Rozana Radi (info, foto, video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Rozana Radi (info, foto, video)

Rozana Radi (info, foto, video)

· 19 · 6346

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-12-2005, 22:49:36
E bukur, joshese dhe me nje luk ekstravagant. Kjo eshte Rozana, e cila eshte bere mjaft e dashur per te rinjte e kryeqytetit ne menyre te vecante me kengen e saj hit, "Fol zemer, fol". Dhe ne te vertete, eshte pikerisht zemra e saj qe ka folur permes tekstit te kesaj kenge, ashtu sic ka ndodhur edhe me kenget e tjera te kenduara prej saj. Rozana ka nisur te kendoje krejt rastesisht, e nxitur nga xhaxhai i saj, kantautori i njohur Francesk Radi, te cilit i nevojitej nje vajze e re per koriste tek kenga "Mora mandolinen". Zeri i saj ishte i paperpunuar dhe vajzes bukuroshe iu desh jo pak pune per t'iu pershtatur skenes se madhe. Por hap pas hapi, Rozana arriti te shnderrohej ne nje kengetare profesioniste, me nje ze te vecante dhe nje interpretim me shume klas. Aktualisht ajo po punon me albumin e saj te dyte i cili do te titullohet "Jepi gaz". Ne tekstet e kengeve te albumit, trajtohen problemet e perditshme te te rinjve, dashurite, pasioni per telenovelat, etj. Megjithate, Rozana thote se per te kenga eshte thjesht nje pasion, nderkohe qe aktrimi do te mbetet dashuria e madhe e jetes se saj. Aktualisht ajo vazhdon studimet e larta per drame dhe eshte ne vitin e katert. Rozana Radi eshte natyre e shkathet dhe e jeton jeten ne menyren e saj, pa u influencuar nga thashethemet apo paragjykimet e te tjereve.


Ajo nuk vuan nga komplekset dhe nuk nguron te flase per ndjenjat, dashurite apo hobet e saj. I dashuri i zemres se saj tani eshte larg, por fjalet "te dua" ajo i degjon shpesh permes linjes telefonike. Rozana deshiron nje martese me nje ceremoni tejet mondane, e cila te zhvillohej ne natyre, me shume karrige dhe kuaj te bardhe. Nuk do te ishte aspak keq, nese bashkeshorti i saj i ardhshem do te vinte nga fusha e politikes, pasi politikanet me deklaratat e tyre ne sallen e Kuvendit, e argetojne shume aktoren dhe kengetaren e re. Rozana e ndien tej mase mungesen e te atit, aktorit te njohur Ferdinand Radi, i cili u nda nga jeta duke lene pas bashkeshorten dhe femijet e tij. Ajo ka nevoje te flase serish me te, t'i tregoje atij shume gjera, te debatoje per librin e fundit qe ka lexuar. Po cila eshte gjeja e pare qe do t'i thoshte ajo babait te saj, nese do te mund ta takonte edhe njehere, pas kaq kohesh ndarjeje? Me sy te perlotur dhe me buzet qe i dridhen, ajo na jep kete pergjigje: "Do t'i thosha, babi, eja me fshi lotet".
« Editimi i fundit: 19-11-2020, 01:05:58 nga InfoZ »

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 30-01-2006, 17:37:35
Mua me pelqen me shume si aktore.  :)
Sa keq me vjen qe i ka vdekur babi i vet  :(

  • Postime: 19
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 07-02-2006, 07:03:28
Ka vdekur Franqesk Radi e ? :(

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 07-02-2006, 20:13:05
Ka vdekur Franqesk Radi e ? :(
 :) Jo Jo Eleonora   :) Francesk Radi eshte xhaxhai i Rozanes,po ka vdekur vllai i tij.

