Ronela Hajati (Lajme, Info, Foto, Video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ronela Hajati (Lajme, Info, Foto, Video)

Ronela Hajati (Lajme, Info, Foto, Video)

· 13 · 531

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 02-03-2020, 23:47:02
Teme per kengetaren e mirenjohur shqiptare Ronela Hajati
 
« Editimi i fundit: 16-02-2021, 23:29:09 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-04-2020, 23:22:49
 

Ronela Hajati është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Dalja e e pare e Ronela Hajatit ne televizion shenon ne moshen 4-vjecare ne emisione femijesh. Qe e vogel ka studiuar piano dhe balet,pjesemarrese ne shume festivale femijesh duke permendur cmimin e pare ne Tetove, Maqedoni ne Festivalin e vitit. Me pas ne moshen 12 vjecare ka qene e pranishme ne spektaklin "Kerkohet nje yll",duke vijuar 6 muaj me vone si nje konkurrente e Talent-Show-t "Ethet e se premtes mbrema" dhe arriti te kualifikohej deri ne 30 kengetaret me te mire, ndonese ende nje femije. Me pas konkurrente ne "Poleposition", Top Channel duke arritur deri ne finale. Ne moshen 16-vjecare, pjesemarrese ne "Star Academy 1" Tv Klan, vleresohet me cmimin Best Performance pas 6 muajsh sfida te fituara.

Në Nëntor 2006, Orgesa Zajmi & Ronela Hajati marrin pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Requiem", ku fituan çmimin "Tendence".

Ne vitin 2007 realizon kengen e pare solo "Me ty nuk shkoj" me kompozim te Flori Mumajesit. /teksteshqip

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-04-2020, 23:23:39

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 21-04-2020, 16:42:09
Ronela Hajati së fundmi përmes një fotografie u ka bërë thirrje njê pjese të meshkujve të kenë kujdes me komentet, shkruan GazetaBlic.Këngëtar ja nga Shqipëria ka shkruar se po komentuan tipa të tillë, më përgjigjen e saj ajo do bëj që edhe gratë e tyre t’i lënë.“Jam shume e mire e di …. dhe ju lutem komentet me hormone kursejini se do i heq ose do bej ndonje replike qe do ju lere gruaja me sekonda 😂😂😂 (kjo nuk do te thote qe tani duhet te me sfidoni sepse ne te vertet nuk kam terezi tju kthej komente,flm)
Mejkap baj : sageri topsheqeri”, ka shkruar Ronela Hajati. Këngëtarja Hajati ka vite që është në lidhje dashurie me Young Zerkan.Ishte vet Zerka ai që muaj më parë e pranoi në një intervistë për Prive.
/GazetaBlic

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 25-06-2020, 00:09:10
 

Që Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk janë më bashkë po diskutohej prej kohësh.
Ronela Hajati konfirmon publikisht ndarjen nga Young Zerka!

Rreth një muaj më parë ju sollëm në vëmendje se dyshja jo vetëm që s’e kaluan karantinën bashkë, por ndër të tjera nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Fillimisht patëm dyshime nëse këto ishin shenja të një krize në marrëdhënien e tyre, apo jo.
Mirëpo, tashmë nuk ka më vend për paqartësi.
Kjo falë Ronelës e cila ka thënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” se është më “e padashuruar se kurrë”!

Këngëtarja tha se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka.

     

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 15-07-2020, 22:20:33
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 15-07-2020, 22:20:52
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 15-07-2020, 22:21:17
 

 

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 16-07-2020, 12:15:46
Ronela Hajati ka folur pas ndarjes me këngëtarin e njohur Young Zerka. E ftuar këtë javë në Prive, këngëtarja shqiptare, pranoi se është single dhe se ndihet shumë mirë. Ajo tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna e saj, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”.

Sa u përket projekteve muzikore, këngëtarja tregoi se shumë shpejt do të vijë me këngën e re “Aventura”. Klipi ende nuk është xhiruar, e megjithatë Ronela premtoi se do të jetë super hit.

“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin”.

Por a do të vijë në një bashkëpunim? Jo, Ronela do të vijë vetëm këtë verë.

“Kam pëlqyer të jem vetë këtë vit. Nëse ia dal vetë këtë verë, domethënë se kam shumë potencial si artiste”, u shpreh ajo./lapsi

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 18-11-2020, 12:43:03
 

 

 

 

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 16-02-2021, 23:28:05
Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet se është përballur me një periudhë jo fort të lehtë.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale…Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime.”

Në vijim, Ronela shton se çfarë e ka vështirësuar situatën është fakti që i ka mbajtur gjërat për vete.

“Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur…Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok.”Në qershor të vitit 2020, Ronela konfirmoi publikisht ndarjen nga lidhja e përfolur me Young Zerkën.

“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.”- u shpreh ajo e ftuar te “Në kurthin e Piter Pan”.

Në nëntor, te “Shiko kush luan”, Young Zerka u pyet se cila është biseda e fundit me Ronela Hajatin. Këngëtari u shpreh se i ka fshirë dhe më pas e vërtetoi këtë duke treguar telefonin. E pyetur nga Luana me habi nëse i kishte fshirë emrin, Zerka u përgjigj me: “Çdo gjë”. I pyetur më vonë nëse Ronela vazhdon të jetë shpirti i tij binjak, ai u shpreh se “dallëndyshet kanë ikur, kanë shtegtuar”./lapsi

Në përfundim, këngëtarja ndalet te muzika.

“E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 16-02-2021, 23:51:50
 

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 15-03-2021, 11:09:40
 

Temat e fundit