×

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

Te rejat e fundit për vipat shqiptare [2020]

· 159 · 74312

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#75 ne: 10-03-2007, 15:46:57
Festa surprizë e Ermalit për 25-vjetorin e Amit

Festa e 25 vjetorit për Amarda Toskën ka qenë e gjitha një surprizë e përgatitur nga i fejuari i saj Ermali. Në një lokal në rrugën e “Elbasanit”, të hënën në mbrëmje, Ami nuk e kishte menduar aspak, që ndërsa do të hynin për të takuar aty njërin prej shokëve të Ermalit do të gjente në fakt të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj, që arrinin në rreth 100 vetë dhe që e pritën me një thirrje “Gëzuar”. E gjithë kjo, e ka lënë krejtësisht të surprizuar dhe të habitur drejtuesen bukuroshe të “Portokalli”, që fillimisht nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe të ndezur nga muzika, alkooli dhe harmonia, Amarda Toska ka marrë urimet e ditëlindjes nga shokët dhe miqtë më të afërt. Edhe pse një festë e madhe ditëlindjeje, ideuesi dhe organizuesi i saj Ermal Mamaqi është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes së mediave dhe fotografëve duke dashur, që gjithçka të mbetej tërësisht private. Dhe jo vetëm kaq. Duke synuar, që edhe për Amin gjithçka të ishte surprizë, Ermali është përpjekur, që të gjitha përgatitjet t’i realizojë në mënyrë sa më diskrete, që edhe plani i tij të shkonte sipas parashikimeve. Dhe me sa duket ia ka arritur shumë mirë qëllimit. I ndihmuar edhe nga disa miq të Amit, mësojmë se Ermali kishte gati një muaj, që përgatitej për këtë festë speciale. Dhe duhet pranuar, se vërtet e ka habitur të fejuarën e tij. Që 5 marsi nuk ishte një ditë e zakonshme në kalendarin e çiftit, kjo dihej, megjithatë Ami ishte përgatitur për të pasur thjesht një darkë intime, në një lokal në periferi të Tiranës. Por, Ermali ka ndaluar makinën, në rrugën e “Elbasanit” duke i kërkuar të qëndrojnë aty vetëm 5 minuta, sepse atij i duhej të takonte një shok. Tërësisht e papërgatitur për një skenë të tillë, Ami e ka shoqëruar dhe ka mbetur e befasuar nga ambienti festiv, që ka gjetur aty. E ndërsa të gjithë të ftuarit kishin sjellë dhurata nga më të veçantat, për mikeshën e tyre, natyrisht dhurata më e bukur për të, mbeti festa, që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit dhe ku natyrisht mes të tjerëve nuk kanë munguar as kolegët aktorë të spektaklit “Portokalli”. Të lidhur pikërisht në ambientet e punës së tyre të përbashkët, Ami dhe Ermali kanë kurorëzuar në fejesë lidhjen vetëm disa muaj më parë, në një ceremoni krejtësisht private. E vërteta është, që ata gjithmonë janë treguar të kujdesshëm në drejtim të jetës së tyre private, duke dashur gjithmonë ta mbajnë sa më larg vëmendjen e mediave.

Zanfina Ismaili, këngëtarja shqiptare më seksi

Zanfina Ismaili cilësohet këngëtarja shqiptare më seksi. Është ky rezultati, që ka dalë nga votimi i realizuar nga revista Albaniac në internet. Prej disa kohësh, të gjithë vizitorët e kësaj faqeje kanë pasur mundësinë të votojnë këngëtaren shqiptare, që për sytë e tyre ishte më seksi. Dhe rezultatet shpallin fituese këngëtaren kosovare Zanfina Ismaili, e cila ka arritur të marrë 0,4% më shumë vota se bukuroshja shqiptare Elvana Gjata, e cila është renditur në vendin e dytë, duke lënë pas këngëtare të tjera të njohura për hijeshinë e tyre si Bleona Qerreti, Genta Ismaili, etj. Zanfina Ismaili, fituesja e këtij pyetësori prej disa vitesh ka nisur të spikasë dukshëm në skenat muzikore shqiptare. E njohur fillimisht si motra e Adelinës, duket se Zanfina e kishte të vështirë të shkëputej nga emri dhe suksesi i Adelinës, që megjithatë vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më të paguara jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Megjithatë këngë pas kënge dhe në çdo dalje të saj në skena, edhe Zanfina arriti të krijonte identitetin e saj artistik. Natyrisht nuk mund të mohojmë këtu edhe vlerat e pamjes së saj, që ndonëse nuk i kanë dhënë një kurorë miss-i si Adelinës, i japin mundësinë të shpallet këngëtarja me seksi e skenave shqiptare. Dhe Zanfina ka nisur të ndërgjegjësohet edhe vetë për këtë fakt. Nëse do të shohim videoklipet e saj, njëri pas tjetrit, gjejmë gjithmonë e më tepër shfaqjet e hireve femërore, që natyrisht kanë ndihmuar në suksesin e saj edhe si këngëtare. 

Vesa Luma sërish në Tiranë, tani në kërkim të çmimit

Do të jetë sërish në Tiranë këngëtarja bukuroshe nga Prishtina Vesa Luma. Por këtë radhë, jo për të drejtuar një festival, por për të kënduar. Mësojmë se Vesa do të jetë një prej këngëtareve konkurrente në festivalin “Top-fest”, e madje do të këndojë në ditën e hapjes së këtij festivali. E njohur në Shqipëri si këngëtare, ku spikati në garën muzikore të rinjve “Ethet...”, Vesa Luma është studente për gazetari dhe njëkohësisht punon si gazetare në Kosovë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak, që marrëdhënia e saj me këngën është kalimtare apo sipërfaqësore. Është shprehur se ndjehet mirë në të dyja, dhe duket se edhe për shumë kohë biondia bukuroshe, që me natyrën e saj të ëmbël ka arritur të bëjë për vete shumë fansa. Një tjetër përvojë interesante për të, ka qenë drejtimi i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, pozicion për të cilin u shpreh se ndjehej tepër e privilegjuar, që i jepej mundësia. Dhe duke qenë se përvojat e Vesës me Tiranën kanë qenë gjithmonë të bukura e të suksesshme, ajo vendos të vijë sërish, por këtë radhë në një garë muzikore, ku pse jo, pretendon edhe një çmim.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#76 ne: 10-03-2007, 16:34:11
Soni dhe Rozana, dy mike të mira
 
Dy këngëtaret Soni Malaj dhe Rozana Radi janë dy mike të mira.
 
 
Midis tyre nuk ka konkurrencë këngësh apo rivalitet femrash të bukura. Ato të dyja rrinë shpesh bashkë dhe konsultohen me njëra-tjetrën, për probleme të ndryshe. Për më tepër, kënga e fundit e Sonit, që po shfaqet së tepërmi në kanalet tona muzikore, mban një tekst të hartuar nga Rozana Radi apo siç e thërrasin miqtë e saj të ngushtë, Rozi. Rozi është vlerësuar së tepërmi nga miqtë e saj si një vajzë e sinqertë në shoqëri. Prandaj, ky sukses nuk i dedikohet vetëm Sonit, por dhe Rozit. Pasi adhuruesit e Sonit shprehen se sa e bukur është kënga dhe nuk i kushtojnë rëndësi se cili është autori i tekstit. Kështu që kur dy femra bashkohen, detyrimisht do të realizojnë diçka të bukur. 


Mariza, makinë me gunga
 
Mariza Ikonomi lëviz shumë me makinën e saj tip “Golf”, ngjyrë jeshile.   
Por po ta shohësh nga afër makina është e deformuar. Kjo ka vetëm një shpjegim, se Mariza e ka përplasur makinën disa herë. Mesa duket ajo nuk është e kujdesshme për mënyrën se si i jep makinës. Për më tepër, ajo e parkon shumë keq dhe mundësitë më të mëdha të përplasjes duhet të jenë aty. Megjithëse kjo është tepër e rëndësishme, Marizës i intereson mënyra se si këndon dhe paraqitja skenike. Ndërsa të tjerat kalojnë në plan të dytë. Në skenë ajo duket shumë e rregullt, madje dhe lëvizjet që bën sipas ritmit të muzikës janë të përgatitura mirë dhe të gjetura. Ajo duket se lëvizjet i realizon me përpikmëri dhe duket se ka kaluar gjatë në prova për të arritur tek më e mira. 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#77 ne: 12-03-2007, 13:18:10
Renis Çili fejohet

Mesa duket, ky fillim viti ka qenë i mbarë për një pjesë artistësh, pasi ata kanë filluar të krijojnë familjet e tyre   
Pas martesës së Bleonës, fejesës së Sonit, fejesës së Ermalit me Soni Malajn etj., tani i erdhi radha Renis Çilit, i cili ka vendosur të fejohet. Ai kishte kohë që njihej e të dashurën e tij, derisa vendosi më në fund ta bëjë zyrtare fejesën e tij. Renisi, përveç fejesës ka edhe angazhime të tjera, por kësaj radhe në fushën profesionale, në atë të artit. Ai është pjesëmarrës në Top-Fest, në garën e përvitshme të këngëtarëve të rinj. Nuk e dimë ende nëse vajza, me të cilën ai ka vendosur të fejohet i përket fushës së artit.

Kastro Ziso, aksident kur po kthehej nga gjuetia

Jo më larg se 6 ditë më parë, ndërsa kthehej nga një gjueti e gëzueshme me disa shokë, në Morinë, i mirënjohuri Kastro Ziso pëson një aksident automobilistik.

Një prej shokëve sapo ka dalë nga spitali, ndërsa ai ndenji dy ditë i shtruar. Nuk e fsheh se kishin ardhur në qejf nga pija, pasi kishin vrarë dy derra të egër.

Një pakujdesi dhe makina përfundon në humnerë.

Ekzibicionist nga natyra, Kastro Ziso, ka provuar shumë në jetën e vet, por thotë se ky ishte momenti më i vështirë që ka kaluar ndonjëherë.

Tashmë është mirë. Sigurisht ngjarje të tilla të trondisin.

Si në një film pa gjithë jetën e tij para syve dhe kuptoi shumë mbi jetën dhe vdekjen, pse jo dhe mbi veten e tij.

Çuditërisht vdekja i është dukur mediokre. Thotë se e ka sfiduar.

"Njeriu nga i cili duhet të kenë më shumë frikë është ai që shohin çdo ditë para pasqyrës, sepse vdekja është diçka mediokre, prej së cilës njerëzit kanë krijuar edhe fetë.

Nuk ka asnjë lloj frike", - thotë Kastro Ziso, i bërë i njohur këto vitet e fundit në botën e muzikës, me këngë të interpretuara nga vetë ai, por edhe si autor tekstesh, në bashkëpunim me këngëtarë të njohur shqiptarë.

