përfundonte në diçka serioze. Ingridi tashmë ndihet e lumtur pranë njeriut që dashuron. Enea dhe Ingridi qëndrojnë gjithmonë bashkë. Ata janë parë të shëtisin në shumë pub-e dhe lokale të Tiranës, ndërkohë që thashetheme të ndryshme për të dy qarkullojnë.
 
Marre nga Gazeta e Tiranes

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#57 ne: 24-01-2007, 14:11:14
Shpat Kasapi, i mbush plot pub-et 

Në moshë fare të re ka njohur suksesin.
 
 
Kjo nuk është e rastësishme, por ka ndodhur, sepse Shpati ka zë të pëlqyeshëm për të rinjtë, si dhe është tepër simpatik. Jo pak femra kërkojnë të fotografohen më të në evenimente të ndryshme, ku ai është i ftuar. Madje, emri i tij përdoret edhe në batutat e humoristëve të Portokallisë, për lukun e tij dhe për femrat që e adhurojnë. Sa herë që nëpër rrugë afishohet emri i tij, si një nga këngëtarët e ftuar për të kënduar live, salla e madhe e pub-it apo lokalit është e pamundur të mos jetë plot, e mbushur me adhurues. Dhe normalisht, më të interesuara janë vajzat. Por ka shumë djem që e pëlqejnë lukun e tij dhe mundohen ta imitojnë, për të qenë sa më trendy. 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#58 ne: 25-01-2007, 13:52:03
Eranda, e pasionuar pas kafshëve

Këngëtarja e njohur për zërin brilant ka treguar se është e pasionuar jashtëzakonisht pas kafshëve shtëpiake.   
Kushdo që ka shkuar në shtëpinë e saj, nuk ka mundur të largohet pa dëgjuar lehjet e forta të qenit, që ndodhet në oborrin e shtëpisë. Ajo nuk ka vetëm qen, por edhe mace, për të cilat kujdeset vazhdimisht. Eranda, që e vogël i merrte kafshët e shtëpisë dhe i ledhatonte, gjithmonë ka dëshiruar që t’i kishte në shtëpi, prandaj tani e ka plotësuar dëshirën e saj. Madje, në një nga emisionet televizive ajo ka marrë një derr, për t’ia dhuruar prezantuesit të emisionit, i cili është surpriuar. Madje, dhe teleshikuesit nuk mendonin se në një spektakël-kënge të merrte pjesë edhe një derrkuc i vogël.
 
Këngëtarja, tashmë me menaxher
 
Elvana Gjata është një nga këngëtaret pjesëmarrëse të show-t dhe konkursit “Ethet e së premtes”.   
Edhe pse nuk arriti të fitonte në këtë konkurs, ajo nuk mund të rrinte në hije si këngëtare. Pas kësaj, Elvana zbuloi se kishte zë të mrekullueshëm, dhe se do të ishte e pëlqyeshme nga të gjithë. Ajo ka lidhur një kontratë me Radio Energji dhe për çdo takim pune të drejton te menaxheri i saj. Për Elvanën hapën thashetheme se kishte lidhje me këngëtarin e “Tingulli 3”, Getoarin. Por ajo i ka mohuar të gjitha, dhe ka deklaruar se janë thjesht thashetheme të njerëzve, që nuk kanë se çfarë të bëjnë. Ndërkohë, është duke përgatitur këngë të reja, për të dalë më fuqishëm në tregun e këngës.
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#59 ne: 29-01-2007, 12:23:47
Vikena Kamenica, në prag të fejesës

Ditët e fundit është përhapur lajmi se këngëtarja e talentuar shqiptare Vikena Kamenica është në prag të fejesës.   
Ajo është e lumtur se tashmë ka gjetur njeriun e jetës. Vikena është e njohur për zërin potent dhe plot ngjyrë, si në zhanrin e këngës së lehtë, ashtu dhe në atë operistik. Madje ajo është vlerësuar edhe me çmime të para në opera dhe ka vënë në skenë pjesë operistike të autorëve të njohur botërorë. Përfundimi është se ka dalë shkëlqyeshëm dhe gjithmonë ka marrë vlerësim maksimal qoftë nga juritë, qoftë nga publiku, i cili e ka pritur me duartrokitje. Tashmë këtë pjesë të suksesit e ka lidhur edhe me suksesin familjar, duke vendosur të fejohet.
 
Landi fejohet me Irisin 

Këngëtari i grupit “West Said Family”, pas një lidhjeje 7-vjeçare me të dashurën e tij, Irisin, tashmë kanë vendosur që të fejohet.   
Ajo nuk i përket fushës së artit, por ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, ashtu si Landi. Ata të dy tregojnë se kanë pasur një lidhje të qetë me zënka të vogla dhe së fundi kanë vendosur që t’i japin fund të lumtur njëherë e përgjithmonë. Gjithashtu, kanë shmangur edhe thashethemet e shumta për lidhjen e tyre. Së shpejti pritet që të martohen dhe të vazhdojnë jetën familjare. Gjatë këtyre viteve që kanë qenë bashkë kanë treguar se sa e fortë është dashuria që kanë për njëri-tjetrin dhe sa të aftë janë që ta ruajnë për një kohë të gjatë këtë ndjenjë.
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#60 ne: 30-01-2007, 13:05:39
Blero ndahet nga e fejuara
 
Tashmë dihet që Blero ka kohë që është fejuar, por, sipas një burimi të afërt me Bleron, thonë se Blero i ka prishur marrëdhëniet me të fejuarën e tij.   
Nuk dihet se çfarë ka ndikuar negativisht në lidhjen e tyre, mbase udhëtimet e shpeshta, koncertet dhe fanset e çmendura mund të kenë ndikuar disi ne këtë ndarje. Megjithëse Blero nuk është shprehur publikisht lidhur me fejesën. Por, sa për thashethemet që janë hapur në media, personi që shpërndau lajm është më se i besueshëm. Edhe pas këtyre, Blero është gati të nxjerrë në treg albumin e tij të fundit. Përmbajtja e të cilit me siguri do të ketë këngë me brengë brenda. Thonë që këngët më të mira krijohen pas fundit të dashurive të gjata.
 
Nora Istrefi, një histori me Sekiraqin

Sipas thashethemeve të fundit që janë hapur për këngëtaren e njohur kosovare Nora Istrefi, ajo e ka gjetur njeriun që i duhet.   
Se sa do të zgjasë kjo lidhje ende nuk dihet, por e rëndësishme është që ata janë bashkë tani. Ai quhet Enver Sekiraqi dhe nuk është hera e parë që ai lidhet me një femër të bukur që i përket artit të muzikës. Sipas disa zërave, Sekiraqi ka qenë i dashuri i Adelina Ismajlit, ndërsa tani flitet se ai është me Nora Istrefin. Ende nuk dihet nëse fjalët janë të vërteta, pasi brenda ka një kontradiktë, sepse Adelina dhe Nora janë shoqe dhe mike të shtëpie. Dhe ky lajm është pak tronditës si për këngëtaret dhe për opinionin. Por mund të ketë qenë dhe e kundërta, që Adelina nuk ka qenë kurrë me Sekiraqin. Ndërkohë më mirë është që t’ia lëmë kohës të vendosë se si është e vërteta.
 
Grupi Hana Band ndahet me këngëtaren Teuta Blakaj. 
 
