Motrat Kardashian - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Motrat Kardashian

Motrat Kardashian

· 12 · 1458

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 12-03-2013, 06:50:04
Përgjaket Kim Kardashian!

 

Mund të duket si një skenë filmi horror, por të mbetesh gjithmonë e bukur duket se kërkon sakrifica. Kim  Kardashian, në serinë e rradhës së programit të saj Reallity është filmuar duke implementuar teknikat e fundit të bukurisë. Fytyra e saj e mbuluar me gjak, nuk e ka penguar atë të shprehet.
 

 
« Editimi i fundit: 15-02-2021, 09:15:01 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-10-2019, 18:33:05
Fansat e Kim Kardashian janë shumë të zhgënjyer nga fustani që ajo zgjodhi për ceremoninë e pagëzimit të fëmijëve. Pak ditë më parë, Kim dhe Kourtney, morën fëmijët, udhëtuan drejt Armenisë dhe u pagëzuan.

“Faleminderit Armeni për këtë udhëtim të paharrueshëm,” shkruan Kim në një foto të sajën dhe të North. “E konsideroj bekim pagëzimin bashkë me fëmijët e mi në Mother See of Holy Etchmiadzin, katedralja kryesore e Armenisë, që ndonjëherë njihet edhe si Vatikani i Kishës Apolistike Armeniane. Kjo kishë u ndërtua në 303 pas Krishtit.” /lapsi.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 13-10-2019, 18:35:53
Ditën e djeshme Kim Kardashian hodhi në treg linjën më të re të të brendshmeve në formë korseje.

 


Për këtë linjë ajo punoi shumë gjatë dhe marketingut i kushtoi një rëndësi shumë të madhe.
Duket se e gjithë kjo ia ka vlejtur dhe sipas mediave të huaja koleksioni ka qenë një super sukses. Që në minutën e parë që u hodh në treg, Kim fitoi plot 2 milionë dollarë nga shitjet.
Fluksi ishte shumë i madh dhe të gjitha femrat duket se mezi i kishin pritur produktet e reja të Kim. Pasuria e Kim Kardashian arrin 350 milionë dollarë dhe nga ky koleksion shifra e pasurisë së saj do të rritet edhe më shumë. /lapsi.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 19-05-2020, 20:19:37
Kim provokuese si gjithmone
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 25-05-2020, 12:45:56
 

Kanye West është komentuar shpesh për diçka në veçanti. Reperi rrallë shihet i buzëqeshur.

 Të njejtin ‘problem’ gëzon edhe Victoria Beckham, por Kanye thyen çdo rekord. Megjithatë, Kim Kardashian e ka vërtetuar se bashkëshorti i saj mund të buzëqeshë, sidomos kur është pranë saj. Në 6-vjetorin e martesës, Kim ka publikuar dy foto krahë reperit. “Kaluan 6 vite. Na pret përjetësia. Deri në fund bashkë”, ka shkruar ajo. Kanye duket më i lumtur se kurrë dhe me të drejtë. Martesa mes tij dhe Kim po shkon më së miri. Çifti po shijojnë 4 fëmijët e tyre, ndërsa pasuria e secilit është gjithmonë e më shumë në rritje./lapsi.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 25-05-2020, 17:07:28
Khloe Kardashian
 

#6 ne: 26-05-2020, 12:10:12
Sa e gjate eshte Kim Kardashian? Kush e di?

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 15-06-2020, 22:16:37
Janë në cdo moment super të kuruara, dhe e dinim se duhet të shpenzojnë mjaft.

Thuhet se për një anëtare të familjes, mirembajtja e flokëve, thonjve dhe lëkures në muaj kushton deri në vlerën 145.000 euro. Ky është shpenzimi maksimal, dhe i takon Kimit, që sic thotë Express, llogarit këtu edhe trajtimet për nxirjen e trupit. Vetëm trajtimet e fytyrës i shkojnë 6.700 euro. Thonjtë i rregullon çdo 10 ditë, me një kosto prej 440 euro për çdo herë. 1.115 janë vetëm për vetullat, për shërbim në shtëpi. Khloe Kardashian shpenzon 127,300 euro në muaj, e këtu hyjne dhe paratë për seanca stërvitore personale me trajnerin Don-A-Matrix në shtëpi, i cili mendohet se paguhet deri në 2.230 euro në javë. Kylie Jenner shpenzon 123.800 euro në muaj. Ajo është kliente e rregullt e stilistit të flokëve Tokyo Stylez, i cili fiton nga ajo rreth 6000 euro për një shërbim në shtëpi dhe për produktet e tij.

