Post reply


Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 31-07-2022, 16:37:28 »

 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 31-07-2022, 16:37:18 »

 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 31-07-2022, 16:37:02 »

 

 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 31-07-2022, 16:36:44 »

 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 31-07-2022, 16:36:34 »

 
Postuar nga: M A X
« ne: 15-03-2021, 11:09:40 »

 
Postuar nga: 12:51
« ne: 16-02-2021, 23:51:50 »

 
Postuar nga: M A X
« ne: 16-02-2021, 23:28:05 »

Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet se është përballur me një periudhë jo fort të lehtë.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale…Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime.”

Në vijim, Ronela shton se çfarë e ka vështirësuar situatën është fakti që i ka mbajtur gjërat për vete.

“Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur…Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok.”Në qershor të vitit 2020, Ronela konfirmoi publikisht ndarjen nga lidhja e përfolur me Young Zerkën.

“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.”- u shpreh ajo e ftuar te “Në kurthin e Piter Pan”.

Në nëntor, te “Shiko kush luan”, Young Zerka u pyet se cila është biseda e fundit me Ronela Hajatin. Këngëtari u shpreh se i ka fshirë dhe më pas e vërtetoi këtë duke treguar telefonin. E pyetur nga Luana me habi nëse i kishte fshirë emrin, Zerka u përgjigj me: “Çdo gjë”. I pyetur më vonë nëse Ronela vazhdon të jetë shpirti i tij binjak, ai u shpreh se “dallëndyshet kanë ikur, kanë shtegtuar”./lapsi

Në përfundim, këngëtarja ndalet te muzika.

“E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”
Postuar nga: M A X
« ne: 18-11-2020, 12:43:03 »

 

 

 

 
Postuar nga: M A X
« ne: 16-07-2020, 12:15:46 »

Ronela Hajati ka folur pas ndarjes me këngëtarin e njohur Young Zerka. E ftuar këtë javë në Prive, këngëtarja shqiptare, pranoi se është single dhe se ndihet shumë mirë. Ajo tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna e saj, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”.

Sa u përket projekteve muzikore, këngëtarja tregoi se shumë shpejt do të vijë me këngën e re “Aventura”. Klipi ende nuk është xhiruar, e megjithatë Ronela premtoi se do të jetë super hit.

“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin”.

Por a do të vijë në një bashkëpunim? Jo, Ronela do të vijë vetëm këtë verë.

“Kam pëlqyer të jem vetë këtë vit. Nëse ia dal vetë këtë verë, domethënë se kam shumë potencial si artiste”, u shpreh ajo./lapsi