Vendin e saj e zë Fjolla Gashi, nga Prizreni. Emri i saj nuk është shumë i njohur në botën e këngës. Kur grupi Hana Band gjeti Teuta Blakajn dhe promovuan këngën e tyre "Me ty jam e dashuruar", ajo ishte këngëtarja e katërt në radhë, ndërsa Hana Band thoshin të njëjtën gjë ashtu si për tri të parat. Ata janë shprehur se ishin "ishin të kënaqur me zërin e Teutës". Por kjo kënaqësi nuk zgjati shumë dhe Hana Band iu desh të riorganizoheshin përsëri dhe të merrnin në grup një këngëtare nga Prizreni, Fjolla Gashi, e cila është shumë pak e njohur për publikun shqiptar. Pas Kaltrina Selimit, Ryva Kajtazit, Mjellma Berishës dhe Teuta Blakajt, radha i erdhi Fjolla Gashit. Kështu, do të shohim suksesin e këtij grupi se si do të vazhdojë në grup, me pranimin e këngëtares së re.
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#61 ne: 01-02-2007, 13:52:45
Dilo: Këngën ia kam kushtuar babait
Rovena Dilo ka nxjerrë në treg albumin e saj të dytë.

 
Ndërsa në televizione shfaqet kënga e saj “Dorëzohem”, të cilën ia ka kushtuar babait që i ka vdekur. Dilo thotë se: “Ky është një dorëzim filozofik që u bëj disa gjërave”. Videoklipi është xhiruar në Itali. Ndërsa nuk ka munguar suksesi i këngës, që është mirëpritur nga publiku. Si kënga ashtu dhe videoklipi janë cilësuar si mjaft profesionalë, ndërsa zëri potent dhe plot ndjenjë i Rovenës është prekës dhe, njëkohësisht, optimist për të vazhduar jetën. Rovena ndihet e lumtur nga kjo pritje që iu bë këngës së saj dhe shpreson për më të mirën. 

Adrian Gaxha, miq me Big Mama
 
Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia Adrian Gaxha ka pohuar se ka një lidhje të fortë miqësie me këngëtaren Big Mama.   
Ata janë dy miq të mirë që i gjenden gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kjo është vërtetuar në spektaklin “Ishte loja”, ku Gaxhës i është bërë një lojë, sikur Big Mama ishte shtruar në spital dhe ai nuk ka munguar për t’i qenë pranë. Big Mama është shprehur para kamerave se ka vite që njihet me Gaxhën dhe e vlerëson së tepërmi personalitetin e tij. Ndihet mirë kur është me të sepse kanë një miqësi të fortë dhe të sinqertë. Grupi i miqësisë së tyre është i zgjeruar, por ata të dy vërtetojnë se janë tepër miq dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për njëri-tjetrin. 

Gazetaetiranes

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#62 ne: 03-02-2007, 17:08:49
Adelina, këngëtarja më e paguar

Lajmet nga Prishtina vazhdojnë të jenë pozitive për Adelina Ismajlin. Këngëtarja kosovare mbetet ende në top listën e emrave më të paguar nga organizatorët e koncerteve dhe më të kërkuar nga fansat. Asnjë prej këngëtareve të reja, që kanë hyrë në skenën muzikore kosovare, e madje edhe në skenën shqiptare nuk kanë mundur të arrijnë në nivelet e Adelina Ismajlit. Sepse në ditën e saj më të mirë, këngëtarja ka arritur të fitojë deri në 10 mijë euro në një koncert ndërkohë, që janë vetë kolegët e saj shqiptarë, të cilët tregojnë se është e vetmja këngëtare, për të cilën sallat dhe lokalet janë të tejmbushura. Me zërin e saj të spikatur e natyrisht edhe pamjen tepër intriguese Adelina Ismajli ka arritur të shndërrohet në këngëtaren më të kërkuar, sidomos për shqiptarët e diasporës. U fol se dalja e Genta Ismajlit kishte nisur të dobësonte “potencën” e Adelinës, por në fakt mësojmë se shuma, që paguhet për të pasur Gentën në një koncert është gati sa gjysma, që paguhet për kolegen e saj Adelina. E madje edhe motra e saj, po aq e bukur Zanfina nuk ka mundur kurrësesi deri më sot, të arrijë në nivelet e Adelinës, që natyrisht e kanë bërë të lakmueshme nga shumë këngëtarë. E lidhur me muzikën dhe këngën, qysh në fëmijëri Adelina Ismajli ka qenë gjithmonë një vajzë rrebele dhe impulsive, që pikërisht me këto anë të natyrës së saj ka ditur të fitojë shumë fansa në muzikë. Për një periudhë kohe ajo u shkëput nga kënga, moment në të cilin u përfol edhe për një largim të përhershëm nga muzika. Megjithatë e rikthyer në skenë, pak kohë më parë, pasi kishte mohuar gjithë thashethemnajën që mbuloi imazhin e saj në këtë periudhë, Adelina rikthehet dhe duket se këtë radhë për të goditur më fort. Këtë fakt e tregoi edhe koncerti i fundvitit në Prishtinë. Adelina vazhdon të jetë në top listën e më të paguarave. Dhe rivalja e saj më fortë Genta Ismajli, është ende larg.

Elvana ndahet nga Getoari

Thuhet se lidhja e tyre rezultoi shumë më e shkurtër nga sa qe menduar. Ndonëse për Getoarin, ky fakt nuk përbën risi. Elvana Gjata dhe Geti i “Tingulli 3” i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Është ky thashethemi më i fundit, që ka nisur të qarkullojë në rrethet muzikore për këtë çift të krijuar vetëm disa muaj më parë. Ende nuk dihen motivet e ndarjes, por duke kujtuar natyrën e paqëndrueshme të Getoarit dhe lidhjet e tij të shumëpërfolura me disa këngëtare duhet ta pranojmë, që ky fakt nuk na çudit, e madje mund të themi që pritej. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ish-lolitën e ngrohtë të këngës sonë. Sepse, pavarësisht suksesit në fushën muzikore për jetën e saj private Elvana Gjata kishte qenë pëherë e kujdesshme. Nuk kishte zbuluar asnjë fjalë për veten e saj. Gjithmonë ka dashur të flasë për muzikën, studimet e saj në degën e regjisurës, familjen, por kurrë për jetën private apo dashurinë. Dhe pavarësisht se edhe për lidhjen me Getoarin ajo nuk foli kurrë, gjithsesi nuk ngurroi, që në disa festa publike të shfaqej në krah të tij. Gjë, që për një çast na bëri të mendonim se gjërat mes tyre po shkonin për mrekulli. E madje, thuhet se në atë periudhë bukuroshja nga Tirana filloi të kalonte më shumë kohë në Prishtinë. Mësojmë se lidhja e Elvana Gjatës me Getoarin ka nisur pikërisht atëherë kur ajo, në bashkëpunim me grupin “Tingulli 3” nxorën këngën “Me ty”. Një këngë, që na shfaqi një imazh të ri të Elvanës, ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim zakonisht. E bukur, rrëzëllitëse, por edhe seksi njëkohësisht. Imazhi prej një vajzë të ndrojtur dhe deri diku larg ekstravagantes, në atë udhëtim drejt Kosovës, u zëvendësua me pamjen e një zonjushe joshëse, që përveç zërit tepër të veçantë diti të nxjerrë në pah edhe hiret femërore, dhuratë e natyrës. E pas kësaj kënge, ndoshta falë qëndrimeve të gjata në Kosovë, Elvana do të nxirrte një tjetër këngë, e prezantuar me një klip të animuar dhe ku dilnin në pah, disa elementë të dialektit kosovar. Por pavarësisht të gjitha këtyre, me sa duket Getoari është kthyer sërish në karakterin e tij të paqëndrueshëm, ndaj edhe kjo lidhje ka marrë fund.
 