Thotë se gjatë rënies në humnerë pa vdekjen në sy dhe kjo eksperiencë i shërbeu për tu rigjeneruar dhe për të reaguar ndaj gjithë atyre gjërave "negative" që ka bërë dhe nuk do t'i bëjë më.

Kur e pyet se teksa shikonte jetën si në një film, donte të ndryshonte diçka aty, përgjigjet: Jo!

"Ndoshta një cigare më shumë, një cigare më pak, por asgjë tjetër".

Nuk do të donte të kthente asgjë mbrapa. Ndërsa pengje sigurisht që do t'i mbeteshin nëse do të ndodhte më e keqja.

"Jam 23 vjeç dhe ende nuk kam 1 milion dollarëshin tim të parë", - thotë duke qeshur. Por e vërteta është paksa ndryshe.

Nuk i ka problem dhimbjet, i pëlqejnë madje, por do t'i vinte keq për familjen e sapokrijuar, bashkëshorten dhe djalin e vogël.

"Absolutisht kjo ishte e vetmja gjë që mendoja në ato momente", - thotë artisti.

Veç tronditjes, aksidenti i kushtoi ekonomikisht.

Disa projekte i mbetën në mes dhe nuk u shpërblyen sigurisht, por ai ka edhe shumë projekte të tjera përpara.

Thotë se është i përjetshëm, ashtu si të gjithë ata që kanë se ç'lënë pas.

Shekulli/

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#78 ne: 17-03-2007, 15:39:45
Ingrit Gjoni: Mos më imitoni, jam origjinale!

Duket se askush nuk mund ta imitojë Ingrit Gjonin në origjinalitetin e vet. Në të vërtetë, ky nuk është qëllimi dhe misioni i Ingritit përballë fanseve apo mikeshave të saj, por është mesazhi, që përcjell kënga e saj e re, “Shoqes sime”. Një tekst, të cilin vetë këngëtarja e ka cilësuar “bombë”. Në momentin që dëgjojmë titullin, na duket sikur në fakt kemi të bëjmë me një rivalitet femrash, ku njëra përpiqet të rrëmbejë të dashurin e tjetrës, një tekst tashmë jo i panjohur në muzikën tonë. Por në të vërtetë, mesazhi i këngës “Shoqes sime” është krejt ndryshe. Me fjalët e gjetura dhe të ëmbla të një autori të kujdesshëm tekstesh, Ingriti i thotë shoqes së saj, se ajo nuk duhet të imitojë veprimet, sjelljet apo edhe veshjet e Ingritit. Secila duhet të jetë vetvetja, pa u përpjekur të bëhet “tjetra”. Këtë këngë, të kompozuar nga Flori Mumajesi, Ingriti është duke e shoqëruar edhe me një videoklip shumë interesant. Ndonëse pjesa e parë e xhirimeve të klipit tashmë ka përfunduar, këngëtarja për momentin nuk dëshiron të zbulojë më tepër në lidhje me këtë performancë. Është mjaftuar thjesht duke na treguar, që ky klip i realizuar nga “Max production”, do të jetë krejt tjetër nga videot që Ingriti ka prezantuar deri më sot. Për më tepër edhe mesazhi është shumë i veçantë: ju vajza nuk duhet të imitoni njëra-tjetrën, sepse ndryshe do të jeni të gjitha njëlloj. Nuk dimë se cili nga të dy e ka vënë re këtë fenomen, Ingriti apo autori i tekstit.

Gerta Heta përgatitet për të hyrë në shtëpinë e re

Ka vendosur të jetojë e pavarur dhe duket se Gerta Heta tashmë ia ka arritur qëllimit. Vetëm pak kohë më parë, prezantuesja dhe këngëtarja e njohur ka blerë në kryeqytet një shtëpi të re pranë liqenit artificial, në të cilën kemi mësuar se do të jetojë e vetme. Me anën e kursimeve të mbledhura, por edhe me ndihmën e një kredie, drejtuesja e “Zahire” do të ketë mundësinë e një apartamenti komod, që do t’i japë njëkohësisht edhe hapësirën për të jetuar e pavarur. Është vetë Gerta, që është kujdesuar për shtëpinë e saj dhe mobilimin deri në detaje, duke plotësuar kështu një ëndërr të hershme. Kemi mësuar se Gerta po tregohet shumë e kujdesshme në gjithçka, që është duke blerë duke mos kursyer, kur është rasti për të pasur në shtëpi orendi të bukura. Vetëm disa ditë më parë, ajo ka zgjedhur edhe dhomën e gjumit, e cila, në një kombinim të vishnjes me ngjyrën krem ka qenë nga më të shtrenjtat në dyqanin ku Gerta është drejtuar. Duket se prezantuesja po mendon për një të ardhme, kur nuk do të flejë e vetme, sepse krevatin e ka zgjedhur nga modelet e rinj, të cilët janë më të mëdhenj se dopio. Pas një përvoje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gerta Heta është kthyer në Tiranë, ku duket se këtë radhë është vendosur përfundimisht. Thuhet se eksperienca me emisionin “Zahire” e tërhoqi Gertën, e cila pasi i ka bindur të tjerët dhe veten për aftësitë e saj si drejtuese ka marrë në dorë një tjetër program tashmë popullor, “Kafazi i artë”.


Irma Libohova, një album me këngë fëmijësh

I është rikthyer fëmijërisë këngëtarja Irma Libohova. Kemi mësuar se ajo është duke përgatitur një album me këngë për fëmijë, të risjella në kohë. Është kjo, një gjetje tërësisht origjinale e Libohovës po të kemi parasysh edhe faktin, që karrierën e saj si këngëtare e ka nisur, qysh e vogël dhe pikërisht duke kënduar këto këngë. Nga sa kemi mësuar deri tani, Irma thuasje e ka përfunduar të gjithë albumin, që pritet të jetë së shpejti në tregun shqiptar. Duke dashurj që këngët të përshtaten me kohën, të paktën në disa elementë muzikorë dhe në orkestrim, një pjesë e tyre janë përpunuar. Në këtë grup këngësh të përpunuara bën pjesë edhe “Gabimi i Mirelës”, një kompozim i Aleksandër Lalos, i shoqëruar tashmë edhe me një videoklip të animuar dhe shumë interesant. Një nostalgji kjo për këngët e fëmijërisë? Në fakt nuk është vetëm kaq. Duket se këngëtarja është përpjekur të sjellë diçka të veçantë, që mungon në tregun shqiptar dhe që për më tepër është me vlera artistike, duke risjellë muzikën për fëmijë në vite dhe shumë prej këngëve, të cilat sot nuk këndohen. Një këngëtare e njohur dhe me vokal të spikatur në muzikën tonë, Libohova u përfshi për pak kohë në muzikën komerciale, që ka lindur në Shqipëri. Por ndoshta duke kuptuar dhe kujtuar vlerat e dikurshme ka vendosur të sjellë diçka të re dhe tepër origjinale. Ku i dihet, mbase tashmë këngët e vogëlushëve mund të këndohen edhe në diskoteka.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#79 ne: 18-03-2007, 16:27:37
Edona Llalloshi, shtëpiake e mirë

Këngëtarja Kosovare Edona Llalloshi jeton e vetme dhe nuk ngurron të merret me pune shtëpi.     
Ajo i është kthyer jetës familjare, më tepër sesa në momentin kur jetonte me burrin e saj. Ajo është ndarë nga bashkëshorti një vit më parë. Dhe ka kaluar një periudhë të keqe në atë kohë, por që e ka kaluar tashmë. Përveç këngës, tashmë ka filluar të merret me punë shtëpie dhe një nga gjërat që i pëlqen të bëjë më shumë është të gatuajë. Megjithëse nuk është kuzhiniere e talentuar, ajo përpiqet të realizojë gjithçka në mënyrë perfekte.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#80 ne: 19-03-2007, 12:28:33
Bleona përgatit çudinë e radhës
“E di që ke dëshirë …”. S’mund të jetë veçse kështu, provokues, titulli i një këngë apo albumi i ri që Bleona Qerreti hedh në tregun muzikor. Sepse kështu zhurma është e garantuar. Ja, komentet kanë filluar që tani për këngën e re të Qerretit, edhe pse duhet pothuajse një muaj që albumi i saj të përfundojë. E jo vetëm titulli, por edhe një pjesë e tekstit të këngës tashmë po qarkullon gojë më gojë. Disa prej këtyre vargjeve kanë mbërritur dhe në redaksinë e “Bluetooth”: “E di që ke dëshirë/ të më shijosh një herë e mirë/ por dëshirat nuk kanë kufi/ unë jam peshk i madh për ty”. Kjo këngë, e shumë të tjera si kjo do të jenë të gjitha në një album. Pas daljes të të cilit, Bleona Qerreti do të shpallë ditën e saj të dasmës. Nëse u besojmë këtyre zërave, kjo do të thotë se Qerreti do të vërë kurorë pas një muaji.

Rovena & Shpati, shumë koncerte në Amerikë
Kanë ditë që kanë nisur një tur të përbashkët, i cili nuk ka kaluar pa u fokusuar në vëmendjen mediatike. Edhe pse vetëm një koncert është dhënë, nga të gjitha ato që janë shënuar në axhendën e tyre. Por kaq ka mjaftuar që prej Amerikës të na mbërrijnë lajme të mira nga Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa. Çka do të thotë se këtë herë ngjizja e Stefës me Kasapin ka qenë e menduar mirë. Këtë fundjavë ata do të jenë në Michigan e pak ditë më pas, në 23 Mars do të jenë në një tjetër lokal. Ndërsa finalen e turit duket se e kanë programuar në ditën e fundit të marsit, në Manhattan.

“Bluetooth”

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#81 ne: 24-03-2007, 07:54:36
Blero vendos të pushtojë Evropën

Pas publikimit të këngës së tij të fundit “Mos më refuzo”, në bashkëpunim me De Camadën, duket se synimet e Bleros shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë dhe shqipfolësve. Këngëtari nga Kosova i njohur tashmë në skenën shqiptare duket se ka vendosur që këngët e tij t’i përçojë në një territor më të gjerë se kaq. Në një përmbledhje me këngët e tij më të mira, Blero ka vendosur të nxjerrë një album në gjuhën angleze. Mësojmë se albumi do të mbajë titullin “Blero” dhe duke i besuar anglishtes së tij, duket se këngëtari po ndjehet i sigurt të provojë në tregun evropian. Fillimisht albumi do të dalë në Turqi, këtë muaj, e më pas edhe në Francë e në vende të tjera. Ajo që nuk mund të lihet pa u përmendur është edhe bashkëpunimi i Bleros me Arasha, një këngëtar që tashmë ka siguruar suksesin në tregun evropian. Por gjithsesi, këto bashkëpunime me këngëtarë të huaj nuk e zbehin mundësinë që Blero të bashkëpunojë edhe më këngëtarë të tjerë shqiptarë, përveç Memlit dhe Genta Ismajlit, me të cilët ka bashkëpunuar deri tani.