  • Postime: 50
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 11-06-2006, 17:00:06


E bukur, joshese dhe me një luk ekstravagant. Kjo është Rozana, e cila është bërë mjaft e dashur për te rinjtë e kryeqytetit ne mënyrë te veçantë me këngën e saj hit, "Fol zemër, fol". Dhe ne te vërtetë, është pikërisht zemra e saj qe ka folur përmes tekstit te kësaj këngë, ashtu siç ka ndodhur edhe me këngët e tjera te kenduara prej saj. Rozana ka nisur te kendoje krejt rastesisht, e nxitur nga xhaxhai i saj, kantautori i njohur Francesk Radi, te cilit i nevojitej një vajzë e re për koriste tek kënga "Mora mandolinen". Zeri i saj ishte i paperpunuar dhe vajzes bukuroshe iu desh jo pak pune për t'iu pershtatur skenes se madhe. Por hap pas hapi, Rozana arriti te shnderrohej ne një këngëtare profesioniste, me një ze te veçantë dhe një interpretim me shumë klas. Aktualisht ajo po punon me albumin e saj te dytë i cili do të titullohet "Jepi gaz". Ne tekstet e kengeve te albumit, trajtohen problemet e përditshme te te rinjve, dashurite, pasioni për telenovelat, etj. Megjithatë, Rozana thotë se për te kënga është thjesht një pasion, ndërkohë qe aktrimi do të mbetet dashuria e madhe e jetës se saj. Aktualisht ajo vazhdon studimet e larta për drame dhe është ne vitin e katert. Rozana është natyre e shkathet dhe e jeton jetën ne mënyrën e saj, pa u influencuar nga thashethemet apo paragjykimet e te tjerëve. Ajo nuk vuan nga komplekset dhe nuk nguron të flasë për ndjenjat, dashurite apo hobet e saj. I dashuri i zemrës se saj tani është larg, por fjalët "te dua" ajo i degjon shpesh përmes linjes telefonike. Rozana deshiron një martese me një ceremoni tejet mondane, e cila te zhvillohej ne natyre, me shumë karrige dhe kuaj te bardhe. Nuk do të ishte aspak keq, nëse bashkeshorti i saj i ardhshëm do të vinte nga fusha e politikes, pasi politikanet me deklaratat e tyre ne sallen e Kuvendit, e argetojne shumë aktoren dhe këngëtaren e re. Rozana e ndien tej masë mungesen e te atit, aktorit te njohur Ferdinand Radi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas bashkeshorten dhe fëmijët e tij. Ajo ka nevojë të flasë sërish me te, t'i tregoje atij shumë gjëra, te debatoje për librin e fundit qe ka lexuar. Po cila është gjeja e pare qe do t'i thoshte ajo babait te saj, nëse do të mund ta takonte edhe njëherë, pas kaq kohësh ndarjeje? Me sy te perlotur dhe me buzët qe i dridhen, ajo na jep këtë përgjigje: "Do t'i thosha, babi, eja me fshi lotet".
Rozana Radi eshte kengetare shume e mire !! Dhe pershendetje njerzit nga forumi !!! Jam antar i ri !!! :pafshim :) :D

  • Postime: 150
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 12-07-2006, 12:30:51
 :)

  • Postime: 1666
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 13-07-2006, 12:53:55
s'esht do1 kushedi se cfare, as si aktore as si kengetare :P

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 08-01-2007, 15:16:05
Loja e re e Rozanës

