Çiljeta Xhilaga (Info, foto, video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Çiljeta Xhilaga (Info, foto, video)

     Çiljeta Xhilaga (Info, foto, video)

    · 14 · 4137

    • Postime: 17922
    • Karma: +727/-523
    • Gjinia: Femer

    ne: 10-09-2010, 21:59:31
     

    Ciljeta Xhilaga lindi më 5 shkurt të vitit 1985 në Tiranë, në Lagjen Nr. 3, te Selvia. I përket shenjës së Ujorit. Që e vogël është dalluar për bukurinë dhe shkathtësinë e saj, qysh kur shkonte në kopsht, edhe pse nuk e kishte me shumë dëshirë. Por në shkollë dallohej për rezultate të larta në mësime, si dhe një vajzë e edukuar. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Është angazhuar që e vogël nëpër festa të ndryshme, të organizuara nga shkolla, ku edhe ka dalluar me aftësitë e saj në kërcim, këngë e recitim. Aktualisht, është studente e vitit të tretë në Shkenca Politike dhe vazhdon të jetë aktive edhe në tregun muzikor.

    Familja e Çiljetës
    Familja e saj përbëhet nga tre pjesëtarë: mami, babi dhe Çiljeta.Babi i saj quhet Ferdinand Xhilaga, i ditëlindjes 15.12.1935. Aktualisht, është pensionist, por profesioni i tij ka qenë ekonomist. Origjina e tij është dibrane, mirëpo, duke pasur babanë oficer, është lindur në Delvinë, ku edhe jetonin në ato vite. Mami i Çiljetës quhet Majlinda Xhilaga, e lindur më 23.05.1962 në Korçë, por jeton prej vitesh në Tiranë. Profesioni i saj është parukiere. Lidhja e saj me Çiljetën është shumë e ngushtë. E ka shoqëruar atë që në moshë të vogël, dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur Çiljeta ia ka nevojën. Ajo i ka bërë dhuratë mamit të saj një sallon bukurie në Tiranë, i cili mban emrin “Çiljeta”.Gjyshja e saj nga mami quhet Liri Zenelaj, e lindur në vitin 1944, dhe jeton në Tiranë. Çiljeta ka një marrëdhënie të rrallë me gjyshen e saj, që shumë pak mund ta kenë. E duan shumë njëra-tjetrën.
    Të afërmit e Çiljetës. Mami i saj është fëmijë i vetëm dhe, për pasojë, Çili nuk ka as teze, as dajë. Ndërsa nga babi ka vetëm një xhaxha, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira. Ai quhet Shpëtim Xhilaga. Po kaq marrëdhënie të mira ajo ka edhe me nusen e xhaxhait, Teutën, si dhe me dy djemtë, Denisin dhe Eltonin, të cilët i konsideron si vëllezër.Shprehen për ÇiljetënMami i saj, ndër kujtimet e fëmijërisë së Çiljetës, tregon: “Ka qenë një vajzë midis dy djemve. Duke qenë se në familjen e bashkëshortit ishin vetëm dy meshkuj, Çiljeta ishte shumë e dëshiruar në këtë familje. Ka qenë një fëmijë jashtëzakonisht shumë e bukur. Sado të ketë ndryshuar, buzët dhe sytë e saj të veçantë nuk ndryshojnë asnjëherë. Kur ka qenë në moshën 5-vjeçare nuk i pëlqente fare të shkonte në kopsht dhe vinte pas meje, kur shkoja në punë. Ishte shumë e lidhur me mua; më kujtohen vitet 90, kur shkoja në ambasadën jugosllave për të marrë vizë për në Kosovë e që më vinte nga pas. Largohej nga kopshti dhe shkonte vetëm në ambasadë, edhe unë po të mos isha atje. Po në këtë moshë, largohej shpesh nga shtëpia dhe shkonte vetëm te “15-katëshi” dhe i lagte flokët me ujë te shatërvani. Nuk e kishte fare problem të shkonte vetëm nga Pazari i Ri për në Kamëz, ku e kishte punën i ati. Edhe pse kopshtin e kishte inat, me shkollën nuk ndodhte e njëjta gjë. Ishte nxënëse shumë e rregullt, mësonte dhe mësuesit e donin jashtëzakonisht shumë. Edhe sot, mësueset e shkollës së saj tetëvjeçare e duan po aq shumë, si dhe e takojnë shpesh.Që pas vitit 1990 ia kemi festuar çdo vit ditëlindjen, si dhe kemi si kujtime fotografi apo video, të cilat shpesh Çiljeta i shikon dhe i kujton ato kohë të bukura. Çiljeta, mendoj se është pjekur para kohe; kjo falë angazhimeve të saj nëpër evenimente të ndryshme. Gjatë gjimnazit shoqërohej me njerëz jo të moshës së saj, pasi e lidhte puna dhe i ka munguar fakti i të qenit gjimnaziste e mirëfilltë. Gjithmonë e shoqëroja unë, ndërsa, pas vitit të tretë të gjimnazit, filloi të ecte me këmbët e saj. Por, edhe sot më merr shpesh me vete.” Gjyshja: “Jam shumë krenare që e kam mbesë. Që e vogël ka qenë shumë e bukur. Më kujtohet vera e vitit 1991, kur kemi qenë në Golem, në plazh. Atje ajo ka qenë fëmija më e bukur e që binte më tepër në sy. E thërrisnin që në atë kohë “Miss Plazhi”. Nuk i preknin këmbët në tokë, pasi e mbanin të gjithë në shpatulla. Aq shumë e donin… Është fëmijë shumë e edukuar, i respekton shumë njerëzit, sidomos moshën e madhe. Asnjëherë nuk ma kthen fjalë. Çfarëdo që t’i them, më dëgjon me shumë respekt. Është edhe një besimtare e madhe, beson te Kurani dhe i feston festat fetare. Jam shumë e kënaqur nga Çiljeta. I uroj të ketë fat dhe suksese, në profesion e kudo tjetër në jetë.” Burimi: ciljeta-xhilaga.com