Edhe Eneda në lokalet e natës

Edhe Eneda Tarifa bëhet protagoniste e jetës së natës. Një këngëtare e njohur për natyrën e saj të ngrohtë dhe zërin e ëmbël, Eneda Tarifën nuk e kemi parë shpesh të këndojë në lokalet e kryeqytetit, me përjashtim të rasteve të festave. E impenjuar më shumë me punën e saj në një kompani private dhe më pak me politikën si anëtare e LSI-së, duket se me afrimin e pranverës Eneda ka vendosur të mos u thotë jo edhe ofertave që i bëhen, për të qenë protagoniste në jetën e natës në kryeqytet. Ndonëse rrymat muzikore që ajo këndon janë shumë larg komerciales dhe stileve që pëlqehen për t’u kërcyer në pub-e, zëri i Enedës është një alternativë e mirë për të gjithë ata që fundjavën në mbrëmje preferojnë të relaksohen nën tingujt e një muzike të qetë. Pas përfundimit të spektaklit “C’est la vie”, në të cilin Eneda mbështeste stilistin Ardi Asllani, duket se këngëtarja ka zgjedhur të pushojë për pak kohë e për t’iu kthyer sërish muzikës, ndoshta tashmë në forma të tjera.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#82 ne: 30-03-2007, 01:22:54
Mariza Ikonomi ka mbetur vetëm

Tani është harruar historia disa vjeçare e Mariza Ikonomit. Por me siguri ajo që nuk e ka harruar dhe aq lehtë këtë histori ka qenë vetë këngëtarja. E pyetur shpesh nëpër intervista për ndonjë lidhje të re, Mariza me modesti përgjigjet që shpreson që ky vit t’i sjellë mbarësi dhe në jetën sentimentale. Megjithatë për Marizën siç flitet lart e poshtë nuk ka “asgjë të re nga fronti i perëndimit”. Ndoshta ka ardhur momenti që Mariza veç shpresës për të gjetur një dashuri të re, të hidhet edhe pak në sulm.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#83 ne: 31-03-2007, 07:01:36
Çiljeta dhe Ingriti në koncert së bashku me Leonora Jakupin

Dje në mbrëmje Çiljeta dhe Ingriti janë nisur drejt Zvicrës ku do të jenë së bashku në një koncert për komunitetin shqiptar atje. Por, së bashku me dy bukuroshet nga Shqipëria mësojmë, se në koncert do të jetë edhe këngëtarja kosovare Leonora Jakupi, e njohur tashmë edhe në skenën muzikore shqiptare. Pikërisht tani, me afrimin e stinës së ngrohtë, mësojmë se ofertat ndaj këngëtarëve për koncerte janë gjithmonë e më të mëdha dhe natyrisht kur bëhet fjalë për koncerte jashtë kufijve të vendit, pagesa është sigurisht shumë më e konsiderueshme, se sa në Shqipëri. Pasi kanë prerë biletat mësojmë se Çiljeta dhe Ingriti kanë udhëtuar së bashku duke treguar edhe një herë, por tashmë jashtë kamerave, që nuk janë vetëm kolege, por edhe shoqe të mira, e që kuptohen mirë së bashku. E ndërsa Ingrit Gjoni, sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të këngës “Shoqes sime”, që shumë shpejt do të jetë në ekranet shqiptare, mësojmë se për momentin, Çili është duke u marrë më shumë me shkollën dhe disa koncerte, në përgatitje për të nxjerrë albumin.

Big Mama kundër Tunës?

Çfarë ka ndodhur mes dy këngëtareve nga Maqedonia? Ndoshta ato janë përpjekur të mos e shprehin hapur, por gjithsesi në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arian Çani, ku ishin të ftuara Big Mama dhe Tuna u la të kuptohej, që mes dy vajzave marrëdhëniet nuk ishin shumë të mira.
Ndoshta në fillim, teleshikuesit nuk e kuptuan arsyen e ngutit të Big Mamës për të hyrë në skenë, ende pa ardhur momenti i saj, ndërsa Çani ishte duke intervistuar Tunën. Por më pas u kuptua, se qëllimi i Big Mamës ishte pikërisht për të vënë në pozitë kolegen e saj. E ndërsa Çani bashkëbisedonte me Tunën, këngëtarja e cila nuk e kuptoi shumë mirë pyetjen e gazetarit, përdori për të fjalën “labil”, që në dialektin e tyre kishte kuptimin e një njeriu të paqëndrueshëm. Por ja, që ndërhyrja e Big Mamës nuk e lejon kolegen të shkojë më tej. “Ti je stabil (i qëndrueshëm”), i drejtohet ajo Çanit me shaka.
Por ndërkohë, kamerat kanë fokusuar fytyrën e Tunës, e cila menjëherë humbi buzëqeshjen duke shprehur padurim për të dalë nga skena dhe pavarësisht ftesës së Çanit për të qëndruar ende në emision, ajo nuk pranoi duke u shprehur, se ishte e lodhur. E më pas në bisedën, që vijoi mes Çanit dhe Big Mamës, emri i Tunës do të përmendej sërish.
Mos ndoshta fakti, që ajo do të këndojë sot në mbrëmje tek club “Venue” do e pengojë Big Mamën të shkojë atje? Çfarë ka ndodhur mes dy këngëtareve? Inat personal apo profesional?

Silva Gunbardhi provon me muzikën moderne

Mund ta quajmë një përvojë të re dhe ndryshe pjesëmarrjen e këngëtares Silva Gunbardhi në Top-fest këtë vit. Jo për faktin, se ky eveniment është cilësuar si festivali i të rinjve, por sepse njihet si gara e muzikës moderne dhe po të kemi parasysh stilin dhe rrymat me të cilat këngëtarja është prezantuar deri tani në skena dhe në tregun muzikor shqiptar mund të themi, që kënga pjesëmarrëse në Top-fest është pa dyshim një risi në stilin e Silvës. E lançuar si këngëtare me muzikën e lehtë në një prej festivaleve të këngës në Radio Televizion, vajza nga Vlora do të vijonte më pas të këndonte paralelisht muzikën e lehtë, por të gërshetuar me turbo-folkun e jugut dhe kryesisht të vendlindjes së saj, duke e bërë një këngëtare të pëlqyeshme dhe të njohur edhe në moshat mesatare. Brenda këtij stili do të vijonin edhe albumet ku do t’i gjenim të dyja rrymat. Pas një pauze relativisht të gjatë në muzikë, Silva Gunbardhi prezantoi pak kohë më parë albumin e saj të ri, të shoqëruar nga tre videoklipe ndërkohë, që ishte gjithashtu pjesëmarrëse edhe në Festivalin e Këngës në RTSH. Dhe ndoshta duke dashur, që tashmë muzika e saj të bëhet edhe më shumë pjesë e të rinjve, Silva ka zgjedhur këtë radhë konkurrimin në Top-fest, ndërkohë që vlerësimi i mbetet publikut.

Divorci artistik i Gjergj Jorgaqit

Duket se edhe bashkëpunimit të gjatë mes kantautorit Gjergj Jorgaqi dhe Gramoz Kozelit i erdhi fundi. Bashkëpunëtorë në një studio muzikore dhe bashkëkrijues në shumë këngë të njohura tashmë në tregun shqiptar, mësojmë se Gjergj Jorgaqi dhe Gramoz Kozeli i kanë dhënë fund punës së bashku. Flitet se mes dy krijuesve ka pasur mosmarrëveshje dhe konflikte në lidhje me punën e tyre, ndaj për këtë arsye kanë vendosur të japin “divorcin” nga njëri-tjetri. Sigurisht pas këtij divorci artistik nuk mund të flitet më as për miqësinë e dikurshme, që i lidhte të dy. Secili është larguar në punën e vet, në një paqe të heshtur dhe pa e dëmtuar tjetrin. Ndërkohë mësojmë, se Gjergj Jorgaqi është larguar nga ambientet e dikurshme të studios dhe tashmë është vendosur me një studio të tijën në kryqëzimin e Tiranës së Re, ku përveç aktivitetit muzikor ka marrë me qera edhe një lokal. Ndërkohë nuk dimë, nëse Kozeli ka qëndruar në studion e vjetër, apo mos ndoshta ka gjetur një bashkëpunëtor të ri.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#84 ne: 31-03-2007, 07:08:27
Inis dhe Ingrit Gjonit i rikthehen zbavitjeve të natës
 
Janë kthyer sërish së bashku motrat Gjoni. Prej kohësh emrat e Inis dhe Ingrit Gjonit nuk i dëgjonim pranë njëri-tjetrit. Ndryshe nga kohët kur emri i njërës shoqërohej edhe nga emri i tjetrës, këtë radhë u duk sikur shkëputja e tyre artistike shënoi edhe shkëputjen reale, po të kujtojmë edhe faktin që pas lidhjes me Enean, Ingriti kaloi në shtëpinë e saj, duke qenë tashmë më pranë me motrën e madhe, Ildën. Por për të gjithë ata që kanë menduar se ndoshta mes Inisit dhe Ingritit diçka nuk shkon, motrat Gjoni vërtetojnë të kundërtën. Ato kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre, ndonëse kohët e fundit i kemi parë gjithmonë e më rrallë së bashku. Ndërsa sa për bashkëpunimet e tyre muzikore, duket se tashmë Inisi ka hequr dorë nga muzika, ndërsa Ingriti vazhdon të këndojë, por tani e vetme. E megjithatë, fundjavën e shkuar ato janë parë së bashku, ndërsa kanë kaluar disa orë vonë në mbrëmje në një prej lokaleve të kryeqytetit. Prej shumë kohësh, motrat Gjoni nuk i kemi parë si protagoniste të jetës së natës, me përjashtim të ndonjë rasti, kur Ingriti ka qenë e ftuar për të kënduar në ndonjë lokal. Por e premtja e kaluar ka qenë totalisht një mbrëmje relaksuese për dy motrat Gjoni, të cilat rreth orës 23:00 kanë mbërritur në lokalin “Flex”, tek Blloku.