Zaimina tani me flokë të shkurtra çokollatë

Gjithmonë bjonde. Madje flokët e saj gati në të bardhë kanë qenë shpesh një mënyrë e mirë atraktive. Por me sa duket Zaimina Vasjari është ndjerë e lodhur nga pamja e përhershme, me flokë bjondë (ndonëse ka luajtur me gjatësinë), ndaj dhe ka vendosur të ndryshojë. Për të gjithë ata, që kanë kohë pa e parë Zain, ju themi të mos e kërkojnë portretin e saj tek një vajzë me flokët e gjata dhe të verdha. Sepse pavarësisht se është identifikuar shpesh nga ngjyra e flokëve këtë radhë Zai ka bërë një transformim të dukshëm. Së pari e ka hequr extension-in, që mbante prej kohësh duke e shkurtuar gjatësinë në mënyrë të konsiderueshme. Më pas flokët i ka lyer ngjyrë çokollatë. Dhe me sa duket Zait i pëlqen ky ndryshim, sepse ka vendosur, që të paktën për pak kohë të mbajë këtë ngjyrë. Më pas ku i dihet, mund ta ndryshojë sërish. Ndërsa tek gjatësia do të ndërhyjë shumë shpejt. Meqë Zaimina do të jetë një prej pjesëmarrëseve në festivalin e muzikës moderne Top fest, ka menduar, që imazhi i saj aty të jetë një surprizë. Për këtë arsye flokëve ngjyrë çokollatë do t’iu shtojë extensionin po në këtë ngjyrë. Të shohim në do e njohim Zain me këtë ndryshim.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#63 ne: 10-02-2007, 15:09:42
Pse VIP-at e urrejnë Shën Valentinin

E njohur në të gjithë botën si dita e të dashuruarve, Shën Valentini ka vetëm disa vite, që ka nisur të festohet në Shqipëri. E ndërsa jemi mësuar t’i shohim të tejmbushura rrugët e Tiranës më 14 shkurt dhe akoma më të tejmbushur lokalet e natës, që si çdo vit ofrojnë muzikë, pije dhe programe nga më të ndryshmet, duket se VIP-at shqiptarë e gjejnë veten shumë të distancuar nga kjo festë. Disa sepse kanë shumë angazhime, të tjerë sepse pëlqejnë më shumë të fitojnë në koncerte se sa të festojnë, e ndërsa ka edhe nga ata, që nuk e pëlqejnë këtë festë dhe tonalitetin që ajo merr, ndaj e shohin si një ditë të zakonshme. Por këtë vit, kur dita e të dashururave përkon edhe me ditët më të nxehta të fushatës elektorale në Shqipëri, duket se vërtet VIP-at shqiptarë dhe sidomos këngëtarët nuk do të gjejnë shumë kohë për vete edhe sikur të duan. Sepse koncerteve të festës iu shtohen edhe koncertet e fushatës. Dhe natyrisht këto janë momentet më të mira për të fituar.

Alban Skënderaj: “Jam vetëm. Do të festoj 15-ën”

Alban Skënderaj nuk është se i ka shpallur “luftë” Shën Valentinit, por këtë vit ai nuk do të festojë për një arsye shumë të thjeshtë: sepse është vetëm. “Do të festoj 15-ën, ditën e beqarëve shprehet këngëtari duke qeshur”. Megjithatë fakti, që nuk ka një femër në krah nuk e pengon aspak Albanin të falë dhe të marrë dashuri. Ndonëse 14 shkurti nuk do të shënojë ndonjë festë të veçantë, për Albanin do të jetë një ditë impenjative, sepse ai do të jetë protagonist në mbrëmjen gala, në musical-in “Romeo dhe Zhuljeta” në rolin e protagonistit, Romeos. “Kjo është mënyra më e mirë për të kaluar një Shën Valentin. Është plot dashuri”, shprehet Albani.


Jonida Maliqi “Nuk e vlerësoj këtë festë”

Me të fejuarin është duke jetuar një lidhje të gjatë. E megjithatë Shën Valentini për të nuk mund të konsiderohet aspak një ditë e veçantë dhe aq më pak, një festë e vlerësuar. “Nuk e vlerësoj këtë festë. Është një festë e re në Shqipëri dhe nuk është e kultivuar. Është thjesht në modë”, shprehet këngëtarja Jonida Maliqi, për të cilën 14 shkurti nuk jetohet si një ditë speciale për të shkëmbyer puthje dhe dhurata. “Një çift mund të ketë Shën Valentin çdo ditë - vazhdon ajo. Unë jam anti-Shën Valentin”. Dhe kjo është një arsye më shumë, që mbrëmjen e 14 shkurtit, ajo të mos jetë duke festuar, por duke kënduar. Është një mbrëmje e madhe gala, që do të shfaqet live në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me pjesët më të mira nga musical-et e vëna në skenë deri tani. Ndaj, Jonida do të përjetojë edhe një herë suksesin e Zhuljetës tek “Romeo dhe Zhuljeta” dhe ky fakt e kënaq. Ndërsa sa për Shën Valentinin? Do të jetë si gjithmonë, që kur flet me Gentin në telefon do të urojnë njëri-tjetrin me humor: “Epo mirë, hajde gëzuar”!

 

Vita udhëton drejt Shkupit për të qenë në krah të Shpatit

Lidhjen e saj me Shpat Kasapin nuk ka ngurruar ta bëjë publike, që në fillim. Më pas Shpati do e mohonte. Por fjalë të tjera vazhdojnë të qarkullojnë dhe duket se modelja durrsake ka nisur t’i marrë gjërat seriozisht. Nga sa kemi mësuar, Vita, vajza e cila është parë publikisht në krah të Shpat Kasapit, e madje edhe ka folur lirisht për këtë lidhje, këtë radhë ka vendosur të udhëtojë drejt Shkupit për të qenë në krah të Shpatit me rastin e Shën Valentinit. Nuk dihet saktësisht nëse Shapti është në dijeni të kësaj vizite, apo do të jetë surprizë, por është e sigurt: më 14 shkurt ata do të jenë së bashku.

Ingrit Gjoni: “Pak orë për veten, për t’iu shtuar traditës”

Duket se edhe për Ingrit Gjonin 14 shkurti nuk shihet si një ditë e vërtetë feste, por më shumë si një ditë pune. Të mërkurën ajo do të jetë në një koncert në Elbasan, pjesë e fushatës elektorale, por edhe e festës së të dashuruarve, ndërkohë që në mëbrëmje do të kthehet në Tiranë. “Besoj se do të gjejmë pak orë edhe për veten - shprehet Ingriti, thjesht sa për t’iu shtuar traditës. Nuk e shoh si një festë të vërtetë, por do të dalim me Enean në ndonjë prej lokaleve të kryeqytetit”. Me sa duket edhe dhuratat do të jenë thjesht pjesë e kësaj tradite. Enea dhe Ingriti nuk kanë menduar se çfarë do të zgjedhin për njëri-tjetrin, megjithatë do të shkëmbejnë dhurata, thjesht në mënyrë simbolike.

