Rasim Thaqi - Cima (Lajme, Info, Foto, Video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Rasim Thaqi - Cima (Lajme, Info, Foto, Video)

Rasim Thaqi - Cima (Lajme, Info, Foto, Video)

· 3 · 121

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 27-02-2020, 00:28:24
Teme per Cimen - Rasim Thaqi
 
« Editimi i fundit: 26-03-2021, 21:11:27 nga 12:51 »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-04-2020, 01:01:05
Një pjesë të fëmijërisë e kam kaluar në fshat, periudhë të cilën e kujtoj me nostalgji. Fshati më mungon shumë dhe jeta në qytet më duket shumë e mërzitshme. Këtu do të flas për fëmijërinë time dhe ju keni rast të dini më shumë për mua. Kam lindur në Llapushnik të Drenicës. Babai Rrustemi dhe nëna Habibja na kanë marue tre djem e dy vajza. Nënës sime i kanë vdekur 5 fëmijë, kur ishin shumë të vegjël - për njërin që i ka vdekë jam gëzuar, se po të ishte ai, unë sot nuk do të isha fare! Deri në moshën nëntë vjeçare kam jetuar në Vukovc edhe jam shkolluar në Komoran. Aty kam luajtur pit pidak, kliqka, guxhaz, fsheftas dhe jam larë në lumin Drenicë! Poashtu i kam ruajtur 'bullicat', lopët, delet etj. Në fëmijëri kam qenë shumë i gëzuar, derisa nuk erdhëm në Prishtinë! Më mungonte natyra, lumi, oda, çaji, bullicat, të gjitha sepse në qytet filloi dinamizmi dhe jeta u vështirësua! U deshtë ta lë shkollën në Komoran (filloren) dhe të vazhdojë në Prishtinë. Pasi e kreva filloren u regjistrova në shkollën e mesme të teknikës dega - ndërtimtari, por nuk e doja sepse në matematikë e kisha (1).
E kreva disi shkollën e mesme. Me dëshirën e babait, u regjistrova në fakultet të Ndërtimtarisë. Por isha edhe futbollist dhe të dyjat nuk shkonin, prandaj u deshtë të konkuroj në Fakultetin e Kulturës Fizike, pa e ditur baba. Edhe e kreva me sukses sepse isha talent në këtë lëmi (fiskullturë). Baba mendonte se jam bërë inxhinier i ndërtimtarisë. Kur i thashë se jam bërë inxhinier i fiskullturës, ai më tha: "inxhinier i dreqit"! Gjatë viteve 1980-1998 isha mësimdhënës dhe në të njëjtën kohë luaja edhe futboll! Po atëherë fillova edhe humorin në Radiotelevizionin e Prishtinës me 'Treshin Përsheshin'. Momentet më të mira të jetës sime i kam kaluar me Lecin dhe Qumilin! Ato ishin vitet e paharruara! Në të njëjtën kohë filluan edhe kasetat, gjë që ishin edhe shkaktarë të ndarjes së 'Treshit'. Por ndarja jonë ishte 'ndarje sportive', pa u hidhëruar njëri me tjetrin. Kështu unë dhe Leci filluam të gjironim me regji të Agim Sopit. Kështu edhe unë u dëshmova si skenarist, duke i gjiruar 2 kaseta që sipas disa 'kasetagjive' ishin të mira. Pra edhe unë u dëshmova si skenarist ose regjisor, por pa diplomë!
Unë e kam grua Shukrijen, që e dua shumë. Ajo më ka ndihmuar shumë që unë të jem Cimë! Bija ime është Adelina, djemtë janë: Burimi dhe Artani! Për Adelinën e dini edhe vet, e ka kryer akademinë e solo këndimit, Burimi është duke studjuar në Tetovë, në Universitetin e 'Shtulit' shkencat kompjuterike, ndërsa Artani është në shkollën e mesme dhe është futbollist i mirë. Artani më ka ngjarë mua. E kam edhe një qen, por atij t'i thuash qen është gjynah sepse e ka emrin Pino dhe është më i mençur se disa njerëz. Prandaj për fund: Kur bie në gjumë, më kujtohet Drenica, lumi, 'bullicat', delet, lopët, lojërat e ndryshme. Më mungojnë sepse ky modernizëm i egër dhe i shpejtë nuk më pëlqen. Iu don R.Thaçi - Cima! /teksteshqip

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 26-03-2021, 21:12:35
 

Ndërron jetë aktori i njohur, Rasim Thaçi- Cima

Gjatë ditës së sotme (e premte) ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima në moshën 71 vjeçare.

Lajmin e trishtë për audiencën e kanë bërë të ditur burime afër aktorit, duke theksuar se kishte ndërlikime me virusin.


Ai për disa ditë kishte vuajtur nga COVID-19, ndërsa ishte i shtrirë në Klinikën infektive.


Rasim Thaçi- Cima ishte tejet i njohur për publikun shqiptar, duke kujtuar një sërë role komike.

Përndryshe, aktori gjithmonë do të mbahet mend në kujtesën e kinematografisë shqiptare. /Telegrafi/

Temat e fundit