×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 04-12-2019, 18:40:01 »

Bebe Rexha ishte ne vizite ne Bubq, nje fshat afer Tiranes.
Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 15:52:46 »

 

Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues dhe po ashtu tre ditë më parë ajo krijoi një nismë online:

‘After the earthquake, Help Albania’, me të cilën deri më tani ka mbledhur mbi 81 mijë dollarë. Bebe e ka mbajtur premtimin dhe pasi ka dhënë një koncert është nisur sot për në Shqipëri. Këngëtarja ka treguar me anë të videove të postuara në Instagram se do qëndrojë vetëm një ditë në vendin tonë. lapsi.al
Postuar nga: M A X
« ne: 28-11-2019, 00:01:30 »

Postuar nga: M A X
« ne: 28-11-2019, 00:00:01 »

Ditën e djeshme Dua Lipa dhe Gashi treguan se ishin prekur nga ngjarja e rëndë, që pati pasoja tragjike.

Ndërsa Bebe Rexha ka thënë se po përpiqet të mbledhë disa para për ndihmë.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe unë po përpiqem të gjejë një mënyrë për të ndihmuar disa njerëz duke ngritur një fond. Ju dërgoj lutjet dhe dashurinë time të gjithë atyre që janë prekur nga tërmeti”, është shprehur Bebe.

Në fund të videos këngëtarja ka thënë “të dua shumë” në gjuhën shqipe.Edhe shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë ofruar ndihmën e tyre për banorët e prekur nga tërmeti, qoftë në vlerë monetare apo edhe duke liruar shtëpitë e tyre
Postuar nga: M A X
« ne: 27-11-2019, 23:57:30 »

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ledri Vula ka njoftuar se ofron ndihmë për banorët e prekur nga tërmetet.

Reperi dhe familja e tij kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura.

Ledri njofton se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë.

“Nuk je vetëm”, shkruan reperi në njoftimin e tij.
Postuar nga: M A X
« ne: 27-11-2019, 23:56:21 »

Shumë personazhe të njohura janë bashkuar kanë dhënë ndihmat  e tyre për të dëmtuarit nga tërmeti duke ju gjetur pranë çdo familje shqiptare.

Edhe modelja e famshme, Angela Martini, ka ndërmarrë nismën e saj, duke hapur një llogari për të gjithë ato që duan të kontribuojnë. Madje, Martini ka dhënë sot lajmin e mirë se një prej familjeve të dëmtuara ju është siguruar banesa që do të jetojnë.

“Jemi duke zhvendosur familjen e parë me femijë dhe pa shtëpi në një banesë sot. Video së shpejti”, shkruan ajo në ‘Instastory’. Ky lajm me siguri ju ka dhënë shpresë të gjithëve për një ringritje sa më të shpejtë për të gjithë të prekurit nga tërmeti me shkallë 6.4 ballë.
Postuar nga: M A X
« ne: 27-11-2019, 23:54:42 »

 

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, Rita Ora, Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Emina Cunmulaj, Angela Martini janë sensibilizuar me termetin apokaliptik që ndodhi mengjesin e së martës dhe shkaktoi shumë viktima.Ato kanë shpërndarë në rrjete sociale donacione dhe po ju vijnë në ndihmë të gjithë të dëmtuarve nga kjo tragjedi.

Qytetet më të prekura nga tërmetet janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë do e kalojnë nëpër çadra natën.
Këta janë ndër tërmetet më të forta ndër vite në vendin tonë, me pasojë shkatërrimin e ndërtesave dhe vdekjen e personave.