Eshtë përpjekur, që gjithmonë të godasë me këngët dhe klipet e saj, për të tërhequr audiencën e publikut. Dhe në fakt ia ka arritur. Edhe pse është diplomuar për aktrim. Edhe pse muzika për të ka qenë një rastësi. Rastësi që ka qenë mjaft fitimprurëse në fakt. E pasi ka marrë aprovimin nga publiku Rozana Radi sjell albumin e saj të ri “Rrotullo me gisht”. Duke u përpjekur, që këtë herë të marrë edhe vëmendjen e një moshe pak më të thyer. Pikërisht duke sjellë këngë popullore të përpunuara. Duke lënë pas një vit me një çmim në festivalin “Mikrofoni i Artë”, Rozana vjen tashmë përveçse me një album të ri edhe me një look të ri, jo aq ekstravagante si dikur. Për më tepër le ta ndjekim rrëfimin e saj në këtë intervistë të dhënë për “Bluetooth”.
Këto ditë jeni shfaqur në ekran me klipin tuaj të ri “Rrotullo me gisht”. Si ndjeheni?
Kënga “Rrotullo me gisht”, që mban dhe emrin albumit të ri, ka një javë që ka dalë dhe shoqërohet dhe me një videoklip të realizuar nga BBF studio dhe MAX Prodaction. Ka një klip interesant që është realizuar në ambientet e bar “Greta Garbo”. Unë shfaqem ndryshe, më femër, jo më një vajzë ekstravagante, me një look, për të cilin është kujdesur Enada At Nikolla, dhe grim të Edmond Lakos. Videoklipi ka në qendër një histori shumë të vjetër “Mirandolina”, e cila ka një bujtinë të vetën, në të cilën vinë shumë Markezë, të gjithë i dhurojnë brilante dhe dhurata të çmueshme por ajo do kalorësin, që nuk ka asnjë lekë. Eshtë një lloj ligji në fakt, që vajzat gjithmonë tërhiqen nga e kundërta, dhe është pikërisht ky kalorës, që e rrotullon me gisht atë. Gjithsesi në fund kjo ia bën tetë me dy atij.
Ndërkohë, klipi është pjesë e albumit tuaj të ri. Si vjen Rozana përpara publikut këtë herë?
Albumi sapo ka dalë në treg dhe përmban 8 këngë. Mendoj se është i veçantë, pasi në të gjenden 7 këngë të rrymës turbo-folk, dhe nuk ka dalë asnjëherë një album që të përmbledhë këngë të ritmeve turbo-folk. Gjithashtu në album është edhe një baladë. Këngët janë punuar nga Adi Hila. Janë këngë të përzgjedhura të popullit, nga të dyja trevat veri dhe jug. I kemi modifikuar pak tekstet por që gjithsesi baza është ajo që ka qenë.
Sapo kemi lënë një vit dhe kemi hyrë në një tjetër vit. Si ka shkuar për ju 2006-a?
Nga viti 2006 erdha me një çmim në “Mikrofonin e artë”, me Kastro Zison. Viti 2006, tek unë nuk më ka lënë mbresa shumë të mëdha. Nuk mund të them që ishte një vit i suksesshëm për shumë arsye si në jetën personale ashtu edhe në atë artistike. Sepse kam pasur nënën shumë sëmurë dhe në momentin që nuk e ke jetën personale shumë mirë nuk i kushtohesh shumë punës dhe më ka anashkaluar pak. Ndërsa jeta private me hope, një herë mirë një herë shkon keq, një herë këndshëm një herë s’bën fare.
Ndërkohë viti 2007 duket se ka nisur mirë për ju me një album në duart e publikut. Ju vetë si e prisni?
Përgjithësisht publikut i kam dhënë çdo Krishtlindje një album timin. Unë jam një vajzë që shes albume dhe gjithmonë kam qenë e shitur në treg. Megjithëse albumi ka pak ditë në treg ka pasur shitje. Unë mendoj që do shes shumë albumi, pasi është një album virtuoz. Ka për t’u pëlqyer, pasi është një muzikë që nuk dëgjohet vetëm nga të rinjtë. Eshtë muzikë që dëgjohet edhe nga një moshë më e thyer. Dhe duke alternuar këngët e vjetra që i dëgjojnë mosha pak më e thyer me disko folkun, them që është një muzikë për të dyja moshat. Kështu është muzikë që dëgjohet nëpër diskoteka, nëpër dasma, dhe them se ka për të ecur.
Jeni diplomuar për aktrim, por jeni e njohur në tregun muzikor. E ardhmja juaj do t’i përkasë muzikës apo do t’u shohim edhe në skenën e teatrit?
Unë kam mbaruar për aktore dhe do të vazhdoj profesionin tim, por është një problem i madh, që në Akademinë e Arteve çdo vit mbarojnë të paktën në vit 16 aktorë dhe 9 regjisorë dhe u bë vite që nuk po futet asnjë i ri në Teatrin Kombëtar. Presim që të hapen vende pune. Profesioni im është aktrimi dhe do të doja që t’i kushtohesha aktrimit. Në këngë jam futur rastësisht dhe të them të drejtën fitoj me këngën. Por kur nuk më jepet mundësia për të vazhduar në teatër, normalisht që është kënga ajo që më jep mundësinë të jem pranë publikut. Kryesorja është që të jem pranë publikut. Dhe unë nuk shkëputem nga publiku.
Po tregun muzikor në të cilin bëni pjesë dhe ju, si e shikoni?
Muzika shqiptare ka këngë që më pëlqejnë dhe ka këngë, që jo. Ka këngë që i kam kënduar unë dhe nuk do t’u rikthehesha më. Gjithë Evropa është në krizë të muzikë komerç. Pastaj sot komerçi ecën. Po të vësh re edhe nëpër dasma, kur vihet një muzikë komerçiale të gjithë çohen në këmbë. Mua më pëlqen komerçi, sepse unë e bëj komerçin dhe nuk jam kundra kësaj lloj muzike. Eshtë një muzikë që mua më ngroh gjakun kur e dëgjoj.

