(Ndihmë) arkiv html për header në wp! - Wordpress Forum

×
Hyrja
Profili

(Ndihmë) arkiv html për header në wp!

· 11 · 768

(Ndihmë) arkiv html për header në wp!

· 11 · 768

  • Postime: 108
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 21-02-2011, 22:24:59
    Përshendetje!
    Kam dua rë përdor një foto në format php për header në wordpress.
    Jam munduar por nuk më funksionon. Mund të më tregojë dikush se si mund ta rregulloj, ose a mund ta përdor në këtë format për header?

    • Postime: 26710
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 21-02-2011, 23:31:56
    Ti kerkon nje foto qe ndryshon sa here ngarkohet faqja apo cfare? Apo thjeshte te kesh ne foto si logo?

    • Postime: 108
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #2 ne: 21-02-2011, 23:35:49
    Jo kërkoj të mësoj se si mund të vëndos një foto për header të faqes time, e cila është  php.

    • Postime: 26710
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #3 ne: 22-02-2011, 00:23:44
    Si more qenka kjo foto php? Fotot jane jpg, gif, png apo bmp :)
    Vendos dhe je link te faqes ne fjale qe te shihet se si dhe ku mund te vendoset nje foto ne header.

    • Postime: 108
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #4 ne: 22-02-2011, 00:35:17
    Më fal se jam ngatërruar nuk është php, por html...
    Faqja është www.iphone-alb.com, nëse shikon në header të faqes kam krijuar butonat që janë në foto i kam bëre të shtypen, u kam vëne links me photoshop. Mirëpo kjo gjë ruhet vetëm në formatin html dhe kur e zevëndesoj nuk funksionon.

    • Postime: 982
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #5 ne: 22-02-2011, 09:07:57
    Ma merr mendja se do kesh krijuar Image Map per faqen, modifikohet shume lehete ne header.php por sic e kam permendur neper postime te tjera duhet lexuar pak. Ne radhe te pare te shikosh nese ka ndo nje java script ne zarfin qe ke bere Save menu-ne qe krijove ne photoshop.

    Mire eshte qe te ngarkosh ketu , zarfin qe ke kete menu ne menyre qe te mundemi te flasim me konkretisht. Gjithesesi , kjo menu vihet lehte ne php duke e vendosur ne <div> te menuse ekzistuese.

    • Postime: 376
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #6 ne: 22-02-2011, 18:36:30
    Më fal se jam ngatërruar nuk është php, por html...
    Faqja është www.iphone-alb.com, nëse shikon në header të faqes kam krijuar butonat që janë në foto i kam bëre të shtypen, u kam vëne links me photoshop. Mirëpo kjo gjë ruhet vetëm në formatin html dhe kur e zevëndesoj nuk funksionon.

    Kodi: [Zgjidh]
    div.Header-jpeg
    {
      position: absolute;
      z-index:-1;
      top: 0;
      left: 0;
      width: 1087px;
      height: 216px;
      background-image: url('images/Header.jpg');
      background-repeat: no-repeat;
      background-position: center center;
    }
    kodet e me siperme jane nga style.css te faqes tende.

    dhe kjo foto jpg http://www.iphone-alb.com/wp-content/themes/mac_dock_icons_tee026/images/Header.jpg
    ku jane ikonat qe ke krijuar ti ose qe i ke dhn link?

    • Postime: 108
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #7 ne: 22-02-2011, 21:06:52
    I kam ne pc sepse kur e zëvëndesova me nxirrte gabim

    • Postime: 238
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #8 ne: 22-02-2011, 21:38:08
    URL te ka dhene pergjigjen e sakte. Image Map eshte zgjidhja nese ne nje imazh PSD,JPG,PNG etj don te linkosh disa elemente.
    Me ane te kordinatave ne Image Map ti mund ti japesh pjeseve te ndryshme te fotos nje link. Kjo nuk eshte edhe aq e veshtire nese perdor Dreamweaver sepse ke nje opsion per image Map. GJithashtu edhe kodi HTML te generohet nga dreamweaver.

    • Postime: 108
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #9 ne: 22-02-2011, 21:59:41
    Këtë gjë e kam bëre, por problemi është se si munde ta përdor në vënd të ikones që kam, se kur e vëndosi në /wp-content/themes/mac_dock_icons_tee026/images nuk më punon.

    • Postime: 238
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #10 ne: 22-02-2011, 22:40:07
    Nese ti ke ber Image Map ngarkoje ne nje folder imazhin tend... edhe pastaj hap Header.php edhe ndrysho PATH te imazhit... Aty duhet te jet nje  PATH e ti duhet te vendosesh PATHIn qe ke ngarkuar imazhin tend.

    Temat e fundit