Puthja femres - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Puthja femres

Vizitor · 2 · 57

Puthja femres

Vizitor · 2 · 57

ne: 22-07-2006, 06:10:08
Në parajsë mund të të çojë dhe një puthje e vetme

Eksploro në artin e puthjes dhe zbulo zonat e tua të paprekura

Llojet e puthjeve
Klasiket

Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë  klasike nuk do të thotë t'i lëmë pas dorë. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme sepse janë sensuale? Atëherë le të shfrytëzojmë rastin?!


Tek buzët.....

Është më klasikja që praktikohet dhe në kinema, më pak klasike dhe imagjinare përsa i përket botës reale. Në fakt të puthesh si në Hollywood është një shpikje e hershme. Para se të mendosh për putjen franceze ose puthjen e thellë duke u ndalur tek buzët, t'i shijosh, kafshosh, të vlerësosh kontaktin e parë elektrik…. Fillimi i s është i rëndësishëm sa fillimi i raportit seksual. Një ushtrim shumë sensual, thith vetëm ajër të pastër që del nga buzët e tija, dhe ai duhet të thithë vetëm ajrin, që del nga buzët e tua.

Përse kjo  të bën të dridhesh?

Pse nënat i puthin fëmijët e tyre në qafë, për t'u dhënë atyre të gjithë dashurinë e mundshme. Kështu që zona e qafës mëson që tani ndjeshmërinë dhe domethënien e sensualitetit.Dhe kjo kujtohet në momente intimiteti.

PUTHJE EROTIKE

Këto  stimulojnë dhe bëjnë të shtohet dëshira seksuale. Trupi përgatitet të shkojë më larg se fillimi i aktit seksual. Dhe dëshira në vetvete është gati një kënaqësi. Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek ''gjërat serioze''. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë!

Tek buzët.....
Është puthja franceze, një  shumë erotike që belbëzon aktin seksual. Mukozat takohen, ujërat e trupit bashkohen tamam si në një raport seksual. Për këtë arsye kjo  është shumë sensuale dhe tërheqëse. Përfitoni të eksploroni shijen e buzëve të saj!


Tek gjoksi.....
 Gati gjithmonë të lënë pas dorë! Por jo vetëm femrat dëshirojnë të puthen tek gjoksi, të përkëdhelen... por dhe burrat. Përse të privohesh nga një kënaqësi efikase? Mjaftojnë pak minuta dhe nëse të pëlqen kjo pjesë e trupit, mund të zbulosh gjithmonë kënaqësi të reja!

Tek barku....

Është një zonë shumë delikate. Nuk është e mbrojtur me kocka si kraharori dhe legeni, kështu që është një vend shumë delikat. Kur lejon partnerin që të puthë do të thotë, që ke besim tek ai. Të të puthin tek barku do të thotë që ke nxjerrë në pah sensualitetin tënd.



Pjesët e harruara të trupit

Janë disa pjesë të trupit fatlume: puthen shpesh dhe zhvillojnë shumë shpejt sensibilitetin dhe kënaqësitë e këtyre pjesëve. Por janë disa pjesë të tjera të trupit që quhen pjesë të harruara që shpesh lihen pas dorë, kalon shumë afër por asnjëherë nuk ndalemi asnjëherë por është një mëkat sepse mund të zbulohen kënaqësi të reja, duke provokuar kënaqësi të papritura.......

Fytyra

Duke kaluar puhjet në faqe midis miqve dhe puthjet në buzë midis dy të dashuruarve, fytyra shpesh lihet pas dorë. Fytyra është një zonë shumë sensibile dhe komunikative. Tek pjesa e syve aty ku lëkura është e hollë dhe delikate është një zonë sensibël e përkëdheljeve, ashtu si rrënja e flokëve dhe veshët. Fytyra është si një univers për t'u zbuluar, dhe fjalët e dashurisë janë të qarta dhe të kuptueshme dhe kjo bën të të shtosh dëshirën, tamam si shikimet që shoqërojnë puhjet.

Tek këmbët

Disa njerëz mendojnë se i gjithë trupi është i prezantuar nga këmbët. çdo centimetër korrespondon me një zonë. Këmbët janë të forta por edhe delikate, të ndjeshme ndaj ngacmimeve. Në qoftë se luan me këmbët kënaqësia do të përhapet në të gjithë trupin. Në qoftë se ngrihesh drejt kavilies, pulpat e këmbëve, gjunjët, kofshët.....do të arrish tek zonat erogjene që kanë kohë që të presin.

Tek duart....

Duart ashtu si dhe buzët janë shumë të ndjeshme. Duart analizojnë dhe vlerësojnë shumë mirë kontaktet, ashtu si dhe buzët. Buzët dhe duart janë instrumentet tanë: duart përkëdhelin buzët dhe buzët puthin. Të puthësh duart do të thotë t'u thuash të ndalojnë një çast, mbase para se të përkëdhelin. Sepse duart janë magjike……
« Editimi i fundit: 17-12-2020, 00:54:34 nga M A X »

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-12-2020, 00:54:41
..........
« Editimi i fundit: 12-01-2021, 12:59:50 nga 12:51 »

Temat e fundit