Gold AG - Arian Agushi (Lajme, Info, Foto, Video) - Vipat Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gold AG - Arian Agushi (Lajme, Info, Foto, Video)

Gold AG - Arian Agushi (Lajme, Info, Foto, Video)

· 6 · 238

  • Postime: 22669
  • Karma: +0/-0

ne: 02-03-2020, 10:42:28
Teme per Gold AG

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 14-04-2020, 21:07:37
 

Gold AG është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Arian Agushi (Gold AG) ka kaluar 10 vjet të fëmijërisë në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit, stërgjyshit e tij. Ka jetuar dhe është rritur si çdo fëmijë tjetër shqiptar i asaj ane. Babai i tij vdiq kur i kishte 6 vjet dhe që atëherë e deri tash jeton me nënën e tij, të cilën e ka gjënë më të shtrenjtë në botë. Arian Agushi i njohur si Gold AG karierën e tij e filloi si 13 vjeqar, ai shkollën fillore e ka filluar në Preshevë, ndërsa në vitin 1997 kur u shpërngul në Prishtinë për të jetuar e vazhdoi këtu nga klasa V në shkollën fillore Hasan Prishtina ku dhe e mbaroi, pastaj u regjistrua në shkollën e mesme elektroteknike. Emri Gold AG është i përbër nga Arian (Gold-eng) + AGushi = Gold AG. Në vitin 2000 e bëri këngën e parë dhe këndoi 6 herë për Preshevën. Gold AG në çdo këngë të tij flet vetëm realitetin. Këngët i regjistron kryesisht në studion e reperit Barooti, Sopi Records. Gold AG solli repin në Preshevë për herë të parë. Në vitin 2009, pak ditë para muajit të shejntë të Ramazanit Ariani u kthye kah Islami, edhe pse në trupin e tij gjenden shumë tatuazhe. Ai thotë se pamja e jashtme nuk ka shumë rëndësi, rëndësinë më të madhe e ka brendësia e zemrës. Gold AG pasi braktisi alkoolin dhe cigaren para 2 vjetësh, është më aktiv dhe nganjëherë kohën e lirë e kalon në fitnes, ndërsa prej sporteve ai preferon më shumë notin. Pas shkollës së mesme, Gold AG vazhdoi studimet për dizajn, por i ndërpreu shpejt.

Gold AG dikur ka qenë shumë i lidhur me grupin TBA, por kohëve të fundit ai është larguar pak nga TBA dhe është afruar më shumë me OTR-në e Noizy-t dhe Dudën. Kjo dëshmohet edhe nga bashkëpunimi që ai pati me Noizy-n, në lansimin e këngës "Ca i bonet vetes". Disa nga këngët më të bukura të tij në bashkëpunim me TBA janë: "Nuk i ndrrojm qëllimet" në bashkëpunim me DMC, Kobra, Barooti "E bojm llug" në bashkpunim me Presioni, Explode dhe Barooti "Nuk ka hiq" në bashkëpunim me Klepto "Për bashkim" në bashkëpunim me Presioni dhe B52 "Bon bon" bashkëpunim me Kobra si dhe disa bashkëpunime tjera me Barootin. Lansimi i këngës me Noizy nuk ka pasur efektin e dëshiruar, sepse ka irrituar një numër të madh të fansave të Gold AG, pas këtyre bashkëpunimeve të suksesshme të tij me TBA. Më vonë, Gold AG bëri një bashkëpunim tjetër me Barooti, duke lansuar këngën "Me neve nuk ka". Në fillim të karrierës, Gold AG ishte shumë i dhënë pas këngëve patriotike. Pas 2011 ai vazhdimisht po largohet nga këngët patriotike dhe po orientohet më shumë drejt këngëve religjioze dhe Diss-ave. Gold AG ka rivalitet të madh me Labelin Babastars, sidomos me Getin. Situata është nxehur kur Gold AG ka konfrontuar fizikisht Getin duke e rrahur atë në mes të qytetit. Kjo u pasua me lansimin e këngës "Ti je qyrr". Më vonë Gold AG ka lansuar më shumë Diss-a kundër Babastars. Ndër më të bukurat janë "Rri larg", "Cili?" dhe "Kush?" Gold AG s'do ndalet dhe siç e ka filluar veren me hite, ashtu do e vazhdoje. /teksteshqip

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 14-04-2020, 21:08:02

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 14-04-2020, 21:08:14

  • Postime: 22669
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 25-11-2020, 23:17:14
 

  • Postime: 22669
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 28-11-2020, 18:42:33
 

Temat e fundit