Pasi janë ulur në një prej tavolinave në fund të lokalit, të dyja motrat kanë pirë vetëm Red Bull, të shoqëruar herë pas herë me ndonjë cigare, ndërsa kanë shijuar muzikën në sfond. Natyrisht, prania e tyre nuk ka kaluar pa rënë në sy nga të pranishmit në lokal, aq më tepër kur më pas kanë qenë “të përkëdhelurat” e muzikës, sepse Xhimi, i cili përcjell live këngë të një repertori të gjerë, nuk ka ngurruar të këndojë për t’i përshëndetur, e madje ka qëndruar gjatë në tavolinën e tyre. Si gjithmonë në formë, ajo që bie në sy tek Inisi janë kaçurrelat, të cilat nuk preferon t’i ndryshojë, ndërsa Ingriti vazhdon të pëlqejë krehjen. Ajo që ka ndryshuar në flokët e Inisit janë disa fije të verdha, të cilat këtë radhë janë zhdukur, duke i dhënë një pamje më natyrale.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#85 ne: 02-04-2007, 01:58:13
Rezarta Shkurta debate me të dashurin

Rezarta Shkurta, bukuroshja durrsake, nuk ka shumë kohë që ka kurorëzuar lidhjen me të dashurin e saj. Por, sipas një thënie që dashuria zgjat sa zia, pra vetëm 40 ditë, duket se dhe kjo histori e madhe dashurie e Rezartës, mund të ketë të njëjtin fat. Sipas disa thashethemeve lart e poshtë, çifti edhe pse e kanë deklaruar hapur dashurinë për njëri-tjetrin, janë parë rrugëve të Bllokut duke debatuar dhe më pas kanë varur turinjtë. Dhe nuk e kanë pasur aspak problem të jenë transparentë edhe në këtë pikë. Pra, e kanë treguar hapur që diçka nuk shkonte mes tyre.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#86 ne: 06-04-2007, 05:42:58
Soni Malaj me videoklipin e ri “Pearl Harbour”

Soni Malaj, në videoklipin e saj të ri, e nis me një “Gëzuar vitin e ri 1952”. Por ajo që kuptohet që në fillim, është një imitim i keq të sekuencave të filmit “Pearl Harbour”.   
Ky film mjaft i suksesshëm flet për sulmet e Bëra nga Japonia në Zonën Ushtarake të Pearl Harbour, sulme që u bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në 1952 lufta kishte mbaruar me kohë .

Megjithatë një përpjekje e këtij videoklipi për të sjellë një kohë tjetër, deri diku është arritur.

Mirëpo ajo që është për të ardhur keq është teksti i shkruar nga shoqja e Sonit, Rozana Radi.

,Nëse do të dëgjoni me kujdes fjalët ,gjithsej mund të numëroni 10, të cilat përsëriten në të gjithë këngën.

Kështu Soni i këndon qiellit, diellit, oqeanit, gjysma ime në këtë jetë, gjithçka je ti. Gjithsesi për tekstin duhet uruar Rozana Radi, që ka shkëlqyer me fjalorin e pasur prej 8-9 fjalësh.

Shpat Kasapi, pro operacioneve plastike

Thashethemet më të fundit për Shpat Kasapin janë të shumta. Mjafton t’ia zësh emrin me gojë dhe në Tiranë duket sikur të gjithë e njohin dhe kanë diçka për të thënë për këngëtarin.   
Thashethemet më të fundit për Shpat Kasapin janë të shumta. Mjafton t’ia zësh emrin me gojë dhe në Tiranë duket sikur të gjithë e njohin dhe kanë diçka për të thënë për këngëtarin.

Por, thashethemi më i freskët për të është, që Shpati i është nënshtruar një operacioni plastik të veshëve. Në fakt, që Shpati është një djalë simpatik këtë e shohin të gjithë.

Por, që këto kohët e fundit sikur ka pësuar një ndryshim në luk edhe kjo është vënë re. Thuhet se ky ndryshim pozitiv ka ardhur si pasojë e një ndërhyrje kirurgjikale në veshë. Ndoshta është e vërtetë, ndoshta jo.

Gjithsesi Shpat Kasapi ka qenë një këngëtar karizmatik dhe i tillë ka mbetur.
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#87 ne: 07-04-2007, 08:16:05
Blero në Tiranë me të fejuarën, të pavendosur për martesën

Ka ardhur në Tiranë së bashku me të fejuarën e tij Nora. Në fakt nuk ndodh shpesh, që ajo ta shoqërojë në udhëtimet e tij nëpër koncerte apo aktivitetet e ndryshme ku Blero merr pjesë, por për ta Shqipëria është gjithmonë një rast i veçantë, ndaj edhe biondja bukuroshe nuk mund të mungonte. Pjesëmarrja e tij në Top-fest, ndoshta nuk do të diskutohej gjatë, sepse ky është një aktivitet në të cilin këngëtari nga Kosova nuk ka munguar, megjithatë këtë radhë më shumë se kurrë, duket se ardhja e Bleros në Tiranë ka qenë me kërkesën e fansave dhe adhuruesve, të cilët vazhdimisht i shkruajnë në faqen e tij në internet. Qëndrimi i tij në Tiranë nuk ka qenë shumë i gjatë, megjithatë Blero shpreson të jetë sërish, disa javë më vonë, në natën finale të festivalit. Edhe pse prej disa vitesh këngëtari kosovar është vendosur dhe jeton në Suedi me të fejuarën e tij, duket se ofertat e vazhdueshme për koncerte në vende të ndryshme të botës, e bëjnë që të udhëtojë shpesh, herë me Norën dhe herë vetëm. “Ajo nuk mund të jetë gjithmonë me mua, sepse ka shkollën dhe impenjimet e saj, por në raste të veçanta siç është Shqipëria na pëlqen të vijmë së bashku”. Pa dyshim, që Nora është gjëja më e shtrenjtë për Bleron, ndaj edhe shpesh përpiqet që imazhin e saj ta mbajë larg mediave dhe vëmendjes së tyre. Sa për martesën... “Ndoshta po, ndoshta jo”, shprehet Blero, duke mos dashur të zbulojë më shumë. Këngëtari tregon se në ditët kur është në Suedi, impenjimi i tij i vetëm është studioja muzikore, në të cilën kalon edhe pjesën më të madhe të kohës. “Kur jam në Suedi, pjesën më të madhe të kohës e kaloj në studio, por kohët e fundit kam qenë shpesh në lëvizje për koncerte të ndryshme”, tregon ai. Dhe duket se qëllimet e Bleros, për vazhdimësinë janë të qarta. Të paktën ai ndjen se është në një moment shumë të rëndësishëm për karrierën e tij muzikore. Pas daljes së albumit në gjuhën shqipe, këto ditë në Turqi ka dalë edhe albumi në gjuhën angleze. Më pas, ky album do të dalë edhe në Francë e në vende të tjera, kryesisht evropiane. “Unë kam shumë fansa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, por kam edhe fansa të huaj, nga vende të tjera. Për këtë arsye besoj se albumi në anglisht, që sapo ka dalë në Turqi do të ecë mirë. Shpresoj, që të kem sukses në tregun evropian dhe pse jo të jem ambasador për muzikën tonë”, ka treguar këngëtari. Gjithsesi mes impenjimeve muzikore, Blero shprehet, që herë pas here përpiqet të gjejë sadopak kohë edhe për fansat, ata që e mbajnë në jetë muzikën e tij. “Çdo ditë marr e-mail-e të shumta dhe natyrisht, që nuk mund t’iu përgjigjem të gjithëve, por përpiqem të kontaktoj sa më shumë me ta”. Por çfarë ndodh me fanset femra, duke ditur që dominojnë muzikën e tij? Mos ndoshta Nora është xheloze? Duket se jo. E fejuara e tij është një vajzë, që e kupton fare mirë rëndësinë që kanë fansat për një këngëtar. “Norës i vjen mirë dhe kënaqet nga fakti, që muzika ime pëlqehet”, vijon Blero, të cilit i është dashur të qëndrojë gjatë në dhomat e zhveshjes, për të pritur derisa një pjesë e fansave të largoheshin, në mënyrë që të mos krijohej konfuzion. Ndërsa nga jeta e natës në kryeqytet, këtë radhë ka hequr dorë. “Jemi të impenjuar me festivalin dhe nuk besoj se do të kemi kohë të dalim”, përfundon ai.

Ingrit Gjoni, kundër kukullave prej silikoni

Në të vërtetë Ingriti nuk ka asgjë kundër kukullave prej silikoni, por duket se është më shumë kundër vajzave, që përpiqen të imitojnë njëra-tjetrën, apo edhe imazhet e njohura të ekraneve televizive, pse jo duke iu drejtuar edhe silikonit. Sërish provokuese dhe tërheqëse. Kështu shfaqet ajo në klipin e ri, realizuar vetëm disa ditë më parë dhe që shumë shpejt do të jetë në ekranet muzikore shqiptare. Përveç muzikës, në këtë klip duket se këngëtarja ka ditur të luajë edhe me veshjet dhe anën koreografike por, pa lënë mënjanë skenografinë, që duhet të flasë shumë. Në fakt për këngën “Barbie Silicon”, realizuar nga Florian Mumajesi dhe me tekst të Turian Hyskës, Ingriti shprehet se premton shumë dhe jo vetëm kaq, por tregon se do të vijë në një mënyrë tërësisht origjinale dhe të veçantë, ndryshe nga klipet e deritanishme. Edhe teksti i këngës, këtë radhë nuk ka në thelb një histori dashurie, por një element, që ndoshta ka prekur shumë vajzat në ditët tona. Eshtë pikërisht ajo dëshira dhe mania e të rejave, për të imituar njëra-tjetrën, apo edhe emra të njohur të skenës dhe ekranit, duke dalë tërësisht nga vetvetja dhe origjinaliteti. “Shoqes sime” ka një tekst, të cilin vetë këngëtarja e ka cilësuar “bombë”. “Me fjalët e gjetura dhe të ëmbla, unë i them shoqes sime se ajo nuk duhet të imitojë veprimet, sjelljet apo edhe veshjet e mia”, shprehet Ingriti. “Secila duhet të jetë vetvetja, pa u përpjekur të bëhet tjetra”. Një pjesë e xhirimeve janë kryer në ambientet e Shkollës së Baletit, një pjesë në natyrë dhe pjesa tjetër në studion “Max production”. Ndërkohë si protagoniste të klipit, Ingriti ka zgjedhur mbesën e saj, nxënëse në shkollën e baletit. “Eshtë pikërisht ajo, që vihet në rolin vajzës apo “shoqes” që më imiton. Vendos DVD-në në shtëpi, kërcen me këngën “Jek e jek”, ndërkohë që unë vazhdoj dhe punoj për klipin e ri, të cilin ajo nuk e di se po xhirohet. Ka një moment, kur ajo, në përpjekje për të më ngjarë dhe për të bërë gjithçka si unë bën operacion plastik vithet, e pse jo duke synuar edhe të dashurin tim. Në fund të këngës, unë lodhem nga xhirimet dhe marr të dashurin e shkoj në shkollën e baletit, për të kërcyer R&B”. Këngëtarja shton se edhe në këtë klip i ka kushtuar vëmendje të veçantë prezantimit, duke përshtatur edhe lukun apo veshjet e ndryshme. Ndërkohë, tani që xhirimet kanë përfunduar duket se Ingriti është përqendruar më shumë tek koncertet, në qytete të ndryshme të vendit, por edhe jashtë Shqipërisë,ndërsa pak ditë më parë ka hapur edhe sezonin e koncerteve në qytetin bregdetar të Sarandës. Por gjithsesi kemi parë se Ingriti gjen kohë edhe për t’u argëtuar. Fundjavën e shkuar, së bashku me Inisin kanë qenë protagoniste të jetës së natës në kryeqytet.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#88 ne: 07-04-2007, 13:13:45
Janë të rinj dhe të suksesshëm në muzikë. Por duket se në jetë kërkojnë diçka tjetër dhe krejt të ndryshme nga ajo që kanë zgjedhur të bëjnë. Ndoshta muzika ka qenë një zgjedhje e rastësishme, por gjithsesi, deri më sot i ka ndihmuar për të qenë të njohur e të afirmuar, ndonëse në moshë të re. Nuk dimë nëse është e rastësishme, apo ndoshta vërtet këngëtarët kanë prirje të fshehura për politikën sepse shpesh thonë, që mes artit dhe politikës ka një lidhje ngjashmërie, pavarësisht se në realitet kanë qëllime të ndryshme dhe përcjellin mesazhe të ndryshme. Nuk dimë as nëse këngëtarët tanë synojnë vërtet fusha të caktuara të politikës, apo zgjedhjet e tyre në politikë janë ndoshta kalimtare ashtu si edhe në muzikë. Përveç faktit që janë këngëtarë, ndonëse në rryma të ndryshme, Turjan Hyska, Çiljeta Xhilaga, Poni dhe Orinda Huta kanë edhe një anë tjetër të përbashkët. Studiojnë në fushën e shkencave politike. Disa prej tyre e kanë shprehur tashmë hapur prirjen për të pasur një vend në administratën shtetërore, e pse jo edhe një pozicion të rëndësishëm në drejtimin e vendit vitet e ardhshme ndërkohë që, të tjerë besojnë se do të gjejnë një të mesme të artë, midis degës që kanë zgjedhur të studiojnë dhe muzikës.

