Eliza Dushku në 36 shkronja
A Aktorja hollivudiane Eliza Dushku është me origjinë shqiptare nga babai.
B Babai i saj quhet Philip R. Dushku dhe ka qenë mësues dhe administrator në shumë prej shkollave publike të Bostonit.
C Clare Kramer është shoqja e ngushtë e Eliza Dushkut, me të cilën ka luajtur në serialin “Buffy the Vampire Slayer”.
Ç Çapkëne. E ka përshkruar kështu veten, si një vajzë e rritur mes tre vëllezërve.
D Daneze është origjina e nënës së saj, e cila është ndarë nga i ati i Elizës, kur ajo ishte ende fëmijë.
Dh Dhjetori është muaji në cilin Eliza Dushku ka ardhur në jetë.
E Edukimin e saj ajo e ka marrë nga të dy prindërit edhe pse ata kanë qenë të divorcuar.
Ë Është e dashuruar me Brad Penny, një lojtar i njohur amerikan bejsbolli.
F Frika e saj më e madhe në jetë janë fluturimet në avion.
G Gabimin e saj më të rëndë ajo ka cilësuar pirjen e duhanit.
Gj “Gjithçka në jetën time ia kushtoj pikërisht asaj”, është shprehur Eliza Dushku për mamanë e saj
H Hokej në akull është një ndër sportet më të preferuara të aktores.
I Intriguese, është cilësuar paraqitja e aktores që preferon jetën e qetë ndaj asaj tipike hollivudiane.
J Jamie Lee Curtis, me të cilën ka luajtur në filmin “True Lies” është aktorja e saj e preferuar.
K Kosovën ajo e ka vizituar për herë të parë në vitin 2006 për t’u rikthyer sërish atje në festivalin e filmit “9/11”.
L Leonardo di Caprio ka qenë në film djali i gruas me të cilën martohet babai i saj.
LL Llastimi. Ajo ka qenë e llastuar duke u rritur një vajzë mes tre vëllezërish.
M Mamaja e saj është profesore në universitetin e Sufolkut.
N Në filmin e saj të parë të rëndësishëm ajo ka luajtur rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger.
Nj Njerëzit me të cilët ajo shoqërohet i përzgjedh me kujdes dhe shumica janë miq të fëmijërisë.
O Origjina e saj shqiptare dallohet qartë nga mbiemri i saj “Dushku”.
P Pasionet e saj përveç aktrimit janë baleti, instrumentet muzikore si bateria dhe muzika xhaz.
Q “Qaja dhe e pyesja se përse ishte aq i keq” është shprehur ajo për Leonardo Di Caprion, i cili e ngacmonte në xhirimet e filmit “Jeta e një djali”.
R Robert De Niro ka qenë babai i saj autoritar deri në psikopati në filmin, ku luante dhe Di Caprio.
RR Rraca e qenit të saj të dashur që quhet Korbit është berger gjerman.
S “Sundance” është festivali i filmit që po u zhvillua së fundmi, ku ajo tërhoqi vëmendjen e mediave.
SH Shqiponjën zgjodhi për të bërë tatuazh të përkohshëm kur erdhi për herë të parë në Shqipëri.
T “True lies”, është një komedi aksion, ku ajo interpretoi kur ishte vetëm 14 vjeç.
Th Thashethemet. Ndryshe nga shumë aktorë të tjerë në Hollivud ajo nuk është bërë protagoniste e thashethemeve që rrethojnë jetën e VIP-ave.
U Universiteti. Falë notave të mira ajo është pranuar universitetin e Bostonit dhe në universitetin “George Washington”.
V Vizita e saj e parë në Shqipëri ishte në vitin 2006, kur mbërriti e shoqëruar nga babai dhe vëllai i saj.
X Xixëllimin e botës së bliceve e kamerave të Hollivudit ajo e ka njohur që në moshë shumë të re.
Xh Xhudit, është emri i mamasë së Eliza Dushkut.
Y Yll hollivudian është sinonim aspak i ekzagjeruar për aktoren.
Z Zakonisht preferon që kohën e lirë ta kalojë me familjen e saj.
ZH Zhdëp. Leonardio Di Caprio e ka mësuar si të zhdëpë në dru shokët e shkollës që e ngacmonin kur kanë luajtur bashkë në filmin “Jeta e një djali”.