×

Dua Lipa (Lajme, Info, Foto, Video)

Dua Lipa (Lajme, Info, Foto, Video)

· 5 · 104

  • Postime: 21103
InfoZ
ne: 28-02-2020, 00:07:48
Teme per Dua Lipan

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 12-04-2020, 00:42:39
Dua Lipa është këngëtare shumë e njohur. Dua Lipa është një këngëtare, kompozitore, modele me prejardhje shqiptare qe kendon ne gjuhen angleze. Albumi i saj debutues është planifikuar qe të dalë në qërshor të vitit 2017. Prindërit e saj, të cilët janë shqiptarë nga Kosovës, kishin lënë Prishtinën në vitet e 90ta. Kur Dua ishte 13 vjecare ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë gjate kohës kur shteti shpalli pavarësinë nga Serbia, mirëpo në moshën 15 vjeçare ajo u kthye sërish në Londër e vetme sepse deshironte ta realizojë deshiren e saj te flaktë mbi muzikën gjerësisht të ndërtojë një karrierë në muzikë. Ajo ndoqi mësimet në drejtimin e arteve performuese pranë shkollës dhe teatrit "Sylvia Young". Ajo gjithashtu modeloi qe nga mosha 16 vjeçare. Babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte dikur një muzikant rok i cili bënte pjesë në rok-grupin shqiptar "ODA". Kështu Dua u rrit pranë muzikës. Në moshën 14 vjecare ajo filloi të merret me kompozime. Artistet si Nelly Furtado e Christina Aguilera ishin idolët e saj. Këngët e saja të preferuara filloi ti këndonte ne YouTube, gje e cila ishte shkak që të binte ne sy të disa producentëve anglez. Pas zbulimit të talentit të saj, ajo nënshkroi kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros. Music. Që atëherë, e menaxhuar nga ekipi i njejtë qe menaxhon edhe Lana Del Rey, Dua filloi të punojë mbi albumin e saj.

Më datë 21 Gusht 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "New Love". Kënga arriti që Duës ti njihet zëri dhe të krijoheshin fansa nga gjithandej. "New Love" gjithashtu ra edhe ne sy te ekipit Maroon 5 të cilët e postuan në Twitter shoqeruar me një kompliment ndaj artistes.

Më datë 29 Tetor 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "Be The One". Kjo është kënga e cila e bëri Dua Lipën me të vërtetë të njohur. Kjo këngë në arriti shumë tituj të rëndësishëm si "Sound of BBC", arritje e cila rrallë është arritur, edhe nga artistë të famshëm botërorë. Stili i saj muzikor, të cilin e përshkruan si "pop të errët", e bëri "Be The One" të dëgjohet mbi 100 milion herë vetëm në YouTube. /teksteshqip

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 30-04-2020, 16:59:42
 

Future Nostalgia” qëndroi në krye të “Billboard Hot 100” deri më tani, kurse “Don’t Start Now” arriti në numrin 2 në mars. Por, artistja thotë se nuk ishte e sigurtë që kënga do ta kishte këtë sukses “Kurrë nuk isha aq e frikësuar ta publikoj një këngë”.

“Para se të ndodhte shpërthimi pandemik, unë mendoj se ne ishim në një situatë të çuditshme politike. Kishte shumë gjëra që po ndodhnin, kishte shumë gjëra në lajme që ishin mjaft të mjerueshme. Dhe unë gjithashtu dëshiroja të bëja një këngë që ishte vërtet argëtuese dhe të largon nga çdo ankth të botës së jashtme.… Doja të kisha diçka që thjesht do të çonte njerëzit lart dhe do të vallëzonin dhe të bëja një hap prapa nga ajo që po ndodh jashtë. E di që të gjithë do të bënim një hap masiv prapa dhe do të reflektonim vërtet atë që po ndodh, por gjithashtu do të gjejmë gëzimet e vogla në shtëpi. Dhe kjo ka qenë mjaft e bukur “, tha ajo.

Dua thotë se pandemia na ka mësuar që nuk kemi nevojë ta jetojmë jetën aq shpejt.

Sa i përket projektit të ri ajo tha “Unë do të mbaj pak sekret tani për tani, por ne po punojmë në një video të re muzikore për një këngë të re, për të cilën jam e entuziazmuar. … Ne kemi punuar për atë video nga shtëpia. Përpjekja të bëni diçka argëtuese. … Por ajo ka historinë e vet. Ne do ta lejojmë që të ndodhë. Kur të vijë koha, do ta shihni”, tha artistja /lapsi.al

  • Postime: 21103
InfoZ
#3 ne: 24-06-2020, 23:52:17
Ditë më parë, më 20 qershor u shënua Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.

Personazhe të famshëm nga mbarë bota kanë kujtuar ata që vuajnë më së shumti në mungesë të kushteve elementare, e që shpesh janë refugjatët në vende të huaja.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet e famshëm të tregut ndërkombëtar, e cila rrjedh nga një familje refugjate.

Familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova, në vitet ‘90.

Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili në një sërë fotografish prekëse të publikuara në rrjetin social, ku shfaqen refugjatët nga lufta e fundit në Kosovë dhe ata sirianë që Dua vizitoi një vit më parë në Liban, ka shkruar disa fjalë për refugjatët.

“Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorrën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre. Shpërndani dashuri, jo luftë.”

Ky postim është shpërndarë më pas nga Dua Lipa, e cila u ka treguar mbi 47 milionë njerëzve që e ndjekin situatën e tmerrshme në të cilën ndodhej vendi i saj dikur dhe padyshim peripecitë e saj si emigrante.

Ndonëse Dua ka lindur në Britani të Madhe, pasi prindërit e saj emigruan gjatë luftës, në 2006 ajo është rikthyer në Kosovë, për tu larguar më pas sërish drejt Mbretërisë së Bashkuar ku edhe arriti majat./lapsi.al

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 28-06-2020, 18:48:11
 

Hiti “IDGAF” ka arritur plot 1 miliardë klikime në Spotify, duke u renditur si kënga e tretë e Lipës që arrin një sukses të tillë. Kjo e bën Duan artisten e parë femër që mban mbi supe një sukses të tillë. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa edhe për këngën “Don’t Start Now” shënohen 944 milionë klikime.


Me pak fjalë, është çështje kohe kur Dua të numërojë katër këngë në listën e ‘një miliardëshit’. Ndërkohë, këngëtarja po xhiron klipin e ri, protagonist i së cilit do të jetë Anwar Hadid. Ky i fundit është njëkohësisht djali që i ka rrëmbyer zemrën Duas prej një viti./lapsi
 

Vera ne Foto

Nisur nga M A XRubrika Imazhe

Postimi i fundit 29-05-2020, 15:02:12
nga M A X
Foto fenomenale te bera me dron

Nisur nga InfoZRubrika Imazhe

Postimi i fundit 25-05-2020, 13:57:56
nga InfoZ
bota islame lajme

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:07:38
nga InfoZ
foto historike shqiptare

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 00:55:23
nga InfoZ
lajme nga maqedonia

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:50:09
nga InfoZ