×

A ka liri te te shprehurit te lire ne forumet tona demokratike?

· 67 · 8794

A ka liri te te shprehurit te lire ne forumet tona demokratike?

· 67 · 8794

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
ne: 22-06-2006, 17:12:20
Duke pare qe edhe ne shqiptaret qe 15 vite kemi hyre ne periudhen e Demokracise ku njeriu guxon(do te duhej te guxonte) te shprehe lirisht mendimet e tija,dua te pyes forumistët-et,si e shohin lirine e te shprehurit neper forumet shqiptare...qe s`perfaqesojne aspak politiken as shteterore as ate kombetare?
Shkurt e shqip do te ju pyesja:
Ka me shume tema Tabu tani ne demokraci apo ne monizem...
Pergjigjja ime eshte,po e them qe ne fillim:
Njesoj!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 23-06-2006, 09:35:34
Personalisht s'e kuptoj qellimin e kesaj teme. Nese kerkon te hapesh nje teme diskutimi mbi tabute dhe lirine e te shprehurit ne dy periudhat qe permend, atehere kjo teme nuk do e kishte vendin ketu. Nese keni ndonje ankese apo sugjerim konkret mbi komunitetin tone, atehere menyra e shtrimit te temes do duhet te ishte ndryshe.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#2 ne: 23-06-2006, 17:23:24
Personalisht s'e kuptoj qëllimin e kësaj teme. Nëse kërkon te hapesh një teme diskutimi mbi tabute dhe lirine e te shprehurit ne dy periudhat qe përmend, atëherë kjo teme nuk do e kishte vendin këtu. Nëse keni ndonjë ankesë apo sugjerim konkret mbi komunitetin tonë, atëherë mënyra e shtrimit te temës do duhet te ishte ndryshe.

Une e dij qe kjo Teme eshte nje teme Tabu,pa asnje diskutim...
E dij qe ne kete teme s`do jene ne gjendje te pergjigjen 99 % e forumisteve dhe forunmisteve,jo ndoshta pse s`jane aq te padijshem por pse s`jane mesuar te flasin per gjera te ndaluara,si ne kohen e monizmit si ne kete te pluralizmit.Eshte nje teme e papershtatshme per te gjithe,si per stafet e forumeve ashtu edhe per forumistet...
Verejtje kunder Forumit s`kam ende sepse jam i ri ne kete forum.
Tema ime eshte e pergjithshme e jo e drejtuar direkt kunder Forumit Zeri Yt!
E hapa kete teme duke menduar se mjaft kohe ka kaluar qe nga pluralizmi politik nder shqiptaret,15 vite...
Pres qe te deklarohen,apo t`u lejohet lirisht te deklarohen secili dhe secila,cilat jane temat Tabu te sotme ne boten shqiptare,se ato te kohes se monizmit i dijme te gjithe...

Nese ju e shihni se kjo teme do duhej te dukej ndryshe,me ndihmoni si duhet ta shtroj se une s`dij me mire!
Ju keni te drejte dhe detyre,jo vetem t`na i fshini shkrimet tona por edhe t`na ndihmoni neve qe s`dijme...si dhe ku ti plasojme pyetjet apo temat tona...kuptohet nese deshironi te jeni korekt...
Po perseris nuk kam ende asnje verejtje kunder Forumit por...kjo teme nuk ka kaluar ne disa forume tjera...menjehere eshte mbyllur pa asnje aresyetim apo pergjigjje?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 23-06-2006, 18:17:12
Ketu ke liri sa te duash,ta garantoj une dhe antaret e dine mire se si eshte,po nuk lejohen ofendimet dhe provokimet ndaj antareve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 304
  • Gjinia: Mashkull
Olsi Ferazini
#4 ne: 24-06-2006, 05:45:56
ka sa te duash , une te pakten mendoj se ka , dhe kjo eshte gje e mire , pervec se sduhen lejuar banalitetet  :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#5 ne: 09-07-2006, 11:35:34
Ka dhe shume..vetem duhet ti permbahesh rregullave te forumit dhe je ok me cdo gje !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#6 ne: 09-07-2006, 11:45:59
Liria ka kufi. Nese deshiron qe postimet te mos te te fshihen, mjafton ti permbahesh rregulloresh se forumit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 519
  • Gjinia: Mashkull
prijsi
#7 ne: 09-07-2006, 11:48:50
respekt per forumin,se liri ka boll,biles dhe thenie antishqiptare kam lexuar .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#8 ne: 09-07-2006, 11:59:50
bekim ti i stafit je? hmmmmm:

Po, i stafit jam.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1603
BESIM
#9 ne: 09-07-2006, 18:59:17
respekt për forumin,se liri ka boll,biles dhe thënie antishqiptare kam lexuar .


