Dua Lipa (Lajme, Info, Foto, Video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dua Lipa (Lajme, Info, Foto, Video)

Dua Lipa (Lajme, Info, Foto, Video)

· 19 · 881

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 28-02-2020, 00:07:48
 

Kjo teme e hapur ne lidhje me kengetaren shqiptare me fame boterore Dua Lipa sherben si vend diskutimi dhe burim informacioni per te ndare, marre e dhene shkrime, fotografi e videoklipe; per te bere diskutime e biseda, per te kerkuar ndihme, per te bere pyetje e per te marre pergjigje; per keshilla e sugjerime; per te shprehur shqetesime apo kritika. Te gjitha keto ne menyre te hapur, te lire dhe te pacensuruar.


Po ashtu ky eshte nje vend per te dhene kontribut nese e shihni te arsyeshme, apo nese keni dije e njohuri qe te te tjeret nuk i kane, a qe nuk i kane shprehur ketu ne kete faqe. Jeni te lire dhe te lutur qe ta jepni kontributin tuaj ne menyre qe ta plotesoni dhe pasuroni me tej me informacione e te dhena shtese tematiken qe trajtohet ketu. Nese keni info te vecanta qe ndoshta nuk gjenden diku tjeter, natyra e faqes tone e ben te mundur kete, pasi ketu sic dihet mund te shkruhet lirshem, anonim dhe pacensure. Sepse kjo platforme nje nga misionet baze te saj ka pikerisht dhenien e mundesise per shkembim e shperndarje infosh e dijesh pacensure dhe pa pengesa. Per te kontribuar mos humbisni kohe dhe anetaresohuni si pjese e ketij komuniteti duke u rregjistruar falas, thjeshte e shpejt!

Tema mund te permbaje shkrime, foto a video nga burime te ndryshme mediatike online, por dhe nga mediat e tjera si TV, Gazeta, Revista, Radio, Podcasts, Infographics etj, si dhe diskutimet e bisedat qe rrjedhin prej tyre. Preferohet qe shkrimet dhe informacionet per kete teme te jene shqip dhe nga mediat e portalet shqiptare, por nese vertete jane shume interesante dhe me vlere, atehere dhe ne gjuhe te huaja nuk eshte problem qe te postohen, se paku linku ku e keni gjetur, lexuar apo shikuar.

Cdo gje tjeter interesante qe mund te jete me interes publik dhe qe ia vlen te shperndahet, diskutohet, komentohet e debatohet, mund te postohet ketu dhe ndahet me komunitetin tone. Keshtu infot e gjetura te Wikipedia shqip por dhe burime e platforma te tjera, mund te sherbejne si pikenisje per te biseduar e diskutuar rreth kesaj teme. Ka raste psh kur informacionet e gjendura online, psh edhe artikujt e Wikipedias, apo neper portale te ndryshme, nuk i pergjigjen realitetit. Keto gjera mund t’i tematizoni e komentoni ketu duke sqaruar, shpjeguar, plotesuar apo korrigjuar gabimet e te pavertetat qe ju keni vene re.

Kush ka nevoje per ndihme per cdo gje qe ka te beje me Dua Lipa ketu eshte po ashtu vendi i duhur duke iu drejtuar komunitetit te perdoruesve, sepse gjithmone gjendet dikush qe ndoshta ka pergjigjen e duhur per ndihmen qe kerkohet. Edhe pyetjet, si per te shuar kureshtjen, apo dhe per te marre informacioni qe kerkohen, po ashtu mund te shtrohen ketu, sepse me shume mundesi dikush e ka pergjigjen qe kerkoni. Rregjistrohuni tani falas dhe kerkoni ndihme duke u bere pjese e ketij forumi.

Thuhet se nje fotografi vlen sa nje mije fjale. Ky eshte vendi i duhur per te postuar foto ne lidhje me Dua Lipa. Faqet e ndryshme shqiptare e te huaja, por dhe platformat e medha si Instagram apo Pinterest ofrojne burime te medha me foto qe mund te ndahen me komunitetin ketu, per qellime informative apo per te nisur biseda e diskutime. Nese nje foto vlen sa nje mije fjale, nje video vlen sa nje mije foto. Cdo videoklip interesant nga Youtube, TikTok, Facebook, Twitter, Dailymotion, Vimeo etj platforma, ne lidhje me Dua Lipa po ashtu mund te postohen ketu.