    « Editimi i fundit: 16-05-2020, 21:01:15 nga M A X »

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 28-05-2019, 16:00:44
     
    Megjithëse lajmet folën për një ndarje mes të dyve, dje në ndeshjen përmbyllëse të kategorisë superiore, ku pas 26 vitesh “Partizani” u shpall kampion, bukuroshja Çiljeta Xhilaga u shfaq në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”, për të mbështetur kapitenin e të kuqve, Alban Hoxha.

    Këngëtarja e disa hiteve, brohoriti për kapitenin e zemrës së saj duke mohuar kështu çdo zë për ndarje. Çifti simpatik jeton prej 3 vitesh një histori dashurie që herë pas here është shoqëruar dhe me thashetheme për ndarje, dhe për tradhëti nga ana e Albanit.

    Megjithatë duket se këngëtarja dhe portieri i kanë lënë pas problemet e tyre.

    • Postime: 12679
    • Karma: +31/-8

    #2 ne: 30-05-2019, 15:31:24
    jalla duhej e kjo :P

    • Postime: 3226
    • Karma: +12/-1
    • Gjinia: Mashkull

    #3 ne: 31-05-2019, 08:21:58
    Mos e kujtoni shume, se mba dhe Ramazan dhe i prishet. :D

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #4 ne: 16-05-2020, 21:01:49
    Ciljeta sot

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #5 ne: 15-07-2020, 18:17:12

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #6 ne: 15-07-2020, 19:31:23
     

     

     

    • Postime: 25496
    • Karma: +0/-0

    #7 ne: 26-11-2020, 10:16:12
     

    • Postime: 25496
    • Karma: +0/-0

    #8 ne: 26-11-2020, 10:16:52
     

    • Postime: 25496
    • Karma: +0/-0

    #9 ne: 26-11-2020, 10:17:12
     

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #10 ne: 03-03-2021, 00:24:22
    Në një intervistë për “Jashtë loje”, këngëtarja Ciljeta Xhilaga ka folur shumë për jetën e saj personale.
    Ajo preku humbjen e të atit, i cili i ka lënë një boshllëk të madh dhe një dhimbje të thellë, si dhe tregoi ku është momentalisht në jetën e saj.


    Cilejta tregoi se vazhdon të shijojë e qetë dashurinë me portierin Alban Hoxha dhe ka kuptuar prej kohësh se ata janë bërë për njëri-tjetrin.
    Ajo foli edhe për marrëdhënien që ka Fernando me Albanin, duke qenë se portieri është bërë pjesë e familjes së tyre kur i vogli ishte vetëm 3 vjeç.
    “Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë tek muzika. Djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.
    Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte tek karriget dhe ja bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky o ma?’ më thoshte mua.

    Ata janë si shokë bashkë. Albani e merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje.
    Por Fernando si mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”.
    Ajo u rrëfye si rrallëherë edhe për partnerin e saj, Albanin:
    “Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha.
    Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj.
    Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”,- u shpreh këngëtarja./lapsi

    • Postime: 1633
    • Karma: +0/-0

    #11 ne: 06-08-2022, 23:35:47
     

    • Postime: 1633
    • Karma: +0/-0

    #12 ne: 06-08-2022, 23:35:59
     

    • Postime: 25496
    • Karma: +0/-0

    #13 ne: 14-01-2023, 17:40:41
    Ciljeta bjonde
     

    Temat e fundit