Orinda, suksesin jo vetëm tek kënga

Shumë ka ndryshuar nga Orinda e dikurshme. Vajza e ndrojtur e skenës, e cila dinte shumë mirë të këndonte, por pa mësuar ende të nxirrte në pah vlerat e saj femërore, u shndërrua një ditë në një zonjushë, që ishte në gjendje fare mirë të tregonte edhe vlerat e pamjes së saj. Por, dalëngadalë duke u njohur me skenën, muzikën dhe rrugët që ajo të hap, ndoshta edhe Orinda kuptoi që kaq nuk mjafton për të siguruar vazhdimësinë. Një vit më parë, ajo ka nisur studimet në Universitetin Evropian të Tiranës, pikërisht aty ku ka regjistruar edhe klipin e saj të ri. Mos ndoshta Orinda synon në të ardhmen diplomacinë? Mbase ambasadore në Irlandë, nuk do të ishte keq, po të kemi parasysh, që në lidhje me origjinën e saj dhe faktin se mund të ishte një fëmijë i birësuar, është diskutuar gjatë.

Çiljeta, synime të largëta në politikë

Duket se synimet e Çiljeta Xhilagës për të hyrë në politikë janë të qarta. Zgjedhja e saj në degën e Shkencave Politike, nuk është aspak rastësore. Nëse hyrja e saj në muzikë, lidhej me kurorën e bukurisë, që i dha mundësinë të linçohej në botën e spektaklit, ndoshta tashmë Çiljeta po mendon ta shfrytëzojë këtë pozicion, për t’u ngjitur më lart, në politikë. Kjo mund të jetë një arsye më shumë, për të cilën kohët e fundit këngëtarja po impenjohet gjithmonë e më tepër me shkollën, duke vonuar edhe daljen e albumit, i parashikuar për në muajin dhjetor. Përveç koncerteve në qytete të ndryshme të vendit, por edhe jashtë Shqipërisë, nga vetë Çiljeta kemi mësuar se tashmë i vetmi impenjim i saj është shkolla. Dhe për më tepër kohë më parë ka pranuar se politika është ndoshta një rrugë, në të cilën këngëtarja synon të hyjë në të ardhmen, atëherë kur kënga nuk do ta tërheqë më.

Turi, 21-vjeçari i suksesshëm

21-vjeçari, Turjan Hyska, i njohur ndryshe edhe si Turi i grupit “Product 28”, përveç zërit dhe aftësive për të kënduar është njohur tashmë edhe falë aftësive të tij për të krijuar tekste shumë të bukura këngësh, por edhe për të drejtuar emisione televizive. Sigurisht vlera dhe aftësi, që e bëjnë të suksesshëm, pavarësisht moshës së re. Por përveç prirjeve të dukshme në art, duket se dëshirat e Turit prekin edhe politikën. Sepse nëse nuk do të ishte kështu, ai nuk do të niste studimet në Universitetin e Tiranës, në degën e Shkencave Politike. Dhe jo vetëm kaq. Një vit më parë, ai ka pranuar një tjetër të drejtë studimi nga Universiteti Evropian i Tiranës, në degën e Marrëdhënieve Publike, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e një grupi të rinj, të cilët fituan të drejta studimi falas në këtë shkollë, për shkak të emrit apo suksesit të tyre në fusha të tjera të jetës. Mësojmë se Turi është një student serioz dhe që nuk e lë pas dore shkollën, pavarësisht impenjimeve të tjera dhe kjo na bën të besojmë, se ndoshta ai synon vërtet të hyjë i plotësuar në politikë.

Në politikë edhe pa shkollë politike

Eneda, Klajdi, Besi dhe lidhja me LSI


Janë këngëtarë të afirmuar në skenën shqiptare. Nuk kanë studiuar për politikë, por tashmë janë bërë pjesë e saj. Zgjedhjet lokale, që sapo lamë pas nxorën në skenën politike disa emra artistësh, si kandidatë për minibashkitë në kryeqytet. E ndërsa emri i Besmir Metanit ishte lakuar shpesh në Lëvizjen Rinore për Integrim si një drejtues aktiv i kësaj lëvizjeje, Eneda Tarifa dhe Klajdi Musabelli do të shfaqeshin krejt papritur në fushatat elektorale si kandidatë në zgjedhjet lokale. Ishte momenti, kur drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i tërhoqën këta të rinj të suksesshëm në muzikë, për të qenë gjithashtu pjesë edhe e jetës politike në vend. Pavarësisht qëllimeve për të siguruar karrierë politike në të ardhmen, apo qoftë edhe për të investuar me idetë e tyre për kryeqytetin, këngëtarët u bënë kështu pjesë e politikës.

Poni, një vend në administratë

Lidhja e saj me muzikën nisi me turbo-folkun dhe u duk se Poni nuk do të hiqte dorë nga kjo rrymë, që i solli suksesin. Por çuditërisht, vetëm pak kohë më parë ajo vendosi të provojë me baladën duke marrë pjesë në festivalin e muzikës moderne “Top-fest”, për të treguar se di të këndojë edhe ndryshe. Deri këtu, besuam gjithsesi, që marrëdhënia me muzikën do të ishte e gjatë dhe ndoshta e vetmja në jetën e Ponit. Por vetëm pak ditë më parë, vetë këngëtarja e ka vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e kësaj lidhjeje. Studente për Shkenca Politike, duket se Poni e ka zgjedhur këtë degë jo vetëm sepse e tërheq historia, por edhe sepse pëlqen që në të ardhmen të mos mbetet tek muzika, por të sigurojë një vend, minimumi si nëpunëse në administratë. Më tej nuk i dihet...

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#89 ne: 11-04-2007, 03:32:55
Bleona Qerreti do ti rikthehet jetës shtëpiake

Publiku shqiptar e njeh Bleonën si një këngëtare e cila ka guxuar që herët të bëjë gjëra që shumë pak këngëtare do të provonin ti bënin. Mirëpo, mos harroni që kjo Bleona që njohim sot, kaloi në një proces metamorfoze të ngadaltë por, të suksesshëm. Tani pa frikë Bleona është një nga këngëtaret me sexy në Shqipëri. Mirëpo para kësaj, ajo ka qenë një vajzë e thjeshtë, me një jetë familjare si shumë të tjera. Siç duket Bleonën e ka marrë malli për atë periudhë dhe prandaj dëshiron të rikthehet siç ka qenë dikur në vajzërinë e hershme. Këtë i ka kërkuar dhe bashkëshortit të saj të ardhshëm; të bëjë durim edhe dy muaj sa të martohen dhe pastaj ajo do të heqë dorë nga karriera për t’iu dedikuar tërësisht jetës bashkëshortore. 
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#90 ne: 12-04-2007, 06:01:22
Ingrid Gjonit i ka kushtuar shume fejesa
 
Më në fund Ingrid Gjoni kurërozoi dashurinë e saj me një fejesë madhështore. Ftoi shumë miq dhe të afërm. Por, mesa duket ceremonia e fejesës, i ka kushtuar shtrenjtë. Tani bukuroshja e kthyer në këngëtare, pas një videoklipi veror mjaft sensual që pushtoi ekranet shqiptare, nuk ka më ndonjë prurje të re në muzikë. Gjithmonë nga ato që thuhen lart e poshtë nëpër Tiranë, këngëtares i mungojnë paratë për të realizuar një videoklip për një nga këngët e saj. Ndoshta gjithë kursimet e Ingridit shkuan për atë fejësë dhe tani fansat e saj duhet të durojnë edhe ca që këngëtarja të dalë me ndonjë videoklip të ri. 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#91 ne: 13-04-2007, 09:16:17
Bleona nuk i ndahet asnjë çast të dashurit

Tashmë nuk është më një sekret dashuria e Bleonës dhe e bashkëshortit të saj të ardhshëm. Adhuruesit e këngëtares bukuroshe dhe sidomos ata që jetojnë në Tiranë, kanë pasur mundësi që këto ditë ta shohin Bleonën nëpër rrugë duke shëtitur apo duke frekuentuar bare të ndryshme.

Megjithatë e veçanta kësaj here është që Bleona nuk ka qenë asnjë moment vetëm. Ajo gjatë gjithë kohës ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të saj simpatik, me të cilin edhe pse bashkëjeton prej kohësh, duket që vazhdojnë të jenë ende shumë të dashuruar.

Ata janë parë në ambiente të ndryshme, por krejt indiferentë ndaj shikimeve kureshtare të njerëzve, sepse dukej qartë se ato sytë i kishin vetëm për njëri-tjetrin.

Nora Istrefi sërish me Getoarin

Edhe pse nuk është akoma një lajm zyrtar, duket se çifti i vjetër Nora IStrefi dhe Getoari, janë rikthyer përsëri bashkë. Nuk dihet me saktësi sa herë janë ndarë e sa herë janë bashkuar por, duket se kësaj radhe bëhet fjalë për një pajtim që ka për të zgjatur.

Kështu Geti dhe Nora, më në fund e kanë pranuar që nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Ndoshta i lidh profesioni i përbashkët, ndoshta i lidh ndjenja, por më mirë sesa t’i bëjë këngë Elvana Gjatës, përse të mos i bëjë Norës që e ka edhe më afër!

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#92 ne: 14-04-2007, 08:20:14
Miriam Cani në krah të Ardi Asllanit

Duket se vizitat e Miriam Canit në Shqipëri, sidomos pas realizmit të këngës me Alketa Veisiun janë bërë më të shpeshta. Por të enjten në mbrëmje, këngëtaren shqiptare me banim në Zvicër, e kemi parë në shoqërinë e stilistit Ardi Asllani. Të dy kanë ardhur së bashku në mbrëmjen e organizuar në hotel Sheraton, për të zgjedhur përfaqësuesen e Shqipërisë për në (Miss Universi), “Miss Univers Albania”. Në fakt, marrëdhënia mes të dyve u kuptua, që ishte shumë e ngrohtë, ndonëse nuk kemi arritur të mësojmë me saktësi, se cili është raporti i vërtetë i stilistit me këngëtaren. Pasi janë ulur së bashku në vendin e rezervuar për ta, Ardi dhe Miriami kanë shijuar të qetë gjithë mbrëmjen për t’u larguar përsëri së bashku, ndonëse nuk kanë marrë pjesë në festën, që pasoi ceremoninë. Kur kanë dalë nga salla, fotografi Fadil Berisha i është drejtuar këngëtares me fjalët: “Shumë shpesh të kemi parë në Shqipëri”. Ndoshta edhe Berishës i kanë rënë në sy ardhjet e shpeshta të Miriamit në Tiranë, megjithatë nga buzëqeshja e këngëtares nuk kemi arritur të mësojmë arsyen e vërtetë të këtyre vizitave. Anëtare e grupit “Preluders”, Miriam Cani ka arritur të krijojë një figurë të qëndrueshme artistike edhe në Zvicër ku ajo jeton.

Vllasaliu na zhgënjen me dhunën në klip

A e keni parë klipin e fundit të Sinan Vllasaliut? Shpresojmë që po, kështu do ta keni më të lehtë të kuptoni dhe mbase të jeni dakord me mendimin tonë, për çfarë kemi konstatuar duke e parë atë klip. “Mos ia falni” është një këngë, që po ta dëgjonim thjesht në radio mund të mos e kishim shumë mendjen tek fjalët por të shijonim zërin e profesionistit Vllasaliu. Por, sapo sheh klipin i cili natyrisht materializon fabulën e këngës, fillon e të kap një ankth i çuditshëm. Në klip paraqitet një vajzë e re e cila përzihet natën nga shtëpia nga një burrë i vjetër, i cili sipas fjalëve të këngës duhet të jetë vjehrri. Më pas, në dritare të llahtarisur përcjellin ngjarjen fëmijët e saj. Ndërsa këngëtari në sinkron thotë: “nuk dua të gjej në shtëpi, djegiani krejt fustanat... etj etj”. Një klip i tillë, të kujton disa filma të vjetër, që shihnim dikur në stacionet turke me satelit dhe që mallëngjenin të gjitha gratë e papuna të cilat gjithsesi ishin të lumtura, që patën mundësi të shohin botë me sy edhe pse në televizor. Ajo, që shihet në atë klip nuk është as më pak dhe as më shumë, por një dhunim i hapur i nje gruaje dhe sidomos i fëmijëve. Mendoni se si mund të asimilohej dhe kuptohej një klip i tillë në një situatë ku nuk janë të pakta ngjarjet e hidhura të burrave, që dhunojnë apo vrasin gratë e tyre. Të paktën në klipe nuk do të donim ta shihnim këtë dhunë meqë muzika në vetvete ka tjetër mison. Të përcjellë paqen dhe vlerat më pozitive tek admiruesit e saj.

Edhe Gili kthehet në engjëll

Me sa duket dëshira për t’u kthyer në engjëll e ka kapur edhe këngëtaren kosovare Gili. Në klipin e saj të ri, që është shfaqur vetëm disa ditë më parë në ekranet muzikore shqiptare Gilin e shohim ndër të tjera edhe me krahët e bardhë të një engjëlli, një element në fakt, jo i panjohur për klipet e këngëtareve shqiptare. Rezarta Shkurtën e kemi parë me krahë të tillë në videoklipin e këngës “Të dielave”, vetëm me një ndryshim: sipas propozimit të vetë këngëtares, ngjyra e tyre ishte e zezë. Këngëtarja kosovare e cila ka prekur skenat e Tiranës, që në fillim të viteve ’90 është bërë tashmë, gjithmonë e më e pranishme edhe në skenat dhe ekranet shqiptare. Pas klipit dhe këngës në duet me Sinan Vllasaliun, tashmë Gili ka nxjerrë edhe videoklipin, që shoqëron këngën e saj të re. Ajo që bie në sy gjithmonë e më shumë tek këngëtarja është loja me pamjen. Pavarësisht ngjyrës së flokëve, të cilën e pëlqen bionde, ajo luan shpesh me stilet dhe mënyrat e performancës. Ndoshta së shpejti Gilin do e kemi edhe në Tiranë, si pjesëmarrëse në festivalin “Netët e klipit shqiptar”, ku pjesë e konkursit është edhe klipi i këngës “Prapë se prapë”, një duet me Sinan Vllasaliun.

Biznesi i ri i Ardjan Trebickës në kryeqytet

Së shpejti emri i tij do i shtohet emrave të shumë artistëve, të cilët tashmë kanë hapur në kryeqytet aktivitetet e tyre private, ndonëse ideja dhe zgjedhja e Ardjan Trebickës është disi e veçantë. “Carpe Diem”, i vendosur përballë pallateve “Agimi”, në të vërtetë do të jetë diçka më shumë se një lokal apo një vinotekë e thjeshtë. Sepse përveç biznesit, Ardjani do të gjejë aty vend edhe për artin. Duke e konceptuar më shumë si diçka të ngrohtë, intime, në të cilën krahas verës dhe antipastave klientët do të gjejnë edhe qetësinë, Trebicka ka menduar që në lokalin e tij përveç argëtimit të ketë hapësirë edhe për promovimet e librave apo të albumeve muzikore. Mësojmë se këngëtari është ende duke punuar për sistemimin e ambientit, në arredimin e të cilit flitet se do të dominojë druri i gërshetuar me ngjyra qetësuese dhe çlodhëse. Ka menduar gjithashtu të ketë një meny tepër speciale, me ushqime të lehta, kryesisht nga kuzhina franceze, por edhe e vendeve të tjera, ndërkohë që e veçanta e ushqimit në këtë lokal do të jetë menyja speciale me kalori të ulët, për të gjithë ata që i tremben mbipeshës. Sigurisht, duke pasur parasysh edhe profesionin që ka, ndoshta Ardjani beson se miqtë e tij më të mirë, shumë nga kolegët artistë do të jenë njëkohësisht edhe klientët e tij të parë. Duke qenë se Ardjanit nuk i jepet shumë për anën financiare, se sa për atë artistike, thuhet se në këtë drejtim është duke punuar më tepër bashkëshortja e tij, Kela, e cila ka më tepër përvojë në aktivitetet private. Megjithatë, impenjimet për lokalin që pritet të hapet këto ditë duket se nuk e kanë zbehur aspak dëshirën e Ardjanit për t’u marrë me muzikën, e madje siç na thonë miqtë e tij, as nuk e kanë shtuar zellin për t’u marrë me biznes. Pas përfundimit dhe daljes në tregun shqiptar të albumit të tij “Shkova kah dera jote”, Trebicka po mendon për të tjera projekte të afërta muzikore, edhe pse është duke shijuar ende frytet e albumit, këngët e të cilit janë punuar në një nga studiot më të mira muzikore në Romë dhe që për më tepër, është i gjithi i realizuar me instrumente të gjalla.

Ingrit Gjoni rrihet me grushte tek “Zippo”

Ingrit Gjoni zihet me grushte tek “Zippo”, ndërkohë që pjesë e grindjes është bërë edhe i fejuari i saj, Enea. Ky lajm ka mbërritur në redaksi nga dëshmitarë të ngjarjes, aspak e këndshme për këngëtaren, e cila kohët e fundit ka treguar se kishte impenjime vërtet serioze me punën e saj. Por me sa duket, fundjava e shkuar nuk ka qenë fatlume për këngëtaren Gjoni, e cila ndoshta edhe e nervozuar më tepër nga sa duhet e ka çuar deri në grushte grindjen banale me një tjetër femër, e pranishme në lokal.
|Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje nuk dinë të tregojnë arsyet për të cilat ka nisur sherri, por tregojnë se këngëtarja dhe më pas edhe i fejuari i saj, pasi kanë debatuar ashpër me vajzën, e kanë rrahur në mënyrë mjaft të egër. Sa për kundërshtaren tjetër, emrin e së cilës nuk kemi arritur ta mësojmë, flitet se është një prej pjesëmarrëseve në “Miss Model of the World”, organizuar nga Fadil Berisha disa muaj më parë. Ndoshta mund të mos duket e çuditshme që këngëtarja tregon edhe forcën fizike, po të kemi parasysh se një performancë të tillë ajo e ka bërë edhe për humor në spektaklin “Ishte loja”. Sigurisht, kjo përleshje nuk besojmë se do të ndikojë pozitivisht në karrierën e Ingrit Gjonit, që kohët e fundit ka deklaruar se ka përfunduar edhe klipin e ri. Le të shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit, ku këngëtarja nuk arrin të ruajë qetësinë, sepse duke pasur parasysh që është person publik, ngjarje të tilla vetëm e dëmtojnë.

Rovena Stefa zhvishet për bashkatdhetarët

Duket se nuk ka ngurruar të zhvishet, madje edhe më shumë nga sa duhet. Në turneun e koncerteve që ka realizuar vetëm pak javë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rovena Stefa ka ditur që përveç muzikës t’u dhurojë bashkatdhetarëve edhe një performancë gjysmë të zhveshur. Nuk e ka menduar dy herë, që në këtë koncert të dalë më shumë e zhveshur se sa e veshur. Ndoshta ky fakt nuk duhet të na habisë, po të kujtojmë se tashmë jemi mësuar me të tilla performanca të këngëtareve tona, që me sa duket kanë filluar të kuptojnë se në ditët tona kënga nuk dëgjohet, por shikohet. Dhe pavarësisht faktit se u pëlqen të zhvishen në skenë, duke tejkaluar ndoshta edhe normat e etikës, çuditërisht nëse lexojnë apo përfliten për këtë dukuri u vjen keq. E vërteta është, që kohët e fundit koncerti i Rovena Stefës dhe Shpat Kasapit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfolur gjatë, por askush nuk e kishte menduar se Rovena do të ishte kaq bujare. Nuk dimë nëse ky fakt do të ndikojë pozitivisht apo negativisht në karrierën e këngëtares, megjithatë mendojmë që fotot flasin më tepër nga sa duhet.

