MË MIRË MIK I ABDI BALETËS SE I VATIKANIT - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

MË MIRË MIK I ABDI BALETËS SE I VATIKANIT

MË MIRË MIK I ABDI BALETËS SE I VATIKANIT

· 2 · 131

  • Postime: 154
  • Karma: +0/-0

ne: 19-10-2006, 10:38:35
E nderuar redaksi e faqes së internetit “shkoder.net”. Do
t'ju lutesha t'a botonit këtë mesazh timin drejtuar dy
personave: A. Krasniqi dhe Z. Ahmeti. Kjo përgjigje është
në lidhje me shkrimin e tyre në vitin 2004 me titull
“Baleta e mprehu shpatën ...”. Ndonëse është vonë, por më
mirë vonë se kurrë. Shkas të lexoja artikullin në fjalë u
bë libri i mikut tim A. Baleta botuar këtë vit me titull
“Përballjet me Islamofobinë”. Kisha arritur pothuaj në fund
të leximit të tërë librit dhe në indeksin e tij gjeta
informacion për këtë shkrim të tyre.
Me këtë mesazh që po ua dërgoj me postë elektronike do të
dëshiroja të bëja një sqarim të sinqertë për të gjithë
bashkëatdhetarët tanë që lexojnë dhe janë anëtarë të
shkodër.net.
Unë jam Artan Meha, djalë lushnjar me babë kosovar nga
Gilani, i cili (rahmet atje ku ka shkuar) nënën e tij e
kishte mbesë tek Idris Seferi. Që i vogël im atë më edukoi
me frymë nacionaliste. Po ashtu rrjedh edhe nga familje
hoxhallarësh, gjë që akoma më shumë ka ndikuar në brumosjen
time si nacionalist.
Abdi Baletën e simpatizova vetëm nga fjalimet e tij në
parlament, intervistat dhe shkrimet e tij, të cilat kanë
bërë shumë efekt pozitiv në ringjalljen e nacionalizmit
shqiptar në kundërshtim me dëmin fondamentalisto-katolik që
sjellin mediat dhe intelektualët tanë sot. Me z. Abdi po
bëj gati 5 vjet që njihem. Kërkova vetë të takohem me të.
Më hapi derën e shtëpisë e më ftoi së bashku me gruan e tij
me një dashamirësi të paparë, sikur t'i njihja prej kohësh,
ndonëse ata nuk më njihnin e nuk e dinin se kush isha unë;
mund të isha kushdo spiun, kriminel, hajdut etj., etj., por
bujaria e tyre shqiptare më besoi dhe ata më hapën derën.
Unë banoj prej 11 vitesh në Irlandë dhe jo në Malajzi. Jam
nënshtetas irlandez e jo indian. Punoj me orë të zgjatura e
nuk më financon asnjë grup fondamentalist. Unë jam personi
që i kam dërguar z. Abdi Baleta librin e Arup Caterxhi për
Nën Terezën dhe librin e Gore Vidal e shumë e shumë libra
të tjerë. Në rast se shumë shqiptarë kanë pare për të
harxhuar në klube nate dhe salla bingosh ose të pijnë
duhan, unë nuk jam si këta. Unë në kohën e lirë e harxhoj
në librarinë e Dublinit me aq sa kam mundësi të blej ndonjë
libër për z. Baleta dhe ia dërgoj, pasi si publicist që
është ai i shfrytëzon shumë librat e autorëve të huaj,
sidomos ata seriozë. Z. Abdi nuk është njeri i kafeneve. Në
shtëpinë e tij gjenden me qindra libra të dërguar jo vetëm
prej meje, por nga shumë shqiptarë të tjerë. Librat që i
dërgoj unë janë që të gjithë të botuar në Angli dhe në
SHBA. Unë do t'a ndihmoj z. Baleta me libra deri sa të kem
mundësinë, pasi puna e tij është në shërbesën time dhe të
çdo shqiptari të ndershëm që mendon për atdhe.
Një fjalë e urtë popullore thotë “më mirë një mik se sa një
çiflig”. Pra, unë thm: më mirë mik i Baletës xxxxxx. Unë
nuk i shërbej askujt përveç interesave të atdheut tim. Unë
nuk jam fondamentalist. As pjesëtar i Al Kaedës siç
përpiqen të theksojnë të dy autorët e shkrimit të vitit
2004.
Shpresoj se ky shkrim i imi, që do t'a quaja përgjigje ndaj
shkrimit të tyre, do të sqarojë gjithçka se kush është
financuesi me libra i z. Baleta dhe se ku gjendem. Unë nuk
jam në Lindjen e Largët e as në atë të Mesme e të Afërt.
Jam në Perëndim. Nuk perëndimizohem siç ua ka qejfi shumë
shqiptarëve që vijnë në mërgim, por mundohem t'i shërbej
nacionalizmit shqiptar të “Rimëkëmbjes” sonë.

Nr. Tel tim 00353857058874

06.09.2006

Pëegatiti:Sabri Selmani,anëtar i forumit të petagogëve dhe i studijuesve shqiptar mbarkombëtar.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-12-2020, 01:01:08
...........
« Editimi i fundit: 12-01-2021, 12:37:11 nga 12:51 »

Temat e fundit