Klajdi Musabelli (info foto video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Klajdi Musabelli (info foto video)

Klajdi Musabelli (info foto video)

· 3 · 842

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-10-2006, 10:37:46
Këngëtari i njohur Klajdi Musabelli tregon për fillimet e karrierës së tij. Megjithëse kam punuar prej kohësh në muzikë kompozitorët nuk kishin besim tek unë, shprehet ai. “ "Ethet' kanë qenë fillimi i karrierës sime dhe ai program ka qenë një publicitet i mirë për mua”, shprehet Klajdi Musabelli. Këngëtari i dashurisë tregon se sot do të vij për herë të parë në skenën shqiptare si kantautor, në festivalin “Mikrofoni i artë”.



-Klajdi Musabelli e nis karrierën tek spektakli “Ethet e së premtes”, ndërkohë që ka kënduar edhe më herët…Nuk diskutohet që dëshira ka qenë e hershme, që kur kam qenë në shkollë të mesme kam marrë pjesë në festivale dhe konkurse midis adoleshentësh, ka qenë edhe një eksperiencë në Festivalin Kombëtar ku kam qenë shoqërues i këngëtares Juliana Pasha dhe tek Rovena Stefa dhe Mirian Gjata. Skena e FestivalitKombëtar e shtoi dëshirën dhe egon time personale si solist. Meqënëse nuk m'u dha mundësia me kompozitorët e asaj kohe me të cilët unë punoja, ishte publiku ai që ma krijoi këtë mundësi.
-Nëse nuk do të kishit marrë pjesë tek “Ethet” do e kishit patur të vështirë të futeshit në mesin e këngëtarëve nëpër konkurse dhe festivale?
Po. Ka qenë shumëe vështirë për mua sepse tek unë dëshira ka qenë më e madhe se talenti sepse nuk mund të tregoj nëse disponoj talent apo jo sepse këtë gjë e vlerëson publiku. Dëshira ka qenë e madhe dhe ka filluar që në moshën 18 vjeçare, kisha dëshirë të dilja në skenat shqiptare dhe të isha edhe unë si këngëtarët që unë i kisha idhuj dhe vazhdoj t'i kem ende megjithëse tani jemi kolegë. Në mënyrën time jam përpjekur të investoj për veten time por nuk më është dhënë asnjëherë rasti të këndoj si solist, nuk më kanë besuar asnjëherë. Ndoshta ishte kjo më e mira sepse tani ka shumë këngëtarë që megjithëse marrin pjesë në festivale nuk njihen sepse nuk gjejnë mënyrën e duhur për t'u paraqitur në publik. Falë “Etheve” jam këtu ku jam sot.
-Cila mendoni se ka qenë arsyeja që kompozitorët nuk kishin besim tek ju?
Nuk e di ndoshta arsyeja kryesore ka qenë emocioni sepse unë jam tip shumë impulsive dhe shumë i ndjeshëm në skenë dhe në këtë profesion ndjeshmëria është aspekti kryesor, pa dashur të përmend emra për kritika por Luan bakiu ka qenë një nga profesorët e mi që unë punoja dhe më ka “mbështetur” sepse nuk kam marrë ndonjë mbështetje të madhe nga ai, kurrë nuk ma dha mundësinë që unë të dilja si këngëtar solist dhe për këtë e falenderoi sepse nëse do të kisha dalë në publik me një këngë të tij ndoshta nuk do të isha afirmuar kaq mirë sa tek “Ethet”.
-Më pas ishin kompozitorët ata që ju kërkuan apo përsëri Klajdi ishte në kërkim të kompozitorëve?
Më pas ishte publiku ai që donte që unë të isha i pranishëm në skenë, dhe kjo dëshirë nxiti kompozitorët që të më kërkonin. Mendoj se falë publikut unë jam sot një person publik.
-Ka marrë pjesë Klajdi Musabelliu në Festivalet e Fëmijëve?
Kur kam qenë i vogël kam qenë tip futbollisti dhe nuk kam patur ndonjë dëshirë të madhe për muzikën. Meqënëse pata një incident të vogël dhashë dorëheqjen nga futbolli sepse kam qenë në një klasë sportive në Berat, sepse jetoja atje në atë periudhë. Në atë periudhë ndiqej shumë Michaell Jakson dhe Jon Bon Jovi dhe kështu qëduke i parë gjithmonë më hyri në zemër muzika. Mendova pse jo të mos kaloj nga futbolli tek muzika.
-Po tani merreni me sport?
Nuk luaj më fizikisht por moralisht merrem ende me futboll. Për më tepër unë luaj shumë “Playstation”, jam i çmendur pas tyre. Luaj edhe kalçeto ndonjëherë me shokët e mi.
-Merreni më shumë me “Playstation” dhe futboll apo me muzikë?
Jo, kur jam në shtëpi po por zakonisht nuk më ha shumë kohë.
-Muzika është hobi apo profesioni juaj sepse ju studioni për gazetari?
Po. Unë këtë vit jam në vitin e parë për gazetari në një universitet privat në Tiranë. Zgjodha këtë degë pasi dua të jem edhe më brenda medias sepse mendova sepse kam arritur të kem një lloj suksesi në muzikë dhe do ishte mirë që unë të isha pjesë e medias në një formë tjetër.
-Pse zgjodhët një universitet privat ndërkohë që kemi gazetari në universitetin shtetëror?
Unë i kam shumë frikë provimet dhe meqënëse shkollat private nuk e kanë provimin pranues në shkollë mendova të shkoja atje. Realisht e kam shumë fruikë këtë provimin e pranimit në shkollë. Një tjetër arsye është se unë kam disa vite që nuk e kam vazhduar shkollën dhe ndjej se kam disa boshllëqe që nuk arrija ti plotësoja për këtë provim. Nuk jam shumë i sigurtë tek njohuritë e mia për të menduar se do të fitoj në një konkurs pranimi.
-Mendon se gazetaria të ndihmon për muzikën dhe muzika për gazetarinë?
Përderi sa janë të dyja pjesë e medias mendoj se do të më ndihmojë. E ardhmja do e vërtetojë atë.
-Ju keni pasur edhe eksperienca në radio përpara se të fillonit gazetarinë…
Vërtetë kam qenë spiker në një radio por ka qenë një eksperiencë kalimtare dhe nuk është se kam patur ndonjë dëshirë të madhe të isha spiker në radio. Dhe kështu e lashë pak pas dore.
-Tekstet e këngëve i bën vetë apo bashkëpunime me autorë të njohur tekstesh?
Vetëm kënga “A më do a më gënjen” është një krijimi i mi. Kjo këngë mban firmën time si në tekst ashtu edhe në muzikë. Kjo këngë është pjesëmarrëse në festivalin “Mikrofoni i artë”. Është e para herë që vij në publik si kantautor dhe mendoj se do të jetë edhe hera e fundit sepse të jesh kantautor është një punë e lodhshme. Është më e thjeshtë vetëm të këndosh.
-Pse këtë herë keni punuar vetëm apo nuk kishit besim tek bashkëpunëtorët?
Absolutisht jo. Por meqënëse m'u dha rasti të punoj në një studio regjistrimi mendova që të bëj diçka për veten time.
-Ç'janë festivalet për Klajdi Musabelliu meqënëse ju keni marrë shumë herë pjesë në festivale dhe keni fituar edhe një cmim?
Festivalet janë një ankth për një këngëtar dhe për më tepër kur je një këngëtar i ri. Të paktën mua më japin këtë efekt. Kam marrë pjesë në shumë festivale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, jam vlerësuar gjithsej me tre çmime dhe pres të marr pjesë në festivale sepse ky është pasioni im dhe mendoj ta ndjek deri në fund.
-Klajdi është një këngëtar që i këndon dashurisë. Vetë jeni i dashuruar?
Po. Jam i dashuruar dhe për çudi çdo tekst kënge ka qëlluar në momentin e duhur. Kjo rastësi më ka bërë që të jem edhe më shumë i dhënë pas këngës dhe të jem edhe më i ndjeshëm në interpretim.
« Editimi i fundit: 04-03-2021, 23:56:27 nga M A X »

  • Postime: 28588
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 04-03-2021, 23:56:40
 

  • Postime: 718
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-03-2021, 10:08:19
 

 

Temat e fundit