Për fryrjen e buzëve, Kylie shpenzon 150 euro për një takim dhe mendohet se e merr këtë trajtim dy herë në muaj. Kourtney Kardashian mendohet se shpenzon shumë më pak sesa motrat e saj, rreth 60.230 euro në muaj, dhe e fundit në listë Kendall Jenner shpenzon 22.300 euro në muaj për pamjen e saj./lapsi

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 09-09-2020, 23:19:50
Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një foto e Khloe Kardashian, e cila shfaqej buzë detit me një fustan të gjerë. Mirëpo, nga pozicioni në foto, 36-vjeçares i dukej barku paksa i rrumbullakosur duke ngritur dyshimet për një shtatëzani të dytë Mirëpo, Khloe ka folur për herë të parë për lajmet rreth shtatzënisë dhe ka vendosur pikat mbi “i”. Për revistën “E!”, ylli i KUëTK, ajo e ka mohuar të jetë shtatzënë dhe duket se këtë lajm s’do ta dëgjojmë për disa kohë./lapsi

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 11-11-2020, 23:54:30
Kim Kardashian ka bërë lëmsh gjithë rrjetin me disa foto të publikuara së fundmi në rrjete sociale. Ylli i Kepeping Up With The Kardashians ka ndarë në Instagram disa fotografi të saj, por në to ajo shfaqet aq ndryshe sa fansat e kanë ngatërruar me motrën e saj të vogël, Kylie Jenner.Në foto Kim shfaqet e veshur me një palë reçipeta të zeza dhe pantallona të shkurtra duke pozuar pranë detit, në të njëjtin vend ku festoi 40-vjetorin e lindjes. Menjëherë pas postimit të fotove, fansat vërshuan në komente duke i vënë në dukje faktin se ajo duket shumë ndryshe dhe se ngjan me Kylie-n.
“Dukesh më shumë si Kylie këtu. Oh Zot”, shkroi dikush, ndërkohë që një tjetër ju përgjigj: “Oh Zot mendova se ishte Kylie”. Një ndjekës tjetër komentoi: “Fytyra e Kim duket shumë ndryshe!”.

Kim kohët e fundit ka qenë mbështetja më e madhe e Kanye West, pas pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Reperi nuk arriti të triumfonte, duke grumbulluare në total vetëm 60 mijë vota. Pas shpalljes së rezultatit final dhe pranimit të humbjes nga ana e West, Kim përgëzoi publikisht Joe Biden për fitoren./lapsi
 

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 29-01-2021, 22:27:55
Sezoni i 20 do të shënojë dhe sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.
Familja Kardashian-Jenner njoftoi më 8 shtator të vitit që lamë pas se seriali do të kthehet për sezonin 19 të enjten, 17 shtator dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20) në vitin 2021.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Grazia”, Kim Kardashian ka deklaruar se kjo ishte një dëshirë e përbashkët e gjithë familjes.
Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.
Kim është shprehur se ajo ishte gati për një pushim pas 14 vitesh xhirim pa ndalim. “Kjo ishte një ëndërr për të gjithë ne. Asnjëherë nuk e kishim imagjinuar se do të arrinim sezonin e dytë. Tani jemi në të 20-tin. Ndonjëherë kemi nevojë për pushim. Është shumë e thjeshtë”, është shprehur Kim.
Ndërkohë, në llogarinë e saj në Instagram, Kim ka ndarë videon promo të sezonit të fundit të serialit, ku tregon gjithçka që do të ndodhë.
“Është koha të bëjmë një fëmijë tjetër”-dëgjohet t’i thotë Khloe partnerit të saj Tristanit, duke nisur aludimet për një shtatzëni.
Gjithashtu, Rob Kardashian rikthehet dhe shihet duke qeshur në një skenë pranë Corey Gamble.

“Ata janë bërë për njëri-tjetrin”- shprehet Kendall në një skenë ku Kourtney dhe Scott shihen së bashku duke fjetur, duke lënë dyshime për një ribashkim.
Kim falenderon stafin mes lotësh, ndërsa Kris Jenner shfaqet e prekur në fund të videos teksa thotë: “A bëmë zgjedhjen e duhur që po largohemi?”.
Rikujtojmë se sezoni final i “Keeping Up With The Kardashians” do të transmetohet më 18 mars./lapsi

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 15-02-2021, 09:16:46

Kim, së bashku me dy motrat e saj, Kendall dhe Kylie Jenner, janë shfaqur me të brendshme të bardha në reklamën e firmës së tyre “Skims”.

Ky koleksion është prodhuar enkas për ditën e të dashuruarve. Ajo që bie në sy dhe që nuk i kanë shpëtuar fansave, janë format e tyre trupore.

E duhet pranuar, motrat Kardashian janë gjithmonë në super formë.

/tema
 

Temat e fundit