Ylli Baka (info foto video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ylli Baka (info foto video)

Ylli Baka (info foto video)

· 2 · 701

  • Postime: 27287
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-10-2011, 23:59:53
Ylli Baka, profesioni dhe familja

Nëse ka diçka që të bezdis tek Ylli Baka është modestia. Nuk është personazhi tipik i njohur dhe i kërkuar që të duhet punë ta menaxhosh.

Është i sjellshëm dhe i disponueshëm, por mbi të gjitha ky njeri ka pasur dy herë fat të jashtëzakonshëm në jetën e tij. Herën e parë pati fat sepse pasioni dhe talenti e bënë të famshëm dhe një nga këngëtarët e muzikës popullore më të kërkuar e paguar. Herën e dytë pati fat sepse nuk ishte shumë i ri kur fama e tij po rritej.

Ylli njeri e trajton Yllin këngëtar si një punë të mirëfilltë me orare të zgjatura. Por, para se të fillojë dita, parësorë janë tre fëmijët e tij.

“Kam dy djem binjakë dhe një vajzë. Mundohem të punoj me fëmijët për këngën, por varet edhe nga dëshira e tyre. Njëri nga djemtë kërkon të bëhet sportist”, shprehet Baka, i ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

Një njeri diskret që nuk ka preferuar të jetë shumë prezent me intervista, por një fans i çmendur i muzikës popullore. Pjesën më të madhe të kohës e gjen në studio, aq më tepër këto kohë që është në përfundim e sipër albumi i fundit.

“I qëndroj besnik motiveve popullore edhe pse kam pasur shumë bashkëpunime. Mbaj një ritëm, një nuancë dhe nuk kam kopjuar të tjerët. Jam korrekt me punën dhe më pëlqen ajo që bëj”, thekson Baka.

Por, një nga këngëtarët më të paguar në Shqipëri edhe dëfrimin e ndan po me bashkëpunëtorët e tij. Fluksi i videove dhe këngëve është i madh, por Baka tenton gjatë gjithë kohës të jetë i kujdesshëm që muzika mos të kthehet në një mall konsumi e mos të rrëshkasë tek tendencat e fundit. Në studion e montazhit po zgjidhen planet për klipin e tij të fundit. Atdhedashuria është kësaj rradhe në fokus.

“Paguhem shumë mirë, por jo dhe aq shumë sa thuhet. Jam i kënaqur. Nuk harxhoj shumë, nuk abuzoj me paranë sepse edhe videoklipet kanë shpenzimet e veta. Në festat e Nëntorit dhe për Vit të Ri filloj koncertet jashtë shtetit. Më shumë në Greqi dhe Itali, por kam dhënë edhe koncerte në Gjermani dhe Amerikë. Të këndosh për emigrantët më jep shumë kënaqësi sepse kam qenë vetë emigrant”, shton këngëtari.

Ajo që zbulon kur ndjek Ylli Bakën është një perfeksionist për zhanrin e tij. Nga provat e pafundme në studio tek orët e zgjatura në montazh. Ish-studeti i konservatorit të Athinës e ka vënë në praktikë çdo leksion të marrë. /top channel
« Editimi i fundit: 29-11-2020, 16:17:33 nga M A X »

  • Postime: 22669
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 28-11-2020, 18:48:28
Ylli Baka per 28 nëntor
 

Temat e fundit