Mediat sociale mund te sherbejne gjithashtu si burim informacioni. Cfare gjeni interesante ne Facebook, TikTok, Youtube, Twitter, Linkedin etj, mund t’i postoni ketu per informacion apo per te nisur biseda dhe diskutime interesante. Nese deshironi te gjeni profilet zyrtare te Dua Lipa ne mediat sociale mund te pyesni ketu. Sepse shpesh nuk mund te gjendet kush eshte profili real dhe kush eshte fake ne Instagram, Snapchat, Facebook, Twitter, TikTok etj.

Kush di gjera interesante nga biografia e Dua Lipa mund t’i ndaje ketu me komunitetin tone. Ose kush kerkon te dije dicka nga biografia e Dua Lipa mund te pyese ketu gjithashtu. Sepse Wikipedia dhe interneti ne pergjithesi nuk ka gjithmone te dhenat e sakta dhe infot me te fundit. Keshtu, nese je i interesuar te dish religionin/fene e Dua Lipa? Pyet ketu! Po ashtu dhe biseda per pasurine (net worth) mund te behen ketu. Ashtu si dhe biseda e diskutime per punen, profesionin, emrin e vertete (nese e ke ndryshuar apo perdor nje emer arti), familjen. Jeten romantike apo orientimin seksual? Bisedo ketu. Po ashtu dhe per origjinen, gjatesine e trupit, peshen e te tjera te dhena si keto. Shume personazhe te njohur kane kryer dhe operacione plastike. Ketu mund te bisedohet rreth tyre. Para dhe pas operacionit plastik. Kuriozitete te tjera qe mund te keni?! Fol ketu!

Jeta artistike e Dua Lipa si psh filmografia, klipe te ndryshme ne Youtube, diskografia me kenge dhe muziken qe ka prodhuar apo ka marre pjese, mund te tematizohen dhe trajtohen per biseda e diskutim ne kete teme. Me te rejat nga jeta artistike mund te publikohen dhe diskutohen ne kete teme gjithashtu.

Je fans/e i/e e cmendur e Dua Lipa? Apo je kritik/e i/e rrepte? Ky eshte vendi ideal per ta shprehur dhe per te rene ne sy. Ndersa mediat sociale jane vendi ku ndiqen e komentohen ata qe admironi, atje ka aq shume zhurme e aktivitet sa kritika apo admirimi juaj mbase nuk bie ne sy fare. Ndersa ketu e keni shancin te bini ne sy duke shprehur ate qe keni ne zemer e ne mendje.

Kini parasysh qe postimet ne kete teme, ashtu si ne cdo teme te Zerion, duhet t’i permbahen rregullores tone dhe si te tilla duhet te karakterizohen nga respekti, edukata, mundesisht gjuha e kuptueshme dhe e paster dhe larg nga sharjet, ofendimet, racizmi dhe sulmet personale. Me shume rendesi eshte po ashtu edhe ruajtja e te drejtes se autorit per gjerat qe postoni duke cituar burimin. Gjithashtu jo spam ketu!
« Editimi i fundit: 08-12-2020, 15:58:43 nga InfoZ »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-04-2020, 00:42:39
Dua Lipa është këngëtare shumë e njohur. Dua Lipa është një këngëtare, kompozitore, modele me prejardhje shqiptare qe kendon ne gjuhen angleze. Albumi i saj debutues është planifikuar qe të dalë në qërshor të vitit 2017. Prindërit e saj, të cilët janë shqiptarë nga Kosovës, kishin lënë Prishtinën në vitet e 90ta. Kur Dua ishte 13 vjecare ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë gjate kohës kur shteti shpalli pavarësinë nga Serbia, mirëpo në moshën 15 vjeçare ajo u kthye sërish në Londër e vetme sepse deshironte ta realizojë deshiren e saj te flaktë mbi muzikën gjerësisht të ndërtojë një karrierë në muzikë. Ajo ndoqi mësimet në drejtimin e arteve performuese pranë shkollës dhe teatrit "Sylvia Young". Ajo gjithashtu modeloi qe nga mosha 16 vjeçare. Babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte dikur një muzikant rok i cili bënte pjesë në rok-grupin shqiptar "ODA". Kështu Dua u rrit pranë muzikës. Në moshën 14 vjecare ajo filloi të merret me kompozime. Artistet si Nelly Furtado e Christina Aguilera ishin idolët e saj. Këngët e saja të preferuara filloi ti këndonte ne YouTube, gje e cila ishte shkak që të binte ne sy të disa producentëve anglez. Pas zbulimit të talentit të saj, ajo nënshkroi kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros. Music. Që atëherë, e menaxhuar nga ekipi i njejtë qe menaxhon edhe Lana Del Rey, Dua filloi të punojë mbi albumin e saj.