Aurela vazhdon të surprizojë

Ka ardhur në Tiranë pas shumë vitesh mungesë për Festivalin e Këngës në Radiotelevizion. Dhe në fakt fansat e saj nuk e kishin menduar që Aurela Gaçe do të ishte sërish në kryeqytetin shqiptar në fillim të pranverës. Me performancën e saj mbrëmjen e së shtunës, Aurela Gaçe ka arritur të përcjellë të njëjtat emocione si në skenën e Pallatit të Kongreseve, ndonëse për një audiencë më të vogël. E shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë, Eli Fara, e cila edhe këtë radhë nuk e ka lënë vetëm, të dyja këngëtaret kanë qëndruar dhe kanë festuar me miqtë deri në orët e para të mëngjesit.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#93 ne: 14-04-2007, 08:29:43
Bleona Qerreti shtatzënë?
 
Mësojmë se vetë këngëtarja ia ka pohuar këtë parukieres së vet

 
Flitet se Bleona Qerreti pret një fëmijë. Mësojmë se është vetë këngëtarja ajo, që e ka pohuar këtë fakt tek mikesha dhe parukieria e saj, vetëm pak ditë më parë, kur ka shkuar për të rregulluar flokët. Bleona, e cila prej disa kohësh ndodhet në Tiranë ku është duke përfunduar albumin e saj të ri, thuhet se ka pohuar me gojën e saj që është shtatzënë dhe pret një fëmijë, madje së shpejti këtë lajm ajo vetë do ta bëjë publik edhe për mediat. Ndonëse nuk kemi arritur të saktësojmë diçka më tepër për vërtetësinë e lajmit, apo edhe seksin e fëmijës, personi që na e bën të ditur këtë fakt pohon se gjithçka është më tepër se e vërtetë. E lidhur prej kohësh me Gani Bardhën, këngëtarja bukuroshe, pas celebrimit disa muaj më parë, ka pohuar publikisht se tani është në prag të martesës. Vetë Bleona ka deklaruar se ceremonia e martesës do të bëhet aktuale vetëm pas daljes së albumit, që ajo shumë shpejt do të ketë në tregun shqiptar, ndërkohë që zëra të tjerë në rrethet miqësore të këngëtares pohojnë se në maj, Bleona dhe Ganiu do të organizojnë një martesë madhështore, në të cilën pa dyshim do të ketë ftuar jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Amerika. Kohët e fundit këngëtarja ka qenë vërtet shumë e impenjuar në koncerte, sidomos jashtë Shqipërisë, ndërkohë që paralelisht është duke punuar edhe për albumin, për të cilin flitet se do të jetë në treg brenda këtij muaji. Madje, siç ka deklaruar vetë në media kohë më parë, disa nga këngët e albumit janë të shoqëruara edhe me videoklipe të kushtueshme të realizuara jashtë Shqipërisë. Dhe natyrisht pasi puna me albumin të ketë përfunduar, në plan të parë do të jetë martesa, që flitet se do të ketë një ceremoni të veçantë të organizuar në kryeqytet. Por nëse lajmi i shtatzënisë është i vërtetë, atëherë do të ketë një arsye më shumë, që këngëtarja të përshpejtojë martesën. E njohur gjithmonë për lukun e saj të veçantë dhe pamjen tepër tërheqëse, nuk dimë se si do të ndryshojë këngëtarja, tashmë që pret një fëmijë. Ndoshta bebi, që do të vijë së shpejti në jetë, do e pengojë disi Bleonën në karrierën si këngëtare, por ndoshta atëherë, kur gjithë jetën e saj ta ketë të ndërtuar në Amerikë, ajo do të mendojë më shumë për këtë fëmijë, se sa për karrierën.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#94 ne: 21-04-2007, 07:51:24
Adrian Gaxha dhe femra që i mungon

“Më mungon”. Është ky titulli i këngës së re të Adrian Gaxhës. Kënga, e shoqëruar edhe me klipin përkatës është transmetuar këto ditë në ekranet muzikore shqiptare. Po të shohim dhe të ndjekim me vëmendje klipin dhe elementët e tij mund të themi me bindje, që kjo këngë është një risi në stilin e prezantimit të këtij këngëtari. Përveç muzikës, e cila vjen si një lirikë ndryshe nga këngët ritmike me të cilat jemi mësuar ta shohim zakonisht Adrianin, ndryshe shfaqet këngëtari edhe në lukun e tij e po kështu edhe me elementët e klipit. Këtë radhë, këngëtari nga Maqedonia dhe grupi, që ka punuar me realizimin e videos kanë lënë mënjanë ambientet luksoze të kryeqytetit dhe kanë preferuar të shfrytëzojnë jetën e përditshme të Tiranës me lagjet e zakonshme të kryeqytetit. Sa për vajzën, që shfaqet në këtë videoklip ju kujtojmë se quhet Elona dhe është një prej balerinave të dikurshme të emisionit “Fiks fare”. Xhirimet e klipit janë realizuar tek pallatet “Agimi” në kryeqytet dhe pranë Korpusit të Universitetit. Kjo nuk është hera e parë, që këngëtari zgjedh Tiranën për të realizuar videot e këngëve të tij, duke u shprehur se “kryeqyteti ynë dhe përgjithësisht Shqipëria ka vende të paeksploruara dhe interesante, që të krijojnë mundësinë e realizimit të gjërave të bukura”. Duket se kohët e fundit, Tirana po e tërheq Gaxhën, sepse e kemi parë shpesh në kryeqytet. Pas pjesëmarrjes në Top-fest ai ishte gjithashtu pjesëmarrës edhe në mbrëmjen e parë të shfaqjes, për Festivalin e Klipit Shqiptar.

Ndoci nuk promovohet në Evropë

Ashtu si dhe vitet e mëparshme, duket s3e i njëjti fat e ka ndjekur përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Frederik Ndocin. Sikurse ishte premtuar nga drejtuesit e RTSH-së, se kënga “Balada e gurit”, do të promovohej nëpër shtete të ndryshme të botës, para se të marrë pjesë në Eurovizion, kjo gjë nuk do të ndodh asesi. Gjatë një konference për shtyp, të bërë dje në ambjentete e Radio-Tiranës, Frederik Ndoci, i shoqëruar nga e shoqja Aida, kanë bërë të ditur për median, se do të nisesn drejt Filandës, ku edhe zhvillohet këtë vit edicioni i rradhës së Euroviozion. Përvecc të tjerash këngëtari i njohur shqiptar ka bërë të ditur edhe anullimin e këtyre koncerteve promvuese. “Fatkeqësisht na janë anulluar këto koncerte dhe ne nuk jemi në dijeni të arsyes se pse ka ndodhur kjo gjë”, është shprehur dje Frederiku. Pak kohë më parë kënga, që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Evropian është transmetuar në televizionin publik Shqiptar e shoqëruar me një videoklip. Ndërsa dje Ndoci ka shpërndarë për mediat vizitve nga një vidoekasetë me videoklipin e këngës “balada e gurit”, pasi për të edhe kjo është një promovim i mirë i tij. Pavarësisht vlerësimeve apo edhe kritikave që mori kënga fituese e kompozuar nga Adi Hila, i cili për të dytin vit radhazi dërgon këngë në “Eurovision”, “Balada e gurit”, kjo shprehje e dhimbjes së një emigranti në një vend të huaj, e shoqëruar tashmë edhe me një videoklip është gati për të shkuar në Finlandë, për në gjysmëfinale, pasi paraardhësi Luiz Ejlli, nuk mund të fitonte pikët e duhura për Shqipërinë. Kësaj herë në Euroviozn shqipëria do të këndojë e 11 në rradhë dhe synimi i Ndocit, është të hyjë në finale. Pas konferencës Ndoci së bashku me Aidën kanë interpretuar edhe një pjesë të këngës në anglisht për mediat.
 
Ledina Çela në New York së bashku me Edona Llalloshin

“Po vij tek ty” nuk është vetëm titulli i këngës më të re të Ledinës, por mbase edhe një paralajmërim se koncerti i saj i rradhës do të jetë tek ata, shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Dhe kur flasim për Ledinën, e kemi të qartë që në fillim se performancat e saj do të jenë shumë të nxehta. E filloi lojën e saj sensuale në promovimin e klipit të saj tek Venue duke çuditur më pas të gjithë me xhirimet super erotike në klip dhe ofshamat që shoqëronin këngën. Natyrisht që publiku i Neë Yokut tani pret ekzibicionin e rradhës eksluzivisht për ta. Koncerti do të realizohet në klubin “Avalon”, me 27 prill dhe çmimi i biletës thuhet se do të jetë 30 dollarë. Së bashku me Ledinën në koncert do të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Edona Llalloshi e cila për hirë të së vërtetës është krejtësisht e kundërta e Çelos përsa i përket performancave në klipe dhe skenë. Llalloshi preferon të jetë serioze dhe aspak e zhveshur dhe në këtë mënyrë ka arritur të bëjë për vete publikun e saj. Natyrisht në botën e këngës ka vend për të gjithë pasi edhe shijet janë nga më të ndryshmet, por kur një këngëtare është seksi, ajo pëlqehet më shumë, sidomos nga meshkujt. Të shohim se çfarë ka planifikuar Ledina si surprizë ne këtë koncert.

Trebicka promovon lokalin, të ftuar miqtë VIP

Ka qenë një ambient miqësor, ashtu siç ai e ka dëshiruar të ishte. Të mërkurën në mbrëmje, këngëtari Ardjan Trebicka ka inauguruar lokalin e tij “Carpe Diem”. Edhe pse i mësuar me skenat dhe publikun, duket se në një mbrëmje të tillë miqësore, ku atij i është dashur të bëjë me kujdes rolin mikpritës të zotit të shtëpisë, Ardjani është ndjerë disi në siklet dhe i emocionuar, pasi siç u shpreh vetë, nuk ishte mësuar ta uronin për biznes, por vetëm për albume dhe këngë.
E pavarësisht fillimit disi të vështirë, edhe me ndihmën e Kelës, bashkëshortes së tij, gjërat më pas kanë shkuar më së miri dhe të ftuarit kanë qëndruar deri në orët e vona të mbrëmjes, jo vetëm për të provuar verën e veçantë dhe menunë e lokalit, por edhe për të biseduar, nën tingujt e një muzike të lehtë në sfond. Duke qenë se lidhja e tij me artin është e drejtpërdrejtë, Ardjani ka menduar që këtë marrëdhënie ta ruajë edhe në biznesin e tij modest. Duke menduar që lokali i tij të shërbejë njëkohësisht edhe si një vend i gjetur për promovime librash apo albumesh, mbi komodinat e vendosura në qoshe të lokalit e para që ka sjellë librat e saj ka qenë Natashta Bega, ndërsa të ftuarve nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse t’i shfletojnë ata.