Manjola Bregasi GazetaPanorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#64 ne: 10-02-2007, 15:34:45
Soni Malaj “gjen” dashurinë e vërtetë

Duket se më në fund Soni Malaj e ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe e ka zbuluar kuptimin real të fjalës “të dua”. Të paktën në muzikë. Vetëm pak ditë më parë, ajo ka prezantuar në kanalet muzikore shqiptare këngën e saj të fundit, që mban titullin “Të dua ty”. E kemi parë të vijë në mënyra të ndryshme në performancat e saj muzikore Soni Malajn, por në këtë videoklip të ri ajo vjen me një imazh tërësisht të veçantë dhe intrigues. I është rikthyer të shkuarës. Nuk dimë nëse ky fakt ka frymëzuar Sonin apo ideuesit e vodeoklipit të saj. Klipi nis me një urim në titra: “Gëzuar vitin e ri 1952”. Më pas shfaqet Soni me një luk tërësisht të rafinuar dhe në stilin e atyre viteve, që për hir të së vërtetës duhet pranuar se i jep një tjetër hir këngëtares dhe krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në videoklipet e tjera, të prezantuara deri tani. Pas performancës së saj në festivalin muzikor të Prishtinës, “Polifest”, në qershor të vitit të shkuar, për Sonin ka pasur një periudhë të gjatë pauze, aq më tepër edhe pas skualifikimit për të marrë pjesë në festivalin e fundvitit në TVSH. Mësojmë, se këngëtarja ka përgatitur albumin e saj të ri, por për arsye personale është duke e vonuar publikimin e tij. Megjithatë gjithçka tashmë është çështje kohe.

Diellza Kolgeci, modelja që provon edhe në muzikë

Ka ndërthurur klasiken me modernen dhe ka gjetur një stil tërësisht të veçantë për t’u prezantuar në muzikë. Duke iu referuar lashtësisë, Kleopatrës dhe aftësive të saj parashikuese, bukuroshja kosovare Diellza Kolgeci e spikatur për pamjen e saj, e kurorëzuar me disa çmime bukurie, e njohur si vajza e pasarelave dhe së fundmi edhe si aktiviste në jetën politike të Kosovës, provon tani në muzikë. Kënga, e transmetuar këto ditë dhe e shoqëruar me një klip intrigues dhe tepër simbolik, mban titullin “Si Kleopatra”. Në fillim Diellza shfaqet e shtrirë dhe mbi trupin e saj gjysmë të zhveshur qëndrojnë disa gjarpërinj. Më pas në një zyrë moderne dhe sërish në kështjellat e lashtësisë, që rikthejnë Kleopatrën dhe imazhin e tmerrshëm të një gjarpri të madh, që shton ftohtësinë e kështjellës. Menjëherë në forumet e hapura në internet në lidhje me këtë temë është përfolur dhe është komentuar klipi i Diellzës. Disa e cilësojnë një realizim të bukur artistik, por ku mungon cilësia muzikore, ndërkohë që të tjerë e vlerësojnë zërin e Diellzës po aq sa edhe bukurinë e saj. Madje, ka edhe nga ata, të cilët pasi e kanë parë bukuroshen të performojë në këngën e Armend Rexhepagiçit, fituese në festivalin “Kënga magjike”, shprehen se dalja e Diellza Kolgecit me një single ishte diçka që pritej. Është pikërisht ajo, zana bukuroshe, që shoqëron koreografinë e këngës “Kur dashuria vdes”. Ndërkohë, edhe vetë Diellza në intervistat e saj e kishte deklaruar lançimin e një kënge të tillë, në të cilën madje ka aktivizuar aktorë profesionistë. Vajza e një politikani kosovar, Diellza është njohur edhe si aktore dhe shkrimtare në vendlindjen e saj, Prishtinë, ndërkohë që pasi ka kryer studimet e larta në Ne York për dizajn e ushtron këtë profesion në një atelie mode. Jeta private? Ajo nuk ka dashur të flasë kurrë, por në të ardhmen ndoshta do të tregojë diçka.

Elsa Lila, koncert në Nju Jork. Më pas skena e “San Remo”-s

Pasi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në festivalin e madh të muzikës italiane, “San Remo”, mësojmë se këngëtarja e suksesshme shqiptare, Elsa Lila shumë shpejt do të niset drejt Nju Jorkut, në një koncert për shqiptarët atje. Pavarësisht impenjimeve që mund të kërkojë një eveniment i përmasave gjigante si “San Remo”, Elsa gjen kohë edhe për koncerte të veçanta. Mësojmë se në krah të saj do të jetë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Aurela Gaçe. Kohët e fundit vizitat e Elsës drejt Shteteve të Bashkuara kanë qenë më të shpeshta, pavarësisht qëndrimit prej disa vitesh në Itali. E ngjitur në skenën e muzikës që në moshë të re, Elsa Lila ka njohur suksesin e saj të vërtetë në skenën e festivalit të këngës, kur ishte ende adoleshente, për të vijuar më pas një karrierë të vlerësuar në fushën e muzikës, kjo falë talentit të saj dhe zërit tepër të spikatur. Pas Ana Oksës dhe origjinës së sa saj shqiptare, Elsa Lila është e vetmja këngëtare nga Shqipëria që merr pjesë në festivalin e “San Remo”-s.

Rovena Stefa niset drejt Amerikës bashkë me Shpat Kasapin

Çfarë e lidh vallë Rovena Stefën me Shpat Kasapin?! Për momentin kemi mësuar, se ajo që i ka bashkuar është pikërisht muzika. Këngëtarja shqiptare dhe këngëtari maqedonas kanë kuptuar se së bashku mund të këndojnë shumë mirë dhe për të eksperimentuar në këtë drejtim nuk kanë zgjedhur skenën shqiptare apo kosovare, por një vend të largët. E pra, Rovena Stefa dhe Shpat Kasapi do të jenë së bashku në Amerikë në disa koncerte ku do të prezantojnë këngët e tyre. Natyrisht përkundrejt pagesës. Do të jetë një turne në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të startojë më 10 mars në Amerikë dhe ku do të përfshihen gjashtë koncerte në disa shtete, duke nisur nga Allentown i Pensilvanisë, për të vazhduar më pas në Chicago, Warren, Waterbury, Boston e për të përfunduar në New York. Sipas organizatorëve të këtij aktiviteti bëhet fjalë për turneun më të madh, që dy artistë shqiptarë kanë zhvilluar ndonjëherë në Amerikë. E ndërsa për Shpatin është hera e parë që këndon për shqiptarët e Amerikës, Rovena ka qenë e ftuar edhe herë të tjera në aktivitetet dhe koncertet e komunitetit shqiptar. Prej kohësh këngëtarja ka nisur të merret seriozisht me koncertet në Shqipëri e jashtë saj duke i menduar edhe si një mënyrë e mirë fitimprurëse. Gjithashtu, pak kohë më parë, Rovena ka bërë të ditur edhe lidhjen e saj intime me një djalë, por pa dashur të japë detaje për marrëdhënien mes tyre dhe pa u shpjeguar gjatë, nëse gjatë turneve dhe udhëtimeve të shpeshta i dashuri e shoqëron. Nuk dimë nëse ai do të jetë edhe në Amerikë së bashku me Rovenën. Ndërsa në lidhje me Shpatin?! Ndoshta nga këto turne të përbashkëta dhe nga udhëtimet mes dy këngëtarëve mund të lindë edhe ndonjë bashkëpunim, fakt të cilin Rovena nuk e përjashton. Dhe besojmë që stili i saj i të kënduarit mund të gjejë pika të përbashkëta me stilin e Shpatit. Për më tepër, të mos harrojmë, që Rovena Stefa është nga ato këngëtare që nuk iu thotë “jo” dueteve. Ndoshta pas Altin Shirës është radha e Shpatit të provojë të këndojë me Rovenën.