Më datë 21 Gusht 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "New Love". Kënga arriti që Duës ti njihet zëri dhe të krijoheshin fansa nga gjithandej. "New Love" gjithashtu ra edhe ne sy te ekipit Maroon 5 të cilët e postuan në Twitter shoqeruar me një kompliment ndaj artistes.

Më datë 29 Tetor 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "Be The One". Kjo është kënga e cila e bëri Dua Lipën me të vërtetë të njohur. Kjo këngë në arriti shumë tituj të rëndësishëm si "Sound of BBC", arritje e cila rrallë është arritur, edhe nga artistë të famshëm botërorë. Stili i saj muzikor, të cilin e përshkruan si "pop të errët", e bëri "Be The One" të dëgjohet mbi 100 milion herë vetëm në YouTube. /teksteshqip

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-04-2020, 16:59:42
 

Future Nostalgia” qëndroi në krye të “Billboard Hot 100” deri më tani, kurse “Don’t Start Now” arriti në numrin 2 në mars. Por, artistja thotë se nuk ishte e sigurtë që kënga do ta kishte këtë sukses “Kurrë nuk isha aq e frikësuar ta publikoj një këngë”.

“Para se të ndodhte shpërthimi pandemik, unë mendoj se ne ishim në një situatë të çuditshme politike. Kishte shumë gjëra që po ndodhnin, kishte shumë gjëra në lajme që ishin mjaft të mjerueshme. Dhe unë gjithashtu dëshiroja të bëja një këngë që ishte vërtet argëtuese dhe të largon nga çdo ankth të botës së jashtme.… Doja të kisha diçka që thjesht do të çonte njerëzit lart dhe do të vallëzonin dhe të bëja një hap prapa nga ajo që po ndodh jashtë. E di që të gjithë do të bënim një hap masiv prapa dhe do të reflektonim vërtet atë që po ndodh, por gjithashtu do të gjejmë gëzimet e vogla në shtëpi. Dhe kjo ka qenë mjaft e bukur “, tha ajo.

Dua thotë se pandemia na ka mësuar që nuk kemi nevojë ta jetojmë jetën aq shpejt.

Sa i përket projektit të ri ajo tha “Unë do të mbaj pak sekret tani për tani, por ne po punojmë në një video të re muzikore për një këngë të re, për të cilën jam e entuziazmuar. … Ne kemi punuar për atë video nga shtëpia. Përpjekja të bëni diçka argëtuese. … Por ajo ka historinë e vet. Ne do ta lejojmë që të ndodhë. Kur të vijë koha, do ta shihni”, tha artistja /lapsi.al

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 24-06-2020, 23:52:17
Ditë më parë, më 20 qershor u shënua Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.

Personazhe të famshëm nga mbarë bota kanë kujtuar ata që vuajnë më së shumti në mungesë të kushteve elementare, e që shpesh janë refugjatët në vende të huaja.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet e famshëm të tregut ndërkombëtar, e cila rrjedh nga një familje refugjate.

Familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova, në vitet ‘90.

Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili në një sërë fotografish prekëse të publikuara në rrjetin social, ku shfaqen refugjatët nga lufta e fundit në Kosovë dhe ata sirianë që Dua vizitoi një vit më parë në Liban, ka shkruar disa fjalë për refugjatët.

“Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorrën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre. Shpërndani dashuri, jo luftë.”

Ky postim është shpërndarë më pas nga Dua Lipa, e cila u ka treguar mbi 47 milionë njerëzve që e ndjekin situatën e tmerrshme në të cilën ndodhej vendi i saj dikur dhe padyshim peripecitë e saj si emigrante.

Ndonëse Dua ka lindur në Britani të Madhe, pasi prindërit e saj emigruan gjatë luftës, në 2006 ajo është rikthyer në Kosovë, për tu larguar më pas sërish drejt Mbretërisë së Bashkuar ku edhe arriti majat./lapsi.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-06-2020, 18:48:11
 

Hiti “IDGAF” ka arritur plot 1 miliardë klikime në Spotify, duke u renditur si kënga e tretë e Lipës që arrin një sukses të tillë. Kjo e bën Duan artisten e parë femër që mban mbi supe një sukses të tillë. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa edhe për këngën “Don’t Start Now” shënohen 944 milionë klikime.


Me pak fjalë, është çështje kohe kur Dua të numërojë katër këngë në listën e ‘një miliardëshit’. Ndërkohë, këngëtarja po xhiron klipin e ri, protagonist i së cilit do të jetë Anwar Hadid. Ky i fundit është njëkohësisht djali që i ka rrëmbyer zemrën Duas prej një viti./lapsi

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 21-07-2020, 07:46:54
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është vënë papritmas në qëndër të polemikave më karakter nacionalisto- politik pas disa postimeve në rrejtet e saj sociale. Fillimisht ajo postoi linkun e një peticioni, i cili kërkonte që Apple Maps të tregonte kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pasi vija ndarëse që shenjon kufirin mes dy vendeve në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, gjë që të lë ta mendosh Kosovën si pjesë të territorit serb.
Por angazhimi i këngëtares nuk kaloi me kaq. Ajo “provokoi” sërisht duke nxjerrë në tëitter flamurin e famshëm që Ballist Morina ngriti me dron në stadiumit e Beogradit, gjatë ndeshjes nervëshkatërruese kundër Shqipërisë. “Autokton- epitet (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, shkroi ajo
Rievokimi i këtij simboli që në 2014 nxiti tensione të mëdha mes dy vendeve, pasi ripostimi i fjalës “autokton” u interpretua si propagandë pro idesë së Shqipërisë së madhe.


Ballist Morina lihet i lirë: 'Rroftë shpirti i shqiptarit' - Shqipëria
konceptit të Shqipërisë së Madhe, megjithëse Lipa nuk përmendi asgjë.



Politologu dhe historiani luksemburgas që i ka kushtuar shumë vëmendje Ballkanit, Florian Bieber reagoi ashpër duke e etiketuar postimin e këngëtares si një gjest që “përfaqëson të njëjtin lloj përjashtimi dhe gjithashtu nacionalizmi agresiv si çdo tjetër”, si atë si “nacionalizëm pa lidhje.”


Nisur nga reagime si ky si dhe nga komente që e etiketonin aktin e Dua Lipës si “propagandë”apo “terrorizëm”, ka mbajtur qëndrim edhe shkrimtari shqiptar me banim në SHBA, Gazmend Kapllani.

Dua Lipa ka qenë gjithmonë krenare për rrënjët e saj. Ajo vjen nga një vend që ka dalë nga luftërat mizore, spastrimet etnike dhe genocidi. Tweet-i i saj nuk është as nacionalizëm ekstrem, as gjuhë urrejtjeje! Në përgjigje të ortekut të komenteve raciste antishqiptare që ajo ka marrë në internet, Dua hedh poshtë pretendimet e rrezikshme raciste, se shqiptarët nuk janë popuj indigjenë në Ballkan. E njëjta ideologji është përdorur në dy shekujt e fundit nga Albanofobët, racistët dhe nacionalistët supremacistë në Ballkan për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin. Siç ka sqaruar Benedikti Anderson, ekziston një ndryshim thelbësor midis nacionalizmit imperialist racist dhe nacionalizmit antikolonialist si në rastin e Dua Lipa” ka shkruar Kapllani.
 