Anjeza Branka, në prag të lindjes

Shumë shpejt do të niset drejt Austrisë, ku do të vijë në jetë edhe djali i saj. Ditët e fundit të prillit janë edhe ditët e fundit të qëndrimit të Anjeza Brankës në Tiranë. Këngëtarja, prej kohësh ka vendosur që fëmija i saj i parë, që është një djalë të vijë në jetë në Austri, ku duket se gjithçka është tashmë gati për momentin e rëndësishëm. Mësojmë se djali pritet të lindë në fillim të muajit maj, ndaj edhe Anjeza duhet të përgatitet për ta lënë Shqipërinë. Deri tani duket se gjithçka ka ecur më së miri me shtatzëninë, madje Anjeza nuk ka ndërprerë asgjë nga aktiviteti i saj i përditshëm, përveç koncerteve të cilat i është dashur t’i ketë disi më të rralla, në mënyrë që të mos ngarkohej. E dashuruar me Leonardon, këngëtarja ka deklaruar fejesën gati një vit më parë, ndërsa këtë vit pritet të organizojë edhe ceremoninë e martesës, ndonëse tani në dasmën e tyre do të jetë edhe vogëlushi.

G.Panorama

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#95 ne: 23-04-2007, 00:48:27
Mr. Elvis një këngë jetimëve

Siç ndodh rëndom, pas disa vitesh karrierë, këngëtarët, pasi kanë krijuar një farë imazhi, përpiqen ta përmirësojnë atë.

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtarin Mr. Elvis, i cili pasi i këndoi dhe nuk u la gjë pa thënë femrave shqiptare, tani do t’i dedikojë një këngë jetimëve.

Si duket bashkë me pjekjen e tij si artist, ka ardhur edhe pjekja e tij si njeri, kështu këngëtari kërkon të kalojë në një stad tjetër të karrierës së tij, ku bashkë me performancën të sjellë edhe një mesazh më fisnik nga çka bërë deri më sot me “Femrat shqiptare”.

  • Postime: 1610
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#96 ne: 24-04-2007, 10:53:21

Ledina Çela në New York së bashku me Edona Llalloshin

“Po vij tek ty” nuk është vetëm titulli i këngës më të re të Ledinës, por mbase edhe një paralajmërim se koncerti i saj i rradhës do të jetë tek ata, shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Dhe kur flasim për Ledinën, e kemi të qartë që në fillim se performancat e saj do të jenë shumë të nxehta. E filloi lojën e saj sensuale në promovimin e klipit të saj tek Venue duke çuditur më pas të gjithë me xhirimet super erotike në klip dhe ofshamat që shoqëronin këngën. Natyrisht që publiku i Neë Yokut tani pret ekzibicionin e rradhës eksluzivisht për ta. Koncerti do të realizohet në klubin “Avalon”, me 27 prill dhe çmimi i biletës thuhet se do të jetë 30 dollarë. Së bashku me Ledinën në koncert do të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Edona Llalloshi e cila për hirëë të së vërtetës është krejtësisht e kundërta e Çelos përsa i përket performancave në klipe dhe skenë. Llalloshi preferon të jetë serioze dhe aspak e zhveshur dhe në këtë mënyrë ka arritur të bëjë për vete publikun e saj. Natyrisht në botën e këngës ka vend për të gjithë pasi edhe shijet janë nga më të ndryshmet, por kur një këngëtare është seksi, ajo pëlqehet më shumë, sidomos nga meshkujt. Të shohim se çfarë ka planifikuar Ledina si surprizë ne këtë koncert.


Ktu keni ftesen e koncertit me gjith te dhenat...

http://www.zeriyt.com/komunitet_dhe_grupe_shoqerore_te_zeri_yt/festa_shqiptare-t17129.0.html;msg498847#msg498847

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#97 ne: 26-04-2007, 19:13:06
Suksesi i këngëtareve quhet Stine

Stine, këngëtari aq i njohur vetëm para tre vitesh, ishte pak i njohur për publikun. Megjithëse kënga e tij e parë ishte një sukses i padiskutueshëm, u desh shumë kohë pas saj që ai të afirmohej.   
Kështu, duke fituar çmimin e parë në një edicion të “Top Fest”, për Stinën erdhi edhe suksesi. Tani ai është bërë i preferuari i këngëtarëve, dhe jo vetëm kaq.

Kohët e fundit të gjitha këngët e dala në treg, që mbajnë firmën e tij, kanë një sukses të padiskutueshëm. Kështu ishte kënga jek e jek, superhit i verës së kaluar dhe, së fundmi, krijimi i tij, që ia ka besuar këngëtares vlonjate Poni. 

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#98 ne: 28-04-2007, 07:19:22
Besa, këngëtarja me zë me ngjyrë
 
Nëse rastësisht jeni duke dëgjuar një këngë shqiptarë që ju duket si e kënduar nga një këngëtare me ngjyrë, atëherë gaboheni, sepse ajo quhet Besa.   
Në pjesëmarrjen e fundit në Top Fest, ajo ka mahnitur sërish fansat e saj me interpretimin dinjitoz të këngës së saj. Besa, e këngës “Zonja dhe zotërinj” ndoshta është e para këngëtare shqiptare që mund të krahasohet me këngëtare të kalibrit Beyonce, Whitney Houston etj.
Pse jo, edhe t’i konkurrojë denjësisht, sepse Besa e ka treguar potencën e zërit të saj edhe në koncerte live. 

gazetaetiranes

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#99 ne: 28-04-2007, 08:58:07
Blero ikën nga Zippo i turpëruar, nuk këndon dot live

Duket se episodi i çuditshëm, që ka ndodhur fundjavën e shkuar në ambientet e Zippo club, i ka indinjuar paksa të pranishmit në atë lokal. Ndoshta askujt prej protagonistëve të asaj mbrëmjeje nuk ia kishte marrë mendja, që Blero një këngëtar i afirmuar në tregun shqiptar, e që tashmë po synon edhe tregun botëror nuk ishte në gjendje të këndonte live një këngë nga fillimi deri në fund. Ky lajm, që mbërrin në redaksi në formën e një thashethemi në fakt e ka burimin pikërisht tek disa nga të pranishmit e asaj mbrëmjeje tek Zippo. Ata tregojnë se Blero ndodhej në Tiranë fundjavën e shkuar dhe së bashku me disa miq, ka qenë për të kaluar disa orë të vona të mbrëmjes tek “Zippo”, një lokal i preferuar kohët e fundit nga shumë këngëtarë. Por, siç na tregojnë personat, që ndodheshin aty atë natë, shumë nga të pranishmit, nuk kanë mundur t’i rezistojnë dëshirës për të dëgjuar një këngë live, nga Blero, i pranishëm aty. Dhe nga ana tjetër as këngëtari kosovar nuk ka mundur të refuzojë. Pas shumë këmbënguljesh nga ana e të pranishmëve në lokal, Blero është ngjitur në skenë dhe mes shumë këngëve të repertorit të tij, ka zgjedhur këngën “Fotografia”. Thuhet se këngëtari është përpjekur shumë ta çonte deri në fund këngën e nisur, por përfundimisht nuk ia ka dalë. Dhe duket se ky fakt i ka irrituar pa masë të pranishmit, të cilët nuk e prsinin këtë dështim nga ana e Bleros. Diku u përfol se këngëtari ishte i sëmurë dhe kishte probleme me kordat, por kjo nuk e ka zbehuar aspak zhgënjimin e shkaktuar në sallë.


Saimir Çili dhe Suela Kalaja presin një vajzë

Fëmija i tyre do të jetë vajzë dhe pritet të vijë në jetë rreth pesë muaj më pas. Këngëtari Saimir Çili dhe bashkëshortja e tij Suela Kalaja pas një lidhjeje të gjatë dhe disa vitesh martesë, më në fund kanë vendosur ta shtojnë familjen e tyre edhe me një anëtar të ri. Mësojmë se Suela është shtatëzënë në muajin e katërt dhe fëmija, që çifti pret është vajzë.

Anjeza Branka bëhet nënë, djali lind në Tiranë

Fëmija i saj ka ardhur në jetë në Tiranë dhe jo jashtë Shqipërisë ashtu siç ishte parashikuar. Anjeza Branka është bërë nënë. Të qarat e para të vogëlushit janë dëgjuar rreth orës 23 të mbrëmjes së 22 prillit në maternitetin e kryeqytetit, ku këngëtarja është shtruar për një lindje pak përpara kohës së përcaktuar nga mjekët. Fëmija ka lindur me një peshë prej 3,1 kg dhe mësojmë se gëzon shëndet të plotë. Edhe pse shumë e lumturuar nga ndjesia, që i ka dhuruar vogëlushi tashmë, që e mban në krahë duket se këngëtarja ka vendosur të tregohet shumë e kujdesshme me mediat dhe ndoshta duke qenë edhe disi supersticioze ka marrë një vendim të prerë për të mos botuar asnjë foto të vogëlushit pa kaluar 40 ditët. Madje, nuk dëshiron as të flasë në intervista, në lidhje me fëmijën dhe ndjenjën e mëmësisë. Mësojmë se djali tashmë gëzon edhe një emër, që me sa thuhet është bashkim i dy emrave të prindërve. Kështu Anjeza dhe Leonardi kanë menduar, që fëmija i tyre të quhet Leanzo, ndërkohë që Anjeza nga telefoni, mjaftohet vetëm duke thënë se djali i saj është një fëmijë i lëvizshëm, ashtu si edhe prindërit, e ndoshta kjo ishte edhe arsyeja që vendosi të vinte në jetë pak ditë përpara kohës së parashikuar.

G.Panorama
 

Banesa tipike shqiptare e kohes se komunizmit

Nisur nga M A XRubrika Shtepia ime

Postimi i fundit 05-06-2020, 12:44:43
nga M A X
Sa para do të humbin këngëtarët shqiptarë këtë verë

Nisur nga InfoZRubrika VIP

Postimi i fundit 01-06-2020, 22:29:08
nga InfoZ
Studim mbi lajmet e rreme në mediat shqiptare

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 01-06-2020, 20:50:50
nga InfoZ
Modelet e preferuara të flokëve për vitin 2020

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 28-05-2020, 23:35:54
nga InfoZ
aktoret e filmave shqiptare

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:47:15
nga InfoZ