G.Panorama

  • Postime: 1580
sorelina
#65 ne: 12-02-2007, 11:22:50
Vipat e urejne shen Valentinin se nuk e kam mendjen tek e vertata "dashuri" por tek karriera.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#66 ne: 14-02-2007, 14:47:08
Blero& Genta, një lidhje e re

Duket se i ka vënë mirë punët në vijë Blero. Do të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë, jo vetëm me një klip të ri që e ka titulluar “Mos më refuzo”, por dhe me shumë të reja interesante. Siç është dhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren më të preferuar të këtyre kohëve, Genta Ismailin për albumin e tij të ri. Në fakt bëhet fjalë për një duet, vetëm në njërën prej këngëve të shumta që ai do të sjellë në treg. Por kaq mjafton për të menduar se mund të jetë pikërisht kjo, kënga që mund të bëhet hiti i ri i Bleros. I ka të gjitha shanset. Ç’titull do të ketë? Nuk dihet. Me ç’ritme do të vijë? Blero nuk e ka zbuluar as këtë.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#67 ne: 15-02-2007, 15:18:50
Soni, veshje tërësisht e viteve ‘30-‘40

Soni Malaj, këngëtarja tepër simpatike, jo vetëm që e ka befasuar publikun me fejesën e saj me Florin, por befason sërish publikun me këngën “Të dua ty”   
Përveç zërit, ajo e ka mahnitur publikun me klipin. Në të ajo përdor veshje të viteve ‘30-’40, prandaj në këtë mënyrë Soni duket më e veçantë dhe më tërheqëse. Kjo është një mënyrë mjaft e bukur për ta bërë publikun për vete, por gjithmonë nëpërmjet një pune të arrirë dhe tepër të veçantë. Soni mbetet një nga këngëtaret, që po bën karrierë si këngëtare e vërtetë, madje dhe është vlerësuar nga kritikët e paktë të artit, që ka në vendin tonë.

Gili, me thonj fals

Këngëtarja kosovare, Gili, ka një look të veçantë dhe tepër tërheqës në klipet e saj   
Madje ajo njihet si këngëtaret me look tepër të veçantë dhe një nga biondet më të bukura të ekraneve. Por në klipet e saj të fundit duken thonjtë e gjatë dhe të lyer, të cilët shpeshherë fokusohen nga kamerat. Çdo detaj i bukurisë dhe përkushtimit që ka treguar këngëtarja nuk mund të mbetet pa u fokusuar. Përveç zërit, këngëtarët mundohen sa më shumë të bien në sy nëpërmjet pamjes të tyre dhe të krijojnë sa më shumë fansa besnik, të cilët arrijnë deri në imitim.

“Hana Band”, pendohet për Kaltrina Selimin

Grupi kosovar “Hana Band” është bërë pishman që kanë lejuar të largohet këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ishte solistja kryesore e grupit   
Kaltrina, pas largimit nga grupi, ka filluar të këndojë e vetme dhe ka filluar të ketë sukses dhe kjo e ka bërë të ngjisë me shpejtësi shkallët e karrierës. Kaltrina është këngëtarja e tretë që largohet nga ky grup. Mesa duket “Hana Band” nuk gjen rehat me këngëtaret. Megjithatë ata vazhdojnë të nxjerrin albume në treg, por i qëndrojnë besnik idesë se Kaltrina është solistja më e mirë e grupit që kanë. 
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#68 ne: 17-02-2007, 16:23:58
Truproja, i vetmi mashkull pranë Greta Koçit

“Në jetën e Greta Koçit nuk ka asnjë djalë. I vetmi mashkull, që qëndron pranë saj është truproja”. Janë këto fjalët e prindërve të këngëtares 16-vjeçare, për të cilën vetëm një javë më parë, u tha se ishte e lidhur me një baterist, që luan në lokalin “Il cavalliero”. Por, sipas prindërve të Gretës, të cilët gjithmonë i kanë qëndruar pranë së bijës duke u shoqëruar madje edhe në koncertet e lokalet e natës ku ajo këndon, brenda këtij lajmi nuk ka asnjë gërmë të vërtetë, e madje tashmë ata kanë nisur një proces kallëzimi, për dëmtim të imazhit të saj publik. “Atë natë, kur thuhet se Greta është parë në lokalin në fjalë, dihet botërisht, që ajo nuk ndodhej aspak aty. Këtë e them unë dhe mund ta vërtetojnë edhe shumë njerëz, që ndoqën Gretën në një performancë në Fier”, shprehet e ëma, e cila thekson në mënyrë të veçantë se nuk i intereson aspak karriera, përpara karakterit të vajzës. “Greta ende nuk ka mbushur 18 vjeçe dhe nuk mund të jetë aspak normale të flitet për një lidhje në jetën e saj. Për më tepër, ajo gjithmonë ka qenë e shoqëruar nga ne dhe kjo dihet tashmë”, vazhdojnë të shprehen prindërit e Greta Koçit, të cilët shtojnë se vajza e tyre tashmë është duke jetuar një sukses të vërtetë muzikor.

Kush e refuzon Bleron? Në ekran klipi i tij i ri

“Mos më refuzo”. Një lutje, një thirrje, një kërkesë? Në fakt është titulli i këngës së re të Bleros, prezantuar këto ditë edhe në Shqipëri. Një video e paralajmëruar e këngëtarit, që është shfaqur vetëm pak ditë përpara Shën Valentinit. Së bashku me këngëtarin shqiptar, në këtë klip shfaqet edhe një këngëtare e huaj, De Camada, ndërkohë, që në ritmet e këngës vihet re një ndryshim nga e zakonshmja në muzikën e Bleros, duke ndërthurur aty edhe ritmet latine. Edhe në videoklip e në gjithë elementët skenikë të tij vihet re më shumë profesionalizëm dhe cilësi në krahasim me klipet e mëparshëm.

