LUFTA QE SOLLI PUSHIMIN E LUFTËS NE LINDJEN E MESME - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

LUFTA QE SOLLI PUSHIMIN E LUFTËS NE LINDJEN E MESME

LUFTA QE SOLLI PUSHIMIN E LUFTËS NE LINDJEN E MESME

· 1 · 120

  • Postime: 154
  • Karma: +0/-0

ne: 19-10-2006, 10:52:49
Shkruan : Selim GOKAJ

Kur ne zgjedhjet e fundit parlamentare ne Izrael fitoi
partia Kadima,kryeministri I ri palestinez beri nje
deklarate duke i bere te njohur opinionit publik boteror se
Kadima do te thote lufte. Pikerisht kete lufte,bota do ta
shihte shume shpejt, kur ushtria izrailite do te fillonte
bombardimin e pameshirshem te civileve te pambrojtur ne
Liban.Por lufta e vertete ne Lindjen e Mesme kishte filluar
me vrasjen e Rafik Haririt duke akuzuar Sirine se ishte
dora e fshehur e kesaj vrasjeje.Atentati pasoi largimin e
trupave siriane nga Libani duke I hapur rruge agresionit
Izrailit ne kete hapesire.Ne momentet kur Libani po behej
germadhe nga bombardimet e pameshirshe te ushtrise
izrailite , OKB dhe ato libaneze qe bene demonstrata kunder
trupave siriane, duhet ta kene marre vesh se kush fshihej
pas vrasjes se Rafik Haririt. DUKE E NJOHUR VEHTEN SI FUQIA
USHTARAKE QE DOMINON NE Lindjen e MESME, Izraeli provokoi
luften ne Liban per tu dhen nje mesim vdekjeje muslimaneve
ne kete rajon.Per te bere realitet kete pikesynim, ushtria
izrailite beri nje bombardim te pameshirshem ndaj civileve
ne Liban duke perdorur arme te ndaluara nga konventat
nderkombetare. IZRAELI DEKLARONTE ATO DITE SE PO LUFTONTE
Hesbullahun, por ne Bejrutin e rrafshuar nga bombat , nuk
kishte luftetare te Hesbullahut. Bota do te shokohej nga
pamjet qe dhane mediat ku shikoheshin rruge dhe shkolla
te shkaterruara, spitale dhe ndertesa te
rrenuara.Shkaterrim e qe po beheshin ne moton e njohur
izrailite qe armikut I duhen shkaktuar dhimbje te
paimagjinueshme , qe ai te jete kurdohere i tmerruar.Kulmi
I masakrave do te jete bombardimi i qellimshem i civileve
ne qytetin Cana ku nen rrenoja do te mbeten me dhjetra
femije te mitur.
Duke njohur bota nje egersi qe konkurronte mizorite me te
tmerrshe qe ishin pare ndonje here.Por ne kete inkursion
kriminal , Izraeli nuk ishte vetem ,sepse pas tij ishin
miqte e tij historike qe e krijuan e inkurajuan dhe e
mbeshteten ne inkursionet e tij ushtarake kunder popujve
muslimane ne Lindjen e Mesme, duke u bere keshtu shtetin
Izraelit koburen e ture ne kete rajon.Presidenti Bush
deklaronte se i duhet dhene Izraelit 10 dite kohe te
perfundoje luften me Hesbullahun.Pra 10 dite kohe per te
vrare civile.Ndersa ne kulmin e betejes, ne Angli do te
inskenohej loja me atentatet e mbetura ne tentative duke
synuar te largoje vemendjen nga ajo qe po ndodhte ne Liban.
Por njerezit e ndershem dhe paqesore do te mbanin qendrim
ndaj genocidit qe po bente ushtria izrailite ne Libanin e
pambrojtur duke demostruar ne te gjithe boten kunder ketij
agresioni te papare.Qendrimi pacifist dhe i qellimshem i
faktorit nderkombetar i dha mundesi ushtrise izrailite te
depertonte ne token e Libanit me 30 mije ushtare duke
synuar pushtimin e plote te Libanit.Por ne terren, kur
luftimet filluan ballperballe, ushtria e Izraelit u gozhdua
ne vend, sepse luftetaret e Hezbullahut nuk ishin
palestinezet qe luftojne me kallash dhe me gure kunder
tankeve izrailite.Ne fushe te betejes me dhjetra ushtare
izrailite filluan te vriten , duke bere te deshtonin
deklaratat per shkaterrimin e Hezullahut qe ne fakt eshte
jashte kufirit te Izraelit.Tanket e blinduara nuk ishin
problem per raketat e Hezbullahut te cilet i digjnin sikur
