Violeta Manushi, artistja që i përket Kombit - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Violeta Manushi, artistja që i përket Kombit

Violeta Manushi, artistja që i përket Kombit

· 2 · 949

  • Postime: 1072
  • Karma: +0/-0

ne: 08-03-2011, 08:50:06
Violeta Manushi, artistja që i përket Kombit
      


Jeta dhe karriera Violeta Manushi lindi më 6 mars të vitit 1926, në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2007, në Tiranë, pas një sëmundje të rëndë. Ajo është një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, [...]
      

http://vipat.info/violeta-manushi-artistja-qe-i-perket-kombit/
      
« Editimi i fundit: 28-07-2011, 15:24:50 nga M A X »

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-07-2011, 15:24:29
4 vjet pa ikonën e teatrit, Violeta Manushi

 Kanë kaluar katër vjet nga ndarja nga jeta e ikonës së Teatrit Kombëtar, aktores së mirënjohur të skenës dhe filmit, Violeta Manushi.
“Artistja e Popullit” Violeta Manushi, e cila ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare, ka spikatur me mbi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Roli për të cilin të gjithë e njohin dhe ende edhe sot nuk harrojnë batuta e tij është ai i teto Ollgës në filmin “Zonja nga qyteti”.

Për këtë rol, që i dha shumë popullaritet, Violeta Manushi u nderua me çmimin e parë si interpretuesja më e mirë në Festivalin e Filmit në vitin 1977.
Ajo u lind në qytetin e Korçës në 6 mars të vitit 1926. E rritur në një familje të varfër, Violeta Manushi u detyrua të punonte që në moshën 12 vjeçare.
Me pas “Artistja e Popullit” do t’i përkushtohej skenës. Për herë të parë debutoi në vitin 1946 dhe që atëherë ka qenë aktive me role që e bënë të paharruar për artëdashësit.

Protagoniste e shumë veprave të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, ka interpretuar në pjesët teatrale “Tartufi”, “Vajza me flokë të thinjur”, “Cuca e Maleve”, “Morali i zonjës Dulëka”, “Profesioni më i vjetër” si dhe në filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Rrethimi i fundit”, “Mimoza llastica”, “Taulanti kërkon një motër”, etj.

Një ndër rolet e paharruara të saj është edhe ai në komedinë “Pallati 176” ku me batutat dhe interpretimin e saj bën për të qeshur edhe sot shikuesit.
Një vit para se të ndahej nga jeta, në moshën 80 vjeçare artistja shprehu dëshirën se donte të vdiste në skenë pasi ajo ishte shtëpia e saj ndërsa kolektivi familja e saj, por interpretimi i saj i fundit ishte ai në filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”, i xhiruar në vitin 2005-së. Një vit më parë ajo ishte rikthyer në skenën e TK-së për interpetimin në tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.

Një nga ikonat e artit skenik shqiptar, Violeta Manushi është vlerësuar edhe me titullin “Qytetare Nderi” e Tiranës.
(e.m/ATSH/BalkanWeb)

Temat e fundit