©Lapsi.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 10-09-2020, 21:14:44
Dua po bëhet gati të thyejë rekorde me “Club Future Nostalgia.
 

Kur kanë kaluar vetëm 2 javë nga publikimi i tij duket se “CFN” po korr shumë suksese dhe po i rezervon Duas sonë të tjera rekorde.
Ajo ka publikuar ditën e djeshme një Instastory ku tregon se albumi renditet i 28 në Billboard dhe kjo është goxha arritje. E sot një super lajm vjen prej saj.

Po në rrjetet sociale, 25-vjeçarja shkruan se albumi kryeson “The billboard dance charts” dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 06-10-2020, 23:40:16
 

Dua Lipa është përfshirë sërish në listat e MTV EMA Awards dhe këtë vit është një nga artistët më të nominuar në disa nga kategoritë më të rëndësishme. Artistja me origjinë shqiptare është nominuar në kategorinë “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Ndërkohë listën e nominimeve e kryeson Lady Gaga me 7 të tilla. Artistja ndiqet nga grupi BTS dhe Justin Bieber me nga 5 nominime secili. Ceremonia ndërkombëtare e çmimeve këtë vit ka shtuar disa kategori të reja si “Best L:atin”, “Video for good” dhe “Best Virtual Live”.

Doja Cat dhe YUNGBLUD së bashku me disa artistë të tjerë do të konkurrojnë këtë vit për çmimin “Best New Artist”. Spektakli i ndarjes së çmimeve pritet të zgjasë 2 orë dhe do të transmetohet në mbarë botën në MTV Internationally në 8 nëntor. Ndërsa fansat e artistëve do të kenë mundësi të votojnë deri në 2 nëntor./lapsi.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 22-10-2020, 12:56:25
Nuk ka ditë që mos të flitet për sukseset e Dua Lipës dhe e gjithë kjo vjen si rezultat i punës së saj të jashtëzakonshme. Para disa javësh u publikua lista me nominimet e “MTV EMA” për këtë vit dhe artistja me origjinë shqiptare rezultoi e nominuar në 4 kategori: “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.
Ndërkohë sot Dua ka marrë sërish një lajm të lumtur për sa i përket një tjetër eventi të rëndësishëm. “LOS40 Music Awards” që mbahet çdo vit në Spanjë ka nominuar këngëtaren në 4 kategoritë më të rëndësishëm për edicionin e fundit.


Këtë lajm e ka dhënë vetë këngëtarja, duke treguar se ndihet shumë e emocionuar për këtë fakt. “Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategorinë LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua.


Gjithashtu pak ditë më parë Dua jonë është nominuar për “ARIA Awards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë. Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Po ashtu Dua, së bashku me The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video awards” në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua mban fronin me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’./lapsi.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 11-11-2020, 23:50:00
Ylli i muzikës pop u bë virale në vitin 2018 me një video të performancës së saj të kërcimit që tallej vazhdimisht dhe shndërrohej në video satirike të ndryshme në internet.

Këngëtarja u tregua e hapur në lidhje me videon në fjalë gjatë një interviste të fundit për Revistën “Attitude”, ku ajo pranoi se ajo luftoi me shëndetin e saj mendor pas talljes që iu bë në internet. “Unë e kam provuar si ngacmimin kur publikova albumin tim të parë dhe ishte padyshim diçka që më dha ankth dhe më bëri të mërzitem dhe më bëri të ndjehem sikur nuk isha mjaft e mirë dhe më bënte të ndihesha si: ‘Mbase nuk jam menduar mirë për të qenë këtu dhe në skenë’”, zbuloi ajo.

Edhe pasi videoja e vallëzimit u bë virale, këngëtarja fitoi dy çmime ‘Grammy’ për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë ritmike” në vitin 2019, megjithëse kishte akoma disa që dyshuan në të.