te ishin kartoni dhe jo celiku. Ne keto beteja ku njesi
guerrile po luftonin dhe po fitonin mbi ushtrine me te
fuqishme ne rajon ,ra miti se ushtria izrailite eshte e
pathyeshme.Numri I refugjateve ne Izrael e kaloi shifren 1
milion nga bombardimet e katjushave moderne me te cilat
goditej territori i Izraelit nga luftetaret e
Hesbullahut.Ne nje deklarate deshperuese ministri i
mbrojtjes Amir Perez do te deklaronte se asnje ushtri e
vetme ne bote nuk mund ta thyej Hesbullahun duke vulosur
keshtu humbjen ne menyre publike per ushtrine
izrailite.Bashkesia nderkombetare , kur e shikoi se
ballanca po anonte nga Hesbullahu ,shpejtoi te hartonte nje
rezulute per te ndaluar luftimet. Paqja qe u vendos per te
shpetuar Izraelin na kujton paqen e Dejtonit qe u be per
te shpetuar serbet nga disfata e plote ne betejat me
trupat muslimane ne Bosnje te cilat po pastronin krejt
territorin e Bosnjes nga serbet.Eshte per te ardhur shume
keq per menyren se si e percollen kete ngjarje te rende
mediat tona. Eshte fak i dhimbshem kur opinioni publik
shikoi si keto media mbajten dukur haptas diku me doreza
anen e agresorit, duke iu kundervene keshtu muslimaneve te
pambrojtur te Libanit.Gazeta Standart dhe Topi dhane
intervista me refugjate izrailite qe ishin ne nje linje me
qeverine Izrailite qe po masakronte njerez te
pafajshem.Per keto media ishte e parendesishme te
intervistoheshin refugjate libanaze qe kishin lene femije
dhe pasuri nen rrenojat qe linte pas,bombardimi i avioneve
izrailite.,sepse per keto media ne Liban po luftohej
terrorizmi dhe per keto media terroriste ishin civilet e
pafajshem dhe te pambrojtur te Libanit.Ndersa qendrimi i
qeverise shqiptare ndaj genocidit qe po behej ndaj
muslimaneve ne Liban u trajtua me nje heshtje te habitshme
,sikur keto masakra po beheshin ne nje planet tjeter.
Eshte kjo qeveri qe do te ngrihej ne bisht per te sulmuar
programin berthamor te Iranit si rrezik potencial ne rajon.
Se paku tashti qeveria e mori vesh se kush eshte rreziku
me i madh per popujt ne kete rajon.
Por vrasja e muslimaneve vazhdon perseri. Ne Palestine
eshte bere norme qe te vriten muslimane sipas nje kurbe qe
po njeh vetem rritje.Por goditja shkaterruese qe mori
Izraeli ne Liban nga luftetaret e Hezbullahut i ka bere
izrailitet te terhiqen nga planet e tyre butaforike duke
treuguar gatishmeri per te biseduar me udheheqjen
palestineze per te sjelle paqe ne rajon dhe nga ana tjeter
nuk flasin me per perdorimin e forces se tyre ndaj Iranit ,
por i bejne thirrje SHBA-se qe te pengojne programin
berthamor te Iranit, edhe pse vete Izraeli posedon me
qindra bomba berthamore te afta te kthejne te gjithe
Lindjen e Mesme ne nje shkreti atomike. E verteta eshte se
ne rajonin e Lindjes se Mesme priten zhvillime te reja.Por
roli i faktorit izraelit per te ndezur konflikte, pa patur
frike asnje kundershtim ne rajon, ka rene ne menyre te
dukshme, duke treguar keshtu se nje qendrim ballperballe me
agresorin ,pa tjeter e nxjerr ate nga kursi i provokimeve
dhe i konflikteve ku ai, .deri para humbjes katostrofike me
Hezbullahun, mbante flamurin e ketyre bemave.Ajo qe ka
rendesi per muslimanet eshte se ato mund te maten dhe mund
te fitojne edhe me ushtri si ajo e Izraelit ,qe vleresohet
si ushtria me e trajnuar dhe me e pergatitura e botes.
Fitorja e fundit e Hezbullahut ndaj Izraelit eshte nje
fakt qe per kete problem nuk ka nevoje per koment.

Përgatiti:Sabri Selmani - Anëtar i forumit të petagogëve dhe i studijuesve shqiptar mbarkombëtar.

Temat e fundit