çdo gjë qe nuk ju pëlqen e bie ne kundërshtim me mendimin tuaj, e quani si: antishqiptare; anti e anti...etj,etj...
Sepse ju nuk pranoni lirine e tjetrit!

Me sill diçka antishqiptare! Ky eshte fajesim i patolerueshem!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#10 ne: 09-07-2006, 19:39:46
capkene un se besoj se ka kaq shumë liri këtu.thjesht se kur një person don te shprehe atë qe mendon ju i fshini mesazhet........nës e këtë ti e quan liri atëherë ke te drejtë.respekte. :perqafim

Se do ti me u tallur dhe regjistrohesh me disa emra vetem per te derguar Mesazheve dhe shkruan gjera skandaloze,po ta them sinqerisht rri ne forum si gjithe te tjeret.e mos bej pyetje kot e me kot.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 519
  • Gjinia: Mashkull
prijsi
#11 ne: 10-07-2006, 03:33:38
besimo do postime antishqitare zotrote!

lexo ca postime te sirios,lefterit e waisit  e pastaj fol per fajesime te patolerueshme!

une per vete nuk pranoj 1 gje ,antishqiptarine,dhe ndiej rrezikun e islamit ekstrem qe po perhapet dalengadale tek zonat sunite te shqiperise!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#12 ne: 10-07-2006, 03:39:29
liria ime mbaron aty ku e jotja fillon.
edhe liria e te shprehurit e ka kufirin e vet. dhe nuk duhet qe me liri te te shprehurit te kuptojme se ne mund te themi gjithcka per gjithkend...sepse ajo nuk eshte me liri...ajo eshte budallallek.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#13 ne: 10-07-2006, 05:14:25
forumi eshte i lire ne te shprehur per aq sa kam pare une. kam pare mendime dhe qendrime te ndryshme por me liri te shprehurit un nuk nenkuptoj qe dikush kur ka kundershtime me dike tjeter duhet patjeter ta ofendoje ose provokoje sepse ketu nuk jemi me ne liri te shprehuri.
sa per tabute e kohes sone ose tee demokracise them se ka dhe ndoshta me shume se ne monizem. p.sh e gjithe propaganda  behet per te pranuar idete e perendimit. kush na thote se perendimi ka nje sistem te pagabueshem?
nje gabim nga franca:
korsika nje ishull e banuar me shumice derrmuese italiane nuk ka asnje shkolle qe te mesohet italishtja.
?????????????????????
ndersa ne per tu bere europiane na duhet me hape shkolla greke per 20 familje qe jane ne himare.
a nuk eshte kjo nje tabu?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 519
  • Gjinia: Mashkull
prijsi
#14 ne: 10-07-2006, 05:44:51
gjuha korsikane nuk eshte italishtja,sepse korsikanet ashtu si dhe sardet jane gjuhe e race me vete si nga italianet (me te cilet afrojne me shume) ashtu edhe nga francezet.

te kujtoj se jo shume kohe perpara ne korsike u be nje referendum per shkeputje nga franca dhe gjeje pak kush fitoi.

ne nuk jemi ne kerkim te sistemit te pagabueshem por te me te mirit aktualisht keshtu qe normalisht i hedhim syte nga perendimi.

albermir shiko gjej ndonje shembull tjeter per te treguar cka doje te tregoje!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 100
FareTop
#15 ne: 10-07-2006, 06:17:42
Kush nga antaret e ka jetuar kohen e "monizmit" ?

"Lira eshte vetem nje iluzion, qe adoptohet sipas politikës bashkohore"


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#16 ne: 10-07-2006, 06:33:16
Pershendetje  me qense jam shqiptar dhe per ket jam i interesuar t shkruaj edhe pse un s shkruaj bukurshkrim per ket kam marr vrejtje nga shum moderator e edhe nga ata t stafit me plot t drejt, por si t ja bejm kesaj Ata qe q s falsin apo s shkruajn bukur duhet me u larguar apo permirsua mundsisht..?

Un flas dialekt siq e quajm ne ne kosov katunarqe apo dialekt i pa moderuar per q kak t  regjimeve t nje pas njeshe ruso serbe,franceze ,italiane turko , greke fajtor jemi ne,(Un)
ne t gjitha vendet , viset,shqiptare  dallon dialekti,kurse ne te gjitha vendet dhe viset shqiptare,po perdoren fjal, te huja,..Psh ne shqipri disa fjal greke  italiane franceze, ne kosov disa fjal te mbetura nga regjimi turk shka ,pra disa fjal serbe ,turke, edhe franceze qe mund t zavensohen  me fjal Shqipe-Shqiptare-mendoj se kjo esht ma e arsyshme te permirsohet nga moderimi e jo dialekti se dialekti esht modernizim e jo permirsim i fjalve t huja( apo t mija)
Po ne qofse ka diqka ne rregullore edhe pse spo e shoh nje rregullore te administrimit perveq ate te regjistrimit,ketu duhet, te jet diqka ndryshe rregullorja e  regjistrimit dhe ajo e Adminit apo e moderimit, me duket se kjo  e fundit po i mungon keti forumi.rregullorja e  moderimit.. qe pershtatet me mÚ shum me antarin se sa ajo e  e regjistrimi.
Un sinqerisht kam deshir ti flas t gjitha dialektet dhe me vjen inat se shum njerz me urrejn pse kam deshir ta flas dialektin e tyre kjo esht apsurde dhe anti shqiptare, por ket askujt s mund ti ja mohoj as ti a imponoj por vetem ti falenderoj.
Nese deri tash mue ky forum ky staf nuk me ka larguar jasht ather un me deshir do te isha larguar edhe pse esht nje  nder forumet me te kombinuara shqiptare dhe nje herit ju pershendes per Nder
E di se shum njerz  kan pas qef me me larguar per qkak t interesave t tyre bugjetore apo patetike kesaj i kam qendru vetem e vetem per nej arsye se ketu jam hy vetem per Komunikim argetim dhe bash mendim per ngritjen e nej Moraliteti t  drejt per interes te  gjithshqiptarve.
Zeri yt esht  zeri  i lir i te gjith shqiptarve.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#17 ne: 10-07-2006, 06:34:32
gjuha korsikane nuk është italishtja,sepse korsikanet ashtu si dhe sardet janë gjuhe e race me vete si nga italianet (me te cilët afrojne me shumë) ashtu edhe nga francezet.

te kujtoj se jo shumë kohe përpara ne korsike u be një referendum për shkëputje nga franca dhe gjeje pak kush fitoi.

ne nuk jemi ne kerkim te sistemit te pagabueshem por te me te mirit aktualisht kështu qe normalisht i hedhim sytë nga perëndimi.

albermir shiko gjej ndonjë shembull tjetër për te treguar çka doje te tregoje!

korsikanet dhe nje pjese e sardenjes flasin gjuhe te njejte eshte e vertete, por gjithashtu duhet te dishe se kjo gjuhe eshte nje dialekt i vjeter i italishtes dhe ne kohet e sotme ajo gjuhe eshte shume e ngjashme me italishten moderne ose me ate te toskanes.
ndersa sa per shembullin e di qe korsikanet deshen te rrine me francen me ane te nje referendumi. po ec edhe ti ne shqiperi njeher dhe bej referendum se sa do te duan qe te hapen shkolla greke. franca mund ta kete marre me referendum por ketu mund te kene ngel jashte 30 ose 40% e popullsise qe kane votuar kunder.
per kete ishte shembull im.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1603
BESIM
#18 ne: 10-07-2006, 08:03:08
besimo do postime antishqitare zotrote!

lexo ca postime te sirios,lefterit e waisit  e pastaj fol për fajesime te patolerueshme!

unë për vete nuk pranoj 1 gjë ,antishqiptarine,dhe ndiej rrezikun e islamit ekstrem qe po përhapet dalengadale tek zonat sunite te Shqipërisë!

Faleminderit për përgjigjen.

Ishte thjeshtë pyetje siretorike, se e di mjafte mirë se kush dhe çfarë është në forum! Një kohe ka qenë Sirio nën vezhgimin tim, madje shumehere i kam kërkuar shpjegime e çuar vërejtjesh, po ajo qe na ka bërë të mos ia pengojme zërin e lirë - përderisa nuk ka shkelur kodin moral - sepse tek ne shqiptarët, fatkeqësisht, ne përgjithësi qëndron kjo: KUR NUK E PERBALLOJME DOT MENDIMIN E KUNDERT, fillojme t'i fajesojme për kundrashqiptarizem. ...Me emertime varesishte bindjeve te tij fetare a politike... Të gjithë, kundër te gjithëve! Nëse është musliman: poturk, nëse ortodoks: pogrek, e nëse katolik: povatikan. Këta, kundër njeri-tjetrit, kur njeri mendon ndryshe nga tjetri!

Për Lefter, e Wais (edhe pse qenka i ri), janë viktime e kësaj qe thash sipër. Po edhe Sirio00. Ky nuk ka shkelur mbi shqiptarizem; pse mendon se Kisha Ortodokse (sepse ortodoks i tillë ndihet) ka bërë pune ne Shqipëri, është mendim i tij. Juve, e askujt, nuk i është penguar mendimi kundervenes ndaj tij.

Ti ndjen rrezikun e Islamit ekstrem, tjetri te Katolicizmit radikal. Nuk është zgjidhje topi, po dialogu. Këtu çdokush mund te shprehet ndryshe (siç thash: përderisa nuk shkel kodin moral te komunikimit).

Nëse mund të jesh islamofob, është faji juaj!
Nëse një musliman çdo gjë te krishtere e urren, prap është problem i tij.
Urrejne ata qe duan te jenë te paret. Të përkryer. E tjetri: i shëmtuar; i rrenuar!

Armiqë të huaj kemi mjafte. Të paktën të mos bëhemi armiqë te njeri-tjetrit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 519
  • Gjinia: Mashkull
prijsi
#19 ne: 10-07-2006, 12:05:45
albermir une nuk e di se nga i ke marre ti te dhenat per sardet,po une di te them nje gje,ne itali asnje dialekt nuk i afrohet toscances aq me pak sardet.

po te degjosh nje sard qe flet ne dialekt,mund te thuash me plot gojen,se vetem italisht nuk eshte e aq me pak gjuhe letrare,biles dhe gjuhesia italiane i ve kategori me vete,duke supozuar se rri me afer italishtes se sa gjuheve te tjera latine.
gjithsesi ajo qe po them eshte se korsika dhe sardenja meritojne te rrine vecmas si per race dhe per gjuhe,dhe se ne ndarjen mes frances dhe italise,secila ka marre ate qe meriton e nuk kane fare preteza mbi ishujt e njera tjetres.

besim ti mire bere qe shkrove keto gjera,por une nuk akuzoj njeri per antishqiptarizem deri sa ky i fundit te shaje simbolet e shqiptarise.

dhe ke te drejte,dy skajet fetare me ekstremiste ne shqiperi i takojne myslymaneve dhe katolikeve!

gjithsesi,une kam nderhyre ne shume tema fetare,pikerisht per te balancuar preponderancen numerike te suniteve ne kete forum,ne menyre qe tjetri qe do vije te mos mendoje si une ne fillim:o po ky qenka forum islamik!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#20 ne: 10-07-2006, 12:20:32
Tuti e more pergjigjen qe doje..... prandaj ke qene me Ban ca dite !Mos ngacmo qe mos te te ngacmojne !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#21 ne: 10-07-2006, 17:15:45
Prijsi e ke gabim.

Njerezit kur hyjne ketu thone "Ua, ketu mund te shkruash c'te te doje zemra". E them kete nga kontaktet qe kam me zeristet dhe nga mendimet e anetareve te ndryshem.

Me te mira.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#22 ne: 10-07-2006, 18:36:26
Prijsi e ke gabim.

Njerezit kur hyjne këtu thonë "Ua, këtu mund të shkruash ç'të te doje zemra". E them këtë nga kontaktet qe kam me zeristet dhe nga mendimet e anëtarëve te ndryshëm.

Me te mira.

Je dhe ti pak gabim,se ketu nuk mund te shkruhet cfar te duhet,ofendimet ndaj antareve e fjalet banale ose foto porno e gjera te tjera jane te ndaluara,kur ne shume forume te tjera i lejojn keto gjera.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 100
FareTop
#23 ne: 11-07-2006, 02:47:14
ju keni dale aq shume nga tema sa nismetari i temes nuk po ndjehet me!!! hmmmmm:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#24 ne: 11-07-2006, 08:00:53
ju keni dalë aq shumë nga tema sa nismetari i temës nuk po ndjehet me!!! hmmmmm:

Spo ndihet ketej po ka ikur nga Bisedat shoqerore per te hapur tema andej !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super