Landi i “West Side Family” fejohet zyrtarisht

Pas 8 vitesh lidhje, Landi i grupit “West Side Family” shpall fejesën zyrtarisht. Ndonëse tashmë marrëdhënia e tyre ishte bërë disi publike, të paktën Landi nuk e kishte mohuar kurrë praninë e Irisit në jetën e tij, sipas traditës shqiptare “kafetë” në familje i kanë pirë vetëm pak ditë më parë, në prag të Shën Valentinit. Por cila është e fejuara? Është pikërisht ajo, Irisi së cilës ai i ka dedikuar edhe një përkushtim në albumin e parë të grupit. Landi dhe Irisi kurorëzojnë në fejesë këtë marrëdhënie të gjatë. Nga sa kemi mësuar, ata kanë thuajse 13 vjet, që njihen dhe më shumë se tetë vjet, që ndajnë për njëri-tjetrin ndjenja reciproke. Por ndonëse e pranon, që është një moment i bukur në jetën e tij, vetë anëtari i West Side Family nuk dëshiron të shtojë asgjë për këtë fakt. Është diçka personale të cilën ai kërkon ta ruajë të tillë dhe për më tepër nuk i pëlqen të flasë. Ndoshta kjo e bën edhe më interesante marrëdhënien e tij me Irisin… E ndërsa viti 2006 u mbyll duke i sjellë një dhuratë të bukur Dr. Florit, vajzën e tij Kaltrina, viti 2007 nisi me një kurorëzim të marrëdhënies së Landit me Irisin. Tashmë është radha e Mirit të na sjellë ndonjë surprizë të bukur nga jeta private.

Edhe Big Mama me një “video seksi”

Edhe Big Mama vjen me një “video seksi”. Në fakt ky është titulli i këngës së saj më të re e prezantuar në ekranet muzikore shqiptare ditët e fundit. Duke vërejtur shpesh fenomenin e përhapur të videove seksi, sidomos në internet, këngëtarja kosovare sjell një temë shumë të njohur dhe shumë aktuale të ditëve tona. Natyrisht duke e përcjellë në muzikë autorët kanë ditur ta largojnë vulgaritetin e përditshmërisë, ndonëse në nivelin artistik, kënga nuk mund të cilësohet ndër më të mirat e kësaj këngëtareje. Megjithatë, ajo që spikat gjithashtu në këtë klip të ri të Big Mamës është edhe pamja e saj, që pavarësisht përmasave, në këtë rast është më e rafinuar. Nuk dimë nëse këngëtarja kosovare Big Mama e ka “vjedhur” këtë emër nga këngëtarja me ngjyrë Willie Mae (“Big Mama”) Thornton, megjithatë tashmë të gjithë adhuruesit e saj në Shqipëri dhe Kosovë e njohin kështu. Ndoshta edhe se pamja e saj, ka diçka të njashme me atë të këngëtares amerikane të muzikës bluz, e ndarë nga jeta në vitin 1984.

GazetaPanorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#69 ne: 24-02-2007, 16:40:33
Rovena Dilo vendos të pushtojë pub-et

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Rovena Dilo u rishfaq sërish në muzikë. Në fillim një festival, më pas albumi i shoqëruar me lançimin e një balade shumë të spikatur, ku Rovena shfaqi talentin edhe si autore teksti. Madje mësojmë se këngëtarja e njohur ka vendosur, që me ritme dance të bëjë të kërcejnë edhe të rinjtë, që frekuentojnë diskot apo pub-et. Rovena Dilo ka rrëfyer se ka në plan, që të shfaqet ndryshe në tregun muzikor shqiptar. Por nuk bëhët fjalë për ndonjë këngë regaton, apo ndonjë bashkëpunim me ndonjë grup tjeter pas suksesit me “Produkt 28”. Ajo ka vendosur të niset ne Milano, ku do të regjistrojë versionin dance të baladës me titull “Dorëzohem”. Është një baladë shumë interesante e realizuar vetëm pak kohë më parë, e shoqëruar nga një videoklip tepër professional, për të cilin vetë këngëtarja ishte shprehur se i kishte kushtuar relativisht shumë dhe përmes të cilit synontye të tregonte vlera të vërteta në muzikë me të gjithë elementët e saj, ndryshe nga sa ishin shfaqur deri më sot në tregun shqiptar. Por me sa duket ambiciet e Rovenës shkojnë edhe më larg, të paktën pas një mungese, të cilën ajo vetë nuk e ka justifikuar, këngëtarja po mendon të vazhdojë të jetë e pranishme për gjithë fansat e saj. Duke dashur ndoshta, që kënga të njihet edhe tek ata, që nuk preferojnë baladat, ajo ka menduar që këngën “Dorëzohem” ta kthejë në një këngë të kërcyeshme dhe të përshtatshme për ambientet e pub-eve dhe diskotekave. Por jo vetëm kaq. Rovena i ofron vetes edhe një tjetër mundësi. Duke synuar ca më gjerë se sa tregu muzikor shqiptar ka vendosur që këngën ta regjistrojë edhe në anglisht. Kështu do të ketë mundësinë për të synuar edhe diskotekat evropiane. Megjithatë, pak kohë më parë, në disa prej gazetave shqiptare u shkrua se përveç muzikës, Rovenën e mbante të lidhur me Milanon edhe një tjetër marrëdhënie, këtë radhë personale. Por gjithsesi, vetë këngëtarja nuk është shprehur asnjëherë në lidhje me këtë pikë, duke e lënë gjithçka të mbetet në kuadrin e një thashethemi. Le të themi që koha do e vërtetojë.

Silva Gunbardhi në kërkim të një makine

Ka ardhur koha, që edhe Silva Gunbardhi të mos ecë më në këmbë. Ndoshta nuk do të lexojë të gjitha njoftimet ku shiten makina, por e vërteta qëndron se këngëtarja ka vendosur të gjejë një makinë. Me fitimet e para, ajo ka investuar për vete dhe familjen e saj, duke blerë një apartament në Tiranë, por duket se koncertet e fushatës ia kanë mbushur xhepin përsëri dhe këtë radhë ka menduar të bëhet me makinë. Silva po bën sytë dhe veshët katër, që të dëgjojë nga të gjithë ata që takon se cila markë është më e mira, por edhe rrugës ka filluar të fiksojë tipet e fundit të automobilave. Ndryshe nga koleget e tjera apo vajzat në përgjithësi, Silva nuk dëshiron që makina e saj të jetë më ngjyra karamele dhe të duket si lodër. Ajo preferon modelet klasikë, që i përshtaten rrugëve tona, ndonëse momentalisht nuk ka ndonjë markë pas së cilës të ketë preferencë të veçantë. Këngëtarja simpatike e di mirë se në Shqipëri zgjedhja e makinës, për fat të keq është ende punë burrash, por aktualisht ajo nuk ka të dashur dhe duket se këtë problem do ta zgjidhë vetë, ose me ndihmën e miqve meshkuj që nuk i mungojnë. Tani na mbetet vetëm të presim dhe të shohim se cila do të jetë zgjedhja e Silvës

Flori Mumajesi, me një dyqan muzike

Po forcon lidhjet me muzikën apo po ndërton një lidhje të re me biznsesin? Zgjidhja më e mirë është gërshetimi i të dyjave dhe duket se Flori Mumajesi ka ditur ta shfrytëzojë këtë dyzim. Ai është duke u përgatitur për të hapur në Tiranë një dyqan muzike. Në fakt kishte kohë, që flitej se Flori po përgatitej për të hapur një biznes në kryeqytet dhe ndryshe nga shumë prej kolegëve të tij, të cilët janë fokusuar më tepër në hapjen e lokaleve Flori ka gjetur një zgjedhje, krejt ndryshe, por sidoqoftë brenda llojit. Ajo që nuk dihet ende është, nëse dyqani muzikor i Florit do të ketë ndonjë veçanti, apo do të jetë një pikë e tregtimit të cd-ve si shumë të tilla në kryeqytet. Megjithatë kjo nuk do të thotë, që ai të heqë dorë nga puna e tij aktuale në radion “NRG”. Biznesi është një mundësi më shumë, që Flori po i jep vetes. Le të shpresojmë në një fillim të mbarë.

