Stresi - Arkimed Lushaj (Lajme, Info, Foto, Video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Stresi - Arkimed Lushaj (Lajme, Info, Foto, Video)

Stresi - Arkimed Lushaj (Lajme, Info, Foto, Video)

· 9 · 790

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 02-03-2020, 23:58:23
Teme per rapperin Stresi
 
« Editimi i fundit: 27-11-2020, 07:49:08 nga InfoZ »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-04-2020, 17:21:33
 

Stresi është këngëtar shumë i njohur. Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, lindi në Tiranë dhe aty kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë deri kur familja u largua për në Belgjikë. Gjate ketyre viteve, ai kënduar dhe interpretuar në disa shfaqje që organizoheshin për shqiptarët e diasporë. Jetoi atje për disa vite deri në 2007-ën. Djali çapkën kishte tentuar të largohej me shokët për në Greqi, ndaj mamaja e quante “Stresi”. Ai është fëmija më i vogël dhe ka një motër e një vëlla. Stresi ka përfunduar studimet e larta për Psikologji edhe pse asnjëherë nuk e ka ushtruar profesionin. Bashkëpunimet gjatë gjithë karrierës janë të shumta dhe menaxheri aktual është Flor Bana. Ai e nisi karrierën në vitin 2008, kur ishte 21 vjeç. Stresi është gjithashtu themeluesi i labelit muzikor “Bad Boys For Life”. Ka qenë pjesëmarrës në disa festivale nga ku është vlerësuar me çmime. /teksteshqip

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-04-2020, 17:22:06

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 15-04-2020, 22:29:23
Më datë 16 Prill 2018, Stresi publikon videoklipin "GTA". “Kënga ishte ideja ime, dhe e kemi përfunduar pothuajse. Është një këngë e kompozuar nga Headline Records, studio në të cilën po punoj albumin tim më të ri. Është në bashkëpunim me Hellbanianz Vinz & Stealth, një grup shumë i fortë dhe i talentuar që jetojnë në Londër”, tha Stresi. Duke u nisur nga titulli, i cili menjëherë sa e dëgjon asocion në lojën e famshme “GTA”, reperi thotë në vazhdimin e bisedës se ka qenë i frymëzuar pikërisht nga kjo lojë për të realizuar këtë këngë. “Normalisht që aty jam frymëzuar, e kam luajtur vet atë lojë kur isha shumë i ri dhe pse jo të bëjë një këngë me këtë titull”, tregon tutje Stresi. Megjithëse mund të mendohet se “GTA” do të vijë si një klip me animacione, ashtu si edhe vet loja, Stresi tregon se kripi i ri do të jetë me skena reale, ashtu si çdo klip tjetër. “Klipi do të jetë real se s’ka si të jetë ndryshe, përderisa real jam edhe vet. Jemi duke menduar ende se si do ta xhirojmë, por ju garantoj që do të jetë një projekt shumë i madh”, ka përfunduar Stresi.

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 27-11-2020, 07:46:07
Stresi dhe Luana Vjollca
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 27-11-2020, 07:49:21
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 27-11-2020, 14:41:43
 

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 10-12-2020, 12:51:46
Stresi është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës që u organizua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës. Reperi tha se ai ka qenë një nga organizatorët e protestës dhe ndaj është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar edhe 3 shtetas e ka proceduar penalisht 4 të mitur. Mbi Ndaj reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme Stresi u shpreh se e ka pasur mik Klodian Rashën, ndaj ishte ndër të parët personazhe të njohur që u përfshi në protestë.

“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje”, deklaroi ditën e djeshme reperi.

Ndërkohë ai mori edhe lëndime gjatë protestës dhe menjëherë pasi u kurua u rikthye sërish. 25-vjeçari Klodian Rasha u vra në mesnatë nga një efektiv policie, pasi kishte shkelur orën policore. Nga ekspertiza që u bë publike ditën e djeshme rezultoi se polici kishte qëlluar 2 herë me armë dhe plumbi që Klodiani mori në shpatull i mori jetën./lapsi

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 16-03-2021, 20:09:22
Reperi i njohur Stresi shpesh herë publikon foto dhe biseda me nënën e tij që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Nga bisedat e publikuara ne kemi parë se e ëma e këshillon shpesh të mos bëjë gabime dhe të kujdeset për veten.

Por këtë herë Stresi ka publikuar një bisedë me të atin. Ai ka gjetur një mënyrë për ta ndjekur në Instagram dhe për të parë çdo gjë që publikon i biri, por pa dijeninë e Stresit. Kjo taktikë e babait nuk ka zgjatur shumë sepse reperi e ka zënë mat duke e ndjekur fshehurazi në Instagram.

“A ti je a? Hahaha të zuna bab. Të kam kërku në Instagram se e kam dit që je duke më ndjek”, ka shkruar reperi të atit në mesazh.

I ati e ka pranuar që e ndjek fshehurazi duke shprehur se ka dëshirë të shikojë se çfarë publikon i biri.

“Kur e kap prindin duke të ndjek fshehurazi në Instagram”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e bisedës që ka bërë me të atin./faxweb

Temat e fundit