×

Vdes aktori Bep Shikoka

Vdes aktori Bep Shikoka

· 5 · 839

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 03-07-2010, 16:30:11
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të shquar shkodran, Bep Shiroka, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak në moshën 76-vjeçare.

“Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa të gjithë artdashësit humbën një nga aktorët më të talentuar e më të përkushtuar të filmit e teatrit, që me mjeshtëri e profesionalizëm skaliti figura e personazhe të pashlyeshme në memorjen tonë, duke mbetur një nga aktorët më të mëdhenj e më të spikatur shqiptarë.”- thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të shtetit.

Artisti i Merituar, numëron mbi 150 role skenike të teatrit dhe kinematografisë.

Dalja e tij e fundit ka qënë në skenën e komedisë "Putargat e Thata", të dramaturgut të njohur dhe mikut të tij Stefan Çapaliku. Për spektatorët e artdashësit shqiptare kanë mbetur në kujtesë sidomos interpretimet e tij tek komedia "Çifti i lumtur", si dhe në role të tjera si ato te "Baca i Gjetajve", "Dasëm me Flamur", "Hetimi", "Nora e Kelmendit", "Lugina e Peshkatarit", "Koncert në vitin 1936", "Besa e Kuqe", "Kërcënimi", "Flaka e maleve" etj.
(s.g/BalkanWeb)

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#1 ne: 09-07-2010, 15:27:28
"Cifti i lumtur"...interpretim fantastik i tij!  :)

  • Postime: 72
myvela dervishaj
#2 ne: 10-07-2010, 03:04:14
Ne qe jetojme larg atdheut i kujtojme me nostalgji te gjitha filmat, dhe komedite aq te aira na artistet tane te mrekullueshem.
Na jane ngulitur te gjitha batutat e komedise ''Cifti i lumtur''dhe shpesh na jane bere dhe shprehje neper dasma apo takime me atdhetaret ketu .
Ngushelloj familjen e ketij aktori te talentuar per humbjen e te dashurit te tyre.
Ai la artin e tije te talentuar per te mos u haruar dhe kujtuar nga te gjithe shqiptaret.

  • Postime: 1569
  • Gjinia: Femer
BabyGirlⓋⓛⓅ
#3 ne: 10-07-2010, 03:14:10
Me vjen shume keq
dal e nga dal po na zhduken Artistet me te mir
qe nuk zevendesohen me:(

Ngushellimet e mija ka qene me verte nje artist shume i mir
dhe sidomos tek filmi cifti i lumtur e ka qare dhe si  komedi ska vdekje kurr

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 13-07-2010, 19:33:03
I qofte dheu i lehte.
Mire e the Adushe,,,po na zhduket krenaria e filmit