Identifikohuni me “West Side Family”

Në njoftimet, që rrjeti telefonik Vodafone është duke iu drejtuar abontentëve për t’u identifikuar, duket se ka gjetur një zgjidhje origjinale, sidomos për të rinjtë. Është radha e grupit West Side Family, të bëhet pjesë e spoteve publicitare të kësaj kompanie. Ndonëse deri sot, anëtarët e këtij grupi kanë treguar vlera vertëm në muzikë, Vodafone iu jep mundësinë të shprehen edhe si aktorë. Janë pikërisht tre djemtë e West Side Family, Dr, Flori, Miri dhe Landi të cilët në spotin më të ri të Vodafone, iu bëjnë thirrje qytetarëve të identifikohen në bazë të numrave, që kanë marrë nga kompania. Nëse deri në qershor kjo nuk ndodh, atëherë numri rrezikon të digjet. Pas Alban Skënderajt, që për një periudhe të gjatë kohe u shndërrua në imazhin e kësaj kompanie, ky grup përbën të dytin rast, kur këngëtarët zgjidhen nga kompania për një spot televiziv. Flitet se edhe pagesa është e mirë.

GazetaPanorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#70 ne: 26-02-2007, 13:45:01
Nora Istrefi, nervozohet në market 
 
Ajo ka qenë duke blerë në një market të Kosovës kur njëra nga vajzat, që qëndronte te kasa e ka vonuar dhe e ka lënë të priste në radhë. Pritja ka zgjatur disa minuta dhe këngëtarja është nervozuar dhe i është drejtuar me tone të larta punonjëses, e cila po bënte vetëm punën e saj. Mesa duket, Nora kërkon më tepër respekt se qytetarët e tjerë, pasi është person i njohur për publikun. Ajo është femër shumë sensuale dhe tepër e preferuar nga meshkujt. Në çdo klip që bën, sjell gjithmonë ndonjë gjë të re, në lukun e saj. Gjithmonë këngëtarët janë të prirur ndaj ndryshimeve dhe modës së re.

Eneda Tarifaj me një album të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifaj së shpejti me një album të ri.
   

Viti 2007, siç duket, e ka zënë shumë të impenjuar këngëtaren lozonjare me muzikën, por edhe në parti, ku ajo është bërë pjesë e forumit të të rinjve të LSI-së. Por gjithsesi, dashuria për këngën e ka bërë që kësaj të fundit t’i kushtojë më shumë kohë. Enada vetë është shprehur se ”tani sapo kam filluar punën për albumin e ri dhe pjesën më të madhe të kohës sigurisht që do ia kushtoj atij”. Ky album pritet të ketë 11 këngë, ku do të përfshihen edhe këngët e fundit, me të cilat Enada është prezantuar në festivale të ndryshme. Rryma muzikore, ku do të vërvitet i gjithë albumi, pa diskutim që do të jenë të stilit që tashmë është bërë unik për këngëtaren e talentuar soul. Enada, krahas punës për albumin nuk ka lënë mënjanë edhe angazhimet e shumta muzikore, si brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Leontina Nika 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#71 ne: 27-02-2007, 14:10:03
Mundje, Çiljeta dhe Ingridi ne spektaklin ishte loje

Është paksa e çuditshme, por ja që ka ndodhur. Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni në një ring të improvizuar, duke bërë mundje me midis tyre   
Nuk dihet se kush fitoi, megjithëse më energjike është treguar Çiljeta, e cila pak me dredhi e ka rrëzuar Ingrid Gjonin në ringun e përbaltur. Ato deklaruan se ishte një garë e nisur shoqërisht, por në të vërtetë askush nuk e mori si të tillë. Madje as ato vetë nuk janë përpjekur në mënyrë të tillë. Gjithçka ka ndodhur në spektaklin “Ishte lojë”. Ishin të shumtë kureshtarët, që kërkonin të shihnin një ndeshje të tillë mes femrash, edhe pse gjithçka ishte brenda një spektakli. Në fund të dyja bukuroshet puthen dhe puthja e fokusuar nga kamerat dukej se ishte shumë afër buzës. Reagimet e publikut kanë qenë tepër të zjarrta. Pasi betejën e parë të sumove e bënë dy nga femrat më të njohura për publikun shqiptar, të cilat numërojnë shumë adhurues. Vajzat lanë të kuptohej se janë dy shoqe jashtë ekranit.

..........

P.s e pash dhe une ate pjese kur u ndeshen keto po me puthjen qe ben lan nam fare  ^o)

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#72 ne: 03-03-2007, 16:11:18
Rozana Radi ka një dashuri të re, poezinë

Një dashuri e re ka lindur në jetën e Rozana Radit. Dhe kjo nuk është dashuria klasike, që një femër mund të ketë për një mashkull, por është dashuria e Rozit për poezinë. Nuk mund të kalonte rastësisht dhe pa u vënë re teksti i saj në këngën e fundit të Soni Malajt dhe Rozi synon, që të tillë, e madje edhe më të spikatur, të jenë tekstetet, që ajo ka shkruar dhe vazhdon të shkruajë. Ndoshta as vetë Rozana Radi nuk e kishte kuptuar, që kishte kaq shumë të dhëna edhe për poezinë. E diplomuar në akademinë e arteve për aktrim, prej kohësh ajo i ka kushtuar vëmendje të veçantë muzikës, që momentalisht është duke marrë edhe pjesën më të madhe të kohës së Rozit. E kemi parë shumë shpesh të këndojë në lokalet e natës në kryeqytet, pas albumit “Rrotullo me gisht”, në të cilin u prezantua në një stil tërësisht të veçantë dhe të suksesshëm. Por tashmë, duke dashur të pushojë sadopak Rozana po i jep më shumë vëmendje poezisë. “Shkruaj fjalët pasi dëgjoj muzikën e një kënge”, - tregon Rozi duke shtuar se vargjet i vijnë vetë dhe nuk i duhet aspak të lodhet për të shkruar. Shumë shpejt, nga Rozana do të dëgjojmë edhe tekste të tjera. Janë Big Mama dhe Zaimina Vasjari, që i kanë besuar shijes dhe frymëzimit të Rozit, për tekstet e këngëve të tyre më të reja. Ndërkohë, duket se ky frymëzim romantik dhe artistik e ka bërë Rozanën të ndjehet mirë dhe mbi të gjitha të mos shohim aspak tek ajo, gjurmët që lë fundi i një marrëdhënieje të gjatë.

