Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Berni
« ne: 10-10-2006, 12:09:22 »

Ivanov: Bomba, fuqi shkatërruese, e përafërt me bombën e Hiroshimës
 
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov, tha se bomba kishte një fuqi shkatërruese nga pesë deri në 15 kilotonë, që është e përafërt me përmasat e bombës që u hodh mbi qytetin japonez të Hiroshimës në vitin 1945. Kina ka dënuar provën bërthamore të Koresë së Veriut, duke i kërkuar Penianit të ndalojë veprime të tjera që mund të përkeqësojnë situatën. SHBA e ka përshkruar provën si akt-provokativ dhe ka riafirmuar angazhimin për të mbrojtur aleatët në rajon. Ndërkohë, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, gjithashtu i është bashkuar dënimit në arenën ndërkombëtare. Ai tha në një konferencë për gazetarë se veprimi i Koresë së Veriut ishte kërcënim për gjithë botën. Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut e përshkroi këtë provë si një fitore, që do të forconte sigurinë e vendit.
 
Postuar nga: Berni
« ne: 10-10-2006, 12:06:02 »

Koreja e Veriut realizon provën bërthamore

Qeveria koreane: Prova bërththamore u bë e mundur nëntokë, në kufi me Korenë e Jugut

   
Koreja e Veriut e bëri realitet kërcënimin e saj. Dje ushtarakët në Penian dhanë sinjalin për një provë bërthamore në nëntokë, por kjo provë ka pasoja të paparashikueshme për konfiguracionin e sigurisë në Azinë verilindore.
Këtë herë çështja nuk mbeti tek kërcënimi. Prej ditës së hënë, bota e di se Koreja e Veriut posedon armë bërthamore dhe bashkësia ndërkombëtare ndodhet para një problemi të madh. Ministri i Jashtëm koreanojugor, Ban Ki Moon, kur të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të ketë një detyrë të vështirë sapo të marrë postin e tij.
Bisedimet
Në mënyrë të veçantë tronditje ka shkaktuar kjo provë bërthamore edhe tek bisedimet gjashtëpalëshe të shteteve pjesëmarrëse, para së gjithash tek Kina. Ky vend ofroi peshën e vet diplomatike dhe synonte të paraqiste veten si anëtar mjaft i përgjegjshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Por të gjitha paralajmërimet e Pekinit nuk e bënë vëllain e vogël nga Peniani të heqë dorë nga prova bërthamore. Bisedimet gjashtëpalëshe kanë vuajtur qysh në fillim nga kontradikta themelore të interesave mes pjesëmarrësve. Për SHBA-në dhe Japoninë një Kore e Veriut, që posedon armë bërthamore, është e papranueshme. SHBA-të e kanë kategorizuar Korenë e Veriut tek aksi i së keqes dhe synojnë ndryshimin e regjimit atje. Për Kinën dhe Korenë e Jugut një Kore që ka armë atomike është e keqja numër dy. Më shumë se çdo gjë tjetër ata i tremben shpërbërjes së shtetit terrorist stalinist- me flukse të refugjatëve dhe rreziqe të pakalueshme për sigurinë. Për këtë arsye Kina ka sabotuar rezolutat e ashpra të Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka pranuar vendosjen e sanksioneve.
Postuar nga: Berni
« ne: 04-10-2006, 22:02:41 »

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë konfirmuar dje se do të kryejnë një test atomik për raketat e prodhuara së fundmi në vend. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme koreane thuhet, se testi është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e sigurisë në sfondin e rritjes së armiqësive me SHBA. Shtetet e Bashkuara e kanë kërcënuar Korenë e Veriut se nëse do të kryejë këto teste do të përballet me sanksione të forta. Në testet e mëparshme Koreja e Veriut ka hedhur raketa balistike, që mund të arrinin edhe në territorin amerikan. Megjithatë paralelisht do të vazhdojnë edhe përpjekjet për shmangien e armëve bërthamore nga gadishulli korean. Testimin e këtyre raketave e kanë kundërshtuar edhe fqinjët e Koresë së Veriut, Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina.