Kërkim më i avancuar i shtojcave në WordPress - Wordpress Forum

×
Hyrja
Profili

Kërkim më i avancuar i shtojcave në WordPress

· 1 · 418

Kërkim më i avancuar i shtojcave në WordPress

· 1 · 418

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 23-11-2011, 00:18:18
    Nëse jeni njëri nga ata persona të cilët kanë vështirësi gjatë kërkimit të ndonjë shtojcë në WordPress, atëherë ju duhet ta provoni Search WordPress Plugins http://searchwordpressplugins.com/search.php
    Ashtu siç tregon emri, Search WordPress Plugins nuk e përdor rrugën e zakonshme të kërkimit, por përfshin veprimet boolean për të kërkuar për shtojcën që ju e dëshironi. Duke i përdorur simbolet si: “+”, “-“ etj., ju mund jeni në gjendje për ta përmirësuar kërkimin tuaj dhe të gjeni shtojcën më të mirë që mund të plotësojë nevojat tuaja. Ju mund t’i filtroni dhe sortoni rezultatet tuaja në bazë të vlerësimeve dhe numrit të shkarkimeve për shtojcën përkatëse.

    Jo vetëm kjo, por ju gjithashtu mund të rirregulloni kërkimin tuaj edhe më tej, duke e përdorur veçorinë e kërkimit. Përndryshe, ju mund të përdorni etiketat më së shumti të përdorura dhe veçoritë  e popullarizuara të gjetura në kërkime në uebfaqe për ta gjetur shtojcën që mund të përmbush kriteret tuaja.

    Veçoritë

    -Shërbim falas

    -Mundësia për t’i përmirësuar kërkimet ua mundëson përdoruesve që të gjejnë një shtojcë më të përshtatshme, se sa të haset vetëm një shtojcë zyrtare e kërkimit.

    -Kërkimi në bazë të kërkimit/etiketave të popullarizuara ua mundëson përdoruesve që të formojnë një listë më të vogël të kërkimit të shtojcave./pcworldalbanian
     

    Temat e fundit