“Edhe pas Grammy-t, disa njerëz ishin si: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’”, shtoi ajo. Ajo mendoi se një video satirike në internet i dha asaj një reputacion të keq, ndërsa të tjerët filluan të vinin në dyshim praninë e saj në skenë.

“Kishte kaq shumë gjëra, veçanërisht kur fillon, si një video me mua duke kërcyer dhe ata janë si: ‘Ah mirë, ajo nuk ka asnjë prani skenike’ – por ata kurrë nuk do të kishin qenë në një nga shfaqjet e mia, ata nuk më kanë parë të interpretoj’”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

“Për një periudhë të shkurtër kohore, kjo gjë ngatërroi shëndetin tim mendor. E dini, unë ngjitesha në skenë dhe nëse dikush do të më xhironte, në kokën time unë isha duke thënë: ‘Oh, ata po më filmojnë sepse ata duan ta mbajnë atë video’. Isha si: ‘Ata do ta filmojnë në mënyrë që të mund të qeshin me mua ose diçka tjetër’”, tha ajo.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 28-12-2020, 00:22:13
Dua Lipa, Anwar Hadid, Gigi Hadid dhe Zayn Malik në një shtëpi. Dy çiftet po i kalojnë Krishtlindjet së bashku në shtëpinë e Mohamed Hadid, babai i Anwar dhe Gigi, vjehrri i Duas dhe Zayn. Ata nuk na e kanë zbukuar vetë këtë gjë, por një detaji ka bërë të kuptojmë se janë bashkë. Fillimisht, duhet të themi se Dua postoi në Instastory gjatë sfidës së famshme “Post a picture of” një foto me Gigin, por askujt s’ia mori mendja se ajo foto ishte bërë dje. U tha se Dua do i kalonte Krishtlindjet në Britani, pranë familjes së saj, por ajo u shfaq krah Anwar, me të cilin postoi disa video mbrëmjen e djeshme duke përgatitur disa ëmbëlsira e gatime.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 29-01-2021, 22:29:47
Ajo vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, e cila po korrë suksese të mëdha me projektet e saj. Ylli shqiptar së fundmi është bërë e ditur se ka arritur 700 milionë shikime në YouTube me projektin “One Kiss”.


Kënga, e cila u lansua në vitin 2018 në bashkëpunim me DJ Calvin Harris, është bërë një ndër projektet me më së shumti shikime të 25 vjeçares. “One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris ka arritur zyrtarisht 700 milionë shikime në YouTube. A është kjo videoja e tretë e Dua Lipës që ka arritur këtë”, thuhet në një njoftim të ndarë në InstaStory nga faqja ‘dlipanews’, të cilën më pas e ripostoi edhe vet artistja.

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 13-02-2021, 14:40:01
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 13-02-2021, 14:40:17
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 13-02-2021, 14:40:29
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 13-02-2021, 14:40:42
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 14-02-2021, 12:37:00
Së fundmi këngëtarja Dua Lipa publikoi këngën e re të quajtur, “We’re good”.
Menjëherë pas lancimit ,Dua ka ndarë me fansat lajmin e gëzueshëm.Përmes rrjetit të saj social ,Instagram, ajo ka zbuluar se ështe artistja femër më e dëgjuar në botë në platformën Spotify.“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhej në  njoftim.Këngëtarja zbuloi gjthashtu  se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”./lapsi

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 14-03-2021, 23:05:59
Këngëtarja e njohur botërore me prejardhje shqiptare, Dua Lipa është bërë pjesë e ballinës së revistës prestigjioze amerikane “The New York Times Magazine”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, ajo duke shpërndarë fotografi të cilat do të publikohen në numrin e datës 14 mars të gazetës së përditshme.

Kujtojmë se albumi i fundit i saj “Future Nostalgia” është bërë më i transmetuari për tri javë rresht në Spotify duke lënë kështu mbrapa edhe albumin e këngëtarit të famshëm amerikan The Weeknd “After Hours”.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 17-03-2021, 09:16:28
 

 

Temat e fundit