Bluetooth

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 26-04-2007, 10:54:26
Nderron jete nena e Rozana Radit       
 
Me date 24 prill 2007 eshte ndare nga jeta Violeta Radi,bashkshortja e te ndjerit,aktorit Ferdinand Radi dhe nena e kengetares Rozana Radi. Ne percjelljen e saj drejt baneses se fundit, ishin te pranishem shume personalitete,aktore,kengetare dhe emra te shquar te vendit. Ne te Albaniac i percjellim ngushellimet tona vajzave te familjes Radi,Rozanes dhe Andetes.

Info:Sava 

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 12-06-2008, 16:23:12
Rozana Radi, si e prisha planin e martesës



“Babai më thoshte: Të dua aq shumë, sa nuk do të të lë kurrë vetëm. Dhe iku pikërisht ditën kur unë kisha më shumë nevojë. Ishte nisur të vinte tek unë, pasi jepja provim lëndën “Fjala Artisike” dhe nuk mbërriti dot”.

“Mami më thoshte: “Nuk iki nga kjo botë pa të parë ty nuse, veshur me të bardha. Iku nga kjo jetë, një ditë që unë isha veshur e gjitha në rozë”.

Ka kaluar një vit nga ndarja e saj me të dashurin dhe plani që kishte për martesë. Tani ëshë e vetme në shtëpi, por fati i ka ecur me paratë. Imazhi i ri i orëve “Romanson”, kontrata 5-vjeçare me “Eurostar” dhe përfundon xhirimet e filmit “Mira”. Çka sa i takon jetës private? Kësaj here e bindur për fejesë.

Ai duhet të niset për punë në orën 08:00, dhe të kthehet në 16:00. Të jetë serioz, i pjekur, i matur. Lamtumirë djemve çapkënë, të afeksionuar pas kotorrave dhe garave të shpejtësisë. Është koha që Rozana Radi të nisë një jetë të rregullt familjare. Ndoshta është lodhur, mbase zhgënjyer.

“Nuk kam ç’të pres më, tani jam e gatshme të fejohem. E vetmja gjë që pres është një dashuri e madhe. Nuk mërzitem, kur të vijë”, ka thënë Rozana për “Panorama Plus”. Ka kaluar një vit, që kur i dha fund një historie të përfolur shumë. Ishte një lidhje 4-vjeçare, e që do t’i çonte në martesë. “Nuk jam penduar, pasi ajo që e prishi atë plan, isha unë”, pohon Rozana. “Tani ka ardhur koha, për ta marrë jetën më seriozisht. Mezi pres të martohem me një djalë, me të cilin të takohem në shtëpi në drekë, të gatuajmë bashkë, ta organizojmë jetën të dy. Duhet të jetë bukur. Padyshim dhe unë do filloj ta bëj jetën ndryshe, pasi nuk do këndoj gjithë jetën. Një ditë besoj do të jem aktore në teatër, ose pedagoge në Akademinë e Arteve”, shprehet më tej. Bukur. Por do i duhet të ndryshojë tërësisht stilin e jetës që bën momentalisht, ndërsa e pohon vetë se në apartamentin e saj ku jeton e vetme pas humbjes së nënës, kthehet shumë vonë, ose nuk kthehet fare…

Dasmë me muzikë rok

Një dasmë moderne, vetëm me shoqërinë e saj. Kështu kishte planifikuar, dhe ndoshta do të ishte një festë e zhurmshme roku. Por plani dështoi. Kjo s’do të thotë se nuk do të ndodhë më.”E kam ëndërr të vishem me të bardha dhe dasmën do e realizoj patjetër”. Duhet të jem e bindur, për personin që do të lidh jetën. “Se prapë, unë kam për ta lënë. Ndoshta s’u besohet, por mua s’më kanë lënë asnjëherë meshkujt. Janë disa aspekte të tipit tim, në sajë të cilave jam gjithmonë shumë përpara tyre, dhe sepse jam tip shumë i besueshëm për ta”.