Alban Skënderaj së shpejti një klip për këngën “Eklipsi”

Ndonëse, kënga me të cilën u prezantua në festivalin e fundvitit në Radiotelevizionin Shqiptar nuk i solli një çmim Alban Skënderajt, ashtu siç kishte ndodhur me dy këngët konkurruese në Top fest, kjo nuk do të thotë aspak, që ai ta nënvlerësojë këtë krijim. Përkundrazi. Duket se Albani e ka marrë seriozisht me “Eklipsin” e tij. Sepse nga sa kemi mësuar, ka vendosur ta shoqërojë këtë këngë me një videoklip, që pasi të jetë gati do të prezantohet në kanalet muzikore shqiptare. Kjo është edhe arsyeja, për të cilën këto ditë Albani ndodhet në Kosovë, ku është duke realizuar xhirimet. Më pas, ai do të niset tek familja e tij në Itali, ku njëkohësisht është duke punuar për albumin e dytë. Kohët e fundit, këngëtari ka kaluar një pjesë të mirë të kohës së tij edhe në Tiranë, sepse përveç impenjimeve muzikore që kanë qenë të shumta ka hapur gjithashtu edhe një biznes. Një lokal të vogël dhe shumë miqësor të quajtur “Depo”, në rrugën Myslym Shyri. Por, pasi ka deklaruar, që momentet dhe qetësinë për të punuar i gjen vetëm në Itali, pranë familjes dhe në studion e tij muzikore, është e sigurt, që çdo notë për albumin e ardhshëm do të hidhet atje. Le të shpresojmë, që ky album të jetë po aq i suksesshëm, sa edhe “Fllad në shkretëtirë”.

Këngëtarët shqiptarë, koncert i madh në Nju Jork

Bëhet fjalë për koncertin më të madh, që këngëtarët shqiptarë mund të kenë realizuar nëpër botë. Më 15 prill, në Nju Jork në teatrin M.S.G, në një koncert madhështor për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje do të jenë këngëtarët më të njohur të skenës në Shqipëri e diasporë. Janë konfirmuar tashmë, emrat Bujar Qamilit, Sabri Fejzullahut, Shkurte Fejzës, Ponit, Soni Malajt, Valbona Memës, Manjola Nallbanit, Gjyste Vulajt, Remzije Osmanit, Fatmira Breçanit, Miranda Hashanit, Çiljeta Xhilagës, Gëzim Nikës, Eduart Bajramit, Andja Karapanços dhe Blerta Kostës. Ky koncert, në të cilin pritet të jenë mbi 5000 spektatorë shënohet si më i madhi i realizuar ndonjëherë nga këngëtarët shqiptarë jashtë trojeve të tyre dhe mban titullin “Zëri i Këngës Shqiptare”. Secili nga 16 këngëtarët shqiptarë, do të përcjellë me tingujt e muzikës emocionet e veçanta të këngës në gjuhën shqipe.

Elsa Lila, vlerësime pozitive edhe në forumet e internetit

Ka arritur të hyjë në mbrëmjen finale të festivalit të San Remos dhe të prezantohet aty denjësisht. Elsa Lila nuk i ka zhgënjyer aspak shqiptarët, e madje ka fituar edhe një herë zemrat dhe simpatinë e tyre. E ndërsa kërkojmë me emrin e saj në internet, lajmet dhe të rejat janë pafund. Fjalët më të mira, në forume, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga dëgjuesit italianë. Duket se Elsa është nga ato vajza që e dinë mirë kuptimin e jetës, dhe kënga e saj “Il senso della vita”, ndryshe nga “Valeria”, jo vetëm që ka marrë shumë vlerësime pozitive, por ka arritur edhe në mbrëmjen finale të San Remos, duke pretenduar, pse jo edhe çmimin. Le të mos harrojmë, që në sajtin zyrtar të këtij festivali, ndërsa prezantohen CV-të e këngëtarëve pjesëmarrës, për Elsa Lilën, vlerësimet kanë qenë maksimale.

Amarda, preferon makinën e Ermalit

Nuk dimë nëse makina e saj tip “Peugeot” ngjyrë vishnje ka pësuar ndonjë defekt, apo thjesht për preferencë Ami ka marrë makinën e Ermalit. E kemi parë shpesh kohët e fundit në kryeqytet, bukuroshen e “Portokalli”, të lëvizë me makinën e të fejuarit të saj, që gjithashtu është një “Peugeot”, por me ngjyrë blu. Këto ditë, kanë qenë vërtet impenjative për Amin, sepse në këtë kohë të fundit të sezonit të provimeve, përgatitjeve për në shkollë iu shtohen edhe përgatitjet për spektaklin “Portokalli”, që do të shfaqet në ekran nesër në mbrëmje dhe si gjithmonë performanca e saj si prezantuese është shumë e rëndësishme.

GazetaPanorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#73 ne: 06-03-2007, 12:35:27

Inva Mula dhe Pirro Çako janë çifti më interesant i këngëtarëve  
 
Ata të dy numërojnë shumë vite së bashku dhe, përveç problemeve, të cilat i kanë lënë larg, kanë treguar se janë një çift i pandarë. Inva jeton në Francë, ndërsa Piro në Shqipëri. Kjo largësi mund të ishte fatale për çdo çift, por ata të dy janë përpjekur ta kapërcejnë. Në media kanë deklaruar se ka pasur mjaft raste xhelozie midis tyre, por që kanë përfunduar me një fund të lumtur, pasi janë sqaruar me njëri–tjetrin. E përbashkëta e tyre në këngë është vetëm se janë të dy artistë dhe e duan muzikën, por nuk kanë asgjë të përbashkët në zhanrin që i përkasin. Pirro është tepër melankolik dhe i qetë; ai këndon vetëm këngë të lehta, ndërsa Inva është një nga sopranot me famë europiane, prandaj talenti i saj është i padiskutueshëm dhe i vlerësuar mjaft mirë nga kritikët e mëdhenj të Europës. Largësia nuk ka mundur ta thyejë çiftin, për një dashuri të ndërtuar vite e vite më parë. 


Ingrid Gjoni është një nga femrat e cilësuara mjaft seksi, si dhe një nga femrat më tërheqëse.
 
Ingidi ka deklaruar se është një shembull për të gjitha femrat e dobëta, pasi format e mbushura e tregojnë më femërore. Tashmë ka ikur koha e daljes në skenë të vajzave të dobëta, të cilat duken si skelete. Ingridi tashmë mendon se ka gjetur rehat. Në fillim këtë e bëri Xhenifer Lopez, e cila ndryshoi mendimin e gjithë botës. Ajo doli në skenë me trupin me forma, të cilat nuk e shëmtonin aspak, por e tregonin edhe më tërheqëse. Do të mjaftonte kaq, që trupat e mbushur të dilnin si një tendencë për të gjitha femrat që vuanin nga anoreksia. Pas disa vitesh, të gjitha femrat u ndien më të lira, ndërsa Ingridi këtë gjë e ka mishëruar në Shqipëri. 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#74 ne: 09-03-2007, 11:45:17
Julka: “Do nxjerr album”. Ku është...?

Julka shpesh nëpër intervista prononcohet se është gati për të nxjerrë në treg një album të ri, por ende tregu nuk e ka njohur këtë album.   
Mesa duket këngëtarja dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe nuk ka asnjë projekt për këtë album, që nuk po duket. Julka më tepër është e dhënë pas muzikës “dance”, me të cilën ka fituar dhe çmime. Tashmë ajo ka mungesë në treg, madje dhe në media. Për më tepër ka kohë pa u shfaqur nëpër festivale. Julka duket natyrë energjike dhe me tepër iniciativë, për më tepër që menaxheri i saj është dhe i fejuari Andi dj. Nuk ka justifikim tjetër për mungesën e Julkës, përveçse ata të dy po projektojnë diçka të bukur dhe të veçantë. Në këtë mënyrë këngëtarja do të hyjë edhe më fuqishëm në treg. Të gjithë fansat e Julkës do të presin edhe pak kohë sa këngëtarja të jetë gati për një album apo këngë të re.