Wordpress Shqip - Wordpress Forum

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Wordpress Shqip

· 13 · 6594

Wordpress Shqip

· 13 · 6594

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 27-03-2009, 14:14:00


    Me ne fund nje projekt serioz dhe zyrtar i Wordpress per gjuhen shqipe.

    http://sq.wordpress.org/


    Citim

    Instalim

    WordPress-i është i famshëm për instalimin dhe bërjen gati për botim në 5 minuta! Ja se si:

       1. Shkarkoni dhe çgjeshni WordPress-in,
       2. Krijoni te shërbyesi juaj Web një bazë të dhënash për WordPress-in, të tillë që MySQL të ketë të drejta shkrimi mbi të,
       3. Riemërtoni kartelën wp-config-sample.php si wp-config.php
       4. Hapeni kartelën wp-config.php me një përpunues tekstesh të thjeshtë dhe plotësoni hollësitë rreth bazës së të dhënave (dhe gjuhës së përdorur nga blogu, po qe e nevojshme).
       5. Vendosini kartelat e WordPress-it brenda një vendi që doni te shërbyesi juaj Web :
              * Nëse doni ta vendosni WordPress-in te rrënja e përkatësisë suaj (për shembull http://www.shembull.com/), vendoseni ose shkarkojeni tërë lëndën e dosjes së çngjeshur WordPress (pa vetë dosjen ama, vetëm ç’përmban brenda) te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
              * Nëse doni ta vendosni instalimin tuaj të WordPress-it në një nëndosje të site-it tuaj Web (për shembull http//www.shembull.com/llogje/), riemërtoni dosjen wordpress me emrin që keni zgjedhur për nëndosjen dhe vendoseni ose ngarkojeni te shërbyesi juaj Web. Për shembull, po qe se doni që instalimi i WordPress-it të jetë i pranishëm te nëndosja e quajtur “blog”, duhet ta riemërtoni dosjen e quajtur “wordpress” si “blog” dhe ta ngarkoni te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
       6. (Sipas dëshirës) Po qe se keni shkarkuar versionin Anglisht të WordPress-it, duhet të kopjoni kartelën e përkthimit sq_SQ.mo (atë që i përgjigjet versionit të WordPress-it që keni instaluar) te nëndosja wp-includes/languages. Mund edhe t’ju duhet ta krijoni këtë dosje nëse nuk ekziston.
       7. Niseni programthin e instalimit të WordPress-it duke hapur lidhjen wp-admin/install.php në shfletuesin tuaj të parapëlqyer Web.
              * Po qe se e keni instaluar WordPress-in te dosja rrënjë, duhet të shkoni këtu: http://www.shembull.com/wp-admin/install.php
              * Po qe se e keni instaluar WordPress-in te një nëdosje e quajtur blog, të themi, duhet të shkoni këtu: http://www.shembull/blog/wp-admin/install.php

    Kaq! WordPress-i duhet të jetë tashmë i instaluar.
    Instalimi dorazi i WordPress-it në Shqip

    Ja hapat që duhet të ndiqni për instalimin dorazi të versionit Shqip të WordPress-it.

        * Shkarkoni kartelën sq.mo të gjuhës shqipe (shihni WordPress in Your Language për ndihmë se si ta gjeni).

        * Hapni kartelën wp-config.php me një fjalëpërpunues dhe kërkoni për:

    define ('WPLANG', '');

        * Ndryshojeni këtë rresht që të lidhet me Shqipen, d.m.th. për Shqipen duhen të shtoni:

    define ('WPLANG', 'sq_SQ');

        * Pas ta keni shtuar, ruajeni kartelën.

        * Te shërbyesi i site-it tuaj, krijoni një dosje të re me emrin /languages te drejtoria /wp-content OSE /wp-includes.

        * Ngarkojeni kartelën .mo te dosja languages që sapo krijuat.

        * Ngarkoni te drejtoria rrënjë e WordPress-it kartelën wp-config.php e ndryshuar.

        * Hapni shfletuesin tuaj dhe shkoni te site-i juaj WordPress. Duhet të shfaqet tani me gjuhën e shtuar rishtazi.

        * Po qe se dëshironi të përshtatni përkthimin e shfaqur në ekran, ose të shtoni përkthime për terma që shfaqen ende në Anglisht pas instalimit, lypset të shkarkoni kartelën .po përgjegjëse të kartelës gjuhësore .mo që instaluat. Mandej duhet të përktheni termat dhe të krijoni më pas një kartelë të re .mo.

          Shënim: Në rast gabimi gjatë hapave të mësipërm, apo po qe se nuk tregohet saktë gjuha, WordPress-i do të përdorë Anglishten.

    • Postime: 242
    • Karma: +2/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 28-03-2009, 17:59:15
    Shum iniciativ e mire , tashme wordpress dhe ne shqip :D

    • Postime: 27311
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #2 ne: 08-04-2009, 00:27:56
    E ka vene ndonjeri deri tani ne pune kete versionin shqip te WP?

    • Postime: 242
    • Karma: +2/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #3 ne: 08-04-2009, 07:11:39
    JO une per veti jo, mirpo tek wordpress.com qe ka mbetur ne gjysme perkthimi ca fjal me te vertet ishin te pakuptueshme si p.sh Pulti kete un se kuptoj dot dhe fjal te tjera.

    • Postime: 271
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #4 ne: 08-04-2009, 10:06:53
    Mbase do ishte e mira qe kush ka kohe te lire dhe deshire te kontaktoje me personin qe po e ben kete dhe te ndihmojme per permiresimin e perkthimit dhe cuarjen ne fund te tij.

    • Postime: 100
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #5 ne: 06-05-2009, 17:11:47
    Spo mundem me gjet gjuhe shqipe,ndihem.

    • Postime: 100
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #6 ne: 07-05-2009, 22:36:58
    Më harruat mua.

    • Postime: 211
    • Karma: +0/-4
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #7 ne: 08-05-2009, 14:42:25

    • Postime: 100
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #8 ne: 13-05-2009, 13:10:29
    Po une e kam te instalum ne gjuhen Angleze,tash ne shqip spo kuptj gjysh me kthy a ka mundsi disa screenshot

    • Postime: 982
    • Karma: +3/-3
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #9 ne: 15-12-2009, 17:47:27
    Perse Sq? dhe jo AL? Nuk e kuptoj perse i lejoni gjera te tilla! Ne kemi kodin tone kombetar sic kane te gjithe shtetet : Franca fr, greqia , gr ose el , anglia Uk, etj etj , sq cfare eshte ? sqip? sepse nuk eshte as SHQ

    • Postime: 171
    • Karma: +0/-1
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #10 ne: 16-12-2009, 20:33:43
    Wordpress ne shqip perdor Blog.Al te perkthyer nga Romeo me nje tjeter une e perdori kete edhe tek Blog.Al edhe tek Shqipress

    • Postime: 108
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #11 ne: 21-01-2011, 23:33:34
    Faleminderit shume max, ty dhe perkthyesit.
    Une sapo e vura dhe eshte e perkryer shikoni www.iphone-alb.com.

    • Postime: 27311
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #12 ne: 25-05-2011, 01:55:17
    Ja se si duket paneli i administratorit ne gjuhen shqipe:

    Temat e fundit