Rozana – në rolin e banakieres

Jemi në prezantimin e një filmi të shkurtër, por që pritet të bëjë rrugë shumë të gjatë. Merrni ca kokoshka, fikni celularët dhe kujtoni që Festivali i Filmit të Shkurtër në Amerikë (në të cilin do të prezantohet filmi ku luan Rozana Radi), mban emrin e Roberto De Niro-s. Shqiptarja që do njihet atje, quhet Mira (e luan Rozana), është afër 30 vjeçe dhe është një grua e përkushtuar. Është viti 2008, jeton në Shqipëri, dhe punon në banakun e një lokali të Tiranës, për të mbajtur fëmijët dhe familjen. Rozana është aktorja kryesore, dhe luan përkrah aktorëve Tinka Kurti, Neritan Liçaj, etj. Në vjeshtë, ajo do ta shohë filmin si spektatore në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër, TIFF. Ka qenë një bashkëpunim i mirë me Dhimitër Ismajlin, artistin shqiptar, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do ta çojë në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër “Roberto De Niro” në SHBA. “Kaq për momentin”, dhe ajo vetë nuk mund të flasë më shumë.

Tekste sa të duash

Në aparatin e celularit, i shkruan tekstet e këngëve si mesazhe. “Lexoj shumë, dhe natyrisht një njeri që lexon do të shpërthejë diku”. Për vete, tekstet duhet t’ia bëjë dikush tjetër, pasi nuk ia qëllon kurrë në shenjë. Miqtë e saj këngëtarë janë duke pritur në radhë. Sapo ka përfunduar një tekst kënge për Anjeza Shahinin, dhe po punon për Valbona Halilin, Ingrid Gjonin, Silva Gunbardhin, Soni Malaj, etj.

Kontratë 5-vjeçare me Eurostar

Çdo dy ditë, niset për koncerte. Por është e kënaqur me paratë, të cilat nuk i mungojnë. Një artist në Shqipëri, nuk mund të jetë i pasur, por një këngëtar mund të bëhet. Tani Rozana, ka një menaxher që planifikon gjithçka për koncertet dhe bën llogaritë e fitimit nga shitja e albumeve.

Fytyrë e firmës “Romanson”

Një shans i madh, një ofertë e kamur, pasi sapo ka përfunduar realizimin e një seti të veçantë fotosh për orët “Romanson”. Do të jetë imazhi i “Romanson”-it. “E konsideroj si rritje të imazhit tim, dhe besoj që është kështu”, tha ajo.

Panorama Plus

Fotografi nga Rozana Radi

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 05-02-2009, 19:44:51
njeriu me i mir qe kam takuar ndonjeher...shum e mir dhe e dashur,e kam shum xhan Rozin.

  • Postime: 1072
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 17-10-2011, 06:52:22
 

Rozana Radi: Jam e lidhur me MC Kreshën, por s’bëj plane për të ardhmen
      

Vetëm një javë ka mjaftuar që kënga më e re e Rozana Radit, “Jaba daba du”, prezantuar te “E Diela shqiptare” së bashku me reperin MC Kresha, por sakaq në Youtube i ka kaluar 20 mijë klikime. Kënga interesante nuk …
      
      
« Editimi i fundit: 18-11-2020, 09:04:40 nga M A X »

  • Postime: 25427
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 16-07-2020, 11:14:02
 

  • Postime: 25427
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 16-07-2020, 11:14:27
 

  • Postime: 28584
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 18-08-2020, 21:59:11
New pic
 

  • Postime: 28584
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 18-11-2020, 09:03:24
 

 

 

  • Postime: 28584
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 18-11-2020, 09:04:14
 

 

  • Postime: 25427
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 18-02-2021, 23:03:39
 

  • Postime: 25427
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 26-03-2021, 14:13:07
 

Temat e fundit